Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    I lindur e i zhvarrosur nën një pemë Naimiane!

    Lexoj, lexoj, lexoj tema pa fund per dashurine. Te bukura, te bukura deri ne lodhje, deri ne zvjerdhje. A thua se jeta eshte vetem dashuri mes sekseve te kunderta dhe nuk ka ndjenje tjeter, pervec saj. A thua se jemi kombi me i perkedhelur i botes dhe nuk kemi asgje per te hedhur ne vargje, vec dashurise sentimentale, me tradhetira dhe pa tradhetira, me perkushtime deri ne vdekje dhe vdekje te perkushtuar. Harrojme(ose fshehim me snobizem) se jemi ne nje udhekryq te tmerrshem si komb dhe fqinjet duan te na hane te gjalle. Harrojme se kemi eksportuar heronj tek fqinjet qe ata i nderojne si te tyret dhe po fqinjet zhvarrosin kriminelet e tyre ne token tone dhe i kthejne ne heronj. Pa paragjykuar askend qe shkruan per dashurine, mendoj se kemi nevoje te "gervishtim" pak ndjenjen tone dhe ti japim pak vend dashurise per token ku kemi lindur. Tokes qe luftoi per lirine e Greqise dhe bashkimin e Italise me heronjte e saj dhe si shperblim mori zjarr e flake dhe viktima nga fqinjet. Cifutet nuk i harrojne viktimat e tyre(dhe mire bejne), ndersa ne harrojme viktimat, heronjte, madje...edhe prinderit tane.
    Ju pershendes me keto rradhe poetike, qofte edhe po te me gjykoni qe ju prisha vazhden e temave dashuroro - erotiko - tradhetoro - romantike.

    Njeri i lirë në Shqipërinë e burgosur nën një pemë Naimiane u linda,
    I burgosur në Shqipërinë e lirë nga mitra e gjakosur mëmësore shpërtheva,
    Veten, fëmijë mes lodra shpatash heronj filmash të huaj e binda,
    Të jetoj me dashuri për atdheburgun e lirë në patriotizëm fars mbërtheva.

    Në Shqipërinë eshtër heronjsh të tradhtuar e të mohuar u rrita,
    Në gegë e toskë zakonendarë - fepërzier - gjuhëpërcarë jug e veri,
    Në luftë klasash spiunllëqe - pabesi e besë e shtirë u zgripa,
    Pa ndjerë dashurinë e mirë për atdheun e mpirë, në të bukurën rini.

    I pjekur e djegur nga atdheu u volla në dhe të huaj,
    Legjenda heronjsh të paqënë dëgjova në vendin komshi,
    E për heronjtë eshtrashitur në vendin tim kokëulur vuaj,
    Që jetën dhanë e shtrihen në varrin pa varr nën shi.

    Burrë i ri,mjekërr bardhë kockë - shpirt rrëgjuar u ktheva në atdhe,
    Me dashuri të mirë për Shqipërinë e nxirë me përcudni,
    Legjenda heronjsh të paqënë kujtova se pas i lashë tej si një re,
    Por në dheun tim i gjeta tek eshtra shqiptarësh zhvarrosnin me përdhuni.

    Njeri i lirë në Shqipërinë e burgosur nën një pemë Naimiane do vdes,
    Me gegë e toskë që kurrë luftë nuk bëmë mes tonë,
    E pa luftë veten shesim zakonendarë, fepërzier e gjuhëpërcarë cdo mëngjes,
    Tek të huaj heronjsajuar që eshtrat tona si legjendë të tyre i thonë.

    Mos vallë gegë e toskë Shqipërinë me luftë duhej të shpëtonim ?
    E ciftelinë në jug e isot në veri me gjak ti dërgonim,
    Që heroj të sajuar të mos nderonim,
    Të tradhtuarit heronj të vërtetë në piedestal ti madhëronim?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dheu im

    Aty kam qejf te kthehem
    Ndonese s'me pret qejfi
    Ne dheun tim te prehem
    Ne dheun pe verteti.

    Dhe kur me pluhuros
    Ja njoh eren e thate
    Pale kur me baltos
    E ndjej ne trup te gjalle.

    Keshtu u rritem bashke
    Si camarroke mehalle
    Une shpirtin tim i dhashe
    Ai krenarine shqiptare.

    Dhe kur penguar eca
    Dhe kur kembet gervishta
    Me trim veten e ndjeva
    Pa te kllengjo do isha.
    * * *
    --------------------------------------------------------------------------
    S'KA MEKAT ME TE RENDE SE ZBUKURIMI I TE SHEMTUARES
    DHE SHEMTIMI I TE BUKURES!

  3. #3
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Pergezimet e mia*****Te lumt adidu *****

    Citim Postuar më parë nga adidu
    Lexoj, lexoj, lexoj tema pa fund per dashurine. Te bukura, te bukura deri ne lodhje, deri ne zvjerdhje. A thua se jeta eshte vetem dashuri mes sekseve te kunderta dhe nuk ka ndjenje tjeter, pervec saj. A thua se jemi kombi me i perkedhelur i botes dhe nuk kemi asgje per te hedhur ne vargje, vec dashurise sentimentale, me tradhetira dhe pa tradhetira, me perkushtime deri ne vdekje dhe vdekje te perkushtuar. Harrojme(ose fshehim me snobizem) se jemi ne nje udhekryq te tmerrshem si komb dhe fqinjet duan te na hane te gjalle. Harrojme se kemi eksportuar heronj tek fqinjet qe ata i nderojne si te tyret dhe po fqinjet zhvarrosin kriminelet e tyre ne token tone dhe i kthejne ne heronj. Pa paragjykuar askend qe shkruan per dashurine, mendoj se kemi nevoje te "gervishtim" pak ndjenjen tone dhe ti japim pak vend dashurise per token ku kemi lindur. Tokes qe luftoi per lirine e Greqise dhe bashkimin e Italise me heronjte e saj dhe si shperblim mori zjarr e flake dhe viktima nga fqinjet. Cifutet nuk i harrojne viktimat e tyre(dhe mire bejne), ndersa ne harrojme viktimat, heronjte, madje...edhe prinderit tane.
    Ju pershendes me keto rradhe poetike, qofte edhe po te me gjykoni qe ju prisha vazhden e temave dashuroro - erotiko - tradhetoro - romantike.

    Njeri i lirë në Shqipërinë e burgosur nën një pemë Naimiane u linda,
    I burgosur në Shqipërinë e lirë nga mitra e gjakosur mëmësore shpërtheva,
    Veten, fëmijë mes lodra shpatash heronj filmash të huaj e binda,
    Të jetoj me dashuri për atdheburgun e lirë në patriotizëm fars mbërtheva.

    Në Shqipërinë eshtër heronjsh të tradhtuar e të mohuar u rrita,
    Në gegë e toskë zakonendarë - fepërzier - gjuhëpërcarë jug e veri,
    Në luftë klasash spiunllëqe - pabesi e besë e shtirë u zgripa,
    Pa ndjerë dashurinë e mirë për atdheun e mpirë, në të bukurën rini.

    I pjekur e djegur nga atdheu u volla në dhe të huaj,
    Legjenda heronjsh të paqënë dëgjova në vendin komshi,
    E për heronjtë eshtrashitur në vendin tim kokëulur vuaj,
    Që jetën dhanë e shtrihen në varrin pa varr nën shi.

    Burrë i ri,mjekërr bardhë kockë - shpirt rrëgjuar u ktheva në atdhe,
    Me dashuri të mirë për Shqipërinë e nxirë me përcudni,
    Legjenda heronjsh të paqënë kujtova se pas i lashë tej si një re,
    Por në dheun tim i gjeta tek eshtra shqiptarësh zhvarrosnin me përdhuni.

    Njeri i lirë në Shqipërinë e burgosur nën një pemë Naimiane do vdes,
    Me gegë e toskë që kurrë luftë nuk bëmë mes tonë,
    E pa luftë veten shesim zakonendarë, fepërzier e gjuhëpërcarë cdo mëngjes,
    Tek të huaj heronjsajuar që eshtrat tona si legjendë të tyre i thonë.

    Mos vallë gegë e toskë Shqipërinë me luftë duhej të shpëtonim ?
    E ciftelinë në jug e isot në veri me gjak ti dërgonim,
    Që heroj të sajuar të mos nderonim,
    Të tradhtuarit heronj të vërtetë në piedestal ti madhëronim?
    Te lumt adidu per temen,
    U kenaqa duke lexuar kete shkrim tendin...kenaqesi dhe emocion te vecant kam ndjere...nje tribut i realitetit te dhimbshem shqiptar..qe me kesi soj shkrimesh te fuqishme nga nje shpirt i vertete shqiptari do te nderrojne realitetin e e dhimbshem shqiptar....Tash vjen nje kohe tjeter qe lumturia eshte ne perspektive per shqiptaret ...dhe vetem lumturia....liria e mendimit dhe veprimit ka cliruar nje kapacitet te pakufijshem te njeriut shqiptar..ne te gjitha dimenzionet e jetes dhe zhvillimit ne pergjithesi...dhe se shqiptaret jane nga me te zotet ne Ballkan une nuk dyshoj ...pak kohe duhet ...qe te nderrohet nje realitet i hidhur dhe i ndrydhur me dekada......

    Bashke me shkrimin dhe vargjet e shpirtit adidu...mondishall me vargjet perkushtuar nga zemra vendlindjes, me nxitet te postoj ketu nje perkushtim qe une i kam bere qytetit tim te lindjes ne vargje....shpresoj se zen vend ketu.....

    **VENDLINDJA**

    Vendi vogel,
    Zemer madh.
    Ne te lam,
    Por, jo per krejt.
    Ty sot ne te kujtojme,
    O Trungu yne Ilir,
    Ne Bote vendi me i mire.

    Bijte tu mergimtaret,
    Djerse e lot margaritaret.
    Larg ne dhe te mergimit,
    Shtruam sofren e bashkimit.
    Dhe s'ka sofer me bujare ,
    Se "Sofra Kercovare"

    Kercove ,Uskane n'Iliri,
    Vend i vjeter ,vend i ri.
    Vetem ti s'na mban meri,
    Per ate qe kemi gabuar.
    Edhe kur te kemi tradhetuar.

    Sa do qe jemi tjetersuar,
    Ne kete toke Amerike.
    Rri si shpuze me hi mbuluar,
    Vetem nje dashuri fisnike.
    Vec per Ty, per ke tjeter?
    Vend i ri, o vend i vjeter.

    C'do me pyesish ,une e di;
    Biri im , a do te vi?

    Zemren dhembja ma shterngon,
    Kete pyetje kur ndegjon.

    Per nje lis e te babes plis,
    Dhe nje lot qe rrokullis,
    mbi faqen e Nenes time.
    Per njerezit e vendit tim,
    per pleq te ri dhe femije.
    Oh..., dhe per te vdekurit e mi,
    Do te vi ,po si s'do te vi...
    ........................
    Nje gje sot une e di,
    Vendlindje je si magji.
    Kudo vemi e ku do t'shkojme,
    tek ti do te aterojme.
    Ne kete bote ,o ne bote tjeter;
    Te gjalle apo te vdekur.
    Vec tek ti do te gjejme qetesi,
    Vend i vjeter...o, Vend i Ri.............

    Me nderime per adidu, mondin dhe Vendlindjen,

    bili99,USA
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 23-06-2007 më 13:10

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Te faleminderit edhe ty Bili99, por sic e sheh edhe vete, megjithese kane kaluar me shume se dy dite askush nga shqiptaret pervec teje dhe mondishall nuk eshte interesuar per kete teme. Nuk dua te paragjykoj askend, por nje dicka e tille u duk edhe tek homazhet(ditet e fundit) qe i bene camerit te pareve te tyre, viktima te represionit te napoleon zerves. Nuk jam Cam, nuk jam antigrek, nuk jam aspak shovinist, por te "pakten" jam shqiptar qe dhemb, si per heronjte arvanitas qe dhane jeten per lirine e greqise, e si per viktimat qe napoleon zerva na i "dhuroi" si shperblim. E pikerisht se jam shqiptar me erdhi keq qe homazhi per viktimat came u kalua si nga shoqeria, e aq me teper nga politika, ne heshtje te turpshme. Te nderosh viktimat e popullit tend eshte me minimalja, te kerkosh qe agresoret te kerkojne falje eshte atdhedashuri dhe humanizem, eshte investim shpirteror per te mbijetuar pasardhesit tane ne trojet tona. Ne kemi harruar edhe viktimat e serbeve, per te mos thene qe as i kujtojme viktimat dibrane, te bullgareve dhe serbeve ne fillim te shekullit te kaluar. Kemi harruar dibranet e mjere qe u masakruan dhe gjeten vend ne Tirane ne ate kohe. Jemi te etur per te krijuar dhe nderuar heronj te rreme, duke lene ne balte heronjte e vertete. Nuk arrijme te kuptojme se heronjte e vertete kane lindur nga dhembja qe kane ndjere per viktimat e pafajshme dhe heronjte e rreme jane ata qe nuk duan t'ja dine per viktimat.

    Vargan, vargan,
    Dibrane, Cam e Kosovare,
    bariten gjunj e zemerkeputur,
    neper arteriet,
    drejt zemres se nenes Shqiperi.

    Zemra i kish mbetur kesaj viganeje mjerane,
    gjymtyre shqyer - keputur.

    Neper arteriet - rruge,
    gjakun e derdhur ne zemer mblodhi,
    gjakun e mbetur nga derdhja,
    prej tehut te ftohte te shpates,
    e nxehtesise se plumbit,
    te fqinjeve,
    qe me gjirin e qumeshtit te saj,
    heronj rriti dhe lirine ju dha.

    Fqinj te lire,
    lirine fituat me qumeshtin e gjirit te mjeranes vigane,
    lirine gezuat derdhtas gjakun e bijve te saj,
    si shperblim per gjirin qe ju rriti.

    Bij te sotem te gjakut te zemres se mjeranes,
    kujtoni qumeshtin qe nena dha per lirine e te tjereve,
    kujtoni gjakun e viktimave,
    qe i thane gjirin dhe lotet.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pershendetje !!!

    Citim Postuar më parë nga adidu
    Lexoj, lexoj, lexoj tema pa fund per dashurine. Te bukura, te bukura deri ne lodhje, deri ne zvjerdhje. A thua se jeta eshte vetem dashuri mes sekseve te kunderta dhe nuk ka ndjenje tjeter, pervec saj. A thua se jemi kombi me i perkedhelur i botes dhe nuk kemi asgje per te hedhur ne vargje, vec dashurise sentimentale, me tradhetira dhe pa tradhetira, me perkushtime deri ne vdekje dhe vdekje te perkushtuar. Harrojme(ose fshehim me snobizem) se jemi ne nje udhekryq te tmerrshem si komb dhe fqinjet duan te na hane te gjalle. Harrojme se kemi eksportuar heronj tek fqinjet qe ata i nderojne si te tyret dhe po fqinjet zhvarrosin kriminelet e tyre ne token tone dhe i kthejne ne heronj. Pa paragjykuar askend qe shkruan per dashurine, mendoj se kemi nevoje te "gervishtim" pak ndjenjen tone dhe ti japim pak vend dashurise per token ku kemi lindur. Tokes qe luftoi per lirine e Greqise dhe bashkimin e Italise me heronjte e saj dhe si shperblim mori zjarr e flake dhe viktima nga fqinjet. Cifutet nuk i harrojne viktimat e tyre(dhe mire bejne), ndersa ne harrojme viktimat, heronjte, madje...edhe prinderit tane.
    Ju pershendes me keto rradhe poetike, qofte edhe po te me gjykoni qe ju prisha vazhden e temave dashuroro - erotiko - tradhetoro - romantike.

    Njeri i lirë në Shqipërinë e burgosur nën një pemë Naimiane u linda,
    I burgosur në Shqipërinë e lirë nga mitra e gjakosur mëmësore shpërtheva,
    Veten, fëmijë mes lodra shpatash heronj filmash të huaj e binda,
    Të jetoj me dashuri për atdheburgun e lirë në patriotizëm fars mbërtheva.

    Në Shqipërinë eshtër heronjsh të tradhtuar e të mohuar u rrita,
    Në gegë e toskë zakonendarë - fepërzier - gjuhëpërcarë jug e veri,
    Në luftë klasash spiunllëqe - pabesi e besë e shtirë u zgripa,
    Pa ndjerë dashurinë e mirë për atdheun e mpirë, në të bukurën rini.

    I pjekur e djegur nga atdheu u volla në dhe të huaj,
    Legjenda heronjsh të paqënë dëgjova në vendin komshi,
    E për heronjtë eshtrashitur në vendin tim kokëulur vuaj,
    Që jetën dhanë e shtrihen në varrin pa varr nën shi.

    Burrë i ri,mjekërr bardhë kockë - shpirt rrëgjuar u ktheva në atdhe,
    Me dashuri të mirë për Shqipërinë e nxirë me përcudni,
    Legjenda heronjsh të paqënë kujtova se pas i lashë tej si një re,
    Por në dheun tim i gjeta tek eshtra shqiptarësh zhvarrosnin me përdhuni.

    Njeri i lirë në Shqipërinë e burgosur nën një pemë Naimiane do vdes,
    Me gegë e toskë që kurrë luftë nuk bëmë mes tonë,
    E pa luftë veten shesim zakonendarë, fepërzier e gjuhëpërcarë cdo mëngjes,
    Tek të huaj heronjsajuar që eshtrat tona si legjendë të tyre i thonë.

    Mos vallë gegë e toskë Shqipërinë me luftë duhej të shpëtonim ?
    E ciftelinë në jug e isot në veri me gjak ti dërgonim,
    Që heroj të sajuar të mos nderonim,
    Të tradhtuarit heronj të vërtetë në piedestal ti madhëronim?

    adidu i nderuar !!!!

    Si nje shqiptar i thjesht te falenderoi shume per temen e paraqitur, shume teme me vler dhe fjalet e juaja te vendosura ketu me ngjallen emocione shume !!!
    Me kenaqesin me te madhe do te percjell dhe do lexoi brenda kesaj teme ...
    Pajtoi plotesisht me mendimin tend ....perveq se rrethohemi nga sllavet qe historikisht neper shekuj na coptuan dhe futen brenda nesh virusin perqares qe i ka katandise ne kete menyre shqiptaret siq jane katandise qe eshte per te ardhur shume keq pse jemi siq jemi ....pse nuk vlersojne me teper tonen se te huajen....??pse hudhim gjithe balte mbi nje te kaluar tonen ...??qe me dijen apo mos dijen e tyre na mesuan shkrim lexim ....!!! por askend smund ta fajsojme me shume se veten tone gjykoi une ,pse jemi ardhe ne kete gjendje te tille ....une nuk njoh akoma Lider shqiptar qe erdhi ne pushtet dhe mori timonin pa hudhur gjithe te zezat dhe pa lene asgje te bardhe , per udheheqjen e me parshme !! me gjithe se eshte historia ajo qe me se miri i jep faktet per periudha te caktuara kohore se nje udheheqje ka vetem te zeza apo ka ndonje te bardhe ....me gjithe ate i nderuar edhe historia te ne shqiptaret mjerisht po shkruhen ne baze te njerzve te caktuar e jo siq eshte realja jo rralle here shkruhet shtrebet !!!
    Po e perfundoje duke te falenderuar per ngjalljen e ndjenjes nacionale pa e shkelur aske por per ta mbrojtur tonen fort .
    ASKUSH NUK ESHTE ME TEPER SKLLAV SE SA AI QE MENDON SE ESHTE I LIRE PA QENE I LIRE!

    Pershendetje dhe pergezime per temen !
    Miqesisht
    Dhuro shumë...e prit pak!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Korca ime

    Ne s'me mbajte dot moj Korce
    Une te morra pas me vete
    S'ma ndryshoi dot kjo bote
    Korcarllekun neper deje.

    Korca ime, dhimbja ime
    Enderr lene ne mes te udhes
    Shprese prere neper vite
    S'te harroj kurren e kurres!

    Ti askujt fajin s'ja pate
    Te tjere paten per ty faj
    Pak shtepi mbushen me halle
    Pak shemtuan cdo sokak?

    Pak te preken bukurine
    Pak te plaken para kohe
    Pak degdisen nuserine
    Nder te huaj sherbetore?

    Pak t'i vrane serenatat?
    Pak kulturen syrgjynosen?
    Ne liri t'i vune prangat
    Ne te gjalle te varrosen!

    Pak te zhvaten, te rrembyen
    Lakuriq te lane ne rruge
    Dhe paturpesisht u kthyen
    Me te ndershem se nje kurve?

    Pak...
    Pak...

    Lerme aman, mos them akoma
    Se akoma kam c'te them
    Ti per mua mbetesh KORCA
    Ata "Pak", shkofshin ne ferr!!!
    * * *
    -----------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ!

  7. #7
    E vleresoj edhe une, vecanerisht kete teme. Pergezime per vargjet e mesiperme.

    DUA NATYREN TIME
    ----------------------

    Dua ta hedh në varg natyrën,
    Qiellit vrenjtësine t´ja humbas
    Ajrin me parfum t´a lyej
    E pastaj, fuqishëm të thërras.

    Të thërras, sa zëri të më ngjiret
    E ngadalë e tëra të shterem,
    Dua të hedh në varg natyren
    Nën kundërmim të saj të endem.

    Dua të hedh në varg natyrën,
    Të vetmen, që me rilind mua
    Po ku ta gjej te bukurin vend?
    Ndaj mbeta, poete e dështuar.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me prane...

    Bukurise s'dua t'i ngjas
    Sot ne poezi
    Se shemtia ka len' pas
    Dhimbje e merzi.

    C'do te thote vendaliu
    Per nje kurbetlli?
    "Kthehu shpinen edhe iku
    Per qejfin e tij!"

    Kur t'i shkruaj per natyren
    Si dikur Naimi
    Kur ai jeton menxyren
    Pa kurfare gezimi.

    Kur t'i bej moral jetese
    Si dikur dikushi
    Kur as vete s'di ku vete
    Dhe digjem si prushi.

    Kur t'i flas e s'me pergjigjet
    Se shpirti ja di
    Kur me flet, pena me dridhet
    Nga renkimi i tij.

    Kur e shoh edhe me sheh
    Cfare kembejme valle?
    Lot i jap e lot me jep
    Per te qene me prane.
    * * *

  9. #9
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Dashuri heroike..

    Toke e ashper..e kuqe
    Male kryelarte,kercenues"
    Njerezi kokeshkrete,me huqe
    shpirt gjithnje i zjarrte,percellues..

    Vrull' i historise arberore
    drite lashtesie,e harruar
    ne ceremoni paramortore'
    vaj per Ilirine e mohuar..

    Fqinjesi e helmur,ziliqare
    vjell persiper vrerin shekullor
    hije e djallezore,perdhos varre

    fjete ne harrese,o deshmor"

    Ngrehu, ti' me vrullin e dikurshem!
    ngjalle dashurine heroike
    shkrehe dhe nje here dyfekun bujshem'
    zgjim per c'do Shqiptar nga enderr frike..

  10. #10
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sa po i lexova te gjitha postimet ketu...c'te them u kenaqa...Caushi me pershendetje vellazerore gjithnje dhe ne cdo teme ku ka emocion kombetare..atdhedashuri,
    Palma me vargjet e bukura...ka shtuar kuvendin ,ka zbukuruar temen..
    Mondi si gjithmone..por,kete here edhe me me shume domethenje per mua si mergimtare...u kenaqa.

    Por, kur e pashe shoku tankun ketu.....ky tanku pse eshte special? ndoshta pse ka shpirt te madh.ndoshta......hej more patriot ke shkruar vargje qe prekin ne tel : "Zgjim per cdo shqiptar nga enderr frike"...te lumt ..dhe frika per shqiptaret shkoft ne theqafje....

    Keni nderuar adidu dhe temen...dhe vehten...u dua shume te gjithe juve...

    bili99

  11. #11
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Keni nderuar adidu dhe temen...dhe vehten...u dua shume te gjithe juve...

    bili99
    Ne fakt ky adidu,na mori me qafe me keto mobilizimet...po na ler mor i uruar ti kendojme dashurise se jemi ne kohe paqeje..eshte dhe vape mor burr i dheut,ku mbahet helmeta ne koke tani..nejse,ti leme menjane shakate per nje moment..
    E vleresoj pa mase kete teme dhe shume te tjera qe ke hapur ne kete forum...personalisht,te falenderoj per kontributin qe i jep ketij forumi..prania juaj eshte vertet nje dhurate e vyer per te gjithe ne...vazhdo me kete ritem mik...jemi kthyer ne nje popull te pergjumur dhe te tilla thirrje ,jane teper te nevojshme per ndergjegjesimin e mbare Shqiptareve..

  12. #12
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Shoku tanku,

    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku

    Perse e morre emrin Ti "Shoku tanku" mor burri dheut?..romantik dhe Rumi do ta kishte ziline per rakine ,veren ..here here edhe per vargjet..
    NUk do te pergedhelim ne ketu ti do te jeshe ne balle..dhe do te shkojme ku te na coje adidu..vargjet do ti lexojme atje per rruge ne front...per cka te kemi ne ty per gazep? o per raki dhe qef..!
    perqafime per te gjithe ju...

    Me nderime per vargjet e mira, dashurine per vendlindjen dhe Paqen ne bote,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 04-07-2007 më 10:47

  13. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202

    Ju Falenderoj Nga Zemra Bili,caushi,shoku Tanku,mondishall,palma

    Te jem i sinqerte nuk e hapa kete teme per lufte nxitje, aq me teper qe lufte na kane hapur perhere, por lufte nuk i kemi hapur askujt. Thjesht ndjej se vargjet me vine si plumba(dhe i gjuaj si te tille) per te luftuar sadopak shkeljen qe na kane bere, vrasjet,therrjet, debimet. Ndjej se kam nevoje te leshoj plumba - vargje nga arma e patriotizmit qe me gelon ne shpirt, qe te mos ta le te ndryshket e te harrohet. Ndoshta mund te na sulmojne serish nje dite sic kane bere gjithmone, por te pakten armen me emrin patriotizem dhe atdhedashuri ta kem te nxehte e ne gjendje pune.

  14. #14
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Bili!..po mos u nxeh mor burr i dheut...nuk thashe ndonje gje une,gati jam nese atdheu me therret...e ku ka gje me romantike se te lexosh poezi dashurie ne llogore..

    adidu!...jam i bindur se ne cdo zemer Shqiptari,arma e patriotizmit qendron e mbushur dhe e gatshme te zbrazet ne cdo moment..e them kete me bindje sepse atdhedashurine e kane ata njerez te cilet kane vuajtur per te ruajtur kombin e tyre nga kercenimi i zhdukjes...Shqiptaret,keta njerez kaq paqesore me fqinjesine,
    i kane dhene provat se dine te reagojne nese ju cenohet integriteti territorial apo identiteti kombetar..e kam fjalen per Shqiptaret dhe jo per pushtetaret...keta te fundit nuk e di se nga dreqin ngjane..per fatin tone te keq,kane dale ca gjakshprishur keto kohet e fundit por rendesi ka qe masa qendron solide..

  15. #15
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ju jeni inspirimi...

    Ke humorin shume te mire,
    Tanku yne me ndjenja plot.
    Ke dhe mendjen te lire,
    Me zemer je patriot.

    Ne llogor nje fjale zemre,
    eshte me e ngrohta fjale.
    Nje puthje dhuruar nje femre,
    Lufta e fituar per nje djale.

    Kujdesimi per dashurine,
    Te gjithe ketu sa jemi.
    Duam ne shume rakine,
    Ne zemer Shqiperine kemi.

    Se ne shpirt dhe ne zemer,
    Kemi dashurin me te madhe.
    Per Shqiperine te shtrenjtin emer.
    Per bukuroshen tone sorkadhe....

    Njeqind here u thash ju dua,
    pershendetje u dergoj.
    Ne Shqiperi do t'me shihni mua,
    Kur do vij do t'ju takoj.

    Me nderime per te gjithe ju ,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 04-07-2007 më 21:47

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    ATDHE

    Gerxhe ngado ku shkel
    Ku je, o Atdheu im?
    Vetem gerxhin tend dua te ndjej
    Mes gerxhesh ketu ne mergim!

    Ne token qe duket e njejte
    Rremoj e rremoj si i mare
    Te ndjej eren e dheut te shenjte
    Eren e gerxhit shqiptar.

    Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
    Une mergimtari eksplorator
    Atdheun e gjej tek shpirti
    Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj.
    * * *

  17. #17
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Shume bukur...

    Citim Postuar më parë nga mondishall
    ATDHE

    Gerxhe ngado ku shkel
    Ku je, o Atdheu im?
    Vetem gerxhin tend dua te ndjej
    Mes gerxhesh ketu ne mergim!

    Ne token qe duket e njejte
    Rremoj e rremoj si i mare
    Te ndjej eren e dheut te shenjte
    Eren e gerxhit shqiptar.

    Vazhdoj e vazhdoj kerkimin
    Une mergimtari eksplorator
    Atdheun e gjej tek shpirti
    Dhe shpirtin tek Atdheu, njelloj.

    * * *

    Shume bukur, u kenaqa me vargjet..rrofsh Mondi .....Atdheun e duam me shume ne mergimtaret ..apo e shprehim me shume ..?... me mire te zgjedh kete te dyten se do te na vrase shoku tanku..lol........

    pershendetje bili99

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga bili99
    .....Atdheun e duam me shume ne mergimtaret ..apo e shprehim me shume ..?...
    Nese dikur m´u drejtove
    Te duash Atdhene,
    Cdo te thote valle?
    Hapa te menduar
    Hedhur rrugeve me emer
    Pyetje, qe me lane pa fjale...

    Nese nje pyetje me drejtove
    Te duash Atdhene,
    A e di cdo te thote?
    Hapa te menduar
    Hedhur rrugeve pa emer
    Lote qe pergjigjen,
    Me fjale, s´ja dal dot...

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    FJALA

    Nuk dua ta lodhni shume mendjen
    Mes labirinthesh fjalesh filozofike
    Nuk dua logjikrat te shastisura te enden
    Dhe prape te krijojne te tjera labirinthe.

    Dua fjalen, ashtu sic u krijua
    Ta them, ta shkruaj, ta lexoj
    Me tmerron kur e shoh te tjetersuar
    Antifjale kur e shoh, me tmerron.

    Me dhimbset kur e shoh te sakatuar
    Mes thyerrjesh germash e rrokjesh
    Si nje tespije e vjeter nder duar
    Qe numuron mbetje ditesh e motesh.

    Me shurdhon kur zhurmshem del
    Nga grykera te cjerra hipokritesh
    Me cmend kur cmendurisht rrugen merr
    Kjo fjale cmendine e politikes.

    Fjale cmendarake e servirur
    Menyrash kuzhinash propagande
    Nga zera tellallesh thirrur
    Nder veshe percjellur me tallje.

    Dhe ai qe thurri temenara
    Per kohera lumturie te genjeshtra
    E filloi dhe mbeti tek fjala
    Si nje trup pa mish e pa eshtra.

    Dhe ai qe thelle germoi
    Si arkeolog shpirtrash te vdekur
    Nervave njerezore e ndjesoi
    T'ju vidhte besimin e mbetur.

    Dhe ai, dhe ai, dhe ai....
    Qe fjale, vetem fjale, vetem fjale....
    Leshoi nje jete gjarperisht
    Nga vetfjala gjarper u vetvar.

    E ku ta dinte e para fjale
    E thene vjetersisht sa vete bota
    C'fjale do pillej nga njerez bastarde
    Sa neveritshem te thuhej:"Me fjale u ngopa!"

    Ndaj fjala fjales i ben lutje-apel
    Ndihme t'i kerkoje vepres njerezore
    "Te lutem moj veper, vema fjalen ne vend
    Ndryshe, s'kam c'i duhem me kesaj bote!"
    * * *
    P.s.Ah c'me bere i nderuar adidu, qe dhe ato vargje te rruajtura nga mua per liberthin e ardhshem poetik, t'i zbuloj kaq para kohe ketu. U pa puna! Do me besh te heq dore nga botimi, se s'kam ndermend te provoj falimentimin, pa hedhur as hapin e pare ne "biznes". Megjithate justifikimin ngushellues ja gjeta vetes qe tani. Do them qe ma pati "fajin" adidu, nga mosditja e "rregullave hileqare te biznesit".
    *PaLmA*, nese me fjale nuk ja del dot, me vargje ja del per bukuri. Urime dhe vazhdimesi frymezimi.
    "Atdheun e duam me shume ne mergimtaret...apo e shprehim me shume..?..."
    Thenie teoreme qe s'ka nevoje per vertetim, e dale nga shpirti i sinqerte dhe atdhetar i bilit.
    Oh, sa me mbushet shpirti me me shume ajer, me me shume shprese, kur lexoj vargje, thenie, shkrime, te dala nga shpirti i i njerezve si ju, te dashur e respektuar miq. Perqafime mondishall.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e Çaushi
    Anëtarësuar
    03-05-2006
    Vendndodhja
    Në Atdhe!
    Postime
    3,283

    Pershendetje Atdheu Mondi!

    Oh, sa me mbushet shpirti me me shume ajer, me me shume shprese, kur lexoj vargje, thenie, shkrime, te dala nga shpirti i i njerezve si ju, te dashur e respektuar miq. Perqafime mondishall.
    Mondi...!

    Dua fort te pershendes dhe te uroi per vargjet e bukura qe ke sjell nga ana e anes siq thote fjala shqipe ...te lexova dhe u ndava i kenqaur me ate permbledhjen e bukur poetike nga Ty .
    Qofsh mire te uroi aty ku je Mondi ...falemnderit per poezine e sjell ne mes nesh.

    sincerisht
    Çaushi"!
    Dhuro shumë...e prit pak!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  3. Padi për shpifje ndaj Hashim Thaçit
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 15:04
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •