Close
Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 100
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e nimue
    Anėtarėsuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    78
    po ti shen albani do e jepje jeten per zotin tend?
    Guri i rende peshon ne vend te vet.

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Shen Albani,
    jo cdo gje qe te duket ty e drejte eshte e tille, prandaj mos fol me kaq autoritet per cfare i pelqen apo s'i pelqen Zotit. Une nuk thashe qe Zoti paska nevoje per mbrojtje. Tek ajo qe thashe une ne rradhe te pare ti duhet te kishe kuptuar se une pranoj me mire te jap jeten sesa te ndrroj besimin tim, dhe ne rradhe te dyte, n.q.se dikush tenton t'ua mohoje muslimaneve te drejten e besimit une jam gati te jap jeten time per ta mbrojtur kete te drejte. Ti mund ta quash kete fanatizem, verberi, injorance, cfare te duash, mua nuk me intereson. Ne fund te fundit une fola per besimin tim; ti n.q.se do te diskutosh, fol per besimin tend, por mos sulmo timin.
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  3. #23
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Me mire eshte te jetosh se sate jepish jeten per dicka.
    Te gjithe kane te drejte te besojne ne ate qe duan, por jo te ju mohojne te tjerve te drejten e as te ju kercnojne.

    Fakte se si u beme musliman dhe qe nga kure ka sa te doni,si historike , arkeologjike, shkencore, gojore, tju kthehemi brezave etj.

    Kush beson ne Muhamedin se eshte i derguari i Allahut le te beje ate, por jo ti quajn etjeret qe kan besim tjeter per shume shekuj me pare te pa fe.

    Ju si shqiptre perdorni gjuhen arabe , e di se cdo te me thoni se eshte gjuha e Zotit, po keto gjuhet tjera e popujt tjer ka kan ardhe?
    A jane te gjithe te shejtanit?
    Ne kete rast del shejtani me i madh me i mencur dhe me i persosur se Allahu!
    Une ate nuk e quaj shejtan por e quaj Zot.
    Ju si te doni se te ju thom se nuk i besoj asnje libri qe seshte i nenshkruar nga autori ta kete emrin Bibel apo Kuran.
    Nuk eshte e rastit qe jemi populli me i prapambetur ne Evrope ne cdo pikpamje dhe sa te kete njerz qe bejne percarje sdo te ecim para.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 27-12-2002 mė 12:56
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Nimue : "po ti shen albani do e jepje jeten per zotin tend? "
    Jo Nimue, Zoti nuk ka nevoje per gjak njeriu dhe per tragjedi njerzore!!!! Zoti eshte i mjaftueshem per veten dhe per universin, atij nuk i duhet gjaku i njeriut!!!! Nese Zoti i duhet fuqia njerzore per ta mbrojtur, atehere nuk kuptojme se cka eshte Zoti, por dyshojme ne fuqine e tij!!!!

    Kelmed ,
    Askush nuk po ta ndalon besimin tend, por cdo kush ka te drejte te thoje mendimin e vet. Ne kemi te drejte t“i themi nje indiani te mos i besoj Lopes, por ai do ta beje ose do te kthejllohet, afrikani tenxheres dhe zjarrit, por do ta beje ose do te korrigjoje qendrimin e tij, kemi te drejete te themi se edhe Buda ishte njeri i rendomte, por shume i afte. Kemi te drejte ta kritikojme edhe Biblen kur na duket e arsyeshme, edhe Zaratrusten edhe Sajantologjine etj.etj. dhe nese kemi te drejte t“i shprehim mendimet per te gjitha fete, kete te drejte e kemi edhe per Islamin!!!
    Dhe nese nje fe propagandon vrasjen dhe diksriminimin, detyre e cdo njeriu pa komplekse eshte ta veje ne dyshim rolin hyjnore aty!!! Sepse aty ku ka padrejtesi , nuk ka hyjni ... Se ti je i gatshem te vdesih per fe, e ke mesuar ketu :

    sure 4

    74. Le tė luftojnė nė rrugėn e Allaut, ata qė e japin jetėn e kėsaj bote pėr botėn tjetėr. Kush lufton nė rrugėn e All-llahut e mbytet (bie dėshmor) ose triumfon, Ne do t'i japim atij shpėrblim tė madh."

    Ti mund ta besosh, por une te keshilloj te kunderten, mbjell dashuri , do ta korrish kete, mirepo me lufte dhe me vrasje nuk shkohet ne xhenet, sepse perndryshe xheneti mbushet me shpata, thika e bomba dhe ky nuk eshte xhenet, por sketerre! Me dashuri arrihet me shume se sa me lufte. Rruga e haperuar me lufte nuk eshte rruge Perendie, por ti ke te drejte ta besosh, edhe une kam te drejte te them se po gabon rende, dhe po ofendon Perendine!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 27-12-2002 mė 13:57

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Emigranti
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    105

    KelMed

    KelMed,

    Mos ma merr per keq, por po ta kishin mbrojtur edhe paraardhesit e tu fene e tyre, si puna jote duke dhene jeten, ti nuk do te ishe lindur ne fene qe ke sot.

    SHendet e Respekt

  6. #26
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Ketu nuk ka te bej per me dhene jeten por me manipulue me te tjeret, se ata qe duan te japin jeten kan ku e japin e jo shume kohe me pare kishin Kosoven etj.

    Ketu ka te bej me manipulim e percarje ne mes te shqiptareve nga qarqe te caktuara.

    Nuk duhet me i marre per seriozitet te gjithat qe shkruhen ketu se ne personat nuk i shofim e as nuk dijme se kush jane.
    Mund te flasim ne pergjithsi per perjetimet tona te botes muslimane dhe Kuranit.
    Ketu ishte fjala per prejardhjen e islamit tek ne, e kush don ta dije te verteten ska nevoje te shkoje ne webe islame por te bazohet ne breza, histori, te dhena gojore, zbulime arkeologjike(psh xhamijat me te mocme ne trojet shqiptare etj), logjike ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga iliria e para : 27-12-2002 mė 20:14
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2002
    Vendndodhja
    shba
    Postime
    34
    Iliria e para,
    Sigurisht qe cdokush ka te drejte te besoje ne ate qe deshiron, nuk e ka mohuar kush kete; vetem duhet te kemi kujdes se si i themi gjerat e te mos ofendojme anetaret e besimeve te tjera.
    Per sa i perket arabishtes, ne e konsiderjome ate gjuhe te Zotit sepse Al-lahu kete gjuhe zgjodhi per te na e sjelle ne mesazhin nepermjet Profetit Muhamed (saus) , dhe Ai nuk e ka zgjedhur kot; sepse per cdo gje ka nje arsye. Nuk thote njeri qe gjuhet e tjera jane te pavlefshme, e as qe jane te shejtanit sepse shejtani nuk mund te krijoje. Qe ne e perdorim arabishten ne ritet fetare dhe kur flasim per fene tone, nuk do te thote qe e leme menjane shqipen, sepse shqipen dhe ne gjuhe te nenes e kemi.
    Sa per ate qe thua per percarje e manipulime, nuk e kuptoj per cfare apo per ke e ke fjalen. n.q.se do te akuzosh dike, atehere mund ta besh haptaz, qe edhe te te pergjigjen.

    Shen Albani,
    Une nuk kam folur as per lufte e as per vrasje; kam thene vetem qe per mua ky besim eshte me i shtrenjte se jeta ime. Dhe une per paqen e dashurine jam, dhe inshallah, nuk e shikoj nje dite lufte, por po erdhi ajo dite, nuk kam per t'u kthyer mbrapa e te mohoj besimin tim nga frika. Prandaj, te lutem mos i nxirr fjalet e mia nga konteksti me te cilin i kam perdorur, dhe mos u jep ate ngjyrim qe do ti. Gjithashtu, une nuk kam nevoje te me tregosh ti se ku ne Kuran e kam marre une kete ide. Pastaj, n. q.se ti ke te drejte te me thuash qe feja ime eshte gabim, atehere edhe une kam te drejte te them qe feja jote eshte nje genjeshter me bisht; kjo do ishte me e lehte per t'u bere sikur ti te na jepje pak informacion mbi besimin tend, por ti gjithmone u shmangesh pyetjeve te drejperdrejta ne kete pike; nuk e kuptoj pse.

    Emigranti,
    Une nuk jam lindur muslimane; mbiemrin e kam musliman, por prinderit me kane rritur me fryme ateiste, si dhe shume te tjere intelektuale ne Shqiperine komuniste. Nuk e kuptoj qarte cfare doje te thoshe ti me lart, prandaj nuk po te kthej pergjigje me tej.

    Me respekt, te gjitheve

    P.S. Doja te kerkoja ndjese per daljen nga tema; keto qe thashe me lart nuk kane te bejne fare me pushtimin e Shqiperise nga Turqit, prandaj, nese ndonjeri do te me ktheje pergjigje pa lidhje me temen, kete mund ta bejme ne nje teme tjeter.
    La ilaha ill All-llah Muhammad ur-rasullullah

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Sa eshte veshtire ta ndryshoje sot dikush fen, poaq veshtire ishte edhe atehere, por dhuna, presioni ekonomik dhe keqtrajtime tjera, e kane bere punen e vet dhe sot jemi aty ku jemi:
    Musliman me emer me jete evropiane: edhe pse besojme te njetin liber, nuk jemi si arabet, e as si turqit
    -Pushojme te dielen kur pushojne krishteret- e premtja eshte muslimane
    -Vitet i numrojme si krishteret - te muslimanet eshte 1422
    -Veshja jone eshte evropiane, dmth. krishtere, e jo arabe
    -Besojme ne menyre shqiptare: Behemi synet, hajme mish derri, pijme alkohol, here Skenderbeu ( konjak ), here vere, here birre.
    - I trajtojme femrat me mire se sa qe bejne arbet, kemi akoma per te korrigjuar, por jemi ne rruge te mire ta largojme edhe kete ide djallezore se femra eshet djall - sic besojne arabet
    --Sipas arabeve nuk jemi musliman, sipas fundamnetalisteve shqiptare kemi nevoje per korrigjim.
    -Sipas serbeve jemi musliman, sipas evropianeve, jemi pak lindje, pak perendim.
    -Sipas meje jemi musliman protestant, sepse nja 5 % te Kuranit e besojme, tjetren as nuk e besojme, as nuk e praktikojme.

    Si erdhi kjo fe? Me dhune, dhe si cdo fe qe imponohet me dhune, kur te iken dhuna dhe obligimi, iken edhe imponimi, se eshte keshtu e deshmon historia: Shqitaret ne fillim te shekullit te kaluar dukeshin nga jasht si arab, nenat tona si arabe, ne fillim te ketij shek. nja 5 % vishen si ata. NE fund te ketij shek. do te jene 1 % !!!!

    Pse shqiptari po braktis edhe kete fe ?

    Kete fe e braktis tani sepse kleri i vet nuk ka qene kurre me kombin e as me politiken e tij, por ata kane vazhduar rrugen e sulltaneve dhe luften e tyre. Kete e bejne edhe sot dhe kudo mirren me korrrigjimin e historise, dhe duke pare kombi se ky kler eshte subverziv dhe antikombtar, pjesemarrjen e tij e ka reduktuar ne varrime dhe mevlude, dikund tjeter keta nuk mund te depertojne.
    Per ta helmuar rinine, kudo kane nisur t“i quajne shkencetaret me fe islame si shkencetare islamik. Keshtu nuk vepron asnje fe e cila nuk synon polarizime. Shkencetaret jane shkencetare dhe i takojne njerzimit e jo feve. Po te vepronte keshtu kisha dhe t“i numronte shkencetaret sipas feve,a tehere islami mund pak te krenohet me mesjeten, dhe te qaje te sotmen dhe ardhmerine!!! Jo vetem te qaje, por te vajtoje dite e nate mjerimin e vet!!!

    Edhe nje here te tema, si erdhi feja te ne: Hoxhallaret nuk merziten te citojne edhe serb per ta deshmuar se shqiptaret qysh para Skenderbeut ishin bere musliman, apo masovikisht pas tij. Historia jone zyrtare keto pohime i hedh poshte dhe nuk pranon luften e ketyre qe bejne dhe vazhdojne ta bejne ate qe kishte nisur sulltan Murati!

    Perpjekjet per ta shndrruar shqiptarin ne anadollak kane deshtuar tashme, edhe ate qe nga viti 1912. Shqiptari do te mbetet shqiptar , evropian dhe ku i pelqen musliman, por nuk do te imitoje kurre arabet!!! Do te lergohet me vite dhe do te largohet me shpirt, cdo shqiptar i ndershme veren se humanistet ishin katolik dhe cdo njeri e din se Islami sulmonte katoliket me ashper, per inat te Vatikanit, nderkaq, Kishen Ortodokse e trajtonte mire dhe edhe sot ben keshtu. Ne ishim kombi i vetem ne jug te Balknit me fe katolike, ata qe ishin ne Austrohungari kaluan mire, te tjeret qe ishin nen Turqi kane ngelur prapa dhe shembullin e kemi Sllovenine, ajo futet ne Evrope, te tjeret duhet akoma te civilizohen dhe te perparojne sepse mentaliteti anadollak eshte mentalitet kaotik dhe urrjetes i dashurise dhe mirekuptimit. Islami dhe shteti jane opozite konstante, sepse kudo qe islami ehste i forte perpiqet ta rrezoje shtetin, sic kishte bere profeti me shtetin e pare islamik, apo sic ben Irani, sic bente Afganistani, e sic perpiqen islamistet kudo ne bote!

    Eshte ceshtje kohe, kur edhe te ne te dale ne skene nje parti islamike, ndonese shanse nuk ka, por diku 5 % mund t“i fitoje sa edhe ka musliman real!

    Per mua:

    Nuk jam futur ne forum per ta debatuar veten, por gjerat qe me shqetesojne: padrejtesite ekstreme edhe ate duke u thire ne Zot!!! Une nga aspekti moral e tejkaloj profetin per qindra here, nga aspekti human per qindra her, intelektual per mijera here, nga civilizimi dhe barazia e gjinive ...dhe nuk kam asnje arsye ta besoje nje njeri qe ka me pak moral se une, eshte me pak i dijshme dhe i cili ngrit vrasjen ne shenjteri dhe i cili eshte shkatari kryesor per brugosjen e femres dhe keqtrajtimin e saj! Islamin e barte mbi supe femra, me emancipin e saj, do te shembet kjo fe, prandaj eshte edhe armik i emancipimit te femres, rrejdhimisht armik i femres dhe dashurise!
    Zoti eshte dashuria e pakufjshme dhe Krijues, atij nuk mund t“i vishen epshe njerzore dhe shkaterrime djallezore: Gjakderdhja!
    Fjaline qe te citova me larte, eshte ajet qe i hedh muslimanet me bomba ne trup per t“i vrare te tjeret qe nuk jane si ata!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shėn Albani : 28-12-2002 mė 07:23

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    117
    Albani thote:

    "Per mua:

    Nuk jam futur ne forum per ta debatuar veten, por gjerat qe me shqetesojne: padrejtesite ekstreme edhe ate duke u thire ne Zot!!! Une nga aspekti moral e tejkaloj profetin per qindra here, nga aspekti human per qindra her, intelektual per mijera here, nga civilizimi dhe barazia e gjinive ...dhe nuk kam asnje arsye ta besoje nje njeri qe ka me pak moral se une, eshte me pak i dijshme dhe i cili ngrit vrasjen ne shenjteri dhe i cili eshte shkatari kryesor per brugosjen e femres dhe keqtrajtimin e saj!"

    Sa modest qe eshte more a e shihni, apapapa...

    He, a doni me per Belul Gjeraqinen???

    Jo po flisni po te doni...

  10. #30
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Mos ju shmangni temes , flisni per fakte, flisni per te vertete per ate qe shifet, njifet qe e ndjejme ne lekuren tone.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

Faqja 3 prej 10 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesėr
    Nga llokumi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Islami Nė Trojet Iliro-shqiptare Gjatė Shekujve
    Nga Arber gerguri nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  3. Intervistė me Myftiun e Kosovės, Mr. Naim Tėrnava
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-01-2009, 19:13
  4. Personalitete te medha te kombit shqiptar
    Nga DEN_Bossi nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 40
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 17:23
  5. Islamizimi I Popullit Shqiptar
    Nga altin55 nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2004, 04:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •