Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 77
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Kosova momentalisht pos stupcave ska kurgja tjeter,kur ti shoh stupcat qaq me rokin sulmet e te keshnit sa qe kam frike qe mos mar ndonje sulm,shikone vetem stupcat ne mal,paramendone ket skeq ne politike salen dhe top chanelin

  2. #62
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Ketij kapedanit me lart ia ka lene amanet baba i babes se babes, qe litari eshte shendet per femren, se baba i babes se babes se tij, ka treguar brez pas brez histori per Kleopatren, Helenen, Izabelen (ka harruar Katerinen e Madhe dhe ca te tjera), dhe sipas tij litarin te gjithave. Tani cfare t'i thuash ster-ster-ster nipit?!
    Te mos i thuash asgje,
    por ta marresh e ta vesh ne litarin e ster ster ster gjyshit te vet
    gjer sa te thahet loza e fares se keqe i here e pergjithmone!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #63
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Ermal 22

    Dhuna ndaj grave, akuza qeverise
    E Premte, 31 Mars 2006


    Amnesty International publikon raportin vjetor per dhunen ndaj grave ne Shqiperi: “Autoritetet shteterore kane neglizhuar dhunen ndaj ‘seksit te dobet’. Eshte detyre e tyre te ndermarrin nje fushate publike per te sfiduar qendrimet tradicionale dhe diskriminuese dhe te informojne qytetaret per te drejtat e tyre”

    Bledi GILA

    Amnesty International (AI) akuzon Qeverine Shqiptare se e ka neglizhuar dhunen ndaj gruas ne familje. Ne raportin e saj vjetor, kjo organizate analizon se eshte detyre e qeverise te marre masa per zgjidhjen e ketij problemi. Megjithese nuk ka statistika zyrtare, sipas studimeve te kryera 10 vitet e fundit, nje e treta e grave ne Shqiperi i nenshtrohet dhunes ne familje. Ne kete raport, Amnesty International ka identifikuar pengesat qe i ndalojne grate per te perfituar drejtesi, duke perfshire justifikimin se dhuna eshte pjese e “tradites” shqiptare.
    Artikulli i plote eshte ketu:

    Kliko: It's not her shame

    (Sqarim) Tema eshte hapur ne lidhje me skecin, por ne thelb eshte dhuna kunder femrave. Cdo anetar eshte i/e lire te analizoj apo te kapet vetem me anen humoristike, gjithashtu cdo anetar eshte i/e lire te diskutoje dukurine ne fjale. Ekziston nje kryeteme tek problematika nderkombetare: Te drejtat e gruas nen nje kendveshtrim global por duke pare qe nga titulli eshte pergithesuese.

    Ndaj mendova qe per te mos hapur shume tema te natyres se ngjashme, diskutimi per kete dukuri te vazhdohet ketu.

    Linku me lart qe kam sjelle eshte artikulli i Amnesty International. Eshte pak i gjate, por per te interesuarit/interesuarat ia vlen te lexohet.

    Disa nga gjerat me shqetesuese qe vura re:
    -Nuk ka ligj specifik ne Shqiperi kunder dhunes domestike. (Ia vlen te permendet se nje koalicion i NGO-ve shqiptare ne Janar 2006 solli ne parlament nje petiocion te firmosur nga 20 mije shqiptare per ndryshimin e ligjit per dhunes perbrenda familjes.) Nuk kam te dhena nqs parlamenti beri ndonje ndryshim. Por perderisa raporti i Amnesty Intl i perket marsit te 2006 atehere s'ka pasur ndryshim.

    -Notions of honour (nderi) and shame (turpi) prevent women from telling anyone about domestic violence for fear that it would bring shame on the honour of their family.
    Cfare t'i komentosh?! E perjetojme si shoqeri. Nderi i familjes ne rradhe te pare. Plus qe eshte dhe problemi i turpit (ne fund te fundit ke friken e opinionit, ke bere dicka, prandaj dhe denimi.)

    In September 2004 Gjin Martincanaj was sentenced to seven years and four months' imprisonment for shooting dead his 21-year-old daughter Grosha Martincanaj, after she went missing for three days and refused to explain where she had been. Her sister reportedly told the press, "Our father did right to kill her, he did his duty as the parent of a girl who shamed her family".
    Motra ... ("honor killing" eshte dukuri e perhapur sidomos ne LM, por ne kundershtim me konstatimin e Ermalit, qe eshte si rezultat i besimit myslyman, ne kete rast duket fare qarte nga emri dhe mbiemri qe kemi te bejme me nje familje te krishtere, pra ky fenomen eshte i perhapur pa dallim feje ne Shqiperi.)

    -A general acceptance of violence in the family is imbedded in Albanian society, and thus many women do not understand the concept of domestic violence as a criminal offence. An activist from an Albanian non-governmental organization (NGO) said: "They have seen their mothers beaten, and they think it is normal to be beaten, or to be shouted at by the husband or brother or mother-in-law, and that it is their husband's right to beat them."

    Kjo ane e problemit eshte akoma me shqetesuese. Permbledhja nga Gazeta Korrieri (e sjelle nga Ermali) e karakterizon kete si "tradite." Nguroj ta quaj tradite, (Dhuna Tradite???) mgjth mund te flasim per nje tolerance te shoqerise ndaj ketij fenomeni.

  4. #64
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    cit.:
    "-Notions of honour (nderi) and shame (turpi) prevent women from telling
    anyone about domestic violence for fear that it would bring shame on the
    honour of their family"


    Ky konstatim eshte absolutisht i pacendrueshem, dashakeq dhe falso!

    Pastaj nocionet fytyre, dere e ndere, ne Shqiperi nuk ekzistojne me qe prej hapave te pare te komunizmit.
    Komunizmi zhduku me rrenje cdo forme te vlerave morale te popullit shqiptar gjysem shekulli me pare.
    Per cfare fantazmash e keni fjalen?
    Apo mos keta sharllatanet e huaj qe kan ardhur te thithin fonde te ndara per "zhvillimin" e Shqiperise ende njihen me kulturen tone nga publikimet e shekullit 17 dhe 18 te periudhes se zgjedhes turke, -se me nuk eshte shkruar per kulturen shqiptare nga askush, e aq me pak per emancipimin e shoqerise shqiptare ne pepriudhen e monizmit komunist.

    Idiotė te tille vijne per cdo dite dhe mundohen te komunikojne me ne permes informatave ne librat e periudhes se rilindjes dhe te na bindin se duhet te luftojme me fantazma ose na thone se ne jemi ne shekullin XVII.

    Une kam degjuar se ne kohe krize ka pasur raste kur gruaja eshte prostituuar me dije te plote te burrit per te mbajtur familjen. Per cfare konceptesh morale flitet ne kete rast? Ne cilin shekull jeton Shqiperia? -XXII!!!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #65
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    cit.:
    "-Notions of honour (nderi) and shame (turpi) prevent women from telling
    anyone about domestic violence for fear that it would bring shame on the
    honour of their family"


    Ky konstatim eshte absolutisht i pacendrueshem, dashakeq dhe falso!
    Mund te jete i paqendrueshem perkufizimi specifik i "nderit" ne kete rast por gjithesesi keshtu perkufizohet nga nje pjese e shoqerise.

    "Sharlatanet" e huaj na e paskan fajin?!

    PS: E di une ku do ta sjellesh muhabetin ti, ne kohen e Kanunit (atij te Lekes vetem) ka pas nder tamam, pastaj s'pat me.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Lioness : 15-07-2007 mė 14:01

  6. #66
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar mė parė nga alDI
    Mos ndoshta katoliket e veriut si rrafin grat e?
    U bere kaq vjet ne ket forum dhe nuk solle njeher nje text libri qe e ke lexu vet, por vetem links nga google.
    Pse thua kane mbetur si te eger disa nga katoliket e veriut?? Sepse qysh ne kohe te turkut jane lene te vazhdojne me Kanun, nderkohe qe fene e lidhjet me Rromen ua preu fort pasi i shihte si armiq te perandorise osmane, ashtu sic i sulmoi fort edhe komunizmi. Tekste libri ndoshta kam lexu me shume se ty, por duhet me ti dhene nga interrneti linkset se robi qe flet me fakte din si me i mbeshtet ato qe shkruan, se me kerku me gjet eshte si me shku ne biblioteke.
    Shihe more veten se ku je mor ALD sportisti

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...09&postcount=5

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...21&postcount=6

    E lexon pra veten dhe e kuptojme se ti qe po na qahesh per grate ketu je po ai qe ke mbeshtet denimet kapitale mbi baza fetare apo na perkrah indirekt Haxhi Qamilat, se jeni shtu shume ju te shkolles Jazexhiu qe doni me revizionu historine e po na i beni Haxhi qamilat e Esat pash tradhtinat si gjoja rrevolucionare pozitive qe ndihmuan kombin. Ah mos ngelte historia e politika ne doren tuaj se fene ia luni por me synim fetar e jo mbareshqiptar.
    Pse kush po i ben me teper lavde shkopit e dajakut ketu ne forum, domethen qe perkrahni dhunen, si ne familje ashtu dhe ne plan nderkombetar per "clirim" nga pushtuesit a 'qafirat'??

    I bashkohem mendimit te Baptistit qe komunizmi rrenoi karakterin e vlerat e mira te shqiptarit, duke e bere ate me materialist e pa vlera morale te shendosha por bazuar adhurime falco te idhujve ideologjike. Kur nje popull i vuajtur e me histori te nderlikuar lihet pa baza krenarie, pa fe, e ne varferi te thelle, atehere domosdo qe do shkerrmoqet nje pjese e shoqerise.
    Sot politikanet e deshtuar vazhdojne te jene percues te krizes, se nderkohe qe ti Luaneshe kerkon ligj kunder dhunes ndaj grave, disa nga keta politikuajt tane jane gati ta cojne vendin ne zgjedhje te reja vetem se nuk po arrijne te zgjedhin nje person qe do na behet president. President do behet i shkreti, me pushtet simbolik se nuk po behet president i Frances.

    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Motra ... ("honor killing" eshte dukuri e perhapur sidomos ne LM, por ne kundershtim me konstatimin e Ermalit, qe eshte si rezultat i besimit myslyman, ne kete rast duket fare qarte nga emri dhe mbiemri qe kemi te bejme me nje familje te krishtere, pra ky fenomen eshte i perhapur pa dallim feje ne Shqiperi.)
    Prandaj edhe e dhashe rastin e Rusise me dhunen ne shifra mjaft te larta. Po ashtu eshte edhe India qe biles i vrasin vajzat qe ne djep vetem se jane vazja per te cilat paja e marteses eshte baraz me falimentim per familjen ne gjendje jo fort te mire ekonomike.
    Por ama nuk ma mohon dot kush se me Kuran myslimanit i lejohet ta preke a ta rrahe 'lehtazi' gruan, e kete ta thote shumica e hoxhallareve, sidomos kur u kujton ajetin 4:34. Nderkohe qe sipas udhezimeve te Jezusit kurre nuk flitet per prekje me dore te gruas. Ndryshim thelbesor pra qe rreflekton edhe zhvillimet ne shoqeri, dmth qe e ben kombin shqiptar me shumice myslimane me te prirur per te perdorur dhunen ne familje. Pikerisht me kete justifikim fetar behet e veshtire qe te luftohet dhuna ne familje pasi nderkohe qe ti i tregon ligjin tjetrit, ai te tregon Kuranin.
    PS: E di une ku do ta sjellesh muhabetin ti, ne kohen e Kanunit (atij te Lekes vetem) ka pas nder tamam, pastaj s'pat me.
    As Kanuni nuk eshte ne anen e grave pasi nderkohe qe flet per rrespekt ndaj gruas se tjetrit apo gruas se botes, nuk e vlereson mire gruan tende, biles edhe e konsideron si thes te mbushur qe mund te grushtohet, apo qe eshte si makine pjellje. Por me pelqen rrespekti kanunor ndaj gruas te tjetrit (aspekti jashte familjar), se te mban ne vije te drejte moralisht e te rrit fisnikerine shoqerore.

    Duhet pra qe ti Luanesh me shoqet e tua te luftoni me teper per sensibilizim te shoqerise, pasi para 10-15 vjeteve edhe ne Amerike kur nje grua shkonte ne polici dhe ankohej se e kishin perdhunuar, ajo shihej me dyshim, apo se e kish kerkuar vete perdhunimin etj. Nderkohe qe sot eshte tjeter mentalitet.
    Keshtu dhe puna e Shqiperise, qe duhet ndikuar ne menyre te shendoshe mbi brezat e ri e te mesem qe pas 10-15 vjetesh te shohim ndryshime.
    Fatkeqesisht segmente te shoqerise shqiptare kane probleme te mprehta, stres te larte, varferi te thelle, gje qe rrit dhunen ne familje dhe i nderlikon gjerat me teper.

  7. #67
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Lioness
    Mund te jete i paqendrueshem perkufizimi specifik i "nderit" ne kete rast por gjithesesi keshtu perkufizohet nga nje pjese e shoqerise.

    "Sharlatanet" e huaj na e paskan fajin?!

    PS: E di une ku do ta sjellesh muhabetin ti, ne kohen e Kanunit (atij te Lekes vetem) ka pas nder tamam, pastaj s'pat me.

    Absolutisht jo,
    une mendoj se vlerat jane vlera dhe kane "vlere" te perhershme ndersa kjo vlere eshte, per nga natyra e saj emprike, objektive, e konstatueshme dhe e percaktueshme.

    Sado abstrakte qe mund t'i duken njeriut keto gjera -ato jane konkrete!

    Ta marrim ne shqurtim abstrakcionin "nder". Ky nocion me se lehti mund te pershkruhet me analogun e vet "parane". Cila eshte vlera e parase? Cfare vlere ka ajo leter? Kurrfare! Absolutisht kurrfare. Vlera e nje letre 500E eshte praktikisht e barabarte me ~0 cent. Por ketu perfundopn analogjia.

    Megjithate njesoj sikur vlera e letres qe quhet "para", ashtu edhe "nderi" perfaqson nje vlere te caktuar konkrete. Nderi vjen si rezultat i mireqenies. Niveli i vleres se nderit individual (te nje shoqerie) eshte ose rri ne proporcion me mireqenien materiale te asaj shoqerie ne pergjithesi. Njesoj sikur qe vlera e atyre letrave rri ne proporcion me pasurine e gjithembareshme te nje ekonomie te perkufizuar gjeografikisht.

    Por ja qe edhe nderi mund te pesoj inflacion... dhe efektin shkaterrues te ketij inflacioni shoqeria shqiptare eshte duke e perjetuar ne lekuren e vet progresisvisht tash sa e sa vite, te mos them breza.

    Por "nderi" ka nje kualitet i cili e tejkalon kete analogji esencialisht dhe e nderpret paralelizmin ne momentin kur e kuptojme, se ne nje shoqeri, dikur te ngritur permes mireqenies pragmatike materiale (qe si rezultat prodhoi nje moral te larte i cili rrezatoi edhe tutje tejpertej pjeseve me pak te mireqena materialisht te shoqerise per t'u stabilizuar ne nje mesatare te lakmueshme pozitive), -ne kohe rrenimi, krize, s'kamje, ajo vlere qe e quajtem abstrakte, fillon te veproje si pufer (buffer) konkret empirik i cili ben nje substituim ose kompenzim praktik te vleres se njeriut ne ate shoqeri, pra mbron individet perberes te asaj shoqerie nga devalvimi dhe degjenerimi i marredhenieve pebrenda asaj shoqerie. e.k.m.r...

    Nje njeri i varfer, nje shtepi e varfer, skajshmerisht s'kamnore, e cila me gjelozi ruan nderin e vet, kulturen, traditat e larta te llojit te vet, maniret, sjelljet, pastertine, edukaten, miresjelljen, fisnikerine, si ne te folur si ne te qendruar, si ne te vajtuar ashtu edhe ne te festuar, ne te ushqyer sado te varfer, ne te folur, ne te fjetur, ne te zgjuar, ne pune, ne te pershendetur, ne perzemersi, ne te biseduar,... - per asnje moment nuk do te ngjalle refuzim, percmim, neveri, apo ku ta di une cka tjeter te nje njeri me kamje kur bjen ne kontakt me te, perkundrazi, njeriu ose familja me keto "vlera abstrakte" te ai si dhe cdo kush tjeter, do te ngjalle admirim, kompasion dhe respekt te perhershem, duke prodhuar, mes tjerash edhe nje simpati dhe obligim moral ndaj tij.

    Vlerat jane te perhershme, trendet jane kalimtare dhe perhere te pacendrueshme; pavlefshme...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anėtarėsuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    ncncnncncnc njerez a stupcat i shokoni a....hehehhe ... ata nuk jane artista po budallenje , faktikisht berllogu i i artit kosovar.

  9. #69
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Citim Postuar mė parė nga Kapedan Leshi
    Ore taj Er_mali (domethon qe ti ka mor mend era e malit) .Ki niki ( nofka si i thuni ju me gramatik ) nuk me prezneton mue , se une as mjeker kom e as lesh ( vetem ne disa vene intime ) . Ki niki ma shoum po fol per njerezit si dun ta diftojn vetin si kapedana ene nrealitet jon vetem kapedani si niki im ( nofka ime ) .
    Ene taj me dukesh keshtou . Per edukat ene per dituni , vallahi ta thom te drejten ka shoum njerez qe jon ma te ditur se un .
    Por , ama taj , taj nuk njo pi atine , me garanci ta thom. Ditunia e ni njeri matet ma llafet qe i thot , me vin keq ama nouk shof dituni ne llafet e tua .
    Taj , ma llafet e tua vetem don te diftohesh si i ditun ,ama nuk ije. Ene tamom ktu osht dallimi midis tije ene mue . se un nuk mundohem te diftohem si i ditun .
    Grate te folim tahej alis , me seriozitet , nuk duhet te rejfen ose si i thue taj qe din gramatiken nuk duhet te malltretohen , por ama shikojme se andej ka vin taj dmth ka mali ala sot e ksaj dite ju i rifni grate , nuk me litar po me losta ( sjon i sigurt po me duket se i thojn loz ne gramatik ) . Ene e boni ket pun me qellim qe me ni te sillme trout per toke tia hidhni grave .
    Ne kah fusha perdorim ni litar special i bote nga di kartheja misri , ene me ket litar i rafim grate ( bojm si kur i rafim - se nuk i rafim me verte ).
    Sa i perket atij stergjyshit tond ene at muhabetin qe ta diftu per at ushtarin ka haru tet diftone se , kapedan ka qone stergjyshi im ene se ai ushtari ka qone stergjyshi i jot .
    Qe ma majr ket e verteton taj , se i ke ngja atij stergjyshit tond nga trute ( bosh ije ) .
    Aj me te majra . Bonu te fala malsorve qe i rafin grate ma losta .
    Prap me fjalt t'mdha je ka shkrua Kapidan o, po jam ka t'uli n'toke si Stupcat se e shkruva i skenar me te fut edhe ty ne ate skec komediet. Domethon jo ty, po dika tjeter qe ti i ke marr nikin a emrin a si po i thoni ju te Ilirides anej. A bre se mos je gostivaras a tetovar se si Iliridistan duken do fshatra anej, apo jan perzje shum me turqit thua e nuk dallohen?
    A e din se ka mali s'guxon me e rrah grun se ato bojn pune shum e jane t'forta si burrat. Ha ha. Por nuk a pun dajakut, por traditet se ka malsia burri nuk matet me gra e as nuk tregon burrni duke e perdor litarin a kashten e misrit mi to. Duhet me ardh edhe ju n'bjeshk ka i her se ju ftillohen dhe ment se ajri i perzim i qytetit a fshatit jua merr ment e nuk je len me vepru si duhet.
    T'ishte taku stergjyshi em me tandin, kishin me e kalu mir, e ma shum kishin fol per ty e brezin e ri qi nuk din me qellua fort drejt me fjal.

    Shikjoje tash se si vazhdon komedia e Stupcave, se nuk myllet me nanen mumje.

    Njai baba i vesh me kostum kombtar kishte pas pas edhe ni djal tjeter te gjetun a te adoptum, e me duket ish ka zona jote, dhe po e qujme Leshan per lehtsi. Futet edhe ai ne dhome e thote se ai din me i rrah grate ma mire e ma lezetshem. Hajt pra - i thote baba- thirre ate grune tande edhe ti Leshan.
    Leshani bertet 3 emra: Hanife, Hanije, Hafize!
    Tri gra te mbulume krejtsisht kok e kambe futen ne dere.
    Baba -- Ca jane mor kta gra te mulume me thesa te zi? A u ka dek kush a?
    Leshani-- Jo, po ishtu a moda e re, se ti na e bane nanen si mumje Egjypti, e un te tria grate i gjeta n'Egjypt kur studjova anej. Hanija biles asht palestineze.
    Baba-- Ti a ke qejf me na hjedh n'er a? Ate mos e rrah fort se jan rrac e marr arabe kta.
    Leshani - Jo bab, duhet me i rrah isoj se u met hatri, dhe ater nuk dal as un burr i drejte zakoni.
    Baba- Po si i dallon se kto grat me rasha te zeza isoj po me duken, se edhe syte te zeza i paskan.
    Leshani -- Burri i mir din me i dallu grat e veta. Per lehtsi Hanifen e kam bo sakate dhe calon pak kur ec. Hanifja e mban i shall bardh e zi lidhun per krye vazhdimisht se aty e godas ma shpesh, por edhe se i pelqen loja e shahut, kurse Hafizes vec zonin ja kam nryshu se ajo me liber ne dor rrin vazhdimisht.
    Baba- I forte dule Leshan, se na mezi po rrahim i grua, kurse ti ia del me rrah tri, por edhe kokan grat e botes.
    Leshani -- Po bab, nji n'mjes, nji n'misdite e tjetren n'darke. Ilac asht, si per to ashtu dhe per mu qe e maj trupin n'forme e s'kam nevoje me shku n'palester. Po kjo burka e zeze ua mbulon krejt shenjat e dhunes dhe askush nuk e din se sa fort te rrahuna jan perbrenda.
    BaBA --- Ma ke kalua dhe mua mor djal. Qe ku e ke dhe qeleshen e ta majsh me shnet se ti din si vazhdohet tradita.

  10. #70
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    stupcat humoristat me te mire te kombit po me te vertet pak i ekzaherojne gjerat se pas luftes se Kosoves ma burat skane edhe aq force ndaj grave ne Kosove,shyqyr zot qe jam nga nje familje qe kur baba nuk e ka rah nenen as te bijen as vllau motren se po ta shihja ni rast si ky do tia q... nanen e baben ati dhunuesi familjar,mos te harojme se fale femres shqiptare lindi kombi me i forte ne bote dhe po te isha ne pushtet femrat do ti liroja edhe per nje dite me pak pun e,ne vend te 5 dite pune do te punonin 4 dite

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Per Motrat Muslimane
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 04-02-2009, 11:12
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •