Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    25,037
    Postimet nė Bllog
    3

    Gegerishtja nuk eshte e distinuar te zhduket

    Intervistė me Migjen Kelmendin, botuesin e gazetės sė vetme nė gegėrisht nė tė gjitha trojet shqiptare.

    Gegėrishtja nuk ėshtė e destinuar tė zhduket

    "Ne synojmė rritjen e tolerancės brenda kulturės shqipe", - thotė Migjen Kelmendi, botues i gazetės sė vetme tė mirėfilltė qė pėrpiqet tė konservojė gegėrishten e shkruar.

    Kelmedi ka kaluar dy tė tretat e jetės sė tij duke u brumosur me respektimin e standardit gjuhėsor, ndėrsa tani ėshtė bėrė mbrojtėsi mė i flaktė i gegėrishtes. Akuza me tė cilėn pėrballet gjerėsisht nė Kosovė ėshtė se ai vetė nuk ėshtė nė gjendje tė shkuajė ashtu siē duhet gegėrishten, pasi ėshtė brumosur tashmė me standardin gjuhėsor dhe njė pjesė e mirė e publikimeve tė tij respekton kėtė standard. "Besonim se ishim nė rrugė tė mbarė deri nė vitin 1990", - thotė ai vetė; "por, pas rėnies sė komunizmit nė Shqipėri, dhe rritjes sė komunikimit me Tiranėn, na dha mundėsi tė kuptonim se sa larg ishte ai standard qė ne e kishim mėsuar me shpresė pėr tė eliminuar ndasitė, nga standardi qė pėrdoret nė Tiranė. Kuptuam se sa shumė ishim larguar nga njėri-tjetri". Intervista e mėposhtme publikohet nė Tiranė sipas standardit gjuhėsor me lejen e vetė Kelmendit. Me kėtė akt, ai dėshiron tė tregojė se lufta e tij pėr gegėrishten nuk synon tė fyejė ato qė dinė tė flasin standardin, por thjesht t'u japė tė drejtė atyre tė cilėt kanė mėsuar nga nėna tė flasin gegėrisht, se gjuha e tyre nuk ėshtė turp.

    Zoti Kelmendi, cilėt janė arsyet qė ju kanė shtyrė tė bėni njė gazetė nė gegėrisht?

    Gazeta "Java" publikohet pjesėrisht nė gegėrisht, ėshtė e para media e tillė qė prej 30 vitesh nė Kosovė. Arsyeja qė na shtyu tė hedhim kėtė hap ėshtė se gegėrishtja ka qenė e ndaluar dhe pėrdorimi i saj nė media ishte tabu. Tabuja ėshtė gjithmonė shumė provokative, por kjo ēėshtje nuk ėshtė thjesht thyerje tabush pasi lidhet me nevojėn e rishikimit tė standardit gjuhėsor aktual. Problemet e krijuara nga kongresi i gjuhėsisė duhet tė diskutohen sot pėr tė gjetur njė zgjidhje dhe pėr tė mos e kthyer nevojėn pėr mbajtjen e kongresit tė dytė nė njė tabu tjetėr nė brendėsi tė gjuhės shqipe. Ashtu siē ėshtė thėnė nė editorialin e numrit 1 tė gazetės "Java", ēėshtja e gegėrishtes i pėrket para sė gjithash nevojės pėr rritjen e tolerancės brenda kulturės kombėtare. Aktualisht ėshtė e vėshtirė tė flitet pėr tolerancė nė kulturėn shqipe, pikėrisht pėr faktin se kjo kulturė ėshtė agresive ndaj idiomės mė tė vjetėr dhe mė tė pėrdorur tė gjuhės shqipe. Kur them mė tė vjetėr, kuptoj faktin se dokumentet e parė tė shqipes sė shkruar i pėrkasin kėsaj idiome. Nėse ne nė Kosovė flasim pėr standardin gjuhėsor, nuk mund tė hiqemi tė shurdhėr pėr gegėrishten pasi gegėrishtja ėshtė realiteti gjuhėsor i Kosovės. Qėndrimi prej shurdhi ndaj kėtij realiteti para sė gjithash nuk ėshtė shkencor, ndėrsa nuk mund tė konsiderohet as njerėzor. Ne e nisėm publikimin e "Javės" si njė thyerje tabush, por sot kuptojmė se ėshtė njė ēėshtje e tolerancės kulturore.

    Akademia e Shkencave tė Beogradit ka propaganduar gjithmonė idenė se shqiptarėt e Shqipėrisė janė njė popull i ndryshėm nga shqiptarėt e Kosovės. Propagandimi i gegėrishtes ėshtė konsideruar gjithmonė si njė hap pėrēarės dhe vlerėsohet se pėrvetėsimi i standardit gjuhėsor nga krahinat ku fliten dialekte ėshtė konsideruar gjithmonė si njė sakrificė nė emėr tė unitetit kombėtar. Juve a nuk mendoni se keni hapur njė problem qė nė fund tė fundit konsiderohet pėrēarje?

    Prania e dy trungjeve kryesore nė gjuhėn shqipe ėshtė dhe ka qenė gjithmonė njė realitet. Ai shtet serb qė pėrdorte kėtė fakt si argumentim pėr ndarjen e Shqipėrisė nga Kosova nuk ekziston mė dhe nuk ėshtė i pranishėm nė Kosovė. Pėr kėtė arsye, ne kemi mundėsi tė flasim rreth kėtij problemi. Standardi gjuhėsor nuk ka pasur kurrė sukses nė Kosovė pėrderisa mbi 80 pėr qind e popullatės nuk e njeh atė. Ne mendonim se deri diku e kishim pėrvetėsuar standardin gjuhėsor, por me rritjen e komunikimit mes shqiptarėve zbuluam realitetin e hidhur se sa ndryshėm flasim shqip. Pėr shkak tė moskomunikimit tė gjatė, standardi gjuhėsor ka marrė nė Kosovė deformime tė rėnda tė cilat na detyrojmė tė rishikojmė nė mėnyrė shkencore problemin. Gazeta "Java" nuk ka marrė pėrsipėr tė gjejė zgjidhjen e kėtij problemi, por ne dėshirojmė tė shfaqim realitetin gjuhėsor tė Kosovės dhe pėr tė hapur debatin rreth nevojės sė ndryshimeve.

    Si e vlerėsoni rolin e Kongresit tė Gjuhėsisė nė krijimin e kombit shqiptar?

    Na thonė se pa Kongresin e Gjuhėsisė nuk do tė kishte ekzistuar kombi, por e vėrteta ėshtė se shqiptarėt kanė ekzistuar edhe para vitit 1972 dhe kanė jetuar edhe pa standard gjuhėsor. Si vallė ia kemi dalė mbanė tė komunikojmė, tė shkruajmė apo vajtojmė ne pa standard gjuhėsor?! Ne nuk mund ta konsiderojmė vitin 1972 si njė pikė fatale nė ekzistencėn e kulturės shqiptare. Fakti qė ne na nevojitej njė standard gjuhėsor ėshtė i pamohueshėm, por politizimi i tejskajshėm i kėsaj ēėshtjeje nga qeveria komuniste e asaj kohe nuk ishte i nevojshėm. Standardi gjuhėsor ėshtė njė hap pėr thjeshtimin e komunikimit mes njerėzve, por viti '72 nuk e ka thjeshtuar aspak komunikimin mes shqiptarėve. Pėrkundrazi! Ai e ka komplikuar komunikimin. Ka shumė argumente pėr kėtė pėrfundim: Sė pari, ėshtė efektiviteti i ulėt i letėrsisė shqiptare. Sė dyti, ėshtė prania me bollėk e paragjykimeve qė ekzistojnė nė Tiranė pėr tė gjithė ato qė flasin gegėrisht si malok, shpellar, apo primitiv. Ėshtė ky standard qė vazhdimisht ka prodhuar dhe mbėshtetur paragjykime dhe stereotipe mes kulturės shqiptare. Ėshtė ky standard qė e pakėson fuqinė dhe diversitetin e gjuhės shqipe. Tė gjithė njerėzit qė kanė kėrkuar rishikimin e standardit gjuhėsor janė akuzuar menjėherė si pėrēarės. Unė kisha me thėnė tė kundėrtėn. Pikėrisht pėrēarja e shqiptarėve ėshtė bėrė nė vitin 1972 duke e futur vetėm njė idiomė tė gjuhės shqipe nė standard dhe duke lėnė gjysmėn e gjuhės jashtė. Ėshtė pikėrisht mohimi i gegėrishtes nė standard ajo qė po krijon dy gjuhė shqipe, ndėrkohė qė pranimi i kėsaj idiome nė standard do ta zgjidhė problemin. Realitetet e sotme gjuhėsore mė japin tė drejtė pėr kėtė. Tridhjetė vite pas vendosjes sė standardit dhe propagandimit tė gjithanshėm tė tij, njė pjesė e mirė e shqiptarėve tė Shqipėrisė vazhdojnė tė flasin ndryshe. Nėse mė pyesni se jam apo jo kundėr vendosjes sė standardit, unė ju them jo. Nevojitet njė standard. Por unė kritikoj me forcė mėnyrėn se si kultura shqiptare iu pėrgjigj sfidės sė standardit. Njė copė rrugė ėshtė bėrė me kėtė standard. Tė gjithė ato qė e kanė kritikuar atė nuk kanė kėrkuar pėr asnjė ēast rrėzimin e kėtij standardi dhe ndėrtimin e njė standardi tjetėr me bazė gegėrishten. Asnjė njeri qė mendon seriozisht pėr nevojėn e ndryshimit tė standardit nuk kėrkon ndryshimin rrėnjėsor tė tij. Kėrkohet thjesht qė tė kapėrcehet parimi diktatorial me tė cilin u krijua standardi dhe vendosja e parimeve demokratike pėr kėtė ēėshtje. Standardi duhet tė gjejė zgjidhje qė i vijnė pėr shtat jo vetėm njė pjese tė gjuhės shqipe, por tė gjithė gjuhės.

    Pra ju kėrkoni vetėm legalizimin e gegėrishtes nė standard?

    Mė sė pari nevojitet tė hiqet tabuja ndaj gegėrishtes. Duhet qė tė pranohet publikimi i materialeve nė gegėrisht. Duhet qė njerėzit qė flasin gegėrisht tė lejohet tė punojnė nė media. Qė nga krijimi i Parlamentit tė Kosovės, shumė deputetė nuk e njohin standardin dhe pėrpiqen tė flasin sipas standardit. Gjuha qė pėrdoret realisht nuk respekton asgjė.
    Intervistoi: Gjergj Erebara
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Amen!

    Gegerishtja duhet te integrohet ne gjuhen zyrtare shqipere.
    Fjalet qe jane ndryshe ne toskerisht, gegerisht, Shqiperine e mesme te konsiderohen si perderime te ndryshme te te njejtes fjale.
    Nan=Nėnė=None,
    Baj=Bėj =Boj
    Tuj Punu(e) = Duke punuar= tu punu
    ....

    ...
    keshtu ēdokush te shkruaj fjalen, fjaline apo vepren ne menyren me te natryrshme per te.

    Megjithate ju paralajmeroje qe do jete nje gjurulldi per ata te huaj qe do duan te mesojne shqip; pak e veshtire eshte keshtu si eshte :-) Por s'ka problem, e rendesishme eshte qe te kuptohemi ne, mes nesh!
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Gegėnishtja nuk zhduket, pėrderisa Gegėnia ekziston

    dikush ka hallin pėr tė huajt, e dikush pėr vete

    sinqerisht, Gegėnishtja ashtė rraja e gjuhėve i.e. e s'ka si tė mos kuptohet as nga tė huajt, as nga shqiptarėt dėrmues

    asnjė hap gjurmimesh i.e. nuk mund tė bėhet pa Gegėnishten
    nė aspektin linguistik!

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrse njeriu ėshtė i destinuar tė vdesė??
    Nga deshmuesi nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 16:54
  2. Si zhduket shqipja nė familjet e emigrantėve !
    Nga Lexuesja nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 20-01-2007, 19:07
  3. Berat, zhduket biznesmeni, policia fillon kerkimet
    Nga ClaY_MorE nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-12-2006, 15:19
  4. Zhduket nė sheshin e trageteve gruaja e pronarit tė "Bruno"
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 06-08-2005, 04:42
  5. Angli, zhduket minorenia shqiptare
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-07-2005, 14:19

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •