Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 62
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    RELATIVITETI I KOHES!

    Në ditët tona, relativiteti i kohës është një argument shkencor i vërtetuar. Ky argument u zbulua nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit në fillimet e shekullit XX. Para asaj kohe njerëzit nuk e dinin se koha është një koncept relativ dhe se ajo mund të ndryshonte me ndryshimin e vendit. Por, shkencëtari i madh Albert Ajnshtajni, vërtetoi botërisht këtë fakt me teorinë e relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga pesha dhe shpejtësia. Në historinë e njerëzimit, askush nuk e kishte thënë këtë gjë kaq qartë më parë.



    Veç me një përjashtim; në Kuran gjendet informacion rreth relativitetit të kohës! Lexoni disa nga ajetet rreth këtij subjekti:

    "Ata kërkojnë prej teje t'ua shpejtosh dënimin, por Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, sepse një ditë te Zoti yt, është sa një mijë vjet që llogaritni ju ." (El Haxh 47)

    "Ai e rregullon çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet ." (Es-Sexhde 5)

    "Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjat pesëdhjetë mijë vjet ." (El Me’arixh 4)

    Fakti që relativiteti i kohës është përmendur kaq qartë në Kuran, i cili filloi të shpallej në rreth vitit 610 e.s., është një argument tjetër që provon burimin hyjnor të këtij libri të shenjtë.


    Koha është një koncept i varur tërësisht nga ai që e percepton atë. Nëse një periudhë kohe e caktuar për një person është e gjatë, e njëjta periudhë mund të duket e shkurtër për një tjetër. Me qëllim që të kuptojmë se kush ka të drejtë, ne kemi nevojë për mjete të tilla si orët dhe kalendarët. Pa to është e pamundur të llogaritet koha me saktësi.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    RAPORTI I SHIUT!

    Një prej shumë informacioneve rreth forimimit të shiut dhënë në Kuran është fakti se ai zbret në Tokë në një masë të duhur. Kjo është përmendur në suren Ez-Zuhruf si më poshtë:

    "Ai lëshon nga qielli shiun me masë të caktuar . Me të Ne i japim jetë një vendi të vdekur. Ja, kështu edhe ju do të ngalleni nga varret." (Ez-Zuhruf 11)

    Fakti i zbritjes së kësaj sasie të matur dhe të përcaktuar shiu është konfirmuar prej kërkimeve të kohëve të fundit. Është llogaritur se në një sekondë avullonjnë afërsisht 16 milionë tonë ujë nga Toka. Kjo shifër arrin në 513 miliardë tonë ujë në vit. Ky numër është i barabartë me sasinë e shiut që bie në Tokë në një vit. Kjo të lë të kuptosh se uji qarkullon brenda një cikli të ekuilibruar “me masë caktuar”. Jeta në Tokë varet nga ky qarkullim i ujit.



    Sikur njerëzit të shfrytëzonin të gjithë potencialin teknologjik që disponojnë, nuk do të mund ta realizonin dot këtë qarkullim në mënyrë artificiale.
    Madje edhe një devijim i vogël i këtij ekuilibri, shumë shpejt do të sillte një çekuilibër të madh ekologjik dhe për rrjedhojë fundin e jetës në Tokë. Por, kjo nuk ndodh asnjëherë dhe shiu vazhdon të bjerë çdo vit ekzaktësisht në të njëjtën sasi, ashtu siç është shpallur në Kuran.



    Çdo vit, sasia e ujit që avullon nga Toka dhe e atij që bie poshtë në të në formë shiu është “konstante”: 513 miliardë tonë. Kjo sasi konstante është e shpallur në Kuran në ajetin “Ai lëshon shiun nga qielli me masë të caktuar”. Pandryshueshmëria e kësaj sasie është mjaft e rëndësishme për ruajtjen e ekuilibrit ekologjik dhe për rrjedhim, të jetës në tërësi.


  3. #23
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124

    FJALA SHKENCORE NE KUR'AN

    Në bazë të çkahit konkludojmë se Kur'ani ngjanë në qenje të gjallë, kurse fjala Kur'anore në qelizë...? Qelizat përtrihen dhe në një qenje të gjallë në të shumtën e rasteve përngjajnë në njëratjetrën, kurrë nuk përsëriten por gjithherë ndryshohen. Një gjë e njëjtë është edhe te fjala Kur'anore. Vërejmë se po ato fjalë përsëriten me qindra herë në Kur'an, po në të njëjtën kohë konstatojmë se ato nuk janë përsëritje. Fjala Kur'anore çdoherë ka domethënije e kuptim të ri. Na shpije kah tërësia në hollësitë. Degëzohet në degë sikurse fara që jep rrënjën, trungun, degët dhe gjethet, pastaj lulet dhe frytin... Ajo gjithnjë është (të themi) portokalli, që nëpërmes hollësive të tija shfaqet kërcyelli i vërtetë i portokallit. Ajo është lidhshmëri organike, përkatësisht KRIJESË e gjallë. Edhe sikur disa herë ta lexojmë Kur'anin, çdo herë do të kuptojmë diçka të re në të. Ta marrim përshembull fjalën Shkencë në Kur`an. Do të vërejmë se shkenca në fillim vjen në kuptimin rrethorë, në formë vështrimi, në krijimin e qiejve dhe të tokës. Pak më tejë do të shohim se si vështrimi do të detajizohet:Si janë krijuar devet, dhe si është ngjitur qielli, si janë përqëndruar malet dhe si është krijuar toka... Kjo është biologji, astrologji, gjeologji, gjeografi dhe dituri tjera sot të njohura. Kur'ani, pastaj na hedh kundrimin në anën tjetër: Thuaj: Udhëtoni nëpër botë dhe shikoni si kanë përfunduar ata më parë... Ky është një vështrim historik, ose: Udhëtoni nëpër botë që të shihni ate që Ai e ka krijuar prej asgjësë (hiçit)... Ky është vështrim mbi evolocjonin dhe vështrimi mbi racat.

    Ta vështrojmë ajetin vijues: Ne çojmë erëra të cilat pllenojnë (mbarësojnë)... Mufesirët e hershëm, këtë ajet e komentuan si alegori. Erërat i ndjekin rërët dhe zbret shi i cili e pllenon tokën. Sot, kjo është fakt se era i ndjek rërët e elektrizuara pozitive dhe ndeshen me ato negative, atëherë pasojnë vetëtimët, bubullimat dhe zbret shiu. Dhe e dyta, sot dijmë se bota bimore ekzistojnë mashkull dhe femër. Me ndihmën e erës, ecila e shpërndanë pluhurin prej lules në lule, kryen mardhënijes seksuale (të tyre) dhe kështu bota vazhdon më tejë.

    I Lartësuar është Ai që krijoi çifte të gjitha (dy lloje) nga çka mbinë nga toka, nga vetë at (njerëzit) dhe nga çka ata nuk dijnë. (Jasin:36). Njeriut të shekullit të shtatë asnjëherë nuk i shkoi mendja se edhe materia e bimët në përgjithsi janë çifte. Rryma elektrike e zbuluar kohëve të fundit nuk është gjë tjetër veç rezultat i dy poleve (negative dhe pozitive). Thërmia e atomit që deri vonë mendohejk se është pjesa më e vogel e materies përbëhet nga bërthama të cilen e rrethojnë elektronet, kurse vetë bërthama e atomit përbëhet nga protonet dhe neutronet. Pra çdo gjë në gjithësi (veç Allahut të vetëm) është çift.

    Ata të cilët përveç Allahut marrin mbrojtës, janë të ngjajshëm me merimangën, të cilat vehtes i thurin shtëpi, kurse shtëpia më e dobët, vërtetë është shtëpia e merimangës, le ta dijnë (El Enkebut : 41) Vemendjen e tërheq fjalia Shtëpia e merimangës është më e dobëta... Aty nuk thuhet pejza ose rrjeta, por shtëpia. Kjo i ka shkaqet dhe arsyet e veta. Shkenca zbuloj se pejza e (rrjetës së) merimangës, është më e fuqishme se ato prej çelikut, për tri herë. Eshtë gjithashtu më e fuqishme dhe më elastike sesa peri i mundafshtë. Ajo për merimangën paraqet kështjellë dhe strehimore të sigurtë. Pse Kur'ani atëherë thotë se Ajo është më e dobëta, duke e përfunduar ajetin me fjalën: Sikur ta dijnë ata këtë. Kjo msheftësi u zbulua kohëve të fundit: - Merimanga femër është ndërtuese e shtëpisë. Ajo e thurë rrjetën dhe sundon në teritorin e saj. Pas mbarësimit (femra) e mbytë mashkullin dhe e han. Të rinjt, posa dalin prej vezëve e hanë njëritjetrin. Çdo mysafir që i afrohet rrjetës, ajo e mbytë dhe e han. Ajo pra është zhdukëse e jo shtëpi. Ajo është shtëpia më e dobët për të gjith ata që duan të strehohen. Shkenca vetëm tash po i zbulon thënijet e Kur'anit para më shumë se 14 shekujsh.

    Falënderimi i qoftë Atij që ka krijue çift prej çdo gjëje, çka mungullon prej tokës dhe prej vetë atyre (çift dhe prej atyre që ata nuk dijnë. (Jasin : 36) Ka qenë e njohur se i Gjithdijshmi i ka krijue në çifte, njerzit, shtëzët, xhinët e edhe bimët, por jo edhe sendet: Edhe prej çdo gjëje ne krijuam çift për ju që mendoni. Shkenca i zbuloj edhe këto: - Elektriciteti e ka polin pozitiv dhe negativ,- Magnetizmi është i polizuar në dy anët,- Në atom gjenden elektronet dhe pozitronet, prutonet e neutronet.- Në kiminë organike, ekzistojnë molekula e djathtë dhe e mëngjër, - Në kohën e fundit, përveç materjes u zbulua edhe antimaterja. Shkenca, u pajtua me Kur'anin se kosmosi është i krijuar në gjashtë etapa: - Arkaike (më e vjetra)- Parapalezoike (gjendje e flakët),- Eozoike (lajmrohet jeta e parë),- Palezoike (peshqit),- Neozoike (shtazët), dhe - Kenozoike (më të përsosurat).

    Ne kemi mësue se para miljarda vitesh, bota ishte një copë materje dhe ngjau EKSPLODIMI I MADH në thelbin e asaj mase të madhe të materjes dhe copat e mëdha të materjes filluan të fluturojnë në të gjitha anët. Nga ky eksplodim është krijuar sistemi Diellorë dhe Galaksia. Këto janë zbulimet që shkeca i bëri kohëve të fundit. Kurse një arab analfabet në shkretirë, përpara më shumë se 1400 vjetësh, ka mundë të dijë për teorinë e EKSPLODIMIT TE MADH dhe RRITJEN E GJITHESISË, apo jo?! Dhe ja çka ka thënë sipas udhëzimit të Zotit: A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kan qenë një tërësi, porse ne i kemi ndarë në pjesë pjesë...? Ai është icili e ka krijue natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Tëtëra notojnë nën kupën e qiellit... (XXI:33). Nëse i shtrojmë një pyetje një biologu, Kurë ka filluar jeta? Ai do të na thoshte se jo fort moti shkenca e zbuloj që para miljarda vitesh metrja ecenciale në detë ka filluar të prodhojë protoplazmën, prej së cilës ka rrjellë ameba, e prej atij lloçi të detit janë zhvilluar të tëra gjallesat. Me fjalë tjera, tërë jeta rrjell nga deti, nga uji... Para 14 shekujsh, sigurisht se asnjëfar shkenctari apo poeti nuk do të ja qëllonte këtij zbulimi shkencorë, kurse analfabeti i shkretirës, i udhëzuar prej Allahut tha: ...Dhe ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë. A nuk do të besojnë. Ve tëm sot shkenca zbuloi se materia në fillim ishte një tërsi e palëvizshme dhe se ishte në formë të gaztë, e nxehtë, e trashë dhe ngjitur, pastaj u shkaktua nji shpërthim (me urdhërin e Allahut) në kët materie para më shumë se 5.000.000.000.000 vjetësh. Kështuqë ajo tërësi filloi të zhvillohet dhe të largohet, ndërsa materia u vu në lëvizje të përhershme, siç thotë Allahu i lartësuar. Dhe qiellin Ne me duert Tona e krijuem, dhe Ne patjeter e zgjerojmë atë.

    Ai (Allahu) e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e ndjek atë... (El-A'rafë:54) ...Ai (Allahu) natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe diten ja mbështjell natës... (Ez-Zumer:5) Ti (O Zot) e fute naten në ditën dhe Ti (O Zot) e fute diten në natë... (Ali Imran:27). Ja pra si Kur'ani paralajmron se nata dhe dita ndjekin njëra tjetren vazhdimisht, e një gjë e tillë nuk ndodhë përveç nëse toka është e rrumbullakët, e kjo është ajo që thirri Galileu (meqë ndoshta nga muslimanët kishte dëgjuar një gjë të tillë), të cilin kisha e ndoqi për ta likuiduar. Jurij Gagarini pas kthimit nga udhëtimi i tij rreth Tokës, tha se kishte vërejtur ndjekje të shpejtë të errësirës dhe dritës mbi tokë për shkak të rrotullimit të saj.

    Mendimtari prendimorë kërkoi të ndajë shkencën nga feja, sepse feja e tij (e krishterë) i thoshte: Pema e cila iu ndalua Ademit, për t'a ngrënë ishte pema e diturisë dhe pasi ai ngrëni prej saj, atij ju shtue dituria (syçeltësia). Kështu shkruan Dhjata e Vjetër (Teurati), kurse klerikët e komentuan se kur Ademi ngrëni nga ajo pemë iu shtue ditunia e amshueshme gjë e cila shkaktoi hidhërimin e Zotit ndaj tij dhe e largoi nga mëshira e Tij. Shkenca përparoi vetëm atëherë kur u muar një kahje krejtësisht e kundërt dhe jo më shumë se para dy shekujve. Kurse para më shumë se 1400 vjetëve Kur'ani filloi revelimin me fjalët: Mëso, Lexo, Studjo... Dietarët e dijnë se cilësia me të cilën Allahu nderoi Ademin ishte e kundërt me atë që ishte thënë në Teuratë. Dituria ishte shkak i ndeerimit të Ademit e jo shkak i përzanies së tij. Në Kur'an 1400 vjet më parë u tha: Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym. Dhe atij e edhe tokës i tha 'Qasuni urdhërit Tim me dëshirë apo me dhunë'. Ata të dya thanë: 'po i qasemi me dëshirë. (Fusilet 11). Shkenca njëherë kët tym e quajti mjegull, por vetëm në kohën e fundit zbuloi se ai nuk është mjegull por tym, sepse mjegulla janë të ftohta, kurse ky tym i ekzistencës përmban një sasi të nxehtësisë. Tymi përbëhet nga gaznat e përziera me materie të ngurët e është i errët. I tillë ishte tymi prej të cilit filloi ekzistenca. Prandaj sot shkenca fjalen e gabuar mjegull e zavendësoi me fjalën Tym gjë që Kur'ani e bëri 1400 vjetë më parë.

    Mikroskopi u zbulua në shekullin XVI, kurse shkenca deri në shekullin 19 nuk dinte se njeriu u krijue në etapa. Kur'ani këtë e ka treguar 1400 vjetë më parë kur ka thënë: Çështë me ju që Allahut nuk i shprehni madhërinë që meriton. Kur Ai ju krijoi në disa etapa. (Nuh 13-14). Këto etapa Kur'ani i ka emruar me emra të posaçëm: farë (nutfeh), gjak i ngjizur (alekah), Copë mishi (mugdah), Eshtra (idhamë), dhe në fund mveshja e eshtrave me mish. Shkenca jo fort motit ka zbuluar se njeriu u krijue prej bashkëdyzimit të sekrecioneve të mashkullit dhe femrës. Ajo pikë e spermës përqëndrohet në mitër si një kokërr (farë) gjashtëditëshe. Pra veza e fekonduar fillon e zhvillohet gjashtë ditë para fekondimit. Ajo që ka filluar ndarjen i përngjanë shushunjës (ushujzës). Këtë etapë Kurani e ka përmendur si gjak i ngjizur (aleka). Por në etapën copë mishi (mugdah) i përngjanë një sendi të përtypur në formë çëmçakëzi apo druri. Embrioni merr formen e njeriut pas 40 apo 42 ditëve, sepse në kët periudhë embrioni fillon të marrë veçoritë e njeriut. Kur'ani thotë: Ai ju krijoi juve në barqet e nënave tuaja, krijim pas krijimi (etapë pas etape) në tri errësira... (Ez-Zummer 6). E shkenca sot i spjegon se embrioni zhvillohet në mbrendi të mbështjellësve të errët të cilat janë:

    1. Muri i jashtëm i barkut të femrës, 2. Muri i mitrës, 3. Pëlhura e mbrendshme e cila e mbështjell embrionin. Ndarjet shkencore të zhvillimit embrional në barkun e nënës janë të komplikuara dhe të pakuptimta, sepse kjo ndarje bazohet në numra, të cilat sipas Kur'anit i përmendem më parë. Për ndarjen që spjegon Kur'ani Prof Moor thotë se është ndarje e plotë dhe e përsosur shkencore, ndarje e lehtë e kuptueshme dhe e dobishme. Në një hadithë profeti as ka thënë: Çdo njëri prej jush krijohet në barkun e nënës 40 ditë... Dhe Kur fara (në mitër) mbushë 42 net, Allahu e dërgon një engjëll që i jep formën... Shkenca vetëm kohëve të fundit vërtetoi, se embrioni ditën e 42-të përjeton një ndryshim.

    Eshtë vërtetuar shkencërisht se në kohen e akullt nëpër të cilën veç ka kaluar toka, tokat arabe kan qenë kopshte e lumenj. Akullnajat janë shtresuar në polin e ngrirë të veriut, mandej ka fillue lëvizja e tyre në drejtim të jugut dhe kur i jan afruar gadishullit arabik, natyrisht ka ardhur deri te ndryshimi i klimës. Kështu tokat arabe kan qenë më së shumti në botë të mbuluara me kopshte e lumenj. Shkenca vërteton gjithashtu se kjo gjendje do të përsëritet. Koha e dytë e akullt ka filluar. Këto akullnaja do të lëvizin edhe një herë prej polit të veriut në drejtim të jugut dhe tash janë në rrugë që tu afrohen zonave të afërta me tokat arabe. Njëra prej argumenteve të forta për kët konstatim, eshte ajo që dëgjoni se ;do dimër furtunat e akullta godasin vendet në veri të europës dhe Amerikës. Kjo ka qenë rrugë e gjatë dhe e mundimshme shkencore për ta zbuluar, kurse para 1400 vjetëve Muhamedi as ka thënë: Nuk do të vijë momenti (kataklizma) deri të rikthehen tokat arabe në kopshte e lumenj (transmeton Muslimi, kap. i Zekatit, Njësia 18, hadithi 60).

    Kur'ani thotë: A nuk dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi... (El Enbija 30). Për kët pjesë Kur'anore profesori Alfred Korner njëri ndër shkencarët më të njohur botrorë në lëminë e gjeologjisë tha: Jam i sigurtë se para 1400 vjetëve, personi që nuk kishte far njohurie rreth fizikës bërthamore sipas mendimit tim ishte i pa mundur ta zbulojë atë me anë të mendjes së tij se toka e qiejt kan pasë të njëjtën bazë, etj.

    Para 1400 vjetësh në Kur'an u tha: Ai lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e kapërcejnë... (Err-Rrahman 19-20). Shkenca ka aarijtur njohuri se detrat e njelmët nuk janë ashtu siç i shohim ne - një detë, por detra të ndryshme të cilat ndryshojnë nga njëri tjetri me dendësi, njelmësi dhe nxehtësi. Kjo për herë të parë u dijtë më 1942. Me përsosjen e satelitëve dhe me anën e studimeve nga largësia esht bër e mundur të fotografohen zonat detare dhe kufinjt detarë në mes pjesëve të ndryshme oqeanike. Nga andej vërehen detra me ngjyra nga më të ndryshmet. Disa detra i shohim me ngjyrë të kaltër të mbydhur. Disa me ngjyrë të zezë, disa të tjerë anojnë kah ngjyra e gjelbër. Shkaku i ndryshimit të këtyre ngjyrave është ndryshimi i temperaturës mbi sipërfaqen e detrave, mirëpo nëse ndalesh pran deti nuk mund t'i vëresh këto ndryshime. Këto janë mburoja e nuk shihen me anë të teknologjisë. Po me çfar teknologjie i pa Muhamedi as...? Nëse pjesa e dytë e ajetit, shkencërisht vërtetohet kështu, atëherë si spjegohet pjesa e parë tij ku thuhet: Ai lejoi dy detet të puqen në mes vehte... Mendimi i komentatorve të njohur të kuranit thonë se MERXHE ka kuptim etimologjik me përzie. Dhe më në fund shkenca bëri një zbulim tjeter. Detrat përzihen me njëri tjetrin. Ujtar e detit Mesdhe hyjnë në ujin e oqeanit Atlantik dhe anasjelltas, dhe në mes tyre është një pengesë ujore në shkallë të pjerrtë. Uji i dy deteve gjatë kalimit në tjetrin, kalon nëpër kët pengesë e gjatë kalimit nëpër të i humbë veçoritë e tij, e merr veçoritë e detit nëpër të cilin kalon.

    Në kaptinën Err-Rrumë, ajeti 1-3 thuhet: Elif Lam, Mimë. Bizantinët (romakët) u mundën në tokën më të afërt (më të ulët), por pas disfatës së tyre ata do të ngallnjejnë. Kjo na jep me kuptue se ai është vendi më i ulët i rruzullit tokësorë vendi ku u mundën bizantinët, e ai historikisht ishte vendi afër Kudsit (Jerusalemit). Shkenca këtë të vërtetë e zbuloi para pak dekadash.

    Shkenctarët mendojnë dhe thonë se fetarët apo feja ka ndezë luftën ndërmjet njerëzve në tërë boten. Por ne po i pyesim, athua përse pakti i Varshavës, pakti i Natos e Kombet e Bashkuara i montojnë këto armë të shumta bërthamore në kozmos, në detra, mbi tokë e nën të? A mos për shkak fetarë?

    Këshilltari shkencorë i presidentit Karter Frank Pres, kryetar i Akademis së shkencave për Amerikë, shkroi një libër në të cilën paraqiti disa zbulime të reja shkencore. Në të, në faqen 488 ka sqaruar formen e kodrës e cila ka formë shtylle. Në faqen 413 shohim fotografinë e një kodre, ku kodra është një pjesë e vogël, ndërsa rrënjët e thella duken nën shtresen e fundit. Kurse në faqen 435 thotë: Kodrat luajn rrol me rëndësi në përforcimin e kores së sipërfaqes së tokës. Por Kurani kët e ka thënë më shumë se 1400 vjetë më parë: Kurse kodrat ia përforcoi (En Naziat 32). Dhe kodrat i bëri si shtylla (En Nebeë 7), Dhe Ai vuri kodra (të forta) në tokë ashtu që ajo të mos lëkundet me ju (En Nahël 15).

    Profesor Armstrong, astronaut dhe shkenctar i njohu në Amerikë që punon për agjensinë e hulumtimeve astronomike në gjithësi - NASA, vuri në dukje zbulimin e ri shkencorë lidhje me metalin e hekurit. Ai thotë: Në çdo element bashkohen grimca të vogla të elektroneve, protoneve etj, mirëpo që të bashkohen këto grimca në bërthamë të çdo elementi nevoitet fuqi. Fuqia e nevojshme për formimin e atomit të hekurit duhet të jetë sa katër herë energjia e tërë sisietmit diellorë. As energjia e diellit, e tokës, e hënës e saturnit e planeteve tjera së bashku nuk mjafton në formimin e një atomi të hekurit. Nisur nga ky fakt shkenctarët thonë se ky është element i huaj, i cili si i formuar ka arrijtur në tokë e nuk është formuar në të. Kët dukuri Kur'ani e ka sqaruar 14 shekuj më parë kur ka thënë: Ne e kemi zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz (El-Hadidë;25).

    Njëmend, ata që mohuan argumentet tona, do t'i hedhim ata në zjarr. Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin. Allahu është i plotfuqishëm dhe i drejtë në atë që vepron (En-Nisa:56). Vetëm disa vjetë më parë mjekësia zbuloi se dhembjen e ndjen vetëm lëkura ku gjenden shqisat ndijuese. Atëherë a nuk është ajeti i lartshënuar një sinjalizim për këtë? Për ndryshe, çfar kuptimi ka fjala e Allahut: Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta shijojnë dënimin(zjarrin). Muhamedi as nuk jetoi në kohen tonë që të zbulonte diç të tillë me mjetet bashkëkohore të mjekësisë, por atë e mësoi njohësi i çdo fshehtësie, Krijuesi i njerzimit, se djegia e thellë e lëkurës shkatrron indet nervore me anë të dhembjes. Kështu para 1400 vjetëve dha njohuri për indet nervore nën lëkurë...

    Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ja zgjeron zemren atij për (ta pranuar) Islamin. Kurse atë që dëshiron ta lërë të humbur, gjiksin e tij ia bën shumë të ngushtë sikur të ngjitej në qiell (lartësi të larta)... (El-En'amë:125). Ky ajet zbulon dy fshetësi: e para, sa më lart që të ngritet njeriu nga rruzulli toksor, aq i ngushtohet frymëmarrja, e kjo është ajo që shkenca bashkëkohore e dëshmoi. E Dyta; se njeriu një ditë do ta vërjetoi këtë vetvetiu dhe do të ngjitet në lartësi qiellore. Ja pra janë ditët tona që i vërtetojnë këto tyhënie kuranore.

    All-llahu është ai që ngriti qiejt me shtylla që nuk i shihni... (Err-Rra'd:2) Ajeti sqaron se qiejt (të cilët janë shtatë, që shkenca ende nuk i ka zbuluar) dhe toka kan shtylla por të padukshme. Sot dieatët vërtetuan kët thënije duke zbuluar se planetët qëndrojnë në pozicionet e tyre sipas ligjit të gravitacionit, të cilin e krijoi Allahu i lartësuar, andaj planetet q/ndrojnë në pozicionet e tyre përndryshe do të shkatrrohej çdo gjë.

    O turmë e exhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni prej kufinjve të qiejve e të tokës, ju dilni, por nuk do të mundeni të dilni pos me një fuqi të fortë (që ju në këtë kohë të shekullit të shtatë nuk e posedoni) (Err-Rrahman:33) Zhvillimi teknin bashkëkohor argumentoi apo praktikoi kët fjalë të Allahut xh sh me urdhërin e tij. Pra Allahu u thotë njerëzve se ju mund t'i kaloni kufinjt e qiellit vetëm nëse posedoni ndonjë fuqi të madhe, e dihet se çfar fuqie e madhe nevoitet për çarjen e qiellit.

    Edhe kuajt (i krioji Zoti yt) edhe mushkat edhe gomerët, për t'ju hipur atyre dhe si stoli, e Ai do të krijoi (për hipje) çka ju (tani) nuk dini. (En-Nahl:8). Shtazët e përmendura në fillim ishin mënyra e vetme e transportimit të asaj kohe. Por Allahu thotë se në të ardhmen do të krijoi mënyra të reja (të cilat njeriu i shekullit të shtatë nuk i dinte. Koha e veturave dhe e aeroplanëve e vërtetoi këtë. Por meqë Allahu nuk përcaktoi, nuk do të thotë se nuk mund të bëhen edhe zbulime të reja në këtë pikpamje.

    E ti (Muhamed dhe ti njeri) sheh kodrat dhe mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato kalojnë sikurse kalojnë retë, (kjo është) mjetria e Allahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se ç'punoni. (En-Neml:88) Ajeti sinjalizon se toka rrotullohet, për ndryshe çdo të thotë lëvizja e kodrave? Ky realitet u zbulua pesë shekuj më parë nga Koperniku të cilin Kisha e akuzoi si mosbesimtar dhe e dogji në turren e druve në vitin 1543. Nuk mund të thuhet pra se Koperniku qe i pari ai që e dha kët realitet, sepse Kur'ani e ceku këtë 1400 vjetë më parë.

    Ne i dërgojmë erërat mbarsuese e nga qielli (retë) lëshojmë shi... (El-Hixhr:22) Sot është bë e njohur se ngurtësimi i avullit të ujit në formë të pikave të shiut nuk ndodhë edhe nëse lagështia në atmosferë arrin 400%, derisa të bashkohen në thërmia shumë të vogla të kripura apo në formë akulli a të cilat i bartin erërat, dhe kur ata takohen me atmosfer të lagësht fillon të dendësohet ajo dhe pastaj me urdhërin e Allahu lëshehet shiu nga to. Gjithashtu me anën e erës edhe bimët mbarësohen duke e përcjellë faren prej njërës në tjetren.

    Dhe ne qiellin ua bëmë si një kulm të sigurtë, por ata refuzojnë ajetet tona. (El-Enbija:32). Qielli pra është ai që mbron token sikurse kulmi shtëpinë. Vallë prej ça e mbron atë? Dietarët bashkëkohorë thonë: Sikur shtypja atmosferike toksore të ishte pak më e ulët se që është nga rruzulli toksor, atëherë shkëndiat e shumta që çajnë horizontet e jashtme do ta godasin token në të gjitha pjesët e saj. Dhe me kët rast do të ndizej çdo gjë ndezëse, atëherë qielli nuk do të ishte mburojë. Biologu Frenk Alen në librin e tij Zoti zbulohet në shekullin e diturisë thotë Toka është e mbështjellur me një materie të gaztë ecila përmban gaznat e nevojshme të jetës dhe ajo ngrihet mbi rruzullin toksor më teper se 500 milje. Kjo mbështjellje e tokës arrin dendësin e nevojshme që ta pengojë derdhjen e miliona shkëndive vrasëse për çdo ditë në tokë... Dhe kjo mbështjellje atmosferike ruan shkallen e nxehtësisë së nevojshme për jetë. Poashtu ajo bart avullin e oqeaneve dhe te deteve në vendet e largëta brenda kontinenteve ku edhe shëndrrohet në si i cili ringjallë Token pas vdekjes së saj. Kurse shiu është burimi kryesor i ujit të ëmbël, i cili sikur të mos ekzistonte, toka do të shëndrrohej në një shkretirë pa shenja jete...

    Betohem në vendqëndrimin e yjeve. E ky betim është i madh sikur ta dini... (El Vakia:75-76) Në kohen kur u shpall Kur'ani, kjo ishte krejtësisht e pakuptueshme. Por sot ne e dimë se grupi i yjeve më të largëta me qiellin tonë është larg nesh afro 700.000 mijë vjetë drite, kurse drita për një sekond kalon 300.000 km. Mirëpo vendqëndrimi i yjeve edhe sot e kësaj dite po i mundon dietarët. Koha kur dietarët do të mund ta vizatojnë harten e tyre, do të jetë një kohë e re për historinë njerzore. Dietari i Astroanutikës James Jines, thotë: Studimi i vendqëndrimit të yjeve do ta jap çelësin e një panorame më të bukur që ka parë syri i njeriut, do të na mundësojë shikimin e një qielli të çuditshëm e të gjërë edhe do të kuptojmë nga ajo çfar nuk kishim kuptuar. Sikur të kemi mundësi t'i skicojmë vendqëndrimet e yjeve përgjithsisht, një gjë e tillë do të na ofronte sqarimin e realitetit të gjithësisë.

    Ai (Allahu) është që bëri Diellin shëndritës, e hënën e bëri dritë... (Junus:5). I madhërueshëm është Ai që krioji yjet në qiell dhe vendosi në të një shëndritës (Diellin) dhe një hënë ndriçuese (El-Furkan:61). Nga këto dy ajete kuptohet se Dielli është shëndritës (shëndrit vetiu), ndërsa hëna e huazon dritën. Shkenca kët e spjegoi kohëve të fundit, kur u tha se Dielli është i zjarrt, ndërsa hana e huazon dritën nga Dielli.

    Edhe Dielli udhëton për në cakun e vet. Ky është përcaktim i ngadhnjyesit, të Dijshmit (Jasin:38) Ky ajet sinjalizon zbulimet më të reja shkencore se: Dielli ka dy lëvizje kaluese ka lindja rreth një ylli shumë të madh. Eshtë interesant se i njëjti ajet kuranor lexohet në dy kiraete (mënyra leximit). i pari siç spjeguam deri tash kurse në të dytin thuhet se udhëton pa cak, pa kufi, pandërprerë. Në kuptimin e parë nënkuptohet rrotullimi i diellit rreth atij ylli të madh, kurse nënkuptimi i dytë njofton rrotullimin e tij rreth boshtit të vet pandërprerë.

    Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë as në qiell, as sa grimca më e vogël se ajo e më e madhe, e çdo gjë është e shkruar në librin e qartë (Junus:61). Deri vonë mendohej se atomi është thërmia më e vogël. Por Kur'ani thotë se Allahut nuk i fshihet asgjë, as grimca më e vogël. Pastaj arrijti shkenca t'i ndaj atomin në protone dhe neutrone që janë pjesët më të vogla se atomi. Nga pjesa e ajetit ... në tokë as në qiell dietarët bashkohorë thanë se po të njëjtat thërmi janë edhe në qiell. Ata pra thonë se e gjith gjithësia është nga thërmiat e atomit. Allahu Alem!

    A nuk bëmë Ne Token të përshtatshme (për jetë)? Ndërsa kodrat i bëmë shtylla të saj. (En-Nebe'ë: 6-7) Më 1956 dijetarët zbuluan se malet e larta kan rrënjë të thella në tokë të cilat luajn rrolin e shtyllave. Gjat hulumtimeve u zbulua se trashësia e sipërfaqes së tokës nën male arrinë 35 km, derisa në sipërfaqe tjera rreth 5 km. E sikur të mos ekzistonte një gjë e tillë, nuk do t'a mbante toka. Kodrat dhe shtyllat e saja janë identike, sepse të gjitha ato janë të ngulitura në tokë, e poashtu edhe kodrat.Ngulitja e shtyllave dallohet sipas ngurtësisë formës dhe masës së ngulitur në Tokë, e poashtu edhe kodrat. Më interesante nga e gjith kjo është se shtyllat duhet të jenë përgaditur para ngulitjes së tyre në tokë, e poashtu edhe kodrat, sepse ato u formuan nga veprimet xhveshëse, pastaj i paraqiti ato shtypja ansore e kontinenteve të vjetra. Shtyllat nuk mund të nguliten vetiu në tokë por duhet një fuqi e jashtme që t'i ngulitë ato, kështuqë edhe kodrat u nguliten me ndihmen e një fuqie të jashtme që t'i ngulitë ato, kështuqë edhe kodrat u ngriten me ndihmen e fuqisë shtypëse vertikale, etj.

    Betohem në detin e ndezur. (Et-Tur:6). Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar (Et-Tekvir:6)Dhe kur detet të eksplodojnë (El Infitar:3) Hulumtimet shkencore vërtetuan se nëntoka është zjarr i flakur, e posaçërisht nëndetet. Ndoshta shumkush nuk beson se mund të ndizet uji, i cili e shuan zjarrin, por një gjë e tillë u vërtetua kur u hodhen bombat atomike kur u hodhen bombat atomike në ishujt e Japonisë në fund të luftës së dytë botrore. Ato bomba e ndanë ujin në hidrogjen dhe oksigjen, me çrast u gogjen nji numër i madh i japonezëve.

    E kur qielli të çahet dhe kur yjet të shkatrrohen. Kur qielli të pëlcasë.Dhe kur qielli të është rrjepur. E kur qielli të çahet e të bëhet kuq si vaji i shkrirë... etj. Këto janë ajetet që vërtetojnë atë që tha D. Valter nga Universiteti i Kanzasit i cili kishte qëndruar duke vështruar planetet dhe yjet 15 vjetë. Ai ishte i bindur se yjet bashkë me diellin me hënën dhe token do të çahen e do të shkapaderdhen dhe galaktika e jonë do të tretet në gjithsinë e gjërë. Çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim. Dietari Amerikan Edvard Ksil thotë: Zbulimet shkencore pa qëllim vërtetuan se gjithsia ka fillimin dhe nuk munmd të fillojë vetun. Kurse dijetari James Jeens thotë: Gjithësia nuk asht pa fillim.

    Kurani thotë: Ose veprat e tyre janë si errësirat në detë të thellë të cilin e mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra errësira njëra mbi tjetrën sa që nuk mund të shohësh as dorën e vet. Atij të cilit Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të pasur dritë. (En Nurë 40). Deri sot shkenca nuk ka qenë në dieni për këto errësira. Por sot shkenca spjegon ato që Kurani na spjeguar 1400 vjetë të shkuara dhe thotë: Shkenca i zbuloi këto pas përdorimit të nëndetësve në thellësi të mëdha. Njeriu nëse zhytet në thellësi nën 200 metra, nuk mund të mbesë gjallë. Por nëndetset kan bërë të mundur studimin. Errësirat që shtresohen njëra mbi tjetren formohen nga dy shkaqe. Këto dy shkaqe jan rezultat i humbjes së ngjyrave shtresë pas shtrese. Rrezet e dritës përbëhen nga shtat ngjyra Kur këto rreze zbresin në ujë shtat ngjyrat shpërndahen dhe kështu pjesa e lartë absorbon ngjyrën e kuqe në dhjet metrat e sipërme. Nëse një zhytës, zhytet në thellësi prej 30 metrash, e lëndon trupin e i del gjak e dëshiron ta shohë atë, nuk mund ta shohë ngjyrën e kuqe, sepse rrezet e kuqe nuk ekzistojnë. Pas kësaj uji absorbon ngjyrën e portokalltë e në thellësi prej 50 metrash, fillon ta absorbojë ngjyrën e verdhë, kurse në thellësi prej 100 metrash absorbon ngjyrën e gjelbër e kështu me radhë. Ndërkaq në thellësi prej 200 metrash uji absorbon ngjyrën e kaltër. Këto janë errësira njëra mbi tjetren siç thotë Kur'ani. Sa i përket shkakut të dytë ai ndodhë për shkak të pengesave që pengojnë dritën sepse rrezet ndriçuese që zbresin nga dielli, një pjesë të tyre e absorbojnë retë kurse pjesen tjeter e shpërndajnë dhe kështu formohet errësirë nën re. Kjo është errësira e parë, e kur zbresin rrezet ndriçuese në detin e valosur, ato refletohen në sipërfaqen e valëve dhe japin shkëlqim. Thellësia detare ndahet në dy pjesë kryesore, kurse në mes ekziston një valë ndarëse. Kjo valë e mbrendshme nuk është zbuluar deri në vitin 1900. Nën kët valë gjindet errësira kështu që edhe peshqit në këto zona nuk shohin me sytë e tyre por ata posedojnë burime drite në trupin e tyre... Nëndetëset në këto zona duhet të përdorin burime drite artificiale që të shohin rrugen e tyre.. Athua kush e lajmroi Muhamedin për këto gjëra që shkenca i zbuloi pas 1400 vjetëve. Ai është Allahu, Krijuesi i kësaj mrekullie. Çështë e vërteta, Kur'ani përmban edhe shumë thënije të tjera, për të cilat shkencës i mbetet ti zbulojë më vonë. Disa mendojnë se Kur'ani është vetë shkenca, por një gjë e tillë refuzohet sepse Kur'ani pikë së pari është fjalë e Zotit, kurse shkenca është mendim apo përpjekje pë zbulimin e fjalëve të Zotit. Shkenca ndonjëherë mund të dështojë, kurse fjalët e Zotit asnjëherë nuk dështojnë. Kur'ani është nxitës i madh për zbulime, por ai nuk është vetë shkenca sepse është mbi shkencen. Ai është burimi kurse shkenca gjurmuesi. Ai na zbulon të kaluaren, të tashmen dhe të ardhmen. Me një fjalë fillimin dhe mbarimin, kurse shkenca nuk e bën këtë.

    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    FORMIMI I SHIUT!

    Formimi i shiut mbeti një mister për një kohë të gjatë. Vetëm pasi u shpikën mjetet e parashikimit të motit u bë e mundur të zbuloheshin fazat e formimit të shiut, i cili ndodh në tre faza. Së pari, avujt e ujit ngrihen lart në qiell me anë të erës. Më pas, formohen retë dhe në fund shfaqen pikat e shiut.
    I gjithë informacioni i dhënë në Kuran për shiun, përkon ekzaktësisht me këtë proces. Në një ajet, ky informacion është përshkruar në këtë mënyrë:

    “Allahu është Ai që i lëshon erërat, të cilat lëvizin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë i bën ato edhe të ndara në pjesë, dhe përmes tyre e sheh se si bie shi, e kur ia lëshon atë kujt të dojë prej robërve të vet, qe, ata gëzohen.” (Err-Rrum 48)

    Tani, le të shohim më hollësisht këto tre faza të përshkruara në ajet më teknikisht.

    FAZA E PARË: “Allahu është Ai i Cili lëshon erërat...”

    Flluska ajri të panumërta, të cilat formohen nga shkumëzimi i ujit të oqeaneve, plasin vazhdimisht dhe shkaktojnë nxjerrjen e grimcave të ujit, të cilat ngrihen lart në qiell. Këto grimca, të cilat janë të pasura me kripë, transportohen nga erërat dhe ngrihen lart në atmosferë. Këto grimca të cilat quhen aerosols, funksionojnë si kolektorë uji, formojnë pika reje duke mbledhur rreth vetes avujt e ujit që ngrihen prej detit në grimca të vogla.



    FAZA E DYTË: “... e ato lëkundin retë dhe Ai i shtrin lart si të dojë i bën ato edhe të ndara në pjesë ...”

    Retë formohen nga avulli i ujit, i cili kondensohet rreth kristaleve të kripës apo grimcave të pluhurit që gjenden në ajër. Meqë pikat e ujit në këto re janë mjaft të vogla (me një diametër 0.01 dhe 0.02 mm), retë “varen” në ajër dhe përhapen në qiell. Dhe kështu, qielli mbushet plot me re.

    FAZA E TRETË: “...dhe përmes tyre e sheh se si bie shi”

    Grimcat e ujit, të cilat rrethojnë kristalet e kripës dhe grimcat e pluhurit, shtojnë dhe formojnë pikat e shiut. Kështu, pikat që bëhen më të rënda se ajri i lënë retë dhe fillojnë të bijnë në tokë në formë shiu.
    Siç e pamë, çdo fazë në formimin e shiut gjendet e shpallur në ajetet e Kuranit. Dhe për më tepër, këto faza janë të shpjeguara ekzaktësisht sipas rradhës së duhur. Si shumë fenomene të tjera të Tokës, Allahu na jep shpjegimin më të saktë të këtij fenomeni shumë shekuj më parë se të zbulohej ky fenomen.

    Në një ajet tjetër, rreth formimit të shiut është dhënë informacioni i mëposhtëm:

    A nuk e ke parë se si Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën (si një mullar) dhe atëherë ti shikon shiun se si rrjedh prej tyre. Ai lëshon nga lart breshër prej reve të mëdha si male. Me breshrin Ai godet kë të dojë dhe e largon nga kush të dojë. Shkëlqimi i dritës së vetëtimës së tij gati sa ta merr shikimin.” (Kuran 24:43)



    Vazhon postimin tjeter...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Vazhdimi

    Shkencëtarët duke studiuar llojet e reve u gjendën përpara rezultateve të papritura mbi formimin e reve të shiut. Retë e shiut janë të krijuara dhe të formuara në bazë të një sistemi fazash të përcaktuara mirë. Fazat e formimit të Kumulonimbus, e cila është një prej llojeve të reve të shiut, janë këto:

    Faza e parë: Retë shtyhen nga era:

    Retë Kumulonimbus fillojnë të formohen kur era shtyn copa të vogla reje në një zonë ku ato bashkohen.

    Faza e dytë: Bashkimi:


    A) Re të izoluara (retë kumulus)
    B) Kur retë e vogla bashkohen me njëra – tjetrën, rrymat e ajrit brenda resë së madhe rriten dhe kështu reja zmadhohet.
    Faza kumulus e izoluar
    Gjatësia (km)
    Faza e rritjes

    Këto lëvizje nga poshtë lart janë më të forta në qendër se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Ato bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht duke marë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë lart nuk mund t’i mbajë, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.Ky argument shkencor është shpallur 14 shekuj më parë prej Allahut, në ajetin e 43të të Sures En-Nur, në këtë mënyrë: “... (Ai) i bën grumbull ato dhe atëherë e sheh shiun se si rrjedh prej tyre...
    Kristale akulli
    Pika uji
    Pas kësaj retë bashkohen duke formuar një re më të madhe.

    Faza e tretë: Grumbullimi:

    Kur retë e vogla bashkohen bashkë, lëvizjet nga poshtë lart brenda resë së madhe, rriten. Këto lëvizje nga poshtë lart janë më të forta në qendër se në pjesët anësore të resë, sepse pjesët e jashtme të resë e mbrojnë qendrën prej efekteve ftohëse. Ato bëjnë që trupi i resë të rritet vertikalisht duke marë formën e mullarit. Duke u rritur vertikalisht reja shtrihet në zona më të ftohta të atmosferës, ku pikat e ujit dhe breshrit formohen dhe fillojnë të rrisin përmasat e tyre. Kur këto pika uji e breshri bëhen tepër të rënda dhe lëvizja nga poshtë lart nuk mund t’i mbajë, atëherë ato fillojnë të bien nga reja në formë shiu, breshri etj.


    Retë e vogla (retë Kumulus) lëvizin dhe bashkohen nëpërmjet erës, ashtu siç thuhet në Kuran: “Allahu i drejton retë, pastaj i bashkon, pastaj i grumbullon njëra mbi tjetrën.”
    Faza Kumulus e izoluar
    Gjatësia (km)
    Faza e rritjes
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Jesushaus
    Anëtarësuar
    05-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    271
    Mik i dashur mysliman,
    kurani u shkrua ne shekullin e shtate. Mendon ti se njerezit nuk e dinin qe po s'ra shi nuk rritet kallamoqi?
    Miqte e mi hidhni librat e shkolles digjini dhe merrni kuranin.
    Se ne shekullin e shtate njerezit nuk dinin sesi krijohet njeriu dhe kurani na e tregoi qe lind nga pika e ujit.
    Lini keto budalleqe, por kerkoni te verteten. Kerkoni Perendine dhe bekimin e Tij.
    Ditët e njeriut janë si bari;
    ai lulëzon si lulja e fushës;
    në qoftë se era i kalon sipër,
    ai nuk është më dhe vendi i tij nuk njihet më.
    Por mirësia e Zotit vazhdon nga përjetësia në përjetësi
    për ata që kanë frikë prej tij,
    dhe drejtësia e tij për bijtë e bijve,
    për ata që respektojnë besëlidhjen e tij
    dhe mbajnë në mendje urdhërimet e tij
    për t`i zbatuar në praktikë.

    Psalmi 103

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Kush po flet ketu per kallamoqin?

    Kush po thote ketu qe hidhni librat dhe merrni vetem Kuranin?

    Zbulimet shkencore jane si rezultat i kerkimeve te shkencetareve te pavarur... Le qe kujt i flas edhe une, per ju shkenca eshte mekat eshte veper e djallit.

    Çdo gje qe shkencetaret kane zbuluar ne lidhje me shiun, pra fazat e formimit te tij, perkojne ekzaktesisht me ajetin ne Kuran.

    Se te ka marre Zoti ty shikimin dhe degjimin une nuk kam faj; shko e bej haleluja ne ndonje teme tjeter se ketu po flasim per tjeter gje.

    (Mbesin në errësirë) Të shurdhër, memecë dhe të verbër, andaj ata nuk kthehen (nga ajo rrugë e tyre e keqe). {Kuran 2:18}
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    ERËRAT MBARËSUESE!

    Në një ajet tjetër në Kuran, është përmendur vetia karakteristike e “mbarësimit” të erërave dhe e formimit të shiut.

    Ne i dërgojmë erërat “fekonduese” (pllenuese) , pastaj lëshojmë shi nga qielli që t’ju japim për të pirë... (El Hixhr 22)

    Në këtë ajet na bëhet e qartë se faza e parë e formimit të shiut është era. Deri në fillim të shekullit XX vetmja lidhje e njohur ndërmjet erës dhe shiut ishte se “era lëviz retë”. Megjithatë, kërkimet meteorologjike të kohës së sotme demonstruan rolin “mbarësues” të erës në formimin e shiut.

    Kjo veti mbarësuese e erës funksionon në këtë mënyrë:

    Në sipërfaqen e oqeanëve dhe deteve formohen flluska ajri si pasojë e shkumëzimit të ujit. Në momentin që këto flluska pëlcasin, me mijëra grimca të vogla, me diametër një të qindën e milimetrit, ngrihen lart në ajër.



    Këto grimca të njohura me emrin “aerosols”, përzihen me pluhurin e tokës të mbartur nga era dhe ngrihen në shtresat më të larta të atmosferës. Këto grimca duke u ngritur nga erërat në lartësi të mëdha, bijnë në kontakt me avujt e ujit. Avujt e ujit kondensohen rreth këtyre grimcave, duke u kthyer në pika të vogla uji, të cilat bashkohen me njëra–tjetrën duke formuar retë dhe pastaj bijnë në Tokë në formën e shiut.
    Siç shihet, erërat “fekondojnë” avujt e ujit me grimcat që ngrihen nga deti dhe për rrjedhojë formojnë retë e shiut.

    Nëse erërat nuk do ta kishin këtë veti, pikat e ujit në shtresat e larta të atmosferës nuk do të formoheshin kurrë dhe ne nuk do të kishim shi.
    Gjëja më e rëndësishme këtu është roli vendimtar i erës në formimin e shiut, i cili është shpallur shekuj më parë në një ajet të Kuranit, në një kohë kur njerëzit dinin shumë pak rreth fenomeneve natyrore...



    Fotografia më lart na tregon fazat e formimit të një dallge. Dallgët formohen si pasojë e erës që fryn mbi sipërfaqen e ujit. Me erën, grimcat e ujit fillojnë të lëvizin në një lëvizje rrethore. Kjo lëvizje formon dallgët dhe flluskat e formuara nga dallgët përhapen në ajër. Kjo është faza e parë e formimit të shiut. Ky fakt është shpallur në ajetin “Ne i dërgojmë erërat “fekonduese” (pllenuese), pastaj lëshojmë shi nga qielli…”

  9. #29
    I sinqert me të gjith Maska e Shkupjani
    Anëtarësuar
    07-01-2003
    Vendndodhja
    Maqedoni Shkup
    Postime
    124
    Esselamu Alejkum
    Vellau im E lus All-llahun fuqiplot qe te te shperblej per ter ket pun qe je duke e ber .
    Un kisha deshir te kontaktoj me ju ne privat por e pash se juve nuk pranonit emaile privete nese ke mundesi se kam deshir te te pyes per njigje.
    Ja ky eshte emaili im
    albislam@hotmail.com
    me shkruaj dhe ma trego emailin tend qe te ta parashtroj pyetjen time qe kam per ty .
    Besoj se jam i kuptueshem dhe mendoj se me keni parasysh.
    me respekt Shkupjani.
    www.muslimani.com
    Nese njeriu nuk e ka nji gjë për të cilën duhet të vdes,ska vler jeta e tij në kët botë...

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2002
    Vendndodhja
    Shqipri
    Postime
    128
    esselamu aljkum
    vella i nderuar ty all llahu ta shperblefte me te mira per punen
    leri injorantet se udhezimi eshte ne doren e All llahut
    ke don ai e udhezon dhe ke don e len te humbur
    dhe per te nuk do gjeh tjeter udhezues
    thote All llahu ne kuranin fjalen e tij
    "Ai eshte qe ju krijoi juve, e nga ju ka mohues e besimtare,
    All llahu e sheh shume mire ate qe ju punoni 64;2
    prandaj puna jote vazhdon te vleresohet edhe se me te nuk udhezohet askush
    all llahu te dhente xhenetin
    esselamu alejkum

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Allahu ju meshirofte te dyve dhe i meshirofte besimtaret e sinqerte kudo ndodhen.
    ------------------------------------------------------------------------------------

    DETET NUK PËRZIHEN ME NJËRI-TJETRIN!

    Një nga karakteristikat e deteve është kjo veti e zbuluar kohët e fundit, e cila është shpallur në një prej ajeteve në Kuran, si më poshtë:

    “Ai i bëri dy detet të bashkohen me njëri-tjetrin. Ndërmjet tyre ka një pengesë që nuk i lejon të përzihen.” (Err-Rrahman 19-20)

    Kjo karakteristikë e deteve, të cilat rrinë ngjitur me njëra-tjetrën pa u përzier mes tyre, është zbuluar jo shumë kohë më parë nga studiuesit e oqeaneve. Për shkak të forcës fizike të quajtur “tensioni sipërfaqësor”, ujërat e deteve fqinj nuk përzihen. I shkaktuar nga diferenca e dendësisë të ujërave të dy deteve, tensioni sipërfaqësor nuk i lejon ata të përzihen, sikur ndërmjet tyre të ekzistonte me të vërtetë një mur i hollë.

    Ana interesante e këtij fenomeni është se ai është shpallur në Kuran në kohën kur njerëzit nuk kishin njohuri mbi fizikën, tensionin sipërfaqësor, apo oqeanografinë.

    Por, kur Kurani flet për pjesën ndarëse midis ujit të ëmbël dhe të kripur ai përmend egzistencën e një zone ndarëse bashkë me barrierën. Allahu thotë në Kuran:

    “Allahu është Ai që i la të lirë dy llojet e ujit të bashkohen, një i ëmbël e i shijshëm, ndërsa tjetri i kripur e i hidhur. Dhe Ai bëri midis tyre një barrierë dhe një zonë ndarëse.” (Kuran 25:53)

    Ndokush mund të pyesë, përse Kurani përmend zonën ndarëse kur flet për ujin e ëmbël e të kripur dhe nuk e përmend këtë kur flet për detet?

    Shkenca ka zbuluar se në grykëderdhjen e lumenjve në det, ku uji i ëmbël takon ujin e kripur, situata është më e ndryshme nga ajo e bashkimit të dy deteve. Është zbuluar se ajo që ndan ujin e ëmbël nga ai i kripur në grykëderdhjet e lumenjve është një zonë e përbërë nga disa nënzona (shtresa) ndarëse me dendësi që ndryshon nga një nënzonë në tjetrën. Këto shtresa ndarëse, nënzona, kanë kripësi të ndryshme nga uji i ëmbël i lumit, apo nga uji i kripur i detit.

    Ky informacion është zbuluar vetëm kohët e fundit, duke përdorur aparatura të avancuara për të matur temperaturën, kripësinë, dendësinë, sasinë e oksigjenit të tretur në ujë etj. Syri i lirë i njeriut nuk mund t’i shikojë ndryshimet që ndodhin, kur dy detet takohen, pasi ata duken sikur janë një det i vetëm. Po kështu, syri i lirë i njeriut nuk mund të bëjë ndarjen e ujit në grykëderdhjet e lumenjve në 3 lloje: ujë i ëmbël, zonë ndarëse dhe ujë i kripur.


    Në Detin Mesdhe dhe në Oqeanin Atlantik gjenden dallgë të mëdha, korrente të forta dhe rryma. Uji i Detit Mesdhe hyn në Atlantik nga Gjibraltari. Por temperatura, kripësia dhe dendësia e tyre nuk ndryshojnë, për shkak të kufijve, të cilët i mbajnë të ndarë nga njëri-tjetri.
    Thellësia (në metra)
    Oqeani Atlantik
    Deti Mesdhe
    Uji i Oqeanit Atlantik – Kripësia më e ulët se 36.0%
    Uji i Detit Mesdhe
    Kripësia më e lartë se 36.5%
    Pragu i Gjibraltarit



    Foto e Gjibraltarit me satelit

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    ERRËSIRAT E DETEVE DHE VALËT E BRENDSHME!

    “(Gjendja e jobesimtarëve është) Si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura. Errësirë mbi errësirë. Nëse dikush do të zgjaste dorën, nuk do të ishte në gjendje ta shihte atë…” (En-Nur 40)

    Gjendja e përgjithshme në thellësitë e deteve dhe oqeaneve është përshkruar në librin me titull “Oqeanët”:

    Errësira në detet e thellë dhe oqeanet filloën nga thellësia 200 metra e poshtë. Në këtë thellësi zakonisht nuk ka dritë. Nën thellësinë 1000 metra është errësirë e plotë.

    Sot, ne zotërojmë njohuri mbi strukturën e përgjithshme të detit, karakteristikat e gjallesave në të, kripësinë e tij, ashtu siç njohim dhe sasinë e ujit që përmban ai, hapësirën e sipërfaqes dhe thellësinë e tij. Ishin nëndetëset dhe pajisjet e sofistikuara, të zhvilluara prej teknologjisë bashkëkohore, të cilat u krijuan mundësinë shkencëtarëve të sigurojnë këtë informacion.

    Qeniet njerëzore nuk janë të afta të zhyten më thellë se 40 metra nën ujë pa ndihmën e pajimeve speciale. Ata nuk mund të mbijetojnë pa këtë ndihmë në thellësi, në pjesët e errëta të oqeanëve si psh. në thellësinë 200 metra. Për këtë arsye, vetëm kohët e fundit shkencëtarët arritën të zbulojnë këto pjesë të hollësishme të informacionit rreth deteve. Përmendja e “errësirave në det të thellë” gjendet në suren En-Nur. Kjo është sigurisht një prej mrekullive të Kuranit, sepse është thënë në atë kohë kur njerëzit nuk zotëronin pajisjet e nevojshme për t’u zhytur në thellësitë e oqeanëve.



    Matjet e bëra në ditët e sotme nxorën në dritë se 3 deri në 30 përqind e rrezeve të diellit përthyhen në sipërfaqen e detit. Gati të shtatë ngjyrat e dritës spektrum absorbohen njëra pas tjetrës në 200 metrat e para, përveç dritës blu (fotoja në të majtë). Nën 1000 metra nuk ka më dritë (fotoja lart). Ky argument shkencor ndodhet që prej 1400 vjetësh në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, në Kuran.


    Valët e sipërfaqes
    Valët e brendshme
    Ujë me dendësi të lartë
    Ujë me dendësi më të vogël

    Fotoja lart paraqet valët e brendshme si një ndarje ndërmjet dy shtresave të ujit me dendësi të ndryshme. Shtresa e poshtme është më e dendur se ajo që gjendet lart saj. Ky argument shkencor, i cili është shpallur 14 shekuj më parë në ajetin e dyzetë të sures En-Nur, në Kuran, u zbulua prej shkencëtarëve vetëm kohët e fundit.

    Për më tepër, shpallja në ajetin e dyzetë të sures En-Nur “… si errësira në një det të thellë e të madh. Ai është i mbuluar me valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera e mbi to gjenden re të dendura…” na tërheq vëmendjen tek një tjetër mrekulli shkencore e Kuranit.

    Ky ajet na jep mundësinë të kuptojmë, se në ujrat në thellësi të oqeaneve gjenden valë, mbi të cilat gjenden valë të tjera. Merret lehtë me mend se valët e dyta janë valët sipërfaqësore, sepse pas tyre përmenden retë. Po valët e para ç’janë?

    Kohët e fundit shkëncëtarët zbuluan se ekzistojnë valë të brendshme, të cilat “hasen ndërmjet shtresave me dendësi të ndryshme”. Këto valë të brendshme mbulojnë ujrat e thellë të deteve dhe oqeaneve, sepse ujrat në thellësi kanë dendësi më të lartë se ujrat mbi to. Valët e brendshme lëvizin në mënyrë të ngjashme me valët në sipërfaqe të detit, madje ato përthyhen ashtu siç përthyen dhe valët sipërfaqësore.

    Valët e brendshme nuk mund të shihen nga syri i njeriut, por ato mund të diktohen me anë të studimit të ndryshimit të temperaturës ose të kripësisë në një vend të caktuar.

    Shpallja në Kuran ecën paralelisht me shpjegimin e mësipërm. Pa kërkimet e duhura, njeriu mund të shohë vetëm valët mbi sipërfaqen e detit, ndaj është e pamundur për dikë që të ketë dijeni rreth valëve të brendshme në thellësi të detit. Por ndërkohë, në suren En-Nur, Allahu na tërheq vëmendjen te një tjetër tip vale, e cila gjendet në thellësi të oqeanëve. Natyrisht, që ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan shumë vonë, na tregon edhe një herë se Kurani është fjala e Allahut .
    Kur te mer mendt Perenia, s'ka kush te bo dermon...

  13. #33
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    Ashtu them edhe une allahu ta shenderofte
    me gjith te mirat
    per kete faqe qe ke hapur ta befte lule xheneti
    keshtu mendon iljo

  14. #34
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    Ashtu them edhe une allahu ta shenderofte
    me gjith te mirat
    per kete faqe qe ke hapur ta befte lule xheneti
    keshtu mendon iljo?/?

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    71
    selam alejkum te gjithe muslimaneve
    Allahu te shperblefte me te mira ne kete jete dhe xhenet ne boten tjeter per kete pune qe ke bere.

    me nderime Besnik29
    haker007

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    gjilan
    Postime
    71
    o devilhaus pse ngaterrohesh me te gjithe dhe me kryeneqesi mbron paditurite tua.
    Ne muslimanet nuk e mohojme Isa-n a.s.Por,ju jeni ata qe e mohoni ate,duke u munduar t`i jepni atij karakter hyjnor.
    Ai do te deshmoj kunder jush diten e gjykimit,nese e besoni kete dite,por do te jete teper vone per ju.
    -O Allah nambroj nga gjitha te keqijat,nga injoranca dhe dituria e kote.-
    haker007

  17. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    ZONA (PJESA E TRURIT) E CILA KONTROLLON LËVIZJET TONA!

    “Jo, Jo! Nëse ai nuk ndalon, Ne do ta kapim prej ballukeve. Balluke gënjeshtare dhe mëkatare.” (El Alak 15-16)

    Fraza “balluke gënjeshtare dhe mëkatare” në ajetin e mësipërm është me mjaft interes. Përse Kurani, flokët e pjesës se përparme të kokës i cileson si gënjeshtare dhe mëkatare? Ai nuk është vetë njeriu gënjeshtar dhe mëkatar? Cila është lidhja që ekziston midis gënjeshtrës dhe mëkatit nga njëra anë dhe ballukeve, apo flokëve të pjesës së përparme të kokës nga ana tjetër?

    Kërkimet e kryera kohët e fundit zbuluan se fusha parafrontale, e cila është përgjegjëse për drejtimin e të gjitha funksioneve specifike të trurit, ndodhet në pjesën e përparme të kafkës. Shkencëtarët e zbuluan funksionin e kësaj zone, gjë të cilën Kurani e ka përmendur që 1400 vjet më parë, vetëm në 60 vitet e fundit.


    Fusha parafrontale

    Nëse ne do të shohim brenda kafkës në pjesën e përparme të kokës, ne do të gjejmë fushën frontale të trurit. Në një libër me titull Bazat e Anatomisë dhe të Psikologjisë, në të cilin përfshihen të gjitha kërkimet më të fundit mbi efektet e kësaj fushe në tru, thuhet:

    "Motivimi dhe parashikimi për të planifikuar dhe filluar lëvizjet ndodh në pjesën e përparme të lobit ballor, pikërisht në fushën parafrontale. Kjo është një zonë ku ndodh procesi informues..."

    Libri gjithashtu thotë:

    "Në lidhje më përfshirjen e saj në motivim, fusha parafrontale mendohet të jetë gjithshtu qendra fuknsionale e agresionit..."

    Kështu, kjo zonë e trurit është përgjegjëse në planifikimin, motivimin dhe kryerjen e punëve të mira e të këqija dhe është përgjegjëse në thënien e gënjeshtrave dhe të vërtetave.

    Është më se e qartë se shpallja “balluke gënjeshtare dhe mëkatare” korrespondon krejtësisht me shpjegimin e mësipërm. Ky fakt, të cilin shkencëtarët e zbuluan në 60 vitet e fundit, është shpallur nga Allahu në Kuran mjaft shekuj më parë.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    LINDJA E NJË QENIE NJERËZORE!

    Në Kuran përmenden një numër i madh subjektesh për të ftuar njerëzit në besim. Disa herë qiejtë, disa herë kafshët, disa herë bimët; të gjitha këto janë argumente për njerëzit. Në mjaft ajete, njerëzve u bëhet thirrje që të përqendrojnë vëmendjen në krijimin e tyre. Shumë shpesh atyre u kujtohet në Kuran ardhja e njeriut në jetë, fazat në të cilat ka kaluar krijimi i tij dhe se çfarë është ai në thelb:

    “Ne ju kemi krijuar juve, përse pra nuk e pranoni të vërtetën? A keni mendur ndonjëherë për farën (spermën) që nxirrni? Mos vallë ju e krijoni atë, apo jemi Ne krijuesit e saj?” (El Uakia 57-59)

    Krijimi i njeriut, bashkë me mrekullitë e shumta që përmban, është theksuar në mjaft ajete të tjera. Disa pjesë të këtij informacioni që gjenden në disa ajete të ndryshme Kuranit janë kaq të hollësishme, saqë është e pamundur që një njeri, i cili ka jetuar në shekullin VII të kishte njohuri për to. Disa prej këtyre pikave janë si më poshtë:

    1. Njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara, por nga një pjesë mjaft e vogël e saj.
    2. Është mashkulli ai që luan rol në përcaktimin e gjinisë së fëmijës.
    3. Embrioni njerëzor ngjitet në mitrën e nënës si një shushunjë.
    4. Embrioni zhvillohet brenda tre errësirave (shtresave) në mitër.

    Njerëzit në kohën kur u shpall Kurani e dinin me siguri se faktori bazë në lindjen e njeriut ishte fara e mashkullit, e cila rrjedh gjatë marrëdhënieve seksuale. Po ashtu, fakti që foshnja lind mbas një periudhe prej nëntë muajsh kuptohej nga të gjithë, ishte diçka e dukshme dhe s’kishte nevojë për vëzhgime të mëtejshme.

    Ndërsa informacioni i përmendur në pikat që cituam më lart ishte i paarritshëm dhe i pakonceptueshëm nga niveli i njohurive që zotëronin njerëzit e asaj kohe. Këto të dhëna u vërtetuan në mënyrë shkencore vetëm në shekullin XX.

    Tani le t’i studiojmë këto pika një nga një.

    Një pikë e farës!

    Gjatë marrëdhënieve seksuale, nga organi seksual i mashkullit dalin njëherësh rreth 250 milionë spermatozoitë. Spermatozoitët nisin një udhëtim të mundimshëm në trupin e femrës derisa arrijnë te veza. Nga 250 milionë spermatozoitë vetëm një mijë prej tyre ia dalin të arrijnë vezën. Në fund të këtij “vrapimi pesë-minutësh”, veza, me madhësi sa një gjysëm kokërr kripe, lejon që vetëm një qelizë të depërtojë në të .

    Kjo është esenca e njeriut, i cili nuk është krijuar nga e tërë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Kjo është e shpjeguar në Kuran:

    “A mos mendon njeriu se do të lihet pa u ngarkuar me përgjegjësi. A nuk ka qenë ai dikur një pikë e farës që derdhet ?” (El Kijame 36-37)

    Siç e shihni Kurani na informon se njeriu nuk është krijuar nga e gjithë sperma, por nga një pjesë shumë e vogël e saj. Ky fakt që theksohet në këtë shpallje është zbuluar prej shkencës bashkëkohore dhe është një dëshmi e qartë se kjo shpallje ka origjinën hyjnore.


    Në foton lart, ne shohim momentin e derdhjes së spermës në mitër. Nga 250 milionë spermatozoitet e lëshuara nga mashkulli, vetëm shumë pak prej tyre e arrijnë vezën. Spermatozoiti që do të fekondojë vezën është një prej një mijë qelizave spermatozoite që arritën të mbijetojnë. Fakti që njeriu nuk është krijuar nga e tërë fara por nga një pjesë e vogël e saj, është e shpallur në Kuran me shprehjen “një pikë e farës që derdhet” .

  19. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Përzierja!

    Lëngu i quajtur spermë nuk përmban vetëm spermatozoitë. Përkundrazi, ajo është e përbërë nga një përzierje lëngjesh të ndryshme. Këto lëngje kanë detyra të ndryshme, siç është mbajtja e sheqerit, i cili është i nevojshëm për t’i dhënë energji spermatozoiteve, neutralizimi i acideve gjatë hyrjes në mitër dhe krijimi i një ambjenti rrëshqitës në mënyrë që t’i krijojë lëvizje të lirë spermatozoitëve.

    Kjo është me mjaft interes, sepse si sperma që përmendet në Kuran edhe ky fakt, i cili u zbulua nga shkenca bashkëkohore, që të dy i refefohen asaj si një lëng i përzierë:

    “Ne e krijuam njeriun prej një pikë uji të përzier për ta sprovuar atë, andaj e bëmë të dëgjojë e të shohë.” (El Insan 2)

    Një ajet tjetër, po ashtu bën fjalë për farën si një përzierje dhe në të theksohet se njeriu është krijuar nga “ekstrati” i kësaj përzierje:

    “Ai e përsosi krijimin e çdo gjëje dhe filloi krijimin e njeriut nga balta. Pastaj bëri që pasardhësit e tij të shtohen prej esencës së një lëngu të dobët.” (Es-Sexhde 7-8)

    Fjala arabe “sulale” e përkthyer si “esencë”, nënkupton diçka esenciale ose pjesa më e mirë e diçkaje. Në raste të tjera ajo nënkupton “një pjesë të një tërësie”. Kjo tregon se Kurani është fjala e Atij që e njeh krijimin e njeriut në detajet më të hollësishme. Ai është Allahu, Krijuesi i njeriut.


    Në Kuran thuhet se meshkujt dhe femrat janë krijuar nga “pika e farës që hidhet”. Gjithësesi, jo shumë kohë më parë, besohej se gjinia e foshnjës përcaktohej nga qelizat e nënës. Shkenca arriti ta zbulojë këtë fakt të përmendur dhe në Kuran, në shekullin e XX. Kjo dhe shumë detaje të njëjta mbi krijimin e njeriut janë shpallur shekuj më parë në Kuran.

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Gjinia e foshnjes!

    Jo shumë kohë më parë mendohej që gjinia e foshnjes përcaktohej prej qelizave të nënës. Ose më saktë, besohej se gjinia ishte e përcaktuar nga qelizat e mashkullit dhe të femrës së bashku.

    Por në Kuran na është dhënë një informacion i ndryshëm, në të cilin thuhet se të dy gjinite janë krijuar nga “pika e farës që hidhet”.

    “Ai i krijoi të dy sekset, mashkullin dhe femrën, prej pikës së farës që hidhet”. (En-Nexhm 46-47)

    Zhvillimi i metodave të gjenetikës dhe biologjisë molekulare kanë vërtetuar shkencërisht saktësinë e këtij informacioni të dhënë në Kuran. Tani është e qartë se seksi përcaktohet nga qelizat spermatozoite të mashkullit, ndërsa femra nuk luan asnjë rol në këtë proces.

    Kromozonet janë elementet bazë në përcaktimin e seksit. Dy nga 46 kromozonet, të cilat përcaktojnë strukturën e njeriut, janë të njohura si kromozonet seksuale. Këto dy kromozone tek mashkulli janë emërtuar “XY” , ndërsa te femra “XX” , sepse forma e këtyre kromozoneve ngjason me këto shkronja. Kromozoni Y mban kodin gjenetik të mashkullit, kurse kromozoni X atë të femrës.



    Formimi i një qienie njerëzore fillon me ndërthurjen e një prej këtyre kromozoneve, i cili gjendet si te çiftet e mashkullit ashtu edhe te ato të femrës. Te femra, komponentet e qelizës seksuale, të cilat ndahen në dy pjesë gjatë ovulacionit, mbajnë kromozonet X. Qeliza seksuale e mashkullit, nga ana tjetër, prodhon dy lloje të ndryshme qelizash spermatozoide, njëra prej të cilave përmban kromozonet X, ndërsa tjetra Y.

    Nëse një kromozon X i femrës bashkohet me një qelizë spermatozoite, e cila përmban një kromozon X, atëherë fëmija do të jetë femër. Nëse ajo bashkohet me një qelizë spermatozoite e cila përmban kromozonin Y, fëmija do të jetë mashkull.
    Me fjalë të tjera, gjinia e foshnjes përcaktohet nga ai kromozon i mashkullit që bashkohet me vezën e femrës.

    Asgjë prej këtij informacioni nuk dihej deri para shekullit XX, shekull në të cilin u zbuluan gjenet. Në të vërtetë, më parë besohej se gjinia e foshnjes përcaktohej nga trupi i femrës. Kjo është edhe arsyeja pse gratë fajësoheshin kur lindnin vajza.

    Trembëdhjetë shekuj para zbulimit të gjeneve, në Kuran shpallet lajmi i cili hodhi poshtë këtë besim të kotë dhe duke iu referuar origjinës së seksit, e cila nuk e ka pikënisjen nga femra, por nga sperma që del nga mashkulli.



    Kromozoni Y mbart karakteristikat mashkullore, ndërsa ai X ato femërore. Në vezën e nënës ndodhet vetëm kromozoni X, i cili përcakton karakteristikat e femrës. Në spermen e babait ndodhen spermatozoite që mbajnë kromozone X dhe Y. Kështu pra, gjinia e foshnjes varet nga fakti se cili prej kromozoneve ndodhet në spermatozoitin që fekondon vezën, X-i apo Y-i. Me fjalë të tjera, ashtu siç e gjejmë të shpallur edhe në ajet, rolin kryesor në përcaktimin e seksit e luan sperma, e cila del nga babai. Kjo njohuri, i cila nuk dihej në kohën kur u shpall Kurani, është argument i qartë se Kurani është Fjala e Allahut.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. "Kurani", kontradiktat dhe absurditetet
    Nga Legjion në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 312
    Postimi i Fundit: 03-10-2017, 08:23
  2. 7 mrekullite e botes
    Nga Era1 në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 07-02-2010, 18:56
  3. Mrekullite shkencore te Kur'anit --- video dokumentar ---
    Nga Acid_Burn në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 05-03-2007, 13:46
  4. Mrekullitë e Jezusit
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 16-03-2006, 18:43
  5. Kush do te jene 7 mrekullite e botes?
    Nga Juventini në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 01:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •