Ne radhe te pare duhet te percaktoni se c'eshte "shpella", ose me mire c'eshte "realiteti"? Dhe neqofte se jane dy njejesi te ndara cili eshte ndryshimi midis tyre! Pastaj diskutoni ka a s'ka njerez jashte "shpelles".
Ne radhe te pare duhet te percaktoni se c'eshte "shpella", ose me mire c'eshte "realiteti"? Dhe neqofte se jane dy njejesi te ndara cili eshte ndryshimi midis tyre! Pastaj diskutoni ka a s'ka njerez jashte "shpelles".
"Oj nan moj, thenke, a ma ep thiken ta prej Ameriken?"
Pergjigje e paradoksit te sjell nga Jeans-Boy.
Problemi shtrohet ne vija te trasha keshtu: A jemi ne te sigurte qe jetojme dhe perceptojme nje realitet ashtu sic eshte ai dhe ashtu sic mundemi ta perceptojme lirisht bazuar ne shqisat dhe inteligjencen tone.Po sikur te jemi te diktuar me ndonje menyre ta shohim ate ndryshe. (psh izolimi fizik si tek filmi "matrix" dhe iluzioni i trurit se po jeton normalisht, fizikisht)
Qe te jete e vertete kjo mundesia dyte, pra qe ne mund te jemi te diktuar te perceptojme realitetin ndryshe nenkupton patjeter nje qellimshmeri nga dikush apo dicka tjeter. Pra eshte dikush ose dicka qe ne menyre intencionale perpiqet te na paraqese nje realitet te ndryshem nga ai qe ne kemi mundesi te perceptojme lirisht. Pra ka qellimshemri, ketu eshte pika kyce. Atehere une shtroj pyetjen: Nese do te ishte bere dicka e tille a nuk do ishte e logjikshme qe meqenese realizohet nje ndermarrje kaq e sofistikuar, te na ishte hequr mundesia e shtrimit te kesaj pyetjes qe shtruam ne fillim fare, problemit tone, dilemes: A jemi duke perjetuar nje realitet te vertete, te pamanipuluar?
Besoj se nese dikush, Qellimshmerisht do kishte manipuluar perceptimin tone ndaj realitetit do ishte shume thjesht e mundur dhe brenda vete qellimit te ketij maniluplimi te na hiqej mundesia per te vene ne dyshim kete pune.
Duket sikur shprehja e Dekartit : "Cogito ergo sum" ka vend ketu, "Dyshoj (mendoj) pra jam.
Per Armandin:
Nuk eshte s'jam dakord me ato qe thua, por , Pyetjet qe shtron Huggos te historia e shpelles, ose ajo qe shtroj une te "truri ne vazo", duhen kerkuar nga nje kendveshtrim tjeter.Pse?
Sepse ti kalon te perceptimi dhe kufizohesh me kaq.Njerezit e shpelles, ose B-ja i historise sime marrin nje informacion:Njerezve te shpelles u vjen nje informacion nga shpellari qe ka qene jashte, ndersa B-se i vjen nje informacion nga Zeri.
Ne kete pike , behet pyetja, dhe, pergjigjja kerkohet duke u bazuar jo vetem duke gjukuar ate qe perceptojne por duke perdorur edhe informacionin qe kane per ate qe ata nuk perceptojne.Nderkohe,(dhe kjo eshte shume e rendesishme!!!) pyetjet qe shtrohen i behen njeriut te tjeshte , mua, ty apo gjithkujt qe lexon historine,qe VAZHDOJME te jetojme ne kete bote qe jemi, dhe nuk jane te njejta (edhe pse ne aparence duket keshtu) me pyetjet qe lindin ne koken e personazhit te Keanu Reeves te Matrix, sepse, ai ARRIN ta perceptoje boten tjeter..., dhe, qe nga ky cast ai nuk eshte me njeriu i thjeshte..., por ,duk bere paralelizem ai shnderrohet automatikisht ne "shpellarin qe doli jashte shpelles" ose ne "Zerin".
Per te mos koklavitur me shume mendimin (nuk e di nese jam shprehur kuptueshem deri tani),ai "dikush" apo "dicka" qe me qellim na paraqet nje realitet real dhe nje ireal, dhe per keto 2 realitete na shtron pyetje, per mendimin tim ka vetem nje emer:Autori i historise.Dhe,nuk dua te arrij ne mendimin tim aq larg, duke e ditur fare mire, se ky autor mund te kete qene nje shkrimtar i thjeshte, nje filozof, nje psikopat apo nje nga mijra njerzit qe shoh rruges perdite...ndaj i pranoj me mendimet e larta qe sjellin,po ashtu si edhe konstatoj paradokset qe thua ti
...niente che amassi di piu'...
Accidenti, e vriskan goxha mendjen djemte.lol
Une ne jeten e perditshme nuk takoj shume ēuna qe u pelqen filozofia.Te lexoj ju do te thote te dal nga shpella?????????????
Mendimin tim me te gjate per kete teme jua shkruaj here tjeter se tani kam leksion.
Sidoqofte pershendes mendimet tuaja.
Huggos!
Une nuk do te mund te jepja nje pergjejigje te argumentuar mbi punen e shpelles apo edhe te trurit ne vazo te Jeans-it pasi nuk mund te ekzistoje nje argumentim qe te hedhe poshte ate qe autori ka dashur te nxjerre si perfundim.
Megjithate na lejohet qe te bejme pak modifikime ne historine e shpelles dhe te nzjerrim disa konkluzione qe une mendoj i perkasin jetes se perditshme:
Nuk mud t'i ndajme njerezit ne intra-shpellare dhe extra-shpellare. Ne rast se kufizohemi vetem tek qeniet njerezore, duhet te ekzistojne shume shpella te vendosura brenda njera-tjetres. Nje njeri qe ka dale nga shpella 1 mendon fillimisht se ka dale "jashte". Me vone mund te kuptoje se ne fakt nuk eshte "jashte" por eshte "jashte shpelles 1" por "brenda shpelles 2", dhe keshtu mund te vazhdoje historia ne pafundesi. Per mua ne dalim nga nje shpelle me e thelle cdo here qe kuptojme dicka rreth botes qe na rrethon, por perseri mbetemi brenda nje shpelle tjeter dhe te dalim nga ajo kerkon dyfish njohuri dhe perpjekje, por edhe pas kesaj nuk dalim ne driten e diellit por perseri ne nje shpelle qe ndricohet me nje drite me te fuqishme se e para. Drita e diellit per mua eshte nje iluzion i paarritshem, e rendesishme eshte te arrijme sa me prane saj dhe te leme prapa sa me shume shpella...
Pershendetje, S.
Krijoni Kontakt