Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Postime
    689

    ***100 Vjetori Pavarsisë në Poezi***

    28 Nëntori 1oo vjeqar

    100 vjet Shtet e Pavarsi!
    100 vjet mi gëzofsh o Flamur!
    100 vjet ti valvite shpi për shpi
    100 vjet i dha shtetit Hijeshi
    100 vjet na dha jetë na dha zjarr
    1oo vjet bëre të ndjehemi me ty Krenarë!
    100 vjet të gjithë shqiptaret në Kosovë
    E gjithandeje t` mbanin ne Dore e t` mbanin në gji!
    100 vjet ti valvite shpi për shpi!
    100 vjet O Flamur na dha Dritë na dhe jetë!
    100 vjet ne të mbajtëm ne leckat tona
    100 vjet ti ishe Endërra !…
    Të valoje shpi për shpi me marrë frymë ne Liri!
    100 vjet ti na mbushe atdhedashuri ti na mbushe me energji!
    100 vjet me pare o Flamur Baca Is …te ra ne gjunjë
    Me elgance ai te mori Ty në duarë e te puthi me shume malle!
    Si baba djalin qe puthe ne Balle!Kur e nise ...a i per Luftë!
    Tahir Meha o Flamur ai per ty u rrafshua me gjithe Kulle.
    100 vjet O Flamur Adem Jashari ja ndrroje Kosovës Historinë
    Që t`valvitëshe ti shpi për shpi …
    Tim e flakë ai e kalli Kullen e tij
    me familje e pa vdekjen ai me sy!
    Shkau ne dere me Asqeri i kishte shkel …
    Adem Drenica e priti Si shqiptari e ka zakon…
    Vetum e vetum Flamurin në dorë të shkavit mos me lanë-…
    Amanetin ne Vend e qoi…
    Të valosh ti sot i Lire … në Kosovë ti shpi për shpi…
    O FLAMURI Kuqë e Zi…krenaria Kombit je ti!
    100 vjet o Flamuri Kuqë e Zi ishe tmerri për Serbi…
    100 vjet O Flamur ,nënat në Kosove e gjithandejë
    Kanë lind e rritë djem për ty O Flamur!
    Ma Gëzofsh për jetë e mot këtë :
    100 Vjetor !Ti Shqipëri e ti Flamur!
    Rroftë Shqipëria për jetë e mot!
    Me gjithë motrat*që ka për rrethë!
    Rroftë Flamuri Kuqë e Zi! Sa t` ketë Diell sa t`kete henë!
    Ti valo sot i Lire shpi për shpi se te kemi vetum nje!

    11.11.12 diku ne mergim
    Ps. motrat* -kosoven Iliriden, çamerin, luginen e presheves…Hot,grug.malsi


  2. #2
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    28 Nentori

    Shqipni po te qesh ty shume ftyra
    Por nje vransine ti ke ne vetull
    Shqiponjes ne flamur i buzeqesh Liria
    Trupi i coptuem dhimbje e mbetun

    Heeej Shqipni nane e plagosun
    Ty qe te parin Zoti te solli ne Toke
    Kaluan shekuj n'ket bote te pluhnosun
    Prap gjalle ke ngel je ba ma e forte

    28 nentor shkru me germa gjaku
    Shkru me germa qe tokes ia dhuroi Zoti
    Cdo shkronje me arom zambaku
    Cdo shkronje e lare me pika loti

    Gjithmone Shqipni ty jane mundue
    Qe bijte te jen n'sherr e te percame
    Me disa fe dot s'te kane ngaterrue
    Se ti gjitmone ke dale e lame

    Me 28 nentor ne Krujen Trime
    Gjergj Kastrioti valviti Shqiponjen
    Ne te njeten dite plot rrezatime
    Ismail Qemali me flamur e hijeshoj Vlonen

    Po prap ket dite fat ka shqiptari
    Kosoves Shkjau flaken ia vuni
    U ngrit ne kam UCK-ja Clirimtari
    E bashke me miq Shkjaun e mundi

    E di Shqipni vransine ke ne vetull
    Shume shpejt vransia ka me tu tretun
    Shume shpejt ty plaget do te sherohen
    Shqiptaret bashke ne nje shtet t'bashkohen

    Do te kemi prap 28 Nentor
    Qe trupi yt do te cohet ne kame
    S'do jesh sakate me dhimbje n'krahnor
    Por si dikur do jesh Zoje e Rane

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    Nentor 2012

  3. #3
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280
    Balada e tortes se Pavarsise

    Shqiperi ti u veshe kuq e zi
    Shqipetar ti qeshu sot ne Pavarsi
    Disa vargje do i hedh ne leter
    Pavarsine e gezojm t'rinj e t'vjeter

    Oh sa mire ashte kur je shqiptar
    Zoti na e ka dhuruar gjak i pare
    Cdo gezim eci mire per bukuri
    Erdhi torta e pavarsise plot hijeshi

    Kur ke fest ti pin dicka
    Bile dhe mendt
    Bile dehesh pa pi gja
    Ngaterron dhendt

    Kudo n'bote ka njerez t'mire e t'ligj
    Por ka njerez qe s'e shohin por kan bisht
    Dhe keto pa prit shume ne Tirane
    Iu leshun tortes sikur t'ishin ne thane

    Ishin t'kuq bardh a t'larm s'ka rendesi
    Kur ke bisht majen e pemes ke per shpi
    Se komunizmi na pat than me hare bare
    Ishim njerez para se me na ba kale

    Me vjen keq qe ca medie ne Shqiperi
    Ngarerrojne ujin me raki
    Apo ne gjak tek to levizi
    Gjak majmuni si komunizmi

    Gjithe ajo hare dhe ai lloj gezimi
    Elefand s'bahet dot mini
    Kush ka bisht nuk e sheh s'prish pune
    Se asht prove qe ndan njeriu me majmun

    Shqiperi ti u veshe kuq e zi
    Pavarsine ti e gezofsh
    Mos ki stres a merzi
    Per pak njerez qe s'kan hare Tort

    Lek Gjoka
    Jacksonville Florida
    29 nentor 2012

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •