Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 64

Tema: Shqipėria

  1. #41
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Prijesat_Ilire ne Venecia

    Ne faqen 109 te librit:
    ----------------------------------
    Titulli : The Roman World
    Autori : J. S. Wacher -
    History - 2002 -
    -----------------------------------
    flitet per statujen e famshme te
    kater Prijesave Ilire (Venecia).

    Nuk di ku mund te lexoj per autorin
    e kesaj vepre?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  2. #42
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Udhetime ne Arberi

    Tungjatjeta!

    Tek libri:
    ----------------- Libri: -----------------------------
    A General Collection of the Best and Most Interesting Voyages and Travels
    in All Parts of the World: Many of which are Now First Translated Into English.
    Digested on a New Plan

    By John Pinkerton

    Published by Longman, Hurst, Rees, and Orme, 1814
    Item notes: v.17
    Original from the University of Michigan
    Digitized Jan 22, 2007
    ---------------------------------------------------------

    pashe tituj librash me pershkrime nga udhetime ne
    vitet 1600 - 1814. Faqet 64 - 67 tregojne rreth udhetimeve
    ne rajonin tone.( bashkengjitur eshte faqja 64 nga ky liber ).
    Libri i plote eshte ne 'web address' qe vijon:
    http://books.google.com/books?id=syI...brr=3#PPA64,M1
    Ndodhet ne faqet tona web ndonje permbledhje nga keto botime?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Shen_Simeoni - 5_Janar

    Kemi gjurme te Shen Simeonit te Antiokut(-Janar 5-)
    ose te "stylites" ("pillar-hermits") ne
    parqet tona arkeologjike ?

    p.s.
    fotot jane nga libri(shume terheqes) qe vijon:
    -------------------- LIBRI ------------------------------------
    Rome and Byzantium: Historical Survey
    By Clive Foss, Paul Magdalino
    Published by Elsevier-Phaidon, 1977.
    -----------------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Tre Shenjtore Askete ne nje Ikone Shqiptare

    Ne "www" lexova nje artikull rreth nje ikone te
    Saint Simeon Stylites, Saint Stylianos dhe Saint Onouphrios.
    Autori besonte se ikona vinte nga Berati. N.q.se kjo qendron,
    pyetja e mesazhit te meparshem merr pergjigje.


    -------------------- pjese nga artikulli --------------------
    AN ALBANIAN IKON ?
    . . .
    After some enquiries on my return home I found that
    this ikon was almost certainly not from a church, but was
    an unusual example of a domestic ikon depicting :

    1. the fifth century Saint Simeon Stylites on his column,
    2. Saint Stylianos holding a child,
    3. and the second century Saint Onouphrios (Humphrey),

    who lived in the desert for forty years . . .

    -------------------------------------------------------
    Fotot jane marre nga artikulli i permendur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Demir Dyrmishi:Si e kam shkruar historinė e komunizmit dhe Enver Hoxhės

    Botohet vėllimi i katėrt i Historisė sė Shqipėrisė

    Nė njė kohė qė rishkrimi dhe rishikimi i figurave tė caktuara historike debatohet gjithnjė e mė shumė, ėshtė botuar dhe hidhet nė treg vėllimi i katėrt i Historisė sė Shqipėrisė, botuar nga shtėpia botuese "Toena". Ky vėllim, i cili pėrfshin dy periudha tė historisė sė shqiptarėve, Luftėn Antifashiste Nacionalēlirimtare, qė fillon me pushtimin e Shqipėrisė nga Italia fashiste, mė 7 prill 1939, dhe pėrfundon me ēlirimin e saj, mė 29 Nėntor 1944, dhe periudhėn pas lufte, periudhėn e sistemit komunist, qė pėrfshin vitet 1945-1990, ėshtė pėrmbyllja e projektit tė Akademisė sė Shkencave tė Shqipėrisė dhe Institutit tė Historisė, i nisur qė nė mesin e viteve ‘90. Nė kėtė vėllimin nuk ėshtė pėrfshirė periudha qė nis me pėrmbysjen e regjimit komunist (1990) dhe vendosjen e sistemit demokratik, pasi arkivat qė pėrmbajnė dokumentet e kėsaj periudhe, sipas legjislacionit nė fuqi, janė ende tė mbyllura. Pėr hartimin e vėllimit kanė punuar njė numėr autorėsh tė njohur, specialistė tė fushave e tė problemeve pėrkatėse, punonjės dhe bashkėpunėtorė tė jashtėm tė Institutit tė Historisė, pedagogė tė Universitetit tė Tiranės dhe studiues nga Kosova, me redaktor pėrgjegjės prof.dr Gjelal Gjeēovi. Pėr herė tė parė nė vėllim pėrfshihen ngjarjet qė kanė pėrjetuar shqiptarėt jo vetėm nė Shqipėri, por dhe nė Kosovė, nė Ēamėri e nė diasporė, nė vitet e luftės e nė periudhėn pas saj. "Periudha e dytė, 1945-1990 nuk ka qenė e lehtė nė trajtim pėr njė varg arsyesh. Sė pari, nuk ėshtė e lehtė tė shkruash historinė e njerėzve ose tė forcave qė janė ende gjallė e aktive nė jetėn shoqėrore, qė janė, sigurisht, tė ndjeshme ndaj asaj se ēfarė shkruhet e si vlerėsohet veprimtaria e tyre nė tė kaluarėn, aq mė shumė qė nė radhėt e tyre, tė tė gjitha krahėve, ka jo pak ekstremistė qė kėrkojnė e, madje, bėjnė dhe presion qė historia tė shkruhet sipas pikėpamjeve tė tyre. Nė kėtė vėshtrim, kishte tė drejtė Noli kur thoshte se njė vepėr historike mban dhe vulėn e kohės nė tė cilėn ajo shkruhet. Sė dyti, vėshtirėsitė shtohen dhe nga trashėgimia nė fushėn e studimeve pėr kėtė periudhė. Deri nė vitin 1990 punimet pėr tė kanė qenė tė njėanshme, tė politizuara e skematike. Ato nuk mund tė dilnin jashtė skemave dhe jashtė kėrkesave politike tė kohės. Pėr rrjedhojė, autorėt, pėrgjithėsisht, pėrpiqeshin t‘i shmangeshin analizės sė problemeve tė mprehta tė shoqėrisė shqiptare. Edhe pas vitit 1990, njė pjesė e autorėve kanė vazhduar tė shkruajnė me tė njėjtėn metodė, prandaj dhe punimet e tyre janė tė mbushura me sulme, me sharje, me politizime dhe me njė prirje tė theksuar pėr tė mohuar ēdo gjė tė vlerėsuar mė parė nga historiografia shqiptare. Mirėpo historia nuk mund tė shkruhet me metodėn e denigrimit, e aq mė pak me sulme e me sharje. Autorėt e vėllimit IV janė pėrpjekur tė largohen nga trajtesa tė tilla, qė janė mė afėr politikės sesa shkencės, me qėllim qė publikut t‘i jepet njė vepėr shkencore, qė t‘i afrohet sa mė shumė qė tė jetė e mundur realitetit. Sigurisht, nuk mund tė pretendohet se kėsaj i ėshtė arritur nė shkallėn mė tė mirė tė mundshme e nė tė gjitha aspektet. Por, gjithsesi, me kėtė vėllim mendojmė se bėhet njė hap nė drejtimin e duhur", shprehet Xhelal Gjeēovi nė parathėnien e vėllimit. Sigurisht qė regjimi komunist, problemet politike, ngjarje aq shumė tė pėrfolura me personazhe tė caktuara politike, zėnė edhe pjesėn kryesore tė kėtij vėllimi. Prof.dr Demir Dyrmishi, i cili ėshtė edhe hartuesi i historisė sė kėsaj periudhe nė vėllimin IV, nė intervistėn e mėposhtme pėr Gazetėn, tregon se si ėshtė trajtuar kjo periudhė nė aspektet kryesore tė saj. Si ėshtė parė periudha e regjimit komunist. Cili ka qenė roli i Enver Hoxhės si diktator, cilat kanė qenė marrėdhėniet e tij me figura tė caktuara politike si Koēi Xoxe, Nako Spiro, Sejfulla Maleshova. A e vranė apo u vetėvra Mehmet Shehu? Si ka lindur dhe ėshtė zhvilluar lufta e ashpėr e klasave dhe ēfarė qėndrimi ka mbajtur Hoxha.

    Zoti Dyrmishi, nė vėllimin e ri tė sapobotuar ju keni shkruar historinė e Shqipėrisė nėn regjimin komunist dhe problemet politike. Si ėshtė trajtuar kjo periudhė, cilat janė aspektet mė shumė tė nėnvizuara?

    Nė kuadrin e vėllimit IV tė Historisė sė Shqipėrisė, si autor kam trajtuar problemet politike tė periudhės pas ēlirimit. Nė trajtimin historik nuk duhet tė bėhemi nihilistė pėr arritjet e njėrės apo tjetrės periudhė. Edhe gjatė regjimit komunist, populli shqiptar ka punuar, ka zhvilluar industrinė, bujqėsinė, arsimin, shkencėn dhe kulturėn. Nė pėrgjithėsi kėto kanė qenė disa arritje tė popullit tonė po edhe tė regjimit qė ishte nė fuqi, tė cilat nuk mund tė mohohen dhe janė pasqyruar deri nė njėfarė mase edhe nė kėtė vėllim. Por gjithashtu, dihet qė gjatė regjimit komunist ka pasur edhe defekte, dobėsi, mangėsi, tė cilat duhet tė evidentohen e t‘i paraqiten opinionit publik, mbarė popullit shqiptar brenda dhe jashtė kufijve, qė tė njihet realisht me historinė e kėsaj periudhe. Tė metat e kėtij regjimi janė tė lidhura me vetė sistemin politik qė u zgjodh nė atė periudhė sesa me personin qė e drejtoi, Enver Hoxhėn. Nė kushtet e mungesės sė pluralizmit politik, kushdo qė do tė drejtonte do tė bėnte gabime tė kėsaj natyre, do tė mohonte deri nė njėfarė mase liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut. Ky sistem politik ēalonte nė faktin qė edhe pse propagandonte lirinė, demokracinė, shprehjen e mendimit, lirinė e fjalės, tė ndėrgjegjes, nė praktikė nuk e realizonte. Mbahej njė qėndrim i dyfishtė; nė teori pranohej se kishte liri e demokraci, ndėrsa nė praktikė cungohej krejtėsisht. Si rrjedhojė ndodhi qė tė gjithė ata qė mendonin ndryshe me udhėheqėsit e Partisė tė trajtoheshin jo si kundėrshtarė politikė, por si armiq tė atdheut, tė popullit, edhe pse nuk ishin tė tillė. Ata shprehnin thjesht njė mendim tė tyrin.

    Protagonisti kryesor i kėsaj periudhe ėshtė pa dyshim Enver Hoxha. Si paraqitet ai si udhėheqės politik i popullit shqiptar?

    Mendoj se figura e Enver Hoxhės ėshtė parė bardhezi; me tė mirat, arritjet, sukseset, por edhe me dėshtimet si person, drejtues politik i vendit, por edhe si sistem politik. Nėse nė regjimin komunist, historianėt, publicistėt dhe tė gjithė ata qė e propagandonin atė, e shikonin vetėm me syrin e lavdėrimit dhe tė kultit tė personit duke i thurur himne, nė kėtė vėllim janė parė dhe tė metat. Nė mėnyrė tė veēantė ėshtė trajtuar lufta e klasave qė ėshtė zhvilluar nė mėnyrė ekstreme nė vendin tonė. Mund tė thuhet se ėshtė njė njollė e zezė nė historinė e popullit.

    Cili ėshtė epiteti qė i keni vėnė Enver Hoxhės? E quani diktator?

    Nga gjithė zhvillimi i ngjarjeve politike nė vend gjatė 45 viteve tė regjimit komunist, nuk ka dyshim qė Hoxha ėshtė diktator. Edhe unė e kam quajtur tė tillė gjatė shkrimit tė tekstit. Jam pėrpjekur qė tė mos e teproj dhe tė ruaj gjuhėn e ftohtė tė studiuesit. Por mė shumė e shoh atė si pjellė tė sistemit diktatorial, tė njė sistemi njėpartiak qė nuk lejonte pluralizėm politik, mendime ndryshe, parti tė tjera politike. Ēdo njeri tjetėr qė mendonte e shprehej ndryshe, konsiderohej, gjykohej e dėnohej si armik. Diktatura ėshtė vendosur nė Shqipėri qė me ēlirimin e vendit mė 29 nėntor 1944 derisa u vu nė baza ligjore. Kjo diktaturė erdhi duke u forcuar. Hoxha ishte nė krye dhe ai mban pėrgjegjėsinė kryesore pėr ushtrimin e diktaturės. Nuk mund ta zhveshim nga kjo e vėrtetė. Ai i forcoi pozitat e tij e njėkohėsisht edhe tė diktaturės nė nėntor tė 1944-ės, kur arriti tė merrte frenat nė dorė dhe tė vendoste unitet nė radhėt e Byrosė Politike. Zgjodhi persona qė t‘i kishte nė krahė tė tij, doli i larė nga gabimet qė kishte bėrė dhe pozitat e tij filluan tė forcoheshin gjithnjė e mė shumė pas vitit 1945. Ai drejtoi me duar tė hekurta derisa qe nė krye tė Partisė.

    Ju pėrmendėt mė lart luftėn e klasave si njolla e zezė e historisė. Si ėshtė parė ndikimi i tyre pėr jetėgjatėsinė e kėtij regjimi?

    Lufta e klasave ka ekzistuar qė nė lindjen e shtetit. Pas formimit tė institucioneve shtetėrore, ligji mban nė vetvete dhe njė lloj diktature. Lufta e klasave qė ėshtė zhvilluar pas ēlirimit, si njė faktor tepėr negativ i popullit tonė, ėshtė parė nė dy aspekte. Sė pari, lufta e klasave jashtė radhėve tė Partisė dhe ajo brenda radhėve. Gjatė regjimit komunist ne i kemi mėshuar shumė problemit tė parė, luftės kundėr personave qė ishin jashtė Partisė dhe shfaqnin mendime tė kundėrta. Kėtė e kemi propaganduar si pėrpjekje qė bėnin forcat kundėrshtare, jo armiqėsore siē ėshtė thėnė dikur, pėr ta pėrmbysur regjimin komunist jo vetėm me propagandė, agjitacion apo nė mėnyra tė tjera. Kjo rezistencė bėhej nė mėnyrė ilegale, por sidoqoftė nė rrethana tė mungesės sė lirisė dhe mendimit, ata janė pėrpjekur qė tė organizohen dhe tė propagandojnė kundėr regjimit komunist, madje tė vėnė nė shenjė udhėheqės dhe drejtues tė lartė tė partisė dhe shtetit pėr t‘i likuiduar edhe fizikisht. Kėto forca kundėrshtare kanė pasur mbėshtetjen nga shtete e demokracitė perėndimore, nė mėnyrė tė veēantė nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Anglia. Nuk pėrjashtohen shtetet tona fqinje si Italia, Jugosllavia, Greqia, tė cilat nuk hoqėn dorė dhe vazhdojnė tė mos heqin dorė nga pretendimet e tyre territoriale ndaj Shqipėrisė. Por nėse forcat ndėrkombėtare nuk kishin ndėrmend tė ndėrhynin ushtarakisht, forcat kundėrshtare politike tė brendshme kėrkonin rrėzimin e regjimit komunizmit me ēdo kusht, qoftė dhe me forcėn e armėve. Njė aspekt tjetėr ishte lufta e klasave nė gjirin e Partisė, sikurse ėshtė deklaruar nga vetė regjimi dhe udhėheqja e PPSH-sė. Edhe ata kanė qenė kundėrshtarė tė brendshėm tė Enver Hoxhės apo tė ndonjė personi tjetėr qė ishte nė udhėheqje, por nė dallim nga kundėrshtarėt e parė, kėta nuk ishin pėr ta rrėzuar regjimin komunist me dhunė. Ata kėrkonin tė bėheshin disa ndryshime politike dhe ekonomike brenda sistemit ekzistues, tė kishte njė liberalizim tė mundshėm nė jetėn politike e ekonomike brenda vendit. Nga ana tjetėr ishte edhe njė luftė karrigesh. Kishte nga ata qė ishin tė pakėnaqur, apo qė kishin pasur dikur njė pozicion dhe e kishin humbur. Kėta prisnin momentin e pėrshtatshėm qė tė riktheheshin. Kjo nuk realizohej pa rrėzimin e udhėheqjes, Hoxhės, Shehut e tė tjerė qė i pasonin.

    Pas viteve ‘90 deri mė sot, shumė figura politike tė asaj kohe janė ngritur apo rrėzuar, janė komentuar vazhdimisht edhe me daljen e dokumenteve tė panjohura mė parė. A thuhen disa tė vėrteta pėr kėto personazhe tė regjimit nė kėtė vėllim?

    Ka edhe raste qė ka pasur goditje krejtėsisht tė padrejta. Janė hedhur akuza tė atilla qė po t‘i ballafaqosh sot me dokumentet arkivore, nuk qėndrojnė. Janė kryesisht akuza politike ndaj personave qė donin t‘i spostonin pėr tė mos i pasur kundėrshtarė apo rivalė politikė. Pėr mendimin tim, rast tipik ėshtė problemi i Sejfulla Maleshovės. Maleshova ėshtė parė si udhėheqės i Partisė, si oportunist qė ishte zėdhėnės i borgjezisė, si person qė prirej ndaj koalicioneve me armikun e klasave e nė mėnyrė tė veēantė akuzohej pėr koalicion me klerin katolik. Ai akuzohej se ishte kundėr sistemit socialist dhe pėr ruajtjen e sektorit privat. Por nė tė vėrtetė, ai nuk ishte kundėr veprimit tė Partisė. Pėr fat tė keq ka dhe studiues, publicistė apo edhe ndonjė historian, qė i atribuojnė Maleshovės edhe gjėra qė nuk i ka e nuk i meriton. Nga gjithė studimi i dokumentacionit del se Sejfullai ishte antifashist si tė gjithė komunistėt e tjerė, ishte udhėheqės Partie. Pikėpamjet qė ai shprehu nė Plenumin e Katėrt, nė tetor tė 1945-ės, atėherė kur vendi ishte nė pikun e fushatės elektorale pėr zgjedhjen e Asamblesė Kushtetuese, ishin ēėshtje qė i diskutonte dhe i kishin nė vėmendje tė gjithė udhėheqėsit e Partisė, e gjithė Byroja Politike, pėrfshirė kėtu edhe Hoxhėn. Nuk ėshtė e vėrtetė se Sejfulla Maleshova ishte oportunist e kishte mendime tė kundėrta me udhėheqjen e Partisė. Pėrkundrazi, e gjithė udhėheqja e asaj kohe ishte mė liberale deri pa u bėrė zgjedhjet pėr Asamblenė Kushtetuese pėr tė ruajtur pozitat, mbėshtetjen nga shtresa e gjerė sociale dhe pėrkrahjen nga koalicioni antifashist. Sapo fituan zgjedhjet e 2 dhjetorit, ndryshoi menjėherė kursi i udhėheqjes sė Partisė. Nėse do flasim pėr oportunizėm, atėherė kjo ishte nė tė gjithė Byronė politike, pėrfshirė edhe vetė Hoxhėn. Sejfulla Maleshova e theksoi kėtė deri nė fund. Konkluzionet e mbledhjes sė Byrosė Politike tė 11 dhjetorit tė 1945-ės ai nuk i ka firmosur dhe ka thėnė hapur vendimin e tij. Pėr fat tė keq nė arkiva nuk janė procesverbalet e asaj mbledhjeje. Ndėrsa nga konkluzionet del qartė se Sejfullanė e ka mbėshtetur Bedri Spahiu dhe Tuk Jakova pėr arsyet qė thashė edhe mė parė. Bedri Spahiu kėrkoi dorėheqje nga udhėheqja e lartė e Partisė sepse, siē shprehej ai "nuk kam qenė nė gjendje tė mendoj me kokėn time, por kam menduar me kokėn e Sejfulla Maleshovės". Kjo ishte njė thirrje indirekte qė edhe tė tjerėt tė reflektonin. Po pėr fat tė keq, zėri i Sejfullait nuk u dėgjua nga shumica e Byrosė Politike dhe nė mbėshtetje tė Hoxhės u vu Nako Spiro dhe Koēi Xoxe. Nė likuidimin politik tė Sejfulla Maleshovės, Hoxha formoi njė shumicė dhe vendosi qė ai quhej si armik i Partisė e tė mos kishte tė drejtė tė qėndronte nė krye tė shtetit. U shkarkua nga Byroja Politike dhe si anėtar i Plenumit, u mbajt formalisht si ministėr i Arsimit nė qeverinė e parė deri mė 1947.

    Pėr heqjen e tij nga skena politike ishte i interesuar edhe Koēi Xoxa, Pandi Kristo, Nako Spiro, sepse ai nė Plenumin e Beratit nė nėntor 1944 nuk kritikoi vetėm Hoxhėn pėr qėndrime sektare, por dhe Nakon me Xoxėn. Nėse Maleshova dilte si person i pagabueshėm, i cili duhet thėnė se e lakmonte kreun e Partisė, pėrbėnte problem edhe pėr Xoxėn e Spiron qė po ashtu e synonin atė post. Pėr kėtė u bashkuan nė luftėn politike kundėr Maleshovės.

    Njė pjesė e veēantė i kushtohet edhe Mehmet Shehut, si figurė politike. A sjellin dokumentet njė trajtim tė ri pėr marrėdhėniet e tij me Hoxhėn?

    Ne gjykojmė mbi bazėn e dokumenteve qė kemi sot nė dispozicion dhe konkluzionet janė tė vėshtira kur ende kemi dosje tė mbyllura. Qėndrimi politik i Mehmet Shehut nė radhėt e Partisė ka probleme tė ndėrlikuara. Vet Hoxha, nga fundi i dhjetorit 1945, ka propozuar qė Mehmet Shehu tė merrej me politikė, tė mos ishte vetėm figurė ushtarake. Kėshtu u zgjodh nė radhėt e Byrosė Politike. Nė kushtet kur Hoxha nuk e kishte shumicėn e Byrosė Politike, gjykonte qė tė tėrhiqte nė radhėt e saj persona qė t‘i kishte nė krahun e vet. Nė kėtė kuadėr, thithi nė radhėt e Byrosė Mehmet Shehun, Fadil Paēramin dhe Liri Belishovėn. Hoxha hasi nė rezistencė tė madhe nė Byro nga Koēi Xoxe, i cili ishte numri dy, sepse ai nuk pranonte qė kėta tė tre tė ishin nė radhėt e Byrosė Politike. Nuk i njohu asnjėherė si anėtarė. Nė kėtė periudhė Hoxha arriti tė kishte pėr vete edhe Nako Spiron. E shihte si tė vetmen dritė nga ku mund tė zgjidhte problemet e ndėrlikuara qė kishte nė udhėheqje mes grindjeve e mungesės sė unitetit. Pengesė kryesore ishte Xoxa, pas tė cilit qėndronin jugosllavėt, tė cilėt synonin qė pėrmes tij dhe personave tė tjerė tė arrinin qėllimet shoviniste dhe bashkimin e Shqipėrisė me Republikėn Federale tė Jugosllavisė. Kjo nuk u arrit. Jo pėr meritė tė Enver Hoxhės. I ndodhur nė minorancė pas vetėvrasjes sė Nakos, Hoxha qe i detyruar t‘i nėnshtrohej pėrkohėsisht Koēi Xoxės dhe e pranoi paktin jugosllav pėr bashkimin ekonomik dhe politik tė Shqipėrisė, por nėse pėr bashkimin ekonomik ka njė konventė tė miratuar nga Kuvendi Popullor i 1946-ės, pėr bashkimin politik nuk ka ndonjė vendim Partie, Byroje, Plenumi qė tė ketė miratuar bashkimin politik. Ngelėn vetėm mendime. Tėrheqja e udhėheqjes sė Partisė nga kėrkesa shoviniste e Beogradit duhet shpjeguar me faktorė ndėrkombėtarė dhe konkretisht Moskės. Pėr Xoxėn nuk marr pėrsipėr as ta dėnoj, as ta rehabilitoj. Bėj historinė e asaj qė ka ndodhur. Nuk them se ėshtė armik, agjent, sepse nuk ka dokumente tė mirėfillta. Ai vet ka pranuar nė mbledhjet e Partisė qė ka qenė personi mė i ndikuar dhe i influencuar nga Beogradi. Nė Plenumin e 11 shtatorit ‘48 dhe Kongresin e Parė tė Partisė nė nėntor tė atij viti, Shehu shihej krahu i djathtė i Hoxhės. Ai u hodh krejtėsisht nė mbrojte tė tij dhe ishte personi numėr njė pas Hoxhės qė vuri nė bankėn e tė akuzuarve Xoxėn, Pandi Kriston dhe persona tė tjerė qė ishin lidhur me ta. Qė nė atė kohė, ai u lidh fort me Hoxhėn, megjithatė pati momente qė Shehu pėsoi zhgėnjim, pakėnaqėsi. Madje arriti deri aty sa tė akuzojė Hoxhėn dhe udhėheqjen e Partisė se e kishin humbur besimin ndaj Mehmet Shehut dhe pėr kėtė problem ai njoftoi ambasadorin sovjetik. Por nuk i dha tė drejtė dhe i tha qė duhej tė merrej vesh me udhėheqjen e Partisė. Ky qėndrim i Moskės zyrtare e detyroi Shehun qė nė njė nga mbledhjet e Byrosė Politike qė u mbajt nė 1953, tė bėjė njė autokritikė tė thellė, tė pranojė gabimin e "rėndė" qė denoncoi tek ambasadori sovjetik. Pranoi qė ishte gati tė merrte pėrsipėr ēdo pėrgjegjėsi qė do t‘i jepte udhėheqja e Partisė. Por me sa duket Hoxha, por dhe udhėheqėsit e tjerė tė Byrosė, pasi bėnė kritika tė rrepta ndaj tij, e panė tė udhės qė kjo ēėshtje tė mbyllej nė mbledhjen e Byrosė Politike e tė mos shkonte poshtė nė Plenum. Kjo divergjencė e madhe e Hoxhės me Shehun nė 1953 u mbyll shpejt, pa ditur gjė Partia. Me sa duket, Hoxha nuk donte kundėrshtarė brenda radhėve tė Partisė dhe prandaj gjykoi qė pasi la postin e tij si Kryeministėr pėr njė varg arsyesh, ia ofroi Mehmet Shehut, i cili u bė Kryeministėr i Republikės Popullore tė Shqipėrisė. Mund tė them se, qė nga ajo kohė qė ka qenė Kryeministėr dhe deri nė fund tė jetės sė tij, tė paktėn nė fjalimet e diskutimet qė ka bėrė nė mbledhjet e Byrosė Politike, nė Kuvendin Popullor, ka mbrojtur vijėn e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Por si Shehu dhe Hoxha, nė ēėshtjen e pushtetit nuk bėnin lėshime. Nga dokumentet qė kam shfletuar nė arkiv, kam arritur nė njė konkluzion, pėr tė cilin nuk doja tė isha i shpejtuar se Shehu priste momentin e pėrshtatshėm qė ta rrėzonte Hoxhėn e tė vihej nė krye tė Partisė e tė shtetit.

    Njė nga ēėshtjet qė nuk ka marrė ende pėrgjigje deri mė sot, por qė ėshtė folur shumė, ėshtė fakti nėse Mehmet Shehun e vranė apo u vetėvra. Ju ēfarė pėrgjigje i jepni?

    Ne nuk i kemi nė dispozicion tė gjitha dokumentet qė tė arrijmė nė njė pėrfundim tė plotė. Nga letra qė ai ka lėnė, gjykoj se ka vrarė veten. Me sa material ėshtė hedhur nė qarkullim pėr kėtė problem, nuk mund tė vė dorėn nė zjarr, por gjykoj se ka pasur diēka tė madhe mes tyre. Natyrisht nėse ėshtė e vėrtetė ato qė kanė thėnė tė tjerėt qė u gjykuan dhe u pushkatuan pas tij, si Kadri Azbiu, atėherė them qė duhet tė kenė qenė tė gjithė nė lojė dhe nė momentin qė Azbiu e kuptoi qė loja u zbulua, e rekomandoi qė ta mbyllte kėtė problem dhe nuk kishte rrugė tjetėr veē t‘i jepte fund jetės.

    Sa objektive ėshtė historia e shkruar nė kėtė vėllim tė katėrt dhe tė fundit tė Historisė sė Shqipėrisė?

    Historiani operon vetėm nė bazė tė dokumenteve. Ky vėllim i katėrt, duke pasur parasysh vėllimin e madh tė dokumentacionit arkivor, i vėnė nė dispozicion pėr studiuesit vetėm vitet e fundit, them se ėshtė mbėshtetur nė baza tė qėndrueshme, reale. Nuk ka vėllim qė tė mos ketė kritika dhe vėrejtje, por nė pėrgjithėsi ėshtė shkruar me njė frymė tė re, demokratike, jashtė ndikimeve politike, ideologjike tė kohės dhe si i tillė do t‘i shėrbejė opinionit publik.

    Shqip
    Sui generis

  6. #46
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Historia e popullit shqiptar, del "pjesa delikate"

    Pjesa e katėrt dhe e fundit e Historisė sė Popullit Shqiptar, botim i Akademisė sė Shkencave ėshtė hedhur dje nė qarkullim. Korpusit tė historisė qė nga ilirėt, Mesjeta, Shqipėria nėn perandorinė osmane, Rilindja Kombėtare, vitet 30 tė shek. XIX-1912, e deri nė vitet 1913-1939, i mungonte historia gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe pas saj (1939 -1990).

    Pjesa mė delikate e cila akoma pa u (ri)shkruar dhe pa dalė nė dritė ky vėllim ka ngjallur debate kohė pas kohe. Ka njėzetė vjet qė pritet rishkrimi i asaj historie tė hartuar nga historiografia zyrtare e politizuar.

    Se ēfarė kanė arritur tė bėjė grupi i autorėve, historianė tė Institutit tė Historisė, Xhelal Gjeēovi, Paskal Milo, Beqir Meta, Dilaver Sadikaj, Demir Dyrmishi etj., ndoshta nuk ka pėr tė mbetur jashtė njė diskutimi pėrballė opinionit publik. "Lufta Antifashiste Nacionalēlirimtare dhe periudha pas saj (1939 - 1990)" ėshtė botuar nga "Toena", kushton 1500 lekė.

    Shekulli
    Sui generis

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Shen_Simeon_Stylite

    Ky mesazh ploteson postimin e mesiperm(#43)
    ku pyetet per gjurme te nderimit te
    Shen_Simeon_Stylite ne Shqiperi.

    Per ta konkretizuar pyetjen po bashkengjis
    foto(nga fotot e vizitoreve ne www) te nje
    kishe te Shen Simeonit ne Venecia(shek. X - XI ).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Codex Purpureus ne Kalabrine Arbereshe

    ------------ skeda e librit -----------------------

    Byzantine Aspects of Italy
    By Daniel Crena De Iongh
    Edition: illustrated
    Published by W. W. Norton & Company, 1967
    ISBN 0393041344, 9780393041347
    ----------------------------------------------------------

    Autori i "Byzantine Aspects of Italy" ka vizituar Kalabrine
    dhe interesohet per kulturen Bizantine. Aty, ne nje zone
    te banuar nga Arbereshe, i terheq vemendjen nje kodik qe
    njihet edhe si " Codex Rossanensis ". Ai e pershkruan si vijon :

    - Codex Purpureus,
    - 6th century ( mbas Krishtit),
    - 188 pages, all coloured purple,
    - text in silver,
    - the origin of the codex is a much-discussed question,
    etj.

    Libri eshte i hershem (viti 1967).

    Di kush ne se ka te reja per kete kodik?
    Nga cila Kishe Shqiptare e moren Arbereshet ne shek 15 ?
    A ngjason me Kodikun e Purpurt te Beratit ?

    http://books.google.com/books?id=Jt8...d=0_1#PPA97,M1
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336
    . . . vijon nga mesazhi i meparshem.

    Ja dhe nje foto e Kishes Arbereshe qe sjell autori Crena De Iongh:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  10. #50
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Foto nga Codex_Rossano

    . . . vijon mesazhi i meparshem.

    Faqet www te komunitetit Arberesh te Kalabrise tregojne
    adresen web qe vijon per te pare disa faqe nga
    "Codex Purpureus Rossanensis del V-VI sec" i Rossanos:

    http://www.calabria.org.uk/calabria/...ossanensis.htm

    (po bashkengjis nje flete nga ato qe tregohen ne kete faqe web).
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anėtarėsuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Sa e bukur kjo Shqiperia jone.

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Papa Albani dhe Karl Albani nga Pier Leone Ghezzi

    Dy portrete nga Ghezzi, Pier Leone, 1674-1755
    -------------------------------------------------
    1 Papa Albani

    ndodhet ne adresen web qe vijon:
    http://www.grafica.arti.benicultural...N14340_jpg.htm

    Roma 1700: Pier Leone Ghezzi ? (Roma 1674 -1755)
    Ritratto del pontefice Clemente XI Albani
    matita, sanguigna, tempera bianca (?)
    FN 14340

    2 Karl Albani

    ndodhet ne adresen web qe vijon:
    http://nikipics.library.uu.nl/view/v...hp?img=0019032


    Nje tjeter portret i Kardinalit Giovanni Gerolamo Albani ndofhet ne:
    http://nikipics.library.uu.nl/view/v...hp?img=0004420
    Portrait of Giovanni Gerolamo Albani
    Passarotti, Bartolomeo, 1529-1592, attributed to.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Giulia Albani Chigi

    Giulia Albani Chigi (Marmo),
    veper e Bartolomeo Pincellotti (Roma 1708-1740).

    Adresa web e " Giulia Albani Chigi (Marmo) " vijon:
    http://www.anticoantico.com/scheda_a...755&lingua=ita
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Exclamation

    SHQIPĖRIA

    We know that the Albanian language, a modern close relative of the Etruscan, is a branch of the great Indo-European family of languages Ne e dimė se gjuha shqipe, njė i afėrm i ngushtė moderne e etrusk, ėshtė njė degė tė madhe indo-evropiane e familjes sė gjuhėve [105] [105] . . Also, in terms of physical anthropology, the Albanians descend from the Illyrian peoples of the Dinaric branch. Gjithashtu, nė lidhje me antropologji fizike, shqiptarėt vijnė nga popujt e ilire Dinaric dege.

    They are noted for their large round head, flattened at the back Ata janė vėrejtur pėr raundin e madhe e tyre kreu, rrafshuar nė shpinė [106] [106] . . Historians note that the Albanians descend from the Albanoi tribe of the Illyrians Historianėt theksohet se shqiptarėt vijnė nga Albanoi fis e ilirėt [107] [107] . . Today they are divided between the Ghegs in the north and Tosks in the south, separated roughly by the Shkumbian River. Sot ato janė tė ndarė nė mes tė Ghegs nė Tosks veri dhe nė jug, tė ndara afėrsisht nga Lumi Shkumbian. These two Albanian tribes comprise 95% of the population, but the remainder are Greeks, Romanians and Bulgarians "and, as customary in Socialist countries, are allowed to keep their language and national customs" Kėto dy fise shqiptare pėrbėjnė 95% tė popullsisė, por tė tjerėt janė grekėt, bullgarėt dhe rumunėt "dhe, si i zakonshėm nė vendet Socialiste, kanė tė drejtė qė tė mbajė nė gjuhėn e tyre kombėtare dhe doganore" [108] [108] . .

    The Ghegs and Tosks have certain differences which are apparent: they do not only differ in dress, musical and other cultural customs, but also in human biology. The Tosks have a less Dinaric head form and are generally shorter The Ghegs dhe Tosks kanė dallime tė caktuara tė cilat janė tė dukshme: ata nuk e ndryshojnė vetėm nė fustan, muzikore dhe zakonet e tjera kulturore, por edhe nė biologjinė njerėzore. Tosks i kanė mė pak Dinaric kreu njė formular tė shkurtėr dhe janė nė pėrgjithėsi [109] [109] . . In addition, the Tosks also have the same cephalic index as their Epirotes tribe in Greece, just across the border Pėrveē kėsaj, Tosks gjithashtu tė ketė tė njėjtin cephalic index Epirotes fis e tyre si nė Greqi, vetėm pėrtej kufirit [110] [110] . . The tribes of the Tosks are the Myzeqe, Camevia and Laberia. Lab eria I fise tė Tosks janė Myzeqe, Camevia dhe Laberia. Lab eria may be a derivation of Lub or Lud. mund tė jetė njė prejardhje e Lub apo Lud. Dr Pilkey suggests that the Ghegs descend from the Canaanite Girgashites Dr Pilkey sugjeron se Ghegs i vijnė nga Canaanite Girgashites [111] [111] . . The tribes of the Ghegs are the Dukagjin and Maleia I fise tė Ghegs janė tė Dukagjinit dhe Maleia [112] [112] The Tosks look down upon the Ghegs as uncivilized; conversely, the Ghegs regard the Tosks as effeminate and mercenary The Tosks shikoj poshtė me Ghegs si uncivilized; anasjelltas, tė Ghegs e shohin si Tosks femėrzuar dhe mėditje [113] [113] . .

    Another branch of Lud may be in the Caucasus region, and known today as the Georgians. They are also an Alpine/Dinaric people and have the greatest degree of blondism for peoples of that region, other than the Ossetes Njė tjetėr degė tė Lud mund tė jetė nė Kaukaz rajon, dhe e njohur sot si Georgians. Ata janė gjithashtu njė Alpine / Dinaric njerėz dhe kanė shkallėn mė tė madh pėr tė blondism se popujt e rajonit, pėrveē Ossetes [114] [114] . . It should also be noted that an ancient territory in that area was known as Lubdu or Lubdi Ajo duhet gjithashtu tė vihet nė dukje se njė territor tė lashta nė atė zonė ishte i njohur si Lubdu ose Lubdi [115] [115] . . In addition, a kingdom known as the Kingdom of Albania once existed in that region and the area was also known as Iberia. Pėrveē kėsaj, njė mbretėri e njohur si Mbretėria e Shqipėrisė ekzistuar dikur nė atė rajon dhe zona ishte e njohur edhe si Iberia. Today Albania's official name is Shqiperi, but it is probably not a derivative of Iperia or Iberia. Sot nė Shqipėri emri zyrtar ėshtė Shqiperi, por kjo ndoshta nuk ėshtė njė derivat i Iperia ose Iberia. Rather, Shqiperi means 'Land of the Eagles'. Pėrkundrazi, do tė thotė Shqiperi 'Toka e Eagles'.

    The Albanians are also known as the Arben, Arber or Arbereshe tribes 1 13 , "Arberia being a word akin to Berber or Barber" 1 14 . Among the Berbers of North Africa today are the Kabyles or Cabyles. Shqiptarėt janė gjithashtu tė njohur si Arben, Arbėr apo Arbereshe fise 1 13, "Arbėria qė njė fjalė tė Akin Berber ose berber" 1 14. Midis Berbers i Afrikės sė Veriut janė sot tė Kabyles ose Cabyles. Contrary to the dolicocephalicy and mesocephalicy of the Berbers, the Kabyles are brachycephalic, have a white skin and there are many blondes among them 1 15 . Nė kundėrshtim me dolicocephalicy dhe mesocephalicy e Berbers, e Kabyles janė brachycephalic, kanė njė lėkurė tė bardhė dhe ka shumė blondes mes tyre 1 15. They Ata are also the only white race speaking a Hamitic language 1 16. janė gjithashtu tė fliste vetėm njė garė tė bardhė Hamitic gjuhėn 1 16. No one really knows for sure where they came from, but historians and anthropologists do acknowledge that there have been migrations from south-east Europe to North Africa and visa versa 1 17 . Askush nuk e di pėr tė vėrtetė e sigurt ku ata erdhėn nga, por historianė dhe anthropologists bėjė tė pranojmė se ka pasur edhe nga emigracionit nė Evropėn jug-lindore tė Afrikės Veriore dhe tė vizave versa 1 17. Two Dy prophecies in Ezekiel and Jeremiah refers to a branch of the Lydians (Hebrew "Lud") dwelling in North Africa 1 18 . prophecies nė Ezekiel Jeremia dhe i referohet njė degė tė Lydians (hebraisht "Lud") banesa nė Afrikėn e Veriut 1 18. Another in Nahum refers to the Lubim in North Africa 1 19 .Whether the latter refers to Lehabim or the Ludbu one cannot state either way with certainty.

    Ammianus Marcellinus mentions a city of Cabyle in Thrace 1 20 and the tribe of the Chalybes as dwelling in northern Asia Minor, near or in Armenia 1 21 . While Pliny refers to the tribe of the Cabyleti as dwelling on the banks of the Maritza in Thrace, south-east Europe 1 22 and the Albani, Chalybes and Armeno-chalybe tribes as dwelling in or near Georgia 1 23 . In addition we had the town of Chalybon in Syria 1 24 , the Chalybs river and the Calybes tribe in Spain 1 25 . Perhaps this tribe descended from Lud too.marr nga kjo adres.http://cgca.net/coglinks/origin/EastEuropeans.htm

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Papa Albani - Procesion ne St. Peter, Rome

    Papa Albani gjate nje procesioni ne St. Peter, Rome.
    Autor : Pier Leone Ghezzi (1674 - 1755).

    Adresa www: http://www.reprodart.com/a/ghezzi-pi...49-1721-1.html

    ===================== skeda =============================
    Obra : Pope Clement XI (1649-1721) in a Procession in St. Peter's Square, Rome

    Artista : Pier Leone Ghezzi (1674 - 1755)
    Estilo artķsitico : Rococó
    Técnica : oil on canvas
    Ubicación : Urbino, Galleria Nazionale delle Marche
    Nŗ artķculo : BBC193365
    Nśmero de Artķculo Europeo (NAE) : 4050356756164
    -------------------------------------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Mbreti Glaukus i Taulanteve merr ne mbrojtje Pirron e Epirit

    Taulantet marrin ne mbrojtje Pirron dhe nenen e tij,
    veper arti nga Angelica Kauffmann(1741 - 1807). Adresa web :

    http://www.myartprints.com/a/kauffma...s-asks-th.html
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  17. #57
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Shume interesante pikturat, Encounter!
    Flm per prurjen!
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Statuje ne Louvre

    Fotografia bashkengjitur eshte nga www qe vijon:
    http://www.ascsa.edu.gr/datab/AFC/Mu...Louvre&page=12

    Per kete objekt (thuhet vjen nga Albania) munda te mesoj
    vetem sa vijon:
    -------------------------------------------------------
    The Alison Frantz Photographic Collection contains images by the photographer and archaeologist
    Alison Frantz (1903 - 1995). The photographs mainly depict . . .

    Bronze statuette, utensil support from Albania, front :

    Picture # : EU 266
    Location : Paris
    Site : Albania
    Museum : Louvre

    -------------------------------------------------------

    Ku mund te mesoj me shume ?
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  19. #59
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Autor Shqiptar i vitit 1542

    Nje text shkollor i arithmetike - gjeometrise i vitit 1542 hartuar
    nga autor Shqiptar. Ka te tjere?

    Ngjitur eshte faqe nga libri:
    ------------------------- Libri ------------------------------------
    Title
    Neapolitana: Contributi alla storia della tipografia in Napoli nel secolo XVI
    da Dr. Giovanni Bresciano...
    Issue 18 of Sammlung bibliothekswissenschaftlicher Arbeiten

    Author
    Giovanni Bresciano

    Publisher
    R. Haupt, 1905

    Length 109 pages
    Subject:
    Art / Typography
    Italian literature
    Language Arts & Disciplines / Publishing
    Literary Criticism / European / Italian
    Printing

    ------------------------------- web-------------------------------
    http://books.google.ca/books?id=RI-4...iorgio&f=false
    ----------------------------------------------------------
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  20. #60
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Postime
    336

    Mbeshtetje e Pakufishme nga Papa Albani per Astronomine

    -----------------------------------------------------------------------------------
    " U.N.: 2009 - Viti Nderkombetar i Astronomise "
    -----------------------------------------------------------------------------------

    Papa Albani mundeson krijimin e Institutit te Shkencave dhe te
    " La Specola " - Observatorit Astronomik prane Universitetit te Bolonjes.

    ( Sa vijon eshte nga faqja www e Universitetit te Bolonjes:
    http://boas3.bo.astro.it/dip/Museum/MuseumHome.html
    )

    . . .
    Kur konti nga Bolonja, Luigi Ferdinando Marsili (1658-1730), nip i Cesare Marsilit,
    i njohur ky per korespondencen me Galileon, meson se lektor i Astronomise ne
    U.B. (Universiteti Bolonjes) Eustachio Manfredi (1674-1739), po punonte per te
    provuar vertetesine e teorise se Kopernikut, vendos te kerkoje ndihme per te
    krijuar prane U.B. Institutin e Shkencave Natyrore dhe Observatorin Astronomik.

    Ky projekt i madh intelektual nuk mund te vihej ne jete pa miratim nga
    Selia e Shenjte.

    Ishte mbeshtetja e jashtezakonshme e Papa Albanit qe mundesoi krijimin e
    Institutit te Shkencave Natyrore_UB ne 11 Janar 1712 dhe me tej te
    Observatorit Astronomik " La Specola " prane U.B. ne 1720.

    Per te nderuar kujtimin e ndihmes se jashtezakonshme qe ALBANI dha ne
    realizimin e ketij projekti madhor, ne vitin 1720 u prodhua ne Rome nje medalje
    e posacme.

    --------------- pershkrimi i medaljes ---------------------

    AG
    Obv.:
    CLEMENS XI • PONT • M • AN • XX •

    (beneath bust • E • HAMERANVS • F
    Bust of the pope, r., wearing tiara (triregnum) and cope
    . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
    Rev.:
    BONARVM • ARTIVM • CVLTVI • ET • INCREMENTO
    (in exergue): INSTIT • SCIENT | • BONON •

    The Institute of Sciences in Bologna .
    Engraver: Ermengildo Hamerani (1683-1756)
    Mazio, 407.
    Spink 1674.
    --------------------------------------------------------------
    Foto bashkengjitur e medaljes eshte nga
    http://www.csun.edu/~hcfll004/ClemXI.html



    vijon . . .
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipėria
    Nga Albin nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Pėrgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •