Fragment nga "Saltata"
Antonio Santori
Ti u mesoje nxenesve
ēmendurine. Ndoshta prandaj
kujdeseshe per tu shtirur.
Enderroje vargje mbytese,
nje biblioteke te paket
te shtrengoje, nje enderr
te metalte, plot bregore.
E kishe kuptuar qe ishe
i parrokshem, qe jetoje
si zhurmezat e rrenjeve
apo si kuptimi i vrapimit
te kalit drejt botes
se pakufishme. Nuk kishe miq
perveē gjemimeve dhe dhomave
ku ndonjehere u vetekrijoje,
a terbimit te verdhe
te syve te Euridikes
dhe valixhes ku stivoje
kryengritje e vallezime.
Skishe nder mend te ishe i lumtur.
*
Ndonjehere enderroje te hyje
nen lekure, te hyje
embelsisht, ftohtesisht.
Si shiu
qe zbret brenda detit.
Sepse ashtu si deti
ndieje te ishe shtator,
te ruaje eremimin
e kafshes rebele
rreshqitese ne ujin e shndritshem.
Nuk kerkoje dashuri. Enderroje
ta ndiqje neper ajrin
e dyshimte te tokes se Emrit,
permes heshtjeve te gjerave,
ku nje dite ti fjete
porsi nje ngjyre[...]
*
Prandaj me enderroje
me enderroje te shtrire
si nje grua perpara
pushtimit. Isha une
dashuria? Isha une pritja?
Cdo here me ndieje
te ndryshme por me therrisje
me te njejtin emer.
Strofka jote isha, jotja
zbritje. Jeta jote,
jotja vdekje, ngurruese.
Keshtu zgjoheshe ne mengjes
ne mbrojtje te fatit tend.
Te tufes tende me ēelesa
te dyerve qe ēelje
e kyēje, te kolegeve te tu
te shkathet. Me lije matane.
Si nje histori te merzitshme,
si rrembimi i zemrave
te te tjereve. Mane tjeter nga ty.
Si te isha nje gjesend.
*
Si te isha nje gjesend.
Si gjerat
e botes qe mbesin
gjera. Gjera te panjohura
e vetmitare. Te heshtura.
Ti gjithmone e ke ditur
qe une nuk isha aty
por ne dhimbjen
e gjerave, e gjerave
te botes qe mbesin
gjera. Une nuk isha aty
sepse dhimbja
gjendet ne faqen e mbushur
me gjera, me gjera te panjohura
e vetmitare. Te heshtura.
Ti gjithmone e ke ditur
qe une isha emri
i gjerave, ne faqen
e pambarimte e te ngjeshur
brenda vetes, si nje gjesend.
Ti gjithmone e ke ditur
qe une isha aty, jeta
e ngjeshur brenda vetes,
ajo e dhimbshmja[...]
Perktheu: Eris Gjermeni
Krijoni Kontakt