Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771

    Si të pastroj pluhurin në kompjuter?

    Si behet pastrimi i kompjutereve nga pluhuri?
    A behet me ndonje mjet te veqante apo mund te fshihet me gjerat e zakonshme...
    E dime qe pluhuri shkakton shumehere nxehjen e kompjutereve dhe zhurmen me te madhe.Une kam nje Fujitsu Siemens kompjuter,dhe me eshte mbushur pak me pluhur,jo qe ben zhurme apo ndonje problem tjeter po me shum preferoj ta mbaj gjithqka ne rregull Me cka preferohet fshierja e pluhurit ne kete kompjuter?
    Me poshte e keni nje fotografi te kompjuterit dhe mund ta shikoni edhe pluhhurin qe ju eshte futur.Kliko ne linkun e meposhtem :

    http://i150.photobucket.com/albums/s...v/IMAG0005.jpg

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Te duhen,bombol(kanace). me ajer te kompresuar.http://www.forumishqiptar.com/showpo...5&postcount=77
    Kunja pastruse me pambuk qe perdoren per veshet.http://www.forumishqiptar.com/showpo...8&postcount=83 Mund te fshish me to fletet e ventilatorit dhe fletet prej duralumini te heatsinkut
    http://www.forumishqiptar.com/showpo...1&postcount=11
    Furca te ngushta,me qime te buta dhe rezistente ndaj thyerjes,renies..http://www.forumishqiptar.com/showpo...5&postcount=82
    Nqs ke kanace me ajer te kompresuar,ke furce dhe kunja pambuku atehere e fillon pastrimin me furce,vazhdon me kunjat me pambuk per hapesirat e vockla dhe te ngushta ku ka ngecur pluhur dhe ne fund ja fut me kanace me ajer me presion.Kanacja nuk duhet mbajtur shume afer me siperfaqen e madherbordit.Nje pellembe-25 cm larg eshte normal.
    Ose nqs ke afer shtepise ndonje pike karburanti,perdor kompresorin qe ato kane per fryrjen e gomave.Tubi i gomes ka presion shume te mire ajri dhe i ben kompjuterit pastrim ideal.
    Ne ambjent shtepie nuk duhet harruar te hiqet kablli i korentit nga priza ne mur.KURRE nuk duhet punuar me kompjuterin brenda,pastrim/riparim me kabell korenti lidhur ne prizen e murit.
    Gjate pastrimit(edhe ne raste pune riparimi),kurre nuk duhet prekur me dore siperfaqja e madherbordit,ndonje qark apo chip pasi mund te ekzistoje rreziku i elektricitetit ne natyre(elektrostaticiteti) dhe mund te prishet ndonje pjese aty ku eshte prekur me dore.Kurre nuk duhet punuar brenda kompjuterit ne nje dhome me tapet ose material gome ne dysheme.Me e mira eshte
    qe pastrimin e kompjuterit te mos e besh brenda ne shtepi por jashte.Te figura qe ke vene kompjuterin e ke shume shume afer me murin.Pjeses se mbrapme te kompjuterit duhet ti lesh hapesire te pakten 30 cm qe ajri te dale lirisht mbrapa Ushqyesit te rrymes te dritarja e ventilatorit.Pra pjesa e mbrapme e kompjuterit duhet te jete 30 cm larg murit.Mbrapa kompjuterit ne mur mire eshte te vihet nje cope pasqyre drejtkendeshe e larte sa kompjuteri.Kjo te ndihmon te shohesh nga pasqyra pjesen e mbrapme te kompjuterit.Te ndihmone per te hequr dhe ngulur kabllot ne brimat ku duhen ngulur pa e levizur kompjuterin.Kompjuteri brenda ka nje mbulese te zeze si tub qe mbulon procesorin dhe heatsinkun.Mbulesa tub duhet te zberthehet,hiqet dhe pastrohet nga brenda.
    Pastaj heq ventilatorin dhe heatsinkun poshte tij dhe i pastron,me furce/kunje pambuku dhe kanace ajri me presion.
    Mbulimi me tub i procesorit dhe heatsinkut duket ide e keqe pasi krijon ambjent shume te mbyllur ku akumulohet nxehtesia e larte qe le pasoja per pune te ngadalte te kompjuterit,prishjen e skedareve te sistemit ne hard drajv,kompjuteri nuk ben boot,nuk hapet windowsi,mesazhe gabimi ne boot etj.Qellimi kryesor i venjes se tubit duhet jete mbrojtja e procesorit nga pluhuri dhe papastertite.Fakt eshte qe edhe ne rastet e mbulimit me tub te procesorit /heatsinkut/ventilatorit,perseri ne heatsink dhe ventilator do gjendet pluhur,papasterti,qe ngadalson largimin e nxehtesise.Temperatura ne procesor do jete ne rritje.Nqs kjo temperature shkon mbi 80grade F atehere sensori i tejnxehtesise prane procesorit do diktoje uljen e shpejtesise ne procesor,per te mbajtur temperaturen nen nivelet kritike.Mirepo pluhuri e mban nxehtesine te pacliruar,per pasoje temperatura do shkoje mbi 80,90,100 dhe ne 115grade F procesori fiket vete per tu mbrojtur nga vetdjegja.Atehere cfare efekti do jape kjo nxehtesi ekstreme?Do prishi madherbordin qe nuk mund ta rregullosh...Te duhet te futesh edhe ne bios dhe aktivizosh funksionin e monitorizimit te temperaturave dhe shpejtesise se ventilatoreve.Shiko ne bios tek "PC health" ose nen "Main""Procesor" "Smart" "Chipset konfiguracion"etj.Ne disa lloj madherbordesh te lejohet ta besh kete ndryshim ta aktivizosh monitorizimin e temperaurave dhe shpejtesive te rrotullimit te ventilatorit.(shiko per opsionet enable ose ON)Opsionin e caktivizimit mund ta shohesh si(disable ose OFF) Nqs keto opsione per monitorizim te temperaturave dhe shpejtesise,jane gri,pra nuk klikon dot,atehere nuk ka asnje mundesi per te bere ndryshim ne bios.Fabrika qe e ka krijuar nuk lejon ndryshime.Te duhet te instalosh program per kete pune.Ne kete rast vetem per te pare temperaturat,por jo te besh ndryshime.Me aktivizimin e monitorizimit te temperaturave dhe shpejtesise te ventilatorit,menjeher kur temperatura ne procesor do shkoje 85 grade F biosi do nxjerre dritare lajmeruse rreziku me shenje te verdhe paralajmerim ose shenje te kuqe
    qe eshte shume e rrezikshme.Ne keto raste duhet fikur kompjuteri,Nqs kompjuteri s eshte pastruar,duhet bere pastrim.Nqs kompjuteri eshte pastruar dhe perseri merr ikona te verdhe te kuqe per temperatura te larta,atehere duhet te instalosh ne kompjuter nje ventilator shtese.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 12-07-2007 më 17:06

  3. #3
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,771
    Ben , si gjithmone je shum i shpejte dhe shume i sakte
    Rrofsh e din ti =)

    Nejse,te kthehemi ne teme.Une kerkova nje spjegim per nje problem qe nuk e kam ende,por mesiguri do ta kem ne te ardhmen dhe sipas postimit tend arrita te kuptoj shume gjera.Te Fujitsu im , nuk ka problem,nuk ndizet ndonje drite per temperatura te larta dmth kjo pune eshte ne rregull,as kompjuteri nuk ben zhurme por me pengon kur e hap shtepizen dhe e shoh pluhurin mbrenda..
    Ky pluhur mbrenda qe eshte poshte siq shihet ne foto mund te fshihet me korrent elektrik ? A mund te fshihet pluhuri permbi ventilator me korrent?E ben ndonje problem,se nuk dua ta fshi mbrenda ventilatorit por jashta..se ka pluhur dhe shihet ne fotografi....
    Nejse Ben faleminderit shum per pergjigjen e shpejte,me poshte eshte fotoja e rifreskuar sepse ajo me lart nuk shihet mire..
    Ja kalofsh sa me mire ti

    Fotoja

    http://i150.photobucket.com/albums/s...IMAG0005-1.jpg

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Fshirje me fshese me korrent(vacum cleaner)?.Ia heq pjesen qe fshin te maja e tubit fsheses(furcen). http://www.china-manufacturer-direct...1250a1-20l.jpg Tubin plastik qe leshon ajer me presion ose thith duhet ta mbash jo afer me madherbordin,se ka rrezik te krijoje ngarkese elektrostatike.

Tema të Ngjashme

  1. Kompjuter prej ari të pastër!
    Nga NBAlbania në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-11-2008, 19:15
  2. Ofertat me te reja per pune
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 21-01-2005, 13:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •