Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 45
  1. #21
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga KeidiSelmanaj
    Une besoj se dicka e tille eshte reale...edhe zjarri, shume e shume kohe perpara ka qene magji per paraardhesit tane, kurse sot eshte dicka shume normale...kam degjuar qe ka njerez qe me mendjen e tyre jane te afte te shformojne objekte, t'i ngrejne ato ne ajer apo t'i levizin, apo njerez qe zhduken nga nje vend, dhe shfaqen ne nje tjeter, kur jane te perqendruar tmerresisht shume tek dicka(jo ne rastet e trekendeshit te bermudeve)...ju qe keni materiale dhe histori, aq me mire shpjegime, per keto fenomene, shkruajini te gjtha ketu...

    Per te levizur ne kohe, mendja shformohet ne grimca shume te vogla(rreth 100 here me te vogla se elektroni) sepse sa me e lehte te jete materia, aq me e madhe eshte shpejtesia, dhe keshtu ajo mund te levize ne kohe...
    (nuk jam i sigurt per keto qe them, pasi jane te paprovuara)

    Ndersa per te levizur objekte, apo per t'i ngrejtur ato ne ajer etj, etj, mendja eshte nje forme energjie qe vepron mbi to...

    (kaq di :S)
    Na duhet te hedhim poshte tegjitha ligjet e njohura te fizikes qe ekzistojne sot,kush eshte ne gjendje ti hedhi poshte ato,ps teoria e relativitetetit te Einstein e cila thote qe edhe koha eshte relative,bie ne kundershtim me Fiziken kuantistike,e cila ka te beje me fotonet,elektronet,kuarket,dhe tre forcat fondamentale ne natyre,interazionin e forte ate te dobet dhe elektromagnetizmin,ndersa forca e katert eshte graviteti,konflikti eshte ky, fizika e kuanteve eshte e perbere nga ligje qe aplikohen ne nje hapesire kohe me perkulje 0(e ashtuquajtura hapesire koha e Minkowskit),ndersa relativiteti i pergjithshem thote qe hapesire koha eshte e perkulur,vete Einstein beri perpjekje per ti pajtuar keto dy teori por pa sukses,ne kohen e sotme po behen perpjekje per te krijuar "theory of everthing"e cila bazohet ne 10 dimensione(ne sot njohim 3 dimensione hapesire dhe te 4tin qe eshte koha),kush e di ndoshta dhe ne te ardhmen spjegohet kjo aftesia e trurit per te zhvendosur objekte,pershendetje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga land : 16-07-2007 mė 16:10
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #22
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Kjo aftesi nuk ekziston fare lale, si do te zbulosh dicka qe nuk ekziston?

    Telekiniza, telepatia, prekognicioni etj nuk ekzistojne.

    Njesoj sikur nuk ekzistojne me shume se 3 dimenzione hapsinore.
    koha nuk eshte dimension dhe nuk mund te radhitet ne kete kategori.

    Kuantet nuk ekzistojne ato jane efekte te grimcave subnukleare dhe ne i kemi konceptuar ashtu sepse ne per natyren e tyre fizike nuk dijme asgje dhe as qe do te arrijme ndonjehere te dijme dicka me shume nga dora e pare. Cdo gje subatomike cdo ligj dhe veti qe njohim deri sot eshte konceptual, eshte perfytyrim i yni imagjinativ dhe si pershkrimi i tyre ashtu edhe vetite formulohen me analogizma e silogjizma nga bota jone e njohur dhe te cilat ne asnje menyre nuk do te mund te permbushin dhe zberthejne me saktesi fenomenet e asaj bote.

    bile po te mendohemi me thelle dhe me sigurte do ta kuptojme se koha nuk ekziston fare, edhe ajo eshte nje perfytyrim i yni. Me cka mund ta vertetojme se koha ekziston? -Me kujtese?!!

    Kujtesa nuk deshmon asgje, ajo neve na thote se dicka ishte keshtu dhe u be ndryshe pas disa ndryshimeve te ndermjeme qe ne i mbajme mend. Kjo do te thote se koncepti kohe ndertohet ne inercion. Ne nje nder ligjet thmelore te mekanikes klasike. Ne inercion te thjeshte. Efekti i inercionit te cdo impresioni qe e zgjate ate deri te impresioni i ardhshem te cilin ne e konsiderojme si vazhdim te se njejtes gje kurse ajo mund edhe te mos jete e njejta.

    Ajnshtajni u mundua te spjegonte dicka te paspjegueshme ne mungese te nje faktori te ri te pajohur per ne edhe sot e kesaj duke i atribuuar hapesires nje veti qe ajo nuk e ka, ate te perkuljes! Por meqenese ne nuk kemi shqise as empiri as nocione qe do te na e mundesonin njohjen e ketij faktori, lejimi imagjinar i nocionit hapesire qe ajo edhe te perkulet mundesoi qe arsyetohen disa veti te trupave me mase ose forca universale e terheqjes - graviteti. Kjo qasje sado qe ne menyre superficiale arsyeton renien e cdogjeje ne kete fushe, kjo nuk eshte argument. Por eshte substitucion i nje faktori konkret te paperceptueshem nga ne.

    Sepse kjo nuk mund ta sqaroje faktin se drita ka shpejtesi te kufishme dhe te pandryshueshme. Drita nuk do te bjere me shpejtesi me te madhe ne hapesiren e ndrydhur/perkulur/pjerrtesuar...

    Nese trupat inert e ndrydhin hapesiren rreth vetes, kjo do te thote se e njejta rralohet me te njetjin intenzitet ne kahjen e kundert dhe me te njejtin progresion gjeometrik.

    Me gjase disa gjera nuk do te mund te zberthehen kurre sepse lihet anash nje fakt themelor se asgje nuk ekziston panderprere!

    ....
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #23
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga KeidiSelmanaj
    Gjerat qe per momentin jane paranormale per njeriun...deri ne cfare pike mund te arrije mendja e njeriut? A eshte i afte njeriu qe me energji telekinetike te levize gjera qe perbehen nga lenda? A mund te levize njeriu ne kohe vetem me ane te mendjes?(teletransporti)
    Kam diēka kurioze per ty lexoje;Shpikja e inxhinjerit astronaut Vadim Chernobrov,u realizua shpikja e makines se kohes,por qe nuk lejon te ndryshosh realitetin historik,kush deshiron ta provoje rezikon nje udhetim pa kthim,ky ixhinjer thote qe po i perfundon me sukses eksperimentet e tij,pra ai ka ndertuar nje kapsule sferike me diameter 2m, shume e ngjashme me kapsulen"Vostok"te kozmonautit te pare rus Yuri Gagarin,dhe eshte dhe krononauti ipare Ivan Konov nje programues kompjuterash i cili do zvendesoje kafshet qe jane perdorur per eksperimentin.Eshte zgjedhur ky djalosh sepse ka nje psikike shume te forte per te ruajtur gjakftohtesine edhe sikur te shikonte fundin e botes,kur te vije momenti Konov do te mbyllet ne kapsule ku do te krijohen fusha te fuqishme elektromagnetike rotulluese,te cilat ngadalesojne ose pershpejtojne kohen,alteracioni i se ciles regjistrohet nga aparatura te precizionit te larte,me anen e kesaj makine eshte e mundur te dalesh jashte kohes (kryesisht ne te shkuaren)deri ne 1muaj.udhetimi mund te jete ne menyre te rezikshme pa kthim.Chenobrov paralajmeron,tentativa per te shkuar prapa ne kohe mund te perfundoje qe te shkosh ne ndonje univers paralel pa ruge kthimi,keto gjera i kam lexuar ne nje reviste shkencore Italiane e titulluar"Focus"
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  4. #24
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Baptist,pershendetje,ke nje nivel teper te larte pregatitje,me pelqen te debatoj me ty,por per momentin nuk kam kohe,me respekt
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  5. #25
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Baptist,me profesion jam Gjeolog keshtu qe kam njohuri modeste ne fizike dhe ndoshta nuk jam ne lartesine e debatit,pershendetje dhe njehere
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Diku kam lexuar qe ruset gjate lutes se ftohte jane mare shume me disa njerez qe kishin aftesi te jashte zakoneshme te cilet kane mundur te levizin objekte te tilla si nje tub letre apo nje kuti shkrepseje ne distanca teper te vogla.Me fameshmja ka qene me sa kujtoj nje grua qe s ja mbaj mend emerin.Di qe amerikanet po meren shume me keto lloj aftesish keto kohet e fundit

  7. #27
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg
    Diku kam lexuar qe ruset gjate lutes se ftohte jane mare shume me disa njerez qe kishin aftesi te jashte zakoneshme te cilet kane mundur te levizin objekte te tilla si nje tub letre apo nje kuti shkrepseje ne distanca teper te vogla.Me fameshmja ka qene me sa kujtoj nje grua qe s ja mbaj mend emerin.Di qe amerikanet po meren shume me keto lloj aftesish keto kohet e fundit
    ajzberg, me keto budallaqe jane marre te dy qeverite dhe ate vetem gjate luftes se ftohte ne sektorin e kunderzulimit. Por te gjitha ishin fiasko, shume eshte keqperdorur edhe LSD te tipat e determinuar si sensitiv por ajo shkaktoi vetevrasjen e shume prej tyre keshtu qe u nderpre.

    Nuk jane arritur kurrfare rezultatesh sado qe nje ide e tille kishte joshur me force jashtzakonisht te madhe kurreshtjen e shteteve ne kete lufte, por nuk u arrit asgje, fatkeqsisht as edhe nje rezultat i perseritshem dhe i vertetueshem eksperimentalisht...

    Por evolucioni qe xx22 e hodhi poshte
    do te mund te arrinte deri te nje nivel i tille duke marre parasysh se idea ekziston. Nese kjo ide dhe ky synim do te ishte nje semundje globale, me kohe pasardhesit tone do te mund te zhvillonin aftesi te caktuara shqisore te cilat do te mund ta benin nje gje te tille.

    Truri emiton shkarkime te vogla te natyres elektrike, nese do te mund te zhvillohej nje shqise e cila do te mund ti perceptonte ato truri i njeriut me kohe do te arrinte te zhvillonte edhe qendrat e receptimit te tyre, pra qendrat e deshifrimit te drejte, e me kete edhe te lexoje mendimet ne nje distance praktike. Kjo gje eshte e mundur nga krijesat ujore.

    Delfinet arrijne te parashikojne kahjen e levizjet e njeriut ne uje. Sepse aftesia e tyre per te deshifruar sinjalet e caktuara elektrike dhe intelegjenca shume e larte ua mundeson ti zberthejne ne informata valide dhe te kuptueshme ato pas nje kohe shume te shkurter te shoqerimit ose notimit te perbashket ne uje.

    Problemi eshte te mungesa e shqises. Senzorit.
    Ajo qe kan bere joponezer s'eshte jter vec nje makine e cila ka senzoret me ndieshmeri te mjatueshme dhe sofwerin i cili eshte zhvilluar ne baze te perceptimeve duke i deshifruar polarizimet intenzitetet dhe fushat e mapuara te trurit se per cfare jane aktivizuar. keshtu nese ne mednojme te ngritemi dhe ta hapim deren, dhe jgate ketij procesi te mendimit kemi bere regjistrim te sakte te rrymave dhe kete te njejten e kemi perseritur me subjekte tjera ne testim dhe kemi izopluar saktesisht matjet qe jane bere dhe ato na kane dhene te njejten fushe aktive te trurit dhe te njejtin polarizim vale intensitet e specifika tjera shume te peraferta per secilin njeri, ne do te mund te krijojme kushtin qe ky mendim te mund te lexohet universalisht dhe po deshem kete sensor ta lidhim me mekanizmin i cili e hape deren automatikisht ne momentin e paraqitjes se dukurise me veti te izoluara me heret.

    Pra kjo do te mundesonte hapjen e deres pa thene pa ndrydhur asnje suste, por thjeshte me te menduar te veprimit.

    Por kjo nuk do te thote se truri e hapi deren me forcen e vet, perkundrzi eshte mekanizmi i lidhur me sensoret adekuat dhe procesorin e instaluar dhe me mekanizmin e automatizuar i cili vihet ne pune pasi te jete konfirmuar se aktiviteti i trurit te atij njeriu kerkon te hapet dera.

    Asgje e habitshme, dhe aspak me e habitshme se si fiken dritat e ndrcimit te qytetit ne mengjes, ose si ndizen ato ne kohe te duhur sado qe nuk ndizen saktesisht ne te njejten kohe.

    Eshte senzori i drites ai i cili me ane te mekanizmit adekuat ve ne levizje celesin. Keshut qe ne dite shume te vreneta, dritat e qytetit ndizen edhe nese nuk ka rene nata vertete....
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Po Baptist ai sensor quhet fotoelement qe une kam montuar me dhjetra pasi ate zanat kam.Per temen edhe une kur i pata lexuar ato te dhena per ruset nuk para kam besuar shume ,pasi nuk jam i bindur per nje gje qe nuk e shikoj me syte e mi.Gjithsesi tema e hapur na dergon ne ate qe njeriu ka deshiruar me kohe ,eshte nje ender e bukur vertet ,desha te te pyes je i bindur qe njeriu e shfrytezon trurin me perqindjet qe shkruajne para shkruesit ?apo keto jane thjesht hipoteza?Truri i njeriut ka evoluar ,por si spjegohet qe disa pyetjeve truri i sotem modern nuk i jep pergjigje si fjala vjen si u ndertuan piramidat e Egjyptit.

  9. #29
    Citim Postuar mė parė nga ajzberg
    Truri i njeriut ka evoluar ,por si spjegohet qe disa pyetjeve truri i sotem modern nuk i jep pergjigje si fjala vjen si u ndertuan piramidat e Egjyptit.
    Po Egjiptasit e vjeter i jepnin pergjigje pyetjes si fjala vjen perse ndodhte batica/zbatica ne delten e Nilit ?!!!

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    mund ta ken quajtur edhe fotonderpreres, fotosensor etj., s'eshte fort me rendesi emri por karakteri, sepse fotoelemente jan edhe syte tane, edhe fotoqelulat qe prodhojne elektricitet jane fotoelemente, bile fotoqelula e thjjeshte mund te shfrytezohet lehte si "fotoelement" sepse renia e intenzitetit te rrymes qe ajo prodon do te perputhet saktesisht me renien e intenzitetit te ndricimit natyral dhe kjo renie ne fushen magentike ta mundesoj cvendosjen e nderpreresit ekmr...

    Eshte e papergjegjshme dhe krejtesisht e paudhezuar nje deklarate qe buron nga injoranca e thelle e atij qe e ka thene i pari dhe qe perseritet si referen papagallesh tahs 50 vjete, se truri i njeriut nuk shfrytezohet. Ose truri i jeriu shfrytezohet kaq perqind!

    E para, truri nuk eshte sasi homogjene, nuk eshte cervish qe ta shfrytezosh kaq perqind e te lesh te hidhet perqindja e mbetur.

    E dyta, truri eshte organ kompleks i cili ka sektoret e tij te vecante me ane te te cileve kryen operacione te domosdoshme te vullnetshme dhe te pavullnetshme ne organizem dhe permes tij. Nuk mund ta vesh ne perdorim hemisferen e rezonimit, per ta vene ne pune aktivitetin e lukthit, ose zemres melcise apo veshkeve.

    Sektori foljor eshte sektor ne vete, dhe ky shfrytezohet vetem gjate kohes ku ne flasim aktivisht derisa kur mendojme gjera abstrakte pra jo mendime te artikuluara ky sektore eshte "idle" dhe shfrytezon kapacitetin minimal te mundur per te percjellur aktivitetet tjera qe te jete i gatshem per artikulim ne momentin kur ti do te flasesh ose ta formulosh gjuhesisht nje ide qe te erdhi ne koke.

    E treta te thuah se truri nuk shfrytezohet plotesisht do te thote se po thua trui nuk po shfrytezohet plotesisht njekohesisht. Kjo eshet njesoj absurde sikur te thuash trupin tone nuk e shfrytezojme as 7% gjate dites. Sepse kapaciteti i trupit tone eshte shumfish me i madh.

    Por kur e thua kete (gje te palogjikshme) Ke kerkuar te besh te gjitha funksionet te cilat mund t'i bej trupi i njerit pernjeheresh: te hash, te pish, te qeshesh, te qash, te flasesh, te kendosh, te hecesh dhe te vraposh, te peshurresh te dhish, te lexosh, dhe te besh seks ne te njejten kohe te degjosh lajmet me te reja nga TV-ja.

    Truri i njeriut shfrytezohet 100% ne alternim me kerkesat dhe nevojat imanente. Nderkohe qe shume procese zhvillohen paralelisht disa prej tyre kerkojne koordimin e sinkronizim ca te tjera jane te pavarura, kurse disa kerkojne renditje dhe perjashtim te tjetres qe te mund te zhvillohet ajo qe eshte ne rend, ekmr...


    Piramidat?

    Piramidat jane ndertuar me mjeshtri te asaj periudhe historike dhe te arritjeve te asja kulture.

    Kur njeriu kja nje problem praktik, ai ate do ta zgjedh me kreativitet heret a vone dhe me mjetet qe ka aktualisht ne dispozicion, perndryshe do te fus ne pune kreativitetin qe me ane te mjeteve ekzistuese te krijojemjetin qe do t'ia mundesoj arritjen e qellimit te tij praktik.

    Te ndertosh nje piramide eshte qellim praktik. Ne nuk mund ta dijme me saktesi metoden dhe mjetet qe jane perdorur per t'i ndertuar piramidat pa pasur ne dispozicion shenime dhe pershkrime dokumentare te kohes, por mund te propozojme nje zgjidhje tonen origjinale e cila do te mundesonte reprodukimin e tyre, por kjo zgjidhje cila do qofte ajo nuk eshte e thene se eshte zgjidhur ne te njeten menyre me zgjidhjen historike qe eshte perdorur atje. Ka mundur te perdoret edhe uji si lift, ta zeme! Ja kjo do te ishte nje nder zgjidhjet e mija. Te ndertohet nje lift me uje, ose edhe me mire te perdoret uji si kunderpeshe per t'i ngritur blloqet lart. Te tjere kane dhene poropozime tjera. Me rere ekmr. Por e verteta e sakte ose ideja origjinale nuk do te dihet nese nuk eshte pershkruar ne ndonjerin shkrim te kohes.

    Pra nuk eshte qeshtja se nuk eshte dhene spjegim por se jane dhene disa spjegime njesoj valide me ane te te cilave edhe sot do te mund te ndertohej nje piramide e tille ne kushte dhe me mjete njesoj primitive. Por kjo s'do te thote se nuk eshte sqaruar por se nuk dihet cili ehte sqrimi historik.

    A ka gje me te lehte se te perdoresh pompen per ta ngritur ujin ne cfaredo lartesie qe deshiron per ta mbushur me lehtesi kunderpeshen e mjaftueshme per ta ngritur gurin deri ne lartesine e duhur?
    Po e zeme se, pompa eshte gje e komplikuar per ate kohe qe te zbulohet, mire atehere me kova dore pas dore dferi te lartesia e duhur (punetore kishte mjafte), derisate mbushet kunderpesha qe do te ngreje gurin deri te lartesia ne te cilen kemi arritur ne. Dhe keshtu, nje nga nje, deri ne maje...
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni: a ekziston jeta pas vdekjes?
    Nga YaSmiN nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 266
    Postimi i Fundit: 07-01-2024, 04:55
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Zona e trurit ku lind besimi tek Zoti
    Nga toni007 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2009, 09:05
  4. Zona e trurit qe kontrollon levizjet
    Nga optimus.prime nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-01-2009, 13:34
  5. Perberja e trurit te njeriut.
    Nga White_Angel nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 16-09-2004, 17:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •