Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2007
    Postime
    202
    Po te bera dem o Mondi duke te "detyruar" ti "shkarkosh" ketu tek ne antaret e sofres letrare te forumit poezite e tua, te betohem qe do te dal ta shes me doren time librin tend tavoline me tavoline ne lokalet e Tiranes, por vetem botohe.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ha,haaa!!! Po arrite te shesesh ndonje liber lokaleve te Tiranes, po te shpall qysh tani bashkortak ne ndarjen e fitimit. E shikon si merr vrull biznesi dhe zgjeron pjesemarresit?....

    POEZI...

    Je vazhdimesi e casteve
    Apo cast vazhdimesie
    Je vete magji e fjaleve
    Apo fjale e nje magjie?

    Je e folura e syrit
    Apo syri i te folures
    I jep Botes gjuhen e Hyjit
    Apo Hyjit gjuhen e Botes?
    * * *

  3. #23
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    *Palma*...

    Citim Postuar më parë nga *PaLmA*
    Nese dikur m´u drejtove
    Te duash Atdhene,
    Cdo te thote valle?
    Hapa te menduar
    Hedhur rrugeve me emer
    Pyetje, qe me lane pa fjale...

    Nese nje pyetje me drejtove
    Te duash Atdhene,
    A e di cdo te thote?
    Hapa te menduar
    Hedhur rrugeve pa emer
    Lote qe pergjigjen,
    Me fjale, s´ja dal dot...
    Dedikim per* Palmen * dhe Atdheun

    Une kur te thash? kam harruar,
    Te perkujtova nje dashuri.
    Por, them s'paskam gabuar,
    Per dashurine me emrin Shqiperi..

    Ti biej fyellit e te marr lyren,
    kenge atdheut ti kendoj.
    T'ia pergedhel me varg natyren,
    ta marr ne gji ta perqafoj.

    Se kurre ska force qe largon,
    dashurine nga zemra jone.
    Vec per Shqiperine gjaku vlon.
    per te vetmin Atdheun tone.

    dhe pa fjale s'mbetesh Ti,
    *Palma*..moj fjalebukura.
    Pac jeten plot lumturi,
    * Palma* kraheflutura......



    Me nderime per *Palma*.....dhe te gjithe ju...,

    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 11-07-2007 më 13:26

  4. #24
    Flm Billi 99. Suksese per ju, mondishall dhe per kedo, qe ka shkruar vargje ketu.


    Mbase vargu yne ne kte teme, mund te tingelloje disi i thjeshte dhe jo shume i pjekur nga ana letrare, megjithate rendesi ka, qe eshte varg i ndjere. Mbase do t´i krahasoja keto vargje qe jane hedhur ne kete teme, me fjalet e nenes, thene foshnjes se saj. Fjale te thjeshta, qe i thote cdo nene, por qe shprehin ate dashuri te pazevendesushme.


    Se dashuria dhe mund te vdese
    Se zemra, zemren mund t´a harroje
    Nje dashuri dhe mund te vyshket
    Por per Atdhene... Jo!
    S´mund te shteroje.
    Nuk endet mjergull ne qiellin tim,
    E shoh nga larg,
    Ndjej kthjellesine,
    Nje dashuri, qe nuk njeh plakje
    Malli im, per Shqiperine.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Me lejon apo s'me lejon adidu te vazhdoj ende kalimin e fundjaves ne vilen e tij poetike, po e shkel dhe kete rradhe. Qenka e vetmja prone qe as shitet as blihet, vetem mund te vizitohet, te kalohen ca caste dhe vetem kaq.

    Prinder te mi

    Prape Ju ma shtyni hapin
    Kur diku ne rruge ngel
    Prape Ju ma shtoni llafin
    Kur gjysmak nga goja del.

    Prape Ju ma shtoni frymen
    Kur me mblidhet lemsh ne gjoks
    Prape ma skuqni Ju fytyren
    Kur diku esht' tjeterlloj.

    Prape Ju veshin ma shkulni
    Dhe pse moshen sa Ju kam
    Prape si femije me puthni
    Ju te ikurit e gjall!
    * * *

    C'jeni, mo!?

    Nga e marra-vec te merrni
    Nga e vjedhura-vec te vidhni
    Nga genjeshtra-vec te genjeni
    Nga e verteta-vec te fshiheni!

    Nga dhimbjet-nuk ju dhimbset
    Nga turpi-turp nuk ndjeni
    Nga e ardhmja-prapa iket
    Nga NJERIU-c'njerez jeni!?
    * * *
    Faleminderit miku adidu qe me dhe kenaqesine e kesaj vile poetike. Mirutakofshim diku tjeter!!!
    ----------------------------------------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE MUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ

  6. #26
    ...natyrisht, vazhdimesia nuk mund te ndalet, kur marrim kenaqesi nga te tilla vargje. Pergezime per "tonet" filozofike, qe bartin keto vargje. Frymezim te metejshem.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Abdiu ,faleminderit per vargjet ,nuk kam fjale te te pergezoj,faleminderit dhe te gjithe ata qe te pasuan me vargje kaq te bukur.
    Nje kembe ne toke nje ne avion
    Shqiptar rri ku vete ku shkon
    Ketu s te mer malli per atedhe
    Atje larg mendon nenen ku e le

    vijon........
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 17-06-2009, 07:18
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2006, 12:10
  3. Padi për shpifje ndaj Hashim Thaçit
    Nga Arb në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 134
    Postimi i Fundit: 22-05-2005, 15:04
  4. DOKTRINA - Kapitulli II. Simboli i Besimit
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-09-2004, 21:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •