Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    signor Antonio

    Nuk eshte fjala per Antonin tone qe nuk pi as cigare por per nji "Antonio" i cili ne kohen e Enver Hoxhes drejtonte kontrabanden e Cigareve ne Portin e Durresit.

    Nejse.. ja cthot gazeta..
    --------------
    Armėt e trafikut shqiptar nė SHBA, Lindjen e Mesme dhe Azi

    FBI: Sigurimi, kupola drejtuese e mafies shqiptare

    Njė studim i Universitetit tė Wayne nė SHBA, i sponsorizuar nga Byroja Federale e Hetimeve dhe Qendra pėr Studimet e Sigurisė Evropiane "George Marshall", flet pėr penetrimin e ish-agjentėve tė shėrbimit sekret shqiptar tė regjimit komunist nė kupolėn drejtuese tė mafias shqiptare. Gjithashtu raporti thekson se organizatat kriminale kanė vendosur korridore pėr trafikun e armėve, tė marra nga depot e ushtrisė shqiptare nė vitin 1997 nė SHBA, Lindjen e Mesme dhe Azinė Qendrore. Raporti ėshtė parashtruar nė prani edhe tė ish-kryeministrit Meta si dhe kreut tė Komisionit tė Rendit dhe SHIK, Ceka.



    Nga Endri DIBRA



    Nuk ėshtė hera e parė qė studiues dhe analistė tė krimit tė organizuar kanė arritur nė konkluzionin, se mafia nė vendet e Evropės Lindore ėshtė njė strukturė e ngritur nga ish- segmentet e policisė sekrete tė regjimeve komuniste. Madje pėr Shqipėrinė, njohės tė mirė tė krimit tė organizuar kanė deklaruar me dhjetra herė, se mafia shqiptare nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė produkt i organizatės famėkeqe Sigurimi (ish-shėrbimi sekret shqiptar). Por kėtė herė ėshtė njė raport qė mban firmėn e FBI-sė (Byroja Federale e Hetimeve nė SHBA) dhe Qendra Evropiane pėr Studimet e Sigurisė "George Marshall", e cila pėrforcon konstatimet e mafiologėve ndėrkombėtarė lidhur me strukturėn dhe rolin e krimit tė organizuar shqiptar, ndėrsa njė tjetėr akuzė qė vjen nga hartuesit e kėtij raporti ėshtė ngritja e korridoreve tė trafikut tė armėve nė SHBA, Lindjen e Mesme, Gjeorgji dhe Armeni, nga grupet kriminale shqiptare dhe ato ndėrkombėtare pėr shitjen e armėve tė marra nga depot e ushtrisė shqiptare nė vitin 1997. Raporti i hartuar kohė mė parė, i cili nė tė vėrtetė ėshtė njė studim i hartuar nga studiuesi Joseph L. Albini, Profesor Emeritus nė Universitetin shtetėror tė Ėayne, SHBA dhe Dr. Brian Sullivan, pedagog pranė Universitetit Ėashington, kanė arritur nė konkluzionin se mafia shqiptare drejtohet nga ish-oficerėt e shėrbimit sekret Sigurimi. Raporti "Krimi i Organizuar: Dimensioni i Sigurisė Kombėtare", pėr mė tepėr ėshtė lexuar nė njė panel tė veēantė nė Garnish tė Gjermanisė, ku kanė marrė pjesė kryetari i Komisionit parlamentar pėr Rendin dhe SHIK-un, Neritan Ceka, si dhe ish-kryeministri Ilir Meta, drejtues tė shumtė tė shteteve perėndimore dhe Evropės Lindore, si dhe drejtues tė agjencive policore. Nė njė panel tė posaēėm ku ėshtė trajtuar korrupsioni nė ushtri dhe penetrimi i shėrbimeve sekrete, ėshtė folur pėr rrezikun e madh qė sjell ky bashkėpunim me organizatat kriminale. E ndėrsa vėren njė shtrirje tė madhe tė korrupsionit tė ushtarakėve nė shitjen e paligjshme tė armėve dhe nė pastrimin e parave, raporti thekson ndėr tė tjera, duke marrė si shembull Azinė Qendrore, dėshirėn e njerėzve pėr tė punuar nė policinė kufitare, njė shenjė kjo e qartė se ky pozicion tė ofron fitime lluksoze nga aktivitetet e paligjshme. Nė tė vėrtetė njė fenomen i tillė, ndonėse raporti nuk e ka pėrfshirė Shqipėrinė pėr kėtė rast konkret, ėshtė vėrejtur edhe nė Shqipėri, ku pjesa mė e madhe e njerėzve tė veshur me pushtet dėrgonin tė afėrmit e tyre kontrollorė nė pikat e kalimeve kufitare, pėr shkak tė fitimeve marramendėse qė arrihej nga pėrfshirja nė aktivitete tė paligjshme.



    Pėrfshirja e ish-oficerėve tė shėrbimeve sekrete



    Duke marrė si shembull mafian shqiptare dhe atė gjermano-lindore, raporti analizon mundėsitė e minimit tė demokracisė nga bashkėpunimi i ish-strukturave shtetėrore me organizatat kriminale. "Zbarkimi i forcave tė armatosura paraqet mundėsi tė reja pėr krimin e organizuar. Kėto zbarkime ndihmojnė korrupsionin nė ushtri tė oficerėve, tė cilėt kanė aksesin tek armėt, transporti dhe informacionet sekrete shtetėrore, elementė kėto tė kėrkuara nga organizatat mafioze". Personeli i shėrbimeve sekrete ėshtė i ndjeshėm ndaj kėtij fenomeni tek demokracitė e reja me ekonomi tė paqėndrueshme, theksohet ndėr tė tjera nė raport. "Krimi i organizuar shqiptar ka pėrfituar nga bashkimi dhe hyrja e ish-oficerėve tė shėrbimit sekret, siē ėshtė edhe rasti i Gjermanisė Lindore". Sipas raportit tė hartuar nga ekspertėt mė tė mirė nė SHBA pėr ēėshtjet e krimit tė organizuar, "pėr shkak tė njohurive tė tyre mbi sigurinė dhe pozicionin qė ato mbajnė, survejimi i tyre ėshtė shumė i vėshtirė. Krimi i organizuar ėshtė i kooptuar nga shėrbimet sekrete si njė mjet pėr marrjen e informacioneve sekrete. Por nė rastin kur njė agjent i mbuluar ėshtė i gatshėm "tė bėjė njė sy qorr" ndaj krimit, me qėllim pėr tė marrė informacion, linja ndėrmjet mirėbesimit dhe aktivitetit tė zbulimit (operacioneve sekrete) dhe krimit tė organizuar ndryshon formė. Penetrimi i agjencive tė zbulimit ėshtė njė problem i sigurisė kombėtare, sepse minon zbatimin e ligjit nga policia dhe bashkėpunimin ndėrkombėtar mes agjencive policore".

    Nė po kėtė linjė edhe opozita shqiptare ka akuzuar shpeshherė krerėt e shėrbimit sekret shqiptar si pjesėmarrės nė trafiqe dhe bashkėpunim me krimin e organizuar.

    Shqipėria dhe trafiku i armėve



    Nė njė panel tė posaēėm pėr "Tregun e zi tė armėve konvencionale" ėshtė prezantuar njė studim qė ilustron aspektet kryesore tė pėrfshirjes nė trafikun e armėve dhe pėrfshirjen e grupeve tė organizuara kriminale nė Shqipėri dhe Kosovė. "Grupet kriminale janė kryesisht tė interesuara nė shitjen apo tregtimin e armėve, kėrkuesit mė tė mėdhenj. Shqipėria pėrjetoi njė gjendje anarkie me pasoja prishje tė rendit publik, qė ndodhi nė vitin 1997. Gjatė trazirave arsenali i ushtrisė shqiptare u zbraz. Pėrveē miliona armė tė vogla dhe 2.500 kundėrajrorėve dhe mbi 200.000 armė luftarake AK-47 (model 56) u grabitėn. Fillimisht kėto armė u pėrdorėn nė Kosovė. Sė shpejti u krijua njė rrjet bandash, tė cilat zhvilluan korridorin pėr tregtimin e armėve me shtrirje nė Itali, Greqi, Evropė, Lindje e Mesme, SHBA dhe Turqi. Siē ėshtė tipike pėr tė gjitha llojet e organizatave kriminale tė angazhuara nė trafikun e paligjshėm, kėto banda filluan sė shpejti tė pėrdorin kontakte dhe tė zhvillojnė korridore nga Gjeorgjia dhe Armenia, rrugė, tė cilat tashmė ishin vendosur nga tregtia e drogės. Njė nga pikat kryesore tė kėtij studimi ishte pėr tė treguar se ajo qė filloi si njė ndėrmarrje e nxitur nga njė revolucion politik, sė shpejti u shndėrrua nė njė ndėrmarrje qė vepronte pėr fitime financiare".

    Njė analizė e Fondacionit italian "Rosselli", qė ėshtė kryer nėn mbikqyrjen e plotė tė Komisionit Evropian bėrė publik muaj mė parė, ka arritur nė konkluzionin se Sigurimi i shtetit krijoi mafian shqiptare nė vitet ’60. Sipas Maurizio Fiascos, mafia shqiptare fillesat e saj nuk i ka pas rėnies sė "Perdes sė Hekurt", por mė herėt. Italianėt, duke iu referuar tė dhėnave tė sakta, vlerėsojnė se mafia shqiptare ka bashkėpunuar me atė italiane qė nė fundin e viteve ’60. Mė e preferuara e mafias shqiptare ka qenė rajoni i Pulias, ku falė afėrsisė ėshtė vendosur bashkėpunimi me mafian lokale Apulia, me tė cilėn shqiptarėt trafikonin cigare. "Kur nė vitin 1960 porti i lirė i Tangier u mbyll, kontrabandistėt e cigareve gjetėn njė shtėpi tė re operacionale nė Napoli dhe qendra tė tjera u ndėrtuan nė brigjet jugosllave dhe ato shqiptare. Nė tė njėjtėn kohė Algjeria u bė shtet i pavarur dhe pas kėsaj aksi Afrikė e Veriut – Marseille (Francė) humbėn monopolin e tregtisė sė morfinės dhe privilegjin pėr tė rafinuar heroinė pėr tregjet amerikane. Por ngjarjet politike dhe ushtarake qė pasuan gjatė 25 viteve tė fundit patėn ndikim tė menjėhershėm nė zhvillimin dhe rėnien e mafiave (grupeve kriminale) nė vendet qė bėjnė pjesė apo lagen nė Mesdhe. Nė 1974, konflikti turko–grek pėr Qipron nuk e anashkaloi aspak korridorin e vjetėr pėr nė Amerikė tė drogės qė kalonte nga Anadolli pėr nė botėn e re. Le mė po tė flasim pėr luftrat nė Iran dhe Irak, tė cilat bėnė qė droga tė shkėmbehej me armė". Duke analizuar mė tej, studiuesit italianė shpjegojnė se Shqipėria ėshtė pėrdorur gjatė viteve ’60 si trampolinė e trafiqeve tė drogės dhe cigareve nga Libani pėr nė Evropė. Kjo pas luftrave civile qė shpėrthyen nė kėtė vend
    --------------------------------

    kalata xerro.

  2. #2
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    PO kjo eshte nje e vertete qe dihet.

    Vite me pare ka botuar "Klan" nje artikull shume interesant perbi bashkepunimin e sigurimit dhe mafian italiane te cigareve.

    Fatkeqesisht nuk e kam me ate artikull.

    Ne rast se dikush e ka, te lutem ta sjelli.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203
    Nuk i kam qejf kto sigurimlliqet, por cdo gja po mbetet mjegullnaje, askush nuk mori masa e nxuerr pergjegjsi, te pakten mbas viteve '90, e sidomos '97 e kendej, as nuk mundet me te shku nder mend.

    Te dhana te sakta mund te japin i jati i ministrit te sotshem te mbrojtjes, edhe shoket e tij, qe kan qene pergjegjsa ktu e vjete te shkume ne "kalaten zero".

    Poshtersia e ka zanafillen ato vite, e mjerisht nuk paska fund.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ai artikulli klanit kete punen e mafjes se cigareve e sakteson ne menyre te habitshme.

    Pse nuk i shkoi kush deri ne fund me hetime?

    Kjo eshte pyetje me vend.

    Rrofte Berisha, por dhe shume faj nuk ka, sepse aq din aq ben.

    Per tu marre me keto pune duhet trimni e madhe dhe zgjuarsi e vecante.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •