KUSi, sja vlen loqk t'harxhojsh fjal, mjafton vetëm pamja, 15 vjetori ishte 1 ene kjo e djeshmja 2, shpesh e pys veten A ka ma tfort a?
Sui generis
Rekordi i shikuesve ishte thaj, aman kush e ka mbajt rekordin e meparshem? Prap ne, e thajm njo tonin.
Sui generis
omelsaja per ne fund ce ene videon
http://<a href="http://www.youtube.c...e=youtu.be</a>
p.s ene niher te kerkoj falje xhi psotova cekac shaum postime thekthi i nderuar
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
me ke eshte tifoz thekthi
kusi flm per fotot e videon
JO SEKS PARA MARTESE
” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”
hOfendimet në adresë të shqiptarëve të bëra nga tifozë e sportistë maqedonas në Kampionatin Evropian të Hendbollit që po zhvillohet në Serbi, këto ditë janë bërë temë bosht e medias elektronike dhe asaj të shkruar. Si kundërpërgjigje ndaj këtij tifozllëku ka ardhur edhe djegia e flamurit shtetëror të Maqedonisë, nga një shqiptar në qytetin e Strugës dhe gjithë kjo, në mungesë të reagimeve zyrtare, ka ndezur gjakrat në të dyja “taborret”. Vëzhguesit, thonë se fakti që ditët e fundit tifozët maqedonas nuk përsëritën “arsenalin” urrejtës ndaj shqiptarëve, nuk përjashton mundësinë që ato të jenë të orkestruara, aq më tepër pasi transporti i tyre është financuar me para të shtetit. Pavarësisht nga kjo, është fakt se në një vend ku vlerësohet brishtësia e marrëdhënieve ndëretnike, luajtja në kartën e mbjelljes së urrejtjes së ndërsjellë, është lojë tepër e rrezikshme. Se kjo është kështu, flet dhe trajtimi i kësaj çështjeje nga e përditshmja “Dnevnik” e afërt me qeverinë e kryeministrit Gruevski. Kjo gazetë është e bindur se ofendimet e ndërsjella që shkëmbejnë tifozët maqedonas dhe shqiptarë mund të reshtin nëse grupet e tifozëve të të dyja komuniteteve arrijnë marrëveshje për të mos bërë “tifozllëqe” të tilla.
“Nëse bëhet një analizë e mëvetësishme e brohoritjeve që shfrytëzohen nga tifozët për të ofenduar “palën tjetër”, do të shihet se ky arsenal edhe nuk është gjithaq i madh, por është skajshmërisht ofendues dhe munnd të ketë pasoja të këqija. Kështu, për shembull, nga ana e tifozëve maqedonas shfrytëzohen më së shumti ofendimet “Shqiptarët e mallkuar”, “Për shqiptarë- dhoma gazi”, “Allahu është p...r”, “P... shqiptare”, ndërsa tifozët shqiptarë kundërpërgjigjen me “Vdekje kaurëve-maqedonas”, “ to Albania”, “Great Albania”, “P... kaurësh”, që së bashku përbëjnë një fond pa të cilin tifozët do të vinin në një situatë sa të mos mund të anaojnë për skuadrat dhe të përzgjedhurit e tyre,”- shkruan “Dnevnik”
Kjo gazetë ka kontaktuar përfaqësues të të dyja taborreve, maqedonas e shqiptar, dhe rezulton se nisma për një pakt të llojit të vet është mirpritur, si nga tifozë maqedonas, ashtu dhe ata shqiptarë.”Nëse nuk bëhet një marrëveshje e tillë për heqje dorë nga ofendimi i ndërsjellë, vetëm se ka për të vazhduar spiralja e dhunës. Për këtë është e nevojshme një ujdi mes grupeve të tifozëve dhe kjo duhet inicuar sa më parë”- konsideron Vanço Shehtanski, avokat.
Deri tani, organet kompetente maqedonase nuk kanë ndërmarrë ndonjë veprim të rëndësishëm me qëllim të sanksionimit të të parrullave ofenduese të tifozëve, megjithëse Ligji për pengimin e dhunës në sport parashikon dënime të rrepta, - transmeton korrespondenti i Kohës Ditore në Shkupshkrimin e gazetës “Dnevnik”.
Ndërkohë, bëhet e ditur se edhe Federata Evropiane e Hendbollit është duke vëzhguar me vëmendje mënyrën e “tifozllëkut” të maqedonasve në Kampionatin Evropian të Hendbollit në Serbi: “Ajo që nuk duhet ta harrojmë, është fakti se të gjitha konfliktet në ish-Jugosllavi filluan me fjalë. Fjalët u paraprinë atyre krimeve që ndodhën në të kaluarën. Luftërat filluan me fjalët e politikanëve, ndërsa shumë shpejt u transferuan nëpër stadiume mes tifozëve kroatë e serbë,”- thotë për gazetën Koha profesori Denko Maleski, ish-shef i diplomacisë maqedonase.
Krijoni Kontakt