Falsiteti ‘Ad Hominem’
Pėrkthyer nga latinishtja, ‘Ad Hominem’ do tė thotė ‘kundėr personit (njeriut)’. Nėn kategorinė ‘Argumentum Ad Hominem’ pėrfshihen tė gjithė falsitetet, ku njė pėrfundim, pretendim, apo argument hidhet poshtė nė bazė tė ndonjė fakti tė pavend rreth autorit qė ka prezantuar atė pėrfundim, pretendim, apo argument.
Ky falsitet pėrbėhet nga dy pjesė. Tek e para, goditet karakteri i autorit tė argumentit nėn shqyrtim, apo rrethanat e tij. Tek e dyta, kjo goditje merret si evidencė pėr tė suportuar argumentin e ‘goditėsit’:
Pra, autori Borix deklaron njė pėrfundim. Goditėsi atakon karakterin e Borix dhe konkludon se pėrfundimi i Borix ėshtė gabim. Ky lloj argumentimi nga ana e goditėsit ėshtė njė rast tipik i falsitetit ad hominem dhe mund tė duket mė qartė nė shembullin e mėposhtėm:
Njė anėtar i Partisė Socialiste: “Pra, sipas rezultateve tė kėrkimit tim shkencor, zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri shfaqin parregullsi nė procesin e votimit.”
Njė person tjetėr: “Ti je socialist, s’do mend qė do tė pohosh atė. Prandaj, unė nuk tė besoj.”
S’do mend qė tė gjithė ne e kemi hasur kėtė shembull falsiteti (madje, edhe kur nuk je anėtar partie). Vėreni qė kam shtuar frazėn “sipas rezultateve tė kėrkimit tim shkencor”. Nėse ajo frazė do tė mungonte, atėherė do tė ishte mė e vėshtirė ta cilėsonim personin e dytė si njė person goditės, megjithėse argumenti do tė ishtė sėrish ad hominem.
Raste specifike tė argumentimit Ad Hominem
Rasti “Gjithashtu dhe ti”
Ky rast ėshtė njė formė e zankonshme e falsitetit ad hominem dhe ndodh atėherė kur goditėsi bazohet nė ‘tė shkuarėn’ e autorit tė argumentit nėn shqyrtim. Pra, rrjedha logjike ėshtė si mė poshtė:
Shembulli i mėposhtėm e qartėson kėtė rast falsiteti:
Njė anėtar i Partisė Socialiste: “Pra, sipas rezultateve tė kėrkimit tim shkencor, zgjedhjet parlamentare tė 3 korrikut 2005 nė Shqipėri shfaqin parregullsi nė procesin e votimit.”
Njė person tjetėr: “Kėshtu the edhe pėr zgjedhjet e kaluara, tė cilat dolėn qė ishin tė rregullta. Prandaj, unė nuk tė besoj.”
Pra, “personi tjeter” (goditėsi) merr pėr evidencė njė gabim faktik nė tė kaluarėn e autorit duke e goditur atė, nė mėnyrė qė ta pėrdorė si evidencė pėr pėrfundimin e tij se zgjedhjet e 3 korrikut ishin tė rregullta. Mė specifikisht, konkluzioni i goditėsit “Prandaj, unė nuk tė besoj”, ka si evidencė suportuese fjalinė “Kėshtu the edhe pėr zgjedhjet e kaluara, tė cilat dolėn qė ishin tė rregullta.” Por, kjo evidencė ėshtė njė falsitet Ad Hominem “Gjithashtu dhe ti”, sepse bazohet te njė gabim faktik nė tė kaluarėn e anėtarit tė Partisė Socialiste.
Termi “Gjithashtu dhe ti” ėshtė ideuar nė bazė tė insinuancės sė falsitetit nė fjalė: “Edhe nė tė shkuarėn”, “Gjithashtu edhe herėn e kaluar”. Megjithatė, ky lloj falsiteti nuk bazohet vetėm nė tė shkuarėn e autorit ‘nėn goditje’. Ai bazohet edhe nė veprimet dhe sjelljet e atij autori. Pėr shembull, nėse pranojmė si tė vėrtetė pėfundimin qė “Duhani shkakton kancer”, dhe duke ditur qė “Borix pi duhan”, atėherė njė i afėrm i Borix mund tė bėjė falsitetin: “Duhani s’ėshtė ndonjė gjė e keqe. Nė fund tė fundit, edhe Borix pi duhan.”
Rasti “Rrethanor”
Ky falsitet ndodh atėherė kur njė person ‘godet’ pėrfundimin, pretendimin, apo argumentin e njė personi tjetėr (autorit) duke pretenduar se autori ka argumentuar nė atė mėnyrė vetėm pėr interes vetjak. Nė shumė raste, kjo ndodh pėr arsye tė rrethanave tė autorit, tė cilat mund tė jenė bindje politike, bindje fetare, etniciteti, e tė tilla. Forma e kėtij falsiteti paraqitet mė poshtė:
Shembulli qė kam paraqitur nė pjesėn ku pėrshkruhet falsiteti Ad Hominem ėshtė i vlefshėm edhe pėr kėtė rast. Pra, goditėsi ndėrton njė argument ad hominem rrethanor, duke pretenduar se autori (anėtari i Partisė Socialiste) ka paraqitur argumentin nė fjalė pėr shkak tė bindjeve tė tij partiake.
Nė tė dyja kėto raste, si dhe nė pėrgjithėsi, argumenti ad hominem ėshtė po aq i fortė sa “…njė shtėpi e ndėrtuar nė rėrė.” Ky falsitet ėshtė shumė i shpeshtė (qoftė kėtu nė forum, ku nuk pėrjashtoj vetveten, qoftė edhe nė jetėn e pėrditshme shoqėrore dhe shkencore).
Krijoni Kontakt