Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Profesori shet notën për 10 mijë lekë

    "Fiks Fare" denoncon mitëmarrjen nga ana e një pedagogu të universitetit

    Plot 10000 lekë të reja kushton një notë kaluese sot në universitetet
    shqiptare. Të marrësh provimet pa mësuar dhe pa u paraqitur asnjëherë
    në leksione dhe seminare është shumë e thjeshtë. Mjafton që ta
    kesh xhepin plot. Çdo gjë zgjidhet me para. Pedagogët mbyllin njërin sy
    dhe mirëpresin shpërblimin për notën që të japin.
    "Fiks Fare" denoncoi në emisionin e djeshëm, rastin e një pedagogu
    të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili kundrejt notës kaluese i merr
    studentes së tij të vitit të tretë dhjetëmijë lekë.
    Studentja, e cila nuk mund të merrte me
    forcat e saj një notë kaluese në lëndën e
    përmirësimit gjenetik, i kërkon një marrëveshje
    profesorit Kujtim Tamo në zyrë. Studentja
    i jep fillimisht pesë mijë lekë profesorit,
    në këmbim të notës kaluese. Profesori nuk
    pranon që të lëshojë notën në këmbim të
    kësaj shume. I kërkon studentes që t‘i sjellë
    edhe pesë mijë lekë të tjera. "Nuk e shes unë
    veten kaq kollaj", i përgjigjet studentes profesori, në momentin kur shikon
    pesëmijë lekëshin në duart e saj. Pasi siguron pagesën prej dhjetëmijë
    lekësh, studentja shkon përsëri te profesori Tamo së bashku me fletoren
    e provimit, ku ka zgjidhur në shtëpi pyetjet e provimit, ndërkohë që studentët
    e tjerë u janë përgjigjur testit në sallën e provimeve. Pasi i uron
    suksese në lëndët e tjera, profesori e këshillon studenten e tij që të mos e
    bëjë fjalë me njeri që e kishte paguar për të marrë notën kaluese, duke i
    kujtuar se në vit të katërt ai do t‘i jepte përsëri mësim.
    PROFESORI Kujtim Tamo, lënda përmirësim gjenetik në Universitetin Bujqësor
    PROFESORI - Çfarë duhet të bëj me ty? Çfarë halli ke.
    STUDENTJA - Tani...
    PROFESORI - Unë nuk të kaloj, nuk kam motiv të të kalojë. Në radhë të
    parë mos më paragjyko.
    PROFESORI - Tani ti erdhe vetë me këmbët e tua, çfarë halli kishe? Si do
    ta shtrosh problemin?
    STUDENTJA - Tani hall... Puna është që unë dua për më mirë, jo për më
    keq, normale.
    PROFESORI - Ti do për më mirë... Por tani pse unë duhet të futem në të
    tilla siklete shtetërore. Pasi unë marr një përgjegjësi shtetërore, apo jo?
    STUDENTJA - Normale profesor dhe nuk po them se...
    PROFESORI - Pastaj pse duhet të ta bëj unë këtë nder ty? Po e quaj nder,
    ose sakrificë, pasi nuk është nder ky. Për mua është sakrificë, duhet të shkel
    ligjet e shtetit, normat e të gjitha. Pse duhet ta bëj? Tani me çfarë mend erdhe,
    pse erdhe?
    STUDENTJA - Tani herës që kaloi ju më patët thënë. Vëre dorën në zemër
    ti, d.m.th n.q.s e vini ju dorën në zemër, e ve dhe profesori. Puna është o
    profesor, se unë kam dhe provimin tjetër dhe të mos ashtu kot. Të vë unë
    dorën në zemër dhe ti të më ndihmosh...
    PROFESORI - Pse nuk thua o profesor nuk e marr dot?
    STUDENTJA - Po pra profesor nuk e marr dot.
    PROFESORI - Tani me çfarë mendje erdhe këtu, çfarë deshe të thoshe?
    STUDENTJA - Thashë unë, të mbarojmë punë...
    PROFESORI - Çfarë është ajo?
    STUDENTJA - Më ndihmon ti, të ndihmoj edhe unë.
    PROFESORI - Pse kaq lirë e shes unë veten dhe ti veten?
    STUDENTJA - Nuk është puna lirë...
    PROFESORI - Futi brenda, kush ta dha atë?
    STUDENTJA - Kush ma dha? Babi me mamin.
    PROFESORI - Ulu aty, ulu.
    PROFESORI - Unë e kam kaluar atë, tani shko thuaji ma jep dhe një tjetër
    si kjo atij shokut tënd, nga ana jote dhe ma bën profesori.
    STUDENTJA - Si....
    PROFESORI - Të ta japi dhe një tjetër si kjo, ai shoku yt dhe...
    STUDENTJA - Të vij prapë lart unë?
    PROFESORI - Ti e di.
    STUDENTJA - Ok, do më presësh këtu...
    PROFESORI - Futi brenda...
    STUDENTJA- Po këto merri...
    PROFESORI - Shko thuaji, bëje dhe njëherë kaq nga ana jote n.q.s më do ...
    STUDENTJA - O profesor, po nuk e kam nga ana e tij, unë do gjej një... Do
    marr një person tjetër të m‘i sjellë dhe të ashtu...
    PROFESORI - Ti e di...
    STUDENTJA - Unë do t‘i them babit që të më...sjellë këtu në shkollë...
    PROFESORI - Të vijë babai yt ?Po ç‘punë ka babai yt?
    STUDENTJA - Jo jo, s‘ka punë me ty, të vijë që të më sjellë diçka tjetër dhe...
    PROFESORI - Tani shko bëje të plotë atë dhe atëherë... Si e shitkam unë
    veten aq kollaj
    STUDENTJA - Aq sa merr...
    PROFESORI - Kaq, shko bëje të plotë tani, pse kaq vlekam unë? Shko thuaji
    atij shokut tënd që të do...
    STUDENTJA - Jo, jo atij shokut... Mos më vër në pozitë...
    PROFESORI - Të lutem, kjo është e kuptueshme vetvetiu, kur të do kaq
    shumë ai ty, pse s‘të jep? Atëherë thuaji më jep ti një pesëdhjetëshe mua...
    STUDENTJA - Po nuk i them unë o profesor.
    PROFESORI - Ky është problem privat, po do ta mbyllim mos bëj muhabet
    me njeri, ik merri ato, bëje tamam dhe hajde. Të lutem mos e bëj muhabet
    me njeri.
    STUDENTJA - Në rregull...Asgjë mo profesor, çfarë është ky muhabet, në
    rregull.
    PJESA E DYTE
    PROFESORI - Sot ka ardhur një kohë, të gjithëve ua kam dhënë dhe s‘ka
    thënë njeri një llaf të mirë, atëherë reciproke janë këto punë.
    STUDENTJA - Ke të drejtë...
    PROFESORI - Dëgjo, asnjeriu s‘do t‘i thuash, dakord?
    STUDENTJA - Jo mo profesor , ç‘është ajo fjalë.
    PROFESORI - Dëgjo mua profesorin.
    STUDENTJA - E di mo profesor, se po t‘i them njeriu, e di që është për të
    keqen time...
    PROFESORI - Të keqen tënde. Sepse unë nuk e çoj librezën pa u mbyllur
    kjo punë qetë, qetë. Sepse jo se unë trembem...
    PROFESORI - Të lutem, jo të lutem unë...
    STUDENTJA -Është më keq për veten time.
    PROFESORI - Bashkë jemi dhe në vit të katërt, do bëjmë edhe një lëndë
    tjetër. Prandaj të them është në të mirën tënde, mbylle gojën, shiko punën,
    thuaj nuk ma dha. Madje, nuk ta shkruaj,
    STUDENTJA - Mos ma shkruaj...
    PROFESORI - Ka kohë të kalojë kjo valë. Mos i thuaj njeriu, dakord, për
    veten tënde dhe për mua.
    STUDENTJA - E di që është në të keqen time, d.m.th i bëj keq vetes.
    STUDENTJA - Tani, fletoren që e mora me vete të ta jap...Ja e kam marrë
    me vete.
    PROFESORI - Ta mbyllim këtë midis nesh...

    Shqip

  2. #2
    hidhert
    Anëtarësuar
    26-07-2002
    Postime
    172
    Cfare turpi ....jam pa fjale.


    p.s. prandaj studentat ne shqiperi rrin gjithe diten ne kafe se notat i marrin me leke.

  3. #3
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Sa rehat do ishte kshu...
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  4. #4
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Korupsioni ende egzistone tek ne dhe do te egzistoj cdoher..

  5. #5
    Fine Wine Maska e ildushja
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Rr. A Kasemi, N'ajër
    Postime
    832
    Doemos, duhet balancuar c'do gje...
    "and..nothing makes us so lonely... as our own secrets..."-Nebelstern

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Se kan keq ene kto
    #VamosArgentina

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ehe, jo re jo e kane fajin Studentet se eshte prishur koha fare tani C'ne faj profesorat? Ata jane te kulluar..

    Ja ku dolem prape ne ate qe kam thene me pare.. Eh, kur i shef me sy i beson kur s'i shef ben "komandantin/en"
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    ► ☆☆☆ ◄
    Anëtarësuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mëmëdhe
    Postime
    4,834
    Se mos eshte hera e pare

    Keto ngjarje nuk do kene fund asnjehere dhe te tilla ndodhin kudo ne bote,jo vetem tek ne.Profesori do lek por dhe goca ama do provimin me lek se ndryshe nuk i mbush rradakja.Dua te them qe ka shume e shume nxenes qe vetem nje regjistrim ne fakultet bejne,por a ka per te mesuar apo per te mare provime nuk e kane problem.Problemi me i madh i tyre eshte ta kene emrin diku ne regjister te shkolles.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Djali i rektorit: Me jepni noten time
    Luljeta Ndoka
    E Merkure, 27 Qershor 2007

    Duket se i eshte zbehur paksa besimi per objektivitet ne vleresim. Sepse Iv Shezai Rrokaj, i biri i nje prej profesoreve me te suksesshem, qe drejton universitetin me te madh te vendit, ka marre 8 ne testin e letersise. Eshte pak te thuhet se ndihet i zhgenjyer, sepse me teper ai eshte i lenduar. Megjithate, Ivi nuk do qe te privilegjohet per shkak te emrit te te atit, por kerkon te marre ate qe meriton. Sepse e di qe ai meriton shume me teper sesa 8-ta. Ka studiuar intensivisht pergjate 4 viteve te shkolles se mesme, gje qe i eshte reflektuar edhe ne vleresim. Dhe pikerisht tani ne fund te studimeve parauniversitare ai peson nje zhgenjim te madh. "Nuk u kam besuar syve, kur ne ane te emrit tim kam pare noten 8. Kam mesuar shume gjate gjithe kohes dhe nuk isha pergatitur per nje zhgenjim te tille", thote Ivi. Ai nuk do privilegje, por vetem ate qe meriton. Sepse 18-vjecari, nxenes ne shkollen "Petro Nini" eshte pergatitur per te qene dikush. Ka vite qe punon per ta arritur nje gje te tille.

    Fillimisht ka menduar se ka qene vetem nje gabim. Por, ndersa ka pare listen emerore te bashkemoshatareve te tij, nga ku nuk dallohej as edhe nje 10-te e vetme, e ka kuptuar qe te njejtin problem po vuanin te gjithe. Juristi i ardhshem do te ndjeke rrugen "ligjore" per te vene ne vend kete padrejtesi qe i eshte bere. "Do te bej nje ankese per rezultatin dhe do kerkoj qe provimi te me korrigjohet serish. Me pas do te dale e verteta: Nese nuk kam qene une i afte t'i pergjigjem pyetjeve, nese korrigjimi eshte bere gabim, apo nese testi ka pasur kerkesa jashte asaj qe kemi mesuar ne shkolle te mesme. Rruge tjeter nuk ka", thote Iv Rrokaj. Ai tregon se me sa ka pare ne celesin e pergjigjeve nuk ka verejtur ndonje pyetje se ciles nuk i eshte pergjigjur. Ndersa ende nuk e di nese "ngecja" ka qene te ese-ja. Megjithate nuk do qe te flase para kohe ne lidhje me problemet ne test. "Do te kerkoj nje kopje te tij dhe me pas do te ndjek rruget qe parashikon rregullorja e Ministrise se Arsimit", thote 18-vjecari petronins.

    I biri i kryetarit te Konferences se Rektoreve, me nje mesatare mbi 9,6 gjate 4 viteve te shkolles se mesme, thote se ka punuar ne menyre sistematike per te arritur keto rezultate. "Gjate shkolles se mesme i kam pasur notat maksimale, ndaj edhe u trondita kur pashe noten 8 ne provimin e Letersise", thote Ivi. Ai tregon se gjithnje i kane pelqyer lendet e profilit shoqeror dhe ka mesuar shume per te dhene rezultate sa me te mira. Megjithate eshte i bindur se drejtesia do te vihet ne vend. Ndoshta korrigjuesit e testit, pasi te kene bere edhe nje here korrigjimet ashtu si duhet, do ta kuptojne se Ivi dhe dhjetera maturante te tjere meritojne me teper se nje note mesatare. Kerkesen per rishikim te testit, 18-vjecari Rrokaj, nuk e ben se eshte djali i profesor Shezaiut, por sepse e meriton te vleresohet objektivisht. Rektori i Universitetit te Tiranes, kesaj here ne pozicionin e prindit, deklaron se nuk ka shkuar as edhe nje here te shkolla e te birit, sepse e ka pare qe ai ishte vete i perkushtuar te merrte dhe te jepte maksimumin. Madje edhe teksa flet ngurron paksa, duke argumentuar se nuk eshte ne pozicionin e pershtatshem qe te flase, sepse jo pak njerez do ta keqkuptonin. Megjithate i intereson vetem qe i biri te mos "plagoset", sepse vertet ai ka qene nxenes i shkelqyer

    Shezai Rrokaj: Rezultati, lendoi maturantet

    Qe ne kohet kur ka qene vete maturant, nuk e kishte perjetuar ankthin e rezultateve te nje provimi. E kishte "harruar" ndjesine qe te jepte qofte nje note e shkelqyer, apo nje tjeter e pakenaqshme. E megjithate keto emocione, Rektori i Universitetit te Tiranes, Shezai Rrokaj, pati mundesi t'i perjetonte dy dite me pare, teksa mesoi se i biri ishte vleresuar me 8-te. Ajo qe e ka shqetesuar me teper nuk eshte thjesht fakti se i biri nuk mundi te rrembente nje note maksimale, porse eshte me se i bindur qe ai e meriton ate. Dhe me teper se nota, ate e shqeteson fakti se i biri, Ivi, (dhe jo vetem ai) ka mbetur i lenduar. Sepse mijera maturante e kane nisur procesin e Matures Shteterore me zhgenjim. Rektori i Universitetit me te madh ne vend thote se do vetem qe i biri te bindet per cfaredo rezultati qe te vendoset per te, pas shqyrtimit te ankeses. Thjesht do qe ai, Ivi, te mos mbetet i lenduar. "Une jam i bindur per vlerat qe ka im bir, dhe ne kete moment po flas si prind dhe jo si rektor", thote Rrokaj. "C'te mbjellesh do te korresh", thote nje fjale e urte. Megjithate ne kete rast nuk ka ndodhur keshtu. Sepse Rrokaj kerkon qe njelloj sic ka vleresuar studentet e tij, t'ia vleresojne edhe te birin.

    Maturantet: Provim tjeter per Letersine

    Dhjetera maturante, te cilet jane vleresuar me disa nota me pak se sa meritojne ne testin e letersise, kane protestuar dje para godines se Ministrise se Arsimit dhe Shkences. Dy kane qene opsionet e ofruara nga ata: Ose te rikorrigjohen testet ose te caktohet nje date tjeter per provimin e Letersise. Shume prej tyre, nga te gjitha gjimnazet e kryeqytetit kane shtruar shqetesimin se testi ka qene absolutisht i veshtire dhe i palogjikshem. "Jam vleresuar gjithnje maksimalisht ne lenden e letersise, dhe kur pashe noten 7, m'u duk si nje enderr e keqe, thote Eneida, nxenese ne shkollen "Qemal Stafa". Ajo gati sa nuk qan, teksa tregon se edhe buke ka ngrene shpejt e shpejt, ne menyre qe te mos shkeputej nga mesimet. Ndersa nje bashkemoshatare e saj, nxenese ne shkollen "Petro Nini" rrefen se 6-ta e saj ishte nje katastrofe e vertete. "Me vinte zor nga prinderit. Nuk arrita dot as t'ua shpjegoja se te gjithe kishin dale per ibret", thote Anela. Por, duket se letersia eshte vetem fillimi i nje zhgenjimi te madh. Sepse me se 30 mije maturante ne te gjithe vendin, presin te zhgenjehen akoma me teper nga rezultatet e matematikes. Megjithate maturantet vazhdojne te kalojne ore te tera ankthi nga rezultatet e testit te Letersise. 10-at kane qene shume te rralla, aq sa mund te numeroheshin me gishta. Ndersa ne disa gjimnaze me emer ne kryeqytet, nuk eshte marre asnje note e tille. Ne shkollat "Qemal Stafa", "Petro Nini", "Ismail Qemali", apo edhe gjimnaze te tjera te medha, nuk eshte marre asnje note maksimale, ndersa ne shkollen "Sami Frasheri" eshte marre vetem nje 10-te. Edhe vete specialistet e Ministrise se Arsimit kane shprehur habine per dicka te tille, ndersa jane detyruar t'u japin pergjigje qindra maturanteve. Megjithate specialiste te Drejtorise Arsimore, por edhe vete maturantet thone se atyre u eshte bere me hile me ese-ne, e cila kishte 10 pike vleresim. Ndersa sipas informacioneve edhe testi i matematikes ka qene shume i veshtire. Zyrtare te arsimit kane deklaruar ne menyre konfidenciale se jane futur pyetje qe s'kane qene fare ne program. Mangesite ne menyren se si eshte hartuar testi do te mund te vihen re vetem kur te shpallen rezultatet, te cilat ka shume te ngjare te jene shume me te keqija se ato ne testin e Letersise. Vetem atehere maturantet do te mund ta ndiejne zhgenjimin e vertete, e cili sapo ka filluar... Ndersa mesohet se edhe pyetjet e provimeve me zgjedhje do te jene me shume "klecka" cka synon qe maturantet te vene logjiken ne pune, dhe pergjigjet te mos jene mekanike. Nje fakt te tille e kane pohuar vete hartues te testit te provimeve me zgjedhje, te cilet do te mbyllen se shpejti per hartimin e tyre.

    Si mund te ankoheni per noten e Letersise

    Nga te gjithe maturantet qe i jane nenshtruar provimit te letersise, vetem dy prej tyre nuk do te ankohen, sepse nuk kane arsye. Ata jane te vetmit qe kane marre 10-ta. Ndersa te gjithe te tjeret e kane ende nje shans. Kundrejt nje pagese prej 400 lekesh ata mund te terheqin nje kopje te testit dhe me pas do te kene mundesi te ballafaqojne pergjigjet e tyre me celesin e pergjigjeve. Specialistet sqarojne se maturanti qe ka pretendime per noten, mund ta "bleje"nje kopje te testit te tij ne shkollen ku ka dhene provimin. Me pas, ajo dergohet ne DAR/ZA (Drejtorite Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore, per t'u derguar me pas te AVA (Agjencia e Vleresimit te Arritjeve te Nxenesve). Kjo eshte ndalesa e fundit qe ben kopja e testit ne kuadrin e ankimimit. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences, nje komision shqyrton ankimimin dhe pretendimet e maturantit, duke dhene argumente. Nese e sheh te arsyeshme ben rikorrigjimin. Me pas, kopja e testit dergohet serish ne DAR/ZA-te, me pas ne drejtorine e Shkolles ku maturanti ankues ka dhene provimin e Letersise. Drejtoria e shkolles me pas i kthen pergjigjen nxenesit. Burime zyrtare nga Ministria e Arsimit deklaruan se nuk perjashtohet mundesia qe testet te rikorrigjohen apo te lihet nje date tjeter per provimin e Letersise, megjithate kjo nuk mund te konfirmohet ende. Gjithsesi, do te perpilohet nje raport me rezultatet e te gjithe maturanteve dhe do te nxirret nje konkluzion nese ka qene faji i tyre apo i testit te letersise per keto rezultate qe nuk ishin parashikuar kurrsesi. Jovan Kristiqi, drejtor i shkolles "Qemal Stafa" ka deklaruar dje se eshte dicka vertet e jashtezakonshme qe nxenesit e kesaj shkolle te marrin nota kaq te uleta, sepse nuk ka ndodhur kurre me pare. Duket se procesi i vleresimit te ankesave do te zgjase edhe me shume se vete procesi i vleresimit te 30 mije maturanteve per testin e Letersise. Ne cdo shkolle qe te pyesesh, ata nuk hezitojne te pohojne me ze te larte se do te ankohen. Madje disa prej tyre e kane bere nje gje te tille. "Do te kerkoj te shoh testin tim ne menyre qe te ballafaqoj pyetjet me pergjigjet. Une kam qene maturante e shkelqyer, ndaj nuk ka mundesi qe te jem pergjigjur sa per 7-te", thote Ersela, nxenese e shkolles "Sami Frasheri". Ndersa disa maturante kane shtruar problemin se gjithe fajin e kane 14 hartuesit e testit te cilet kane vendosur pyetje mjaft te veshtira dhe abstrakte.
    #VamosArgentina

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    "Fiks Fare" denoncon mitëmarrjen nga ana e një pedagogu të universitetit

    Plot 10000 lekë të reja kushton një notë kaluese sot në universitetet
    shqiptare. Të marrësh provimet pa mësuar dhe pa u paraqitur asnjëherë
    në leksione dhe seminare është shumë e thjeshtë. Mjafton që ta
    kesh xhepin plot. Çdo gjë zgjidhet me para. Pedagogët mbyllin njërin sy
    dhe mirëpresin shpërblimin për notën që të japin.
    "Fiks Fare" denoncoi në emisionin e djeshëm, rastin e një pedagogu
    të Universitetit Bujqësor të Tiranës, i cili kundrejt notës kaluese i merr
    studentes së tij të vitit të tretë dhjetëmijë lekë.
    Studentja, e cila nuk mund të merrte me
    forcat e saj një notë kaluese në lëndën e
    përmirësimit gjenetik, i kërkon një marrëveshje
    profesorit Kujtim Tamo në zyrë. Studentja
    i jep fillimisht pesë mijë lekë profesorit,
    në këmbim të notës kaluese. Profesori nuk
    pranon që të lëshojë notën në këmbim të
    kësaj shume. I kërkon studentes që t‘i sjellë
    edhe pesë mijë lekë të tjera. "Nuk e shes unë
    veten kaq kollaj", i përgjigjet studentes profesori, në momentin kur shikon
    pesëmijë lekëshin në duart e saj. Pasi siguron pagesën prej dhjetëmijë
    lekësh, studentja shkon përsëri te profesori Tamo së bashku me fletoren
    e provimit, ku ka zgjidhur në shtëpi pyetjet e provimit, ndërkohë që studentët
    e tjerë u janë përgjigjur testit në sallën e provimeve. Pasi i uron
    suksese në lëndët e tjera, profesori e këshillon studenten e tij që të mos e
    bëjë fjalë me njeri që e kishte paguar për të marrë notën kaluese, duke i
    kujtuar se në vit të katërt ai do t‘i jepte përsëri mësim.
    PROFESORI Kujtim Tamo, lënda përmirësim gjenetik në Universitetin Bujqësor
    PROFESORI - Çfarë duhet të bëj me ty? Çfarë halli ke.
    STUDENTJA - Tani...
    PROFESORI - Unë nuk të kaloj, nuk kam motiv të të kalojë. Në radhë të
    parë mos më paragjyko.
    PROFESORI - Tani ti erdhe vetë me këmbët e tua, çfarë halli kishe? Si do
    ta shtrosh problemin?
    STUDENTJA - Tani hall... Puna është që unë dua për më mirë, jo për më
    keq, normale.
    PROFESORI - Ti do për më mirë... Por tani pse unë duhet të futem në të
    tilla siklete shtetërore. Pasi unë marr një përgjegjësi shtetërore, apo jo?
    STUDENTJA - Normale profesor dhe nuk po them se...
    PROFESORI - Pastaj pse duhet të ta bëj unë këtë nder ty? Po e quaj nder,
    ose sakrificë, pasi nuk është nder ky. Për mua është sakrificë, duhet të shkel
    ligjet e shtetit, normat e të gjitha. Pse duhet ta bëj? Tani me çfarë mend erdhe,
    pse erdhe?
    STUDENTJA - Tani herës që kaloi ju më patët thënë. Vëre dorën në zemër
    ti, d.m.th n.q.s e vini ju dorën në zemër, e ve dhe profesori. Puna është o
    profesor, se unë kam dhe provimin tjetër dhe të mos ashtu kot. Të vë unë
    dorën në zemër dhe ti të më ndihmosh...
    PROFESORI - Pse nuk thua o profesor nuk e marr dot?
    STUDENTJA - Po pra profesor nuk e marr dot.
    PROFESORI - Tani me çfarë mendje erdhe këtu, çfarë deshe të thoshe?
    STUDENTJA - Thashë unë, të mbarojmë punë...
    PROFESORI - Çfarë është ajo?
    STUDENTJA - Më ndihmon ti, të ndihmoj edhe unë.
    PROFESORI - Pse kaq lirë e shes unë veten dhe ti veten?
    STUDENTJA - Nuk është puna lirë...
    PROFESORI - Futi brenda, kush ta dha atë?
    STUDENTJA - Kush ma dha? Babi me mamin.
    PROFESORI - Ulu aty, ulu.
    PROFESORI - Unë e kam kaluar atë, tani shko thuaji ma jep dhe një tjetër
    si kjo atij shokut tënd, nga ana jote dhe ma bën profesori.
    STUDENTJA - Si....
    PROFESORI - Të ta japi dhe një tjetër si kjo, ai shoku yt dhe...
    STUDENTJA - Të vij prapë lart unë?
    PROFESORI - Ti e di.
    STUDENTJA - Ok, do më presësh këtu...
    PROFESORI - Futi brenda...
    STUDENTJA- Po këto merri...
    PROFESORI - Shko thuaji, bëje dhe njëherë kaq nga ana jote n.q.s më do ...
    STUDENTJA - O profesor, po nuk e kam nga ana e tij, unë do gjej një... Do
    marr një person tjetër të m‘i sjellë dhe të ashtu...
    PROFESORI - Ti e di...
    STUDENTJA - Unë do t‘i them babit që të më...sjellë këtu në shkollë...
    PROFESORI - Të vijë babai yt ?Po ç‘punë ka babai yt?
    STUDENTJA - Jo jo, s‘ka punë me ty, të vijë që të më sjellë diçka tjetër dhe...
    PROFESORI - Tani shko bëje të plotë atë dhe atëherë... Si e shitkam unë
    veten aq kollaj
    STUDENTJA - Aq sa merr...
    PROFESORI - Kaq, shko bëje të plotë tani, pse kaq vlekam unë? Shko thuaji
    atij shokut tënd që të do...
    STUDENTJA - Jo, jo atij shokut... Mos më vër në pozitë...
    PROFESORI - Të lutem, kjo është e kuptueshme vetvetiu, kur të do kaq
    shumë ai ty, pse s‘të jep? Atëherë thuaji më jep ti një pesëdhjetëshe mua...
    STUDENTJA - Po nuk i them unë o profesor.
    PROFESORI - Ky është problem privat, po do ta mbyllim mos bëj muhabet
    me njeri, ik merri ato, bëje tamam dhe hajde. Të lutem mos e bëj muhabet
    me njeri.
    STUDENTJA - Në rregull...Asgjë mo profesor, çfarë është ky muhabet, në
    rregull.
    PJESA E DYTE
    PROFESORI - Sot ka ardhur një kohë, të gjithëve ua kam dhënë dhe s‘ka
    thënë njeri një llaf të mirë, atëherë reciproke janë këto punë.
    STUDENTJA - Ke të drejtë...
    PROFESORI - Dëgjo, asnjeriu s‘do t‘i thuash, dakord?
    STUDENTJA - Jo mo profesor , ç‘është ajo fjalë.
    PROFESORI - Dëgjo mua profesorin.
    STUDENTJA - E di mo profesor, se po t‘i them njeriu, e di që është për të
    keqen time...
    PROFESORI - Të keqen tënde. Sepse unë nuk e çoj librezën pa u mbyllur
    kjo punë qetë, qetë. Sepse jo se unë trembem...
    PROFESORI - Të lutem, jo të lutem unë...
    STUDENTJA -Është më keq për veten time.
    PROFESORI - Bashkë jemi dhe në vit të katërt, do bëjmë edhe një lëndë
    tjetër. Prandaj të them është në të mirën tënde, mbylle gojën, shiko punën,
    thuaj nuk ma dha. Madje, nuk ta shkruaj,
    STUDENTJA - Mos ma shkruaj...
    PROFESORI - Ka kohë të kalojë kjo valë. Mos i thuaj njeriu, dakord, për
    veten tënde dhe për mua.
    STUDENTJA - E di që është në të keqen time, d.m.th i bëj keq vetes.
    STUDENTJA - Tani, fletoren që e mora me vete të ta jap...Ja e kam marrë
    me vete.
    PROFESORI - Ta mbyllim këtë midis nesh...

    Shqip

    Profesori eshte kryetari i Partis Socjaliste te Universitetit!

Tema të Ngjashme

  1. Kundra Ateizmit !
    Nga _Mersin_ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 12-05-2011, 06:26
  2. Faik Konica
    Nga denku në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 12-01-2011, 22:19
  3. Muslimani dhe Mesuesi i filozofise-!
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 03:00
  4. Ku prifti behet profesor!
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-04-2006, 15:50
  5. Antre- Profesori
    Nga SaRaNdAzShOrTeY në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 01-09-2005, 09:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •