Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 42
  1. #21
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Le te jemi me civile ne diskutime.
    Tri fjale per ofendimin ne stilin greko-sllav nje here.

    E para, nuk hyra une ketu as ne uniforme ushtarake as paramilitare, qe te me kerkohet paraqitje me civile.

    E dyta, une si Kosovar nuk mund te pranoj nje thirrje te tille nga dikush qe ka braktisur vendlindjen ne kohet me te veshtira te saj dhe eshte prezentuar Kosovar atje ku te kete thyer qafen, pikerisht me qellim qe ta konsiderojne si njeri "civil" dhe te gezoj mikpritjen e atij shteti ne llogari te respektit qe kishin fituar emigrantet kosovar ne te shkuaren, ndersa edhe sot e kesaj dite jeton atje nen ate ambrelle.

    Ne lidhje me kete qeshtje, le te jemi te qarte nje here e pergjithmone!

    Nuk do ta them te treten. Deshiroj te mjaftohem me kaq, me shprese se ofendime te tilla me paragjykime te prapambetura provincialiste e qendrime primitive ndaj perkatesive krahinore nuk do te perseriten me ne kete forum.

    Mes tjerash shprehja "me civile" eshte e gabueshme si ne aspektin drejteshkrimor aq me shume ne aspektin leksikor, sepse per te shprehur ate qe po mendoje, duhet te perdoret shprehja "me te kulturuar" eventualisht "me te edukuar", e kurresesi "me civil" (forma e drejteshkruar e kesaj vete), sepse te jesh civil dhe te jesh i edukuar apo/dhe i kulturuar nuk jane (shprehje) te shkembyeshme kutpimisht, sepse nje qytetar mund te jete "civil" por kjo nuk nenkupton edhe i sjellshem, edukuar, kulturuar, etj., ndersa e kunderta po.

    Tani per te deshmuar se nuk jam malesor qe nuk e respekton as kulturen tradicionale dhe qe as ka arritur as te njoftohet me normat e sjelljes bashkekohore urbane per te ngelur dyfish i pakulturuar, Dalanit do t'ia bej nje pyetje poaq te logjikshme sa edhe perfundimi i tij logjik. Sepse duket qarte se nuk i paska rene ne sy shkrimi ku une hedhe nje perfundim te ngjashem ne lidhje me qeshtjen qe po diskutoja dhe te cilin e hodha poshte pikerisht sepse m'u duk teper i logjikshem sa te jete plotesisht i gabueshem.

    E para: A emigrohet nga vendet ku ka prodhim te mjaftueshem per popullsine apo
    e kunderta?
    E dyta: A shtohen me teper skamnoret apo kamesit e medhenje? (Pra a bejne me shume femije ata popullata e pasur apo e varfera?).

    Shtimi i popullates ne ishull dhe pamundesia per t'i ushqyer te gjithe mjafton per ate qe udhehiqet me logjike te bazuar te vije ne perfundim se ne kushte te tilla popujt migrojne, dhe Kreta eshte nje nder vendet e cila rregullisht ka emituar popullate ne drejtim te brigjeve te Egjeut e me tutje. E megjithate deri me rrenimin e mbreterise Minoike, Kreta ka qene nje nder mbreterite me te pasura ne ne regjionin euro-aziatik, Por pavaresisht kesaj, ka pasur ngritjet dhe reniet e saj ekonomike edhe gjate asaj periudhe sepse ekonomia e saj varej kryekeput nga tregtia detare si dhe tributet qe here paguheshin, e here jo, nga shtetet qe kishte nen sundim.

    Prandaj edhe ne rastin kur nuk do te merreshin parasysh keto qe posa i shtrova, ishte nderhyrja jote ajo qe do te kerkonte nje fshikullim te tille perbuzes gje qe une nuk e bera, kur nderhyre ne menyre te pa paralajmeruar dhe pa kurrefar ekspozeu duke thene:

    "Fakt logjik i pakundershtueshem !!!
    Pranohet gjeresisht qe popujt perparojne fillimisht ne ekonomi pastaj ne fusha te tjera. Bujqesia ka qene baza e shvillimit te popujve ne lashtesi.
    Kreta apo cdo ishull tjeter nuk ofron kushte me te mira sesa nje fushe pjellore."

    Ndersa une nuk shoh kurrefar logjike ne kete qe e ke thene sepse blegtoria dhe peshkataria jane deshmuar shume me profitabile se se bujqesia, pa llogaritur ketu eksportin e prodhimeve teknologjike dhe shpikjeve tjera qe ata me sukses i plasonin ne mbare egjeun e tutje ne afrike.

    Logjika mund te mashtroje keq ne rast se keqperdoret.

    Ne rast se te gjithe zogjet kan flatra, te gjithe zogjet kan bisht si stabilizator, te gjithe zogjet marrin fryme me mushkerinje. Dhe themi se Delfinet kan flatra, delfinet kane bisht, dhe delfinet marrin fryme me mushkerinje.
    Fakt, fakt, fakt.
    Perfundimi logjik eshte se delfinet jane zogj!

    Megijthese perfundimi logjik eshte i sakte, ai qendron ne kundershtim te plote me te realitetin.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  2. #22
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    C'pate, te erdhi ndonje goditje prapa veshit?

    Kur ftova per civilitet (dhe jo vetem ty), para parsysh tonin jo te njerezishem dhe Urdheror ndaj Dalan. Une bej shaka gjithashtu kur ndonje mendim i dhene eshte shume jashte bazes, por nuk mendoj dhe shpresoj te mos kem dhene te kuptohet qe bartesi te tij qe eshte hajvan tipik.

    Per ato pallavrat e tjere, kosovare, serb, uniforma,braktisje a ku une cfare, po lej personin te cilit i je drejtuar te te pergjigjet vete, ndonese nuk kam idene se perse kjo pjese duhet te hynte ne te njejtin postim me te cilin besoj me je drejtuar.

    Ne fjale te fundit, Tanin e Hauzeve aty e ke, keshtu qe je i lire te besh duet greko-serb me delfine, sorra te zeza, dhe deduksionin logjik se sorra noton.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 23-06-2007 mė 09:37
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Styx, permbytjen e Deukalionit (siē e quajte ti) e ka mbijetuar edhe Dardani i cili me siguri pas permbytjes emigroj nga gadishulli Apenin dhe krijoj Dardanine, nese nuk na genjejne.


    Citim Postuar mė parė nga Wikipedia
    Er (Dardanus) ist neben Deukalion und Ogygos einer der griechischen Fluthelden, welche jeweils eine große Sintflut überlebt haben sollen.
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  4. #24
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Po, ashtu eshte. E ka jetuar permbytjen.

    Di gje te thuash ne se nga u nis (rezidenca para permbytjes) dhe ku u vendos (rezidenca pas permbytjes) Dardani?

    Citon qe Dardani origjinon ne Gadishullin Apenin (Itali). Nga cila ane? Ajo qe u mbyt ne detin Adriatik? Ne se eshte keshtu, pse jo Ballkanik?

    Si e shpjegon qe kombi i quajtur Dardan ka ekzituar vetem ne mes se pikes ne nisjes dhe asaj se arritjes se Dardanit? Apo njerezit e lashte ndertonin perandori me emrin e tyre, pastaj e lenin popullin e vet dhe shkonin hyzmeqare nder popuj te huaj? Apo eshte ajo tjetra qe mbase Dardani e mori popullin me vete, ndersa ne pjesen gjeografike te quajtur Dardani qe atehere ketej jetokerkan popullata te tjera (sllave - do thonin sllavet& miqte).

    Per mendimin tim Dardanet nuk kane levizur kurre nga epiqendra e tyre ne Ballkan pas permbytjes. Mund te jene shtrire, me sakte perhapur ne forme rrezore duke filluar nga qendra, Dardania sotme, por nuk kane erdhur nga Azia ne Ballkan, ose nga Amerika ne Ballkan.

    Para permbytjes, pajtohem me nje hipoteze te Baptistit (qe i bie dhe derdh koven me qumesht aty lart) qe duhet te kete qene nje popullate e madhe boterore me shtrirje, influence e zhvillim kolosal. Por ketu pranoj qe nuk kam njohurite e duhura. Por gjithashtu mendoj se kane qene me shume se nje race.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 23-06-2007 mė 10:36
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  5. #25
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Mire atehere, po i leme anash qeshtjet se, cila pjese e shqiptarizmes eshte me e eger dhe cila me civilizuar, sepse ato dihen boterisht tashme dhe jane vertetuar ne praktike, sepse ta thote opinioni publik i formuar dhe i pjekur mire kudo qe te shkosh neper evrope, e tutje ne kontinente.

    Besoj se ofendime te tilla nuk do te kete me.

    Me vjen mire qe Dalani e mbeshteti perfundimin tend te paster logjik ne menyre aq te eger, -kjo mua aspak nuk me pengoi, por ishte mungesa logjike e argumentimit ajo qe me beri ta pyesja nese i ka te mbeshtetura ato kur zgjodhi ate menyre paperfillshmerie te deklarimit.

    Kretasit ne kohen kur ndertuan gjigantin e bronzte te cilin e "mbyti" Medea ishin mbreteri e madhe e cila kontrollonte gjithe Egjeun pjese te mira te Azise, Ballkanit gadishullit Apenin etj. Vrasja e ketij kolosi te bronzte i cili me njeren kembe mund te qendronte ne Krete ndersa me tjetren ne brigjet e Azise shenon shembjet e para te kesaj mbreterie te fuqishme te bronzte.

    Ne kete shembje (megjithese fakt i heshtur) kontribuan dardanet dhe ngritja e tyre e pasqarushme ne fuqi qe u shoqerua me nje varg ndermarrjesh e kampanjash ne drejtim te lindjes duke i dhene fund ne masivin alpin te Kolkides, ose duke themeluar atje nje qender kufitare te kultit qe u perzie me "dashin e arte" dhe dardhes se tyre etnoreligjioze te arte si antipod i molles se arte apo Molles se Erides (Errorit) ose ngaterreses, pra S(h)'erridanes.

    Ky moment historik ia hapi dyert themelimit te Trojes dhe pushtimeve te nje pjese te madhe te asaj mbreterie nga Dardanet e pare. Dardani nje here zbarkoi ne Krete triumfalisht ne menyre qe pas kesaj te shkonte ne mbreterine Teukre ku themeloi Dardanine dhe qytetin e pare dardan ne Boten e Re te atehreshme.
    p.s.: Askund nuk thuhet se "Dardani zbarkoi triumfalisht ne Krete" e megjithate miti nuk e le pa e evidentuar kete; faktin e kalimit te Dardanit neper Krete per te vajtur ne Azi. Aniqe rruga e tij nga Samotraka per ne Azi ishte trefish me e shkurter!

    Tempulli i Aferdites ne Qipro qe datohet rreth shekullit XVI pes (pastaj i braktisur p arsye te njour) u atribuohet feniksave! Tani te nenvizojme se me fenikasit eshte manipuluar me qellim qe te shtremberohen faktet historike ne te njejten menyre sic manipulohet me racen dorike.

    Ne te gjithe e dijme se ngulitjet e para 'protogreke' kishin ardhur nga regjioni paralagjeve te egjiptit te fuqishem, qe jetonin disi ne rrethina te moleve te bregdetit sepse nuk pranoheshin si qytetare ne Egjipt. Ky popull i padefinuar etnikisht jetonte shlirshem neper rrethina te qyteteve te atjeshme derisa dicka e vuri ne levizje dhe e solli per here te pare ne "danaide".

    Nga tjetra ane origjina greke nga doret (qe sot qellimisht gabimisht konsiderohen etnitet) qe aq me ngulm mundohen ta perqafojne kete shpifje si hipoteze te origjines greke bjen ne kundershtim te plote me faktet e me hereshme sepse doret vijne nga nje ane diametralisht e kundert e kahut boterore, nga kontinenti, e jo nga deti! Se greket nuk mund te mburren me kulturen e larte detare te Shqiptareve e tregon fakti se ata nuk hanin peshk. Dhe kete ne mase te madhe nuk e kan bere deri ne periudhen e indoktrinimit kristian. Si behet atehere qe greket e peridhes trojane te jene greker? Kur shihet qarte qe nuk jane. Edhe danajte duhet te jene race e perzier me mbeturinat e rrethinave te egjiptit dhe pellasge jofisnik te bregut verior Afrikan.


    S'ka gje te keqe, Tnnhsr thote se "dyndja dorike" ishte vala e trete dhe e fundit e influksit te "grekeve" te mevonshem ne Greqi...

    Asgje atehere, nese ai dhe shkencetaret tjere bashkohor e mbeshtesin si pike origjinore te grekeve Emathine shqiptare, ai duhet ta pranoje se greket qenkan nje popull tipik kontinental Horestal, Orestal, ose Forestal (!digamma ne anglishte), pra Malesoresh. Te cilet erdhne te formuar etnikisht ne Helade dhe nuk jane autokton aty. Atehere shqiptaret duhet te dalin nje popull tipik bregdetar dhe cdo gje qe i perket kultures bregdetare neper ishuj, gjinje, brigje te "greqise" e tutje ne mesdhe te jete shqiptare. Por meqenese shqiptaret jane autokton dhe te formuar me gjithe shtrirjen e tyre si ne dete ashtu edhe ne kontinent, atehere greket dalin popull absolutisht i paftuar ne regjionin qe e mbajne te pushtuar sot.

    -Prandaj Tnnhsr jemi te gatshem kur do te deshirosh te nderrojme tokat, -ju vini ne ato dy-tri bjeshke prej nga e keni origjinen kurse ne na i ktheni tokat stergjyshore te terat sic kane qene!
    ( Tu drejtova pasi qe jam i bindur se po e lexon edhe kete teme).

    Tjeter eshte Permbytja, tjeter Apokalipsi apo Kataklizma. Te dyja kane ndodhur por per disa here radhazi ne kete regjion. Ne duhet te mesojme menyren e dallimit te tyre. Perthyerja qe ngjau rreth shek. XVI pes, a ishte permbytje, cunami i shkurter apo kataklizme. Kur shperthyen vezufi dhe Etna ne gadishullin satanik/Saturnik?

    A pershkruhet kjo ngjarje ne mitin per Luften e Titajve? Kur ndodhen shperthimet e reja te cilat u evidentuan dhe interpretuan si Kryengritja e II-te e Titajve, dhe paraqitja e Zeusit Beselidhes? Njerit nga Zeuset qe themelojne shtyllen e trete te Kanunit Shqiptar Per dallim nga themelata e Zeusit Mikprites te shtylles se pare qendrore dhe me jetike te Kanunit te Sterlashte Shqiptar, qe u be menjehere pas permbytjes se shaktuar nga ai.

    Prandaj kam frike se une po ju bi me kofa dhe me kujdesin me te madh qe te mos derdhet asnje pike nga kjo pasuri, kurse ju qe jeni mesuar te thithni pik-pika po i bini shkelm duke menduar se kofa eshte e zbrazte pa paramendimin me te vogel se eshte plote!

    Reperkusionet historike jane te medha por e vetmja gjurme per te bashkuar copat e historise sone te sterlashte dhe e sigurt eshte Kanuni qe sot i atribuohet shqiptarit me te madh te te gjitha koherave Leke Duke Gjinit.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #26
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nuk e di kush je mor ti mik, dhe qofsh me shendet aty ku je. Po filloj duke thene, se nuk jam une qe te kam vjedhur idete dhe inkorporuar ne punimet e mija. As qe nuk jam une arsyeja objektive e cila nuk te ka lejuar te shkruash historine, te cilen te pashkoqitur e fsheh tash kaq vjete ne koferin tend.

    Nga ato cika teorish qe ke pasur “zemergjeresine“ e pamase te hedhesh ne forum, mendoj se nuk ja kam ziline e koferit tend. Kofer plot, por me cfare? Kofer qe prish diamante e ruan me kryenecesi goglat?

    Per cfare kolos Krete flet ti mor shoq? Per Kolosin e…Rodit? Se ata te Kretes dhe Medese se Jasonit sikur qene buaj me fryme percelluese. Pasatj, ky kolosi jot e ndryshonte vendin e kembeve perdite keshtu, nje kembe e mbante ne Azi ndrersa tjetren here ne Krete e here ne Rod?

    Po kush ka qene Zeusi? Po Atlasi? Po Durresi kodin e te cilit e ka shkruajtur Aristoteli? Po ashtu, per c’arsye ngrihet Dardani nje dite te bukur dhe “marshon” ne Krete e me pas ne Azi? Apo do thuash ti, ku ka kohe me te mire per te bere xhiro se sa ne mes te kataklizmes? Apo mbase kishte harruar te merrte busullen me vete?

    Sqarimi fundit. Emrin qe me ka dhene nena e babai e mbaj zyrtarisht tash e kesaj dite, dhe nuk kam tentuar ta nderroj me emra “kosovar” per te perfituar nga privilegjet e ish-Jugosllavise. Mendoj se emri qe kam eshte me i nderuar ndersa po aq i lashte sa tendi. Nuk i kam as borxhin me te vogel moral dardaneve (qe edhe po t’u kisha prap i kam vellezer), e aq me pak serbeve. Mbase jane dardanet e sotem qe me detyrohen, por nuk kam kontribuar per tager.

    Ate percarjen dhe ndasite qe do te fusesh, jo po dardanet apo shqiptaret jane me te, apo me pak te civilizuar mbaji me vete dhe ndaji me ate qe t’i ka futur ne vesh. Ne se shikon kete si praktike ne forum, te siguroj qe ky forum nuk eshte nen pronesine time.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 23-06-2007 mė 18:14
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  7. #27
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Pike se pari nuk jane kurrefare privilegjesh te ishjugosllavise ato qe permenda por pikerisht rspekti qe kan fituar punetoret kosovar shqiptar ne diaspore me punen e tyre te palodhshme me kujdesin ndaj familjes, me edukaten e tyre familjare tradicionale dhe me respektimin si dhe pershtatjen e shpejte ndaj kultures vendase dhe ligjeve. Sepse serbe kroat e sllovene poshtu nga ishjugosllavia asnjehere nuk kane gezuar respektin dhe trajtimin qe u eshte bere shqiptareve te kosoves qe punonin atje me nga 7-8 vjete dhe ktheheshin per te investuar ne vendlindje.

    Tani e sheh se sa ofenduese dhe e padrejte eshte te gjykohet individi duke u bazuar ne stereotipe qe formojne propagandat antikombetare brenda qarqeve tona. E sheh sa keq mund te vrasin personalitetin njerzor kualifikimet e tilla gjeneralizuese dhe absolutisht arbitrare?

    Asnjehere nuk kam konsideruar se i takon llojit te pervteson nga idete e te tjereve dhe aq me pak se i pranon idete e te tjereve me lehtesi. Kete ta thme si kompliment, sepse kete vi te karakterit e cmoj pa mase ne secilin person qe e ka. Eshte kompliment ne vete kur flas me individ te lire, e jo me produkte fabrikatesh te llojllojshme, filluar prej atyre religioze, ideologjike, politike, ekmr., qene vend se te krijojne individualitetin e tyre marrin nje tikete te gatshme dhe mburren poshte e perpjete si perfqesues i nje dickaje te rendesishme, aq me keq shiten si njewrez te formuar, kur s'jane asgje perpos nje produkt serik, nje stereotip, surrogat i ideve te larta e perparimtare te dikuj tjeter.

    Por them dhe po e perseris se ndasine nuk ua solla une, ate e gjeta ketu midis jush...
    (pershtatur nga fjalimi i Skenderbeut ne Kruje)

    Ajo qe po beja une me reagimin tim ndaj gjestit tend te pahijshem te nxitur nga kjo skeme bardhezi e vleresimit te kosovareve jasht kufirit eshte pikerisht heqja dhe prishja e ketyre stereotipeve qe qarkullojne ngate dy anet tash nje dekade e gjysme. Se perndryshe nuk do te kisha vullnet te shkruaja gjithe ato fjale, por e jap si kontribut te "nxehte" ne drejtim te thyerjes se ketij principi te futjes se njerezve ne shabllone grupore, etj.


    Pastaj nuk kam frike se dikush do te marr dhe te pergatise doktoraten e tij me ato qe shkruaj une ketu as afer mendesh bile. Sepse nuk jane faktet ato qe perbejne shkencen por "sistematika" e tyre. Ndersa kjo eshte pune, pune e rende...

    Nje pergjegje retorike ndaj pyetjes per verdallisjen e Dardanit prej samotrake ne krete e praj andej ne Troje.

    Perse atehre pas shukem shekujsh, "Beselidhja e Kalit" me ne krye Agamemnonin nuk vajten drejte ne Troade por para kesaj zbarkuan ne Krete e tek atehere, praj aty nisen "marshin" kunder Trojes dhe qyteteve tjera qe hasen per udhe?

    Pergjegja ne kete pyetje pergjegj edhe (pyetjen tende) te paren!

    Te pershendes miqesisht Styxo;
    (dhe pa asnje rezerve)
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar mė parė nga Styx
    Po, ashtu eshte. E ka jetuar permbytjen.

    Di gje te thuash ne se nga u nis (rezidenca para permbytjes) dhe ku u vendos (rezidenca pas permbytjes) Dardani?

    Citon qe Dardani origjinon ne Gadishullin Apenin (Itali). Nga cila ane? Ajo qe u mbyt ne detin Adriatik? Ne se eshte keshtu, pse jo Ballkanik?

    etj.
    Po nga ajo qe jam munduar une i shkreti te lexoj, nuk permendet se prej nga u nis e kur u nis, por ajo qe ai ishte nga Italia (nese eshte e vertet) e gjejme tek Homeri (nese nuk gabohem) ku tregon se si nje nje Orakull i thot Aeneasit te shkoj ne ate vend prej nga e kishte prejardhje Dardanusi, i cili paska prejardhjen nga Italia.

    Mua po me duket qe Dardanet jan pasardhesit e Dardanit (Dardanusit), nje pellazg me gjak mbretrore qe krijoj familje, pastaj familja e tije u rrit dhe u bene fis, pastaj fisi u rrit shum dhe u be popull ne vete me nje dialekt pellazg qe i kan thene gjuhe, e kshtu me rradh ....

    e a e krijoj Dardanine ky Dardani para permbytjes apo pas permbytjes kete nuk e di, dhe ndoshta as ti, ose ?
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  9. #29
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Do te me prishesh mendjen me levdata, apo deshiron te sapunisesh comagen?

    Po verej cfare shkon ters ne debatet dhe me duket se une them dicka tjeter nga ajo qe interpreton ti. Porsa e interpretuar eshte e kote te te sqarohet gje, sepse te eshte mbushur mendja me supozimin tend. Sqarim:

    Civil- ne versionin e perdorur - nekuptonte te folur me te ndjeshme ndaj ndjenjave te njerezve me kapacitet qe perpiqen te krijojne opinion e tyre.

    Civil- ne perkthimin tend - ushtarak, tradhetar, barbar, katunar, hajvan, bile edhe Dardan(!?)

    Ben te me thuash se pse keto epitete i lidh me Dardanet? Edhe sikur te kisha perdor versionin tend te "Civil", une nuk ju drejtova gjithe Dardanise, po vetem ty qe bere postimin. Apo ti bashkepunove me gjithe dardanet kur ju pergjigje Dalan? Vlen te kerkosh tek vetja jote se perse pergjitheson pa shkak.

    Per Jugosllavine dhe shtypjen atje mos me shpjego mua, se kam pare hotelet Kroate ku thuhej “Shqiptaret dhe qente nuk lejohen”, sic kam bere edhe Krotet te kendojne Shqip ne Beograd ne kohen e trazirave te para te Strepce.

    Tani, per “Beselidhjen e Kalit” (ne se u quajt keshtu para apo pas kalit po te lej ty te na sqarosh. Kam pasur dokumente per beselidhjen -Sparta qe jashte- por nuk kam pare kalin te permendet ne to), nuk mendoj aspak se jane ndalur ne Krete. Mendoj se jane ndalur ne Vlore, per arsye spirituale, por edhe sepse ishte pika me e shkurtur per te mbledhur fuqite aleate para embarkimit per ne Troje. Sic ka dale ne pah, Troja qe besoj une dhe ajo e Shliemanit nuk jane ne te njejtat kordinata gjeografike dhe historike.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 23-06-2007 mė 21:46
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #30
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Si eshte ajo teoria qe greket nuk e hane/gatuajne peshkun? Me duket shume interesante. Mbaj mend qe dikush ankohej njehere se nuk kishte fjale me etimologji shqipe qe te lidheshin me detin dhe ky qe student historie (s'e mbaj mend saktesisht degen).
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu i Muslimanit me Krishterin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 07-05-2013, 10:59
  2. Bibla Kur'ani Dhe Shkenca
    Nga Florim07 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 21:26
  3. Hyrje nė BIBEL (Besėlidhja e Vjetėr)
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 14:20
  4. Islami Apo Krishterimi
    Nga Klevis2000 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 11-03-2004, 07:37
  5. Tumat e Davidit
    Nga fisnik nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-04-2003, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •