Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 50
  1. #1
    The day will come Maska e Mr_Right
    Anėtarėsuar
    12-10-2003
    Mosha
    32
    Postime
    285

    Question A egziston dashuria?

    Sa po lexoja disa nga temat ketu rreth dashuris me me beri shum pershtypje fakti qe shum besojn ne dashurine e vertet! Ekziston kjo?

    Per mendimin tim dashuria eshte thjesht nje iluzion qe e krijom ne vete, ky iluzion mund te jet shum i fort (disa mund ta quajn kete nje dashuri te verte) por nje dite ky iluzion e bene koha te zhduket, dhe me kalimin e kohes mund te kuptohet se fjala "dashruri" eshte thejsht nje fjal prrallore dhe asgje me shum.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e theodora*
    Anėtarėsuar
    16-01-2004
    Postime
    879
    mr right
    me duket se ketu je pak si shum wrong

    qe ta besh kete pyetje do te thote qe nuk ke rene ne dashuri asnjeher ne jeten tende e je avanturier a di un! mos ma mer per keq te lutem
    por te uroj te biesh ne dashuri e te zihesh disa her e te shikosh si do ndjehesh
    pastaj hape prap kete tem te lutem e flasim me rehat
    ok?


    po per mendoimin tim kete pyetje e bejne vetem ata qe ne nje lidhje nuk ven as ndjenjat por llogjiken dhe pasionin.

    respekte e mos mu merzot po realitetin po te them
    "MY LOVE IS YOUR LOVE AND YOUR LOVE IS MY LOVE"

  3. #3
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,465
    Dashuria eshte dicka qe ne vet ne paramendimet tona e lindim dhe aty vdes, pra dicka reale nuk eshte nuk egziston
    Sui generis

  4. #4
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Eshte mese normale qe dashuria ekziston dhe eshte anormale te thuash qe ajo nuk ekziston. E gjithe kjo bote eshte zhvilluar e po zhvillohet ne saje te dashurise dhe dashuria do te vazhdoje te ekzistoje.

    Ata qe thone se dashuria nuk ekziston, nuk e kane provuar ndonjehere si ndjenje ose jane ne momente deshperimi, kane humbur nje dashuri dhe nuk behen te forte qe te gjejne nje tjeter qe eshte per ta por rrine e vajtojne ate qe iku.

    Imperator
    Albanian Perandory

  5. #5
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,891
    Hmmmmmmmm,po varet nga personi,nese dikush beson ne dashuri,ateher sigurisht qe per ate egziston,po keshtu dhe e kunderta.

    P.S Per mua egziston,por duhet ta kerkosh!!
    Feel the pump √

  6. #6
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anėtarėsuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    Egziston ore si jo une e ftova nje dite per kafe por nuk pranoi :P
    Ere mire mire

  7. #7
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,680
    Citim Postuar mė parė nga Mr_Right
    Sa po lexoja disa nga temat ketu rreth dashuris me me beri shum pershtypje fakti qe shum besojn ne dashurine e vertet! Ekziston kjo?

    Per mendimin tim dashuria eshte thjesht nje iluzion qe e krijom ne vete, ky iluzion mund te jet shum i fort (disa mund ta quajn kete nje dashuri te verte) por nje dite kete iluzion koha e bene te zhduket, dhe me kalimin e kohes mund te kuptohet se fjala "dashruri" eshte thejsht nje fjal prrallore dhe asgje me shum.

    Pse si mendove se eshte dashuria Mr.Right?
    Cka u dashka te jete dashuria sipas teje?
    (ja pergjegja nepyetjen tende gjindet ne kete pyetjen time qe po ta bej tani)
    -A e ekziston ti personalisht?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Dashuria absolute qe tejkalon cdo lloj interesi personal,cdo deshire,cdo kerkim kenaqesije,kjo dashuri qe eshte nje dhenie e vetes,dhenie e personit per te miren e te tjereve,dhenie e vetvetes pa pritur asgje ne kthim!
    Kjo dashuri qe eshte ndjenja me e paster se cdo gje ne kete toke,kjo dashuri qe i tejkalon limitet,kjo dashuri qe jep nje kenaqesi diferente te cdo lloj pasioni ose kenaqesije qe mund te ekzistoje ne kete jete,kjo dashuri qe tejkalon dashurine e ēiftit dhe te asaj qe nuk mund ta kemi!.......kjo dashuri qe na ben te lumtur atehere kur vetem japim,kjo dashuri qe jep lumturi dhe gezim.
    A nuk eshte e vertete qe jemi me te lumtur kur japim lumturi sesa kur marrim?!
    Kjo dashuri absolute a ekziston?!


    Duhet te besojme qe kjo dashuri ekziston!
    Po si cdo ne kete bote edhe ajo ka anet dhe qoshet e saj te erreta...
    Po eshte mire te japesh,eshte dicka e forte....por eshte mire edhe te marresh dhe te ndjehesh e dashuruar prej dikujt!
    DAshuria e vertete te ben te duash tjetrin me shume se veten...por qe te duash kaq shume duhet te jesh shume i forte,eshte teper e veshtire te duash ne te vertete,ne kete lloj dashurie ka edhe shume dhimbje!
    Dashuri te perjetshme,lumturi te perjetshme,cifte pa probleme dhe gjithmone te dashuruar,nuk kam njohur kurre dhe as kam degjuar rrotull meje!
    Sepse nuk ekziston dashuria e perjetshme....eshte thjesht nje pasazhe ne jeten tone qe zgjat per aq kohe sa mundte zgjasi....po qe nje dite shuhet!
    Nje cift eshte i perbere nga dy personalitete te ndryshme,dhe nje dite mund te mos kuptohen me dhe te krijohen konflikte dhe kjo eshte dicka teper normale!
    Eshte mire te duash,po te duash kaq fort duhet te mesosh te vuash!
    Si mund te shijojme cka eshte e mire ne kete jete,nqs nuk provojme dhe shijojme dhimbjet dhe te keqijat?!
    Po dashuria ekziston......po dije qe ne dashuri gjithmone eshte njeri qe do me teper se tjetri,dashuria nuk zgjat po ja vlen ta jetosh.....
    "Carpe Diem"

  9. #9
    lepurushe Maska e bebushja
    Anėtarėsuar
    21-02-2006
    Vendndodhja
    N18-1HG
    Postime
    1,886
    Citim Postuar mė parė nga Mr_Right
    Sa po lexoja disa nga temat ketu rreth dashuris me me beri shum pershtypje fakti qe shum besojn ne dashurine e vertet! Ekziston kjo?

    Per mendimin tim dashuria eshte thjesht nje iluzion qe e krijom ne vete, ky iluzion mund te jet shum i fort (disa mund ta quajn kete nje dashuri te verte) por nje dite ky iluzion e bene koha te zhduket, dhe me kalimin e kohes mund te kuptohet se fjala "dashruri" eshte thejsht nje fjal prrallore dhe asgje me shum.
    Nuk mund te quash perallore dicka qe prek e qe jeton cdo dite.Dashuria preket jetohet cdo sekond nga njerezimi.As iluzjon nuk eshte ,por kjo vjen nga zgenjimet qe pesojm dhe i vem epitete te ndryshme ......................................
    Per mua ajo EKZISTON ,po e jetoj cdo dite.
    te pershendes per temen
    Asgje nuk e tradheton me teper karakterin e nje njeriu se sa gjerat me te cilat ai tallet.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA
    Po dashuria ekziston......po dije qe ne dashuri gjithmone eshte njeri qe do me teper se tjetri,dashuria nuk zgjat po ja vlen ta jetosh.....

    Dashuria ekziston si jo. Ekziston vetem atehere kur numri dy behet nje. Kur dy zemra te dy njerezve behen nje e vetme dhe e pandashme, kur dy mendje te dy njerezve behen nje dhe e pandashme, kur dy bote te vogla krijojne nje bote te vetme dhe kur dy njerez te vegjel behen nje cift i vetem dhe i pandashem. Vetem atehere kemi dashuri, kur ka unifikim. Dhe ne kete rast nuk ka kush jep me shume dhe kush jep me pak pasi te dy japin gjithe veten e tyre te tjetri duke mos lene me asgje per veten. Mundesia per te ndodhur kjo pastaj eshte e paket sepse ka shume raste qe nuk jane perputhur ndjenjat ne momentin qe e kane bere kete gje, dhe per rrjedhoje mendojne qe nuk ka me dashuri pas kesaj, sepse nuk kane cfare japin me nga vetja, dhe mbyllen duke bere nje krim per dashurine. Njeriu ka lindur per te dashuruar dhe per tu dashuruar. Pikerisht kjo gje na dallon me shume nga kafshet, prandaj jemi me superior se to. Nuk mund qe per faj te te tjereve ne te vrasim "njeriun brenda nesh". Njeriu gjithmone mund te dashuroje sepse ka lindur ne saj te dashurise dhe e ka ne gen.

  11. #11
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anėtarėsuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    Patjeter qe eksiston.

    diku me e forte ,diku me dhimbje, por e rendesishmja eshte te dish te dashurosh
    me shpirt.....


    persh.mikja ime DI-ANA. ke bere mungese....
    dont worry be happy

  12. #12
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Citim Postuar mė parė nga gesti_7
    Ekziston vetem atehere kur numri dy behet nje. Kur dy zemra te dy njerezve behen nje e vetme dhe e pandashme, kur dy mendje te dy njerezve behen nje dhe e pandashme, kur dy bote te vogla krijojne nje bote te vetme dhe kur dy njerez te vegjel behen nje cift i vetem dhe i pandashem. Vetem atehere kemi dashuri, kur ka unifikim.

    . Njeriu ka lindur per te dashuruar dhe per tu dashuruar. . Nuk mund qe per faj te te tjereve ne te vrasim "njeriun brenda nesh.

    pershendetje Gesti,

    Eshte nje shprehje qe thote"fillimi eshte gjithmone i bukur,po mbarimi i shemtuar"!
    Ne fillim te gjithe kujtojme se e kemi gjetur personin ideal dhe unifikimin....
    Shumica e njerezve sot kalojne shpejt ne dicka tjeter,harrojne shpejt ndjenjat qe kane patur dhe kerkojne gjera te reja....si mund te duash dike,si mund ti thuash dikujt te dua dhe per nje kohe shume te shkurter te degjosh "jo nuk te dua me,sepse me zhgenjeve"!
    Pse njerezit kur ndahen kerkojne gjithmone gabimet te tjetri?
    Pse urrehemi?
    Cfare kemi me shume nga kafshet me thuaj?!
    Po kemi lindur per te dashuruar dhe per te qene te tille,po nuk kemi lindur te vuajme per dike qe na ka vrare ne brendesi te shpirtit,per dike qe na ka bere te besonim qe endrrat mund te ekzistonin!
    Me thuaj si mund te mos vrasim vetveten,si mund te shmangim vuajtjen dhe marrjen neper kembe nga ata qe nuk na duan po qe ne vazhdojem te duam akoma?!
    Me thuaj si mund te jete e mundur?

    respekte
    "Carpe Diem"

  13. #13
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,875
    Citim Postuar mė parė nga zhorzhi
    Patjeter qe eksiston.

    diku me e forte ,diku me dhimbje, por e rendesishmja eshte te dish te dashurosh
    me shpirt.....


    persh.mikja ime DI-ANA. ke bere mungese....

    Ke te drejte mikja ime,te dashurosh me shpirt eshte gjeja me e bukur dhe me e rralle....po ama dhe me e dhimbshmja!


    miqesisht mikja ime
    "Carpe Diem"

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Mosha
    36
    Postime
    4,063
    po jeta qe jetojme veē dashuri eshte


    PS: dashuro ate qe ste do



    Firma BABA.
    Dhe kau i mirė po s'e ngacmove, s'tėrheq nė brazdė.

  15. #15
    Not Interested ! Maska e Marijuana85
    Anėtarėsuar
    13-01-2007
    Vendndodhja
    Home for a while and soon back to U.K :)
    Postime
    683
    Lol Baba,
    Egziston dashurija sepse pa dashuri nuk mundem te bejm nje hap per para.
    Think only of the past as its remembrance gives you pleasure. J. Austen

  16. #16
    pease all over Maska e Kaēurrelsja
    Anėtarėsuar
    30-11-2003
    Vendndodhja
    Larg mamit dhe babit........
    Postime
    126
    Persh te gjithve,


    Posi Mr Right egziston per ate qe ja din vleren dhe di te dashuroje me te vertete!!! Me duket shume pyetje e ēuditshme!

    Po s'me beson prit dhe pak se je i "ri ne zanat", koha do te ta tregoje qe vertet eshte ashtu sikur po te them.


    Respekte,

    D.M.
    CYA AROUND

  17. #17
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Faktikisht,ne keto kohe te lind vertet kjo pyetje shqetesuese te cilen nuk do te donim kurre ta benim...por duke pare se si po humbet dashuria e femijes per prindin...dashuria e vellait per vellain...dashuria e njeriut per njeriun...na lind krejt natyrshem nje pyetje e tille...perse humbet kjo ndjenje?...ne c'pike kemi gabuar!
    A do te jemi te afte te frenojme kete lloj marrezie qe po na con drejt shkaterrimit..

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA

    Pse njerezit kur ndahen kerkojne gjithmone gabimet te tjetri?
    Pse urrehemi?
    Cfare kemi me shume nga kafshet me thuaj?!
    Po kemi lindur per te dashuruar dhe per te qene te tille,po nuk kemi lindur te vuajme per dike qe na ka vrare ne brendesi te shpirtit,per dike qe na ka bere te besonim qe endrrat mund te ekzistonin!
    Me thuaj si mund te mos vrasim vetveten,si mund te shmangim vuajtjen dhe marrjen neper kembe nga ata qe nuk na duan po qe ne vazhdojem te duam akoma?!
    Me thuaj si mund te jete e mundur?

    respekte
    Ne ndarje nuk ke pse kerkon gabime as te tjetri as te vetja. Nqs nje lidhje nuk ecen nuk eshte faji i asnjerit per ndarjen. Mendo vetem gjerat e bukura qe ke kaluar ne lidhje dhe jo te mendosh gabimet qe mund te kesh bere ti apo tjetri sepse edhe po i gjete gabimet nuk eshte se te zgjidhin gje. Duke mos menduar per gabimet do e shikosh qe nuk ke per ta urryer tjetrin dhe nuk ke per te vuajtur aq shume. Dashurine mos e permblidh te nje person i vetem sepse ke shume njerez qe te duan si familja apo miqte sic e permend dhe shoku tanku. Gjej te bukuren e jetes, shijoje, jetoje pa ate person por me dhjetera te tjere qe te duan dhe qe ti i do. Do e shohesh pastaj qe do dalesh nga kjo vuajtje "e pafundme" ne te cilen je zhytur.

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku
    Faktikisht,ne keto kohe te lind vertet kjo pyetje shqetesuese te cilen nuk do te donim kurre ta benim...por duke pare se si po humbet dashuria e femijes per prindin...dashuria e vellait per vellain...dashuria e njeriut per njeriun...na lind krejt natyrshem nje pyetje e tille...perse humbet kjo ndjenje?...ne c'pike kemi gabuar!
    A do te jemi te afte te frenojme kete lloj marrezie qe po na con drejt shkaterrimit..
    Ke shume te drejte shoku tanku sepse dashuria per njeriun eshte zevendesuar nga dashuria per parane dhe per pushtetin duke harruar me tej cfare je dhe ke ke prane. Ketu ka arritur bota e sotme.

    Respekte

  20. #20
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,793
    ekziston per ata qe besojne se ekziston dashuria !!! per ata qe nuk besojne ne dashuri nuk ka se si te ekzistoj !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria ėshtė virtyti mė i madh
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisė Kristiane
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind ēdo ditė
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtė
    Nga Matrix nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •