Close
Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 60
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime

    Mehmet Bislimi

    MBI MURET E DUBRAVĖS

    Ferrin e Dantes pėr sė gjallė e panė!...

    Mbi telat me gjemba

    Nė vend tė gunave me jataganė

    Lėkurė, kėmbė e duar i lanė...

    Njėqindeshtatėdhjetedy

    Tė burgosur shqiptarė

    Tė lidhur me zingjirė, pushtuesi serb

    I vrau me pushkė e mitraloz tė rėndė!

    Po ē'kuptim ka mė ferri i imagjinuar,

    Ferri i Dantes

    Kėtu e tetė shekuj mė parė

    Nė krahasim me ferrin e Dubravės-

    Me ferrin qė serbia e pėrgaditi pėr

    shqiptarėt!...



    Burim, '99
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    KULLAT



    Pa mėshirė koha rėndoi mbi kullat

    Mbi kullat e lashta kaherė ndėrtuar

    Rrugėt e sė kaluarės dhe sė tashmės

    Nė kullat shqiptare janė gėrshetuar



    Nga frengjitė e kullave qėndruan:

    Mici, Seferi, Curri, Tahiri e Ademi

    Kullat shqiptare i madhėruan

    Fortifikata, kala prej guri...



    Koha ka rėnduar mbi kullat

    Bari mbiu, ēatinė ua mbuloi

    Nga kullat tona dualen burrat

    Dhe bėnė historinė e saj



    Dukagjin '01
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #3
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    ZJARRI I VOTRĖS SIME



    Kėtu nuk ka zjarr nė votėr

    Bujaria ėshtė tretur ka herė

    Njerzit janė shumė tė akullt

    Ngrohtėsi nuk ka n'pranverė



    Zjarri i votrės sime

    Gjurmė e lashtė e historisė

    Ditė shprese a stacion harrimi

    Pėr ata qė i mungojnė shqiptarisė



    Zvicėr, '94
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #4
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    NATA SHQIPTARE



    Po ēfarė ėshtė nata vallė?

    Kush di tė pėrshkruaj natėn shqiptare,

    Nėpėr kazamatėt serbe,

    Natė shekullore,

    Natė Bartolomeu,

    Natė qė shqiptarit i nxjerrin shpirtin

    N'torturė e sipėr

    Por tė vėrtetėn se jap!

    Natė hetimesh, varjesh e vrasjesh

    Natė lagėshtie, myku e kundėrmimi,

    Natė sharjesh, fyrjesh shfryrjesh,

    Natė vigajsh, qėndrese e ngadhnjimi



    Prekaz, '93
    My silence doesn't mean I am gone!

  5. #5
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    UKSHIN HOTIT



    Ėshtė nė mesin tonė-

    Mos e kėrkoni diku tjetėr

    Kush gėnjen se ėshtė zhdukur

    Ėshtė kudo a se shikoni,

    Nė rrugėt e ardhmėrisė.

    ēdokund ėshtė pishtar

    Simbol i lirisė



    Prizren, '01
    My silence doesn't mean I am gone!

  6. #6
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    NJĖ JETĖ E TĖRĖ



    Njė jetė e tėrė, nė shėrbim tė atdheut

    As edhe njė ēast nuk ndalove

    Pėr lirinė tonė tė shtrenjtė,

    Gjithēka flijove...

    Sėmurja tė lidhi keq pėr shtratin e vet

    Me hallkėn e ēelikt

    Por ti atė nė tallje e vure

    Dhe vdekja me ty u korit.



    Zvicėr, '01
    My silence doesn't mean I am gone!

  7. #7
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    BACĖ RIFATIT



    Ulur nė ballė tė oxhakut

    Mustaqet krah me krah,

    Pret e pėrcjell njerėz...

    Tri ditė mė parė mori lajmin,

    Se nga familja i ranė

    Nė krye me Ademin-njėzet anėtarė!!!

    Ngushėllime i shprehnim ne

    Ai na priste nė ballė tė burrave

    Tė dukej se ėshtė vet plaku i Currajve

    Ai tė gjitha atdheut ja fali!



    München, '98
    My silence doesn't mean I am gone!

  8. #8
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    KUR VUAN POETI



    Kur vuan poeti

    Digjet si qiriu i Naimit dikur,

    Thurė vargje, ngre diga me duar

    Me duar t'zverdhura nga nikotina,

    Por ai ardhmėrinė e popullit tė vet

    Pėrmes ngjyrės sė verdhė nuk e sheh...

    Poeti godet edhe nė vuajtje-tmerrėsisht

    Tė godet me vargje me penė e me zemėr

    Tė godet nė ballė, e jo pabesisht

    Nė thembėr!...



    Zvicėr, '00
    My silence doesn't mean I am gone!

  9. #9
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    URIM


    Mos u rritshin fėmijėt pa babė

    Mos na mbetshin kullat thatė

    Mos mbet pushka pa njė trim,

    Mos qaftė nėna fėmijėt jetim!



    Kukės, '99
    My silence doesn't mean I am gone!

  10. #10
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    TE VARREZAT E DĖSHMORĖVE



    Shumė nga ju vizituat

    Varrezat e Dėshmorėve t'kombit

    Me lulėkuqe nė duar

    Pa dyshim ata i nderuat

    Tė nderuar pranė tyre do tė ndihemi

    Vend aty pėr tė gjithė do tė ketė

    Pėrveē atyre qė u treguan aq

    mosmirėnjohės,

    Dhe i goditėn ata pėr herėn e tretė!



    Prekaz, nėntor '01
    My silence doesn't mean I am gone!

  11. #11
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    KOMANDANTI

    (Komandantit Legjendar tė UCK-sė

    Adem Jasharit)




    Kur erdhe nė kėtė botė

    Qetėsinė e theve me zėrin tėnd

    Kur ike nga kjo botė

    Frigėn e vrave me pushkėn e gjatė...

    Ti flisje pak puna tė fliste shumė

    Pėr lirinė qė ėndėrroje gjithmonė

    Folenė e kishe ndėr male tek shqipet.

    As shtrojė s'donje, as mbulojė

    Mitralozin e rėndė e kishte

    Shokun mė tė mirė e tė pandarė

    Pėr liri tė atdheut qėndrove

    Luftove duke kėnduar!

    Vdekjen e munde mee kėngė

    Lotin e ktheve nė shpresė

    Trimat i bashkove me kushtrim

    Pėr atdhe e flamur me forcėn e Anteut

    Qėndron kurdoherė

    Roje e atdheut



    Prekaz, '01
    My silence doesn't mean I am gone!

  12. #12
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    SHPĖRNGULJA E JONĖ



    As nė kohrat biblike s'ėshtė parė

    As dėgjuar ndonjėherė

    Tė dėbohen me dhunė

    Nga shtėpitė e tyre

    Shqiptarė, rreth njė milion

    I nxorėn nė rrugėn e gjatė

    Nėn gjethet e lisit

    Mos harroni, i bėnė refugjatė!



    Kukės, prill '99
    My silence doesn't mean I am gone!

  13. #13
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    MĖRGIMI



    Fillimisht diēka i papėrfillshėm

    Ngadalė e me kohė tė rėndon

    Nga qingj i butė qė duket,

    Tė del ujk me dhėmbė!

    Tė devotshmit atdhetarė

    I mplakė i dėrmon

    Buzėqeshjen ta tretė malli

    Tkurresh dhe nuk mbetesh,

    Sa njė kokėrr limoni.



    Zvicėr, '95
    My silence doesn't mean I am gone!

  14. #14
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    36
    Postime
    11,960
    Faleminderit
    1
    22 falenderime nė 21 postime
    DJEPI



    Djepi i tokės sime

    Pėrkundi trimat tanė

    Sė bashku me ndjenjėn

    Atdheut pėr t'i dalur zot

    Ninullat

    Porosi kėngėsh pėr liri

    '99
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #15
    mall Maska e bili99
    Anėtarėsuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Mosha
    56
    Postime
    1,805
    Faleminderit
    483
    46 falenderime nė 33 postime

    Dite Shprese per Shqiptarizmen eshte Kosova

    Citim Postuar mė parė nga Davius Lexo Postimin
    ZJARRI I VOTRĖS SIME



    Kėtu nuk ka zjarr nė votėr

    Bujaria ėshtė tretur ka herė

    Njerzit janė shumė tė akullt

    Ngrohtėsi nuk ka n'pranverė



    Zjarri i votrės sime

    Gjurmė e lashtė e historisė

    Ditė shprese a stacion harrimi

    Pėr ata qė i mungojnė shqiptarisė



    Zvicėr, '94

    Davius,
    Rrofsh qe na ke sjelle vargje atdhedashurie nga poeti Mehmet Bislimi.
    Kurre nuk do shuhet Zjarri i votres se poetit, kurre nuk do te shuhet zjarri i votres se shqiptarizmes - Kosoves, " Dite e Re" eshte Kosova dhe kurre Jo "stacion harrimi"

    Luftetareve te lirise:

    "Na mbrojtet vatanin me gjak,
    Prush ne voter qe te ruhet.
    Tym te dale mbi oxhak,
    Emri mos te na shuhet......"
    ...........................................

    Me nderime per vargjet dhe poetin Mehmet Bislimi dhe mbi te gjitha per personazhet-permbajtjen

    bili99
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bili99 : 10-01-2008 mė 12:52
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  16. #16
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,222
    Faleminderit
    4
    17 falenderime nė 17 postime

    KĖTU I THONĖ DRENICĖ - Tahir Meha – Monografi : Mehmet Bislimi


    Mehmet Bislimi



    KĖTU I THONĖ DRENICĖ



    Tahir Meha – Monografi



    Redaktor:

    Kadri REXHA



    Recensent:

    Bedri ISLAMI



    Lektor:

    Avni DEHARI



    Desing & Layout

    Adnan ASLLANI



    Pėrkujdesje pėr botim:

    Shoqata Kulturore Shqiptare”Mėmėdheu”

    St.Gallen – Zvicėr



    Botues:

    MKRSDĒJ

    Departamenti i Ēėshtjeve Jorezidente i Kosovės



    U shtyp nė shtypshkronjėn

    "Shkrola" – Prishtinė



    Copyright © 2004

    Autori & botuesi





    - Jeta e njė populli ka kuptim vetėm duke qenė i lirė.

    E tėrė filozofia e tė qenit tė lirė, s’ėshtė asgjė tjetėr pėrveē

    guximit dhe vendosmėrisė pėr t’iu kundėrvėnė pushtuesit!...



    - Autori
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  17. #17
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,222
    Faleminderit
    4
    17 falenderime nė 17 postime

    Mehmet Bislimi Hap Portat E Biografisė Sė Tahir Mehės

    Parathėnie





    Nė fillim tė librit tė tij tė ri " Kėtu i thonė Drenicė" publicisti i njohur Mehmet Bislimi, nė mėnyrė tepėr modeste, thotė se me kėtė libėr nuk ka dashur tė bėjė asgjė tjetėr, veēse tė hapė portat pėr biografinė e njė njeriu tė rrallė, trimėrisht i lartėsuar dhe mrekullisht i njohur, Tahir Meha. Me synimin pėr tė parė pikėrisht kėtė fakt, "hapjen e portės" pėr biografinė e njė njeriu tė njohur, u nisa ta lexoj kėtė monografi, e cila tashmė gjendet nė duart e lexuesit. Mė shtynte gjithnjė ideja pėr tė ditur mė shumė pėr jetėn e njė njeriu, pėr tė cilin, si ēdo shqiptar, kisha dėgjuar shumė herė. Mbi tė gjitha kisha dėgjuar pėr aktin e tij tė qėndresės sė 13 majit tė vitit 1981, si njėri ndėr epilogėt e demonstratave tė mėdha tė pranverės sė kėtij viti. Kisha dėgjuar pėr luftėn qė ishte bėrė atė ditė, nė gjurmėt e njė beteje tjetėr tė njohur, tė Ahmet Delisė, ashtu si do tė dėgjonim mė pas e do tė mburreshim pėrjetė, me qėndresėn e fisit tė jashtėzakonshėm Jashari, tė komandantit tė pėrgjithshėm tė UĒK-sė, Adem Jasharit.

    Njeriu mund t'i hapė portat e njė biografie gjithsesi. Mund t'i hapė nė njė mėnyrė qė "portat" tė duken tė shqyera, pra tė pėrēudnohet historia; mund t'i hapė "portat " nga vetja, ku autori tė jetė mė i merituar se sa njeriu pėr tė cilin shkruhet, mund t'i hapė "portat" nė mėnyrė spekulative, duke i veshur fakte e ngjarje qė nuk kanė ndodhur, si kemi lexuar nė ndonjė biografi tė kohėve tė fundit.

    E kisha kureshtjen pėr tė ditur hapjen e portės pėr biografinė e njė njeriu, i cili ndėrsa kishte pėrmasat e njė miti, nuk kishte ende njė libėr pėr tė; i cili, megjithėse gjendej nė dhjetėra e qindra faqe tė dosjeve sekrete tė zbulimit tė fshehtė jugosllav e serb, pėrsėri nuk ishte i dritėzuar nė historinė e popullit tė tij; i cili, megjithėse i kishte kėngėt e tij dhe populli nuk i fal aq bujarisht kėngėt, pėrsėri mungonte nė shtjellimin e plotė tė sė vėrtetės. E kisha menduar kėtė, sepse tė bėsh njė akt si ai i 13 majit tė vitit 1981, tė tė rrethojė ushtria serbe qė nė orėt e para tė mėngjesit, tė tė krijohet njė qark rrethues prej disa brezash etj., jo vetėm qė nuk ėshtė e rastėsishme, por donte tė thoshte se njeriu i rrethuar ishte bėrė tashmė rrezikshmėri pėr sistemin, dhunėn, shtypjen, vrasjet, mjerimin; donte tė thoshte se njeriu, qė kishte emrin Tahir Meha, kishte filluar tė bėhej njė shpresė, njė thirrje, njė rrugė qė duhej ndjekur. Kjo rrugė ishte e rrezikshme, sepse ishte e papėrfytyrueshme qė forcat e sigurimit serbo-jugosllav tė bėjnė gjithė kėtė rrethim, nė tė cilin vriten mė shumė se dhjetė milicė, plagosen mė shumė se dyfishi i tė vrarėve etj., vetėm se ashtu paskan menduar tė bėjnė terror.

    Normalisht shėrbimi i fshehtė serb, UDB-ja, e kanė studiuar mirė objektin e goditjes sė tyre, pėr t'i dhėnė mėsim tė tjerėve dhe pėr tė shuar ēdo vatėr rezistence. Nėse ndodhi e kundėrta, nėse flakėt e rezistencės u rritėn, kjo ėshtė nė nderin e bijve tė Drenicės, tė cilės i takonte edhe Tahir Meha, edhe i ati i tij Nebih Meha, tė cilės do t'i takojė edhe dėshmori i mėvonshėm Beqir Meha, vllai i Tahirit.

    Mehmet Bislimi, mendoj unė se, nuk ka hapur thjesht vetėm njė portė. Unė mendoj se ai ka hapur njėkohėsisht disa porta. Po ashtu ai ka bėrė edhe njė punė tjetėr: ka biografizuar jetėn dhe luftėn e njė njeriu, duke dhėnė njė vepėr tė dobishme. Mė tej se kaq: njė vepėr tė nevojshme. Edhe mė tej: njė vepėr e cila ka qenė e domosdoshme tė shkruhet. Fakti qė ajo del nė dritė nė 23 vjetorin e rėnies sė Tahir Mehės, nuk do tė thotė se ajo nuk ka qenė e punuar prej kohėsh nė mendimin e autorit. Do tė thotė se mosngutja e deritanishme ka bėrė qė tė kemi njė libėr tė mirė nė dorėn e lexuesit, i cili, nė se kthehem nė fillimin e idesė sime, ka hapur disa porta.

    Mehmet Bislimi ėshtė Drenicas, kjo do tė thotė se ai e njeh mirė Drenicėn. Ai ka bėrė tė ditur pjesė tė historisė sė saj, histori pėrmes sė cilės ka kaluar edhe Tahir Meha. Duke i treguar lidhjet fisnore tė Tahir Mehės, autori e ka parė tė arsyeshme, dhe mirė ka bėrė, qė gjeografinė e trimėrisė drenicase ta shtrijė pėrtej vatrės ku ka lindur Tahir Meha, pėrtej cakut tė fisit tė tij, duke e bėrė kėshtu njė simbol tė njė populli tė pėrvuajtur, mrekullisht luftėtar.

    Mehmet Bislimi ėshtė njėri ndėr veprimtarėt e hershėm tė ēėshtjes kombėtare. Me aq sa di unė, ai ka mė shumė se 25 vite qė ėshtė pėrfshirė nė kėtė pėrkushtim. Kjo do tė thotė se mė shumė se gjysmėn e jetės sė tij ai e ka bėrė me idenė se duhet bėrė mė shumė pėr lirinė e Kosovės. Duke qenė kėshtu ai i ka njohur mirė rrethanat nė tė cilat janė zhvilluar ngjarjet ilegale nė Drenicė, apo mė gjerė se kaq, ka sjellė fakte tė reja pėr fillesat e kėsaj lėvizjeje apo pėr pėrmasat qė mori ajo. Duke qenė i tillė, ai e ka njohur nga afėr Tahir Mehėn, familjen e tij, ka qėndruar nė tė njėjtėn qeli burgu me tė vėllain e Tahirit, dėshmorin e kombit Beqir Meha, e kjo do tė thotė se jo rrallėherė, kujtimet e tij janė autentike. Ai ka mundur t'i shmanget "unit" qė mund tė dėmtojė njė histori biografike, por nga ana tjetėr, herė pas here, me stilin e thjeshtė rrėfyes, pėrzier me humorin qė e ka edhe nė jetėn e pėrditshme, e bėn historinė mė tė saktė, mė bindėse e njėkohėsisht mė jetėsore.

    Mehmet Bislimi e shkruan kėtė libėr kur ka kaluar njė kohė, disi e gjatė, pas ngjarjes sė 13 majit tė vitit 1981. Do tė ishte dashur ta bėnte mė herėt, por edhe kjo e ka tė mirėn e saj. Nė kėtė kohė ai ėshtė njohur me tė vėrteta tė reja, me fragmente tė dosjes sė Tahir Mehės nė organet e sigurimit tė fshehtė serb, ndonėse jo plotėsisht dhe kjo duhet bėrė sa mė parė. Ka pasur kohėn e duhur tė gjejė fakte tė reja qė nuk janė ditur deri mė tash, tė bėj analizėn krahasuese tė ngjarjeve, pėr tė arritur nė pėrfundimin e saktė se Tahir Meha nuk ishte njė fragment i veēantė i lėvizjes ilegale ēlirimtare tė Kosovės, se ai ishte produkt i kėsaj lėvizjeje dhe i vendit ku kishte lindur, tė cilin po ashtu nuk e idealizon.

    Tahir Meha e dinte se nė rast lufte, Drenica do ta mbėshteste. Herėt a vonė kjo do tė ndodhte. Ai, po ashtu e dinte, se do tė kishte mes bijve tė vendit tė tij edhe plėngprishės. Tė dyja pėrdallimet e Tahir Mehės do tė shfaqeshin gjatė luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dhe nėse pėrmasat e kėsaj lufte do tė ishin krejt tė jashtėzakonshme, kjo do tė kishte lidhje edhe me vizionin e Tahir Mehės pėr lirinė e atdheut tė tij.

    Shkrimi i biografisė sė njė njeriu tė njohur, aq mė shumė i njė njeriu si Tahir Meha, ka vėshtirėsitė e veta. Disa prej tyre janė, shpeshherė, tė pashmangshme, sidomos kur ende shumė dosje janė pas njė mijė e njė ēelėsave. Mehmet Bislimi ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet qė pėrmes grumbullimit tė materialit tė futet pėrmes kėtyre vėshtirėsive, dhe nėse ndonjėherė nuk ia ka arritur, kjo ka ardhur mė shumė nga mungesa e informacionit tė fshehtė. Kjo edhe ėshtė e kuptueshme.

    Narracioni i librit "Kėtu i thonė Drenicė" ėshtė i thjeshtė, kjo do tė thotė se ėshtė i bukur. Megjithėse Mehmet Bislimi ėshtė poet, ai nuk e ka futur nė kėtė libėr pėrdorimin poetik tė fjalėve dhe tė fjalive, nuk ka rendur pas gjetjeve poetike, por ka dėshmuar thjesht, nė njė ndėrtim tradicional tė biografive, jetėn e njė martiri, si ishte Tahir Meha. Ndoshta kjo do ta bėjė librin mė interesant.

    Personalisht do tė isha pėr njė ndėrthurje, disi mė dramatike, duke shkuar disi tej asaj qė ėshtė e pėrhershme nė biografitė e njė njeriu, por kjo nuk e zbeh librin. Njė dėshirė e dikujt ėshtė vetėm njė dėshirė, secili e sheh vetė rrugėn qė do tė bėjė nė pėrshkrimin e jetės sė njė heroi. Mehmet Bislimi e ka parė nė kėtė mėnyrė, por dramatikja ėshtė ruajtur deri nė fund. Dhe kjo i bėn mirė librit tė tij. Mehmet Bislimi i hapi portat pėr jetėn e Tahir Mehės. Pra, ka hapur shumė porta. Duhej njė libėr i tillė. Dhe ky libėr tashti erdhi. Ėshtė i mirėseardhur.

    Bedri Islami
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  18. #18
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,222
    Faleminderit
    4
    17 falenderime nė 17 postime

    Njė Borxh I Kamotshėm

    ( Fjala e redaktorit )



    Emri i martirit Tahir Meha opinionit shqiptar dhe mė gjerė iu bė i njohur me 13 maj 1981, datė qė shėnonte ditėn e forcave tė milicisė famėkeqe jugosllave. Asokohe Kosova vlonte nga demonstratat mbarė popullore qė e kishin goditur pėr vdekje Jugosllavinė. Masat qė kishte ndėrmarrė pushtuesi kundėr demonstruesve dhe diferencimet ishin tė paefektshme. Zemėrimi i Kosovės sa vinte e rritej. Ndaj, shteti, pėr ta frikėsuar njė popull tė tėrė, me qėllim nėnshtrimi, e ngriti nė ligj dhe aplikoi metodėn e shfarosjes sė familjeve tė shquara shqiptare. Si fillim i fushatės u zgjodh Drenica kryengritėse dhe pikėrisht Prekazi heroik. Pra, nė datėn e cekur mė sipėr, forca tė shumta tė milicisė dhe tė ushtrisė e rrethojnė shumėfish kullėn e Nebih Mehės mbi tė cilėn Serbia e derdhi tėrė mllefin dhe urrejtjen shovene pėrmes zjarrit, hekurit dhe barotit. Tahir Meha me tė atin plak, Nebihun, si dhe me mbarė familjen qėndruan dhe luftuan deri nė flijim, duke e kthyer kullėn e tyre nė njė kala tė pamposhtur, nė njė mit modern. Menjėherė pas kėsaj tragjedie tė rėndė, shtypi dhe mjetet elektronike tė Beogradit, si dhe ato tė pushtetit vasal nė Kosovė, Tahir Mehėn e shpallėn terrorist, ndėrsa TV Shqiptar, Radio Tirana, gazetat:“Zėri i Popullit“,“Zėri i Kosovės“ dhe shtypi revolucionar i kohės,Tahir Mehėn, fshatarin e pėrvuajtur tė Prekazit, e ngritėn nė nivelin e heroit.

    Nga dita e rėnies heroike e deri me sot, pothuajse njė ēerek shekulli, emri dhe vepra e Tahir Mehės, jo vetėm u mbajtėn gjallė nė zemrėn e kombit shqiptar, por ata u bėnė edhe gurrė e pashtershme frymėzimi dhe shembull i lartė vetėmohimi pėr rininė tonė liridashėse. Nė ruajtjen e emrit, veprės dhe tė kujtimit tė Tahir Mehės rol tė madh ka luajtur edhe muza popullore, vlerėsuesja e pagabueshme e moralit tė shpirtit kombėtar. Nė kėto dhjetė vitet e fundit, nė shtypin shqiptar, emri i Tahir Mehės dhe i familjes sė tij, ėshtė zėnė nė gojė sipėrfaqėsisht, sa pėr tė thėnė diēka, por a ėshtė e mjaftueshme vetėm kaq?

    Nxėnėsit, studentėt dhe mbarė populli kėrkojnė tė dinė mė tepėr pėr rrėnjėt, jetėn, edukimin dhe veprėn e Tahir Mehės. Njė punė tė kėtillė ia kemi borxh martirit qė ra pėr tė mos rėnė Kosova nė ditėt e veta mė tė rėnda. Prandaj libri monografik: ”Kėtu i thonė Drenicė” pėr Tahir Mehėn, qė po i afrohet lexuesit, besoj se e lanė kėtė borxh tė kamotshėm, si ndaj heroit ashtu edhe ndaj lexuesit. Libri vjen nga autori Mehmet Bislimi, veprimtar i orėve tė para, poet e publicist, militant si dhe bashkėfshatar i heroit. Pra, Mehmet Bislimi jo vetėm e ka njohur Tahir Mehėn si njė person tė fshatit tė lindjes sė tij, por ai heroin e ka prekur nga afėr, si nė kohėra tė mira ashtu edhe nė kohėra tė liga dhe, ndonėse jo moshatarė, tė lidhur rreth njė ideali, vazhdimisht sė bashku i kanė qarė hallet e Kosovės sė robėruar. Vlerė tjetėr e kėtij libri ėshtė puna dhe serioziteti i autorit pėr ta dhėnė sa mė besnikėrisht figurėn e Tahir Mehės. Libri pėr jetėn dhe veprėn e Tahir Mehės i autorit Mehmet Bislimi i plotėson tė gjitha elementet qė i duhen shkrimit tė njė monografie tė mirėfilltė. Prandaj pėrgėzoj autorin pėr punėn e tij.



    Kadri REXHA - letrar
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  19. #19
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,222
    Faleminderit
    4
    17 falenderime nė 17 postime

    Nė Vend Tė Hyrjes

    Nė luftė pėr liri kombėtare nder shekuj, luftėtarėt tanė u shquan duke bėrė sakrificat mė sublime, duke dhėnė shembullin e sprovės sė madhe nė shėrbim tė atdheut. Ata me guximin, treguan shpirtin e tyre human dhe para vetės vunė ēėshtjen e pėrgjithshme tė kombit, duke u flijuar nė altarin e lirisė.

    Populli ynė nėpėr shekuj u pėrgjak, por krenarinė kombėtare e ruajti me fanatizėm. Ai edhe sot i ruan tė gjalla kujtimet pėr bijtė e vet mė tė mirė, futur thellė nė gjirin e historisė sonė tė re e tė vjetėr. Heronjtė tanė, me aktin e tyre tė guximshėm u bėnė udhėrrėfyes pėr brezin e ri. Ata mahnitėn bashkėkombėsit e vet nė kohė dhe hapėsirė, por edhe tė tjerėt me pėrkushtimin e tyre ndaj ēėshtjes sonė tė pazgjidhur. I tillė ishte edhe Tahir Meha, i cili me qėndresėn e vet edhe sot i vė nė dilemė shumė strateg tė artit ushtarak, pėr shkak tė rezistencės, qė e bėri kundėr njė makinerie policoro-ushtarake tė ish- Jugosllavisė.

    Tahir Meha e pėrgjaku 13 majin, ditėn e organeve tė shėrbimit tė sigurimit tė Jugosllavisė, pjesėtarėt e sė cilės nė Prekaz lanė kokėn e vet, pėr mė keq „famėn“ e njėsitit special rėnė pėrtokė!

    Me 13 maj 1981 ndėrmjet aparatit shtypės tė atij pushteti dhe popullit shqiptar, krisi pushka e parė pas njė pushimi mė shumė se tridhjetėvjeēarė, pra qė nga rėnia e Ymer Berishės me 1949. Kjo pushkė foli shumė pėr ata qė e kuptuan, duke i dhėnė edhe rezultatet e saj tė para pėr ata qė punuan nė kėtė drejtim, frytet e sė cilės po i prekim e pėrjetojmė ne sot.

    Megjithėse rrugėt e lirisė nė Kosovėn e sotme, ende janė tė padefinuara, tė gjithė ata qė ranė pėr kėtė qėllim, popullin tonė e futėn nė rrugėt e lavdishme, nė rrugėt e pakthimta drejt lirisė e cila do shtytje tė fortė edhe mė, pėr tė mos e mohuar gjakun e dėshmorėve tanė e sė bashku me ta edhe gjakun e Tahir e Nebih Mehės, martirė tė lirisė.

    Tahir Meha ne mesin e atyre qe ranė pėr atdhe, nuk kishte ndonjė emėr tė veēantė. Ai as qė kishte punuar pėr tė pasur emėr-ngase ishte trashėgimtar i drejtpėrdrejtė i familjes sė Emin Latit-bashkėluftėtarit tė denjė tė Azem Bejtė-Galicės. Pėrkundrazi, ai e kishte pėr detyrė qė ta ruante emrin e madh tė Emin Latit-Mehės, duke e bėrė atė edhe mė tė ndritur me aktin e rezistencės sė tij. Tahir kishte dėgjuar shumė pėr luftėrat e Azem Galicės nga gjyshi i tij dhe nga babai i tij, pastaj nga Bajram Zena, Xhemė Ternavci etj. Tahiri pėr luftėn e kaēakėve kishte dėgjuar si tė thuash nga dora e parė e bashkėluftėtarėve tė Azem Galicės.

    Tahiri ishte brezi i tretė pas Eminit e Nebihut, qė pushkėn nuk ia ndanė pushtuesit serbosllav gjatė tėrė shekullit tė njėzetė. Kjo familje kėtė e dėshmoi edhe nė luftėn e fundit qė u zhvillua nė Kosovė, me ē’rast ra dėshmor edhe i vėllai i Tahirit, Beqir Meha.

    Pa dyshim se nė vitin 1981 ishin demonstratat e fuqishme tė asaj pranvere qė i dhanė grushtin vendimtar ish-Jugosllavisė e cila mė nuk u ribė. Edhe atė ish-Jugosllavi Millosheviqiane qė mė pas qarqet shoviniste serbe tentuan ta mbajnė artificialisht tė gjallė, Ushtria Ēlirimtare e Kosovės e vrau me pushkėn e lirisė.

    Tahiri, nė mėnyrė shembullore e njihte jetėn e Kaēakut, ngase e kishte mėsuar shumė mirė nga gjyshi i tij Emini. Atė e kėrkonte pushtuesi pėr ta burgosur, ngase i kishte kthyer pushkėn dhe nuk po i bindej, qė tė jetonte si rob. Rezistenca e Tahir Mehės ėshtė e lidhur pazgjidhshmėrisht me pėrpjekjet e pareshtura tė popullit tonė pėr liri. Akti i rėnies sė tij s’ėshtė asgjė mė shumė se sa finalizim i kėtij misioni i cili po bėnte dritė nė atė shtegrrugė tė nisur kaherė. Tahiri me aktin e rezistencės sė tij pėrshpejtoi lėvizjen e proceseve kombėtare duke qenė vet nė rend tė parė si shembulli mė unikat.

    Pushka e Tahirit, ėshtė pushka e parė lajmėtare e cila u drejtua nga njė atdhetar i thjeshtė i Prekazit kundėr ish-Jugosllavisė titiste. Kjo pushkė pėrgjaku 13 majin e vitit 1981, duke e goditur pushtuesin jugosllav nė shtat, nė mėnyrė qė nga ky moment shqiptarėt tė mendojnė dhe tė veprojnė pėr t’i bashkuar mendjet dhe pushkėt e tyre pėr tė ecur pėrpara.

    Me kėtė monografi pėr jetėn dhe veprėn e Tahir Mehės, nuk pretendoj se i kam thėnė tė gjitha, as qė i kam mbyllur portat pėr njė studim tjetėr mė shkencor e mė tė arrirė pėr Tahirin. Pėrkundrazi, mendoj se kam hapur porta pėr tė trokitur nė derėn e kullės- legjendė tė veprės sė madhe tė Tahir Mehės.

    E ndiej se e kam pasur borxh pėr ta shkruar kėtė monografi, ngase veē tė tjerash Tahir Mehėn e kam njohur personalisht, qė nga rinia ime e hershme. E kam shėrbyer me dhjetėra herė me kafe e ēaj nė kullėn tonė tė dikurshme, kur ai me babė Nebihun dhe me tė vėllain Beqirin na vizitonin shpesh. Kam dėgjuar sa e sa herė prej tij pėr domosdoshmėrinė e rezistencės kundėr kėtij pushtuesi barbar. Kam dėgjuar prej tij sa e sa herė edhe romuze tė kėndshme, por edhe betimin qė e kishte bėrė qė tė mos dorėzohej i gjallė. Pamja e tij burrėrore, veshja e tij pedante, natyra e butė e plot humor, pa dyshim edhe pėrsosmėria e tij nė pėrdorimin e fjalės dhe armės ishin veēori dhe shkathtėsi tė veēanta qė ai i posedonte. Ai e kishte edhe njė tė ndenjur tė veēantė kėmbėkryqi, tėrė krenari me duart mbi gjunjė, me kafenė qė e vinte nė maje tė gjurit, me revolen pėrpara dhe bombat pėr rreth saj. Ai kishte njė dashuri tė veēantė pėr armėt, dhe tė veēanta i gjente ato. "Si armėt e Tahirit ma!" – thoshin bashkėmoshatarėt e tij. Tahiri kishte njė fytyrė tė pastėr me flokė tė krehur me kujdes dhe tė kthyer mbrapa. Kishte njė zė tė trashė burri dhe herė-herė kollitej, mė tepėr, pėr ta shprehur krenarinė e tij. Tahiri atė qė e thoshte edhe e bėnte. Ndaj e kisha si njė barrė mbi supe qė me duhej ta zbrazja nė letėr, e kisha si njė borxh qė me duhej ta pėrmbushja para personalitetit tė tij. Ai sa herė na thoshte: “Djema, kur tė luftoj unė do tė shkruajnė gazetat!“ E ndiej pėr obligim qė t'i falėnderoj tė gjithė ata qė mė ndihmuan duke kontribuar, me kujtimet, me tė dhėnat e tyre, qė ishin tė panjohura deri tani dhe me mendimet e tyre tė vlefshme pėr tė bėrė njė punė kaq tė vogėl e modeste, siē ėshtė ky libėr imi, krahasuar me veprėn e madhe tė Tahir Mehės qė e bėri pėr ne dhe pėr popullin shqiptar nė pėrgjithėsi.



    Zvicėr, mars 2004

    Autori - Mehmet Bislimi
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  20. #20
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anėtarėsuar
    16-08-2007
    Postime
    3,222
    Faleminderit
    4
    17 falenderime nė 17 postime

    Vėshtrim Historik

    Nė mesin e viteve tė ‘70 shek. XIX, Perandoria Osmane kishte rėnė nė krizė tė thellė ekonomike dhe politike, duke mbetur shumė mbrapa Evropės, si pasojė e qeverisjes me metoda tė stėrvjetėruara anadollake. Shtypja qė po ushtronte kjo perandori po rritej pėr ditė e mė shumė pėrballė popujve tė tjerė tė cilėt ishin me vite nėn pushtimin osman. Njėkohėsisht kjo shtypje, ky shfrytėzim i egėr me taksa e xhelep po jepte shenjat e pashmangshme tė njė kryengritjeje tė popujve tė Ballkanit. Nė kėtė vazhdė edhe nė trevat shqiptare po ziente vullneti i ndrydhur i lirisė qė priste tė shpėrthente gjithandej tokave shqiptare si nė Korēė e Gjirokastėr,Mirditė e Dukagjin, Malėsi e Drenicė, Llap e Kaēanik etj.

    Nė korrik tė vitit 1876 Serbia dhe Mali i Zi, tė pėrkrahura nga Rusia, i shpallėn luftė Turqisė, por pas njė rezistence tė vogėl, Turqia i theu keq kėto pėrpjekje tė serbo-malazezve. Ngase tė pėrkėdhelurit e Rusisė humbėn, nė prill tė vitit 1877, Rusia i shpalli luftė Turqisė. Pėrderisa ushtria osmane po pėsonte humbje tė mėdha nga forcat ruse, si dhe nga rreziku permanent qė po e humbiste edhe Stambollin, Porta e Lartė kėrkoi armėpushim. Si pasojė e kėsaj nė Shėn-Stefan u bė njė lloj paqeje nė fillim tė marsit tė vitit 1878, ku Serbia, Mali i Zi dhe Rumania do tė njiheshin si shtete, ndėrkaq Bullgaria do tė shpallej autonomi, nėn sovranitetin e Perandorisė Osmane. Traktati i Shėn-Stefanit jo vetėm qė Shqipėrinė e la nėn sundimin turk, por edhe e cungoi shumė rėndė territorin e saj nė favor tė Bullgarisė, Serbisė dhe Malit tė Zi.

    Nė kėto rrethana njė grup patriotėsh shqiptarė qė po vepronin nė Stamboll me 1877, formuan “Komitetin Qendror pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Popullit Shqiptar“. Aty ishin bashkuar patriotėt e kohės, si: Abdyl Frashri, Vaso Pasha, Sami Frashri, Jani Vreto, Zija Prishtina etj. Ata nxorėn njė memorandum duke ia drejtuar Fuqive tė Mėdha, pėr t’i bėrė tė ditur botės sė aspirata e popullit shqiptar ėshtė njohja e tij si njė popull i bashkuar, mosprekja e tokave dhe kufijve tė tij dhe njohja e tij nėn njė administratė autonome shqiptare. Me dhjetėra patriot tė shquar tė kombit pėrgatitėn terrenin nėpėr krahina tė vendit tonė pėr tė organizuar mė mirė kėtė lėvizje e cila pas pak u vendos me qendėr nė Prizren me emrin “Lidhja e Prizrenit”. Lidhja e Prizrenit gjatė formėsimit tė saj, formuloi programin politik e kombėtar, pastaj ngriti nėpėr tė gjithė vendin organizmat e saj drejtues politikė e ushtarakė pėr realizimin e programit kombėtar.

    Si duket me Traktatin e Shėn-Stefanit Fuqitė e Mėdha u frikėsuan nga zgjerimi i mundshėm i Rusisė nė Evropė, prandaj nėn presionin e Anglisė dhe tė Austro-Hungarisė Rusia u tremb dhe pranoi tė ulet nė bisedime nė Kongresin e Berlinit (mė13 qershor 1878). Evropa dhe fuqitė vendimmarrėse me padrejtėsitė e tyre qė i bėnė ndaj shqiptarėve i dėmtuan edhe mė tokat shqiptare duke e shtyrė popullin tonė nė pėrgjakje tė pareshtur. Si i tillė ky popull u detyrua pashmangshėm qė tė mbrohej nga pushtuesit e shumtė. Pasiqė fuqitė e mėdha bėn padrejtėsinė mė tė madhe tė mundshme nė historinė e njerėzimit, nė dėm tė shqiptarėve, ne u detyruam tė mbrohemi, nė rend tė parė si qenie e mė pas edhe si komb. Menjėherė pas Kongresit tė Berlinit, Konferencės se Ambasadorėve, si dhe mė vonė Traktatit tė Fshehtė tė Londrės, Serbisė iu dha drita jeshile dhe kjo e fundit tani mė kishte bėrė planet dhe elaboratet, pėr shpėrnguljen me dhunė dhe asgjėsimin e shqiptarėve nga tokat e veta! Mu nė janar tė vitit 1913, xhandarmėria e Serbisė, filloi njė dhunė tė padurueshme mbi shumė vise shqiptare, pra nė tė njėjtėn kohė edhe nė Prekaz tė Drenicės.



    Atdhetar i shquar, tribun popullor qė gėzonte autoritet. Udhėheqės i Kuvendit Popullor qė u mbajt nė Morinė tė Drenicės nė mars tė vitit 1903, ku morėn pjesė mbi 5000 burra tė tė gjitha viseve shqiptare. Aty u vendos dhe u lidh besa pėr tė mos u nėnshtruar para pushtuesit. Ahmet Delia ra heroikisht nė Prekaz tė Drenicės nė shkurt tė vitit 1913 nė pėrleshje me forcat shoviniste tė xhandarmerisė serbo-malazeze.

    Pėrleshja e pėrgjakshme qė u bė nė Prekaz ndėrmjet bandave tė xhandarmėrisė serbe dhe bashkėluftėtarėve tė Ahmet Delisė (shkurt 1913), shėnoi fillimin e pakėnaqėsive tė shqiptarėve (pėr padrejtėsitė qė Evropa i bėri ndaj tyre). Me kėtė rast, botės sė civilizuar, shqiptarėt i treguan se nuk do t’i njohin as edhe njė herė kongreset e ndryshme tė cilat ndanė tokat tona sipas shijeve tė shteteve grabitqare fqinje. Evropa, nė fakt, nuk e dėgjoi zėrin e shqiptarėve pėr njė shekull tė tėrė lufte e pėrgjakje, dėbimi e dhunimi, burgosje e izolimi, djegie e masakrimi qė Serbia i ushtroi mbi popullin tonė! Mirėpo, Prekazi qė ndodhet nė zemėr tė Kosovės, i tregoi botės se sėpata e Ahmet Delisė do tė godasė pa mėshirė ēdo marrėveshje qė do tė bėhet nė dėm tė shqiptarėve. Qė nga rėnia e Ahmet Delisė e deri tė rėnia e komandantit legjendar tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės Adem Jashari ka njė lidhje. Kjo lidhje gati njėshekullore ėshtė ajo qė e mbajti gjallė frymėn tonė kombėtare. Tahir Meha duke i dėgjuar kėto gjėra si: historirat dhe bėmat pėr Ahmet Delinė, pėr Shaqir Smakėn, Azem Bejtėn, Mehmet Delinė, Emin Latin, Bajram Zenėn, pastaj pėr shumė trima tė kohės si ata tė Lidhjes sė Prizrenit e deri tek Shaban Polluzha e Mehmet Gradica, kishte gjetur frymėzimin dhe qėllimin e rrugės sė tij prej patrioti. Kishte gjetur rrugėn e tij prej guximtari, qė nė momentin e duhur tė jepte gjithēka prej vetes nė shėrbim tė atdheut e tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi, duke u bėrė shembull i flijimit pėr brezat qė do tė pasojnė, gjithnjė drejt shtigjeve tė lirisė sė atdheut tonė tė dashur.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

Faqja 1 prej 3 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Letrat e E. Hoxhes per hetuesit ne 1983
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-10-2016, 09:32
  2. Presidenti dekoron viktimat punonjes te SHISH vrare ne Vlore ne 1997
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 14-06-2013, 11:35
  3. Zonja e Zezė Nexhmije Hoxha
    Nga Veshtrusja nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 22-11-2010, 19:03
  4. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 18:31
  5. Vrasja e Mehmet Shehut
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 16-12-2003, 17:37

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •