Disa pika mbi Logjiken Informale
Nje perkufizim
Logjika informale, e cila i ka fillimet e veta si nje disipline ne vitet ’60 te shek. XX, eshte nje perpjekje per zhvillimin e logjikes per te vleresuar, analizuar, dhe permiresuar arsyetimin ne gjuhen e perditshme (Enciklopedia Stanford, 1996). Pjesa me e madhe e studimeve ne kete fushe ka te beje me arsyetimin dhe argumentin (ne kuptimin e paraqitjes se nje ose me shume premisave dhe konkluzionin qe rrjedh prej tyre), marketing, debate politike, argumentet ligjore, mediat (e shkruara dhe vizive).
Ne thelbin e vet, logjika informale kategorizon argumentet bazuar ne nje dallim kyc: argumentet deductive (nga nje klase e pergjithshme nxjerrim nje instance specifike) dhe ato induktive (nga disa instanca specifike, nxjerrim nje pergjithesim, apo klase te pergjithshme). Sipas logjikes deduktive, premisat e nje argumenti deduktiv na garantojne nje vertetesi te konkluzionit: nese premisat jane te verteta, atehere s’ka se si konkluzioni te jete i gabuar (fals). Sipas logjikes induktive, premisat e nje argumenti te qendrueshem induktiv e paraqesin konkluzionin si te mundshem ose si me te mundshmin. Fjala kyce ‘e mundshme’ na prezanton me rastesine ne kuptimin probabilitar, duke na lene te kuptojme se ekziston nje mundesi qe premisat te jene te verteta dhe konkluzioni te jete fals. Por, kjo nuk do te thote se konkluzioni i nje argumenti deduktiv eshte gjithnje i sakte (i vertete) – ai konkluzion eshte i sigurt per sa kohe qe premisat e perdorura per ta nxjerre jane te sigurta.
Teoria e Falsiteteve
Studimet e logjikes informale nuk kane te bejne me percaktimet sistematike qe kane per qellim vleresimin e qendrueshmerise se argumenteve te forta deduktive, induktive, etj. Ato konsiderojne metodat e falsiteteve logjike si nje mjet i fuqishem per analizen e arsyetimit informal. Ne kuptimin tradicional, nje falsitet logjik eshte nje motiv i nje arsyetimi te dobet qe duket se memetizon nje motiv te nje arsyetimi te qendrueshem. Theksoj ketu fjalen ‘tradicional’, sepse menyra se si logjika informale shfrytezon motivet e falsiteteve logjike per te studiuar argumentet risjell ne kujtese shqyrtimet aristoteliane te logjikes. (Kjo eshte edhe nje arsye se perse thuhet qe studimi i ligjeve te logjikes nuk ka ndryshuar qe nga koherat e Aristotelit…)
Motivet e falsiteve (argumenteve te dobta) qe jane paraqitur ne kete teme jane klasa te pergjithshme. Ne gjuhen e perditshme (debate, reklama, shkrime, etj.), sa here qe nuhasim nje argument te dobet, mundohemi te identifikojme se ciles klase falsiteti i perkasin, fale motiveve ekzistuese. Pra, nese lexojme emrin ‘ad verecundiam’, kuptojme qe kemi te bejme me nje motiv ose klase falsitetesh, qe ndodh ne raste kur konkluzioni nxirret vetem sepse personi qe po konkludon bazohet ne autoritetin e nje personaliteti te famshem (shkencor, politik, artistic, etj.). Prandaj, duke njohur motivet e falsiteteve, ne mund te percaktojme fuqine e argumenteve te dhena: per sa kohe qe nuk hasim nje falsitet, biem dakord se kemi te bejme me argumente te qendrueshme.
1. Retorika
E verteta eshte nje nocion qe duket se nuk perputhet me kontekstet informale, sepse logjika informale karakterizohet, pergjithesisht, nga hipoteza (te cilat mund te mos jene te verteta), besime te paqarta (si besimet ne fat), mosmarreveshje te forta ne lidhje me ate qe eshte e vertete dhe e gabuar, me pohime etike dhe estetike (te cilat rralle-here mund te klasifikohen boterisht si te verteta apo te gabuara), etj.
Retorika (shfrytezimi efektiv i gjuhes per te kenaqur apo per te bindur) e ka marre parasysh problemin e mesiperm dhe e ka zgjeruar me tej, duke na lene te kuptojme se nuk mjafton qe nje audience te caktuar t’i paraqesesh pohimet te verteta me mendimin se audienca nuk do ta kontestoje aspak konkluzionin (e vertete). Pervec paraqitjes se premisave dhe konkluzionit, audienca (e cila padrejtesisht mund te hedhe poshte vertetesine e konkluzionit te vertete te nxjerre nga premise te verteta) duhet bindur e kenaqur. Pra, nevojitet perdorimi i nje argumentimi bindes. Tre komponentet kryesore te mundesimit te bindjes jane paraqitur nga Aristoteli: ethos (karakteri i debatuesit), logos (logjika e vete argumentit) dhe pathos (bindjet e vete audiences ndaj te cileve debatuesi po drejton argumentin). Pra, nisur nga ky kendveshtrim, konkludojme se, nder qellime te tjera, nje objektiv kryesor i argumentimit eshte te paraqitet ne nje stil te atille qe te binde audiencen dhe te jete njekohesisht i besueshem dhe i qendrueshem.
2. Dialektika
Dialektika eshte emri qe i vihet metodave te debatit/argumentimit, me ane te te cilave kerkohet te provohet (vertetohet) apo te hidhet poshte (pergenjeshtrohet) vertetesia e nje pohimi (konkluzioni) duke shfrytezuar rregullat e logjikes apo ligjet e arsyes. Ne kohet moderne, Shkolla e Amsterdamit eshte shkolla me me influence e dialektikes, sipas se ciles argumentimi kuptohet si nje mjet qe zgjidh mospajtimet ne opinione.
Dhene orvatja e dialektikes, nxjerrim ne pah rendesine e dialogut. Sisteme te ndryshme dialogjesh perpiqen ten a paraqesin modeled he rregulla qe te na udheheqin drejt diskutimeve racionale ne arsyetime interaktive (si debate politike, per shembull).
Logjika informale dhe filozofia
Disiplina e logjikes informale ka gjetur zbatime ne fusha si Mass-Komunikimi, Retorika, Inteligjenca Artificiale (nje dege kryesore e Shkencave Kompjuterike dhe Shkencave Njehsimore), Shkencat Politike dhe Marredheniet Nderkombetare, e fusha te tjera ku lind nje tezė. Por, ne lidhje me filozofine, nje grup mendimtaresh pohojne se filozofia eshte zemra e logjikes informale: nje baze e hollesishme e nje argumenti duhet te ndertohet mbi bazat filozofike te racionales. Nga ana tjeter, ekziston grupi i mendimtareve sugjerojne qe logjika informale mund te zhvillohet e pavarur nga elementet filozofike. Nje kendveshtrim i tij na ben te perqendrohemi tek logjika informale me teper se sa tek filozofia e logjikes informale.
Mbi te gjitha, perpjekja e logjikes informale per te modeluar arsyetimin informal ka implikime kyce ne lidhje me natyren e racionalitetit, natyren e mendjes, te menduarit, dhe te proceseve te tjera mendore, mbi vleren e logjikes dhe retorikes, si dhe implikime mbi rolet shoqerore, politike dhe epistemologjike te argumentimit dhe arsyetimit.
(Burime: G. N. Curtis, Logical Fallacies; Stanford Encyclopedia; T. Holt, Logical Fallacies – Cirencester College materials; studime te pavarura - Borix)
Krijoni Kontakt