Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 121
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Do kemi një president apo zgjedhje të parakohshme?

    Me menyren se si po shkojne bisedimet e grupeve negociatore dhe debatet ne parlament, po konfigurohet qarte se kriza per zgjedhjen e presidentit te Shqiperise do te vazhdoje gjate dhe mund te kete pasoja, te cilat mund te perfundojne me perplasjen e elektoratit me kutite e votimit. Veprojne me njeri - tjetrin sikur te jene njeri i Hamasit dhe tjetri i qeverise Izraelite, si Edi Rama dhe si Sali Berisha, teksa behet fjale per tu takuar. Per hir te se vertetes Edi Rama e ka treguar veten gjate tere vitit te fundit qe jo vetem eshte i veshtire per tu ulur ne menyre demokratike ne tryeze bisedimesh, por edhe e dredh duke nxjere justifikime pas justifikimesh.
    Ju ftoj te shprehni mendimet tuaja nese do te arrije klasa politike shqiptare te zgjedhe nje president pa shkuar ne zgjedhje te parakoheshme? Dihet qe tek ne ndodhin ato gjera qe nuk ka mundur ti llogarise askush dhe kete rradhe eshte situata me e pazberthyeshme. Deri pak dite me pare Berisha dukej konseguent per Topin, por leshoi pe dhe Topi reagoi me nerv. Nano gjithaq dukej konseguent dhe i sigurte ,por dje la te kuptoje se per hir te konsensusit mund te terhiqet. Cfare po gatuhet ne kazanin e shtrigave Makbethiane te politikes shqiptare?

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    situaten aktuale e perkufizoi drejtuesi i nje emisioni ne Top Chanel me nje lapsus qe beri (dhe qe ne fakt vete nuk e kuptoi)

    "Procesi i krizes se zgjedhjes se presidentit" tha i mjeri
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Ore por cfare prisni te dale nga bisedimet Berisha - Rambo. A mund te behet nje bisede normale me nje idiot, psikopat si puna e Rames. Bravo !! e gjetet JO!! Problemi eshte se te shkohet ne zgjedhje t parakohshme tani eshte nje cfilitje dhe harxhim parash plus mungesa e kartave te identitetit do ta bente akoma me te veshtire situaten dhe eshte e padiskutushme fitorja e PD se por thuaj qe nje njeri i lidhur me krimin si mund te doje te kete Bamir Topin President, do te ishte fundi per te. Atij njeriu po i iku Sollaku mbaroi me te gjitha.
    Per mendimin tim Sala do bej gabimin me te madh te pranoj per president njerez nga ata komuniste. Po te jete nevoja ta coje vendin ne zgjedhje te parakohshme ku do ti japi fund nje here e mire kumunistave qe akoma i kemi te pranishem ne shoqeri !! PtUU

  4. #4
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Nuk mund te thuhet se kush do fitoje apo jo sepse nuk jane bere te qarta kerkesat nga te dyja anet aty ku duhet.

    Sidomos PD me ate listen qesharake qe kishte pergatitur me kandidate qe vetem President nuk mund te jene.

    Po muhabeti eshte i gjithi te SISTEMI I DREJTESISE. Ai eshte ne loje ketu. Le te shohim se si do e zgjidhin, edhe pse shoh shume pak vend per konsensus.
    As qe du me dit!

  5. #5
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Do te kete President te ri shqiperia pe dyshim..
    Sui generis

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Barlet23
    Anëtarësuar
    31-10-2005
    Vendndodhja
    ke Ura Tabakve
    Postime
    214
    Citim Postuar më parë nga Sa Kot
    Nuk mund te thuhet se kush do fitoje apo jo sepse nuk jane bere te qarta kerkesat nga te dyja anet aty ku duhet.

    Sidomos PD me ate listen qesharake qe kishte pergatitur me kandidate qe vetem President nuk mund te jene.

    Po muhabeti eshte i gjithi te SISTEMI I DREJTESISE. Ai eshte ne loje ketu. Le te shohim se si do e zgjidhin, edhe pse shoh shume pak vend per konsensus.
    Jo po ishte lista e Komunastave me e mire !!! po rri amon se po na luni menc

  7. #7
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anëtarësuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Citim Postuar më parë nga Barlet23
    Jo po ishte lista e Komunastave me e mire !!! po rri amon se po na luni menc
    Ahu, ti qeke 20 vjet mbrapa, blej kalendar te ri cuno.
    As qe du me dit!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-06-2007
    Postime
    26
    Nuk eshte as i ri dhe as i papritur spektakli politik i radhes, megjithese mendohet se diçka mund te jete ndryshe pasi ka zevendesime te figurave kryesore politike. Kjo eshte nje gje e mire pse askush nuk duhet te kete frike nga prova aq me teper kur ajo menaxhohet nga te rinjte edhe pse ata mund te manifestojne nje muskulature ende te palatuar.
    Ajo qe une vazhdoj ende te kem frike eshte grykesia popullore per "politike" aq sa nje dite ka rezik te mos i themi me njeri tjetrit " a je , si je ". Do kisha dashur t'i shikoja njerezit e vendit tim, tjeterlloj, qe te haronin njehere e pergjithmone te djeshmen, te shikonin vertet se nga ç'ane e globit lind dielli i tyre, se koha per te jetuar eshte sot dhe vetem sot, e vetmja baze per te nesermen dhe se te fillosh nga pak te duash veten eshte vetem hapi i pare i lirise prej zgjedhes politike. Mjaft me politike tashme! Edhe ne, njerezit, jemi zgjuar sot!

    Per mendimin tim nuk do te kete zgjedhje te parakohshme por interesa per nje president i cili do te jete objekt vetem per politikanet. A ka rendesi emri i tij ? Nuk besoj.

    Dituri Dizdari

  9. #9
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    He se do zgjidhet ceshtja e presidentit ne moment te fundit. Po te zgjidhej me kohe s'do ua dinim sa "heqin" politikanet! Keshtu na duket se u lodhen duke u munduar te gjejne kompromis. Ufaaaaaa sa inot i kam!
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Presidenti, te dielen votohet
    Fatjona Mejdini
    E Shtune, 07 Korrik 2007

    Emri i Presidentit te ardhshem i vendit pritet te votohet diten e diel ne Kuvend. Kreret e partive parlamentare vendosen diten e djeshme qe te gjejne konsensus ne lidhje me emrin e Presidentit te ri te vendit dhe te mos lejojne qe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. Palet vendosen qe te mblidhen per te diskutuar perseri diten e sotme, ne oren 11:00, ku nepermjet nje tryeze te perbere nga tre kryetare te partive te mazhorances dhe tre kryetare te partive te opozites, mes te cileve dhe Berisha e Rama, per 48 ore me radhe do te negociojne per te arritur ne nje emer te perbashket per kreun e ri te shtetit, qe do te hidhet ne votim diten e diel. Nderkohe qe tryeza e sotme do te jete e perbere serish nga kryetaret e te gjitha partive politike parlamentare, te cilat do te perzgjedhin dhe 6 perfaqesuesit e mazhorances dhe opozites, qe do te vijojne negociatat per arritjen e konsensusit per Presidentin e ri.

    Perreth 2 ore te mbledhur ne sallen e Kryesise se Kuvendit, 12 kreret e partive parlamentare vendosen te ezaurojne raundin e trete te votimit per President diten e diel, duke e shtyre keshtu kete raund kushtetues edhe 48 oret e ardhshme. Me ane te nje deklarate te perbashket per shtyp, kreret e partive parlamentare ben te ditur qendrimin e tyre pas mbledhjes se pare te krereve te partive parlamentare per ceshtjen e Presidentit. Kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu dhe ai i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, lexuan edhe nje deklarate te perbashket per shtyp, ku theksohej disponimi i perfaqesuesve te partive per te zgjidhur ne menyre sa me konsensuale emrin e Presidentit te ardhshem te vendit. Dy perfaqesuesit e tryezes nuk dhane detaje ne lidhje me emrat qe do te paraqese mazhoranca dhe opozita per kreun e ardhshem te shtetit, por theksuan se eshte arritur dakordesia per parimet ne lidhje me nje marreveshje te plote mes forcave politike. “Nuk kemi te bejme me zhvillim negociatash, por kemi te bejme me mbyllje negociatash”, ka thene Skender Gjinushi, direkt pas perfundimit te kesaj tryeze. Po keshtu, Mediu dhe Gjinushi hezituan te tregojne nese keta emra do te jene nga listat fillestare qe palet i paraqiten njera-tjetres, apo do te jene emra te rinj. Koha gjate te ciles Gjinushi dhe Mediu lexuan deklaraten, i sherbeu Kryeministrit Berisha dhe kryetarit te PS-se, Edi Rama, te largohen nga nje dalje tjeter e Kryesise se Kuvendit, per t’i shpetuar ne kete menyre objektivit te kamerave te shumta, qe ishin mbledhur per te ndjekur zhvillimet e tryezes se perbashket te partive. Nderkohe qe ne tryezen e djeshme, ne te cilen nuk jane diskutuar emra kandidatesh, jane hedhur dy propozime te mazhorances, te cilat konsistojne ne percaktimin e kohes limit te mandatit te Prokurorit te Pergjithshem dhe nje reforme e thelle ne KLD. Platforma e ketyre propozimeve do paraqitet sot ne tryezen politike. Me ndermjetesine e negociatorit te PD-se, Astrit Patozi dhe atij te PS-se, Blendi Klosi, palet vendosen te ulen ne kete tryeze, duke premtuar edhe vazhdimin e saj per te zgjedhur keshtu nje emer konsensual per President.

    Deklarata e perbashket e 12 partive parlamentare



    Partite parlamentare te mbledhura diten e sotme, me date 07.06.2007 ne bashkepunim dhe angazhim te plote per te zbatuar dhe respektuar Kushtetuten dhe vullnetin e qytetareve shqiptare, vendosem:

    1. Zgjedhjen me konsensus te Presidentit te Republikes dhe bashkepunim me nje pakete te qarte per reformat e rendesishme qe preokupojne qytetaret shqiptare ne bashkepunim te plote politik me njeri-tjetrin dhe tere partneret tane nderkombetare

    2. Institucionalizimin e nje tryeze te perbashket ne nivelin e kryetareve te partive politike te pozites dhe opozites ne formatin 3 me 3, e cila do te detajoje ne thelb platformen e bashkepunimit per reformat dhe selektimin e kandidaturave per te nxjerre nje President qe i pergjigjet kerkesave te kohes dhe njekohesisht angazhimeve tona per reforma te rendesishme per proceset e integrimit dhe per proceset e rendesishme qe kalon vendi

    3. Diten e diel i rekomandojme Kuvendit te Shqiperise qe te hapet votimi per Presidentin e Republikes.





    kohajone
    #VamosArgentina

  11. #11

    Rrota e arte dhe presidenti shqiptar

    Ky eshte edhe mendimi im per presidentin shqiptar. jam shume i lumtur nese shume prej nesh do te jene te ketij mendimi.
    bashkelidhur mendimi im ne nje pamflet politik


    Pamflet
    RROTA E ARTE DHE PRESIDENTI SHQIPTAR

    Nga Edmond Kaçeli ish-gazetar në “Koha Jonë”

    A e dini se ndër shpikjet më të mëdha shpikja e Rrotës ka qenë ajo që e ka çuar njerëzimin përpara? Në sajë të Rrotës, dhe vetëm në sajë të Rrotës, njerëzimi është zhvilluar nga prehistoria deri në ditët e sotme. Nëse nuk e dini mbani vesh: Rrota është shpikja më e madhe. Rrota është shpikja e artë e njeriut. Rrota është fillimi dhe mbarimi i shkencës njerëzore. Rrota është filozofia e jetës në planetin tonë. Rrota është rrotë.
    Ai që e shpiku nuk mbahet mend, ndërsa Rrota jeton dhe do të jetojë ndër jetë të jetëve duke vazhduar misionin e vënies në lëvizje të njerëzimit dhe të historisë së brezave.
    Sa gjëra janë bërë me Rrotën! Kush nuk e ka përdorur të paktën njëherë në jetën e tij Rrotën? Apo ndonjë mekanizëm që i përngjason rrotës! Kush prej nesh nuk është ndjerë pjesë e mekanizmave shumërrotësh që na rrethojnë në jetën e përditshme.
    Prej mëngjezit nën zgjimin e orës, (edhe orët elektronike kanë ndonjë mekanizëm që i përngjason rrotës), përgjatë gjithë ditës, e deri sa shkojmë në darkë të hamë, (edhe tenxheret e gjellës i ngjajnë rrotës), na shoqëron Rrota. Biles Rrota na shoqëron edhe kur shkojmë të flejmë gjumë për tu zgjuar sërish nën efektin dhe presionin e Rrotës së ditëve që sillen sipas Parimit Universal të Rrotës.
    Banorët e vendit të shqiponjave, si popull me zgjuarësi natyrale, ishin nga të parët banorë të rruzullit që e përdorën Rrotën. Burimet etruske, pellazgjike, e më vonë ilire e vërtetojnë përdorimin e Rrotës dhe të efekteve të sajë. Banorët e vendit të shqiponjave vazhdojnë ta përdorin me shumë sukses edhe në ditët e sotme Rrotën dhe gjithë efektet e sajë pozitive. Në jetën e tyre të përditshme, si shumë popuj të tjerë të Globit, shqiptarët e ndjejnë Rrotën deri në thellësi të shpirtit bujar. Në jetën e përditshme Rrota e Artë (këtu e në vazhdim po e vlerësojmë shpikjen më të madhe njerëzore) ka zënë dhe do të zërë një vend parësor.
    Pa Rrotën shqiptarët nuk arrijnë të bëjnë asgjë. Nuk arrijnë të flejnë me njëri –tjetrin. Nuk arrijnë të çohen në mëngjëz. Nuk arrijnë të shkojnë në punë… nuk … nuk…
    E nuku më i madh i shqiptarëve është se pa Rrotën nuk bëjnë dot as politikë.
    Lidhja e rrotës me politikën? Krejt e thjeshtë:
    Në jetën e një vendi të vogël, apo edhe të madh. qeverisja e vendit i ngjan një mekanizmi shumërrotësh, të ndërtuar nga mekanizma të tjera shumërrotësh por në shkallë më të vogël. Më thjeshtë akoma. Fillohet me partitë politike që kanë në krye një kryetar apo një president. Të paktën mbi pesëdhjetë mekanizma të tilla politikë.
    Vazhdojmë me qeverinë dhe qeveritarët. Ecim më tej: parlamenti, kryetari, krejt pushteti legjislativ pushteti gjyësor… Dhe kryemekanizmi i të gjithë mekanizmave shumërrotësh të qeverisjes: Presidenti.
    Aq shumë e duan shqiptarët këtë kryemekanizëm (larg qoftë nëse e thërrasim me emrin Kryerrotë) sa të gjithë u turrën të zënë vend në karrigen e këtij Kryemekanizmi. Kush nuk është në gjendje të turret mbështet nga pas (shqipja është gjuhë e ngatërruar në kësisoj shprehjesh) të parin kandidat që i bie ndërmend.
    E bijtë e shqiponjës duke harruar prejardhjen e tyre shqiponjore harrojnë hallet e përditshme dhe kthehen në adhurues të se parës Rrotë që iu del në rrugë. Janë gati të ndeshen, të vriten, të përleshen, vetëm e vetëm se kundërshtari i tyre adhuron një tip tjetër rrote. Zot na ruaj, në ethet e përgjithshme të luftës për Rrotën e Artë, harrojnë se të gjitha rrotat janë njëlloj të rëndësishme. I mençur, nuk mund të them fatlum, ishte dhe mbetet ai që e shpiku i pari, të tjerëve vetëm iu duhet ta vënë në përdorim ose ta adhurojnë Rrotën. Rrotën e Artë.

    Itali qershor- korrik 2007
    edmond.kaceli@gmail.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 08-07-2007 më 17:29

  12. #12
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Me sa duket po i afrohen, por akoma te praku i deres jane,ku behet politik me keta njerez bre, nejse se nuk kan tjeter pune mbeten me presidentin tani,keshtu mbesin keta e pastaj jeken populli.

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Thuhet se:- SIKUR PRESIDENTI I AMERIKES TE ZGJOHET ME NJE GRIP TE LEHTE NE MENGJES, BORSA BIE NE MESDITE...........pra ekonomia e shtetit bie!!!!!!!

    Ne Shqiperi behet ç'mos qe te krijohet destabilitet imagjinar................. Shikoni lajmet ne gazeta dhe ne televizor----TE DUKET SIKUR PO NDODH HATAJA!!!!!!!

    Ne shqiptaret dhe s'ndjehemi krejt te sigurt ne Shqiperi, imagjinoni sa investitoret e huaj ndjehen te sigurt te hyne ne Shqiperi........ (ne disa raste, kur shikon ca goje halera, qe sa here kane çeshtje pak te rendesishme permendin barrikada, 97-ten, mungese respekti te kushtetutes etj, etj....................."ZGJEDHJE TE PARAKOHSHME NESE KANDIDON BAMIR TOPI"-ulerasin nga mengjesi deri ne darke!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 07-07-2007 më 17:16

  14. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Nano do te kandidoje E KA VENDOSUR........mire e ben, kushtetuten po respekton! SI SHPJEGOHET QE E MBESHTESIN KETA TE "PPDNJ"-se?????????????

    Po pse Bamir Topi s'duhet te kandidoje? Pse e majta kercenon qe do te dale nga parlamenti?

    Apo me mire destabilitet se sa RESPEKT, se sa RREGULLA LOJE, se sa PERQENDRIM TEK KOSOVA................. meqe ra fjala "ato listat me statura te larta politike te te majtes - E DINIT QE KANE QENE TE GJITHE KOMUNISTE? " meqe ra fjala - E DINI KUSH KANE QENE NDER VITE MIQTE DHE E ARMIQTE NDERKOMBETAR TE KETYRE KOMUNISTEVE? ( PO SOT QENDRIMI I KETYRE "miqve" PER KOSOVEN E DINI KUSH ESHTE??????????)

    Paskal Milo kur i u pyet per kete gje u pergjegj "me ironi":- komunistet jane kudo! ( INTERVISTA E DHENE NE TE GJITHA MEDIAT E DITES 05/007/2007)

    Keni pare ndonje komunist ne ter boten te thote nje fjale te mire per KOSOVEN???????????????????? (te me besoni qe une i ndjek si ju lajmet e botes)
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 07-07-2007 më 17:13

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga artur
    Nano do te kandidoje E KA VENDOSUR........mire e ben, kushtetuten po respekton! SI SHPJEGOHET QE E MBESHTESIN KETA TE "PPDNJ"-se?????????????

    Po pse Bamir Topi s'duhet te kandidoje? Pse e majta kercenon qe do te dale nga parlamenti?

    Apo me mire destabilitet se sa RESPEKT, se sa RREGULLA LOJE, se sa PERQENDRIM TEK KOSOVA................. meqe ra fjala "ato listat me statura te larta politike te te majtes - E DINIT QE KANE QENE TE GJITHE KOMUNISTE? " meqe ra fjala - E DINI KUSH KANE QENE NDER VITE MIQTE DHE E ARMIQTE NDERKOMBETAR TE KETYRE KOMUNISTEVE? ( PO SOT QENDRIMI I KETYRE "miqve" PER KOSOVEN E DINI KUSH ESHTE??????????)

    Paskal Milo kur i u pyet per kete gje u pergjegj "me ironi":- komunistet jane kudo! ( INTERVISTA E DHENE NE TE GJITHA MEDIAT E DITES 05/007/2007)

    Keni pare ndonje komunist ne ter boten te thote nje fjale te mire per KOSOVEN???????????????????? (te me besoni qe une i ndjek si ju lajmet e botes)

    Bamir Topi nuk duhet te kandidoje pasi prish balancen e pushteteve. Ti dukesh se kerkon qe Topi te kandidije per INAT te Nanos, por ty aq ta pret, dhe aq thua.
    Nqs Topi behet president atehere asgje nuk e kontrollon apo verifikon dot vendimet dhe veprimet e qeverise, apo partise ne pushtet. Nuk do kete pra asnje proces analitik apo filter kritik ndaj ketyre vendimeve apo ligjeve. Topi do aprovoje cdo ligj te qeverise e parlamentit sado konfliktual apo anti-kushtetues te jete, ashtu sic ka bere deri me sot per ligjet qe jane kthyer nga presidenti si anti-kushtetuese.

    Pushtetet ne cdo vend demokratik te botes nuk lihen pa fre, sado te kondoliduara te jene demokracite e ketyre vendeve. Ne kete aspekt edhe qeverise shqiptare i duhet vene nje fre, apo edhe ate duhet ta kontrolloje dikush qe perfaqeson interesa me te gjera sesa vetem ato te kahut politik qe qeveris. Pikerisht prandaj edhe presidenti nuk mund te jete i krahut qeverises.

    Llogjika eshte e thjeshte, por ti sigurisht je shume i zene duke u marre me biografine e politikaneve si dikur spiunet e sigurimit ...... versioni modern i te cileve jeni.

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278

    Arrow

    Citim Postuar më parë nga Zarathustra.
    Bamir Topi nuk duhet te kandidoje pasi prish balancen e pushteteve. Ti dukesh se kerkon qe Topi te kandidije per INAT te Nanos, por ty aq ta pret, dhe aq thua.

    Llogjika eshte e thjeshte, por ti sigurisht je shume i zene duke u marre me biografine e politikaneve si dikur spiunet e sigurimit ...... versioni modern i te cileve jeni.
    Ej o ZARATHUSTRA------------------
    - Kandidimi i Bamir Topit nuk prish balancen!
    - MBASE VOTIMI I Bamir Topit prish balancen, MBASE!!!!
    Pse ne USA, France, Itali etj,etj (po ty ta pret me siguri-e di qe je informuar) Presidenti, kryeministri, prokurori, kongresi , senati, jane te zgjedhur nga VOTIMI, VOTIMI, VOTIMI. Dhe po u zgjodhen me vote (si luan bomba, jo balancat) respektohen kushtet e lojes ose KUSHTETUTA!!!!!!!!!!!

    Meqe u kujtuan kohet e shkuara (komuniste) " Hajde dhune tek partia sociliste hajde" Ky eshte centralizim (s'kemi spiune ne parlament te shikojme kush do na tradhtoje ne te majteve) ti heqesh te drejten deputeteve te marrin pjese ne votimin e asaj letre qe kane firmosur vete!!!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga artur : 08-07-2007 më 16:11

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ej, SOT dt. 08/07/2007 ---socialistet (17-te veta + 3 ppdnj) firmosin per Fatos Nanon. Fatos Nano prezantohet si kandidat i zyrtarizuar.

    Sot dt. 08/07/2007 SOCIALISTET NUK PREZANTOHEN FARE NE KUVEND!!!!???

    Hajde BALANCA, HAJDE!!!!!!!!

    PO SIKUR TU BEJE TE NJEJTEN GJE SALIU PAS KETIJ MANDATI--( "NESE" them nese del ne opozite?????) ----- Le ta beje,- te themi per te ruajtur BALANCAT..

    MEQE je kaq i pritshem, i pretshem ( qe ta pret o zarathustra- DO TE BEJME NJE HIPOTEZE, NJE PARASHIKIM SI DO SHKOJNE BALANCAT E EKONOMISE SHQIPTARE

  18. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga artur
    Ej o ZARATHUSTRA------------------ Kandidimi i Bamir Topit nuk prish balancen! Mbase votimi i Bamir Topit prish balancen, MBASE!!!!
    Pse ne USA, France, Itali etj,etj (po ty ta pret me siguri-e di qe je informuar) Presidenti, kryeministri, prokurori, kongresi , senati, jane te zgjedhur nga VOTIMI, VOTIMI, VOTIMI. Dhe po u zgjodhen me vote (si luan bomba, jo balancat) respektohen kushtet e lojes ose KUSHTETUTA!!!!!!!!!!!

    Balancat e pushtetve ekzitojne qe te eleminohen ato "MBASET" qe ty duket se s'te bejne shume pershtypje. "Mbaset" e kthejne qeverisjen ne nje aventure dhe jo proces te rregullt e te qendrueshem.

    Presidentet dhe pushtetet ne shtetet qe ze ne goje zgjidhen ne forma te ndryshme dhe procedura te ndryshme. Votimi i zgjedh te gjithe ne cdo rast, por asnje votim nuk behet jashte kontekstit te ruajtjes se balancave te pushteteve, qe do te thote se ne fund te fundit forma e qeverisjes ne seicilin nga keto vende eshte e tille qe asnje pushtet nuk merr kopetenca te pakontrollueshme dhe te pa-limit, sic do merrte PD nqs zgjidhet Topi.

    Teknikisht edhe Fatosi nuk duhet te kandidoje, pasi dikush mund te pretendoje me te drejte se si nje ish-lider i partise opozitare do luaj rol jo thjesht kritikues apo verifikues ndaj qeverise, por ate bllokues. Ky do jete nje pretendim i drejte teorikisht, por Nano ka rekord shume te paster dhe te qarte se eshte teper bashkpunues dhe konsesual. Te dyja si Fatosi edhe Bamiri jane figura shume te polarizuara per te qene presidente, pra qendra te ekuilibrit dhe konsesunsit kombetar.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ej, sa mire pa frazat e tipit " Ty aq ta pret"


    Po su rrespektua kushtetuta, po su rrespektua vullneti i popullit (I SHUMICES), s'ka DEMOKRACI!!! (ne 2005- populli donte patjeter nje qeveri qe ti thonte mjaft krimt, mjaft korrupsionit, mjaft politikave te vjetra te plerave ("sot flasin te gjithe per politika te reja")......... TE LE PROKURORI????

    MOS HYRJA NE PARLAMENT ESHTE DHUNE NDAJ SOVRANIT!
    MOS HYRJA NE PARLAMENT ESHTE DIKTATURE E UDHEHEQJES PARTIAKE
    MOS HYRJA NE PARLAMENT ESHTE DIKTATURA QE DO MBAJME NE KURRIZ NESER
    MOS HYRJA NE PARLAMENT ESHTE KUJTIMI I HIDHUR I KOMUNIZMIT
    MOS HYRJA NE PARLAMENT CON UJE TEK SERBI

  20. #20
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Rezultatet:

    Deputet ne Kuvend: 80 vete (opozita bojkotoi)

    PRO - Topit 75 vota

    PRO - Nanos 3 vota

    Vota te pavlefshme - 2

    Pra, deshtoni edhe raundi i trete i votimit. Vendi ngelet pa president.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sa prifterinj paguan Serbia dhe sa kisha nderton ajo?
    Nga _Mersin_ në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 10:03
  2. Sërish zgjedhje të parakohshme parlamentare?
    Nga RaPSouL në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-03-2009, 09:49
  3. Bashkim Fino kandidati i së majtës për president
    Nga shefqeti11 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-03-2007, 07:59
  4. Zgjidhet kriza elektorale, arrihet marëveshja në zyrën e presidentit Moisiu
    Nga Xhuxh Xhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-02-2007, 14:05
  5. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •