Pėr 4-5 persona duhen:
Mish 500 g. patate 1.5 kg. Vaj 4-5 lugė gjelle, qepė 1 kokėrr, salcė domate 1 lugė gjelle jo e plotė, kripė, piper i zi, spec i kuq, majdanoz.

Mishi pritet nė thela, skuqet me qepė, shtohet pak salcė domate ose domate tė grira hollė, kripė, piper, dafinė, ujė sa tė mbulohet mishi dhe lihet tė ziejė nė zjarr tė ngadaltė.
Ndėrkaq pėrgatiten patatet tė cilat pastrohen, lahen, priten nė feta tė rrumbullakėta me trashėsi 1 cm dhe skuqen lehtė me yndyrė.
Nė tavė vendosen thelat e mishit, mbi to patatet, kripė, piper, pak spec i kuq dhe nė fund lėngu i mishit. Tava lihet nė furrė pėr gjysmė ore. Pasi hiqet gjyveēi, vihet nė pjatė dhe spėrkatet me lėngun e vet e majdanoz tė grirė hollė.