Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    Tiger Woods, sportisti që lindi për golfin

    Eldrick "Tiger" Woods është një lojtar profesionist i sportit të golfit, i cili renditet ndër lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Shpesh numri një në këtë disiplinë, Woods është një ndër lojtarët profesionistë më të paguar, duke arritur të fitojë edhe shifrën prej 100 milionë USD. Në vitin 2006, kur ishte 30 vjeç, ai fitoi kampionatin e 11 dhe të 12 të golfit profesionist dhe ka fituar shpesh në PGA Tour, më shumë se çdo lojtar tjetër aktiv i golfit. Ai është i vetmi lojtar aktiv i golfit që qëndron të krye të 10 më të mirëve.Përveç këtyre realizimeve, Woods ka mbajtur pozicionin numër një në titujt e botës për disa javë rresht dhe për numrin më të madh të javëve. Ai ka marrë çmimin lojtari i vitit në PGA Tour. Associated Press e cilësoi si atleti mashkull i vitit, një rekord që e ndan me Lance Armstrong. Woods, duke qenë se është multiracial, ka qenë një lojtar shumë i ndjekur nga mijëra vetë në mbarë botën, pasi pak a shumë në çdo pjesë të saj mendohej se ishte një pjesë e tij. Kjo që evidentohej qartë nga audienca e madhe dhe e shumëllojshme që e ndiqte në çdo eveniment të lojës së golfit.

    Origjina familjare
    Eldrick 'Tiger' Woods ka lindur më 30 dhjetor të vitit 1975 në Cypress, Kaliforni nga Earl dhe Kultida Woods. Ai ishte fëmija i vetëm që lindi nga kjo martesë, por ka dy gjysmë vëllezër, Earl Jr. (i lindur më 1955) dhe Kevin (i lindur më 1957), dhe një gjysmë-motër, Royce (e lindur më 1958) nga 18 vjet martesë të Earl Woods dhe bashkëshortes së tij të parë, Barbara Woods Gray. Earl, një ljetënant kolonel i ushtrisë amerikane i dalë në pension dhe një veteran i Luftës së Vietnamit ishte 50 për qind amerikan dhe 50 për qind afrikan. Kultida (me mbiemrin e vajzërisë Punsawad), ishte me origjinë nga Tajlanda dhe është “fryt” i një tajlandezi dhe një kinezeje. Kjo bën që Woods të jetë me disa lloj origjinash, si kineze, tajlandeze, amerikane dhe afrikane. Për më tepër, Woods është gjithashtu budist. Ai duket se i ka ngjarë më shumë së ëmës lidhur me karakterin, me kokëfortësinë dhe padurimin. Tiger e mori pseudonimin nga shoku i të atit të tij, një ushtar në Luftën e Vietnamit, Vuong Dang Phong. Woods u bë shumë i njohur nga emri dhe me kalimin e kohës fitoi një potencë në radhët e amatorëve të golfit, duke u njohur thjesht si "Tiger Woods." Ai u rrit në Los Anxhelos, ku bëri edhe shkollën e lartë në Western High në Anaheim.

    Martesa
    Në nëntor të vitit 2003, Woods u fejua me Elin Nordegren, një modele suedeze. Ata u njohën gjatë Kampionatit të vitit 2001 nga ylli suedez u golfit, Jesper Parnevik, që e kishte punësuar atë si baby sitter. Ata u martuan më pesë tetor të vitit 2004 në ishullin Caribbean të Barbados dhe jetojnë në Isleworth, një komunitet në Windermere, periferi e Orlandos në Florida. Ata kanë gjithashtu shtëpi në Jackson, Wyoming, Kaliforni dhe Suedi. Në janar të vitit 2006, Woods dhe bashkëshortja e tij blenë një rezidencë 39 milionë dollarë amerikanë në ishullin Jupiter, në Florida, të cilën kanë ndërmend ta mbajnë si rezidencë kryesore. Fqinjët që ai ka pranë kësaj rezidence janë të gjithë emra të njohur, duke përfshirë miqtë e tij të golfit si Gary Player, Greg Norman dhe Nick Price, si dhe këngëtarët e famshëm Celine Dion dhe Alan Jackson. Para pak kohësh një lagje në këtë vend u shkatërrua nga një zjarr i shkaktuar nga energjia elektrike dhe ai për momentin banon me bashkëshorten në Orlando të Floridas. Më 18 qershor të këtij viti Elin solli në jetë fëmijën e tyre të parë, një vajzë të quajtur, Sam Alexis Woods, në Orlando, Florida. Lindja e fëmijës ndodhi një ditë pasi Woods përfundoi stërvitjen për edicionin e dytë të U.S. Open. Tiger vendosi ta quante vajzën e tij Sam.

    Karriera si amator
    Woods ishte një fëmijë shumë i shkathët, i cili filloi të luajë golf që në moshën 2-vjeçare. Kur ishte tre vjeç, Woods realizoi 48 gjuajtje në gropë në Navy Golf Club në Cypress, Kaliforni dhe në moshën 5-vjeçare, ai u shfaq në Golf Digest. Në vitin 1984 ai fitoi evenimentin “E djemve 9–10”, grupin e më të rinjve, në Kampionatin botëror të golfit (Junior Ëorld Championships) për më të rinjtë. Woods e fitoi Junior World Championships gjashtë herë, duke përfshirë katër çmime radhazi nga viti 1988 më 1991. Në moshën 15-vjeçare, ai u bë kampioni amator më i ri në Amerikë. Përveçse kampioni amator më i ri, ai u votua edhe si lojtari amator i vitit i Kalifornisë jugore për të dytin vit radhazi, lojtari amator i golfit i vitit më 1991. Ai e ruajti me sukses titullin e tij në kampionatin amerikan për amatorët më të rinj, duke u bërë fitues i shumë çmimeve.

    Vitin pasues ai fitoi kampionatin amerikan për amatorët më të rinj për të tretën herë radhazi dhe ishte një ndër lojtarët e vetëm që fitoi kaq shumë çmime brenda një kohë të shkurtër, të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në vitin 1994, Woods u bë lojtari i vetëm më i ri që fitoi kampionatin amerikan të amatorëve. Ai ishte pjesëtar i skuadrës amerikane në vitin 1994 “Eisenhower Trophy World Amateur Golf Team Championships” dhe në vitin 1995 “Walker Cup”. Një vit më vonë ai u regjistrua në universitetin e Stanfordit dhe fitoi evenimentin e parë si student, që quhej “William Tucker Invitational”. Në universitetin e Stanfordit ai studio për ekonomi dhe u quajt "Urkel" nga shokët e tij të shkollës. Në vitin 1995, Woods ruajti titullin e tij si amator amerikan në lojën e golfit, u votua si një ndër 10 lojtarët më të mirë të vitit dhe studenti mashkull i vitit në universitetin e mashkulli Stanfordit. Në moshën 20-vjeçare, Woods u bë lojtari i parë i golfit që fitoi tre tituj radhazi si lojtar amator i golfit dhe fitoi gjithashtu kampionatin e golfit individual NCAA. Pasi fitoi Medaljen e Argjendtë si amator në “The Open Championship”, Woods kaloi më pas në nivelin profesionist.

    Karriera profesionale
    Me njoftimin, "Hello World," Tiger Woods u bë një lojtar profesionist në gusht të vitit 1996 dhe nënshkroi një kontratë prej 40 milionë dollarë me firmën e veshjeve sportive Nike dhe 20 milionë dollarë me firmën Titleist. Ai luajti raundin e parë si lojtar profesionist i golfit në Greater Milwaukee Open, duke u renditur në vend të 60 dhe fitoi dy evenimente përgjatë tre muajve të ardhshëm, si dhe u kualifikua për Tour Championship. Ai filloi traditën e tij të të veshurit me bluzë ngjyrë të kuqe gjatë raundit të fundit, një zakon që e kishte pasur që në vitet e shkollës në Stanford dhe sipas tij, kjo ngjyrë simbolizonte agresivitetin dhe vërtetësinë. Një mënyrë për të matur si Tiger Woods ka ndryshuar lojën e golfit gjatë dhjetë viteve të fundit, që do të thotë që kur është bërë lojtar profesionist, është të shohësh sa herë ka bërë të duket çdo ndryshim jashtë mode brenda një kohe të shkurtër. Tiger mbetet gjithmonë në memorie për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e goditjeve sesa për largësinë e tyre. Kjo është një cilësi e veçantë e lojës së tij instiktive. Stërvitja e tij, si në fushë, ashtu edhe në palestër, i ka zhvilluar muskujt e kraharorit dhe në të njëjtën kohë ka pakësuar ushtrimet fizike. Në prill të një viti më pas Woods fitoi Masters, duke u bërë kështu lojtari më i ri që fitoi një Masters. Ai fitoi gjithashtu fitoi tre PGA Tour dhe në qershor të vitit 1997 bëhet një nga lojtarët më të mirë dhe profesionist. Ai u quajt lojtari PGA i vitit. Në nëntor të vitit 1998 ai mori pjesë në një turne të rëndësishëm për të rriturit në Gjeorgji. Çdo adoleshent me talent ishte “bir” i Tiger Woods. Lojtarët apo lojtaret më të mira merrnin si shembull lojën e tij. Në PGA Tour lojtarë si Charles Warren, Wes Short Jr. dhe Jeff Brehaut së bashku nuk e kanë kaluar shifrën e 36 turneve, e kanë mbyllur lojën në tre pozicionet e para vetëm tre herë, por kanë fituar më shumë se një milion dollarë për kokë. Këtë shpërblim ia dedikojnë Woods, që është arsyeja kryesore për të cilin shuma e çmimeve ishte tre e gjysmë më shumë se ajo e vitit 1996. Në qershor të vitit 1999, Woods fitoi turneun Memorial, një fitore që shënoi ndoshta fillimin e një ndër periudhave më të rëndësishme të dominimit të meshkujve në historinë e golfit.

    Ai e përfundoi sezonin me tetë fitore, një shifër e paarritur për rreth 25 vjet më parë. Ai u zgjodh lojtari i vitit i PGA Tour dhe Associated Press e quajti për të dytën herë brenda tre viteve atleti mashkull i vitit. Kur yjet e rinj të golfit, zonjushat e PGA Tour, Paula Creamer dhe Morgan Pressel, njoftuan krenare përpara telekamerave që interesi i tyre i vetëm ishte fitorja, ishin duke imituar Tiger Woods. Një efekt të tillë transmetonte vetë Tiger Woods. Në televizion ai thoshte se kur luante vetëm për argëtim, i pëlqente të imagjinonte sikur ishte para gropës së fundit të US Open me një shans për të fituar. Woods e filloi mijëvjeçarin e ri me fitoren e pestë radhazi dhe filloi një sezon të tërë çmimesh, ku fitoi tre Majors radhazi dhe 9 PGA Tour. Më pas ai realizoi fitoren e tij të gjashtë në AT&T Pebble Beach National Pro-Am. Në vitin 2000 në U.S. Open, Woods theu rekordin e totalit të nëntë rekordeve të U.S. Open me 15 gjuajtje, fitore, duke përfshirë rekordin e vjetër të Tom Morris që ishte vendosur që në vitin 1862. Në Kampionatin Open të vitit 2000 në St Andrews, fitoi tetë gjuajtje. Në moshën 25-vjeçare ai ishte lojtari më i ri i golfit që realizoi Grand Slam. Në vitin 2000 ai u cilësua nga Sports Illustrated si sportisti i vitit. Sezonin e ardhshëm, Woods vazhdoi sërish të dominojë. Fitorja Masters në vitin 2001 shënoi të vetmen herë kur në një "Grand Slam" luante një lojtar që kishte fituar shumë çmime dhe kishte thyer disa rekorde. Për këtë arsye ai nuk u quajt i tillë, por "Tiger Slam". Ai nuk u cilësua si një Grand Slam i vërtetë sepse nuk përfundoi në një vit kalendarik. Në mënyrë të habitshme, Woods nuk ishte një faktor në tre shtyrjet e majors të vitit, por përfundoi me më shumë fitore PGA Tour në sezon, dhe konkretisht me pesë. Në vitin 2002, Woods filloi t’i bashkëngjitej lojtarëve si Nick Faldo dhe Jack Nicklaus, si lojtari i vetëm që ka fituar Masters njëri pas tjetrit. Në PGA Woods ai përsëriti të njëjtën gjë që realizoi në vitin 2000, duke fituar tre majors brenda një viti. Faza pasuese e karrierës së tij pati një luhatje të vogël, duke j sjellë pak deluzion. Ai nuk mundi të fitojë një major në vitin 2003 apo 2004, duke dalë në vendin e dytë në PGA Tour të vitit 2003 dhe në vend të katërt në vitin 2004.

    Në shtator të vitit 2004, rekordet e Woods qëndruan për 264 javë me radhë në krye të listët së lojtarëve të golfit më të mirë të botës. Në të njëjtën kohë Woods ishte i njohur pasi punonte ende shumë për të pasur shanse edhe më të mëdha. Në PGA Tour të sezonit të vitit 2005, Woods u kthye shpejt në mënyrat e tij të fitoreve. Ai fitoi Buick Invitational në janar dhe në mars ai parakaloi Phil Mickelson, duke fituar Ford Championship në Doral dhe paralelisht u bë numri një në “Official World Golf Rankings”. Për Woods, viti 2006 ishte i ndryshëm nga ai 2005. Ai filloi të dominojë sërish skenën e lojës së golfit. Kur kthehet për U.S. Open të vitit 2006, ai realizoi disa fitore. Në gusht të vitit 2006 ai fitoi turneun e 50 profesional në Buick Open dhe në moshën 30-vjeçare është lojtari më i ri i golfit që arriti një gjë të tillë. Ai e përfundoi vitin, duke fituar evenimentet e PGA Tour të gjashtë dhe fitoi tre çmimet më prestigjioze nga PGA Tour (Jack Nicklaus, Arnold Palmer dhe Byron Nelson Awards) në të njëjtin vit. Në përfundim të sezonit të tij të 11, Tiger pati realizuar 54 fitore. Ai u cilësua për herë të katërt atleti mashkull i vitit nga Associated Press.

    Stili i tij
    Tiger Woods, i cilësuar si një ndër lojtarët më të mirë dhe më të paguar i lojës së golfit, dallohet për stilin e tij të jashtëzakonshëm të lojës. Ai është një lojtar i rrallë dhe shumë i talentuar. Gjatë gjithë karrierës si golfit është vlerësuar me shumë tituj dhe çmime, që i ka dhënë shumë famë. Realisht ai është ndër të vetmit lojtarë që e mishëron më së miri këtë sport. Është lojtari bashkëkohor më i madh i këtij sporti. Performanca e tij nëpër kampionate tregonte se ai ishte i lindur për këtë sport. Aspekti i fundit i lojës që Tiger transformoi ishte ai që të gjithë mendonin se do të ndryshonte në fillim. Në vitin 1996 qe i pari amerikan me ngjyrë që iu dha e drejta për PGA Tour pas Adrian Stills në vitin 1985. Një dhjetëvjeçar më vonë Woods u bë si një idhull për të rinjtë që donin të praktikonin këtë sport. Woods është lojtari që ka vepruar më shumë për të shtuar numrin e golfistëve të rinj të çdo klase sociale. Falë tij, kampionët e ardhshëm do të jenë atletë që kanë filluar që në vogëli dhe kanë një eksperiencë agonistike të nivelit të lartë dhe trajnim specifik intensiv, pikërisht si ai. Kjo do të thotë që ka mundësi që “Fenomeni” i ardhshëm të dalë në dritë nga grupet private dhe nga akademitë sportive. Sido që të jetë, Woods dhënë shumë për sportin e golfit. Kur Woods filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1996, një nga gjërat që pati një ndikim të madh te fansat ishte përshkimi i gjatë që bënte topi pas goditjes së tij. Përveç fuqisë, Woods ka realizuar gjithmonë një lojë në zhvillim e sipër. Ai është konsideruar si një nga figurat më karizmatike në historinë e golfit.

    Fondacioni Tiger Woods
    Fondacioni Tiger Woods është krijuar në vitin 1996 nga Tiger Woods dhe i ati i tij Earl. Aty fokusohen shumë projekte për fëmijët. Në fillim ky fondacion përfshinte “klinika” golfi dhe më pas programe të posaçme. Aktivitetet përfshinin fëmijë të moshave të ndryshme, në bashkëpunim me Target House në St. Jude Hospital në Memphis. Në këtë fondacion zhvillohen gjithashtu edhe programe vere, gjatë fundjavave dhe mësime online të programeve. Kjo qendër është e pajisur gjithashtu edhe me uebsajte që aplikuesit të kenë mundësi të gjejnë informacionin e duhur.

    Gazeta SOT
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Ja si duket jahta me terrenin per golf e sportistit me te madh amerikan!
    ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anëtarësuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667
    Tiger Woods sot numeron plot 13 major golf championships dhe vetem 5 te tille e ndajne ate nga nje tjeter legjende, Jack Nicklaus. Uroj mos t'i ndalet ritmi! Sdq, me shume se cdo rekord i thyer, sensacioni qe i ka dhuruar ketij sporti e padyshim te apasionuarve te ketij sporti, do te mbetet i pashlyeshem per nje kohe shume te gjate!

Tema të Ngjashme

  1. Flamurtari #1
    Nga KoTeLja_VL në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 177
    Postimi i Fundit: 20-04-2014, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •