Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 39
  1. #11
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    I nderuar dp17ego,Falemnderit per keto vargje shpirti :

    "Kam pritur tridhjete vjet"..per vargjet e tua....

    Vargje shume te mira...shpirti ah shpirti vete eshte ne keto vargje..une u kenaqa duke i lexuar te gjitha vargjet ketu. C'te them per poemen"Udhetim"...nuk di c'strofe te ndaje XVI, XXI,XXII, XXIV...me mire te them te gjitha por keta qe permenda edhe nese i lexoj cdo dite do te kenaqem njesoj sikur i lexoj per here te pare..dhe dua ta blej librin...ku mundem ta gjej?..
    "Kam nje bosh''....ma dridhti shpirtin dhe me shtoi boshin tim....

    "Kam nje shpreseze ne zemer,kam nje gaz,
    Do te ndjek thirrjen e tokes,ti shkoj pas.
    Do te vete ku nje brenge me therret,
    Dit'e nate me ze te ngrohte vec me flet"


    Ketu vertetohet ajo thenja e Getes;"Cdo gje qe une e dij,te gjithe mund ta mesojne.Por, zemra ime eshte nje dhe vetem e imja"

    Autori Dhimitraq Papando , vertete ka NJE zemer.. NJESHE ...

    Me nderime per vargjet e NJE zemre, dhe shpirtit unik te Dhimitraq Papando,

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 03-07-2007 mė 15:06

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar bili99 pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur ka shkruar taqka i papandos..
    nje sevdalli i vertete i gjuhes se bukur poetike.. me arome lasgushi e mitrushi.. nje klasik i vertete.. qe te kenaq me te gjitha poezite e tije..


    ne kte strofe.. nuku me pelqeu qe perdor fjalen aq boze ne poezite e viteve 70 ne letersine shqiptaro socialisto gazetareske..
    pra fjalen "dreq".. qe perdorej dendur.. ne epoken ateiste te letersise.. pa nevoje pa lidhje e mbi te gjitha aspak poetike..



    ---
    Kur lotin qė nga sythi vjen i valė,
    Me shiun ngatėrroja pa tė keq.
    Kur flokun keq tė krehur tek njė djalė.
    Pėr trimėri e mirrja, si pėr dreq.
    ---

    dhe kadarja i ka perdorur kte dikur dhe nje usta me tha nje dizaj.. qe nuk le shije te mire perdorimi i termit qe po e quaj "Dreq"..

    dhe kish te drejte ai ustai..

    keshtu thuaj Taqkes or diego armandi.. a si e ke ate nick si kod chipi.. germa e shifra bashk.. si mall magazine qe shefi te thot.. ja gjeje kete x bulon a llambushke.. .. rreshti d dollapi g rafti 17 etj..

    Bukur Taqka dhe Suksese!

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #13
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Brari...ke bere komentin me origjinal dhe ndoshta me te kendshem ( me sa di une) per keto poezi.
    "Si per dreq", ndoshta ke te drejte me ate fjale...nuk eshte aspak poetike mire e thua
    .
    Me poshte ke nje poezi ku permendet "Zoti"....jam kurioz te di mendimin qe ke ti per te...

    Plot respekt
    dp17ego

    ...edhe nickun mos ma zberthe si hieroglif...lol

    ...Ecja nėpėr pyll vesėn duke pirė

    Njė mėngjes tė ngohtė nėpėr pyll kaloja,
    Kokėn varur gjoksit, rrugės tek vėshtroja
    Lulėzat e kaltra nė barin e gjelbėr.
    Pa qėllim shėtisja, si njė dre i verbėr.

    Kisha lėnė shtratin shpejt nė mėngjes-herė,
    Doja larg tė isha prej njerzve tė tjerė.
    Vetėm tė shėtisja, larg nga bot’ e gjallė,
    Diēka qė tė gjeja, tė mė treste mallė.

    Ecja nėpėr pyll vesėn duke pirė,
    Prekja hala bredhi ngjitur nė rrėshirė.
    Pėrqeshja njė lule, puthja njė zog fushe,
    Mė shihte njė flutur porsi ėngjėllushe.

    Era pėrkėdhelte gjethezat e reja,
    Njė gugash i vogėl qante tek foleja.
    Dhe ja si papritur nėpėr degė e gjethe,
    ...Dielli mė dha syrin, mė futi nė ethe.

    Mė ndezi vėshtrimin, mė pushtoj tė tėrė,
    Ndriti pem’ e lule...”Zot! Ti, ē’paske bėrė?”
    Filloj flas me veten ashtu i ēuditur,
    “S’paskam parė diellin...ėshtė ar i situr.”

    Si lindi mes pyllit kjo stoli e rrallė?
    Vėrtet jam mbi dhé, apo nė qiell vallė?
    Apo ajri vetė kur shkėlqen i dehur,
    Enkas na zbulon botėn qė mban fshehur...

    ...Na gėnjen me ledha me ēfaqje deliresh
    Qė ashtu pa dashur tė dhėnė pas hiresh,
    Tė harrojmė brengėn dhe mallin e vluar,
    Tė harrojmė dheun nga jemi larguar?


    .......
    sereno

  6. #14
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anėtarėsuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    I mrekullueshem gjer ne detaje.Kenaqesi te lexoj lirikat e tij ketu.


    Urime poetit Dh Papando.

    ps.si shpjegohet qe poetet Korcare qe ia thone lirikes kaq bukur?

  7. #15
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    .

    ......Ndjej njė ėndje shumė tė lashtė
    SHPIRTI

    Fasha drite mė rrethuan,...si fantazma vrik u zgjuan.
    Endje vluar i pėrgjoja si krejt qėnjen m’a pushtuan;
    Si mė mpinė, mė pėrpinė nė njė shtjellė tė pa fund,
    Nė njė hon tė zi kujtimesh, qė mė shtyp, mė humb, mė mund.

    Hije drite mė rrethojnė, mė pėrqeshin, mė mundojnė.
    Bot’n e vjetėr tek mė sjellin, para syve ma tregojnė.
    Hyj mes qerthujve tė tyre, qėmtoj brengat dhe i marr.
    Prek njė puthje fluturake,...shtyp njė dhimbje,...ndez njė zjarr.

    Dhe hap portėn e harresės prej nga rrjedhin ngjarjet lumė,
    Njė nėnqeshje e kėrkuar, a njė zė i ėmbėl shumė;
    Qė mė ējerr nė thelb tė zemrės, mė hap plagė, mė pėrfund,
    Ma derdh gjakun tė pėrtuar, pikė rėndė porsi plumb.

    U pėrfalem kryeulur, krahėt hapur e pa shpresė,
    Porsi mėkatari i djegur, Zotin lut dhe kėrkon ndjesė.
    Gjunjėzuar u blatohem, si njė qingj zėnė nė faj,
    Dhuroj zemrėn e munduar, pėrpėlit sytė dhe qaj.

    ...Shpėtimtar mė vjen pėrvjedhur njė i trishtė frymėzim,
    Mė flladit mes ngashėrimesh, sjell tė njelmėt ngushėllim?
    Vjen e hyn nė gjoksin tim, tingėllon nė mijra zile,
    Mė trazon shtrojet e zemrės me njė flakėzė jeshile.

    Mė prek ndjenjat mėkatare, m’i kėndon fletė mė fletė;
    Mė ndez gjakun e tejftohur nėpėr afshe tė vėrtetė.
    Mė zgjon trille lodėrtare, plot pasione e tundime.
    Mbjell fidanė tė panjohur nė taban tė zemrės sime.

    Prej sė errti duke ardhur, si vjen drita nė mėngjes,
    Drithėron e pėrpėlitet si njė fluturzė qė vdes.
    Si njė fluturzė e ngratė qė njė natė pat jetuar,
    Fluturoj dritė mė dritė me njė mall tė pėrvėluar…

    …Porsi zėmra e trumcakut trokėllin nė gjoks tė valė,
    E dėgjoj nėpėr vegime, tek pėrēart nė mijra fjalė.
    E dėgjoj si rreh i dridhur, ritmin prishur me mundim,
    Vjen rrėmben ēdo hov tė gjakut, e burgos nė trupin tim.

    Dhe mė mbush gjoksin e ndrydhur plot me erėzė tė ndritur,
    Mė lėvrin gjakun e nxehur, ndėr damarė tė paditur.
    Nėpėr rrugė tė papara, kurrė qė s’i kam kėrkuar,
    Ndėr mistere ėndėrrore ku fle shpirti i virgjėruar.

    “Shpirt, o shpirt, ti zjarr qiellor, gjunjėzuar tė betohem,
    Sa tė ndritė dhe njė dritė rrotull saj do tė harrohem.
    Do vėrtitem dit’ e natė, sa tė digjem edhe vetė,
    Tė arrij i lumturuar dritėzimin e vėrtetė.”

    XXX

    Porsi lulja mbledh nektarin, me mundim e pak nga pak;
    Ashtu shpirti-i turbulluar kėrkon lotin nėpėr gjak.
    Nė ēdo skutė, nė ēdo shtjellė, ku shkumbon pasionet terri,
    Ndėr burime angushtie, ku pikon jeshilin vreri.

    Dhe qėmton e mbledh ēdo grimė gjer tė fundit hidhėrim,
    Ndėr reflekse dritėhijesh e gjurmon nė pambarim.
    Si e ndrit mes ledhash fine dhe e sheh qė vetėtin,
    E pėrthith nė thelb tė tij, ku i jep bekim divin.

    Dhe pastaj si llav’e zjarrit qė ēan dheun dhe shpėrthen,
    Loti i djegur prej sė thelli kėrkon syrin dhe e gjen.
    Duke shkuar ndėr tė fshehta monopate tė harruar,
    Gjen dritarezėn e shpirtit nė kristal tė mjegulluar.

    Bulėzon shkėndi hyjnore nė njė qoshe fare pak,
    Por djeg dheun porsi dielli edhe qiellin e pėrflak.
    Njom qerpikun qė fsheh syrin dhe misteret brenda mbyll,
    Pas njė mjegulle mortore shkėndijon e ndrit si yll.

    ...Hej, njė zjarr qė rri i fshehur nėn ndriēimin e pahitur,
    Nėn tallazin e stolisur me qerpik tė farfuritur;
    Ku pėrvjedhur pres e ruaj mė tė voglin reflektim,
    Prej pasqyrėzės sė shpirtit ta pranoj nė thelbin tim.

    Ta thėrres me zė tė mirė prej sė thelli gjer t’a shoh,
    Se si ndrit nga funde detesh nėpėr ngjyra si ato.
    Ndėr etere ėngjėllore do t’a gjej t’a marr nė gji
    Dhe nė buzė tė pėrvėluar t’a rrėmbej lotin t’a pi.

    Dhe tė shtyp dhimbjen e hidhur tė njė vuajtje pa shpresė,
    Ku mundohet ethe-e shpirtit duke dashur tė mos vdesė.
    Si me lotin e zhuritur pėrcjell vrerin gjer nė varr...
    ...Vrikthi kokėn ngre pėrpjetė, retė shoh tek marrin zjarr.

    Lart, atje ku qielli ndritet nė njė fill prej vetėtime,
    Prej nga zbret fryma divine dhe pėrndrit gjith’ qėnjen time,
    Me njė shtjellė kaltėrsie krejt tė virgjėr e pa njollė;
    Vjen dhe mė mbėshtjell tė gjithin nė njė cergė tej tė hollė.

    Duke sjellė prej lartėsive grimca pluhuri kozmik,
    Mė mbulon mė nxeh tė tėrin me njė frymėzim magjik.
    Grimca pluhuri tė ndezur nėpėr zjarre herezie,
    Qė qėmton dhe sjell sė larti plot tundime dritėhije...

    ...Vrap rrėmbej njė laps tė thatė dhe e ngjyej drejt nė flakė,
    Gėrma zjarri vė nė radhė tė njė ėndje shumė plakė.
    Tė njė ėndje tej tė vjetėr, qė zhurit e djeg si prush,
    Qė mė ngop me fllad dėshirash, mė trazon, mė deh, mė mbush.

    XXX

    I mbledh mjeshtrit e harruar qė nga koha shumė e lashtė.
    Nxjerr fantazmat qė nga varret dhe i ftoj tė dalin jashtė.
    Flokėgjata, hijen ējerrė si afrohen pėrreth meje,
    Mė pėrshkojnė... si njė thirrje qė sublime hyn ndėr deje.

    Pastaj... gjurin vė nė tokė, pulit sytė qė lotojnė,
    Nėntė muzat thėrres pranė pėrreth meje tė vallzojnė.
    I ngreh duart, shėnoj lartė, drejt atje ku lindin retė,
    Drejt atje ku ngjizet fryma, drejt nė thelbin e vėrtetė.

    Kėngė ngre porsi kan’ bėrė qėkur bota ėshtė zėnė,
    Mes shtėrzimit, i munduar, vargėzoj fjalėn e thėnė.
    Vargėsoj fijet e hirit qė qimton i zbukuruar,
    Prej eteresh tė papara mė sjell kėngėn e kėnduar...

    ...Porsi pluhuri pa jetė qė veē sillet nėpėr erė,
    Nė mes pyllit nė bunacė, pa dėgjuar dhe pa ndjerė.
    Fluturon ashtu i vdekur, pa e ditur, pa kuptuar,
    Pa menduar asnjėherė qė ka forcė tė paēmuar.

    Nga tė fryjė frym’ e dheut, pa qėllim atė e ndjek.
    E ngre lartė gjer nė qiell, pastaj poshtė e pėrpjek.
    I padukur, i pandjerė, i duruar rri platitur,
    Eshtė atje, por nuk e shohim, rri i fshehur, i paditur.

    Por kur dielli, me njė rreze qė ēan degėt, mbi ‘tė bie,
    E pėrndez, i jep pėrflakje tė ēuditshme prej magjie;
    Mes tė bukurės tė pyllit nėpėr grimca melodish,
    Fton sirenat prej pėrrallash... perėndit’ atje i grish.

    Ashtu dridhet, drithėrohet dhe e djeg vehten me gaz...
    ...Eshte frym’ e dashuruar, qė tani i vete pas.
    Dhe i ndezur nėpėr flakė s’ėshtė mė pluhur pa jetė,
    Eshtė brenga, gazi, loti, shpirti im qė digjet vetė.

    Gjarpėron e pėrpėlitet, do tė shkojė.-Po ku vallė?
    Rreze diellit i jep dritėn, e pėrndez e mban tė gjallė.
    Dhe si vjen, veson i vjedhur si rrebeshi nė pranverė,
    Mė mbulon me tis qiellor, tek afrohet nėpėr erė.

    Hyn tinzar nė qėnjen time, kordat zemrės m’i trazon,
    M’i tendos dhe me ‘to luan, gjer nė fund tė shpirtit shkon.
    Dhe atje njė dor’ hyjnore e bekon me hir magjie,
    Dhe kėshtu nė gaz e vaje nis njė kėngė fshehtėsie.

    Ndėr damarėt ku rrjedh jeta ndjej si shket si zjarr i gjallė,
    Melodinė qė nis shpirti e pėrcjell me mall tė rrallė.
    Ajo rritet e zmadhohet, si furtuna mė pėrfshin,
    Mė thith thelbin, mė merr shpirtin, tėrė qėnjen m’a pėrpin...

    XXX

    ...Por kur dielli qė jep jetė shkon e fshihet prapa resė,
    Grimc’ e ndezur pėrpėlitet duke dashur tė mos vdesė.
    E vėshtoj se si cfilitet brenda meje, ja atje,
    Qė nga mesi kraharorit diellin ndjek si hyn nė re.

    Tok me afshin qė ndjek diellin, digjet pluhuri dhe vdes,
    Pėrvėlon dhe zemrėn time... ja kėput kordat nė mes.
    Mė shtėrngon lugun e fytit, ma ngushton, frymėn mė mban,
    Me njė dorė keq tė rėndė mė pėrndrydh zemrėn qė qan.

    Mes pasqyrėzės kristale mjegulluar ndėr pasione,
    Kėrkon qiellin prej sė errti ku rri strukur nėpėr hone.
    Pas qerpikut perderėndė vėshtron blunė e pagojė,
    Atje lart si yll i bardhė dėshiron tė fluturojė.

    Pa shkėlqimin e bekuar, s’do tė mundte qė tė rronte,
    Do tė ishte varkė e thyer nė njė det pa horizonte,
    Do venitej dhe do vdiste duke shuar mengadalė,
    Si qiriri qė lut flakėn dhe djeg vehten i pafjalė.

    Fluturo grimcė divine nėpėr ajrin e ndriēuar!!
    Mos u fshih nė hone hijesh nė humnera e harruar!
    Mes mėndafshit tė lėndinės lastaruar nė pekule,
    Vėshtro barin e jeshiltė, sesi puthet me njė lule!

    Ah! Por jo! Pluhur’ i fjetur rri, pret diellin qė t’a zgjojė,
    Pret ndriēimin magjipjotė t’i jap’ jetė, t’a bekojė.
    Vjen vėrdallė i ēuditur pa e ditur ku tė vejė,
    Herė nė terr e herė nė dritė, ndjenjė tjetėr qė tė gjejė.

    Fle tulatur nėpėr brenga, fshehur ndjenjave vallzore,
    Shpuzė ėndrrash mban mbuluar mes kujdesjesh ėngjėllore;
    Por si ndritet frymėzimesh, zgjohet, dridhet dhe shkėlqen,
    Lodron rrezeve tė dritės qė mes shtjellash e rrėmben.

    Fluturon tej horizontesh, qiellit ngrihet nė zenith,
    Rėmben thirrjen e kėrkuar, thėrret frymėn dhe e ngrith.
    Hedh njė valle midis vajesh, midis kėngėsh vajet ndjell,
    Mbjell gėzimin midis hijesh, nė mes ferrit prehjen sjell.

    ...Herė trup qė nuk ka dritė, herė trup qė nuk ka hije,
    Herė yll mbetur eteresh, qė gjėkundi dot nuk bie.
    Herė perlė dritė fikur nė guackė mbyllur mbetur,
    Herė ėndėrrzė e bardhė nė fėmijėn e pėrfjetur.

    Lule e egėr plot aromė qė nė vazo ėshtė mbjellė,
    Ja demon i zi i ferrit nė mes tė parajsės sjellė.
    Frym’ e natės, klithm’e zogut yjtė njė nga njė qė shuan,
    Ja rėnkim’ i zemrės sime qė gjith’ vuan, vuan, vuan...

    Dh Papando NY 2000-2005
    sereno

  8. #16
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    [I][COLOR="DarkRed"]
    ...Ecja nėpėr pyll vesėn duke pirė

    Njė mėngjes tė ngohtė nėpėr pyll kaloja,
    Kokėn varur gjoksit, rrugės tek vėshtroja
    Lulėzat e kaltra nė barin e gjelbėr.
    Pa qėllim shėtisja, si njė dre i verbėr.

    Kisha lėnė shtratin shpejt nė mėngjes-herė,
    Doja larg tė isha prej njerzve tė tjerė.
    Vetėm tė shėtisja, larg nga bot’ e gjallė,
    Diēka qė tė gjeja, tė mė treste mallė.

    Ecja nėpėr pyll vesėn duke pirė,
    Prekja hala bredhi ngjitur nė rrėshirė.
    Pėrqeshja njė lule, puthja njė zog fushe,
    Mė shihte njė flutur porsi ėngjėllushe.

    Era pėrkėdhelte gjethezat e reja,
    Njė gugash i vogėl qante tek foleja.
    Dhe ja si papritur nėpėr degė e gjethe,
    ...Dielli mė dha syrin, mė futi nė ethe.

    Mė ndezi vėshtrimin, mė pushtoj tė tėrė,
    Ndriti pem’ e lule...”Zot! Ti, ē’paske bėrė?”
    Filloj flas me veten ashtu i ēuditur,
    “S’paskam parė diellin...ėshtė ar i situr.”

    Si lindi mes pyllit kjo stoli e rrallė?
    Vėrtet jam mbi dhé, apo nė qiell vallė?
    Apo ajri vetė kur shkėlqen i dehur,
    Enkas na zbulon botėn qė mban fshehur...

    ...Na gėnjen me ledha me ēfaqje deliresh
    Qė ashtu pa dashur tė dhėnė pas hiresh,
    Tė harrojmė brengėn dhe mallin e vluar,
    Tė harrojmė dheun nga jemi larguar?


    .......

    shume e bukur .

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar PINK pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #17
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar mė parė nga dp17ego
    Porsi lulja mbledh nektarin, me mundim e pak nga pak;
    Ashtu shpirti-i turbulluar kėrkon lotin nėpėr gjak.
    Nė ēdo skutė, nė ēdo shtjellė, ku shkumbon pasionet terri,
    Ndėr burime angushtie, ku pikon jeshilin vreri.
    Megjithese s'ka mundesi te jesh gabim, perseri do e marr inisiativen te te pyes .
    Eshte lulja apo bleta ?

    Vargje shume te bukura, Dimitri !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  11. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Kur lulen e kėpusja i rrėmbyer,
    Dhe pa i marrė erė, jo aspak,
    E flakja si njė send aspak tė vyer,
    E prishja me njė nerv krejt foshnjarak.
    Shum e bukur kjo
    #VamosArgentina

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar no name pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  13. #19
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar mė parė nga MI CORAZON
    Megjithese s'ka mundesi te jesh gabim, perseri do e marr inisiativen te te pyes .
    Eshte lulja apo bleta ?

    Vargje shume te bukura, Dimitri !

    Ok. Folja mbledh, eshte perdorur ne kuptimin, grumbullon.
    Psh. Vajzat mblidhnin lule ne...
    ose
    ...duke pare...m'u mblodh nje nyje ne gryke...


    Ashtu edhe lulja, pra, grumbullon brenda vetes nektarin

    Respekt
    DP
    sereno

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dp17ego pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  15. #20
    viva voce
    Anėtarėsuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    .................

    .....................
    .................
    Shi dhe flakė



    Shi i madh mė zuri rrugėn, isha nisur pėr nė krua;
    Zbritėn retė qė nga qielli e kulluan pėrmbi mua.
    Me vrap hyra nėn njė strehė dhe kujtova se shpėtova,
    Por nga vrulli...(a me dashje), njė fshatarkė pėrqafova.

    Flok’ i saj aroma lulesh, krela-krela gjer nė gushė,
    M’u vesh syri, m’u prish mendja dhe m’u bėnė malet fushė.
    Dhe rrėmbyer bukuroshes i putha sytė jeshile,
    M’u drodh zemra dhe mes gjoksit me buēitėn mijra zile.

    Mė zhuriti zjarr’ i vjedhur nė njė buzė si qershi,
    Hodha setrėn nė njė qoshe dhe me vrap dola nė shi...

    ...Dal nė shi dhe dot nuk lagem, nuk mė shuan dot njė det,
    Kjo fshatarka lozonjare mė shkel syrin, mė thėrret.
    Bjerė shi vapės sė gushtit, shi dhe flakė tė shijoj,
    Tė mė ftohet zemr’ e dredhur qe me zor tė madh e shtroj


    2006
    sereno

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar dp17ego pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •