Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80

    Policia në Vlorë masakron dy biznesmen

    Mbase në Shqipëri kjo nuk përbën përshtypje se shqiptarët janë "regjur" tashmë... Por sa do të zgjas kjo gjë nuk dihet. Policia si në rastin e mëposhtëm bëhet protagoniste e dhunës. Dhe kjo nga fakti që policët shqiptar ende nuk e dinë që janë shërbëtorët nr. 1 të popullit dhe jo xhelatët e tij. N¸e vende të tjera kjo do të përbënte një skandal (mendoni rastin e rrafjes së një zezaku para pak vitesh në Amerikë që u kthye në një lëvizje të dhunëshme dhe në masa ekstreme ndaj policëve protagonist). Ndërsa në Shqipëri....asgjë nuk ka ndoshur .....përgjigjet shefi i policisë Vlorë....
    Rycki
    ----------------------------------------------------------------------------
    Një grumbull i madh policësh qëllonin barabarisht mbi dy vëllezërit, pasi dy shokët e tyre ishin larguar. Për minuta të tëra uniformat blu kanë goditur dy vëllezërit, madje dhe me qytat e armëve

    VLORE/ Pas një sherri në rrugë. Shefi i komisariatit: Nuk kemi ushtruar dhunë

    Policia masakron dy biznesmenë
    "Dy vëllezërit na qëlluan oficerin e kriminales"


    --------------------------------------------------------------------------------

    VLORE

    Dy të rinj, drejtues të një firme ndërtimi janë rrahur barbarisht nga ana e dy grupeve të gatshme të komisariatit të Vlorës. Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 21.30 të së martës, pas një parakalimi që autovetura e dy vëllezërve Gentian dhe Albert Dinaj, 24 dhe 23 vjeç, i kanë bërë automjetit të drejtuar nga oficeri i policisë kriminale, Arjan Hasani, në rrugën "Lirimi".

    Ndonëse kalimtarët që kanë qenë prezent në momentin kur dy vëllezërit janë rrahur, kanë deklaruar se dhuna ka qenë tmerrësisht e egër, asnjë nga drejtuesit e komisariatit të Vlorës, nuk e ka pranuar një gjë të tillë, veç faktit se dy vëllezërit janë shoqëruar, pasi kanë qëlluar të parët ndaj oficerit të policisë. Gjithmonë sipas dëshmitarëve okularë, një pistoletë është shkrehur, ndërsa njëri prej policëve po qëllonte me qytën e saj në kokë, njërin prej vëllezërve.

    Sherri
    Ka mjaftuar një parakalim me makinë, që grindja mes dy vëllezërve Dinaj dhe oficerit të policisë kriminale Hasani të shpërthejë në çast. Sipas burimeve nga policia, në momentin kur autovetura ka bërë parakalimin, të dyja palët janë përplasur me fjalë. Pasi autoveturat janë ndaluar, dy vëllezërit Dinaj, së bashku me dy persona të tjerë, kanë nisur të debatojnë me oficerin e policisë kriminale Hasani. Debati ka degjeneruar në rrahje, ku sipas dëshmitarëve okularë është parë që katër personat në fjalë kanë goditur oficerin e policisë. Brenda pak çastesh, dy furgonë të grupit të gatshëm kanë mbërritur në vendngjarje, pas ndihmës së kërkuar nga agjenti i policisë kriminale. E sërish sipas dëshmitarëve okularë, skena që është shfaqur para syve të tyre, ka qenë tepër e dhunshme. Një grumbull i madh policësh qëllonin barabarisht mbi dy vëllezërit, pasi dy shokët e tyre ishin larguar. Për minuta të tëra uniformat blu kanë goditur dy vëllezërit, madje dhe me qytat e armëve, ku gjithmonë sipas dëshmitarëve ka pasur dhe shkrepje të një arme nga goditjet në kokën e një prej vëllezërve.

    Policia
    Kur ka mbaruar "demonstrimi i forcës" dy vëllezërit janë hipur thuajse pa ndjenja në furgonët e policisë dhe janë larguar me shpejtë. Sipas burimeve jozyrtare mësohet se ato janë dërguar në spital për të mjekuar plagët që kishin marrë. Një gjë e tillë vërtetohet dhe nga fakti se ato nuk kanë mbërritur menjëherë në dhomat e paraburgimit, por pas një intervali kohor, gjatë të cilit nuk dihet se ku kanë qenë. I pyetur për ngjarjen në fjalë, shefi i komisariatit Boke Bedini është shprehur se: "Dy të rinjtë i kemi ndaluar në kushtet e flagrancës dhe akuzohen për kundërshtim me dhunë të forcave të policisë. Ata jo vetëm që i kanë zënë rrugën dhe nuk e kanë lënë të parakalojnë oficerin e policisë kriminale, por kanë zbritur nga makina dhe kanë nisur ta qëllojnë atë". Ndërkohë zyrtarisht në spital, nuk është shënuar në asnjë regjistër hyrja e dy djemve për t'u mjekuar.

    Familja
    Gentian dhe Albert Dinaj, së bashku me një vëlla tjetër dhe babanë e tyre, njihen në qytetin e Vlorës, si biznesmenë të lëndëve të ndërtimit. Ato tregëtojnë mallra të ndryshme si tulla, çimento, blloqe dhe pjesa më e madhe të njerëzve që janë njohur me një rast të tillë dhune, është shprehur se që të dy djemtë njihen si persona të qetë. Me supe përpjetë e ka pritur lajmin dhe babai dy vëllezërve, i cili është shprehur se: "Nuk di ç'të them për këtë ngjarje. Një pjesë e njerëzve thonë që e kanë pasur fajin çunat e mi, një pjesë thonë që i ka rrahur pa shkak policia. Unë personalisht kam kërkuar takim me drejtuesit e policisë, apo mundësi për të parë djemtë, por më janë refuzuar. Pa i parë vetë djemtë me sytë e mi, nuk di ç'të them". Sakaq, dy vëllezërit vazhdojnë të qëndrojnë të ndaluar në flagrancë në qelitë e paraburgimit.

    Botur në gazetën shqiptare

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Une pa e ditur mire punen jam me policine.
    Mir ja kan bere atyre "biznesmeneve"vlonjat...
    Ku ka biznesmene vlora..Vlora ka polic , hajdute dhe staliniste. Kusuri milet kam kum qe kurdisen nga neki dardha ose dredha kur ben celular gjinushi...
    Edhe nji biznesmen qe ishte Ai Foto sportisti e traineri e vrane gangot.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-05-2002
    Postime
    80
    E megjithatë unë nuk dua të gjykoj nëse e ka fajin polici apo "bizmesmenet" gjithsesi jo. Bile eshte per te ardhur keq që policët punojnë në kushte jo normale por jane pikerisht ata që po tu bjesh ne dore do të të kapin në "gabim" ose bëhet njëra më dysh. Është ajo që në Shqipëri të kesh diçka në dorë do shfrytëzohet dhe jo më një uniformë. Besoj se keni dëgjuar për Kozenin në Elbasan. E pra ai është pjell e atij sistemi ku më pak se çdo gjë respektohet njeriu dhe ligji. Luigji i 14 -të la thënien e famëshme "Unë jam ligji". Në Shqipëri këtë e thonë të gjithë sipas fuqisë. Policët nuk mbeten mbrapa....
    Rycki

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Koseni

    KOSENI eshte polici me i mire qe ka pasur Shqiperia ne tere historine e saje si shtet.
    Edhe pse e kane xhveshur ai eshte korrekt dhe paraqitet ne gjykat kur e kerkojne.
    Ai vuri rend ne Qytetin problematik te Elbasanit.
    Ai eshtei vetmi Polic qe tere energjite i vuri ne mbrojtje te dinjitetit te njerzve e familjeve qytetare ndryshe nga Policet e tjere qe dine te mbrojne vetem padronet e tyre.
    Koseni vuri patrull policije te konvikti vajzave dhe i zhdepi ne hu zagaret qe ishin mesuar tash 20 vjet te tallnin hallatet me vajzat konviktore ne Shqiperi.
    Vetem ne kohen e Kosenit zagaret u tremben nga policia dhe qytetari mori frym lirisht.

    Saliu i tha sokol mulosmanit ne VIZION 2000...te pallati kongreseve.. sokol mos i rrifni njerzit...se ashtu keshtu..
    Isha ne shqiperi ato dite dhe e pashe me syt e mi ne televizor kte skene dhe i thashe shokve te mi...mbani vesh kur pun muajsh do shikoni nji katastrof te tmershme..dhe ashtu ndodhi..plasi ne lushnje..ne vlore..berat.e kudo.

    Dhe sokolat e saliut nuk i rrafen "njerzit " dhe "njerzit" rrafen Sokolin e Saliun bashke mbas asaj dite dhe ne te gjithve ..e sot Saliu ankohet pse erdhi marksi ne parlament..

    posii ...shnosh kondaku xhandarit zonj..thoshte ai prefekti te karnavalet e Korces.. kush e mban mend..lol.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e vlora
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Postime
    40
    Le te mos nxitohemi e t'i paragjykojme ceshtjet qe nga larg. Ne nuk dime faktet, ne thjesht diskutojme mbi ato qe thone gazetat.


    Brari, shume here jam perpjekur te te mos kthej pergjigje ne lidhje me komentet qe ti ben here pas here mbi Vloren. Nuk di kur ke qene ti heren e fundit ne Vlore?

    E keqja Shqiperise nuk i vjen nga Vlora, por nga njerez miope qe nuk shohin dot me larg se hunda e tyre. Dhe njerez te tille nuk ka vetem ne Vlore, por ne gjithe Shqiperine.

    Te mira,

    Vlora

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. I penduari i bandes se Durresit: Deputeti i PDK-se, Aleks Keka, korrier droge
    Nga daniel00 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 28-10-2009, 03:41
  3. Mbulimi i krimeve te kryera gjate luftes ne Kosove
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-01-2009, 07:43
  4. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  5. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •