Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Si i komentojnë ateistët, vargjet e Profetit Isaia 53?

    Pershendetje.

    http://www.biblegateway.com/passage/...r=53&version=1


    Isaia 53
    1 Kush i ka besuar predikimit tonë dhe kujt iu shfaq krahu i Zotit?

    2 Ai erdhi lart para tij si një degëz, si një rrënjë nga një tokë e thatë. Nuk kishte figurë as bukuri për të tërhequr shikimin tonë, as paraqitje që ne ta dëshironim.

    3 I përçmuar dhe i hedhur poshtë nga njerëzit, njeri i dhembjeve, njohës i vuajtjes, i ngjashëm me dikë para të cilit fshihet faqja, ishte përçmuar, dhe ne nuk e çmuam aspak.

    4 Megjithatë ai mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona; por ne e konsideronim të goditur, të rrahur nga Perëndia dhe të përulur.

    5 Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.

    6 Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve.

    7 I keqtrajtuar dhe i përulur, nuk e hapi gojën. Si një qengj që e çojnë në thertore, si një dele e heshtur përpara atyre që i qethin nuk e hapi gojën.

    8 U çua larg nga shtypja dhe nga gjykimi; dhe nga brezi i tij kush mendoi se ai ishte larguar nga toka e të gjallëve dhe ishte goditur për shkak të shkeljeve të popullit tim?

    9 Kishin caktuar ta varrosnin bashkë me të pabesët, po kur vdiq e vunë me të pasurin, sepse nuk kishte kryer asnjë dhunë dhe nuk kishte pasur asnjë mashtrim në gojën e tij.

    10 Por i pëlqeu Zotit ta rrihte dhe ta bënte të vuante. Duke ofruar jetën e tij si flijim për mëkatin, ai do të shikojë pasardhës, do të zgjasë ditët e tij, dhe vullneti i Zotit do të ketë mbarësi në duart e tij.

    11 Ai do të shikojë frytin e mundimit të shpirtit të tij dhe do të jetë i kënaqur; me anë të diturisë së tij, i drejti, shërbëtori im, do të bëjë të drejtë shumë veta, sepse do të marrë përsipër paudhësitë e tyre.

    12 Prandaj do t'i jap pjesën e tij midis të mëdhenjve, dhe ai do ta ndajë plaçkën me të fuqishmit, sepse e ka përkushtuar jetën e tij deri në vdekje dhe u përfshi midis keqbërësve; ai ka mbajtur mëkatin e shumë vetave dhe ka ndërhyrë në favor të shkelësve.


    Cka mendoni per kete? Pra kjo profeci flet detajisht per ardhjen e Jezusit.
    Si mund nje njeri (Isaia) 700 vite para se te ndodhe nje ngjarje ta parashikoje (profetizoje) ate, madje detajisht?

  2. #2
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Cka mendoni per kete? Pra kjo profeci flet detajisht per ardhjen e Jezusit.
    Si mund nje njeri (Isaia) 700 vite para se te ndodhe nje ngjarje ta parashikoje (profetizoje) ate, madje detajisht?
    mesia4ever,

    A je duke na pyetur se si ka mundesi qe nje personazh i nje rromani te profetizoje mbi shfaqjen e nje personazhi tjeter ne te njejtin rroman?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga drity
    mesia4ever,

    A je duke na pyetur se si ka mundesi qe nje personazh i nje rromani te profetizoje mbi shfaqjen e nje personazhi tjeter ne te njejtin rroman?
    Jezusi nuk ishte vetem nje personazh i nje libri, Ai ishte personalitet historik. Kryqezimi i Tij eshte fakt historik. Sipas teje Jezusi qenka veq nje mit. Perse nuk thoni p.sh. se te tjere personalitete te historise jane mit por vetem per Jezusin?
    Pse ne cilin liber paska ndodhur kjo qe thua ti?

    http://www.christiananswers.net/dictionary/miracle.html

    Pershendetje.

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Materiali i meposhtem mund te jape dicka me shume rreth asaj se cfare perfaqeson Teoria e Evolucionit
    dhe a eshte kjo teori, pergjigja e pyetjeve tona

    Evolucioni ne Krize!
    Sidomos në vitet e fundit, teoria e evolucionit ka rëshqitur në një krizë. Ja disa prej problemeve që kanë dalë nga kjo teori:

    Fosilet nuk e vërtetojnë evolucionin

    Pitër Uard dhe Donald Braunli, në librin e tyre "Tokë e rrallë", përshkruajnë se si kanë vëzhguar shtresa sedimentare të mbledhura, dhe papritur, si me magji, një masë e madhe fosilesh u shfaqën – brakipodet, molusqet, sfungjerët dhe shumë trilobitë – fosile të komplikuare nga krijesa të komplikuara. Ata thanë, “Nëse teoria e Darvinit është e drejtë, fosilet e para duhet të jenë me të thjeshta se një trilobit. Sidoqoftë në shumë vende rreth botës, fosilet e para të dukshme janë trilobitet, që qëndrojnë sipër serive të shtresave të trahsa pa fosile. Është si të thuash që një orkestër filloi të luajë pa akorduar as edhe një notë. Kalimi nga shtresat pa fosile në ato me fosile është i menjëhershëm, jo gradual.” Evolucion nuk do të na drejtojë të presim këtë.

    Gjenetika nuk e vërteton evolucionin

    Shkencëtari Riçard Levontin shkruan: “Së pari, acidi desoksiribonukleik (ADN) nuk është vetë-riprodhues, së dyti, ai nuk bën asgjë, dhe së treti organizmat nuk përcaktohen nga ai. Acidi desoksiribonukleik (ADN) është një molekulë e vdekur, midis molekulave kimikisht inerte më joreaktive në botën e gjallë…. Asnjë molekulë e gjallë nuk është vetë-riprodhuese. Vetëm qelize të plota mund të përmbajnë gjithë makinerinë e nevojshme për vetë-riprodhim, madje dhe ato, në proçesin e zhvillimit e humbin këtë kapacitet…. Proteinat e një qelize përbëhen nga proteina të tjera dhe pa atë makineri proteinë-formuese asgjë s’mund të bëhet…. Ne trashëgojmë jo vetëm gene të përbërë nga acidi desoksiribonukleik (ADN), por një strukturë të komplikuar të makinërisë qelizore të përbërë nga proteina.” (Nga: "Nuk është patjetër kështu – Ëndrra e ‘Human Genome’ dhe Ilusione të tjera").

    Nuk e kemi parë me të vërtetë evolucionin në veprim

    Kolin Patterson thotë për origjinën e species: “Fakti është që asnjë njeri në të vërtetë nuk ka vëzhguar origjinën e qoftë edhe të një specie të re në natyre.” (Nga: "Evolucioni", Museu i Historisë Natyrore, Londër).

    A tregojnë evidencat në të vërtetë për projektim?

    Michael Denton shkruan mbi kompleksitetin i qelizës: “Për të patur një kuptim më objektiv të nivelit të kompleksitetit që qeliza përfaqëson, konsidero problemin e ndërtimit të një modeli atomik. Gjithë-gjithë një qelizë tipike përmban rreth 100 miliard atome. Të ndërtosh një model duke përdorur një atom për minutë do të duheshin 50 milion vjet për ta mbaruar.” (Evolucioni – Një Teori në Krizë)

    A do të arritë një proçes paqëllim i rastësishëm këtë gjë?

    Evolucion pa vlera

    Nëse teoria e evolucionit është e vërtetë, nuk ekzistojnë vlera absolute. Riçard Dokins, evolucionisti më i madh anglez, thotë:

    “Një botues i huaj i librit tim të parë rrëfeu që pasi kishte lexuar për tre netë me rradhë nuk mund të zinte gjumi, kaq i shqetësuar ishte ai nga mesazhi i ftohtë dhe i zymtë i librit. Të tjerë më kanë pyetur si ia kam dalë të zgjohem mëngjeseve. Një mësues nga një vend i largët më shkroi me një ton qortues që një nxënës kishte shkuar tek ai duke qarë, pasi kishte lexuar të njëjtin libër, sepse e kishte bindur atë që jeta ishte bosh dhe pa kuptim.”

    (Nga libri i tij, Të Ç’endësh Ylberin)

    Evolucioni nuk njeh progres

    Stifën Xhej Guld, evolucionisti më i madh amerikan, ka shkruar një libër, Madhështia e Jetës, qëllimi kryesori të cilit është të tregojë për evolucioni nuk po të çon në ndonjë drejtim dhe që njerëzimi nuk ka ‘domethënie kosmike’. Ai thotë, "Ky libër përpiqet të tregojë që progresi është një gënjeshtër." Kështu evolucionistë pranojnë që teoria e tyre na çon në kotësi dhe dëshpërim.

    Zgjedhja jote: Evolucion apo Krijim?

    Në fund të fundit, teoria e evolucionit na mëson:

    1-)Ne erdhëm nga asgjëkundi.
    2-)Ne nuk po shkojmë asgjëkundi!
    3-)Nuk ka asnjë qëllim në asgjë që shohim rreth e rrotull.
    4-)Jeta është pa kuptim.
    5-)Njerëzit nuk janë të veçantë në asnjë farë mënyre.

    Nga ana tjetër, teoria e krijimit na mëson:
    1-)Ka një Krijues.
    2-)Ne na ka bërë dikush.
    3-)Ai e projektoi dhe e bëri universin për një qëllim.
    4-)Qëllimi ishte ta shfaqte natyrën e tij të dashur tek qëniet që janë në gjëndje ta vlerësojnë atë.
    5-)Njerëzit janë shumë të veçantë. Ata janë krijuar sipas imazhit/ shëmbëlltyrës së Perëndisë.
    6-)Kjo tokë është projektuar për të qënë shtëpia e tyre.

    Gjithë krijimi i Perëndisë ka vlerë, por njerëzit janë krijuar për një qëllim të veçantë, për te pasur marredhënie të ngushtë dashurie me Krijuesin e tyre.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Matrix : 28-06-2007 më 13:10
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anëtarësuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918
    Dhe pavarësisht vlefshmërisë absolute të kësaj që "paske shkruar", a mund të thuash se ç'lidhje ka me temën, Matrix?


    Mesia4ever, sqarohu tek nyja e mëposhtme:

    http://www.forumishqiptar.com/showthread.php?t=45252

  6. #6
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    mesia4ever,

    Postimi yt i mesiperm eshte thjeshtesisht i kategorizushem nen dy falsitete llogjike.

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Jezusi nuk ishte vetem nje personazh i nje libri, Ai ishte personalitet historik. Kryqezimi i Tij eshte fakt historik.
    1. Falsiteti i Pandehjes - Mungesë të dhënash vërtetuese
    Nuk po na jep ndonje evidence per egzistencen historike te Jezusit.

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Sipas teje Jezusi qenka veq nje mit. Perse nuk thoni p.sh. se te tjere personalitete te historise jane mit por vetem per Jezusin?

    2. Falsiteti i dilemave false

    Kusht te tha ty qe ne nuk themi se te tjere personalitete historike jane mite?
    Perkundrazi ka shume personalitete historike qe jane mite.
    Ndryshuar për herë të fundit nga darwin : 28-06-2007 më 13:47 Arsyeja: /
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  7. #7
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga drity
    mesia4ever,

    Postimi yt i mesiperm eshte thjeshtesisht i kategorizushem nen dy falsitete llogjike.

    1. Falsiteti i Pandehjes - Mungesë të dhënash vërtetuese
    Nuk po na jep ndonje evidence per egzistencen historike te Jezusit.
    Ka plot argumente bile edhe jo-te krishtera, p.sh. ne shkrimet cifute hebrejte judaike e akuzojne se Jezusi ka bere magji. 4 ungjijte, shkrimet e apostujve, njerzve u kushtoi me jete vetem pse besonin ne Jezusin e keta thone se Ai kurre nuk ka ekzistuar. Askush nuk do t'u nenshtrohej atij persekutimi. Perderisa te tjeret perfitojne femra, para, pushtet etj. apostujt e Jezusit 'perfituan' vrasjen. Askush nuk do ta jepte jeten e tij per nje 'mit' sic e quani ju ateistet. Aha profecite, ne kete teme ateistet e njohur heshtin sepse nuk dine kah t'ia nisin. 700 vjet para se te ndodhe ngjarja, Profetet parashikojne detajisht madje.

    Citim Postuar më parë nga drity
    2. Falsiteti i dilemave false

    Kusht te tha ty qe ne nuk themi se te tjere personalitete historike jane mite?
    Perkundrazi ka shume personalitete historike qe jane mite.
    Une nuk di se si paska personalitete historike, e njekohesisht qenkan 'mite'. Si mund te jete kjo, ma spjego.

    Pershendetje.

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Ka plot argumente bile edhe jo-te krishtera, p.sh. ne shkrimet cifute hebrejte judaike e akuzojne se Jezusi ka bere magji. 4 ungjijte, shkrimet e apostujve, njerzve u kushtoi me jete vetem pse besonin ne Jezusin e keta thone se Ai kurre nuk ka ekzistuar. Askush nuk do t'u nenshtrohej atij persekutimi. Perderisa te tjeret perfitojne femra, para, pushtet etj. apostujt e Jezusit 'perfituan' vrasjen. Askush nuk do ta jepte jeten e tij per nje 'mit' sic e quani ju ateistet. Aha profecite, ne kete teme ateistet e njohur heshtin sepse nuk dine kah t'ia nisin. 700 vjet para se te ndodhe ngjarja, Profetet parashikojne detajisht madje.
    Perseri po me paraqet si evidence shkrimet e shenjta. Po ta perseris edhe nje here qe per personazhet e rromanit historia eshte e vertete. Problemi shfaqet per ne te tjeret qe jemi lexues te thjeshte.

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Askush nuk do ta jepte jeten e tij per nje 'mit' sic e quani ju ateistet.
    Shume njerez e dhane jeten per mitin qe quhet komunizem. Te pakten ketu shpresoj te jesh dakort!

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Une nuk di se si paska personalitete historike, e njekohesisht qenkan 'mite'. Si mund te jete kjo, ma spjego.
    Shpjegimi eshte qe shprehja "personalitet historik" nuk eshte e mbrojtur nga te drejat e autorit, pra gjithkush mund ta perdori si ti vij per mbare. Une mund te them qe "Balozi i zi" eshte nje personalitet historik, dhe ti nuk ke asnje menyre te me provosh te kunderten. A e di se pse? Sepse keto nuk jane argumenta per te zhvilluar nje debat te ndershem, por lojra fjalesh.

    Te sygjeroj ta pranosh ftesen e darwin-it (te keti tonit se te ati tjetrit e di qe e ke te pamundur ) dhe te shprehesh ne temen perkatese.

    Pershendetje dhe nga ana ime
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga drity
    Perseri po me paraqet si evidence shkrimet e shenjta. Po ta perseris edhe nje here qe per personazhet e rromanit historia eshte e vertete. Problemi shfaqet per ne te tjeret qe jemi lexues te thjeshte.
    Jo vetem shkrimet e shenjta. Argumentet historike.

    Citim Postuar më parë nga drity
    Shume njerez e dhane jeten per mitin qe quhet komunizem. Te pakten ketu shpresoj te jesh dakort!
    'By killing others'. Duke vrare te tjeret ne shumicen e rasteve. Edhe islamistet mbushen me dinamit dhe hedhin veten ne ere dhe e japin jeten per Islamin, ketu eshte dallimi, njera pale perdorte shpaten (apo armen), tjetra iu nenshtrua paqesisht dhunes. Komunistet dhe islamistet bejne ato gjera per ta marrur pushtetin, dishepujt e Jezusit kete nuk e bene (po flas per Kishen e Hershme). Apostujt e Jezusit iu nenshtruan nje persekutimi shume te forte. Argumentet historike e deshmojne kete, pa folur ketu per deshmine e Ungjillit.

    http://www.tektonics.org/jesusexist/jesusexisthub.html

    Citim Postuar më parë nga drity
    Shpjegimi eshte qe shprehja "personalitet historik" nuk eshte e mbrojtur nga te drejat e autorit, pra gjithkush mund ta perdori si ti vij per mbare. Une mund te them qe "Balozi i zi" eshte nje personalitet historik, dhe ti nuk ke asnje menyre te me provosh te kunderten. A e di se pse? Sepse keto nuk jane argumenta per te zhvilluar nje debat te ndershem, por lojra fjalesh.
    E perse thoni vetem per Jezusin se nuk ka ekzistuar, kurre nuk kam ndegjuar qe nje ateist ka mohuar ekzistencen e Budes, Zaratustres, Muhamedit etj. por gjithmone mundohen ta argumentojne 'mosekzistencen' e Jezusit. Jo aspak nuk mendoj se jane lojera fjalesh por fakte dhe argumente.


    Citim Postuar më parë nga drity
    Te sygjeroj ta pranosh ftesen e darwin-it (te keti tonit se te ati tjetrit e di qe e ke te pamundur ) dhe te shprehesh ne temen perkatese.

    Pershendetje dhe nga ana ime
    Perse a pasnim ne Darwin tonin a?. E pershendes shume. Respekt.

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Jo vetem shkrimet e shenjta. Argumentet historike.
    Po te kishe argumente historike, do ti kish shfaqur qe ne postimin e pare.

    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    Argumentet historike e deshmojne kete, pa folur ketu per deshmine e Ungjillit.
    Po te kishe argumente historike, do ti kish shfaqur qe ne postimin e pare.


    Citim Postuar më parë nga mesia4ever
    E perse thoni vetem per Jezusin se nuk ka ekzistuar, kurre nuk kam ndegjuar qe nje ateist ka mohuar ekzistencen e Budes, Zaratustres, Muhamedit etj.
    Keto ndryshimet ndermjet jush, i vini re vetem ju.
    Ne ateistet nuk jemi diskriminues, ju fusim te gjitheve ne te njejtin thes.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Shpjegim i lehte mbi temat e Teuhidit
    Nga rapsod në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 82
    Postimi i Fundit: 04-05-2006, 08:01
  3. Vdekja e Profetit a,s
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-04-2005, 07:36
  4. Vargjet janë si njerzit!........
    Nga Agim Doçi në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 27-03-2003, 13:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •