Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 25 prej 25
  1. #21
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Vetem nje pershendetje..Dituri*

    Citim Postuar mė parė nga Dituri Dizdari
    …unė ku t'a di…

    ...kur dėbora zbardhėllon e druri nė vatėr kėrcet
    e zgjimit tėnd vėshtrues fytyra ime i bie pėrballė…

    … kur thėngjill i fshehur nėn hi thellė
    njė xixė nė ajėr klith e ti mua mė ndjen…

    ... kur vetėtimė e kujtesės dritė pas drite
    njė dite tė vranėt mė sjell tek ti…

    ...unė ku t’a di mė thuaj, si t’a mėsoj?
    [/QUOTE]

    E nderuar Dituri,

    * Vargjet tua shume te mira,
    vargjet tua te lira.
    "Asgje nuk do te perseritet me"
    Arome karafilash vargu yt le.

    Ke shpirt si shpuze nen hi,
    Zemer plot dashuri- Dituri. *

    U kenaqa me vargjet, falemnderit qe i ndave ketu me ne ngjenjat,shpirtin -Dituri,

    Me nderime,
    bili99

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2007
    Postime
    26
    Dituri Dizdari



    TRADHETIA KONCEPT POETIK ?



    Tradhtia si nje cfaqje e sjelljes njerezore barabitet me norma te ndryshme te jetes se perditeshme si urejtja apo dashuria, miresia apo krimi.Pra perben ngjarje ose ndodhi ,thene ndryshe perben subjekt.
    Poezia si fryme e gjendur tek poetet, preket, ndihet nga te gjitha rethanat: e jeteshme ose jo,e ndodhshme ose jo,brenda ose jashte galaktikes sone diellore.Si edhe kur ndodh kjo, eshte njesoj si te thuash se e dime se kur dhe ku do te lindim apo vdesim.
    Sadoqe te lodhemi veshtire se do te gjejme poet i cili te mos jete "mbarsur" nga "subjektet" te cilat nuk ka rendesi se si ndodhin apo ku ndodhin, por si i frymemer "mushkeria "e tij pra si ai, poeti, i perjeton.Perjetimi si shqise per te cilen poeti ndihet fatlum, eshte fryme si te gjitha frymerat dhe si e tille mund te derivoje koncepte dhe jo te jete produkt i nje koncepti.



    (ESHTE PERĒUD TITULLI I TEMES - TRADHETI ME EMRIN FEMER)



    Te tentosh emertimin e ketij veprimi, sa te cuditshem aq dhe misterioz, me femren, eshte gati nje perpjekje gerryese dhe e dhimbeshme.
    Tradhetia si pjesa me e padukshme por dhe mizore e karakterit njerezor ( gjithe yjet e sistemit diellor valle i permbahen nje "rregulli" te nxjerre nga njerezit, sa fuqi pati njeriu per te verteten e ketij vertetimi ? ) nuk eshte dhe nuk mund te jete produkt i nje apo dy veteve, po ashtu duke qene njera nga themrat akiliane te jetes njerezore ( pse do t'a perjashtonim dhe nga jeterat apo jojeterat qe i dime apo nuk i dime ?) sa u thane dhe u vertetuan burimet qe cojne ujin me heret deri ne cfaqjen teresisht te skenes se tradhetise ? A s'eshte e verteta burim , fillese prej te ciles derivojne gjithe te pavertetat ? Atehere sa gjasa ka te mesojme se kush tradheton dhe pse, dhe ku ka ndodhur tradhtia apo kush dhe ku eshte shtysa fillestare e saj - e verteta ?

    Zotat, kombet, frymerat, idete tradhetuan, (dhe ne prirje te fateve kane qene burrat )cfare mbeti si jo e tille - nje mashkull qe mund te farezoje gjate gjithe kohes apo nje femer e cila lind nje femije ? Perpara kesaj drite divine, mashkulli eshte deshperimisht i varfer edhe pse jo per fajin e tij .
    Ku qendron tradhetia - sa mund te jete femeror ky fakt, sa i eger aq dhe i rende ?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dituri Dizdari : 25-07-2007 mė 14:41

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2007
    Postime
    26
    Dituri Dizdari




    MES PERMES NJE PYLLI


    nė malin e Dajtit



    Mes pėr mes njė pylli rashė
    pashė shumė drurė dhe... njė lisi tė madh...
    N'zemėr rufeja i kish pėrzhitur njė guvė.

    Dėgjova pezmėn mėngjezore tė ajrit
    fjalėn fėrfėritėse tė heshtjes …

    Unė e di pėrse flasin fletėt…

    Nė zemėr tė guvės dy fėmijė
    Pashė njė gjethnajė t’i harlisej lisit si njė skeptėr




    MARROSUR DLIRUESHEM


    Marrosur dlirueshėm, kur gjithsa kish ngjarė
    u fshi menjėherė
    dhe isha ajo qė doja dhe ēfarė doja bėja:
    …u qetova nė ty

    E paqtė, shijeėmbėl me veten
    kėputur marrish deri nė fund tė ndjenjės.

    ...jam me ty…

    E di ... ka njė jetė qė e pres kėtė ēast,
    tė shoh ty, t’ė pėrjetoj ngadalė, tė prehem tek ti…
    tė kundroj dritėn
    thellė teje ndricimin…
    … e tėra tek ti
    …flatra qiellēlirues kredhur nė liri…

    Jo, mbarim nuk mund tė ketė tani
    as fillim tė asgjėje mosjete.
    zanafillėn zė kėtu fryma njerėzore…

    Tani njė fytyrė tė lumtur vėshtroj
    dhe mbaron… mė mbaron mendimi
    se mund tė shihet pėrtej saj.






    DITE VJESHTE



    Njė re qiellit - malli im.
    Gjithė dhimbja e patretur e njė jete
    peshėn e kujtesės mban

    Gjithė pesha e saj nė njė re vjeshte.

    Me tė nė qiell unė luaj.
    Si fėmijė

    ...gishtat e dėshirės ledhatojnė, prekin
    ...fytyrėn,sytė,buzėt…
    …e vėshtroj dhe mė vėshtron…
    ... ēapis drejt saj…
    ... afrohet drejt meje…

    Udha e gjatė e dashurisė time.
    ...nė njė re vjeshte.





    ERDHA TEK TI



    Njė peshė e rėndė
    mban njė zjarr qė digjet fort
    Erdha tek ti.

    Mendim prarohet bukurish
    lodhja e shpirtit agimit i falet
    Erdha tek ti.

    Asgjė s’kuptova nuk di si erdha
    Mezi prisja, tė tė shihja tek dera
    Erdha tek ti.


    E gjithė e ndezur
    e jashtė e mekur
    Erdha tek ti.

    Pse digjej brenda aq shumė zjar
    ty nuk tė gjeta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Dituri Dizdari : 25-07-2007 mė 14:48

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2007
    Postime
    26
    Dituri Dizdari



    TE DASHUROHESH ME NJE PROSTITUTE ?


    Dashuria eshte produkt shpirteror dhe mental (geni dhe pervoja), i cdokujt qenie njerezore, porse qe veshtire te komandohet.
    E them kete ne funksion te pyetjes , qe per mua mund te ishte "A do te te martoheshit me nje prostitute ". Shume te tilla jane martuar edhe ne Shqiperi.
    Pyetsori kondicionon pergjigjen qe ne fillese : Sigurisht qe nuk do te dashurohesha me nje prostitute kur pyetem, porse nuk do dija cfare do beja po te lihesha i lire pa kushtin tuaj ,pra ne se do te me ndodhte realisht pasi ndjenjat njerezore lindin dhe kaq, ne jemi vetem bartes dhe perjetues te tyre ne rastin me normal dhe kuptimore ne rastin me te mire.
    Vete dilema per dashurine tregon se embrioni i kesaj ndjenje,ne se ka pasur nje te tille, eshte i destinuar te zhduket. Ndjenjat nuk jane alternativa per te cilat gjendet tere vemendja, per te zgjedhur.
    Dashuria ndodh pa ditur, ndryshe nga martesa ku percaktojme dhe daten dhe oren.

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-06-2007
    Postime
    26
    Dituri Dizdari


    Heqja e vizave per serbet, eshte nje ngjarje, sidomos duke veshtruar gjendjen mjaft dekikate te pavarsise se Kosoves.
    Te vendosesh ura te tilla njerezore me kombe ose shtete, nuk perben vetem nje lajm te mire per keto kombe porse tregon se pari kulture dhe dinjitet kombetar.
    Shteti shqiptar tregon se eshte i lire, i mencur. Vete liria, integriteti i nje vendi nuk jane opsione qe ndertohen brenda nje dite. Ato, ashtu si tek individi jane natyrshem pjese perberese, domethenese e nje shteti apo shoqerie. Ai nuk mund te veproje ndryshe, nuk mund te tjetersohet apo te dale nga vetja. A nuk e kane treguar kete shqiptaret ne gjithe historine e tyre, edhe ne ate kosovare ? Kur, nje shqiptar apo kosovar, o nje grup i tille, ka roberuar, ka vrare perpos ka mbrojtur vatren , nderin e tij ?

    Lidhjet mes kombeve jane endra mijeravjecare, lule e celur ne te gjitha stinet. A mund te jetohet pa lidhjet njerezore ? Ato jane kondicionet me te mira per mareveshje, mirkuptim dhe bashkepunim njerezor. A nuk jane keto lidhje,baze per arritjen e synimeve kosovare ?

    Nuk kemi pse te kemi frike nga e kaluara, as te mbesim perjetesisht nen pranga, aq me keq kur keto ia vendosim vetvetes. Liria nuk mund te jete vecse e veteshme, pjese e gjakut tone. Permbajtja e saj eshte nje sistem vlerash, (dhe jo nje anarshi), te cilat duhet ti njohim e ti respektojme ashtu siē kane bere ne France, Angli, Gjermani etj. pra ne Europen tone, kultura e te cileve qyteteroi boten mbare.

    Per kosovaret nuk ka dhe nuk mund te kete te djeshme te eger. Vete dinjiteti ,maturia e tyre tregoi rrugen neper te cilen ecin sot me krenare se kurre.
    Me dhimbje ? Me shume dhimbje por te fituar !

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Lajme nga bota e muzikės shqiptare!
    Nga Fiori nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 64
    Postimi i Fundit: 02-08-2023, 08:02
  2. Aida Dizdari
    Nga marinI nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 16:54
  3. Katalog i Kodikėve Kishtarė Mesjetarė tė Shqipėrisė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  4. Nė Angli ndodhen 300 SHIK-as azilantė.
    Nga BlueBaron nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-10-2004, 08:08
  5. Besnik DIZDARI mbi historine e Futbollit
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-06-2003, 17:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •