Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 32 prej 32
  1. #21
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninulle Tropojane

    Nina nine, po t'perkunde nana
    Nina nine, djepin me dushk
    T'martofte nana me' i qind krushq
    Nina nine, djepin me sane
    Ti u rritsh me babe e nane
    Nina nine, djepin me ferra
    Ti u rritsh me treqind shtjerra
    Nina nine, nana ty
    Ti u rritsh-o për Shqipni!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #22
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Nina- nina vajzes

    Nina nina, vajzë e nanes
    Mori cuce për bukuri
    U bafsh si lule për hijeshi
    Fle si gjingj e cohu si rrunxe
    Qingja e nanes nina ni
    Vajze u rritsh e u fejofsh!
    U martosh e u lulzosh
    Dalsh ti bij me hijeshi
    E u permendsh-o për urti
    Ju rritsh nanes e nalt me shtat
    T'u baft shtati si bajrak
    E t'u mushet fytyra me gjak
    Nina nina po të perkundi
    Gjumi vjen kadale kadale
    Ec "emri i vajzes" me ma mare
    Po vjen gjumi tuj pëvetë (duke pyetur)
    E kam vu vajzen ne djep
    Hajde gjum kadalë kadalë
    A p'e merr ti shumë a pak
    Nuk ta la por nji sahat
    Flej moj cuce, e mshili syt!
    Kur t'mi çilsh, i çilsh si hyjt
    I çilsh si hyjt e çilsh si hane
    Ani te rrisin bab'e nane
    Po m'u rritsh me rob te tanë
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #23
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninulle Shkodrane

    Nina nina, o more bir
    Flej se gjumi te ban mirë
    Të ban mirë e te rahaton
    Shtatin, bir, ta pushon
    Gjumi gjumi rehatshumi
    Vjen me te marrë porsi pellumbi
    Nine e nine sheqer ne leter
    M'u bafsh, bir, plak i vjetër!
    ç'po i këndon-o djali gjumit
    Si vida qe i këndon pellumbit
    ç'po i këndon-o djali djepit
    Si bylbyli ne gemb te plepit
    Kndoi, kndoi, kndosh i bardhe
    Rrite Zot, qe e ke fale!
    Nina, nina, more bir
    Flej, se nana te don mirë
    Sa dekika qe ka sahati
    Njashtu, djalë, t'u rritet ty shtati
    Flej, o djalë se te ka fale Zoti
    U bash trim si Kastrioti!
    Flej, o djalë, ti flesh i bardhe
    E gjithkund t'u dhashte mbarë!
    T'a avite gjumi te kasnaku
    Bir, te syni e te kapaku
    Sa te mirë nana e ka djalin
    Lum për Zotin qe na e fali
    Ma ka fale, don me ma rrite
    Ma gzosh emnin qe te kam ngjite
    Mori molle, ma gzosh te rite!
    Lumja nana, bir, qe te ka
    Bir qe t'ka edhe te paste
    Me te mira mbrapa te lashtë
    Të mira, bir, sa zemra te dashtë!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #24
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninull Lezhe

    Nina-nana, t'përkun nana,
    T'u mushtë qafa me gjerdana!
    Nina-nana, molla bek-e,
    As po ke kuj m'i gjet-e?
    N'daç sat am-e, n'daç tit et-e,
    A n'daç nans për miradi-e,
    A n'daç babs për bukuri-e,
    O për bes'o për dhanti-e.
    Po vjen gjumi tuj përvet-e
    Nina-nin, nin-nin-o,
    "Kush e ka djalin me fjet-e?"
    Tuk e ka nana e vet-e.
    Nina-nana, nin-nin-o
    Pëllumi i nanës-o!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #25
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninull Kruje
    Nina-nin te zante gjumi


    Nina-nin, te zante gjumi,
    nina-nin, te zante ne djep
    te ka nana zog me flete.
    Sillet gjumi rreth e qark,
    të vijë, djalë, permbi kasnak;
    te t'rris' nana te t'çoj në shkollë
    ,

    kam me t'dhanë librat ne dorë.
    Djepi jot është mbush' me bar,
    ka mbrend' serm, ka mbrend' ar.
    Nina-nin, te marrte gjumi,
    te ligat ti martë lumi
    t'i mart' lumi, t'i martë deti,
    te ka nana zog xheneti!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #26
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninull Mirdite

    Nina nine, te perkund nana
    Të perkundi ne djep t'arit
    Se kshu i ngjitet emni djalit
    Nina nina t'qes ke dera
    Po kam frige se po t'vret era
    Nina nina t'qes ke mani
    Po kam frige se t'merr murrani
    Lule lule, t'qes ke molla
    Un po tutem se t'ze vdora
    Lule lule t'qes ke pjeshka
    Un e lumja te ze vjeshta
    Nina nina o more djalë
    Ti m'u bash për Shqipnin mbarë
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninull Kolonje

    Nano nano djalënë
    Se na zgjoi mëhallënë!
    Kush e ka e kush e do
    Kush e perkedhel kur do?
    Djal'i vogël këto do
    Lodrat edhe vallet-o!
    O nanan, o nanan
    Nenua t'u bëftë kurban
    Që të ka e që të mban!
    Ririri, ririri,
    Kush të ka more flori
    Ty të ka nenua në gji!
    Nano nano djalënë
    Që na zgjoi mëhallënë
    Të ligat i mori lumi
    Dhe i shpuri te Osumi!
    Djalën na e zuri gjumi
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninull Medvegje

    Nina-nana mori bi
    shum sevdane e kam pas për n`ty,
    Nina nana cika e re,
    dy maqina kam me ti ble,
    nja me kepe, nja me pre
    nja me kepe nën nji hije,
    t`pik bojlija permi krye.
    Nina nana shpejt mu rritsh
    ftyren nanes ti ja zdritsh,
    ftyren ma zdritsh, zemren ma gezofsh,
    jet te lumtun, bij-o shkofsh!
    Nina nana sokolice
    ju bafsh nanes doktorrice,
    nina nana n` kemishe te holle,
    shpejt mu rritsh me t`cue në shkollë,
    me t` cue n`shkolle oj sokoleshe,
    lumja nana, ty q* t` rrit,
    dit për ditë po vine me t`lype,
    shpijanike e gazdallare,
    zgjidhe vete ma t`mirin djalë!
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #29
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninull Fieri

    Nina-nana sheqer ne leter,
    m`u befsh burr` dhe plak me mjeker!
    Nina-nana, t` shkofte i bardhe moti,
    m`u befsh trim si Kastrioti!
    djepi tundet, nëna punon
    djali fle dhe me s`degjon.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #30
    … ßriläntě … ΅ Ø λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anëtarësuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ninull Tirane

    Nina-nina çunin-o
    për gjum` pellumin-o
    perkun nate e perkun ditë,
    qe t`me rritesh çik nga i cike

    Të rrit nana ty asgan,
    qe ti ngjash stergjyshve tanë,
    te rrit nana trim me flete,
    qe t`me japësh gezim ne jetë
    nina nana çunin-o
    merre gjume pellumbin-o
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-03-2008
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Duke marrë shkas nga interesi i madh që lindi në lidhje me përrallat e gojëdhënat për vogëlushët shqiptarë në këtë temën këtu, një prind i ri shqiptar nga Kosova ka kontaktuar stafin e forumit me email me një kërkesë tjetër:

    Ai dëshiron që të mësojë disa ninulla shqiptare për foshnjën e tij që sapo ka ardhur në jetë?

    Prandaj ju ftojmë të gjithë të sillni ninullat të cilat i kini mësuar apo dëgjuar nga goja e prindërve tuaj apo nga të afërm. Kjo do të ketë vlerë jo vetëm për prindërit e rinj shqiptarë në mërgim, por edhe për folklorin shqiptar.

    Nani nani fli...
    Nina Nunaa O Mor Bir Fli Se Gjumi te Ben mir ...

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Për: Ninullat që i këndohen foshnjës në djep



    HANA - Ninull, ninna nanne del mondo [full CD]
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-01-2022 më 22:17

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. A është etike zgjedhja e gjinisë së foshnjes?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 12-12-2005, 10:41
  2. Ka të drejtë çifti të vendosë për gjininë e foshnjes së tyre?
    Nga AgainstAllOdds në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •