Mision i dështuar ende pa filluar
Në ditën kur përfundoj misioni i tij si kryeminister i Britanis,Tony Bler u zgjodh i deleguar special i komisonit katërpalësh ndërkomtar për paqe ne Lindjen e Mesme.
Ky vendim ka ardh që të vertetoj se politika amerikane në rajon – e që ish kshilltari i sigurimit komtar Brigginski në librin e tij të fundit " Shanca e dytë" kishte terheqë verejtjen që të mos vazhdoj- ende vazdon dhe nuk ka ndryshuar fare. Si dhe shanca e dytë për të cilën foli Brigginski nuk vjen për pa i rishikuar USA llogaritë e saj. Ashtu si dhe misioni i ri i Blerit, që e mirpritën aleatet e Amerikes kurse Hamasi e refuzoj, është një mission i dështuar ende pa filluar.
Ndoshta zëvëndësi i Blerit Gordon Brown, i cili ishte njeriu më i afërt i Blerit gjat vite vetë kaluara, din më shum për Blerin se sa vet Hamasi i cili refzojnjë gjë të till, si dhe me shum se qeveria palestineze dhe aleatet e tjerë të cilët e mirpriten. Brown në një raport të gjatë, të cilin e publikoj gazeta britaneze "Tims" me 28 qershorë, përmisionin e ri të Blerit tha: "emrimi i Blerit në këtë post,dot i'a bëj të veshtirë formulimin e politikes së tij rreth Lidjes së Mesme"
Kurse Hafier Solana përfaqësues i BE-së për politikë të jastme, gazeta në fjalë bëri më dije se ai nuk është i knaqur, sepse Bleri do t'i kaloj kompetencat e ti. Gjithashtu ky raport i gjatë bëri më dije se udhëheqësit palesttinez të cilët, haptaz e mirpritën Blerin më këtë mision , kurse në mbedhjet e tye të fshehta shprehen dyshimin e tyre në suksesin e ketij misioni.
Nga aspekti politik,dosja e Blerit në Palestinë, Irak dhe Afganistan e propozn atë për krminel lufte,jo ndermjetsues paqësorë.Politika e ti, gjat dhjet viteve të kaluara, është për plot krime ndaj polpullit irajken, afganistanez si dhe atij palestinez.
Gazetat britaneze, gjat viteve të kaluara kan pblikuar shum raporte që vertetojnë se qeveria angleze ka furnnizu me armë qeverinë izraelite duke e ditur paraprakisht se keto armë dot përdorën për mbytjen e popullit palestinez. Parlamenti, si dhe gazetat britaneze, këtë problem e kan debatuar disa her gjat periudhes së Blerit. Gje qe verteton se ka dorë në krimet që i'an bërë populit palestinez,duke furnizuar me armë palën agresive, kurse tani shkon ndërmjetsues në zgjidhje të konfliktit, që ai vet është pjesë e tij.
Kurse në Afganistan dhe Irak,gazetat britaneze për sasinë e krimeve të bëra nga ana e ushtarve britanez atje, flasin më shum se cdo gazetë a mjet tjetër i informimit. Gjë që e bën dosjen politike të Blerit, të njëllosur më krime lufte.
Si ka mundesi që një përson që është i akuzuar nga shum palë – prej tyre edhe palë britaneze, e në krye të tyre lideri historik laborist Tony Benn- për krime lufte, të jet i deleguar paqësorë?
Gjiashtu raporti i përgaditur nga Alvaro de ish përfaqësues i BE-së në Lindjen e Mesme e që është publikuar me 13 qersorë nga gazeta britanike "Gardian" rreth influences amerikano-izraelite ne Be, si dhe roli i tyre dhe të deleguarve të tyre për zgjidhjen e qeshtjes palestineze ka demaskuar të gjitha lojrat amerokano-përëndimore qëflasin rreth paqes.
Për sqarimin e dimensioneve të këtij emrimi,detyrohem të kaloj tek një ngjarje tjeter, që kryeqyteti britanez Londra gjithashtu edhe Kajro, janë të preokupuara më të e që është vrasja apo vetvrasja e Eshref Merwan, ish shef i institucionit arab për indistrualizëm dhe dhëndërr i ish kryetarit Xhemal Abdu Naser, i akuzuar për tradhëti si dhe ju ka dërguar lajme Izraelit – siq publikuan disa burime- për luftën e 6 tetorit, katër orë para së të filloj. Ka shum raporte që flasin se ka qenë tradhëtarë i dyfisht.
Si do që të jet, ai k avdekur sikurse Lejthi Nasif, ish komandant i gardes republikane në Egjipt. Po ashtu në këtë menyrë ka vdek edhe artistja Sead Hosny, duke pohuar se cdonjeri prej tyre ka vdekur duke e shkruar biografinë e vet, apo duke e përfunduar atë. Që të tre kan vdekur në të njejtën menyrë: "rrëzim nga balkoni"
Për t'u mos u zgjeruar më shum, un jam takuar një her me Eshref Merwanin, para pesë viteve, skatësisht në vitin 2002. Në atë kohë dyshimet rreth marrdhënjeve të tij me Musadin Izraelit ishin objektt diskutimi.
Takimi im me te ishte në Londer, në Hotelin "Churchill". U mundova ta bin te marr pjesë në programin tim televiziv "SHahid alel Aser - A witness to the times". Gjat takimit u duk teper i shqetsuar. Me premtoj se do ta shqyrtoj rastin dhe dot më lajmroj, por nuk me u lajmru më. Mirpo gjat bisedes me te lidhur me pasurinë e tij – e që ende ekzistojn shenja pikpyetse rreth burimit të kësaj pasurie-, me tha: "Me te vertet kryetari Enver Sadat me ka then: <<Eshref dot emroj në një post dot mund te fitosh dy pjastra>>,dhe me emroj shef te institucionit arab për indistrualizem"
Nga ky konteks,emertimi i Tony Blerit në kët post të ri e që e ka dhuratë nga kolegu i tij kauboj Bushi,është nga ky aspekt: t'i fitoj dy pjastra. Sidomos, pasi ishte kryeminister i Britanis dhe për dhjet vite me radhë ishte nën teleskop. Një pjastër për vete e një për bahkshortën e tij. Kurse te deleguarit ndërkomtarë punojn me bugjet të hapur, e postet e tyre më shum i përkasin llojt të shpërblimeve me te holla se sa realizim i ndonjë detyre. Përndryshe , cfar qështje –problemi- u zgjodh në menyrë të drejt qsyh prej përfundimit të luftës se dytë botërore dhe paraqitjes se Amerikes si shtet imadh.
Ata –Amerikanët- i shpërblejn kolegët dhe njërzit e tyre për punet që kan bër, edhe atë në llogarin e popujve të gjorë


Nga Ahmed Mensur