Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Dy shqiptarë, "truri" i vjedhjes së shekullit në Angli

    Dy emigrantë shqiptarë, "truri" i vjedhjes së shekullit në Angli

    Nis gjyqi ndaj 8 të akuzuarve për grabitjen e 53 milionë paundëve

    Nga Londra
    Muhamed Veliu

    Dy emigrantë shqiptarë konsiderohen si "truri" i grabitjes më të madhe të shënuar në historinë e Britanisë së Madhe. Jetmir Hysenaj, punonjës në depon ku u grabitën 53 milionë paund, ishte pikërisht personi që përcolli informacionin e saktë për hyrje-daljet në kasafortën e parave. Policia tha gjithashtu se, disa javë para se të ndodhte supergrabitja, ai filmoi me kamera brenda depos ku ishte punësuar prej disa kohësh. Ndërsa Jetmir Buçpapa, shoku i ngushtë i tij, për disa muaj me radhë ishte koordinatori i veprimeve me këtë të fundit dhe grupit të anglezëve, që ekzekutuan më pas planin për vjedhjen e një shume prej 53 milionë paundësh.

    Procesi

    Gjashtëmbëdhjetë muaj pas grabitjes më të madhe në historinë e Britanisë së Madhe, tetë persona, ndër ta edhe dy shtetas shqiptarë, kanë dalë para Gjykatës së Krimeve të Rënda "Old Baily". Jetmir Buçpapa, së bashku me Ermir Hysenajn, akuzohen për konspiracion në pengmarrje, grabitjen e 53 milionë paund dhe përdorim të armëve të zjarrit.

    Në seancën e parë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda "Old Baily", të rrethuar nga një numër i konsiderueshëm policësh të armatosur, prokurori Sir John Nutting e përshkroi grabitjen nga të akuzuarit si "një dëshirë për t‘u pasuruar dhe jetuar në mënyrë luksoze". Më tej, ai i tregoi gjykatës se si ata planifikuan me detaje grabitjen, duke marrë peng fillimisht familjen e menaxherit të depos së parave.

    "Ermir Hysenaj ishte personi i brendshëm, i cili u dha informacione të detajuara rreth depos personave të tjerë, të përfshirë në këtë krim", tha prokurori Nutting. Sipas tij, 14 punonjës u mbajtën peng për më shumë se 70 minuta, ndërkohë që grabitësit ngarkuan paratë në kamion. "Grabitësit kërcënuan me vrasje personelin e depos, nëse nuk zbatonin urdhrat e tyre", shtoi përfaqësuesi i akuzës. Pritet që procesi gjyqësor ndaj tetë të akuzuarve të zgjasë 4 muaj. Sot është seanca e dytë, ku pritet parashtrimi i provave nga prokurori i çështjes.

    Policia e zonës së Kentit, ku ndodhi grabitja, një akt që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave botërore, ka mundur të zbulojë deri tani vetëm 21 milionë paund. Në këtë shumë përfshihej siç duket edhe pjesa prej 1 milion e 370 mijë sterlina që do të merrte Jetmir Buçpapa. Sipas policisë, "grabitësit i përkasin elitës së kriminelëve britanikë, të ndihmuar prej gangsterëve nga Evropa Lindore.

    Roli i dy shqiptarëve

    Dy emigrantët shqiptarë janë konsideruar si arkitektë të supergrabitjes në Angli. Ermir Hysenaj është cilësuar si "njeriu i brendshëm". Ai jetonte në Angli, falë një vize martesore. Kishte akses të brendshëm në depon ku numëroheshin paratë. Me origjinë nga Tropoja, ai ishte shoku i ngushtë i të akuzuarit tjetër, Jetmir Buçpapa. Sipas prokurorisë, ai është treguar i gatshëm për të siguruar anëtarët e tjerë në këtë grabitje, të cilëve para aktit u ofroi informacion të bollshëm dhe filmime sekrete, të kryera me një kamera të vogël më 16 janar 2006, pak javë pas grabitjes.

    Ndërsa Jetmir Buçpapa ishte i papunë kur u përfshi në grabitje. Ish-pronar i një lavazhi makinash, që më pas e shiti dhe paratë i humbi në dyqanet e basteve. Buçpapa ishte emigrant në Angli, i martuar me një shtetase angleze dhe banonte në zonën Tonnbridge, vetëm disa kilometra larg depos së parave. Ai konsiderohet nga prokuroria si "mik i ngushtë i Hysenajt, që nga koha kur banonte në Tropojë". Buçpapa, 26 vjeç, gjithnjë sipas prokurorisë britanike, ka pasur rol kyç në grabitje, duke u kthyer në koordinator të veprimeve me Hysenajn dhe ndihmuar atë të kryente filmimet brenda depos. Në të njëjtën kohë, ai rezulton të jetë i përfshirë në mbledhjen e të dhënave për zonën ku banonte menaxheri i depos dhe siguroi automjetet që u përdorën gjatë grabitjes.


    SKEDA


    Ermir Hysenaj është cilësuar si "njeriu i brendshëm". Ai jetonte në Angli, falë një vize martesore. Kishte akses të brendshëm në depon ku numëroheshin paratë. Ai ishte shoku i ngushtë i të akuzuarit tjetër, Jetmir Buçpapa, dhe është treguar i gatshëm për të siguruar anëtarët e tjerë në këtë grabitje, të cilëve u ofroi informacion të bollshëm dhe filmime sekrete, të kryera me një kamera të vogël më 16 janar 2006.


    SKEDA

    Jetmir Buçpapa ishte i papunë kur u përfshi në grabitje. Ish-pronar i një lavazhi makinash, që më pas e shiti dhe paratë i humbi në dyqanet e basteve. Buçpapa ishte emigrant në Angli, i martuar me një shtetase angleze dhe banonte në zonën Tonnbridge, vetëm disa kilometra larg depos së parave. 26-vjeçari rezulton të jetë i përfshirë në mbledhjen e të dhënave për menaxherin e depos dhe siguroi automjetet që u përdorën gjatë grabitjes.


    TE DHENA


    U grabitën 53 milionë paund

    U gjetën vetëm 20 prej tyre

    Policia mori 2100 telefonata nga publiku për ngjarjen

    U kontrolluan 20 objekte dhe shtëpi

    U mbajtën 300 procesverbale dhe intervista në polici

    Policia mblodhi 3500 prova dhe bllokoi 6 automjete

    U kryen 17 arrestime dhe u akuzuan 8 persona


    POLICIA:


    Si u realizua supergrabitja

    Prokuroria dhe policia pretendojnë se tani gjithçka është zbardhur, që nga skenari e deri te detajet më të vogla për grabitjen më të madhe në historinë britanike. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 22 shkurtit të shkuar. Fillimisht, grupi i grabitësve, të paraqitur si policë, morën peng menaxherin e depos së parave. Edhe gruaja dhe djali i tij do të kishin po të njëjtin fat. Duke i marrë peng familjen, ata kishin vënë me "shpatulla pas murit" menaxherin, i cili nuk kishte rrugëdaljeje, përveç bindjes së urdhrave të tyre për të hyrë në depo. Pas kësaj, ata iu afruan depos, që ruhej nga kompania "Securitas", me një kamion, me të cilin më pas do të transportonin paratë. Që të gjithë të armatosur, me kapuçë në kokë, grabitësit kanë lidhur këmbë e duar 15 punonjësit që ndodheshin në depo. Kur janë siguruar se gjithçka e kishin nën kontroll dhe se çdo gjë po shkonte sipas planit, ata kanë filluar transportimin e parave në kamion. Operacioni i grabitjes, një nga më të mëdhenjtë në Evropë, do të finalizohej në ora 02:15. Besohet se as vetë grabitësit nuk e kanë ditur saktësisht shumën e vjedhur. Vetëm dy ditë më vonë, pas një inventari të kryer, Banka e Anglisë konfirmoi grabitjen e 53 milionë, 116 mijë dhe 760 paund.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e DJ ROLO
    Anëtarësuar
    02-09-2002
    Vendndodhja
    LEICESTER
    Postime
    21
    Hallall ia beft zoti per guximin.
    Pun pun nate e dite edhe prap s'po shohim drite.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Ajo diferenca e parave ku vajti???Apo e gezojne grate angleze te ketyre bufave tropojane..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ^AngeL^
    Anëtarësuar
    14-08-2002
    Vendndodhja
    U.k . London
    Postime
    2,169
    leket i gezojne normale, si grate dhe familjet e tyre.

    po me vjen keq qe nuk mori gje ky shijaksi london se u lodh duke bere gjithe kete shkrim.
    Two Heart, Two Minds, In Time, Did Find, One Love, One Aim, Two Paths, The Same

  5. #5
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Citim Postuar më parë nga elen
    Ajo diferenca e parave ku vajti???Apo e gezojne grate angleze te ketyre bufave tropojane..

    Elen, ne kete forum eshte nje tropojan me nickname HOMZA. ai i njeh mire te dy keta cunat. besoj se ky eshte njeriu me i pershtatshem t'ju jape nje pergjigje se ku shkuan pjesa tjeter e parave.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e lojaxhiu
    Anëtarësuar
    27-01-2004
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    409
    Po me vetite tuaja te dedukdimit ti zgidhe cfare policed e Scotland Yard nuk mundet te arrinin. Po ai e dine se ku jane sepse ai i njihte ata...

    Ti je personi me i duhur per te bere keshtu lloj insinuancash. Dhe na hiqesh sikur nuk merresh me thasheme...

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Elen, ne kete forum eshte nje tropojan me nickname HOMZA. ai i njeh mire te dy keta cunat. besoj se ky eshte njeriu me i pershtatshem t'ju jape nje pergjigje se ku shkuan pjesa tjeter e parave.

    Po ai c ne ??E bene buje ata se ku i fshehen leket??Po te jete ashtu ,kete Homzen duhet ta mbani afer ,ta keni kujdes dhe ti thoni se sa shoke e keni..
    Never take life seriously. Nobody gets out alive anyway

Tema të Ngjashme

  1. Pasqyra e temave historike
    Nga Fiori në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 31-05-2011, 15:43
  2. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  3. Përgjigje: 109
    Postimi i Fundit: 30-11-2009, 05:18
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •