Ketu do te gjeni disa poezi te shkeputura nga libri im "Pyet Pluhurin" .
Lexim te kendeshem nga Serxhio_On_Top_Of_The_World
Ketu do te gjeni disa poezi te shkeputura nga libri im "Pyet Pluhurin" .
Lexim te kendeshem nga Serxhio_On_Top_Of_The_World
PYET PLUHURIN
Nė mėngjes kur tė zgjohesh
dhe rreth e qark tė shikosh,
mendo se ke njė jetė pėr t’jetuar
dhe pėr tė duhet tė mendosh.
Se ē’ke bėrė s’tė kujtohet
se ē’po bėn s’do ta mendosh,
por kur t’jesh nė tė ardhmen
veē tė shkuarėn do kujtosh.
Kurrė nga jeta gjė s’mėsohet
edhe ti gjė si mėson,
kurrė nga bota gjė s’kuptohet
kurrė prej teje gjė s’kupton.
Jeto jetėn si tė vijė
me tė kėqija dhe tė mira,
kurr pishmane ti mos lėr
si nga fati dhe dėshira.
Lind,jeton,vdes
tri cikle tė pakuptuara,
tė pakuptuara sic ėshtė jeta
me ca gjėra tė pamenduara.
Lojė fjalėsh si lėmsh macje
ikėn kot andej kėndej,
se ē’ke bėrė dhe seē po bėn
s’do ti kesh mė pėrtej.
Tėr kjo botė kaq e madhe
ne na duket si njė brymė,
por kjo botė kaq mizore
ne na thotė jemi veē njė frymė.
Veē njė frymė a veē pluhur
pėr ne s’ka shum rėndsi,
se nga pluhri kemi dalė
dhe pluhur do bėhemi pėrsėri.
Veē tė mira bėj nė jetė
i mėrzitur kurr mos rri,
s’mbahen mend kur je I gjallė
kur tė vdeē s’do jesh mė ti.
Tre metra nėnė dhe,
o I mjerė kanė pėr tė t’ēuar
si I pasuri dhe I varfri
tė gjithė atje kanė pėr t’pėrfunduar.
Kėto vargje qė po lexoni
janė shkruar nė pluhur ere,
nė njė ditė tė ftohtė dimri
jo nė njė ditė tė ngrohtė vere.
Nėse pluhri edhe fjala
do tė jenė pėr njė t’vetmuar,
fjalėt do ti marrė era
vetėm pluhri do ngelė nė duar.
Mbyllni sytė pėr njė cast
harroni tė gjitha qė keni lexuar,
harrojini tė gjitha veē pėr pak
dhe kuptoni ē’duhet kuptuar.
Kėto fjalė qė po ju them
mbase po ju lodhin trurin,
kush nga ju qė s’ka kuptuar
duhet veē tė pyesė pluhrin.
SHILARSI
Sa here vjeshtes ze fryn ere
te kopshti plot me pem e drure,
luhatet nje shilars i mjeres
ku s'do perkundesh ti me kurre.
C'u tret nje koh'e ngazellyer
kur qeshjet hidhje ane e kend,
mes flokeve tua krihej dielli,
mes buzeve mbaja shpirtin tend.
Nga ajo kohe shkuan vite,
me shum'se dhjete u bene tani.
Me dike tjeter shkove ike
trishton shilarsi ne vetmi.
Trishton,renkon ngacmuar nga era
apo vajton se nuk je ti?
Aty s'u ulen me te tjera
vec fletet vjeshtes dhe pak shi.
VAJZA ME GJERGJEF
Qendis e qan permbi gjergjef
nje vajze qe do martohet.
Per ke qendis e cilin qan
kur dasma po afrohet?
Qendis per burrin qe do marre
i mire s'ka te share.
Dhe qan ate qe e ka dashur
te dashurin e pare.
Keshtu do qaje kur ta kujtoje
e plakur,e pa qef,
tamam si sot ndersa qendis
dhe qan permbi gjergjef.
ME THONE
Serxhio me thone,ti po plakesh
e grate ste duan me.
S'ka gje pergjigjem buzegas
me do,me do vec nje.
Serxhio me thone,kot ne jete
endesh skaj me skaj.
Jo kot,pergjigjem buzegas
shkel gjurmet e saj.
Serxhio me thone,ti ne jete
pate brenga,vaj.
S'ka gje,pergjigjem buzegas
pata gazin e saj.
Serxhio me thone,kur ta humbish
c'te mbetet ty pastaj?
S'ka gje pergjigjem buzegas
do kem kujtimin e saj.
NJE PERRALLE E VERTETE
Na ishte nje here nje vajze,
tani nuk eshte me.
Ndoshta diku puthet
a ndoshta diku fle.
Na ishin dhe dy sy,
tani nuk me shikojne.
Ndoshta diku puthen
apo diku lotojne.
Na ishin dy gersheta
si ' to nuk kish te tjera.
Ndoshta sonte shpleksen
a ndoshta jan te prera.
Keshtu na shkon rinia
si iken nje pranvere...
e mbetet vec te themi :
Na ish,na ish njehere...
KETO VJERSHA
Keto vjersha qe shkruaj sonte
ndoshta vone do ti lexosh,
kur t'me tretet,te me shuhet
ky veshtrimi kalterosh,
kur mbi flokun tim te verdhe
te ket mbire gjelberimi,
prane sobes e vetmuar
do me qash me lot pendimi.
Dhe kur era tek dritarja
do te vije turfullon
si nje shpirt qe s'gjen qetesi
do kujtosh ah,ti Serxhion,
qe s'do jete prane teje
Do e therrac por ne te kote
dhe trishtuar deshperuar,
neper shtrat do qash me lote.
Ndaj i shkruaj se me vjen keq,
keq me vjen ti marr me vete,
nen varr kur te kem ikur,
te kem shkuar kesaj jete...
Dhe shpirtit tend kur te merdhije
se pran's'i eshte dashuria,
nje nate dimri,qe te ngrohet
vishja shpejt kenget e mia.
SGALEMIT
Permbi ujera ty te iken jeta,
ne mes dallgeve e ne mes stuhive.
Ashtu si ty me iken jeta mua
ne mes dhimbjesh e mes dashurive.
ATJE KU NDENJEM DIKUR
Te vendi ku ne ndenjem bashke
nje tjeter cift po rri tani.
Ajo me gjoksin pak shkopsitur
pak i nderkryer eshte ai.
Ne muzg tek endem i vetmuar
veten pyes se cfare i thote.
Si per inat e puth me afsh
si te jem gur,dicka e ftohte.
Un shkoj me tej me ty ne mendje
per dashuri pak i uritur.
Keshtu do ndodh dhe me keta
qe sonte puthen pa e ditur:
nje muzg ne vjeshte apo ne vere,
i vaket qofte a me shi,
nga malli thirrur,krejt vetmuar,
do vij ajo apo ai...
DITE SHIU
Te pisha e larte mes qytetit
qendroi nje kumri,
e shoh tej xhamit t'kafenese,
e shoh tej xhamit gri.
Nga sqep i saj pikon nje britme
per pakez dashuri.
Tej xhamit rrjedh ky shi i hirte,
brenda meje shi.
I vetmuar pyes veten:
c'eshte valle kjo kumri?
Ndoshta malli im i etur
ndoshta zog u bere ti?
Bie shi dhe mall ne britmen time:
Ku je tani,ku je?
Si zogj vecuar ne mes shiu.
Vetmuar rrojme ne...
DITE BORE
Vall ti c'ben ne keto caste
kur bora xhamit vjen,troket?
Mos ndoshta thelle zemres tende
kujtim i larget dic te flet?
Dhe hedh veshtrimin tej,ne udhe
mes bores rene fluturim
e neper xham te avulluar
ze e skicon portretin tim.
Oh,shpejt e fshin si nje gabim
se tjatri ja,afron ngadale
si zot shtepie,pa trokitur
e pyet ne heshtje,i pafjale
Se cfare ti shove shpejt e shpejt
me doren tende leht e embel?
Ti buzeqesh,e zbehte krejt
e peshperit:-Qe vec nje enderr!...
MOS ME LER
Mos me ler te vetmuar,si nje peme e mbire udheve
ku asnje zog qe sjell pranvera,s'vjen te ulet permbi te,
vec vetmia e mbeshtjelle si nje cerge merimange
dhe e trishte ne t'kater stinet,qan e heshtur,e pa ze,
qofte dielli kur e ndrit o kur shiu ze te bjere.
Mos me ler fare vetem,fare vetem mos me ler.
Mos ma ler shpirtin zbrazur si shtepize e braktisur
ku vec minjte atje levrijne me harene prej triumfi
edhe era neper trare shpesh vajton me ze te hidhur
ndersa netve,ne te rralle,ndihet ndonje klithme bufi
qe me dhembje nis shperndahet neper qiellin e zi sterre.
Mos me ler fare vetem,fare vetem mos me ler.
Mos me ler shall te flakur tej e tutje pa meshire
qe askush me nuk e vesh aq te grisur,te vjeteruar
tek i cili filli barit ne mes vrimash paska mbire,
ne nje qoshe midis hithrrash aty hedhur e harruar;
Mos me ler si arm e zbrazur,si nje gje fare pa vlere:
Mos me ler fare vetem,fare vetem mos me ler.
LUTJE ZOTIT
Ti sjell drite dhe gris terr,
ti na jep e ti na merr,
shperndan qeshje e perthan lote
neper qiej e neper bote
dit per dit e mot per mot
Zot o Zot!
Ti shuan luftra e sjell paqe,
ti s'duron as krim as gjaqe,
as shemtim as ligesi,
ngado shkel mbjell dashuri
qe e liga s'e mbyt dot,
Zot o Zot!
Ti fuqi pa krahasim
qe mbyll muzg e cel agim,
ti qe boten e krijove,
dashuri qe dashurove
gjer ne dhimbje,gjer ne lot,
Zot o Zot!
Po te lus me shpirt te vale,
trendafile t'jap me fjale,
ndihme pra me hiret tua,
mos ma plak ate qe dua,
mos ma plak per jete e mot,
Zot o Zot!
Te lus gjunjaz tek kam rene
kesaj nate nene hene
qe si peshk noton ne terr,
bukurine mos ia merr
asaj qe dua me shpirt plot,
Zot o Zot!
PERGJIGJA E ZOTIT
Ta degjoj te bukur zene
qe si zog vjen neper hene
me te emblat ligjerime
qe trondisin zemren time
her me hir her me pahir
Bir o Bir!
Ta kuptoj ate deshire
qe te del nga shpirt i lire
ku nje etje gjithe te mbet
per bukuri,se je poet
e je fllad qe s'njeh zinxhire,
Bir o Bir!
Po te flas si flet nje ate
e me ndje pa zemerate :
Ajo qe don,do behet gjyshe
kjo do ndodhe,s'behet ndryshe,
se bukuria gjithe ben fir,
Bir o Bir!
Vec po ta duash ashtu te thinjur,
me zemer ah,gjithe te panginjur,
ndersa po shuhet pak nga pak
freski e saj si nje zambak
qe hap i fresket ne agim,
O biri im!
Atje ti doren do ma gjesh,
ndaj mos renko por ze e qesh,
e mos me bej aspak te vuaj
por fjale te embla ti i thuaj
asaj qe do,plot adhurim,
O biri im!
Se une qe rri mbi juve lart,
ne jet' jo kot krijova art,
jo kot ju dhashe dashuri
e vecas ty aq poezi,
qe mos degjoj renkim,ankim,
O biri im!
E di,krijohet me aq dhimbje,
si femija neper lindje.
Po kush prej dhimbjesh del i lare,
nje tjeter drite paska pare
qe dot d'e shihni ne gezim,
O biri im!
Ta ndjeva pra te bukur zene
qe si zog erdh neper hene,
ndaj them te duash gjithnje me hir,
Bir o Bir!
KUR NATA SJELL MENGJESIN
Rrin perballe nje shtepie,
endet poshte,endet perpjete,
syte xhamit tek ia shtie,
fergellon nje perde lehte.
Perde,moj e fergelluar,
mbrapa vetes cilen fsheh?
Qendron gjate i deshperuar
mbushur shprese mos e sheh.
Dhe largohet nga mesnata
duart futur thelle ne xhepa.
Per mbas perdes qan e ngrata,
s'ke c'i ben,e till eshte jeta!...
Vetem naten,naten vone,
kur te dy kane rene ne gjume,
hyn serbes ai ne dhome,
nukurosh i bie ne gjunje.
E rremben,perfshin nga beli,
bredhin fushash aq me nge,
shohin lulet si po celin,
zogjte si ndertojne fole.
Enden,lozin edhe qeshin
dashuruar si kohe me pare...
Por kur nata sjell mengjesin
vec e vec ah,zgjohen ndare.
Dhe secili fshin qerpikun
ku ka mbetur lot i thare.
NJE LOJE E VOGEL
Cigan me floke kacurrela
dhe me veshtrimin kalterosh,
trokita une portes tende
me shpirtin plot,me trasten bosh.
-Urdhero me the cfare deshironi?
Ah,zeri juaj aq delikat!
-Pak uje,t'u luta,me dogj etja.
Shpejt ti solle nje bardhak.
Tjeter c'do?Pse nuk largohesh,
the e ndrojtur mos me prekish.
-Dhe nje kemishe,jam i zhveshur,
te lutem vajze te me veshish!...
-Tjeter c'do gje rri ke porta,
pse nuk iken trim cigan?
-Nje shtrat me duhet,te pushoj,
sic jam i lodhur,nen jorgan.
-Jo,me the,se shtrati im
nje burri tjeter i perket.
Eshte flok verdh,shtat selvi
e sy kalter porsi det.
-Me nje tjeter lozte mbreme,
ndane lumi,me nje vajze
e qe t'i bindesh fjales time
ja,me dha kete unaze.
-Cigan me gjuhen si neperka,
shko te qofte udh e mbare.
Vertet unaza eshte e imja
me gur jeshil e flori lare
po ku e gjete,ku kish humbur
edhe vjen te me genjesh?
Me kot e ke,se lidhur jemi
sa plumbi s'futet midis nesh.
Dhe deren ma perplase fort.
Oh,c'qesha une kenaqesie.
Trokita prape dhe kur e hape
e brishte si nje dege qershie
m'u hodhe gjoksit,m'u tulite,
(pata hequr un paruke)
qaje,qeshje e me thoje:
-Do kemishe?Do pak buke?
-Jo,te thashe tek hynim brenda
te ledhatoja floke e shtat,
i lodhur jam nga udh e gjate,
ndaj te lutem nem nje shtrat.
U pame gazmore sy ne sy
dhe qeshem fort e fort te dy.
DO TE SHKOJ
Do shkoj atje ku ende nuk kam shkuar
me hap te plote,me shpresat pa kufi.
Rrangalla le pas e shkoj per te kerkuar
te tjera endrra,te tjera dashuri.
Renkimet do i heq,si palltot dimerore
i heqim kur vjen vera e qeshemi plot gaz.
Plage qe kam marre e shpresa kaq te thyera
u lashe.Lamtumire!Ngahere mbeci pas!
Veshve do u flas,shurdhuar per aq vjet,
me fjale shpirti,me tinguj prej lirie,
me vete do t'i marr njerezit e munduar,
t'i shpie atje ku s'ishin,atje une do t'i shpie.
Do trokas ne zemrat goditur e ronitur
prej sulmesh aq mizore q'u dha shteti.
Do u rrefej nje udhe me gezime ndritur
ku pylli shusherin e muzgjesh kendon deti.
Do shkoj atje,ku ende nuk kam shkuar,
me hap te plote e me besim ne gji.
Mes burrash jam poet i burreruar,
mes te rinjve,mbes djalosh i ri.
Do marr per dore te varfer dhe te shtypur,
si prijes jo aspak,por thjeshte si nje mik.
T'i shpie drejt botes ku s'kane per te lypur
drejt botes ku s'do njohin me rrezik.
Te dashuruarve do u them se dashuria
eshte gjysem jete,gjysem perendi.
Ne u shterofshin ndjenjat,merrni nga te miat
se bota ku do shkojme ka emrin DASHURI.
Urime per poezite!
Poezi te ndjera dhe te bukura.
Me pelqyen shume poezite
Dite bore
Do te shkoj
Urime dhe njehere.
JETEN TA JETOSH PA E VRARE
TE NJOHA TY
Te njoha ty e u bera me i mire,
te njoha ty e pashe c'vlera kisha.
Nga materie u shnderrova ne deshire
dhe brenda vetes vrava disa bisha.
Te njoha ty dhe vdekjen e perbuza
dhe pleqerine e shtyva me pertej.
Te njoha ty dhe zu te m'qeshet buza,
dhe mjalt e kenges me harboi ner dej.
Te njoha ty,dhe befas enderrimi
midis krahesh me mori si nje pupul,
here vij tek ti me pamje trimi,
here vjen tek une si nje kukull.
Te njoha ty dhe pashe c'bukurira
jeta me kish hequr qe nga syte.
Te njoha ty e thjeshta dhe e dlira
e kur jam vetem,ndihem vet i dyte.
Te njoha ty dhe qiellin e rrembeva
e gushes tende e lidha si nje shall
dhe botes mbare gezimin ia rrefeva.
Si prane,si larg,un kam te njejtin mall.
Zemerush poezite e tua jane shum te bukura ashtu sic je dhe ti vete.
Your Kitten!
Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.
titulli "Pyet pluhurin" asht te nji liber i famshem i nji shkrimtari italo-amerikan, John Fante... "Ask the dust". une e kam perkthye kete roman ne shqip, dhe ai do dale se shpejti me titullin "Pyesni pluhurin"
In nome di Kafka, bevi quel caffé!
Krijoni Kontakt