Presidentja e Shoqatės sė Ullirit tė Francės, nė njė vizitė tė sajėn nė Shqipėri, para tre vjetėsh, u shpreh se ulliri shqiptar ėshtė mbret i ullinjve tė gjithė Mesdheut. Nė takime tė ndryshme qė zhvilloi me prodhues e pėrpunues ulliri, sapo ulej nė tavolina, merrte kokėrr ulliri, e shtypte dhe me lėngun qė delte fėrkonte fytyrėn me kėnaqėsi tė madhe. Ju nuk e dini se ēfarė pasurie keni, ėshtė shprehur ajo disa herė nė ato ditė qė u ndodh nė Shqipėri. Ulliri shqiptar, siē shprehej ajo zonjė, ėshtė mė i miri nė gjithė pellgun ku rriten ullinj. Ėshtė mė i mirė se ulliri i Francės, i Spanjės, i Italisė, Greqisė, mė i mirė se ēdo ulli pasi ulliri shqiptar veē tė tjerave, shėrben pėr prodhime parfumesh tė veēanta shumė tė kushtueshme, cilėsi qė nuk e ka ulliri i vendeve tė tjera. Na e jepni gjithė ullirin shqiptar, vijonte presidentja e shoqatės franceze tė ullirit. Por sidomos ullirin shqiptar qė rritet nė Shqipėrinė e mesme, atė qė edhe kur piqet mbetet ngjyrė jeshile tė ēelur. Ėshtė e vogėl leverdia pėr ju nėse bėni vaj ulliri apo e pėrdorni pėr tryezė. Ulliri juaj ka vlera e veti tė tjera dhe shumė mė fitimprurėse...
Zonja nga Franca e di se ku i kemi ne shqiptarėt minierat e floririt apo puset e naftės, ne shqiptarėt nuk e dimė. Ēdo dru ulliri ėshtė pus nafte...
Kjo histori mė nxiti tė shkruaj pėr ullirin, pėr kėtė pasuri tė jashtėzakonshme qė ėshtė vlerėsuar, sipas tė thėnave, qė nė kohėn e Skėnderbeut.
Ulliri ėshtė nga bimėt mė tė lashta e mė me vlerė tė vendit tone.
Ne vitin 1990 Shqipėria kishte rreth 45000 ha ullishte me 5.8 milionė rrenjė ullinj, qė nga Konispoli, nė jug tė vendit e deri nė kodrat e ulta tė rrethit tė Shkodres nė veri. Vetėm Kukėsi e Dibra s’kanė ullinj.
Shqipėria shtrihet nė zonėn mesdhetare dhe sė bashku me vendet e tjera tė kėtij rajoni, konsiderohet si nje vend origjine i kultures sė ullirit. Nė vitin 1990, krahasuar me vitin 1938, sipėrfaqja me ullishte dhe numri i rrėnjėve u rrit mė shumė se 4 herė dhe numri total i rrėnjėve tė ullirit llogaritej nė mbi 5.8 milionė rrenjė. Pas vitit 1990, si rezultat i vonesave dhe zvarritjeve nė kryerjen e reformės nė kėtė sektor, ullishtaria pesoi dėme tė konsiderueshme. Pas vitit 1990 u dėmtuan mė shumė se 2 milionė rrėnjė ullinj, kryesisht ullishtat e reja me moshėn nėn 20 vjeēare. Nė Shqipėri, nga statistikat e vitit 2006, rezultojne rreth 4 497 000 rrenjė ullinj, nga tė cilat nė prodhim janė rreth 3 603 000 rrenjė, me njė prodhim mesatar 14 kg pėr rrėnjė, ose mbi 40 mijė ton prodhim mesatar.
Numri mė i madh i ullinjve ndodhet: Rrethi i Vlores me mbi 556 mijė rrenjė, ose 16% tė numrit tė pėrgjithshėm, Berati e Kucova 479 mijė rrenjė ose 14%, Saranda e Delvina 386 mijė rrenjė ose 11%, Tirana 283 mijė rrenjė ose 7,5%, Mallakastra 226 mijė rrenjė ose 6.4%, Lushnja 215 mijė rrenjė ose 6.2% etj.
Nė shkallė vendi janė 95 546 ferma me ullinj. Janė gjithashtu edhe 14 ullishte apo ferma ulliri bio me njė sipėrfaqe prej 92.5 ha. Panoramės sė mėsipėrme i shtojmė tė dhėnat e import-eksportit tė vajit tė ullirit. 20873 ton vaj ulliri eksportohet dhe 363314 ton vaj ulliri importohet. Ajo qė njerzit nuk e dinė ose s’duan ta besojnė ėshtė fakti kokėfortė se vaji i ullirit qė prodhohet nė Shqipėri ėshtė shumėherė mė i mirė, mė i pastėr, mė i sigurtė dhe mė vaj ulliri prej vėrteti se sa ai qė importohet.
Pėrveē investimeve relativisht tė konsiderueshme pėr mbjelljet e ullishteve tė reja (vetėm nė fillim vitin 2007 janė mbjellė me financim nga shteti mbi 350 ha ullishte tė reja), investimet prodhuese dhe sherbimet ndaj ullirit kanė qenė minimale. Kjo ka bėrė qė prodhimi i ullirit tė jetė nė nivele shumė tė ulta dhe me njė periodicitet tė theksuar. Periodiciteti nė prodhimin e ullinjve ka qenė dhe mbetet njė fenomen karakteristik nė vendin tonė. Shkaku gjendet tek trajtimet e pamjaftueshme qė i janė bėrė bimės sė ullirit.
Rritja e prodhimit tė ullirit ka ardhur si pasojė e rritjes sė numrit tė rrenjėve dhe jo nga rritja e rendimentit pėr rrenjė. Qė nga viti 1951 e deri nė fund tė vitit 2005 prodhimi mesatar i ullirit ka ardhur nė rritje tė lehtė. Ndėrsa rendimenti, megjithėse me luhatje, ėshtė aty-aty. Nė vitet 1951-1955 prodhimi mesatar vjetor ka qenė 19.1 mijė ton me rendiment mesatar 15.2 kg pėr rrenjė. Nė vitet ’56-’60 ishte 12.4 mijė ton dhe rendimenti 9.5 kg pėr rrėnjė. Nė vitet ’61-’65 ishte 26 mijė ton me rendiment 18.6 kg pėr rrėnjė. Nė vitet 1966-1970 ishte 15.4 mijė ton me rendiment 10.6. Nga 1971 deri nė 1975 prodhimi mesatar ishte 20.5 mijė ton me rendiment 13.4 kg pėr rrenjė. Pėr vitet 1976 -1980 u prodhuan mesatarisht 20.1 mijė ton ēdo vit me rendiment mesatar 13.8 kg pėr rrenjė.. Nga 1981-1985 u prodhuan mesatarisht pėr ēdo vit 26.7 mijė toin me rendiment 17.8 kg pėr rrėnjė. Nga ’86 – ’90 ishin 24 mijė ton pėr ēdo vit me rendiment 9.1 kg pėr rrenjė. Nga ’91-’95 u prodhuan mesatarisht 29.9 mijė ton me rendiment 12.2 kg pėr rrėnjė. Nė vitet 1996-2000 u morėn 37.2 mijė nė vit me 11.6 kg pėr rrenjė. Nė vitet 2001 – 2005 u morėn mesatarisht ēdo vit 36.7 mijė ton me rendiment mesatar 14.8 kg pėr rrenjė.
Kjo ėshtė ecuria e prodhimit tė ullirit nė Shqipėri nė pesė dekada e gjysmė. Ulliri ka qenė dhe ėshtė njė kulture e pavlerėsuar sa duhet, me rendimente e prodhimtari mjaft tė ultė. Me ndonjė pėrjashtim tė vogėl, pothuajse nė tė gjithė zonėn e kultivimit, ullirit nuk i kryhen as sherbimet minimale tė domosdoshme si mbrojtja fitosanitare, krasitja, plehėrimi, punimi i tokes etj. Gjendja e kultures sė ullirit nė Shqipėri sigurisht qė reflekton edhe nė gjendjen e industrisė pėrpunuese tė prodhimit, nė sasinė dhe sidomos nė cilėsinė e vajit tė ullirit.
Industria e pėrpunimit/Para viteve ’90, nė vendin tonė funksiononin njė sėrė linjash tė prodhimit tė vajit tė ullirit, kryesisht tė prodhuara nė Shqipėri. Por kishte dhe fabrika me teknologji italiane, Rapaneli dhe Veraci. Kapaciteti i pėrgjithshėm pėrpunues i linjave dhe presave tė vajit tė ullirit ishte rreth 4 ton nė orė dhe pėr periudhėn 1960-1990 janė prodhuar mesatarisht ēdo vit rreth 3 mijė ton vaj ulliri dhe rreth 8 mijė ton ullinj tė kripur pėr tavolinė. Pas viteve ’90, nė tė gjithė zonėn e ullirit, u verejt njė rritje e shpejtė e ndėrtimit dhe instalimit tė linjave tė reja moderne tė pėrpunimit tė ullirit. Aktualisht, problemi i pėrpunimit tė ullirit pėr prodhim vaji ėshtė zgjidhur nė rrethet Sarandė, Delvinė, Vlorė, Berat, Fier, Mallakastėr etj. Aktualisht nė Shqipėri janė instaluar 126 linja dhe presa tė pėrpunimit tė ullirit. Sot kapaciteti i pėrgjithshėm i instaluar eshte rreth 88 ton/orė pune. Gjatė dekadės sė fundit nė kėtė sektor janė investuar mbi 11 milion dollarė kryesisht nė ngritjen e linjave tė reja me teknologji tė pėrparuar.
Por ėshtė problem se nuk shfrytėzohen plotėsisht kapacitetet e instaluara si pasojė e mungesės sė lėndės sė parė (ullirit) si dhe cilesisė sė dobėt tė tij nė shumė raste, gjė qė ndikon direkt dhe ne cilesine e vajit te ullirit. Mungojnė gjithashtu kapacitetet depozituese sipas standarteve dhe linjat e amballazhimit sipas standarteve moderne. Ende mungon kreditimi pėr blerjen e lėndės sė parė, mungojnė laboratorėt e specializuar pranė fabrikave tė vajit tė ullirit, etj. Ėshte rritur numri i subjekteve qė prodhojnė fidane ulliri, mbi 10, dhe prodhohen ēdo vit mbi 130 mijė fidane tė varieteteve mė tė mirė tė vendit. Por problemi qė nuk ėshtė kapur si duhet ėshtė pikėrisht ky i fidaneve. Ėshtė cėnuar rėndė autoktonia e ullirit shqiptar. Tregtarė tė ndryshėm kanė futur nė vend fidane nga vendet e tjera dhe sot nuk dihet se ēfarė ulliri rritet nė Shqipėri. Sot presidentja e shoqatės sė ullirit tė Francės do tė thoshte se ku ėshtė ai ulliri shqiptar, ai i veēanti qė nuk gjendjet nė asnjė vend tjetėr. Makutėria e tregtarėve, e prodhuesve ka bėrė tė cėnohet rėndė autoktonia. Por siē ndodh gjithė kėto vite me mungesėn e vemendjes ndaj bujqėsisė qė nė fakt ėshtė dega e vetme e konomisė nė vendin tonė qė jep ¼ e prodhimit kombėtar, qė mban 64 % tė familjeve, qė punėson mbi 50 % tė fuqisė punėtore dhe nuk merr as njė tė dhjetėn, ka ndodhur pėr pasojė mungesė vemendje ndaj ullirit dhe janė lejuar masakrime ndaj autoktonisė. Shkaqe tė tjera qė ulliri si kurora mė e bukur e atdheut ėshtė cėnuar janė copėzimi i ullishteve nė prona tė vogla, interesi i ulet ekonomik per ullirin, nė tė shumtėn e rasteve nuk pėrbėn aktivitet me rėndėsi pėr familjen, mungesa e infrastruktures sė brendėshme nė territoret e ullishteve, mungesa e mekanizimit tė punimeve nė ullishte dhe gjendja e dobėt financiare e familjeve fermere. Ministria e Bujqėsisė, Ushqimit dhe Mbrojtjes sė Konsumatorit ullirin e ka shpallur prioritet. Mbėshtetja e para financiare qė dha qeveria shqiptare pėrfshiu edhe ullirin bashkė me vreshtarinė e pemtoret, duke e veēuar ullirin. Familjet fermere duhet ta besojnė se ullishtet e tyre i kanė miniera floriri e puse nafte

Nga Rexhep Shahu

55