K R E U IV
MENDIMI POLITIK DHE KULTURA KOMBĖTARE
NĖ VITET 50-70 TĖ SHEK. XIX
1. RRYMAT POLITIKE NĖ LĖVIZJEN KOMBĖTARE NĖ FUND
TĖ VITEVE 60 DHE NĖ FILLIM TĖ VITEVE 70
Nė fund tė viteve 60 u pėrpunua dhe u pasurua mė tej mendimi politik kombėtar, u formuluan mė qartė e nė mėnyrė tė pėrcaktuar njė varg kėrkesash kombėtare nė fushėn ekonomike, politike e arsimore-kulturore, tė cilat shprehnin nevojat e klasės sė re, tė borgjezisė dhe u pėrgjigjeshin njėherazi aspiratave tė tė gjithė popullit.
Pas shtypjes sė kryengritjeve tė viteve 40-60 kundėr Tanzimatit, ku njė rol tė rėndėsishėm luajtėn qytetet kryesore tė vendit, rrethet borgjeze i humbėn shpresat se mund tu vinte ndonjė ndihmė nga shteti osman pėr zhvillimin e tregtisė, tė industrisė dhe pėr mbrojtjen nga depėrtimi e konkurrenca e mallrave tė huaja. Pėr mė tepėr, me zbatimin e reformave tė Tanzimatit pėrfaqėsuesit e borgjezisė shqiptare ishin pėrjashtuar pothuajse krejtėsisht nga pozitat drejtuese nė administratėn e re. Pėrveē kėsaj, dobėsimi i Perandorisė Osmane po e bėnte gjithnjė mė tė qartė se ajo nuk ishte nė gjendje tė mbronte territoret e saj nga orvatjet ekspansioniste tė shteteve tė tjera. Pikėrisht kėto lakmi tė shteteve ballkanike fqinje, qė u drejtuan nė mėnyrė tė theksuar edhe ndaj tokave shqiptare, u bėnė njė faktor tjetėr i rėndėsishėm qė shqetėsonte forcat mė tė ndryshme shoqėrore tė vendit.
Qarqet borgjeze shqiptare ishin gjithashtu tė interesuara tė zhdukeshin anarkia dhe grabitjet sistematike qė kryenin sunduesit osmanė nė bashkėpunim me feudalėt vendas. Pėrveē kėsaj, ato ishin tė pakėnaqura nga shpenzimi joprodhues i shumave tė mėdha qė Stambolli nxirrte nga Shqipėria duke varfėruar fuqinė blerėse tė tregut shqiptar, pa i dhėnė vendit asgjė qė tė ndihmonte zhvillimin ekonomik.
Nė kėto kushte, nė fund tė viteve 60, ideologėt e lėvizjes kombėtare i formuluan hapur e mė gjerė kėrkesat pėr zbatimin nė Shqipėri tė reformave qė do ti ēelnin rrugėn zhvillimit ekonomiko-shoqėror dhe politik tė vendit. Njė ndėr kėta ishte Zef Jubani nga Shkodra (1818-1880), bir i njė tregtari dhe i njė familjeje me tradita atdhetare. Mėsimet e para i mori nė Shkodėr dhe i vijoi nė shkollėn e mesme tregtare nė Maltė. Jashtė atdheut ai ra nė kontakt, si dhe intelektualė tė tjerė tė rinj shqiptarė tė kėsaj kohe, me qarqet demokratike tė vendeve tė Evropės Perėndimore dhe veēanėrisht tė Italisė, ku u lidh ngushtė edhe me personalitet arbėreshe.
Zef Jubani formuloi pėr herė tė parė kėrkesat e borgjezisė sė re shqiptare pėr reforma ekonomike, shoqėrore e politike. Idetė e tij pėr gjendjen e Shqipėrisė nėn sundimin osman dhe pėr nevojėn e reformave pėr pėrmirėsimin e saj, Zef Jubani i parashtroi nė mėnyrė mė tė qartė nė dy studime: Gjendja aktuale e popullit tė Shqipėrisė sė Veriut dhe Kundrime mbi gjendjen morale dhe mbi kulturėn intelektuale tė popullit shqiptar, qė u botuan mė 1871 si hyrje e njė pėrmbledhjeje kėngėsh popullore. Nė ato vite ai i ishte kushtuar mbledhjes e studimit tė folklorit shqiptar, pėr tė cilin kishte bėrė disa botime. Duke pėrshkruar, nė dy studimet e mėsipėrme, gjendjen e vajtueshme ekonomike, shoqėrore e kulturore ku e kishte lėnė Shqipėrinė sundimi i huaj, Zef Jubani vinte nė dukje traditat pozitive tė sė kaluarės sė popullit shqiptar, shprehte besimin nė aftėsitė e tij pėr tė ecur pėrpara dhe bėnte thirrje pėr bashkim e pėr tė vėnė tė gjitha energjitė nė shėrbim tė atdheut tė robėruar.
Zef Jubani i kritikonte ashpėr ligjet e padrejta, veprimet arbitrare, taksat e rėnda, angaritė dhe gjykatat osmane, qė drejtoheshin nga tė paditur e qė shkelnin drejtėsinė. Ai dėnonte qeveritarėt osmanė, tė cilėt, gjoja pėr tė luftuar zakonin barbar tė hakmarrjes, pėrdornin mjete edhe mė barbare. Nė kėto kushte, - thoshte Jubani, - nė Shqipėri nuk do tė mund tė zėrė kurrė vend ideja e qytetėrimit.
Zef Jubani kėrkonte qė nė Shqipėri tė vendoseshin ligje tė tilla qė tu siguronin barazinė politike gjithė banorėve tė saj, pa marrė parasysh ndryshimet fetare, sepse shqiptarėt janė tė njė gjaku dhe janė tė njėjtė pėr nga gjuha, pėr nga zakonet, pėr nga aspiratat. Krahas ligjeve tė pėrgjithshme tė Perandorisė, ai kėrkonte qė tė kishte edhe ligje tė veēanta pėr Shqipėrinė, tė cilat tė mbėshteteshin edhe nė traditat e mira tė popullit tė saj, tė nxjerra, - siē shkruante ai, - prej statutesh kombėtare nga mė tė mirat e mė tė pėrshtatshmet. Ndėrkaq, Zef Jubani shprehej nė mėnyrė tė prerė kundėr idealizimit tė privilegjeve qė kishte pasur dhe i ruante Malėsia. Ruajtja e tyre donte tė thoshte, sipas mendimit tė tij, ruajtje e njė gjendjeje arbitrariteti e barbarie. Ai kėrkonte zbatimin e reformave qė do tė ēonin nė zhvillimin ekonomik tė vendit; ishte pėr ndėrtimin e rrugėve e tė hekurudhave, pėr themelimin e ndėrmarrjeve publike, pėr zhvillimin e lundrimit me avullore e tė tregtisė, pėr shfrytėzimin e pasurive tė vendit. Shqipėria, shkruante ai, kishte miniera tė pashfrytėzuara, pyje shekullore, lėndė tė ēdo lloji, tokė me pasuri tė begata natyrore, qė, po tė dinė tė nxjerrin prej tyre dobi, mund ti ēojnė shqiptarėt nė mirėqenie.
Si iluminist i shquar, Zef Jubani mendonte se njė rol tė rėndėsishėm pėr zhvillimin e aftėsive tė popullit shqiptar, pėr forcimin e ndjenjave tė tij kombėtare dhe pėr pėrparimin e tij, duhej tė luante shkolla kombėtare laike, me mėsues vendas e jashtė ēdo ndikimi fetar. Arsimi shqiptar duhej tė pėrbėhej nga shkollat fillore, qė duhej tė ēeleshin nė ēdo vend, nga gjimnazet nė qytete, si edhe nga shkollat profesionale. Mėsimin e gjuhės shqipe ai e quante shumė tė nevojshėm pėr veprimtarinė e ndėrmarrėsve shqiptarė, sesa atė tė turqishtes ose tė italishtes, aq mė tepėr qė shkollat nė gjuhė tė huaja e ftohnin ndjenjėn kombėtare. Zef Jubani arriti nė pėrfundimin e drejtė se pėrhapja e mėsimit shqip nuk mund tė arrihej pa njė alfabet tė vetėm tė gjuhės shqipe dhe kundėrshtonte ata qė shkruanin vetėm me shkronjat latine ose greke. Krijimin e njė alfabeti tė pėrbashkėt ai e quante njė domosdoshmėri dhe shėrbim tė paharrueshėm pėr popullin shqiptar. Nė shkrimet e tij nė shqip ai pėrdori njė alfabet tė posaēėm me njė sistem tė ri shkronjash me bazė alfabetin latin dhe hartoi njė gramatikė tė thjeshtė tė gjuhės shqipe.
Pėr tė ngritur ndėrgjegjen e krenarinė kombėtare tė bashkatdhetarėve tė tij, Zef Jubani, ashtu si rilindėsit e tjerė, iu drejtua sė kaluarės historike tė shqiptarėve, shkroi njė Histori tė jetės dhe tė veprave tė Gjergj Kastriotit, qė mbeti dorėshkrim e nuk mundi tė shohė dritėn e botimit. Zef Jubani e pėrshkruan Gjergj Kastriotin si njė yll qė ndrit e udhėheq popullin shqiptar edhe nė kohėt moderne, ndėrsa trimėria e menēuria e tij simbolizonte virtytet e vetė popullit shqiptar. Kjo vepėr ėshtė njė kushtrim, njė thirrje drejtuar shqiptarėve pėr luftė, pėr ēlirimin e atdheut, duke ndjekur shembullin e Skėnderbeut.
Ndonėse vinte nė dukje me ngjyra tė forta gjendjen e mjerueshme qė karakterizonte Shqipėrinė, Zef Jubani theksonte se nuk kishte arsye pėr tu dėshpėruar, kishte besim nė tė ardhmen e saj, tė cilėn do ta siguronin vetė shqiptarėt. Ai u drejtohej me zemėrim tė veēantė reshperėve qė sbėjnė asgjė dhe presin, duke ndenjur me duar kryq, shpėtimin dhe qytetėrimin e Shqipėrisė nga kombet e huaja, d.m.th. atyre pėrfaqėsuesve tė borgjezisė tregtare qė e kishin lidhur fatin e vet politik me njė shtet tė huaj. Unė nuk i besoj sinqeritetit tė tė huajve qė na bėjnė njė tė mirė pa pasur njė qėllim tė dytė, deklaronte Zef Jubani. Nė kėtė vėshtrim ai nuk shihte me sy tė mirė as veprimtarinė e klerit tė huaj katolik nė Shqipėrinė e Veriut, e cila u shėrbente mė shumė tė huajve. Klerikėt e huaj kishin pėrvetėsuar kėtu monopolin e arsimit e tė kulturės dhe, siē theksonte ai, nuk ndihmonin nė pėrparimin e popullit. Zef Jubani u shpreh edhe kundėr pozitės mbizotėruese qė mbante Austro-Hungaria nė ekonominė e Shqipėrisė, duke dėmtuar kėshtu interesat e borgjezisė shqiptare. Pėr shkak tė kėtyre qendrimeve u kritikua ashpėr nga kleri katolik, qė e quante atė njeri tė asnjė feje, ... shumė tė rrezikshėm nga ēdo pikėpamje, sidomos nė raportet politike.
Duke kėrkuar ligje, kode e institucione tė veēanta, tė pėrshtatshme pėr popullin shqiptar, i cili tashmė, sipas tij, ishte formuar si njė komb i bashkuar, Zef Jubani shprehte heshtazi kėrkesėn e borgjezisė shqiptare pėr autonomi, d.m.th. pėr njohjen e interesave tė veēanta tė territorit qė banohej nga kombi shqiptar dhe qė dallohej nga territori i kombėsive tė tjera tė Perandorisė Osmane.
Nė njė kohė me Zef Jubanin, nė fundin e viteve 60, kur u acaruan marrėdhėniet ndėrkombėtare nė Ballkan, parashtruan mendimet e tyre pėr rrugėt e shpėtimit tė Shqipėrisė edhe rilindės tė tjerė, si Thimi Mitkoja (1820-1890), Preng Doēi etj. Ata shfaqėn mendimin se kishte ardhur koha pėr njė kryengritje tė pėrgjithshme kombėtare dhe pėr shkėputjen e plotė tė Shqipėrisė nga Turqia.
Thimi Mitkoja lindi nė qytetin e Korēės nė njė familje tregtare me tradita arsimore e kulturore. Ndoqi shkollėn nė gjuhėn greke nė Korēė. Veprimtaria tregtare mė pas i dha mundėsi tė njihej me Vjenėn, Triesten, Venedikun, Stambollin, Athinėn, Bukureshtin etj. dhe tė bjerė nė kontakt me lėvizjet ēlirimtare tė popujve tė Ballkanit e tė Evropės. Nė vitet 60 u vendos nė koloninė shqiptare tė Egjiptit, ku punoi pėr organizimin e lėvizjes patriotike dhe u pėrpoq pėr vllazėrimin e mėmėdhetarėve jo vetėm nė Egjipt, por edhe nė vende tė tjera.
Pikėpamjet e tij i shprehu nė artikujt e botuar nė shtypin e kohės, si edhe nė letėrkėmbimin me rilindėsit e tjerė e me albanologė tė huaj. Si iluminist ai i kushtoi kujdes tė veēantė ngritjes sė nivelit kulturor e politik tė shqiptarėve. Ashtu si Naum Veqilharxhi, ai e quante lėvrimin e gjuhės shqipe njė nga detyrat mė tė ngutshme tė lėvizjes pėr ēlirim kombėtar. Thimi Mitkoja punoi me pėrkushtim pėr tė krijuar te bashkatdhetarėt bindjen se gjuha shqipe ėshtė njė nga gjuhėt mė tė lashta tė Ballkanit, mė tė bukurat dhe me aftėsi shprehėse tė pasur. Duke iu drejtuar historisė nė trajtimin e ēėshtjes sė gjuhės shqipe, mbėshteste tezėn pėr origjinėn pellazgjike tė shqiptarėve, me tė cilėn desh tė vėrtetonte lashtėsinė e tyre dhe tė gjuhės shqipe. Shqiptarėt, - shkruante Thimi Mitkoja, - janė i vetmi komb autokton i gadishullit tė Ballkanit
, njė komb i lidhur me njė gjuhė dhe histori tė tijėn.
Thimi Mitkoja shėnoi njė kthesė edhe nė fushėn e ideve e nė atė politike. Zhvilloi njė veprimtari tė gjerė pėr afirmimin e tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve nė opinionin publik ndėrkombėtar. Ishte ithtar i kryengritjes sė armatosur si mjet pėr ēlirimin e popullit shqiptar. U bėnte thirrje shqiptarėve tė rroknin armėt pėr tė rrėzuar tiraninė. Ishte njė ndėr pėrkrahėsit e idesė sė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Kėrkonte formimin e njė shteti kombėtar shqiptar me ligjet e veta, qė tė ishte nė marrėdhėnie tė mira me fqinjėt dhe i pavarur prej askujt.
Por, nga ana tjetėr, vetė Thimi Mitkoja mendonte nė kėtė kohė se shteti i ri shqiptar do tė ishte tepėr i dobėt pėr tu bėrė ballė rreziqeve qė i vinin nga jashtė dhe prandaj kėrkonte qė Shqipėria, duke ruajtur individualitetin e vet shtetėror, tė formonte me fqinjėn e saj nė jug, me Greqinė, njė lloj lidhjeje federative ose njė mbretėri dualiste, sipas shembullit tė Austro-Hungarisė. Thimi Mitkoja mendonte se ishte nė interes tė vetė Greqisė tu respektonte shqiptarėve tė gjitha tė drejtat kombėtare nė shtetin e tyre, pėr ti pasur si aleatė kundėr njė zgjerimi territorial tė Serbisė drejt jugut e veēanėrisht nė Maqedoni. Ky mendim, i cili pėrkrahej edhe nga disa qarqe arbėreshe, nėnvleftėsonte rrezikun qė kėrcėnonte Shqipėrinė pėr shkak tė prirjeve ekspansioniste tė qarqeve drejtuese tė Greqisė qė Thimi Mitkoja, me sa duket, nuk i njihte mirė. Vėnia nė jetė e kėsaj ideje do tė krijonte kushte shumė tė favorshme pėr realizimin e planeve shoviniste tė Athinės. Vetė Thimi Mitkoja pas disa vjetėsh do tė hiqte dorė nga kjo ide.
Edhe intelektualėt arbėreshė, si dhe shkrimtarja pėrparimtare rumune me prejardhje tė largėt shqiptare, princesha Elena Gjika (1828-1888)?, qė bashkėpunonte me ta, mendonin se kriza e krijuar nė Ballkan duhej shfrytėzuar pėr njė kryengritje shqiptare qė do tė lidhej me lėvizjet e tjera kryengritėse nė Evropė. Pėr kėtė qėllim grupi i arbėreshėve u vu nė lidhje me ato qarqe demokratike pėrparimtare italiane dhe tė Evropės Perėndimore nė pėrgjithėsi, tė cilat mendonin se nė Gadishullin Ballkanik vendin e Perandorisė Osmane qė po shthurrej, duhej ta zinte njė konfederatė popujsh e shtetesh me tė drejta tė barabarta.
Elena Gjika, e lindur nė Kostancė tė Rumanisė, e pajisur me arsim e kulturė tė pasur falė studimeve qė kreu nė Rumani, nė Vjenė e nė vende tė tjera, iu kushtua ēėshtjes shqiptare, pėr tė cilėn mbante lidhje me De Radėn, Zef Jubanin, Thimi Mitkon, Dhimitėr Kamardėn dhe me shkrimtarė e atdhetarė tė tjerė. Punoi pėr ngritjen e ndėrgjegjes kombėtare tė shqiptarėve, por mbi ēdo gjė vlerėsonte nevojėn e bashkimit tė tyre kombėtar. Shqiptarėt, - theksonte ajo, - duhej tė merreshin vesh me njėri-tjetrin, ti harronin pėrēarjet, tė mos ketė mė as gegė, as toskė, as lebėr, as ēamėr, por bij tė devotshėm tė tė njėjtit atdhe, sepse kėshtu gjaku nuk do tė shkojė kot. Pėr kėtė ajo i referohej sė kaluarės, historisė sė lashtė tė popullit shqiptar e veēanėrisht epokės sė Skėnderbeut dhe kontributit tė shqiptarėve nė kryengritjet ēlirimtare tė popujve fqinjė. Kėto i sillte si argumente pėr tė provuar tė drejtėn e tyre pėr tė siguruar lirinė dhe pėr tė themeluar shtetin e tyre tė pavarur. Ashtu si Naum Veqilharxhi, Elena Gjika mendonte se nuk mund tė arrihej bashkimi kombėtar pa pėrhapjen e arsimit e tė diturisė nė gjuhėn shqipe dhe shtronte si detyrė mė tė ngutshme pėrhapjen e shkrimit tė gjuhės shqipe nė popull e lėvrimin e saj. Elena Gjika i shikonte kryengritjet shqiptare e veēanėrisht ngjarjet e viteve 1866-1867 si paralajmėrim tė pavarėsisė sė Shqipėrisė.
Por, nė kushtet e Shqipėrisė, kur shumica e madhe e feudalėve tė vendit e shihnin tė nevojshme ruajtjen e lidhjeve me Portėn e Lartė dhe lidhjet fetare me kalifatin ushtronin gjithnjė njė ndikim tė madh nė masat e besimtarėve myslimanė, kur borgjezia shqiptare ishte e dobėt, pjesėrisht e varur nga tregu i huaj dhe e pėrēarė nga ndikimi i feve, mė realiste ishin kėrkesat e atyre pėrfaqėsuesve tė mendimit politik shqiptar, si Zef Jubani etj., tė cilėt, pa hequr dorė nga synimi kryesor i ēlirimit tė vendit, e quanin tė parakohshme shkėputjen e plotė tė Shqipėrisė nga Turqia. Ata mendonin gjithashtu se njė Shqipėri e pavarur, por ende e dobėt dhe e pamėkėmbur, mund tė binte sė shpejti viktimė e politikės grabitqare tė shteteve fqinje, ndėrsa, duke qėndruar nė kuadrin e Perandorisė Osmane si provincė autonome, Shqipėria do tė siguronte mė mirė tėrėsinė e saj, jo vetėm sepse tėrėsia tokėsore e Perandorisė mbrohej edhe nga Porta, por edhe sepse ajo ishte garantuar nga njė sėrė marrėveshjesh tė Fuqive tė Mėdha.
Krijoni Kontakt