Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Vuajtjet

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    Vuajtjet

    Perendia yne eshte burimi i cdo lloj meshire dhe Ai na ngushellon dhe na ndihmon ne veshtiresite dhe provat tona ne menyre kaq te mrekullueshme. Pali tha, “Cfare Perendi te mrekullueshem qe ne kemi nepermjet fuqise se Zotit tone Jezu Krisht!”

    Perse Perendia e ngushelloi dhe e ndihmoi Palin dhe e kaloi ate nepermjet vuajtjeve te tij te shumta? Pali ju pergjigj kesa pyetje vete: “Keshtu qe kur te tjeret te jene ne veshtiresi, ne nevoje te perkrahjes dhe inkurajimit tone, ne mund tu japim atyre te njejten ndihme dhe ngushellim qe Perndia na e dha edhe neve.”

    Arsyja qe Perendia e kaloi Palin permes shume veshtiresive ishte pikerisht qe te tregoje sa i fuqishem eshte Ai per te ndihmuar te gjithe ata qe i jane bindur thirrjes se Tij per te percjelle kete ndihme tek te tjeret. Pali vuan; veshtroni listen! Ai vuante dhe vuante, por kur ai pyeti pse, ai e dinte qe Perendia e lejonte kete gje ne menyre qe ai te mund te ngushellonte te tjeret qe ishin ne veshtiresi.

    Perendia e vuri ate si nje shembull per pjestaret e trupit te Krishtit, kishes, ne menyre qe kur pjestaret te vuajne ne ndonje menyre, ata qe jane ngushelluar nga Perendia, te mund te ndihmojne dhe te ngushellojne ata. Kjo gje nderton trupin. Kolosianet 1:34 na thote se nje pjese e vepres se Palit eshte qe ai te vuaje per hir te besimtareve. Ai po ndihmon te ngreje pjesen tjeter te vuajtjeve te Krishtit per trupin e Tij, kishen. Krishti vuajti per trupin; punetori vuan per te perfunduar vuajtjet e Krishtit dhe per te themeluar mbreterine ne toke.

    Si mund te themelohet mbreteria e Perendise ne toke, kur asnje nuk ka deshire te vuaje? A nuk tha Krishti, “Cdo gje ka perfunduar”? Po, shpetimi i njerezimit eshte perfunduar nga Krishti. Por dikush duhet te vuaje per te treguar te rejat e mira se Jezusi vdiq per njerezimin dhe u ngrit nga te vdekurit. Mosbindja e njeriut eshte perfunduar sepse Krishti u ngrit nga te vdekurit. Tanite rejat duhen treguar, ne menyre qe te tjeret te dine planet e Tij. Kjo ishte puna qe Pali po bente.

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Timoteut i eshte bere thirrja: "Duro pjesen tende te vuajtjeve si nje ushtar i mire i Jezu Krishit, ashtu si edhe une." Pali e dinte qe ishte afer fundit te pjese se punes dhe vuajtjeve te tij dhe qe ai do shkonte ne qiej. Ai po pregatiste njerezit e Tij. Ai nuk tha te jesh i mire dhe te marresh te gjitha nderimet, por te durosh pjesen tende te vuajtjeve si nje ushtar i mire i Krishtit. Ai vuajti duke vene nje standart dhe thirri te tjeret qe te ndjekin te njejtin standart. Kjo ishte menyra qe Pali pregatiste punetoret e tij. Ne Nepal, une pregatita 86 burra dhe gra ne te njejten menyre. Ne fillim, pasi secili nga ata behej i krishter, perballonte nje vit burg sepse ky ishte edhe ligji i qeverise sone per te gjithe ata qe pagezoheshin te Krishtere. Per punetorin, denimi ishte tre vjet burg. Gruaja dhe familja vuajne gjithashtu; kesthu qe ata duhet te mesojne se ata kane Krishtin qe jeton ne ta.

    Pse duhet te vuajme per te themeluar mbreterine e Perendise? Ne u krijuam qe te kemi miqesi me Perendine, me pas Luciferi, mashtruesi, solli armiqesi midis njeriut dhe Perendise. Jezusi u perballua me kete, por Luciferi po mbante akoma universin ne doren e tij. Ata qe arratisen dhe behen pjese e mbreterise se Perendise duhet te luftojne per te fitojne shpirtra per mbreterine e Perendise. Ne duhet te mesojme te luftojme kunder pricipatave dhe pushteteve te erresires. (Ef. 6:12) Fuqia jone duhet te vije nga pushteti i plotfuqishem i Perendise qe eshte ne ne.

    Lufta jone fillon diten qe ne njohim Krishtin. Lavdi Perendise qe Ai jo vetem jeton ne qiej, por qe ne jemi tempulli i Tij. Po, lufta fillon, por ne kemi pushtetin e Jezusit brenda nesh qe fiton mbi mishin.

    vazhdon...
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Duhet te dinin dicka te mrekullueshme: Ju keni vullnet te lire te zgjidhni t'ju lejoje Jezusi te punoni, ose ta mohoni Ate. Ju nuk denoheni nese beni vullnetin tuaj. Ndergjegja juaj do t'ju tregoje nese po gaboni, por djalli nuk do t'ju rivendikoje kurre. Jezuse nga shpetoi dhe ne kemi fitoren e sigurte, por ne vuajme. Jemi te kapur ne kete trup fizik dhe lufta eshte e veshtire sepse armiku eshte fryme dhe ka me shume mundesi sesa ne. Ne nuk mund te shohim pertej mureve dhe te shkojme atje ku ai shkon dhe nuk jemi te shpejte. POR ne kemi gjithashtu ne kete trup Jezusin! Lavdia eshte se nese i kerkojme Jezusit, Ai do ta beje ate per ne. Kjo eshte fitorja.

    Ne nuk kemi as frike as deshperim per faktin qe jemi me te dobet se armiku yne. Ne jemi me te fuqishem se sa ai me Frymen qe eshte brenda nesh. Por kjo duhet te perdoret. Ju perdorni vullnetin tuaj te lire qe t'u shmangeni rreziqeve. Beteja eshte atje sepse ne akoma mund te bejme gjera qe nuk jane sipas vullnetit te Tij. Ne jemi te denuar te vdesim nese kemi besim ne forcat tona, keshtu qe mesojme te veme cdo gje ne duart e Tij.

    Disa vite me pare, kur isha ne burg per shkak te ungjillit, nje i burgosur u sherua dhe besoi ne Krisht, nepermjet meshires se Perendise. Ai beri shume vepra te mira per vite me radhe. Kur persekutimi kunder te Krishtereve ne Nepal u be shume i forte, ai me sygjeroi te vija fermen time ne emer te gruas se tij ne menyre qe te mos ma konfiskonte qeveria. E pashe kete gje si nje keshille te mire dhe keshtu bera. Ai me vone e shiti dhe mori parate. Kjo ndodhi pasi prona kishte marre nje vlere te madhe pasi parcela ndodhej ne nje vend te mire. Ishte nje pjese e madhes e sherbeses sone dhe ne e humbem ate krejtesisht.

    Cfare mesova nga kjo? Nuk kisha pyetur Jezusin se cfare duhet te beja ne kohen qe vendosa ta ve pasurine time ne emer te gruas se tij. Une i besova atij njeriut. Perdora vullnetin tim. E pashe si dicka t evogel dhe nuk pyeta Jezusin. Keshtu une mora nje mesim te mire, nese nuk pyesim Perendine dhe lutemi duhet te vuajme. Akoma edhe keshtu, Perendia vuajti per ne dhe ne duhet te vuajme per te themeluar mbreterine e tij ne toke.

    Deshira e zemres se punetorit eshte gjithmone te pregatise burra dhe gra te punojne per mbreterine e Perendise. Pali eshte punetori me i mire qe Perendia na ka treguar nga te dhenat shkrimore. Ai ishte atje per te mesuar Timoteun te vuaje. Ndersa ne vuajme, ka shume gezim sepse ne zemren tone vjen ngushellim i madh qe eshte ne gjendje te ngushelloje edhe te tjeret. Qellimi i nje punetori eshte qe te pregaise punetore te tjre te marrin persiper kur ai te kete ikur. Per kete arsye, Perendia nuk ka nderprere punenpas 2000 vjetesh. Prandaj edh ti je nje i krishter sot, sepse dikush ngriti flamurin dhe e coi ate me tej. Dikush ruajti dhe vazhdoi punen duke vazhduar keshtu nder shekuj nga nje punetor tek nje tjeter. Ju nuk vuani me kot, sepse dikush tjeter do ta vazhdoje ate. Mbreteria e Tij do te themelohet pa deshtim deri sa Jezusi te vije per te na marre. Ne e kemi fitoren te sigurte.

    Ne duhet ta pregatisim veten ne menyre qe te mesojme gjera me te larta. Cdo gje eshte ne Perendine. Kur ne e dime kete, atehere ne mund te pregatisim punetore.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    PSE DUHET TE VUAJME?

    Filipianet 1:29 ju shkrua trupit ne Filipe, jo nje individi. Duhet te kujtojme se fjala "ju" do te thote trupi. "Juve" ju eshte dhene privilegji jo vetem te besoni ne Te, por edhe te vuani per Te. Per hir te Tij! Ne vuajme per hir te Tij. Eshte e lavdishme te kesh besim dhe te njohesh Krishtin, por nuk mund te leme pjesen tjeter me njeane. Ne vuajme per hir te Tij dhe nuk mund te terhiqemi.

    Ne lexojme tek Zbulesa se nese heqim apo shtojme ndonje fjale, pjesa jone ne qiell do te na hiqet. Kur lexojme se na eshte dhene qe te besojme ne Te dhe te vuajme per Te, ne duhet t'i marrim te dyja, shpengimin dhe vuajtjet.

    Cfare lloj vuajtje duhet te kete trupi? Nuk eshte nje vuajtje individe, megjithese disa jane zgjedhur per nje vuajtje te vecante. Kur Perendia e zgjodhi Saulin, Ai nuk i tregoi atij se sa duhej te vuante, sepse mbase ai mund te ishte terhequr, apo nuk do ishte ne gjendje ta duronte. Ai i tha paksa Ananies. Zoti i tha Ananies se sa shume do vuante Pali PER Te. Pali ishte vegla e Tij e zgjedhur, per te marre mesazhin e Tij.

    Perendia ka zgjedhur te perdore trupin e Tij, nje trup kolektiv, kur Ai don te realizoje dicka. Ai mund te shkonte dhe te prekte vete Saulin, por ne vend te kesaj ka zgjedhur dicka te mrekullueshme: qe kisha, trupi i Tij te kete autoritet. Ai e ka perfunduar vepren e Tij. Anania u zgjodh, u autorizua dhe urdherua te ndihmoje Palin, megjithese natyra e tij kishte frike per shkak te reputacionit te Palit. Perendia perfundoi vepren e Tij ne Krisht; tani kisha ka pergjegjesine te themeloje mbreterine e Perendise ketu ne toke. Ne nuk duhet te kundershtojme, por te bindemi. Kur Anania u bind, frika u largua dhe ai mund te quante Palin "vella".
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    Perendia do na marre hap pas hapi per te na dhene fuqi qe te vuajme dhe gezim. Ata qe jane zgjedhur te vuajne nuk kane rruge tjeter. Romaket 8:17-18 na thote se ne ndajme pasurite e Tij dhe cdo gje qe Ati i dha Birit, eshte e jona gjithashtu, si trup. Por nese ne do ndajme lavdine e Tij, ne duhet te ndajme edhe vuajtjet e Tij. Ai eshte inkurajim per ne. Ajo qe ne vuajme nuk eshte asgje ne krahasim me lavdine. Prandaj edhe ne mund te vuajme pa ndonje kundershtim apo frike.

    Ushtaret trajnohen ne shume menyra te veshtira. Ata kalojne nepermjet shume veshtiresive, vrapim, zvarritje etj. Pasi trajnimi ka mbaruar ti nuk je me rekrut(ushtar i ri), por nje punetor, nje ushtar i stervitur. Timoteu vuajti duke qendruar me Palin. Ai flinte kur Pali flinte. Ishte i uritur bashke me Palin. I fshehur bashke me Palin. Ai mesoi nga Pali. Pali e fitoi besimin tek Timoteu nepermjet vuajtjeve.

    Para pak kohesh u ktheva ne vendin tim, por nuk duhej te merrej vesh qe isha kthyer. Mora dy burra me vete per te kaluar nje lum. Vuajtjet qe kalova une, kaluan edhe ata; kur une flija edhe ata do flinin. Pas tre ditesh shkuam ne nje shtepi te vogel-jo si shtepite qe ju keni sot, por nje kasolle me dysheme te piset dhe vetem nje cati. Vendi juaj eshte shume ndryshe. Nese une do u thoja njerezve ne vendin tim se ju keni shkalle qe ju cojne siper ne menyre automatike, dhe nje dysheme te levizshme ne aeroport, dhe nje makineri qe ju lan rrobat, ata nuk do te besonin se ndodhin keto gjera. Nese une them fjalen "rruge" ju do kini parasysh rruget ne qytetin tuaj. Jo, per ne rruga eshte nje shteg qe shume veta kane kaluar. Ju nuk mund te kuptoni se cdo te thote te kalosh naten ne nje peme! Por ne nuk mund te qendronim ne rruge. Nuk ka vlere te behesh ushqim per nje tiger!

    Pali pregatiti nje punetor, jo per te qendruar diku dhe per te pasur nje kishe dhe takime te mira. Jo, ai pregatiti ate te vuaje, sepse dikush duhet te marre vuajtjet qe Palit i ishin besuar pasi Pali do shkonte ne pranine e Zotit. Ai beri keshtu me Timoteun, dhe nuk do mbaronte aty; Timoteu do pregatiste te tjere. Ne 2Tim.2:11-12, Pali u ngushellua me faktin qe nese ne duhet te vuajme apo te vdesim per Krishtin, akoma edhe vdekja nuk ishte asgje per te, por ajo qe ishte e rendesishme eshte se ai do ishte me Krishtin! Kur ju jeni te shkurajuar, mbani mend se ju do uleni dhe sundoni bashke me Te (dhe madje te gjykoni dhe engjejt). Nese ne e kundershtojme Ate dhe refuzojme te vuajme, atehere ai do te duhet te kthehet kunder nesh. Te gjithe duhet te vdesim. Te vdesesh per Te eshte gje e madhe. Jezusi ra ne nje nivel me poshte se engjejt, por nepermjet bindjes, Ai u be Zoti i zoteve!

    Ne vendin time ne shkojme ne burg vetem duke deklaruar besimin tone ne Jezu Krisht. Ju pyesni se si kisha ne nje Amerike te lire mund te vuaje? Behu gati te vuash, duke pasur te njejtin qendrim me te Krishtit, sepse kur ne vuajme mekati humbet pushtetin e tij. Jezusi vuajti, megjithese ishte i pafajshem, per te na sjelle ne ne shtepi te sigurte ne Perendine. Mos u habit nga provat e veshtira kur ato vijne. Ne vuajme te mesojme bindjen; ne vuajme per trupin; dhe ne vuajme per te themeluar mbreterine. Nese shihni ne zemrat tuaja dhe jeni te sinqerte, dhe e ndiqni Ate, duke bere vepren e Tij, do shihni se vuajtjet jane shume afer jush. Njerezit ne Amerike e duan kete bote shume; eshte shume e veshtire t'u flasesh atyre per Zotin dhe mbreterine e Tij, por te Krishteret duhet te flasin.

    Ju mund te jeni ne nje kohe mesimi dhe pregatitje per te qene plotesisht nje me Jezusin, duke pasur miqesine tuaj me Te. Nuk duhet te ngrejme nje kishe nga thjeshte emocione, njerez qe duan fuqi. Lavdi Zotit, Jezusi eshte fuqi dinamiti! Ne Nepal, te semuret sherohen sepse njerezit shohin Krishtin ne ne. Por qellimi yne i pare nuk eshte qe te sherojme; kjo eshte nje krijese e deshires se njeriut. Ne fillim duhe te dime se Jezusi jeton ne ne.

    Une nuk isha ne gjendje te fitoja as edhe nje person te vetem ne Krisht derisa mesova se nuk mund te bej asgje nga vetja ime. Ai me perdori kur une i besova Atij plotesisht. Ai me theu per tre vjet perpara se te merrja kete mesim. Nuk kisha asnje miqesi te krishtere; nuk ishte asnje person i vetem per te me ndihmuar dhe nuk kisha asnje vend per te jetuar dhe per te ngrene. Ai me shembi derisa vuajta dhe mesova me ne fund se Ai, ne mua, punon. Atehere une munda te trajnoj te tjere se ne nuk mund te bejme asgje nga vetja, por se duhet te dorezohemi krejtesisht ne duart e Tij. Tani eshte e lehte per ne ta degjojme. Por kjo nuk behet brenda nje dite.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    Hapi tjeter do jete qe deshira e Tij te plotesohet ne jetet tona. Ai gjithmone vazhdon te na tregoje edhe nje gje tjeter nga e cila duhet te heqim dore. Dhe me pas ne themi, "Cdo gje eshte e jotja, o Zot." Dhe Ai e merr ate! Me pas Ai na tregon dicka tjeter, dhe ne themi, "Oh, mos ma merr kete gje o Zot." Ai thote jo, dhe disa here behet lufte brenda nesh! Dhe Ai na kujton ne se duhet t'i japim Atij tere qenjen tone. Pali ja japim edhe kete, Ai na tregon dicka tjeter qe duhet lene. Dhe keshtu duket se ne nuk jemi kurre ne gjendje te braktisim cdo gje. Por qellimi i Tij eshte qe te na beje perfekte, ashtu si Ai eshte. Detyra jone eshte qe ne te terhiqemi. Vuajtjet nuk do jene te njejta ne Amerike, por nese shihni zemren tuaj, do te vuani. Ka shume gjera te botes, menyra se si ju rriteni, dhe ju do duhet te braktisni shume gjera qe nuk ju nevojiten.

    Ne Amerike, shihni dike qe ka blere nje makine te re dhe mendoni se edhe ju duhet te keni nje te tille. Ju madje nuk keni nevoje per para, mjafton nje karte krediti! Ju futeni ne nje borxh me te madh dhe keshtu ju punoni me shume dhe nuk keni kohe per gjerat e Zotit. Kjo eshte nje lloj ngarkese qe i vini vetes. Keshtu ju humbisni paqen, you humbisni fuqine. Mbani nje ekuliber. Kur shkoni ne dyqan, a i kerkoni Perendise t'ju ndihmoje qe te bleni gjerat qe keni nevoje? Nese doni te beni ashtu si do Ai, duhet ta pyesni per cdo gje. Ai eshte Zoti i gjithckaje: i parave tuaja, shtepise suaj, femijeve tuaj dhe jetes suaj. Ai eshte Zot. Ju do jeni ne nje bote te ndryshme, pra, do te jeni "ne kete bote por jo prej kesaj". Kisha: per kete e gjitha duhet te vuaje.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574

    Vuajtjet

    Nje pjese tjeter e vuajtjeve eshte semundja. Le te supozojme se ju keni nje aksident dhe humbisni perdorimin e duarve apo te kembeve. Ne e dime qe po vuajme, por si e perdorim kete vuajtje per Zotin? Si e kthejme kete ne vuajtje per kishen? Ju u thoni njerezve te mos shohin vuajtjet e tyre. Perdorini vuajtjet per te inkurajuar te tjeret. Nje moter 96-vjecare kishte dhimbje te medhaja nga kanceri. Megjithese ishte shume e veshtire per t'i duruar keto dhimbje, ajo ndihmonte grate qe kishin probleme serioze martesore apo qe ishin te ndara, duke i inkurajuar ato. Dhimbja e ndihmoi ate qe te bashkohej me dhimbjen e te tjereve. Perdorinin vuajtjet tuaja per ndertimin e trupit. Thuaju te tjereve sa i mire Perendia eshte me ju. Gezohu ne Te. Mund te ndryshoni situaten per lavdine e Perendise. Ju ndihmofte Zoti te kuptoni se si ne mund te plotesojme trupin e Tij nepermjet vuajtjeve tona personale.

    Kur ne vuajme per shkak te gabimeve tona, perseri mund ta perdorim kete per mire duke ua treguar te tjereve ne menyre qe ata te mos bejne te njejtin gabim. Une ju tregova pak me pare per nje person qe u shpetua ne burg njezet vjet me pare, te cilin une e pregatita dhe ai u be nje punetor i frytshem. Une kisha nje shkolle ne kapitol te cilen qeveria e mbylli sepse shume veta po beheshin te Krishtere. Shume mesues ishin arrestuar, dhe nje urdher arrestimi doli per mua dhe kete vellain tjeter. Ne u larguam nga vendi dhe ai me tha se kishte marre vesh nga nje burim i sigurte se qeveria do t'i merrte ndertesen, por ne mund ta shpetonim ate duke e ndryshuar nga emri im ne emrin e nje personi tjeter para se qeveria te na e merrte. Ai tha se une mund ta ta vija ne emrin e gruas se tij, keshtu qe asnjenjeri nuk mund ta merrte ate, dhe kur ky problem te kalonte, ta kthenim perseri ne emrin tim. Une mendova se eshte nje ide e mire keshtu qe une e ndryshova. Pas 20 vjetesh, ky vella e shiti shtepine dhe mbajti per vete 100.000 dollaret. Une e kisha kete shtepi ne zemren time, megjithate Perendia me tha se ishte gabimi im, keshtu qe une duhej te terhiqesha. Kur une e kisha kthyer kete shtepi ne emrin e gruas se ketij vellai, une nuk e kisha pyetur Ate. Ai eshte Zoti.

    Pyetni Ate per cdo gje te vogel, per cdo hollesi, keshtu kisha do jete e lavdishme. Thuajini Atij per te gjitha dobesite tuaja, atehere ne mund te kemi nje kishe te lavdishme. Kerkoini Atij t'ju ndihmoje per per gjerat me te vogla, me personale, me sekrete ne jeten tuaj. Ai ndodhet aty per t'ju ndihmuar. Kjo eshte menyre se si Ai na ndryshon mua dhe juve, duke jetuar ne ne dhe duke qene Kreu yne. Koka kontrollon te tere trupin. Nese dikush eshte gati duke rene, krahu i tij ne menyre automatike del perpara per ta mbrojtur ate. Kush i thote atij te veproje keshtu? Koka, ne menyre te menjehershme, te vetetishme, pa e kuptuar. Jezusi na mbron ne kur ne nuk e kuptojme. Sapo ne i japim zemren Atij, Ai e merr ate! Ju nuk mund ta merrni perseri ate. Nese mundoheni ta merrni perseri, me siguri Ai do t'ju denoje qe t'ju sjelle perseri prapa. Ai nuk do terhiqet. Une mesoj ne cdo gje te pyes Ate.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    E besojnė ata apo jo, Perėndia ėshtė Kreu i tė gjithė njerėzve. Nė familje Perėndia ka vendosur babain si koka me fėmijėt nėn tė. Shumica e baballarėve nuk dinė tė bėhen kokė sepse ata nuk marrin parasysh Kokėn e tyre. Zakonisht fėmijėt bėhen tė pabindur ndaj prindėrve sepse baballarėt janė tė tillė! Lidhje tė kėqia familjare bėjnė qė shumė individė tė zgjedhin rrugėn e gabuar. Kjo ėshtė vuajtja e Amerikės!

    Cdo gjė qė Perėndia i ka dhėnė Birit tė Tij, ėshtė gjithashtu e jona. Ndani me njėri tjetrin cfare keni nė zemrat tuaja, sipas mundėsive dhe ne do rritemi sė bashku drejt lavdisė sė Tij.

    Tė Krishterėt mund t’ju lėndojnė dhe shkurajojnė mė shumė sesa tė tjerėt. Nėse njė vėlla apo njė motėr ju lėndon, ju nuk mund ta ndaloni kėtė gjė, por ju mund tė luteni qė tė keni fuqi tė vuani dhe mund tė luteni pėr ta dhe t’i falni ata. Nė cdo gjė falenderoni Perėndinė, dhe bėni kėrkesat tuaja tė njohura para Tij.

    Nėse nuk ndiqni njerėzit, por Jezusin si Kreun tuaj, disa tė Krishterė do t’ju lėndojnė sepse ata duan qė ju tė ndiqni ata. Ata nuk shohin gjėrat e Perėndisė dhe tė kishės sė Tij. Ata duan vetėm te praktikohet mėnyra e tyre e Krishtėrimit. Por egziston vetėm njė trup – thjeshtė tė Krishterė.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    DĖSHIRA E KRISHTIT PĖR JU

    Perėndia na ka dhėnė besim. Nėse duam mė shumė nga mirėsia dhe paqja e Perėndisė, duhet tė mėsojmė tė njohim Atė mirė e mė mirė dhe tė zbulojmė cfarė do Ai qė tė bėjmė. Ndėrsa ne bėjmė ashtu si do Ai, do tė na japė nėpėrmjet pushtetit tė Tij tė madh cdo gjė qė kemi nevojė pėr tė jetuar me tė vėrtetė njė jetė tė mirė. Ai do ndajė lavdinė dhe mirėsinė e Tij me ne. Ai na shpėton nga mizerja qė ndodhet rreth nesh. Mėsoni tė njihni Atė dhe zbuloni cfarė kėrkon Ai prej jush. Vini mėnjėanė dėshirėn tuaj dhe ju do bėheni tė perendishėm, ndėrsa ju e lini Atė tė ketė mėnyrėn e Tij me ju.

    Hapi tjetėr do jetė qe ju tė kėnaqni njerėzit e tjerė. Ju do rriteni dhe do i doni ata mė shumė. Sa mė shumė tė ecni sipas kėsaj rruge, aq mė shumė do rriteni frymerisht dhe do bėheni frytplotė dhe tė dobishėm para Zotit Jezu Krisht. Mos u bėni dritėshkurtėr dhe tė verbėr. Perėndia ju ka cliruar; jetoni njė jetė tė fortė dhe tė mirė pėr Tė. Punoni fort qė tė vėrtetoni se jeni midis tė zgjedhurve dhe ju nuk do pengoheni dhe humbisni kurrė. Perėndia do t’i bėjė tė gjėra portat e mbretėrisė sė perhershme te Jezu Krishtit pėr ju!

    Ju keni tė njėjtin besim qė edhe Pali kishte! Edhe me Elian dhe Moisiun! Ata panė mrekullinė dhe lavdinė e Tij nė Mal. Ata mėsuan tė dėgjojnė zėrin e Perėndisė. Ai ndan lavdinė dhe mirėsinė e Tij me ne. Ai dėshiron t’ju bėje ju sipas imazhit dhe shembellimit tė Tij, pėr veten e Tij. Kisha ėshtė njė pasqyrim i Perėndisė. Njerėzit e botės do na vėshtrojnė gjithmonė nga afėr, si individė dhe si grup. Ne duhet tė jetojmė tė njėjtėn jetė qė Jezusi jetoji nė tokė. Ky ėshtė trupi i gjallė i Krishtit. Ky trup duhet tė jetojė dhe te vėrtetojė gjėrat qė Jezusi bėri. Ne duhet tė punojmė dhe tė punojmė shumė. Pali na ka treguar se si. Ai kishte dhimbje, nuk kishte ku tė flinte, asnjė qė ta vlerėsonte, shqetėsime nga tė gjitha anėt; por megjithatė ai vazhdontė t’u thoshte njerėzve se Jezusi u ngrit nga tė vdekurit dhe ishte i gjallė!

    Paganėt adhurojnė gjėrat qė ata krijojnė me duart e tyre. Nė to nuk ka jetė. Nėse jam i vdekur dhe mė godisni, unė nuk do jap ndonjė pėrgjigje. Nėse unė vdes dhe ju mė bėni shumė pyetje, nuk do jap asnjė pėrgjigje. Nėse mundoheni tė mė bėni tė lumtur, nuk do pėrgjigjem. Une jam i vdekur. Por Jezusi u ngrit nga tė vdekurit. Ai mund tė flasė, tė japė jetė dhe ne mund t’a njohim Atė. Ndėrsa ju e njihni Atė mė mirė, Ai do t’ju lejojė tė ndani lavdinė dhe gėzimin e Tij, dhe t’ju japė c’ka keni nevojė pėr tė jetuar njė jetė tė mirė. Jeta, jeta e vėrtetė, ndodhet nė jetėn e besimtarėve. Jezusi ėshtė i gjallė nė ne. Ne e dėshmojmė Atė jo vetėm me gojėn tonė, por edhe me jetėn tonė. Duke jetuar Jetėn e Jezusit, mund tė sjellim njerėz nė Tė pa thėne edhe asnjė fjalė.

    Nuk ėshtė e mjaftueshme qė njerėzit tė shpėtojnė, emocionalisht, nė kėto takimet e mėdhaja evangjeliste ku shumė veta vijnė pėrpara dhe pranojnė Jezusin. Ata duhet tė ushqehen dhe tė mėsohen si tė rriten brėnda kishės. Ata vijnė me shpresė tė madhe dhe mė pas lihen tė vyshken dhe tė vdesin, ose ata shkojnė nė njė ndėrtesė ku ata nuk shohin jetėn e Tij. Nėse ata do shkonin nė njė eksperiencė tė vėrtetė kishe, duke pare Perėndinė ne njerėzit, ata do rriteshin. Ky ėshtė plani i Perėndisė pėr tė pasur trupin e Tij, kishėn nė tokė. Ne nuk mund tė krijojmė kėtė trup tė pėrkryer duke u munduar tė bėjmė vepra tė mira dhe duke blerė triumf.

    Ne nuk jemi si kafshėt, vetėm me trup dhe shpirt. Ne kemi nje frymė! Ne jemi tė gjallė ne Perėndi! Tashmė mund t’i vėrtetojmė botės se ne jemi ndryshe nga ata, thjeshte se Ai jeton nė ne. Nėse ne jetojmė njė jetė ndryshe nga tė tjerėt nė kėtė botė, ata do t’a vėnė re dhe do tėrhiqen nga jeta jonė. Veēanėrisht, njerėzit qė ju njohin do shohin ndryshimin, dhe do t’i ndihmojė ata tė vijnė te Zoti.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Nė 1951 ndodhej vetėm njė i Krishter nė Nepal. Tani, nė 1990 ne jemi bėrė 40,000. Ne nuk kemi asamble tė mėdhaja. Por ēdo i Krishter mėsohet nė fillim tė jetojė nėpėrmjet jetės sė Zotit, dhe t’i vėrtetojė botės se Ai jeton nė ta. Ne kemi tė gjitha kėto pasuri dhe bekime dhe premtime. Fryma juaj dėshiron tė ketė miqėsi me Perėndinė sepse ajo vjen prej Tij!

    Nė njė nga burgimet e mia, autoritetet ishin tė egėrsuar shumė sepse kisha udhėhequr shume tė burgosur ne Krisht. Ata me vendosėn nė njė vėnd ne burg ku ata mbanin trupat e vdekur. Mbante kaq erė e keqe saqė nuk mund tė merrja frymė. Por pasi qėndroja atje nuk mė dukej dhe aq keq. Mė ishte bėrė zakon tė tė thith ajrin e keq; kėshtu ėshtė edhe me njerėzit. Ne bėjmė pak keq, mė pas pak mė shumė deri sa na bėhet zakon. Ndaj edhe shumė njerėz e kanė tė vėshtirė tė braktisin kėto gjėra.

    Ai na ka prmtuar tė na japė akoma edhe karakterin e Tij tė panjollė kur ne shkojmė te Ai! As Luciferi nuk mundi tė gjeje asgjė ne jetėn e Birit pėr t’a fajėsuar Atė. Kjo ėshtė dėshira e Perėndisė pėr ne, qė ne tė kemi karakterin e Tij dhe t’a pasqyrojmė atė nė ketė botė.

    Trupi, kisha, bėhet si njė magnet, duke tėrhequr njerėzit e botės. Kisha e organizuar mund tė thotė gjėra tė kėqia pėr ju, por disa do shohin karakterin e Tij nė ju dhe ata do ndalojne tė vėshtrojnė dhe do besojnė.

    Nėse do mė duhej tė filloja njė kishė ketu, nuk do filloja me tė Krishterėt tradicionalė. Do shkoja te pijanecėt, tė droguarit, prostitutat, dhe nepėrmjet hirit tė Perėndisė do t’ju tregoja atyre Krishtin. Ėshtė nje jetė e vėshtirė. Dhe nėse do merrja njerėz nga kishat e organizuara, ata do mė ndiqnin pėr njėfarė kohe, por mė pas do tė donin tė kthehenin prapa tek rehatitė.

    Mos u thoni njerėzve tė pėrpiqen tė jenė tė mirė, tė pėrulur, tė sinqertė. Nuk mund t’a bėjmė kėtė duke u perpjekur, por duke i kėrkuar Jezusit t’a bėjė kėtė nė jetėn tonė. Ju mund tė silleni nė pikėn mė tė dobėt dhe tė jeni gati tė bėni gjėnė e gabuar, por nėse do kujtoni nė ate ēast se Jezusi jeton nė ju, ju do ktheheni. Thirreni Atė. Ai do ju ngrejė dhe do ju ruajė nga e tė bėrit gabime, sepse Ai nuk bėn gabime. Ėshtė kaq e thjeshtė. Kėrkojeni Atė nė gjithēka, kur dobėsia vjen tek ju. Sa i mirė qė ėshtė Ai! Ne jemi tė pėrkryer nė Tė. Kur fillojmė tė tėrheqim njerėzit pėr shkak tė karakterit tė Tij nė ne, atėherė vuajtjet fillojnė.

    Kur Pali takoi Krishtin nė Damask, ai nuk priti qė tė merrte leje nga apostujt pėr tė predikuar Ungjillin, apo tė caktohej* nga ta. Ai nuk priti asnje moment tė vetėm. Kur ne i dhamė zemrėn Atij, ne njohėm Atė. Kur ne njohim Jezusin, pėrse duhet tė caktohemi* nga njerėzit? Ne jemi caktuar* nga Perėndia qė tė jemi dėshmitarėt e Tij pėrmes gojės dhe jetės sonė. Kėshtu pra, ne u flasim tė gjithėve dhe ata qė nuk duan tė dėgjojnė, bėhen pėrgjegjės pėr gjakun e tyre. Ndaje lavdinė e Tij dhe vuajtjen e Tij pėr mbretėrinė e Tij. Tė gjithė profetėt vuajtėn; kjo ėshtė mėnyra e vetme. Ne e marrim kryqin me dėshirė, jo tė detyruar. Jezusi ėshtė formuar nė ne dhe ne mund tė bėhemi punėtorė. Njė punėtor ka njė dėshirė, zemėr tė dorėzuar. Pėrse duhet qė ēdokush tė vuajė? Sepse nėse vuajmė me Tė, ne ngrihemi nga tė vdekurit me Tė. Vuajtjet nuk kanė krahasim me lavdinė. Ai na zgjedh dhe na cakton*. Njerėzit ne kishėn e organizuar mė pyesin se kush mė ka caktuar.* Caktimi* im ėshtė nga Fjala e Perėndisė, Jezusi. Ai mė caktoi* mua tė predikoj. Nėse unė do pranoja njė caktim* nga njerėzit, do ishte vetėm njė organizatė. Ēfarė do tė thotė tė jesh i caktuar* nga njeriu? (* fjala caktim ėshtė pėrkthyer nga anglishtja ‘ordain’ qė nė Greqisht ėshtė ‘xeirotono’ apo ‘hirotono’ qe do tė thotė tė vendosėsh duart mbi njė person si shenje qe je caktuar si prift apo pėr ndonje shėrbesė fetare. Termin fetar ne shqip nuk e dija kėshtu qe vendosa fjalėn caktim.)
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  2. Poezi
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 01-12-2009, 09:27
  3. Bota po kthehet drejt Islamit
    Nga titi-a nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 87
    Postimi i Fundit: 07-12-2008, 18:47
  4. Vuajtjet e Jobit
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 21-06-2006, 14:36
  5. Vuajtjet shpirterore dhe ato to trupore
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-10-2005, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •