Prindesia e mire
Zhvillimi psiko-fizik i fëmijës 3-5 vjeç
Harmonia, siguria dhe përkrahja ne familje ndikojnë pozitivisht ne zhvillimin psiko-fizik te fëmijës.
Loja, te nxënët dhe zhvillimi qofte ai fizik, njohës apo emocional shkojnë se bashku. Andaj, pengimi i lojës domethënë pengim i zhvillimit te gjithanshëm te fëmijës.
Zhvillimi fizik
• Ne ketë moshe fëmija ka një zhvillim relativisht te hovshëm fizik:
- gjatësia e tij është 85- 120 cm;
- te gjitha dhembet i ka te zhvilluar.
• Prindër ju mund te ndikoni pozitivisht ne zhvillimin fizik te fëmijës suaj, duke e ndihmuar duke e nxitur pavarësinë e tij sa me herët qe te jetë e mundur ne krijimin e shprehive, ne ushqim dhe veshmbathje.
Zhvillimi intelektual/ te folurit
• Tashme fëmija juaj kupton 75- 80 për qind te te folurit dhe flet relativisht mire, megjithëse ndonjëherë edhe ka pengesa qe nuk duhet te konsiderohen si belbëzim.
• Gabimet qe mund t’i beje fëmija juaj gjate te folurit përmisoni me kujdes, sepse ne te kundërtën ju mund ta pengoni zhvillimin e te folurit te fëmijës suaj.
• Ne situata dhe ne forma te ndryshme , për shembull gjate lojës me fëmijën, pastaj gjate bashkëbisedimit me te, vazhdimisht nxitne qe te flasë, sepse kështu zhvillohet jo vetëm te folurit, por edhe te menduarit e tij.
• Tashme fëmija juaj dëgjon me vëmendje, e pasuron fjalorin vazhdimisht dhe argëtohet me tregime, përralla, muzike e vjersha te shkurtra, te cilat arrin t’i mbaje mend dhe t’i shprehe. Prandaj, nxitne fëmijën tuaj qe t’ju tregoje ndonjë përralle, apo ngjarje qe e ka përjetuar.
• Fëmija mund t’i kuptoje dh t’i pranoje sugjerimet e shkurtra dhe te qarta nga te tjerët.
Zhvillimi social / emocional
• Nder te tjera arrihet edhe përmes:
- lojës me bashkëmoshatare dhe te rritur, e cila krijon dashuri, respekt dhe tolerance te ndërsjellë;
- angazhimit ne ndonjë pune te përshtatshme ne shtëpi, për çka qe duhet te nxitet dhe te lejohet.
• Fëmija e përjeton rende ndarjet nga prindërit, andaj përpiquni qe ato te mos zgjasin shume.
• Fëmijës i pëlqen te ndihet i rritur – mos e kritikoni për ketë!
• Fëmija i kësaj moshe shume shpejt kalon nga gëzimi ne hidhërim – kuptoni emocionet e tilla!
• Tashme fëmija juaj duhet ta zotëroje shprehinë e jashtëqitjes.
MOS HARRONI !
• Dashuria prindërore është e pazëvendësueshme për zhvillimin e te gjitha shkathtësive psiko – fizike te fëmijës.
• Harmonia, siguria dhe përkrahja ne familje ndikojnë pozitivisht ne zhvillimin psiko- fizik te fëmijës.
• Vetëbesimi i fëmijës është i rëndësishëm për zhvillimin e te gjitha potencialeve te tij.
• Ushqimi i pasur dhe i llojllojshëm, krijimi i shprehive higjienike ndihmojnë zhvillimin me te mire psiko- fizik te fëmijës.
• Si djemtë, ashtu edhe vajzat kane nevoje për përkujdesje te njëjte ne zhvillimin e tyre psiko- fizik.
• Mos e krahasoni zhvillimin psiko- fizik te një fëmije me fëmijën tjetër, sepse çdo fëmije është i veçante.
• Po qe se vëren se fëmija juaj ka zhvillim te ngadalshëm psiko-fizik, paraqituni menjëherë te mjeku me i afërt.
Sa me heret verehet ngecja ne zhvillim dhe te merren masa, gjasat jane me te medha qe ajo te tejkalohet.
Prindër kini kujdes nga:
• Frikësimi i tepruar i fëmijës!
• Lenia e tij ne vetmi!
• Tërheqja për flokësh!
Përpiluar nga:
Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Zyra e UNICEF-it për Kosove, Organizata Botërore e Shëndetësisë Zyra ne Prishtine, Miqtë e shëndetit, Everychild, KEC – Qendra për Arsim e Kosovës.
Krijoni Kontakt