Dėshton Albpetroli, ekspertėt: Ishte e pritshme
Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurat pėr ekzekutimin e garancisė 85 milionė euro tė ofertės sė bujshme prej 850 milionė euro tė Albpetrol.
Zėvendėsministri i Ekonomisė Sokol Dervishaj, qė kryeson grupin negociator tė privatizimit, tha negociatat pėr shitjen e Albpetrol dėshtuan tė mbyllen brenda afatit ligjore, pasi Vetro energy nuk derdhi garancinė tjetėr, atė tė kontratės, e cila ėshtė sa 20 pėr qind e ēmimit ose 170 milionė euro.
Dervishaj hodhi poshte zėrat se njėri nga shkaqet e dėshtimit ishte mos hipotekimi i puseve nga Qeveria, duke deklaruar se privatizimi nuk parashikonte shitjen e puseve, por dhėnien nė pėrdorim tė tyre pėr njė periudhė 25-vjeēare. Megjithatė zoti Dervishaj tha se tenderi nuk mund tė quhet ende i dėshtuar, pasi ky ėshtė njė vendim qė nuk e merr grupi negociator, por do tė merret nga Qeveria gjatė ditėve nė vijim. Sipas tij, edhe pse ėshtė shkelur afati ligjor nėse kompania do tė paguajė gjatė kėtyre ditėve shumėn 170 milionė euro, negociatat mund tė rihapen.
Vetro Energy ofroi 850 milionė euro pėr blerjen e Albpetrol dhe Qeveria thotė se kjo ofertė ėshtė e mbuluar sipas ligjit me garancinė pėrkatėse prej 10 pėr qind ose 85 milionė euro, e cila ėshtė verifikuar nga konsulenti 'Patton Bogs'.
Ekspertėt: Rezultati i pritshėm
Pėr tė komentuar zhvillimet e fundit mbi privatizimin e kompanisė “Albpetrol”, i ftuar nė studion e Top Channel ka qenė zoti Kastriot Bejtaj, inxhinjer gjeofizik dhe konsulent pėr industrinė e naftės.
TCH: Zoti Bejtaj, ju jeni njė nga ekspertėt qė pothuajse me saktėsi matematike keni parashikuar ecurinė e kėsaj marrėdhėnieje mes kompanisė “Vetro” dhe METE-s, e cila tashmė ndodhet nė krizė, pėr tė mos pėrdorur fjalėn dėshtim. Si e komentoni kėtė situatė, cilat janė shkaqet kryesore dhe ku bie pėrgjegjėsia paraprake?
Bejtaj: Duke parė situatėn, qė nga nisja e garės, prononcimet e METE-s dhe kompanisė, njoftimi i sotėm nuk ėshtė i papritur. Kjo, pasi duke i parė ēėshtjet njė nga njė, oferta ishte njė surprizė e pakėndshme, pasi duke krahasuar vlerėn e “Albpetrol” me ofertėn kishte njė kontrast tė madh e tė pabesueshėm.
TCH: Ēfarė do tė thotė "dhėnia e njė shansi tė dytė pėr kompaninė ‘Vetro’" nga METE?
Bejtaj: Nėse lexohet me vėmendje, vendimi i KM mbi raportin pėrfundimtar tė vlerėsimit tė ofertave, shihet se 3 subjektet kanė mangėsi tė theksuara nė dokumentacion dhe nė plotėsimin e kritereve. Legjislacioni pėr naftėn dhe privatizimin ėshtė tepėr modern dhe duke bėrė krahasimin pėrkatės sheh se kompanitė kanė mangėsi tė theksuara. Ndėrkohė, kompania “Vetro” nuk pėrfaqėson investitorėt strategjikė, pasi edhe pėrfaqėsuesit e saj thanė se subjekti kryesor ėshtė shqiptar.
TCH: Si e parashikoni pėrfundimin e kėtij proēesi?
Bejtaj: Proēesi mesa duket sot mori njė pėrcaktim. Ministria me gjysmė zėri pranoi njė dėshtim tė pritshėm. Si nė prononcimin e METE-s ashtu dhe tė MF-sė vendoseshin termat “paraprakisht”, “praktikisht”, etj, qė do tė thotė se kishte pasiguri. Kjo situatė kėrkon njė analizė delikate pasi ėshtė njė sektor i rėndėsishėm i ekonomisė shqiptare qė duhet menaxhuar me kujdes. Edhe institucionet qė organizuan tenderin, janė po ashtu pėrgjegjėse.
http://www.top-channel.tv/artikull.p...247569&ref=rel
Krijoni Kontakt