Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anëtarësuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Kosova midis pavarësisë dhe...

    KOSOVA MIDIS PAVARËSISË DHE AUTONOMISË SERBE(!)
    26 Qershor 2007
    BAROMETRI DIPLOMATIK
    Prof.Dr.Mehdi HYSENI

    (*) Sipas ish-kryeministrit të qeverisë së Kosovës, Bajram Rexhepi "Për Kosovën pavarësi, kurse për Mitrovicën Veriore autononi serbe "("Beta", 24.06.2007).

    (*) Idepropozim i mirëseardhur dhe i kapshëm ky për Kishën Ortodose Serbe të Artemije Radosavleviqit dhe për Beogradin zyrtar, por si të vihet deri te konkretizimi i tij, kur dihet se Kosova nuk është firmë as pronë private e dr. Bajram Rexhepit, as e PDK-së, as e LDK-së etj., as e Artemijes, as e Beogradit, as imja, por është e mbarë popullit indigjen shqiptar dhe e Shqipërisë Etnike.


    Tanimë, me të hudhur poshtë Planin e Marti Ahtisarit(të gjitha versionet e tij të ndryshuara dhe të riformuluara në formë të një projektrezolute të KS të Kombeve të Bashkuara) nga ana e Serbisë dhe e Rusisë, erdhi në shprehje edhe shtyrja e afatit disamujor e debatimit ndërkombëtar të statusit të Kosovës në kuadrin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, edhe pse presidenti i SHBA-së, George W. Bush pati deklaruar prerazi në Romë, në Tiranë dhe në Sofje (më 9 dhe më 10 qershor 2007), se nuk do të ketë shtyrje të mëtejme të tij, duke nënvizuar se : " The U.N. Security Council must act now on a plan to grant Kosovo supervised independence." (Reuters,9.06.2007).



    Me gjithë mbështetjen e fuqishme dhe të parezervë të SHBA-së dhe të disa aleatëve të saj të BE-së, zgjidhja e statusit të Kosovës, do të mbetet pezull, edhe për një kohë të paparashikuar, kuptohet derisa Rusia dhe Amerika të bijnë në ujdi mes tyre. Ndoshta, por gjasët janë minimale (në veçanti për shkak të problemit të Kosovës), që më 2 korrik 2007, në takimin e Mejnit në SHBA-së, George W. Bush dhe Vladimir Putin, do të arrijnë ndonjë marrëveshje me rëndësi historike jo vetëm për Amerikën dhe Rusinë, por edhe në kuptim më gjerë për tërë bashkësinë ndërkombëtare, sikurse ajo e ish-presidentit, Ronald Regan dhe e Mihail Gorbacov në Rekjavik të Islandës, më 1987, me ç'rast diplomacia amerikane-sovjetike harmonizoi qëndrimet dhe pikëpamjet e tyre lidhur me mbylljen e kaptinës së luftës së ftohtë dhe të garës së ethshme në armatimin bërthamor midis dy superfuqive botërore (SHBA-BRSS).

    Në këtë vështrim, pozicionet e SHBA-së dhe të Rusisë për Kosovën janë diametralisht të kundërta, sepse, e para, së bashku me shumicën e shteteve perënidmore të BE-së, botërisht është deklaruar për njohjen e pavarësisë së mbikëqyrur ndërkombëtare të Kosovës, kurse e dyta, prerazi e ka hudhur poshtë një zgjidhje të këtillë të statusit të ardhshëm të Kosovës, sepse pavarësia e Kosovës nuk i konevnon interesave konvergjente kolonilaiste dhe imperialte të Rusisë dhe të Serbisë në Ballkan, dhe më gjerë.

    Pra, sa iu përket pikëpamjeve dhe qëndrimeve të politikës zyrtare të SHBA-së, të BE-së, të Rusisë dhe të Serbisë lidhur me statusin e Kosovës, hëpërhë ato janë tejet të qarta, domethënë të papjatueshme dhe kontradiktore. Mirëpo ky hendek i thellë politiko-diplomatik dhe startegjik midis Amerikës dhe Rusisë lidhur me Kosovën, nuk është i papritur ngase Rusia që nga viti 1878 e deri me përfundimin e luftës së ftohtë (1989), ishte "tutori" i paprekur-xhandari i Ballkanit (sikurse dikur që ishte "xhandar" i Evropës, në krye të Aleancës së Shenjtë të Evropës,1815). Thjesht, me shekuj, e edhe sot, Rusia e mbron interesin sllav në Ballkan. Historikisht, po të mos ishin luftërat dhe mbështetja direkte e Rusisë, në hartën e Ballkanit nuk do të figuronte kurrfarë Serbie. Kjo është arsyeja kryesore, pse edhe sot, në rastin e Kosovës, Rusia me të gjitha mjetet dhe format e mbështet interesin kolonial dhe imperialist të Serbisë, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan.

    Kontradikta e logjikës politike

    Sa më sipër, të gjitha kombinacionet dhe opcionet serbo-ruse dhe amerikano-evropiane për Kosovën tashmë janë transparente ( koncepti i parë ruso-serb, do të thotë antipavarësi-regres, që do të shpjerë në luftën e pashmnagshme, kurse koncepti i dytë amerikano-evropian, do të thotë pavarësi e kushtëzuar-progres, që shpie drejt kompromisit politik të zgjidhjes së problemit të Kosovës në mënyrë dhe, me mjete diplomatike, paqësore dhe demokratike të palëve në konflikt).

    Mirëpo, përkundër këtyre eopcioneve të huaja serbo-ruse-antipavarësi dhe amerikano-evropiane-pavarësi e kushtëzuar, ende nuk janë krejtësisht të qarta konceptet dhe opcionet e politikës zyrtare të Kosovës lidhur me zgjidhjen përfundimtare të Kosovës. Inkonsistenca dhe varibiliteti i konceptit të politikës dhe të politikanëve shqiptarë pasyqyrohet sipas kësaj logjike të gabuar historike, etnike, politike dhe juridike të qeverisë dhe të parlamentit të Kosovës, të cilat kanë nënshkruar dhe ratifikuar pranimin e "pavarësisë së mbikëqyrur" ndërkombëtare mbi Kosovën (variant ky, ende i diskutueshëm në planin ndërkombëtar ngase ka mbetur ende pezull në KS të KB-së, për shkak të kundërshtimit të diplomacisë ruse dhe serbe).

    Duke qenë se opcioni " pavarësi e kontrolluar ndërkombëtare" është shtyrë për një afat të pacaktuar, si rrjedhim i obstruksioneve dhe i iracionales së diplomacisë së Rusisë së Vladimir Putinit, të diktuara nga Beogradi zyrtar dhe Kisha Ortodokse Serbe, natyrisht se edhe politika zyrtare e Kosovës, ka filluar t'i "përpunojë" varientet e mundshme për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por jo mbi bazën e qëndrueshme dhe të justifikueshme (historike, kombetare, politike dhe juridike ndërkombëtare) të VETËVENDOJES, por sipas diktat të drafteve të konceptuara dhe të imponuara ndërkombëtare, që Kosovës shqiptare i garantojnë copëtimin administrativo-territorial dhe politik, si dhe vazhdimësinë e vasalitetit neokolonial nën Serbinë gjenocidale.

    Paralajmërimin e "një loje" të këtillë të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për ardhmërinë e Kosovës, fatkeqësisht e pasqyron edhe kjo kontradiktë e gabuar e logjikës politike e ish-premierit të qeverisë së Kosovës, dr.Bajram Rexhepi, kur thotë se : " Mund të presim jo më gjatë se dy-tre muaj, e më pas, nëse Rusia përdorë veto-në e saj në KS të KB-së kundër Planit të Marti Ahtisarit, atëherë Kuvendi i Kosovës, do të shpallë pavarësinë e Kosovës…në kuadrin e sistemit integrues të Kosovës, serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, do t'iu njohim autonominë thelbësore",(Beta,24.06.2007).

    Për arritjen e kompromisit politik me Serbinë, kjo ide e nënkryetarit të PDK-së, Bajram Rexhepi, është e qëlluar dhe e dobishme vetëm për politikën strategjike të Beogradit. sepse kjo vërtet, është në frymën e përligjjes së së kërkesave të deritashme të serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët qe tetë vjet efektivisht ( de facto dhe de jure) e kanë shkëputur atë nga sistemi juridiko-administrativ ndërkombëtar i UNMIK-ut, dhe veprojnë e jetojnë me ligje dhe kushtetutë të Serbisë. Mirëpo, në anën tjetër, shikuar nga aspekti i interesave jetike të palës shqiptare dhe të Kosovës, ky propozim-ide i Bajram Rexhepit është absurd dhe i papranueshëm, sepse me njohjen e autonomisë së theksuar serbëve, kjo praktikisht do të thotë legalziimin e copëtimit dhe të shitjes së një pjese më vitale të territorit të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

    Nëse do të vinte në shprehje njohja e autonomisë së serbëve të Mitrovicës Verioire, ashtu siç ka pohuar dr. Bajram Rexhepi, atëherë s'ka dyshim se, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë "tipi" të pavarësisë së Kosovës, sepse me këtë rast, do të kërkonin " me të drejtë" autonomi edhe serbët e tjerë kolonë, të "bunkerizuar" nëpër eksklavat e viseve të tjera të Kosovës shqiptare (Graçanicë, Plemetin, Prilluzhë, Kllokot,Lipjan, Shtërpce, Kamenicë, Gorozhdevc, Istog..etj.).

    Pavarësisht nga ky propozim i Bajram Rexhepit, si dhe i propozimeve të tjera të ngjashme dhe të barasvlershme me të, politika zyrtare e Kosovës (qeveria dhe parlamenti, nëse ekzistojnë në praktikë), nuk duhet të pranojnë asnjë "version pavaresie" të këtillë të Kosovës, sepse ky do të thotë copëtim me vetëdishirë të territorit indigjen shqiptar të Kosovës në favor të serbëve kolonë (7%) dhe të Serbisë kolonialiste, gjë që Serbia, edhe është duke bërë përpjekje maksimale me Rusinë që Kosovën ta copëtojnë territorialisht në "mënyrë paqësore" në emër të mbrojtjes së sovranitetit të saj kolonial, duke u thirrur në respektimin dhe në zbatimin e normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së kombeve të Bashkuara.

    Për t'iu ikur të të gjitha varianteve dhe drafteve antipavarësi Kosovës, sajuara nga Serbia dhe nga Rusia, si dhe nga vetë decentralistët dhe grupet kapitullante shqiptare të Vjenës, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, nëse hyjnë sërish në bisedime me Serbinë, si rrjedhim i trysnisë së faktorit ndërkombëtar, paraprakisht, duhet të ridefinojnë objektivat e politikës së tyr strategjike lidhur me zgjidhjen e statusit të Kosovës, kursesi t'i përsërisin kërkesat e mëparshme. Për shkak të refuzimit të Planit të Marti Ahtisarit dhe shtyrjes së afatit të zgjidhjes së statusit të Kosovës, ( prapavija dhe blerja e kohës janë sheshit në funksion të copëtimit të territorit të Kosovës-mohimit të drejtës historike dhe juridike ndërkombëtare të vetëvendosjes së shqiptarëve (mbi 2 milionë) mbi Kosovën e Shqipërisë Etnike) qeveria dhe parlamenti i Kosovës, duhet të kërkojë organizimin e një konference ndërkombëtare nën drejtimin direkt të SHBA-së, të OKB-së, të BE-së dhe NATO-s, ku do të merrnin pjesë jo vetëm Rusia, Serbia, por edhe të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit.

    Vetëm po qe se plotësohet ky kusht i domosdoshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare, pala shqiptare mund të paraqitet në debatin ndërkombëtar për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Ndryshe, çdo rifillim i kontakteve zyrtare me Serbinë në çfardo niveli qoftë, dhe me çfarëdo mediatori ndërkombëtar qoftë, pala shqiptare do të pësojë debakël historik, politik, diplomatik, kombëtar dhe ndërkombëtar, sepse rivazhdimi i dialogut të ri me palën serbe për Kosovën do të thotë: "lamtumirë pavarësi-mirëdita Serbi".

    Në qoftë se aktorët e bashkësisë ndërkombëtare, të involvuar në zgjidhjen e krizës së Kosovës, kundërshtojnë kërkesën historiko-politike të qeverisë së Kosovës për organizimin e një Konference ndërkombëtare, (ku në intinerarin e debatit të saj, nuk do të jetë vetëm statusi i Kosovës, por edhe i shqiptarëve të Anamoravës, të Iliridës, të Camërisë dhe të Malësisë së Madhe të Mbishkodrës), atëherë qeveria dhe parlamenti i Kosovës (pa pritur edhe dy-tre muaj ose dy-tre vjet, sipas magnitudës parashikuese-prolonguese të "termetit politik" të fuqive të mëdha, me qëllim që në kohë të pacaktuar, ta mbajnë "peng" pavarësinë e Kosovës), menjëherë, duhet ta shpallin referendumin gjithëpopullor për deklarimin e pavarësisë së Kosovës. KJo është forma e vetme e ligjshme, e arsyeshme, demokratike dhe paqësore për zgjidhjen e drejtë dhe përfundimtare të statusit të Kosovës.

    Pse Referendumi urgjent?

    Edhe njëherë, Parlamenti i Kosovës, që tash, duhet të organizojë REFERENDUMIN, jo shpalljen e pavarësisë, në asnjë mënyrë, sepse, ajo mund të ketë vetëm karakter fiktiv në aspektin jurdiko-ndërkombëtar.

    Ndërkaq, organzimi urgjent i referendumit si institut relevant jurdiko-demokratik ndërkombëtar ka përmbajtje më të gjerë dhe më të thellë ligjore dhe demokratike paqësore për të dalë nga qorrsokaku i pat pozicioneve dhe i formulave të ndryshme të koniunkturave të diplomacisë ndërkombëtare në disfavor të pavarësisë së Kosovës.

    Referendumi është përgjigjja më racionale dhe më e justifikueshme poltiko-jurdike dhe diplomatike paqësore si për palët në konflikt, ashtu edhe për faktorët e tjerë evro-ndërkombëtarë, të involvuar në çështjen e Kosovës.

    Derisa nuk vjen në shprehje organizimi i referendumit në Kosovë(edhe pas 100 vjetësh të sundimit të egër kolonial dhe gjenocidal të Serbisë, 1912-1999), kjo do të thotë se ende ekzistojnë frezerva, dyshime, kurtha dhe plane të rrezikshme versus pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës si në sfondin e politikës vendore shqiptare, ashtu edhe në atë të diplomacisë ndërkombëtare.

    Për më tepër, organizimi i referendumit në Kosovë, do të ishte testi dhe prova më konkrete, edhe për njohjen e miqve tanë, të cilët botërisht janë deklaruar se e mbrojnë dhe, janë të gatshëm për njohejn e pavarësisë së Kosovës, edhe për kundërshtimin e armiqve kolonialistë shekullorë serbomëdhenj, si dhe për mbështetësit e tyre ruse.

    Edhe sa qinddra-mijëra here, edhe sa dekada, duhet ta apelojmë "elitën politike" shqiptare të Kosovës se pa bërjen e referendumit nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje, që do të ishte në funksion të artikulimit të statusit të pavarësis së Kosovës. Duhet të ritheksojmë se, të gjithë ata faktorë, institucione dhe orginazata të bashkësisë ndërkombëtare, që e sugjerojnë, e mbështesin dhe, që në fund i njohin rezultatet e referendumit, do të thotë se de facto dhe de jure e njohin pavarësinë e Kosovës. Ndryshe, pezullimi dhe refuzimi i mëtejmë i mbajtjes së referendumit në Kosovë, prima facie do të thotë vënien në pikëpyetje të së drejtës së vetëvendosjes dhe të njohjes së Kosovës si subject juridiko-ndërkombëtar.

    Për të mos dalë situata politike prej dore (ashtu siç po e përgatisin "kulaqin toksikologjik" serbomëdhnejtë me "muzhikun" rus, Vladimir Putinin, që Kosovën ta "libanizojnë" në emër të njohjes së autonomisë politike dhe territoriale të minoritet serb(7%), duke filluar me pjesën veriore të Kosovës, si dhe të enklavave të tjera serbe në Kosovë, do thotë copëtim dhe rikolonzim klasik i territorit etnik shqiptar të Kosovës), "elita politike" = qeveria dhe paralamenti i Kosovës, duhet të shpallin Referendumin me procedurë urgjente, e jo të shterohet në kërkimin e "formulave akrobatike" të politikës gjimnastikore se si minoritet serb (7%), duhet t'i njihet "autonomia thelbësore", ashtu siç është shprehur logjika humanitare e politikës mjekësore e ish-premierit të qeverisë së Kosovës, Dr. Bajaram Rexhepi, e cila ipso facto pasqyron dhe vërteton kontradiktën e logjikës politike, historike, kombëtare vendore, si dhe hipokrizinë e organizuar të diplomacisë ndërkombëtare, e cila në vend të njohjes së drejtës vetëvendosjes së Kosovës sipas normave dhe parimeve të së dfrejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuar, ka përfillur masa palliative dhe gjysmake për "zgjidhjen" e problemit kolonial 100-vjeçarë të Kosovës?!



    Përgatiti:Sabri Selmani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Sabriu
    Paralajmërimin e "një loje" të këtillë të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për ardhmërinë e Kosovës, fatkeqësisht e pasqyron edhe kjo kontradiktë e gabuar e logjikës politike e ish-premierit të qeverisë së Kosovës, dr.Bajram Rexhepi, kur thotë se : " Mund të presim jo më gjatë se dy-tre muaj, e më pas, nëse Rusia përdorë veto-në e saj në KS të KB-së kundër Planit të Marti Ahtisarit, atëherë Kuvendi i Kosovës, do të shpallë pavarësinë e Kosovës…në kuadrin e sistemit integrues të Kosovës, serbëve në pjesën veriore të Mitrovicës, do t'iu njohim autonominë thelbësore",(Beta,24.06.2007).

    Për arritjen e kompromisit politik me Serbinë, kjo ide e nënkryetarit të PDK-së, Bajram Rexhepi, është e qëlluar dhe e dobishme vetëm për politikën strategjike të Beogradit. sepse kjo vërtet, është në frymën e përligjjes së së kërkesave të deritashme të serbëve të Mitrovicës Veriore, të cilët qe tetë vjet efektivisht ( de facto dhe de jure) e kanë shkëputur atë nga sistemi juridiko-administrativ ndërkombëtar i UNMIK-ut, dhe veprojnë e jetojnë me ligje dhe kushtetutë të Serbisë. Mirëpo, në anën tjetër, shikuar nga aspekti i interesave jetike të palës shqiptare dhe të Kosovës, ky propozim-ide i Bajram Rexhepit është absurd dhe i papranueshëm, sepse me njohjen e autonomisë së theksuar serbëve, kjo praktikisht do të thotë legalziimin e copëtimit dhe të shitjes së një pjese më vitale të territorit të Kosovës, përkatësisht të Shqipërisë Etnike.

    Nëse do të vinte në shprehje njohja e autonomisë së serbëve të Mitrovicës Verioire, ashtu siç ka pohuar dr. Bajram Rexhepi, atëherë s'ka dyshim se, nuk mund të bëhet fjalë për kurrfarë "tipi" të pavarësisë së Kosovës, sepse me këtë rast, do të kërkonin " me të drejtë" autonomi edhe serbët e tjerë kolonë, të "bunkerizuar" nëpër eksklavat e viseve të tjera të Kosovës shqiptare (Graçanicë, Plemetin, Prilluzhë, Kllokot,Lipjan, Shtërpce, Kamenicë, Gorozhdevc, Istog..etj.).

    Pavarësisht nga ky propozim i Bajram Rexhepit, si dhe i propozimeve të tjera të ngjashme dhe të barasvlershme me të, politika zyrtare e Kosovës (qeveria dhe parlamenti, nëse ekzistojnë në praktikë), nuk duhet të pranojnë asnjë "version pavaresie" të këtillë të Kosovës, sepse ky do të thotë copëtim me vetëdishirë të territorit indigjen shqiptar të Kosovës në favor të serbëve kolonë (7%) dhe të Serbisë kolonialiste, gjë që Serbia, edhe është duke bërë përpjekje maksimale me Rusinë që Kosovën ta copëtojnë territorialisht në "mënyrë paqësore" në emër të mbrojtjes së sovranitetit të saj kolonial, duke u thirrur në respektimin dhe në zbatimin e normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së kombeve të Bashkuara.

    Bajram Rexhepi
    Nënkryetar i PDK-së

    Sqarim për opinionin publik i nënkryetarit të PDK-së z.Bajram Rexhepi, lidhur me deklaratën dhënë TV Palma Plus

    25.06.2007
    Intervista e dhënë Televizionit “Palma Plus” me datën 23 qershor 2007, për zhvillimet në Kosovë, në pjesën ku ka të bëjë me pozitën e minoritetit serb në Kosovën e pavarur, është shtrembëruar dhe devijuar nga mediat.
    Në tërësinë e intervistës në asnjë rast nuk kam përmendur autonomi substanciale për serbët në Kosovë, por trajtim të barabartë dhe organizimin brenda kornizave të Pakos së marrëveshjes së presidentit Ahtisari.

    Bajram Rexhepi
    Nënkryetar i PDK-së
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Mehmet Bislimi: 17 VJET ME BARCOLETA PËR PAVARËSINË!

    Një nënë kishte pasur tre djem. Sa zgjoheshin në mëngjes, djali i madh thoshte: Sot do të bie shi, i dyti thoshte se do të jetë mot me diell, i treti ia priste se do të mbajë vrenjtur!...
    Pa dyshim se njeri nga këta çunat e hallës ia qëllonte të dhënave “sinoptike”, prandaj halla krekosej poshtë e lartë duke thënë se më të mençur se djemtë e saj nuk kishte në ato rrethe!

    Kjo barcoletë sa e vjetër aq edhe shterpë, fatkeqësisht nuk e ka humbur aktualitetin as sot e gjithë ditën edhe pas 17 vitesh që e kam dëgjuar?! Fatkeqësisht barceleta të tilla për 17 vite u krijuan plot që dikë e bënë të qeshet e të tjerët të vajtojnë për fatin e tyre të pazgjidhur. Barceletë shumë e hidhur si kjo ishte ajo e “pavarësisë formale të Kosovës” që ishte një mjegull e dendur për shqiptarët. Bijtë e “hallës” të shkapërderdhur e me qëndrime të pa harmonizuara, madje edhe qesharake, dhanë dhe vazhdojnë të japin më shumë prognoza se sa përshkrime të realitetit. Nga grupi i Unitetit, ka disa ditë që përsëritët refreni i një rutine, tashmë aq të pakripë se zgjidhja e statusit të Kosovës është vetëm çështje muajsh!... Nga ana tjetër, Kryeministri i Kosovës zoti Çeku, shkoi edhe më larg duke thënë se çështja e statusit të Kosovës është çështje javësh!...Ndërkaq Kryetari Sejdiu para pak dite, shkurt, qartë e shqip tha: “Nuk e di se kur, por Kosova do ta fitojë pavarësinë një ditë!!!..
    Nuk duhet ndonjë filozofi e veçantë për të parë mjerimin e elitës sonë politike që udhëheqë institucionet e vendit e që në fakt nuk është e ndërgjegjshme për përgjegjësinë që ka marrë mbi supet e veta para popullit tonë dhe pas sakrificave të vazhdueshme të tij. Elita jonë vuan nga mungesa e sensit diplomatik, nga mungesa e pragmatizmit politik e çka jo!? Ndryshe, deklaratat e tilla të pamatura, naive e të pa menduara mirë, madje shumë larg realitetit politik, në Kosovë mund të dëgjosh vetëm nga falltaret e shumta që sot veprojnë atje për të gënjyer dikë, qëllimi i thjeshtë; sa për të zhvatur ndonjë lekë!
    Për lexuesin dhe qytetarin naiv, thënë më butë të padjallëzuar, që politikën e sheh vetëm nga prizmi objektiv, duket se çdo gjë është e kryer dhe është në rregull. Pavarësia po vjen për disa javë. Nëse jo atëherë do të vjen për disa muaj. Nëse jo edhe këtë herë, mbase edhe nuk i dihet se kur, por se do të vjen pa dyshim siç e tha edhe kryetari i Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu!
    Nuk e besoj se populli ynë, por edhe më gjerë të jetë dëgjuar ndonjë herë një mendim kaq i “pjekur” politik, për të mos thënë axhamillëk i madh politik! Pra, sipas Kryetarit, Kosova do të bëhet e pavarur, pas 1 viti ta zëmë, pas 5 viteve, apo pas 10 e 20 vitesh! Qëllimi është se ajo të jetë e pavarur, nuk e dimë se kur, por kjo s’ka rëndësi. Një ditë do të ndodhi, dhe ditë të zotit ka mjaft, sa të duash?!...
    Në fakt këtu qëllimi është më thellë së ç’duket në sipërfaqe. Me të tilla barceleta Kosova dhe populli i saj po mashtrohen, duke krijuar iluzione të rrejshme brenda konceptit të një shoqërie, që për ironi të fatit nuk i vë në pah dilemat para sprovave kontestuese në kohë! Njerëzit e pushtetit, bijtë e “hallës”, për çdo mbrëmje përmes mjeteve të informimit i drejtohen popullit tamam si bijtë e barceletës që e thamë në fillim. Pavarësia është vetëm çështje kohe, thonë ata, por konstalacioni kohë nuk ka asnjë limit në logjikën e tyre. Koha tek ata nuk matet as me orë, as me ditë, as me muaj, as me vite...
    Qysh në vitin e kaluar, të gjithë njerëzit e politikës, pa përjashtim u binden krejt në mënyrë naive se pakoja e Ahtisarit do të sjellë zgjidhjen e statusit dhe pavarësinë e Kosovës e bashkë me të edhe zgjidhjen e shumë problemeve tjera të pazgjidhura. Madje u tha se do bëhet brenda tetorit. Iku edhe tetori dhe erdhën njëri pas tjetrit nëntori, dhjetori, janari, shkurti... Jemi në fund të majit, dhe dje ishte në shtyp se çështja e Kosovës do të zgjidhet nga fundi i qershorit por kishte edhe zëra të analistëve të ndryshëm se kjo çështje madje mund të shtyhej edhe më shumë se për dy tri vite!...
    Kështu të gënjyer u rrokullisën 17 vite, që nga shpallja e pavarësisë dhe e kushtetutës së Kaçanikut , që edhe ajo mbeti jo më shumë se një barceletë deri me sot. 17 vite të pavarësisë dhe njëkohësisht 17 vite duke pritur pavarësinë, e që po kaq vite duke negociua për te, ku ta gjejmë edhe një analogji si kjo?!...
    Nga ana tjetër Tadiçi, kryetari serb për të përditshmen gjermane: “Frankfurter allgemeine cajtung” tha: “ Kosova është një katror i vërtetë dominoje, kështu që pavarësia e saj do të mund të nxiste shumë konflikte në rajonin e Detit të Zi!”...
    Nga elita jonë politike, nuk i ra askush “domino” Tadiçit e t’i thoshte se të gjitha shtetet e lira që njihen deri me sot në botë, historikisht nuk kanë sjellë konflikte. Shtetet e lira, botës i kanë sjellë paqe, civilizim dhe zhvillim. E pa kontestuar në as një formë, qëndron teza filozofike se që nga antika e deri me sot, konflikte e luftëra kanë sjellë vetëm shtetet gllabëruese e grabitqare. Prandaj, deklaratat e liderëve serbë se Kosova e lirë sjell konflikte, janë sa qesharake, po aq edhe absurde, janë krejtësisht jashtë kontestit histori e filozofike. Thjeshtë kjo është më shumë se gjuhë force, që pushtetarët Serb edhe në të kaluarën nën këtë pretekst i kanë dhënë vetës të drejt për veprime të njëanshme për para botës!

    Faktet historike vërtetojnë të kundërtën: përderisa Kosova të jetë e robëruar, vatra e konfliktit është e ndezur përherë... dhe atë jo vetëm në rajonin e Detit të Zi, por edhe të detit Adriatik, madje edhe në Paqësor e Atlantik!.... Këtë duhet ta di Serbia dhe e mbarë bota se Kosova nuk do të pajtohet kurrë me robërinë. Kosova kurrë nuk është pajtuar me robërinë edhe pse është prerë e vrarë, djegur e masakruar, që më 1878 e më herët, më 1912 ’13 ’18 ’39 ’41 ’43 ’45 ’53 ’56 ’68 ’81 ‘88’ 89 e deri tek ditët e UÇK-së. Nuk kam dëgjuar deri më tani një konstatim kaq absurd se nëse një popull fiton lirinë, ai krijon konflikt!? Këtë mund ta dëgjojmë vetëm nga gjuha urrejtëse e elitës politike serbe, prandaj habit fakti përse serbët nuk po pushtojnë shtetet e lira si Slloveninë, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, etj. Ngase, gjithnjë sipas tezës serbe, këto shtete të lira mund të sjellin konflikte të reja në rajon e më gjerë!? Historia si mësuese e mirë e të tashmes dhe së ardhmes na thotë se shtetet grabitqare me sistemet e tyre diktatoriale e totalitare janë ato që krijojnë konflikte, por jo edhe popujt e shtetet e lira.
    Po kështu, edhe kreu tjetër i Serbisë Koshtunica deklaroi në mënyrë decidive se:” Serbia nuk do të heq dorë nga Kosova as me kushtin e anëtarësimin të saj në Bashkësinë Evropiane!” Për popullin shqiptar, deklaratat e tilla nuk duhet të kalojnë pa shqetësim, përderisa Evropa e ka pranuar Koshtunicën për kryeministër të Serbisë, duke u pozuar me kallashnikov në dorë derisa Kosova masakrohej! Fatkeqësisht në shumë rast, leshi kishte rënë në veshët e Evropës dhe në heshtje miraton lojën e saj me radikalin Nikoliq, me kriminelet Karagjiq e Mladiq! Nëse kështu qenka, dhe nëse në Kosovë ligji themelor bazohet në konceptet e demokracive pro perëndimore, prapa të cilit qëndron sovrani popull, atëherë edhe elita jonë e stërkequr politike, domosdoshmërish do duhej të thotë, po aq decidivisht se: Edhe populli shqiptar nuk do të heq dorë nga liria e vet, me asnjë çmim, madje as me çmimin e një përgjakje të re e të imponueshme nga regjimi hegjemonist serb!Ne po i kontribuojmë paqes, por urtësia jonë nuk duhet të keqpërdoret siç u keqpërdor e u keqkuptua deri me sot. Populli shqiptar është i gatshëm që ta mbrojë lirinë e vet dhe pikë! Kjo duhet thënë hapur e qartë.

    Një njeri mbase mund ta mashtrosh për ca kohë, por një popull të tërë nuk mund ta mashtrosh përgjithmonë. Në fakt në Kosovë, ka kaluar shumë kohë që premtimi për pavarësi po hiqet zvarrë e po rrokulliste nga viti në vit, dhe populli ynë priti me dinjitet deri në atë shkallë që nuk kishte se ku të shkoj më... Tani mbas luftës së UÇK-së, kaluan rreth 8 vite, në pritje të pavarësisë, të shtetit që në fund të fundit e kemi fituar me luftë e gjak, pa dyshim se edhe me ndihmën e çmuar të aleatëve tanë; atëherë shtrohen pyetjet e logjikshme: Kë presim? Çka presim? Përse presim? Deri kur duhet të presim? A po i duket fundi pritjes sonë?...
    Kjo pritje po vret durimin e dinjitetshëm të popullit tonë të mirë e atdhedashës, po vret qenien e tij, po vret besimin e tij në një të ardhme më të mirë, po vret sakrificat e tij më sublime që e bëri për lirinë e vendit të vet, më thjesht po vret pritjen 8 vjeçare të pasluftës dhe krejt në fund ky popull një ditë nuk do të pres më, ngase nuk ka se çka të pres më, nga se nuk ka çka të humbas më! Po e përsërisim: nëse prapa ligjit të demokracisë qëndron sovrani popull, atëherë elita jonë politike, do duhej ta thotë realitetin popullit të vet për çështjen e pazgjidhur të statusit të Kosovës. Përballja me realitetin me kohë nuk është zhgënjim, madje është guxim që populli të sqarohet drejt e të mos joshet me mashtrime e premtime boshe. Zhgënjimi më i madh qëndron mu në faktin e fshehjes së realitetit jo edhe shumë të kënaqshëm për zgjidhjen e çështjes së statusit të Kosovës. Barceleta se Kosova do të jetë e pavarur një ditë, por nuk e di se kur, është më shumë se tallje me sovranin popull zoti President!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •