Para pak ditesh me eshte dhene rasti te njoh nje shkrimtar te ri ketu, ne Itali, i cili brenda pak muajsh ka akumuluar fame dhe respekt ne publikun intelektual italian. Shkrimtari per te cilin behet fjale, quhet Maksim Cristian dhe eshte nje person teper simpatik me origjine kroato-italiane. Me eshte propozuar te bej perkthimin e librit te pare te ketij autori ne gjuhen shqipe (nga autori vete) por para se ti vishem punes, desha te bej nje sondazh ne kete forum dhe te shoh pak nese ia vlen ne te vertete te perkthej kete libri dhe a do te kishte sukses ne nje publik sic eshte ai shqiptar.
Prandaj ju lutem, me jepni nje mendim.
Eshte historia e nje ish-menaxheri kroat, i cili nga dita ne dite gjendet te beje shkrimtarin qe jeton ne mes te rruges ne Milano. Jeton si mundet. Shpesh nuk ha. Akoma me shpesh nuk fle. Nen Kolonat e San Lorenzos, nen kembet e statujes se Kostandinos, ne nje nder ato netet pa gjume, ndjen te nevojshme te filloje te shkruaje, te hedhe mbi karte mendimet e tij. Dhe ja tek kemi perpara nje veper qe vlen si roman, si ditar e si trampolin per tu hedhur ne reflektime te papritura e marramendese.
Maksim Cristan tregon me nje thjeshtesi te papare pa dashur te krijoje nje njolle heroismi rreth figures se tij. Flet per shoket, per familjen, per nenen... Na paraqet natyrshem jeten e tij pa nje shtepi te vertete si te ishte dicka normale. E ndjekim ne shtepite e ndryshme ku here pas here gjen strehe, gezojme me te kur gjen nje vakt te ngrohte apo nje strehe per te kaluar naten, fitojme zemrat e grave me te. I jemi afer ne netet e ftohta ne makinen e Ikaro Ravasit e ne netet plot ngrohtesi te embel ne dhomen e Marines, nje vajze e re qe jeton vetem, ku nuk ndodh asgje sepse kjo eshte nje histori e vertete dhe per kete nuk konsumohet nje raport ne rastin e pare te volitshem. Arrin te mendosh "Po te perfundoja ne mes te rruges, edhe une do te beja keshtu", por bota e Maksimit nuk eshte nje model. Maksimi nuk do te imitohet, u lejon thjesht te tjereve ta shohin. Nderron prospektiven ne drejtim te vendit ku vete ne jemi ulur... Na zhvesh..., me hijeshi...