Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 144 prej 144
  1. #141
    Letėrsia shqiptare gjatė shek. XVIII



    Gjatė shek. XVIII nė zhvillimin e kulturės dhe tė letėrsisė shqiptare u shfaqėn dukuri tė reja. Kėto dukuri u pėrcaktuan nga njė varg faktorėsh tė jetės ekonomike, politike e kulturore tė vendit. Nė radhė tė parė zhvillimi i forcave tė brendshme prodhuese, i ekonomisė monetare, solli me vete lindjen e shtresave tė reja tregtare-zejtare, tė cilat ishin tė interesuara pėr njė zhvillim tė pavarur ekonomik e kulturor. Me kėtė lidhet forcimi i prirjes pėr pėrdorimin e shqipes sė shkruar jo vetėm nė sferėn kishtare, por dhe nė veprimtarinė e pėrditshme ekonomike. Kjo kėrkonte pa dyshim pėrdorimin e alfabeteve tė veēanta pėr shqipen, qė e dallonin atė nga gjuhėt e tjera, por objektivisht edhe pėr ta shkėputur mė sė fundi lėvizjen kulturore nė Shqipėri nga zhvillimi i varur prej kulturave tė huaja, sidomos osmane e greke. Me forcimin e kėsaj prirjeje shpjegohen nismat e njė anonimi nga Elbasani, tė Kostė Beratit, tė Grigor Voskopojarit, mitropolit i Durrėsit nga viti 1769 dhe tė Theodor Haxhifilipit (rreth vitit 1730-1805) nga Elbasani, i njohur me emrin Dhaskal Todri, qė krijuan alfabete tė posaēme tė shqipes. Ky i fundit nismėn e tij e pagoi me jetėn e tij duke mbetur i vrarė, pa arritur tė ngrinte njė shtypshkronjė nė Elbasan qė do tė botonte vepra shqip.

    Gjatė kėtij shekulli njohu njė gjallėrim mė tė madh literatura e qarkut kulturor konfesional ortodoks e mysliman. Anonimi i Elbasanit solli nė shqip copa tė ungjillit, si dhe Grigor Voskopojari, kurse Dhaskal Todri solli nė shqip “Dhiatėn e vjetėr dhe tė re”, ndonėse nuk arriti ta botonte. Kėto pėrpjekje u shumuan nė shekullin pasues me botimin mė 1827 tė tekstit tė plotė tė “Dhiatės sė re” tė pėrkthyer nga Vangjel Meksi dhe tė redaktuara nga Grigor Gjirokastriti, si dhe me korpusin e madh tė pėrkthimeve fetare tė Konstandin Kristoforidhit (1827-1895) nė dy dialektet e shqipes.

    Qyteti i Voskopojės nė kėtė shekull u bė njė qendėr e rėndėsishme kulturore, me njė lėvizje tė gjerė arsimore e me institucione pėrkatėse.
    Edhe pse letėrsia qė u zhvillua nė Voskopojė ishte kryesisht nė gjuhėn greke, nevoja pėr t`i vėnė gardh rrezikut tė asimilimit, bėri tė pashmangshme edhe pėrdorimin e gjuhės amtare, duke inkurajuar objektivisht zhvillimin e kulturave kombėtare. Nė shkollat e Voskopojės u pėrdorėn edhe shqipja e arumanishtja pėr mėsimin e greqishtes.

    Dukuria mė e rėndėsishme e zhvillimit letrar nė Shqipėri gjatė shek.XVIII ėshtė poezia shqipe me alfabet arab, qė u quajt poezia e bejtexhinjve. Kjo ishte njė dukuri kontradiktore, sepse nė tė poetėt bejtexhi shprehėn nga njė anė, prirjen pėr ta dalluar veten nga kombėsitė e tjera pėrmes shkrimit tė shqipes, si gjuhė e poezisė sė tyre, nga ana tjetėr, ata ishin nėn ndikimin e fortė tė kulturės orientale dhe tė moralit islam.

    Pas pėrhapjes sė gjerė tė islamizmit, nė Shqipėri nė shek. XVIII u ngrit njė rrjet i gjerė institucionesh arsimore e kulturore islame, mejtepet e medresetė ku jepej feja islame, letėrsitė orientale nė gjuhėt osmane e arabe. Numri i njerėzve tė shkolluar nė kėto institucione u rrit, duke formuar kėshtu njė shtresė intelektualėsh tė brumosur me kulturėn dhe ideologjinė e pushtuesit. Prej kėsaj shtrese dolėn poetėt bejtexhinj, qė sollėn nė krijimtarinė e tyre idetė e fesė e tė moralit islam, tė shprehura me njė gjuhė tė mbytur nga orientalizmat. Ata e shkruan shqipen me alfabet arab, ndoqėn modelet e poezisė orientale dhe rimorėn kryesisht motivet e atyre letėrsive.

    Megjithatė krijimtaria e bejtexhinjve pati rėndėsi pėr zhvillimin e letėrsisė shqipe nga disa anė. Nė radhė tė parė, sepse pėrmes saj shqipja bėri jetėn e vet tė shkruar, edhe pse me alfabet arab, nė njė kohė kur tradita e letėrsisė fetare-katolike tė shek. XVI-XVII ishte fashitur dhe tradita e letėrsisė kishtare ortodokse nė jug ishte fare e kufizuar, edhe kur shqipja u shkrua me alfabetin grek ose me alfabete tė krijuara enkas. Duke shkruar nė gjuhėn shqipe poetėt bejtexhinj dėshmonin vetėdijen e kombėsisė sė tyre; ata e dallonin veten nga popujt e tjerė tė perandorisė, si kombėsi me gjuhėn e vet tė veēantė.

    Nga ana tjetėr, edhe pse e mbėshtetur nė motivet dhe modelet e poezisė orientale, ajo nuk mund tė ishte e shkėputur nga trualli ku lindi, nga bota e njeriut shqiptar. Pėr pasojė ajo u tregua e ndjeshme edhe ndaj pėrjetimeve tė individit dhe ndaj konflikteve tė tij morale me institucionet e kohės. Nė kėtė vėshtrim krijimtaria e bejtexhinjve shėnon njė hap pėrpara nė zhvillimin e brendshėm tė poezisė shqipe. Duke mbetur jo vetėm nė kufijtė kronologjikė tė letėrsisė sė vjetėr, por edhe brenda caqeve tė pėrmbajtjes sė saj, ajo pėrsėri e kapėrceu atė nė disa drejtime. Me tė nisi trajtimi nė rrafsh tė gjerė i temės laike dhe pasqyrimi i disa elementeve tė jetės shqiptare tė kohės.

    Me rėndėsi tė veēantė ėshtė shkėputja e saj nga letėrsia e vjetėr, si akt krijimi. Poezia e bejtexhinjve nuk plotėson funksione didaktike, utilitare, ajo ėshtė produkt i pėrjetimeve subjektive dhe i frymėzimit krijues, sepse solli nė traditėn poetike shqipe botėn subjektive tė individit, edhe kur zhytet nė mjegullėn e misticizmit ose shkėputet prej saj, edhe kur ngrihet nė spekulacione metafizike ose zbret nė tokė, duke trajtuar disa anė tė jetės dhe tė realitetit tė kohės.
    Krijimtaria e bejtexhinjve u shfaq si njė rrymė e gjerė poetike qė u shtri nė tė gjitha trevat shqiptare. Ajo ishte rezultat i zhvillimit tė jetės intelektuale nė disa qytete e qendra tė mėdha shqiptare, si Berati, Elbasani, Prishtina, Shkodra, Prizreni, Tetova, Gjakova, Gjirokastra, Kolonja, Frashėri, Konispoli etj.

    Njė nga mė tė shquarit pėrfaqėsues tė saj ėshtė Nezim Frakulla (vdekur mė 1760) nga Berati. Ai ėshtė autor i shumė poezive turqisht, arabisht e persisht, por vepra e tij kryesore ėshtė “Divani” shqip qė thyen skemėn tradicionale tė divaneve orientale, sepse, krahas motiveve tė njohura nė to, poeti solli disa aspekte tė jetės sė kohės nė Shqipėri. Njė pjesė e mirė e vjershave tė tij janė gazelet, ku i kėndohet bukurisė e dashurisė, por nuk mungojnė dhe vjersha me nota kritike pėr disa vese morale e dukuri negative tė kohės.
    Bashkėkohės me tė ėshtė dhe Sulejman Naibi (vdekur mė 1772) po nga Berati. Edhe ky shkroi njė “Divan”. Vjershat e pakta qė njohim prej tij janė tė frymėzuara e me vlera artistike. Ndryshe nga poetė tė tjerė myslimanė, ai shkruan me njė shqipe mė tė pastėr e mė tė lakuar.

    Tahir Efendi Gjakova (fundi i shek. XVIII-shek. XIX) hartoi njė vepėr shqip, nė vargje dhe nė prozė, me titullin “Emni Vehbije” qė pėrmban porosi e kėshilla nė frymėn e moralit islam. Vepra u botua mė 1835 nė Stamboll, kuptohet me alfabetin arab. Ajo paraqet interes si dokument gjuhėsor i tė folmes sė Gjakovės.
    Muhamet Kyēyku (1784-1844) nga Konispoli ėshtė autor i dy poemave me subjekt me motive biblike e kuranike “Erveheja” dhe “Jusufi e Zelihaja”, tė pėrshkuara nga fryma e moralit islam. Poeti qė me krijimtarinė e tij qėndron mė afėr jetės sė kohės ėshtė Hasan Zyko Kamberi (shek. XVIII-XIX) nga Starja e Kolonjės. Ėshtė autor i njė “Mevludi” dhe i shumė poezive lirike, me temė shoqėrore e erotike. I lidhur me jetėn e fshatit dhe jo me jetėn orientale tė qyteteve e mjediseve feudale, ai pasqyroi nė poezinė e tij halle dhe dilema tė njeriut tė varfėr, zakone e probleme shoqėrore tė kohės. Vjersha mė e fuqishme e tij ėshtė “Paraja”, njė satirė e fortė ndaj realitetit tė korruptuar dhe ndaj rolit shkatėrrues tė parasė. Vjershat e Hasan Zyko Kamberit kanė gjurmėt e ndikimit tė traditės poetike popullore dhe janė shkruar me njė gjuhė mė tė pastėr, afėr sė folmes popullore.

    Poezia e bejtexhinjve mbeti brenda disa mjediseve tė mbyllura dhe shterroi gradualisht pėrpara zhvillimit tė njė letėrsie tė re tė shekullit qė erdhi, tė frymėzuar nga idetė e Rilindjes. Ajo mbijetoi pėrtej shekullit tė saj pėr arsye historike tė njohura vetėm nė disa qendra kulturore e fetare tė Kosovės.
    *
    * *
    Gjatė shek. XVIII pati njė gjallėrim tė lėvizjes letrare e kulturore edhe te arbėreshėt e Italisė. Autori mė i shquar i letėrsisė arbėreshe tė kėtij shekulli ėshtė Jul Variboba (1724-1788), i cili botoi mė 1762 veprėn “Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr” nje poemth qė shtjellon jetėn e Marisė dhe tė Krishtit, e pėrshkuar nga njė notė humanizmi tokėsor e lirizmi tė vetvetishėm, e shkruar nė frymėn e poezisė popullore, me njė ngjyresė lokale. Vepra ka rėndėsi si njė krijim artistik i frymėzuar qė shėnoi kėrcėnimin nga kuadri i ngushtė didaktik-utilitar, drejt njė letėrsie me vlera tė dukshme artistike.

    Midis autorėve arbėreshė tė kėtij shekulli duhen pėrmendur edhe poetėt Nikollė Brankati (1675-1741), Nikollė Filja (1691-1769) dhe Nikollė Keta (1742-1803). Ky i fundit ėshtė edhe autor i njė vepre historiko-etnografike me titull “Thesar njoftimesh pėr maqedonasit”, qė u botua pjesėrisht te revista “La Sicilia” (Palermo, 1867).
    Letėrsia e shek. XVI-XVIII ka rėndėsi jo vetėm si etapa e parė e zhvillimit tė letėrsisė shqiptare, por edhe sepse ajo vuri bazat e shkrimit shqip.

  2. #142
    Shkolla dhe arsimi nė tokat shqiptare (shek. XVI-XVII)



    Perandoria Osmane nuk njihte nė zotėrimet e veta kombėsi, por vetėm komunitete fetare - myslimanėt, rumėt (ortodoksėt) dhe latinėt (katolikėt). Rrjedhimisht edhe shqiptarėt ishin grupuar nė kėto tri komunitete fetare dhe nuk njiheshin si njė njėsi kombėtare mė vete. Atyre u lejohej ushtrimi i funksioneve arsimore-kulturore vetėm nė gjuhėt turko-osmane, greke dhe latine-italiane. Ndėrsa te popujt fqinjė ortodoksė sllavė u ruajt, kundėr vullnetit tė Patrikanės greke, tradita e pėrdorimit tė gjuhės popullore nė kishė e nė arsim, shqiptarėt ishin privuar nga pėrdorimi i gjuhės amtare shqipe nė kisha e nė arsim. Pėrveē kėsaj, komunitetet e tyre fetare ishin tė varura nga tri qendra tė ndryshme tė huaja kishtare e kulturore.

    Institucionet kryesore arsimore qė u ngritėn nė periudhėn e sundimit osman nė Shqipėri, ishin shkollat e komuniteteve myslimane, me mėsim nė gjuhėt turko-osmane dhe arabe. Nė fillim tė shek. XVI, me tė ardhurat qė vinin nga pasuritė e vakėfuara tė feudalėve dhe besimtarėve tė tjerė tė pasur myslimanė, u hapėn nė disa qendra tė Shqipėrisė, kryesisht pranė xhamive, shkolla fillore ose mektepe. Kėtu mėsuesit-hoxhallarė u mėsonin nxėnėsve leximin e librit tė shenjtė, tė kuranit, dhe pak shkrim me shkronja arabe. Nė shek. XVII, kur ndodhi islamizimi masiv i shqiptarėve, filloi tė shtohej numri i mektepeve qė hasen tani edhe nė disa fshatra. Pranė mektepeve nė qytetet kryesore tė vendit u ēelėn edhe shkolla tė njė shkalle mė tė lartė, medresetė, ku nxėnėsit mėsonin gramatikėn dhe leksikun e arabishtes, tė persishtes dhe tė osmanishtes, retorikėn e letėrsisė orientale dhe doktrinėn islame. Numri i nxėnėsve tė tyre ishte i kufizuar. Nė kėto medrese pėrgatiteshin klerikėt qė shėrbenin nė institucionet e kultit islamik dhe nė aparatin shtetėror. Nė tokat shqiptare u krijua kėshtu njė shtresė intelektualėsh tė pajisur me kulturė islame, disa prej tė cilėve kishin studiuar edhe nė medresetė e Stambollit, tė Aleksandrisė ose tė Bagdatit.

    Mė e vėshtirė ishte gjendja e arsimit tė popullsisė sė krishterė, e cila nuk gėzonte mbėshtetjen e shtetit dhe i nėnshtrohej diskriminimit. Ortodoksėt dhe katolikėt kishin pak shkolla fillore (fetare) qė ishin ngritur zakonisht pranė ndonjė manastiri ose kishe dhe nė raste tė veēanta pranė ndonjė fshati. Edhe ata pak nxėnės qė i frekuentonin ato ishin tė paracaktuar, kryesisht, pėr t’u bėrė klerikė. Mėsuesit ishin gjithashtu klerikė, ndėrsa programi i tyre pėrbėhej nga lėndė krejtėsisht fetare.

    Shkollat e komunitetit ortodoks, qė funksiononin nė Shqipėri qysh nga shek. XVI-XVII, ishin nėn mbrojtjen e Patrikanės sė Stambollit, ndaj patėn njė jetė mė tė qėndrueshme. Mėsimi nė kėto shkolla jepej greqisht, nė gjuhėn e kishės. Fondet pėr mbajtjen e tyre formoheshin nga dhuratat e besimtarėve pėr kishėn dhe qysh nga gjysma e dytė e shek. XVII edhe nga kontributi financiar qė jepnin esnafet ortodokse tė qyteteve pėr kėtė qėllim. Pėr pėrgatitjen e mėsuesve patrikana kishte organizuar shkolla nė Malin Atos dhe nė Stamboll.

    Shkollat katolike ishin nėn drejtimin e kishės sė Romės dhe kishin si detyrė tė pėrgatisnin mėsues-klerikė. Si mėsues shėrbenin klerikė shqiptarė e tė huaj, tė pėrgatitur nė kolegje tė veēanta, siē ishte p.sh. Kolegji Ilirik nė Loreto. Kur misionarėt e Romės vunė re se veprimtaria e tyre nė Shqipėri nuk po jepte rezultatet qė priteshin, pėr shkak se zhvillohej latinisht ose italisht dhe jo nė gjuhėn e popullit, Roma filloi tė pėrdorte edhe gjuhėn shqipe nė shkollat fetare katolike. Nė kėto rrethana u hapėn disa shkolla tė tilla, ku mėsohej edhe gjuha shqipe dhe ku shėrbenin si tekste mėsimore katekizmat e hartuar nga shkrimtarė klerikė si Pjetėr Budi. Kėto ishin ngritur kryesisht pranė famullive dhe manastireve. Njė shkollė e tillė funksiononte nė vitet 1628-1675 nė Pedhanė dhe po nė atė kohė edhe nė Blinisht (tė dyja nė rrethin e Lezhės), si dhe nė Kurbin (rrethi i Krujės). Nė 1669-1670 funksiononte njė shkollė katolike nė gjuhėn shqipe edhe nė Himarė. Nė Pedhanė e nė Blinisht u krijuan mė vonė edhe shkolla mė tė larta, gjimnaze, ku pėrdorej gjithashtu gjuha shqipe. Kėto shkolla u ngritėn nga murgj franēeskanė. Shkolla tė mesme shqipe katolike u hapėn edhe nė Janievė tė Kosovės (1671), nė Velje tė Mirditės (1699), nė qytetin e Shkodrės (1699). Nė kėto shkolla tė mesme nxėnėsit, qė ishin destinuar pėr t’u bėrė klerikė, studionin teologjinė, gjuhėt latine e italiane dhe disa prej tyre dėrgoheshin pėr studime mė tė larta nė Itali.

    Mėsimi i gjuhės shqipe nė kėto shkolla, edhe pse tepėr i kufizuar, ishte nė interes tė popullsisė vendase, qė i pėrkrahte ato. Kėshtu gjimnazi i Blinishtit u ngrit me kėrkesėn e krerėve tė vendit dhe kur nė vitin 1648 shkolla e Pedhanės u rrafshua nga njė ekspeditė ndėshkimore osmane, banorėt e fshatit e rindėrtuan atė pėrsėri.
    Zhvillimi i arsimit nė gjuhėn shqipe nė shek. XVII u pengua pėr shkak tė ndjekjeve tė qeveritarėve osmanė. Megjithatė, nė shek. XVII, nė shtresat e larta tė shoqėrisė shqiptare ishte zgjeruar rrethi i njerėzve tė mėsuar. Por edhe kėta, tė pėrgatitur nė institucione fetare nė gjuhėt e mėdha tė kulturės, nė latinisht, greqisht ose nė arabisht, parapėlqenin tė pėrdornin kėto gjuhė. Nė ēerekun e parė tė shek. XVII Pjetėr Budi shprehej shumė ashpėr pėr njė pjesė tė madhe tė klerit tė lartė katolik shqiptar, qė tregohej indiferent dhe mospėrfillės ndaj lėvrimit tė gjuhės shqipe, si dhe ndaj gjendjes sė mjerueshme kulturore tė popullit shqiptar.

    Nė vitin 1622 kisha katolike krijoi institucionin me emrin “De Propaganda Fide” me qendėr nė Romė. Ky ngriti disa shkolla pėr pėrgatitjen e klerikėve shqiptarė, si Kolegji ilirik i Fermos (1633), qė drejtohej nga misionarėt jezuitė, shkolla e Montorinos nė Romė, nėn drejtimin e misionarėve franēeskanė dhe dy shkolla pėr nxėnėsit nėn drejtimin e bazilianėve, njėra nė Grota Ferra afėr Romės dhe tjetra nė njė koloni arbėreshe tė Sicilisė. Rrethana mė tė favorshme pėr arsimin shqip u krijuan, kur nė fronin e papės hipi Klementi XI, me origjinė shqiptare. Me nismėn e tij u mblodh mė 1703 Koncili i peshkopėve tė Shqipėrisė, qė njihet me emrin “Koncili i Arbėrit”, i cili vendosi tė pėrhapte letėrsinė fetare nė gjuhėn shqipe. Tetė vjet mė vonė, mė 1711, nė shkollėn e Montorinos nė Romė u hap katedra e gjuhės shqipe.



    Arsimi dhe kultura nė qytetin e Voskopojės




    Nė shek. XVIII, njė sėrė qytetesh shqiptare, si Shkodra, Prizreni, Prishtina, Elbasani, Berati njohėn njė zhvillim kulturor tė dukshėm pėr kohėn e pushtimit osman, u pajisėn me shkolla dhe me vepra tė arkitekturės artistike. Ky zhvillim qe mė i theksuar nė qytetin malor tė Voskopojės, njė nga mė tė rėndėsishmit e vendit nė atė kohė.
    Voskopoja, sot fshat nė jugperėndim tė Korēės, nė saje tė zejtarisė dhe tė tregtisė, qė nga fundi i shek. XVII kishte marrė trajtėn e njė qyteti qė po ecte shpejt pėrpara. Nė fillimin e shek. XVIII ka pasur rreth 25 000-30 000 banorė. Si qendėr e njė krahine etnikisht shqiptare, Voskopoja banohej nė shumicė nga shqiptarėt, por kishte edhe popullsi vllahe (arumune).

    Kulmin e lulėzimit ky qytet e arriti nė vitet 1720-1769. Ndryshe nga qytetet e tjera qė administroheshin e shfrytėzoheshin nga ajanėt feudalė, Voskopoja gėzonte njė farė autonomie: ajo administrohej nga koxhobashėt e vet, tė cilėt vareshin nga organet e pushtetit qendror osman. Njė rrethanė e tillė lejoi qė tė ardhurat e realizuara tė shkonin, nė pjesėn mė tė madhe, nė dobi tė zhvillimit zejtar e tregtar tė qytetit. Nga ana tjetėr, duke reshperuar dendur me vendet e Ballkanit e tė Evropės Perėndimore dhe Qendrore, voskopojarėt patėn krijuar atje agjenci tė tyre, mė pas edhe disa koloni, si nė Vjenė e Budapest, nė Mishkolc etj., tė Perandorisė Austro-Hungareze. Prej kėtyre kolonive, qė mbanin lidhje tė vijueshme me vendlindjen, Voskopojėn, po dhe me qendra tė tjera nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut, depėrtuan ndikime tė ndryshme kulturore-mendore tė Evropės sė pėrparuar.

    Voskopoja u bė njė nga qendrat kulturore mė tė pėrparuara tė Shqipėrisė dhe tė Ballkanit nė tėrėsi nė shek. XVIII. Por, sulmet e pėrsėritura grabitqare tė feudalėve pėrreth, nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII, nė kohėn e anarkisė feudale, shkaktuan rrėnimin katastrofal tė qytetit aq tė zhvilluar, duke e kthyer atė nė gjendjen e njė fshati me 1 000 banorė. Sulmi mė i rėndė ka qenė ai i vitit 1769. Shumica dėrrmuese e voskopojarėve morėn atėherė arratinė, u pėrndanė dhe u vendosėn nė qytetet e tjera tė Shqipėrisė, nė vendet e Ballkanit, nė Greqi dhe nė Maqedoni po sidomos nė viset danubiane, ato austro-hungareze dhe rumune.

    Nė fillim tė shek. XVIII, nė qendrat e Shqipėrisė Jugore, pėr shkak se osmanėt ndalonin mėsimin e shqipes, nisi tė pėrhapet mė shumė se nė tė kaluarėn arsimi nė gjuhėn greke. Nė Voskopojė shkolla greqisht u ēel mė 1710. Kėtu mėsonin jo vetėm fėmijėt e qytetit, por edhe nga krahinat pėrreth, disa edhe nga viset mė tė largėta. Shkollėn e drejtonte kleri dhe mbahej me mjetet financiare tė esnafeve dhe tė tregtarėve tė qytetit. Pėr t`iu pėrgjigjur nevojave nė rritje tė zhvillimit ekonomik tė banorėve, shkolla fillore e Voskopojės u ngrit mė 1740 nė shkallėn e njė gjimnazi dhe u quajt Akademia e Re, duke marrė tiparet e njė shkolle laike.

    Mė 1720, qyteti ishte pajisur edhe me njė shtypshkronjė, ku u shtypėn libra fetare-kishtare dhe ndonjė libėr mėsimi.
    Zhvillimi i arsimit dhe i kulturės nė Voskopojė ndodhi nėn ndikimin e lėvizjes iluministe tė Evropės Perėndimore, ku prinin mendimtarė si Volteri, Rusoi, Didroi etj. Megjithatė, nė rrethanat e sundimit tė feudalizmit, kjo lėvizje e pėrparuar nuk gjeti kushte tė favorshme zhvillimi nė Shqipėri.
    Lėvizja mendore nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė krahasim me misticizmin si dhe me skolastikėn aristoteliane mesjetare, qė deri atėherė kishte zotėruar nė Kishėn e Lindjes. Ndėr pėrhapėsit e ideve tė reja nė Ballkan ishin mendimtarėt e kohės, si grekėt Metod Antrakiti, Evgjen Bullgari e tė tjerė, qė u luftuan nga Patriarkana greke e Fanarit. Rektori i parė i Akademisė sė Re nė Voskopojė ishte Sevast Leontiadhi, kosturiot. Pasues tė tyre kanė qenė vendėsit, voskopojarėt Theodhor Kavaljoti, qė drejtoi Akademinė pas Leontiadhit, Grigor Voskopojari, qė ishte zėvendėsrektor, si dhe autor e redaktor i librave qė botonte shtypshkronja e qytetit, dijetari Mihal Gorari e tė tjerė.

    Bartėsit e ideve iluministe tė Akademisė sė Re tė Voskopojės ranė ndesh me Patriarkanėn e Stambollit dhe me Malin e Shenjtė, qė ngulmonin nė paprekshmėrinė e traditave dogmatike tė kishės nė fushėn e arsimit e tė kulturės. Por idetė e reja pėrparimtare depėrtonin megjithatė nė shkollat qė u shtuan ndėr tė krishterėt e Shqipėrisė sė Mesme dhe tė Jugut, edhe pse kėto qenė nėn drejtimin e klerit. Ato ide i bėri tė veta edhe njė pjesė e avancuar e klerit, qė luftoi dhe u rrezikua pėr to nga kisha. Megjithėse si gjuhė mėsimi ishte greqishtja nė shkollat e Voskopojės mėsohej edhe gjuha shqipe e pas saj vllahishtja.

    Zhvillimi i kulturės nė Voskopojė shėnoi njė hap me rėndėsi nė pėrparimin e pėrgjithshėm kulturor tė vendit. Duke futur shkencėn pozitive nė programet mėsimore, dijetarėt voskopojarė i dhanė njė goditje konservatorizmit tė kulturės feudale dhe kontribuan nė lindjen e iluminizmit shqiptar. Voskopoja u bė njė qendėr ndikuese edhe pėr viset pėrqark, por edhe mė larg, nė Greqi e Maqedoni. Nė Voskopojė vinin tė mėsonin djem nga Vithkuqi, Berati, Elbasani dhe qendra tė tjera tė Shqipėrisė, shumica e tė cilėve bėheshin mėsues nė vendlindjet e tyre. Tė tillė kanė qenė Theodhor Haxhifilipi ose Dhaskal Todri i Elbasanit, Kostė Ikonomi i Beratit, Evstrat Vithkuqari me shokė, qė vepruan nė shek. XVIII-XIX.
    Disa prej tyre qenė ndėr veprimtarėt dhe personalitetet mė tė njohur nė atė qytet dhe nė mbarė vendin. Njė ndėr ta ishte edhe Theodhor Kavaljoti, filozof qė jetoi nė vitet 1728-1789. Shkroi traktate si “Logjika” (1749), “Frika” (1752) dhe “Metafizika”. Siē tregon emri i tij, por edhe shqipja me tė cilėn ai shkroi (me elementė tė dialektit verior), i pėrkiste njė familjeje me origjinė nga Shqipėria e Mesme, nga Kavaja. Nė veprėn e tij “Protopiria” (Libėr fillestar mėsimi, Venedik 1770), Kavaljoti botoi edhe njė fjalor tri gjuhėsh, me mbi njė mijė fjalė greqishte, shqipe dhe vllahishte tė krahasuara. Edhe voskopojari Dhanil Adam Haxhi (rreth 1754-1825), nė “Isagogjinė” e tij (“Mėsime fillestare”, Venedik 1802), rreshton bisedime tė krahasuara nė po ato tri gjuhė.

    Nė vitin 1762, Grigor Voskopojari (fundi i shek. XVII-1772), tė cilin e hasim nė fillim tė shek. XVIII nė Berat, ku me sa duket kishte origjinėn e tij, kishte pėrfunduar shqipėrimin e tė dyja Dhiatave (tė sė Vjetrės e tė sė Resė). Ishte ky njė aksion shumė i madh, qė kishte tė bėnte me pėrkthimin nė gjuhėn e vendit tė librave bazė tė kishės. Liturgjia nė kisha pjesėrisht thuhej me kohė edhe nė shqip. Kjo vazhdoi edhe nė shek. XVIII, edhe mė pas. Nė procesin mėsimor tė shkollės sė drejtuar nga kleri hynte dhe shqipja, sė pari pėrmes teksteve fetare, qė zinin vendin mė tė madh nė programet, por edhe pėrmes lėndėve tė tjera. Nė tekstin e Theodhor Bogomilit (njohur mė shumė si Anonimi i Elbasanit), i shek. XVII, pėrfshihet edhe njė predikim i lirė fetar. Dhaskal Todri na ka lėnė edhe njė fabul tė shqipėruar tė Ezopit. Edhe Kostė Ikonomi hartoi tekste tri gjuhėsh (nė greqishte tė vjetėr, nė atė tė re dhe nė shqip). Kėto tekste i ka pėrdorur edhe mėsuesi vithkuqar Kostė Cepi (shek. XVIII-XIX), prej tė cilit i njohim tė kopjuara. Ai ka dhėnė mėsim jo vetėm nė vendlindje, por edhe nė Elbasan e gjetiu.
    Grigor Voskopojari shkruante me njė alfabet origjinal, si edhe Bogomili, qė e kishte shpikur vetė pėr shqipen qė shkroi. Tė njėjtėn gjė bėri edhe Dhaskal Todri, ndofta nėn ndikimin e Bogomilit, por edhe tė Grigorit, tė cilin e pati mėsues nė Voskopojė. Edhe ky pėrdori njė alfabet origjinal, qė e shpiku vetė e qė u pėrhap edhe nė njerėz tė tjerė nė Elbasan. Njihen edhe tė tjera alfabete origjinale tė shqipes nė Shqipėrinė e Jugut, si nė Gjirokastėr, Janinė etj. Kėto pėrbėjnė fakte me rėndėsi pėr lėvrimin e shqipes si gjuhė mė vete, qė kėrkonte edhe njė alfabet mė vete. Grigori u bė kryepeshkop i Durrėsit dhe u njoh edhe si Grigori i Durrėsit, por ai ka jetuar edhe nė Elbasan.

    Kėshtu, Voskopoja ishte edhe qendėr e lėvrimit tė shqipes. Kėtė gjuhė nuk e shkruanin vetėm Kavaljoti, Adam Haxhiu dhe Grigori, por edhe tė tjerė, duke arritur tė shqipėroheshin Dhiatat nė atė qytet, tė pėrdorej jo vetėm alfabeti grek, por edhe njė alfabet i krijuar posaēėrisht pėr shqipen.

  3. #143
    Arkitektura nė shek. XV-XVIII


    Nė shek. XV-XVIII, nė territorin e Shqipėrisė u zhvilluan gjini tė ndryshme tė arkitekturės, duke filluar qė nga ndėrtimet me karakter mbrojtės, ndėrtimet shoqėrore dhe ato tė kultit islam, arkitektura kishtare postbizantine dhe sė fundi banesat popullore.
    Nė shek. XVI kishte pėrfunduar ndėrtimi i sistemit tė fortifikimit nga ana e turqve dhe ishin ngritur njė sėrė qendrash tė reja administrative. Ndėrtimi i fortesave vazhdoi nė ato zona ku kishte trazira, kryesisht nė afėrsi tė bregdetit. Nė dhjetėvjeēarėt e parė tė shek. XVI u ndėrtua njė sisem fortifikimi pranė detit Jon, ndėrsa nė vitin 1574 kėshtjella e Ishmit nė veri tė Durrėsit. Kėshtjellat osmane tė kėsaj periudhe nė pėrgjithėsi nuk u pėrgjigjeshin kėrkesave tė kohės; nė kushtet e pėrdorimit nė stil tė gjerė tė armės sė artilerisė, ato ishin ndėrtuar pėr tė pėrmbushur detyra lokale pėrballė njė armiku tė paarmatosur. Nė kėtė kuptim ato qėndronin larg fortesave pėr artileri tė mesit tė shek. XV.

    Por njė pėrjashtim bėn kėshtjella e Vlorės e ndėrtuar nga sulltan Sulejmani nė vitin 1531, pėr ta pasur atė si bazė ushtarake dhe kantier ndėrtimi anijesh pėr zbarkimin e tyre nė Pulje tė Italisė. Kėshtjella ndodhej pranė skelės sė sotme tė qytetit, rreth 150 m larg bregut tė detit. Ajo ka pasur formėn e njė tetėkėndėshi tė rregullt me gjatėsi brinjėsh 90 m dhe njė sipėrfaqe prej 3,5 ha. Muret rrethoheshin nga njė hendek i mbushur me ujė qė kishte njė gjerėsi prej 30-40 m. Ky hendek qė rrethonte kėshtjellėn nga ana e tokės, lidhej me detin nėpėrmjet dy mėngėve.

    Muret tė punuara me gurė tė latuar kishin njė gjerėsi prej 5,60 m dhe lartėsi rreth 15 m. Kėshtjella ishte e pajisur me kulla poligonale e drejtkėndėshe, me ura tė lėvizshme para hyrjeve dhe me njė kryekullė pranė murit qė shihte nga deti. Kjo e fundit ishte njė kullė cilindrike, masive qė mbizotėronte mbi gjithė ndėrtimet e tjera me lartėsinė e saj tė madhe. Kulla ishte 7-katėshe dhe mbulohej me njė kupolė tė veshur me plumb mbi njė tambur tė ulėt poligonal. Brenda kullės gjendeshin magazina dhe banesa e komandantit tė kėshtjellės. Ajo ishte e ngjashme me kullėn e bardhė tė Selanikut, Kullėn e Rumeli-Hisarit dhe kullėn qendrore nė Kastel de Mare nė Modon. Kėshtjella e Vlorės ishte pa dyshim njė nga ndėrtimet ushtarake mė tė arritura tė Perandorisė Osmane. Udhėtari osman i shek. XVII Evlia Ēelebiu shkruan se “ata qė s’kanė parė fortesat e Sekedinit, Benderit dhe Vlorės nuk kanė dijeni mbi mjeshtėrinė e osmanėve”. Ēelebiu thotė gjithashtu se arkitekt i kėshtjellės sė Vlorės ishte Sinani, autori i kullės sė bardhė tė Selanikut.

    Ngaqė vėmendja ishte pėrqendruar mė tepėr nė ndėrtimet mbrojtėse, qė pushtuesit i ngrinin pėr nevojat e tyre ushtarake, ndėrtimet e tjera tė njė farė rėndėsie arkitektonike, qoftė dhe ato tė kultit mysliman fillojnė tė duken vetėm nga fundi i shek. XV.
    Faltoret e para tė kultit islam ishin nė stil tė importuar, por shumė shpejt filloi tė ndihet nė to ndikimi i arkitekturės vendase. Duke ruajtur tė njėjtėn ide arkitekturore (planimetrike e vėllimore), qė lidhej me destinacionin e kėtyre ndėrtimeve, hetohen dhe veēanti qė vėrehen shpeshherė nė trajtimin dekorativ tė fasadave, nė futjen me vėshtirėsi tė disa elementėve ndėrtimorė e zbukurues si harku, nė formė lundre etj. Me kalimin e kohės kėto dallime thellohen duke u shtrirė deri diku edhe nė formulimin e shtrirjes planimetrike. Ato harmonizohen gjithnjė e mė tepėr me arkitekturėn popullore dhe ansamblet e qyteteve tona mesjetare. Elementė tė arkitekturės popullore fillojnė tė futen nė objektet e kultit edhe nė gdhendjen e elementėve prej druri tė interierėve etj.

    Xhamitė e para shėrbenin pėr garnizonet ushtarake dhe ndėrtoheshin mbi portat e kėshtjellave, siē qenė ato nė kėshtjellėn e Elbasanit, Tepelenės, Bashtovės etj., qė ishin tė thjeshta si ndėrtesa dhe mbuloheshin me ēati druri.
    Por duke filluar qė nga vitet e fundit tė shek. XV kristalizohet njė arkitekturė e mirėfilltė nė ndėrtimin e xhamive. Nga ana tipologjike ato mund tė ndahen nė dy grupe tė mėdha. Ato tė tipit me ēati druri (Berat, Elbasan, Gjirokastėr) dhe tė tipit sallė me kupolė, shembulli i parė i tė cilave ėshtė xhamia e Mirahorit nė Korēė e ndėrtuar nė vitin 1494. Pothuajse tė gjitha xhamitė kanė qenė pajisur me portikė. Fillimisht portikėt ndėrtoheshin me mure guri tė mbuluara me qemere e kupola, si nė xhaminė e Mirahorit (Korēė), sipas modeleve tė xhamive tė Stambollit. Por gjatė shek. XVII e sidomos nė shek. XVIII-XIX pėrdoren gjithnjė e mė shumė hajatet me strukturė druri qė zinin sipėrfaqe tė mėdha (Kavajė, Berat, Tiranė). Hapėsira e brendshme e xhamive ishte me shumė dritė, muret dhe kupolat ishin shpesh tė mbuluara me piktura murale.

    Pėr vlerat e tyre arkitektonike dhe dekorative dallohen xhamia e Mirahorit 1496 (Korēė), Xhamia e Plumbit 1553-1554 (Berat), xhamia e Muradijes, shek. XVI (Vlorė), xhamia e Ethem Beut 1794 (Tiranė), Xhamia e Plumbit 1773-1774 (Shkodėr), xhamia e Daut Pashės 1605 (Prizren), Xhamia Mbret fundi i shek XV (Elbasan), xhamia e Nazireshtės 1600 (Elbasan), xhamia e Gjin Aleksit shek. XV (Delvinė), xhamia e Allajbegisė shek. XVI (Peshkopi), Xhamia e Beqarėve shek. XVIII (Berat), kompleksi i Xhamisė dhe i Sahatit nė Peqin 1820 etj.
    Njė gjini tjetėr ndėrtimesh kulti qė u pėrhap nė kėtė periudhė ishin teqetė. Prej tyre vlen tė pėrmendet teqeja e Xhelvetive nė qytetin e Beratit, pjesė e njė kompleksi tė pėrbėrė nga Xhamia Mbret, konakėt e banimit dhe vetė teqeja e Sheh Qerimit, e ndėrtuar nė fund tė shek. XVIII. Ajo shquhet pėr trajtimin me hijeshi tė fasadave me njė teknikė ndėrtimi tė pėrsosur me gurė tė skuadruar, pėr vellimet e barazpeshuara dhe pėr vlerat e larta artistike tė tavanit tė gdhendur nė dru e tė pikturuar.

    Nga tyrbet qė ndėrtoheshin si mauzole pėr persona tė shquar tė fesė bektashiane, pranė teqeve apo tė veēuara vlen tė pėrmendim tyrben e Tasllojės nė Krujė, e cila shquhet kryesisht pėr pikturėn murale.
    Njė gjini e veēantė ndėrtimore ishin hanet, tė cilat shėrbenin pėr buajtje tė tregtarėve qė vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete tė tjera. Pėr t’u pėrmendur ėshtė Hani i Elbasanit nė pazarin e vjetėr tė qytetit tė Korēės, ku qėndronin kryesisht tregtarė nga Elbasani.
    Pranė pazareve, por edhe nė brendėsi tė lagjeve tė qyteteve, u ndėrtuan njė sėrė hamamesh (banjė turke), tė cilat u shėrbenin si tregtarėve qė vinin me mallrat e tyre nė ditėt e pazarit, ashtu edhe banorėve tė qytetit. Tė tilla janė hamamet nė Elbasan, Krujė, Shkodėr, Durrės etj.
    Pushtimi osman shėnoi mbylljen e njė periudhe tė gjatė arkitektonike me tiparet e veta specifike nė gjininė e ndėrtimeve tė kultit tė krishterė. Kjo traditė e lashtė nė arkitekturėn e ndėrtimeve tė kultit tė krishterė rishfaqet nė momentin e volitshėm. Duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVI deri nė fillim tė shek. XIX ndėrtohet njė numėr i madh kishash nė territorin e Shqipėrisė.

    Nė kėtė periudhė trashėgohen mjaft parime figurative dhe konstruktive tė ndėrtimeve bizantine, por me njė interpretim mė tė lirė tė tipave dhe formave, nė pėrputhje me rrethanat e reja ekonomiko-shoqėrore, duke ndjekur njė rrugė tė vetėn tė zhvillimit dhe duke arritur shpeshherė nė konceptime arkitektonike tė veēanta. Ishte kjo njė periudhė e veēantė arkitektonike, e njohur si arkitektura pasbizantine, e cila ka fillimet e veta, arritjet mė tė shquara dhe rėnien e saj.
    Nė bazė tė formulimit planimetrik dhe kompozimit vėllimor, ndėrtimet pasbizantine mund tė ndahen nė tri grupe tė mėdha: 1- Kisha njė nefėshe, 2 - Kisha me strukturė nė formė kryqi me kupolė dhe, 3 - Bazilika. Kėta tipa nuk pėrputhen gjithnjė me shtresėzimin kohor dhe ndarjen krahinore, por ata pėrcaktohen mė tepėr nga kushtet tė caktuara nė krahina dhe vende tė veēanta.

    Tipi i parė i kishave tė mbuluara me ēati druri me tjegulla apo me rrasa janė tė thjeshta nė ndėrtim dhe mė pak tė kushtueshme. Kėto kisha u ndėrtuan qė nė periudhėn e parė tė pushtimit osman dhe duke qenė pak tė kushtueshme, i gjejmė kudo dhe nė ēdo kohė. Megjithėse ato nuk dallohen pėr vlerat arkitektonike, shumė prej tyre ruajnė piktura tė njė niveli tė lartė artistik. Tė tilla janė: kisha e Shėn Kollit nė Shelcan (gjysma e parė e shek. XVI), Shėn e Premtja (1554) dhe Shėn Kolli (1604) nė rrethin e Elbasanit, Shėn Thanasi nė Pecė (1525), Shėn Gjergji nė Leshnicė tė Sipėrme (1525) nė rrethin e Sarandės, Shėn Mitri (1607) dhe Shėn Konstandini dhe Elena (1644) nė kėshtjellėn e Beratit etj. Kėtij tipi i pėrkasin dhe disa kisha tė shek. XVI-XVII nė rrethin e Gjirokastrės dhe tė Sarandės, tė cilat mbulohen me qemere cilindrike dhe nga ana konstruktive ruajnė nė disa raste lidhjet me tipat e vjetėr bizantinė.

    Nė kėtė grup bėjnė pjesė dhe kishat e tipit sallė me kupolė, disa prej tė cilave me pamjen e jashtme shfaqen me njė tambur tė lartė, si Shėn Kolli nė Dhivėr dhe Shėn Gjergji nė Demė tė Sarandės.
    Kishat me strukturė nė formė kryqi me kupolė janė mė tė zhvilluarat si nga pikėpamja strukturore, ashtu edhe arkitektonike. Ato janė tė ngjashme pėrsa u pėrket strukturave dhe kompozimit planimetrik me kishat bizantine tė ndėrtuara para pushtimit osman.
    Shembujt mė karakteristikė janė: kisha e Shėn Mėrisė nė Zervat (1569), kisha e manastirit tė Shėn Qiriakut dhe Julisė nė Dhuvjan (1588) nė rrethin e Gjirokastrės, kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė Kameno (1580), kisha e manastirit tė Shėn Mėrisė nė Krorėz (1672) nė rrethin e Sarandės, kisha e manastirit tė Shėn Triadhės nė fshatin Pepel tė Gjirokastrės (1750), kisha e Manastirit tė Ungjillėzimit nė Vanishtė (1582) etj.

    Kishat e tipit bazilikal lindėn si nevojė e pėrfshirjes sė njė numri sa mė tė madh besimtarėsh nė shėrbesat fetare. Ato karakterizohen nga zgjatja e boshtit gjatėsor, nga lidhja hapėsinore e ambienteve nė brendėsi, si dhe nga trajtimi i pamjes sė jashtme. Ndėrtimet bazilikale hasen nė variante tė ndryshme nė Shqipėrinė e Mesme dhe tė Jugut duke filluar nga gjysma e dytė e shek. XVII, gjatė gjithė shek. XVIII deri nė fillim tė shek. XIX. Njė numėr i madh i kėtyre kishave shquhen pėr pėrmasat e mėdha dhe pėr kriteret e tyre arkitektonike. Ato shėrbenin si katedrale qytetesh, qendra peshkopatash, si kisha nė qendra banimi relativisht tė mėdha dhe disa herė edhe si kisha manastiresh.

    Pėr vlerat e tyre arkitekturore dallohen bazilikat e mėdha tė Voskopojės, si Shėn Mėria (1712), Shėn Kollli (1721), Shėn Mėhilli (1722), katedralja e Shėn Mėrisė nė kėshtjellėn e Beratit (1797), Shėn Mėria e Sopikut nė Gjirokastėr, kisha e manastirit tė Ardenicės (1730), Shėn Gjergji nė Libofshė (1776).
    Pushtimi osman pati si pasojė rrėnimin ekonomik tė njė sėrė qytetesh, si Shkodra, Lezha, Kruja, Durrėsi, Vlora, ndėrsa disa qytete tė tjera, si Drishti, Deja, Shurdhahu (Sarda) u shkatėrruan krejtėsisht. Gjatė shek. XV deri nė fillim tė shek. XVI qytetet shqiptare ishin reduktuar nė qendra tė vogla, qė kryenin dhe funksionin e tregjeve lokale. Shek. XVI shėnoi njė rritje tė pėrgjithshme tė qendrave qytetare, tė cilat zgjerohen nga banorė tė rinj tė ardhur nga fshati.
    Ndėrsa nė shek. XVII filloi njė etapė me rėndėsi nė zhvillimin e qytetit shqiptar, i cili hyn nė rrugėn e rritjes dhe tė forcimit ekonomik.
    Gjatė kėtij shekulli pazaret shndėrrohen nė qendra tė mirėfillta jo vetėm shkėmbimi, por edhe prodhimi, ato rriten duke u pasuruar dhe me ndėrtimin e dyqaneve-punishte dhe pėr shitje, qė formojnė ansamble tė mėdha mbi bazėn e mjeshtėrive.

    Nė shek. XVIII rritja e rolit ekonomik tė qyteteve solli krijimin e tregjeve tė mėdha me karakter ndėrkrahinor. Krahas qendrave qė pėrbėheshin nga pazaret, ndėrtimet e kultit dhe ndėrtimet shoqėrore, shtresat e pasura ndėrtojnė banesa tė mėdha, duke arritur nė variantet mė tė zhvilluara tė tipologjisė sė banesės qytetare tė kohės, ndėrkohė qė shumė banesa ruanin vulėn e prejardhjes sė tyre nga fshati. Ky zhvillim pati si pasojė pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore si dhe ndėrtimin e njė numri tė madh urash guri. Tė tilla janė: Ura e Mesit (Shkodėr), Ura mbi Osum nė Berat, Ura e Urakės (Librazhd), Ura e Kollorcės (Gjirokastėr).
    Arkitektura e banesės popullore dallohet pėr njė vazhdimėsi tė qartė formash dhe zgjidhjesh nė rrugėn e saj tė zhvillimit, duke ndjekur e pasqyruar ecurinė e kushteve dhe tė mėnyrės sė jetesės.

    Banesa qytetare e shek. XVI-XIX zhvillohet nė katėr tipa kryesorė:
    1 - Banesa me shtėpi zjarri, karakteristike pėr qytetin e Tiranės dhe fshatrat pėrreth, pėrfaqėson njė nga tipat mė tė lashtė dhe mė karakteristikė pėr arkitekturėn e banesės shqiptare. Qendra e kompozimit tė kėsaj banese ėshtė shtėpia e zjarrit, qė ngrihej nė lartėsinė e tė dy kateve, rreth sė cilės ndėrtoheshin shkallė-shkallė mjediset e tjera qė kryesisht shėrbenin si dhoma pėr ēiftet.

    2 - Banesa me hajat ėshtė njė tip tjetėr banese qė zhvillohet nė disa variante. Banesa e hapur me hajat ėshtė tipi sundues nė qytetet e Shqipėrisė sė Mesme. Karakteristikė kryesore e kėtij tipi ėshtė lidhja e tij me oborrin dhe natyrėn. Duke pėrfituar nga trualli i sheshtė kjo banesė tregon gjithashtu pėr lidhjet me ekonominė bujqėsore, prej tė cilės nuk ishin shkėputur qytetet shqiptare.

    3 - Banesa me ēardak ndeshet shpesh nė Berat, mė rrallė nė Lezhė, Krujė etj., dhe mbizotėron nė Shkodėr. Tė tilla janė ndėrtesa e Muzeut Etnografik nė Krujė, e Luigj Gurakuqit nė Shkodėr, banesat e Toptanasve nė Tiranė etj. Nė kėto banesa ēardaku luan njė rol tė dorės sė parė nė kompozimin e banesės. Ashtu si dhe tipat e parė, banesa ėshtė konceptuar tė qėndrojė brenda mureve rrethuese, kopshteve tė gjera dhe vetėm rrallė del nė rrugė nė njėrėn apo tė dy faqet.

    4 - Banesa gjirokastrite, e emėrtuar kulla qytetare, pėr shkak tė tipareve tė saj mbrojtėse. Nė variante mė pak tė zhvilluara atė e ndeshim dhe nė qytete tė tjera si Berati, Kruja dhe Shkodra si dhe nė fshatra tė Shqipėrisė Veriore, e sidomos nė Jug. Kjo banesė qytetare arriti kulmin e zhvillimit tė saj nė shek. XVIII. Njė shembull tipik pėr kėtė lloj banese ėshtė ajo e Zekatėve nė Gjirokastėr.

    Gjatė shek. XVIII, si pasojė e dobėsimit tė pushtetit qendror osman dhe e krijimit tė pashallėqeve shqiptare, qė ishin nė luftė midis tyre pėr zgjerimin e territoreve tė veta, vihet re njė rritje e ndėrtimeve me karakter mbrojtės. Kėshtjellat e vjetra u rifortifikuan, ndėrkohė qė u ndėrtuan fortesa tė reja. U dallua pėr ngritje fortifikimesh Ali pashė Tepelena.

    Nė kufijtė shtetėrorė tė Shqipėrisė ndodhet vetėm njė pjesė e kėshtjellave tė ndėrtuara prej tij, si nė Tepelenė, Gjirokastėr, Shėn Triadhė, Porto-Palermo, Butrint etj. Ai ndėrtoi gjithashtu fortifikime nė Janinė, Artė, Prevezė dhe nė Sul. Nė ndėrtimet e tij ushtarake Aliu pėrdori njė numėr tė madh arkitektėsh dhe inxhinierėsh ushtarakė tė huaj, por nė krye tė punimeve qė nga viti 1800 deri rreth vitit 1822 qėndronte Petro Korēari, njė mjeshtėr shqiptar, tė cilin konsulli i pėrgjithshėm i Francės nė Shqipėri Fransua Pukėvili e quan “Voban” tė tij (Sebastien Vauban - inxhinier ushtarak i shquar dhe mareshal i Francės).
    Ndėrtimet ushtarake tė Ali Pashės dallohen nga teknika e ndėrtimit me gurė tė skuadruar me kujdes, nga format e rregullta gjeometrike kur e lejonte terreni, kullat dhe muret e ulėta me faqe tė pjerrėta nė anėn e jashtme, frėngjitė e mėdha pėr toja si dhe nga kornizat dekorative prej guri qė konturojnė zakonisht pjesėn e sipėrme tė mureve dhe kullave. Nė shumicėn e rasteve nė ndėrtimin e kėshtjellave Ali Pasha u kushtonte vėmendje jo vetėm qėllimeve utilitare dhe qėndrueshmėrisė, por edhe pėrsosurisė estetike me tė cilėn synonte tė shprehte ndjenjėn e madhėshtisė e tė pushtetit.

    Nė vitin 1819 Aliu ndėrtoi kėshtjellėn e Tepelenės, punimet e brendshme tė sė cilės mbetėn tė papėrfunduara pėr shkak tė konfliktit me Portėn e Lartė. Brenda kėshtjellės ai ndėrtoi njė saraj madhėshtor me synimin qė vendlindja e tij tė bėhej njė rezidencė e dytė pas Janinės, qė tė mos binte poshtė saj nga shkėlqimi dhe madhėshtia. Kėshtjella e Porto-Palermos (1804) ėshtė model i njė fortese garnizoni, kompakte, e pajisur mirė dhe me mure tė fuqishme.
    Ndryshe na paraqitet kėshtjella e Libohovės, qė shėrbente si rezidencė e motrės sė tij Shanishasė; drejtkėndėshe nė plan ajo mbrohet nga 3 kulla poligonale nė tri nga kėndet dhe nga njė bastion nė formė tė ērregullt gjeometrike nė kėndin tjetėr. Format e mprehta dhe kėrcėnuese tė bastionit nė pjesėn mė tė dukshme tė kėshtjellės, punimi i pėrsosur me gurė tė latuar, kornizat dhe format trungkonike tė theksuara tė kullave, fshehin nė tė vėrtetė dobėsinė e mureve tė holla tė saj. Ideja e madhėshtisė dhe e pushtetit kanė mbizotėruar nė ndėrtimin e kėsaj kėshtjelle.

    Kėshtjella e Gjirokastrės (1812-1813) ėshtė njė nga ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė tė arritura tė Ali pashė Tepelenės. Pėrshtatja me terrenin shkėmbor tė kodrės, konstruksionet e guximshme, kullat e larta 30 m, sistemi i galerive i mbuluar me harqe e qemere, kazematet e shumta dhe ujėsjellėsi 7 km i gjatė i ngritur mbi njė sistem kanalesh dhe urash madhėshtore, e bėjnė tė admirueshme kėtė vepėr gjigante tė arkitekturės ushtarake, e cila edhe pėr aq sa ruhet nė ditėt tona, mbetet tėrheqėse pėr vizitorin.

  4. #144
    Artet figurative nė shek. XVI-XVIII. Piktura
    Nė shek. XVI nė fushėn e arteve figurative vazhdoi tė zotėronte nė Shqipėri ikonografia, qė shėnoi atėherė kulmin e saj. Nė kėtė periudhė u realizuan mjaft vepra pikture tė kishave dhe ikona, tė cilat sot janė nga kryeveprat e kėsaj fushe.
    Shek. XVI ėshtė nė artet figurative shekulli i Onufrit (Onufėr Neokastritit), mjeshtrit mė tė madh tė ikonografisė shqiptare, i cili krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qė bėri kthesėn nė pikturėn postbizantine nė Shqipėri. Historianėt i atribuojnė vitin 1500 si vit tė lindjes dhe atė tė vdekjes vitin 1578.

    Onufri ka ushtruar veprimtarinė e tij kryesisht nė kėshtjellėn e Beratit, ku ka bėrė afresket e kishės sė Shėn Todrit, gjithsej 13 afreske. Sipas mbishkrimit tė datės 23 korrik 1547 realizoi 31 afreske nė kishėn e Apostujve nė Kostur (sot Greqi). Mė 1554 bėri afresket nė kishėn e Shėn Marisė, nė zonėn e Shpatit (Elbasan), tė Shėn e Premtes nė Valsh (Elbasan), nė kishėn e Shėn Kollit nė Shelcan, si dhe nė kishėn e shpėrfytyrimit nė Zėrzė tė Pėrlepit (sot Maqedoni) mė 1535. Nė Berat realizoi ikonat e famshme tė ikonostasit tė kishės sė Evangjelizmos (nė Kala), tė cilat janė kryeveprat e kėtij mjeshtri. Kėto vepra janė tė pėrkryera nga mjeshtėria e lartė nė realizimin e figurave, nga pasuria e ngjyrave, pikturimi i veshjeve dhe i ndėrtesave me shumė nuanca ngjyrash dhe portrete psikologjike. Figurat e tij shquhen pėr origjinalitetin e tyre.

    Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike pėrsa u pėrket ngjyrave, shquhet nga njė formė e pėrkryer e realizimit tė imazhit. Ai krijon njė raport koloristik nė ikona me mbizotėrim tė ngjyrės sė kuqe, qė e pėrdor nė njė mėnyrė mjaft mjeshtėrore dhe tėrheqėse, duke e organizuar atė nė praninė e jeshiles nė smerald, drejt njė uniteti tekniko-artistik tė paarritshėm nga ikonografėt e tjerė.
    Ikonografia e realizuar nga Onufri mbetet njė nga veprat mė tė arrira tė pikturės ikonografike bizantine tė realizuar nė territorin shqiptar. Nė kėto ikona vėrehet mbėshtetja nė traditėn e vjetėr bizantine, por edhe ndikimi i artit tė Venedikut, si edhe tradita e pasur e piktorėve vendės tė shek. XIII-XIV. Rol tė veēantė nė formimin e Onufrit luajti qyteti i Beratit me kulturėn shekullore, me qendrat e njohura tė antikitetit pranė Apolonisė dhe Ballshit, si dhe me artin e pikturės murale tė shek. XIII-XIV Shek. XVI i takon edhe artisti tjetėr ikonograf Nikolla (i biri i Onufrit). Ai vazhdoi nė krijimtarinė e tij ikonografinė e Onufrit, duke lėnė mjaft afreske dhe ikona qė dėshmojnė pėr njė cilėsi tė lartė profesionale. Ka pikturuar nė kishėn e Vllahernės nė kėshtjellėn e Beratit, nė Kurjan tė Fierit e nė Dhėrmi. Vepra tė Nikollės ndodhen dhe nė Arbanas tė Bullgarisė. Nė krijimtarinė ikonografike tė Nikollės ndihet mjaft vazhdimėsia tipologjike e ikonografisė sė Onufrit. Afresket e kishės sė Shėn Mėrisė Vllaherne nė Berat, tė realizuara nė vitin 1578, dhe nė kishėn e Shėn Kollit nė Kurjan tė Fierit, sė bashku me piktor Joanin si dhe ikonat qė trashėgohen prej tij, pėrfaqėsojnė vlera tė shquara artistike nė pasurinė tonė ikonografike kombėtare.

    Onufri, sė bashku me nxėnėsit e tij, Nikolla (i biri) dhe Onufėr Qiprioti, pėrbėnin elitėn e artistėve mė tė shquar tė ikonografėve tė asaj kohe. Sė bashku konverguan nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt artistike. Themeluan njė traditė tė qartė pėr pasardhėsit e tyre. Krahas tipareve qė ēuan mė tej dhe pasuruan ornamentikėn, krijuan njėkohėsisht variante dhe subjekte tė reja, zgjedhje kompozicionale tė traditės bizantine, duke i dhėnė ikonografisė vendase njė tipar tė ri e mbi tė gjitha themeluan shkollėn e Beratit (tė pikturės) ose e Onufrit, e cila u reflektua nė ikonografinė artistike tė ikonografėve deri nė shek. XIX.
    Njė tjetėr piktor ikonograf, i cili punoi pranė ateliesė sė Onufrit tė madh, ėshtė dhe Onufėr Qiprioti. Mė 1571, kur Qipro pushtohet nga turqit, shumė piktorė ikonografė u larguan nga vendi i tyre duke emigruar nė disa vende tė Ballkanit si dhe nė Venedik. Njė ndėr ta ėshtė dhe Joani i Qipros ose Onufėr Qiprioti i cili mė 1591 realizoi afresket nė kishėn e Shėn Kollit nė kalanė e Beratit. Viti 1591 ėshtė viti ku ne marrim sinjalet e para tė ushtrimit tė veprimtarisė artistike tė kėtij autori. Duke iu referuar vitit 1571, vitit tė pushtimit tė Qipros, mendojmė se Onufėr Qiprioti mundet tė ketė emigruar nė Shqipėri nė moshėn 20 vjeēare duke sjellė me vete influencat e shkollės sė Venedikut, Qipros dhe tė Kretės.

    Qėndrimi i tij nė Berat pranė Onufrit tė madh, bėri qė ai tė konsolidohej plotėsisht si ikonograf. I vendosur mė vonė nė rrethinat e Gjirokastrės realizon afresket e kishės sė Vrahogoranxisė nė Gjirokastėr mė 1622. Nga datimet del se ky ikonograf ushtroi krijimtarinė e tij nė njė shtrirje kohore 31-vjeēare. Qiprioti mori shumė nga Onufri. Miniaturėn e pėrfituar prej tij ai e pasuroi mė shumė. Elementi qė huazoi mė tepėr prej tij ėshtė kaligrafia e shkrimit, e cila nuk dallohet nga Onufri. Ai mbetet piktori i parė deri nė shek. XVI qė shkruan emrin nė ikona. Dha ndihmesė tė madhe nė formimin e shkollės sė Beratit si dhe nė pėrhapjen e kėsaj shkolle nė jug tė Shqipėrisė. Shumė vepra qė mbajnė firmėn e tij radhiten nė krijimet mė tė mira tė ikonografėve shqiptarė dhe formuan njė traditė me vlerė, mbi tė cilėn u mbėshtetėn piktorėt e tjerė tė shek. XVIII, si Konstandin Shpataraku, Konstandin dhe Athanas Zografi, Ēetirėt, Joan Athanasi dhe Konstandin Jeremonaku. Portretet e realizuara prej Qipriotit nė afreske dhe nė ikona, ndryshe nga tė tjerėt, janė tė pikturuara me ngjyra tė ngrohta me dritė dhe transparencė. Kurse me plastikėn e tyre krijoi tipat individualė.

    Nė mesin e shek. XVII, duke filluar nga viti 1643 ushtroi krijimtarinė ikonografi Konstandin Jeremonaku, i cili shfaqet me njė miniaturė e stil tė veēantė, nė paraqitjen e figurave. Veprat e tij janė ndikuar nga shkolla e Onufrit. Ai e ka ushtruar veprimtarinė nė zonėn e Korēės. Pėr kėtė dėshmojnė ikonat e gjetura nė kisha, siē janė ato tė kishės sė Shėn Gjon Vladimirit-Elbasan. Rreth kėtyre viteve mendohet tė ketė bėrė dhe disa ikona tė cilat datojnė nė vitin 1711 nė kishėn e manastirit tė Shėn Naumit (Ohėr).
    Nė shek. XVIII vihet re njė gjallėrim nė jetėn ekonomike e kulturore tė Shqipėrisė, qė u shoqėrua me formimin e njė shtrese tė pasur shoqėrore, e cila ēoi pėrpara krijimtarinė artistike. Kjo ngritje ekonomike i dha dorė zhvillimit tė kulturės e arsimit dhe depėrtimit tė ideve iluministe tė botės perėndimore tė asaj kohe.

    Filluan tė ngriheshin njė numėr i konsiderueshėm bazilikash tė mėdha nė Voskopojė, Korēė, Fier, Gjirokastėr. Ngritja e nivelit tė zhvillimit kulturor nė Korēė, qė lidhej edhe me traditat e vjetra, krijoi premisa pėr lindjen e shkollės sė Korēės nga artistė vendas. Themelues i kėsaj shkolle konsiderohet David Selenica, i cili pasohet nga Konstandin e Athanas Zografi dhe tė gjithė piktorėt e mėvonshėm qė dolėn nga kjo zonė. Davidi njihet si artist i madh nė artin kishtar lindor nė pėrgjithėsi gjatė shek. XVIII. Kur arti kishtar nė Ballkan ishte gati nė rėnie tė plotė Voskopoja e Vithkuqi patėn njė zhvillim ekonomik e kulturor. Ai shkėputet nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe duke rizgjuar artin e periudhės mė tė shkėlqyer tė mbretėrimit tė paleologėve. Po nė kohėn e Davidit filloi veprimtarinė si piktor Konstandin Shpataraku.
    David Selenica e ka realizuar ikonografinė e tij nė kishėn e Shėn Kollit nė Voskopojė. Mendohet se ai ėshtė formuar si ikonograf nė Malin Athos, dhe ka pikturuar narteksin e Kapelės sė Virgjėreshės nė manastirin Laura e Madhe, si dhe afresket e kishės sė Shėn Prodhonit nė Kostur (1727) dhe ato nė kishėn e Shėn Mėrisė sė Madhe nė Selanik. Vetėm nė kishėn e Shėn Kollit numėrohen rreth dy mijė figura tė pikturuara prej tij.

    Mė 1722-1726 David Selenica punoi afresket e kishės sė Shėn Kollit nė Voskopojė me ndihmėn e Konstandinit. Skenat e realizuara nė muret e Shėn Kollit kanė njė lirshmėri tė figurave. Tek ai gjejmė tema tė apokalipsit nga historia dhe jeta e shenjtorėve. David Selenica shkėputet shumė nga krijimtaria e piktorėve tė kėsaj periudhe. Qe i pari qė guxoi tė cenonte traditėn qindravjeēare qė ishte nė fuqi deri nė atė kohė dhe nuk ngurroi aspak tė fuste elemente tė reja qė ishin nė kundėrshtim me kėtė traditė shekullore e tė ngurtė, e cila e kishte bėrė, tanimė, punėn e saj. Duke ruajtur zgjidhjen monumentale ashtu si dhe nė ikonografinė e Qipriotit dhe tė Jeremonakut, Davidi kėrkon nė artin e tij ta pėrjashtojė kufirin e dukshėm qė hasim nė ikonografinė e mėparshme midis personazheve hyjnore dhe atyre tokėsore. Tipologjia kristiane e imazhit bizantin shfaqet nėpėrmjet ikonografisė sė Davidit mė e kapshme dhe mė e kuptueshme nė sajė tė njė realizmi, i cili nuk vihej re mė parė nė ikonografinė pasbizantine nė Shqipėri.

    Skenat e pikturuara prej tij fitojnė njė sens laik, nė ribashkimin dhe nė njėjtėsimin e njeriut dhe tė shenjtit tė paraqitur. Pavarėsisht se temat ruajnė versionin liturgjik kristian, kjo nuk e ka penguar David Selenicėn, qė me mjeshtėrinė profesionale tė fusė natyrshėm detaje nga jeta reale, duke hedhur fillimet e humanizmit tė artit ikonografik bizantin nė vendin tonė. Duke u larguar nga rregullat e artit bizantin, por jo nga elementet mė tė qenėsishme qė pėrbėjnė temat liturgjike, themelon njė krijimtari ikonografike qė sa vjen e ēlirohet nga dogma, duke sjellė njė Rilindje tė dukshme nė ikonografinė shqiptare. Me sa duket, lidhjet e Voskopojės (nė kishat e sė cilės David Selenica pikturoi), me qendra tė mėdha mjaft tė zhvilluara dhe iluministe, si Vjena, Budapesti, Lajpcigu, Venediku, zgjeruan mė shumė mundėsitė qė arti ikonografik tė ndryshonte edhe nėn ndikimin e rinovimit tė madh qė po kalonte arti evropian.

    Nė kohėn e Davidit fillon veprimtarinė Konstandin Shpataraku me origjinė nga Shpati i Elbasanit, vendlindja e Onufrit, i cili realizon mė 1744 ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Ardenicės. Nė ikonat e tij ka elementė tė rinj artistikė dhe tė frymėzuar nga realiteti i kėsaj epoke. Njėra prej veprave tė tij, ėshtė ajo e Shėn Gjon Vladimirit nė ikonostasin e kishės sė manastirit tė Ardenicės, ku ka pikturuar princin shqiptar Karl Topia (1359-1388). Krijimet e tij konsiderohen si vazhduese tė shkollės sė Onufrit sidomos nė realizimin e miniaturės dhe tė tipave tė portreteve, pa pėrjashtuar dhe ndikimet e shkollės sė Malit Athos.
    Shek. XVIII pėrfaqėson periudhėn kur bėhen mjaft afreske dhe ikona. Nė Vithkuq pikturohen muret e kishės sė Shėn Pjetrit, tė kishės sė Shėn Kollit dhe tė Shėn Mėrisė, ku skenat marrin njė hapėsirė mė tė gjerė nė zgjedhjet kompozicionale dhe nė lirshmėrinė e pikturimit. Kjo ndihmohet edhe nga hapėsirat e mėdha tė krijuara nga ndėrtimi i bazilikave. Piktorėt e kėtij shekulli ndjekin traditėn e shkollės sė Korēės e pikėrisht atė tė David Selenicės. Krijimtaria e vėllezėrve Konstandin e Athanas Zografi zhvillohet nė mesin e shek. XVIII (1720-1764), kur ata realizuan ikonat dhe afresket e tyre. Krijimtaria e tyre si dhe e nipėrve Terpo dhe Eftimiu shtrihet nė zonėn e rrethit tė Korēės e deri nė kishat e Myzeqesė.

    Ajo mbėshtetet mbi traditėn e shkollės sė Malit Athos, ku ata studiuan dhe punuan, si dhe nėn ndikimin e pikturės sė Davidit. Mė 1720 realizuan afresket e kishės sė Metropolisė sė Korēės, mė 1745 ato tė manastirit tė Ardenicės, hajatin e kishės sė Shėn Kollit ku pikturoi edhe David Selenica mė 1750, si dhe mjaft afreske nė Hungari e nė Malin Athos. Krijimtaria e tyre ėshtė e pasur edhe nė ikona. Karakteristikė e kėtyre ikonografėve ėshtė prirja pėr t`i veshur shenjtorėt me rroba kombėtare. Krijuan skena tė rralla, nga tematika e tyre, nė lidhje me Apokalipsin, ku janė paraqitur kafshė alegorike dhe njė numėr i madh figurash. Nė afresket e manastirit tė Ardenicės ata pasqyruan edhe kompozitorin e njohur tė botės sė Bizantit tė shek. XII me origjinė nga Durrėsi, Joan Kukuzeli.

    Nė fillimin e shek. XIX vazhdoi krijimtarinė i biri i Konstandinit, i cili punoi nė kishėn e Vodicės afėr Beratit (mė 1805), nė kishėn e Shėn Premtes nė Pėrmet (mė 1808), nė kishėn e Shėn Konstandinit nė Drenovė afėr Korēės, mė 1810. Kurse djali i Athanasit (Zografit), nė kėtė periudhė ka realizuar vetėm ikona, tė cilat dėshmojnė pėr njė rėnie tė kėtij arti kishtar nė kėtė periudhė.
    Nė gjysmėn e dytė tė shek. XVIII dhe gjatė gjysmės sė parė tė shek. XIX zhvilluan veprimtarinė e tyre piktorėt e familjes Ēetiri nga Grabova. Krijimtaria e tyre shtrihet kryesisht nė krahinėn e Myzeqesė, nė Vlorė, Berat, Fier e nė Lushnjė ku shumė afreske dhe ikona mbajnė firmėn e tyre, si nė kishėn e Shėn Vlashit (Vlorė) mė 1792, tė Shėn Kollit (Vanaj – Myzeqe) mė 1795, nė kishėn e Shėn Thanasit nė Karavasta (mė 1797) etj. Lanė njė krijimtari mjaft tė pasur dhe kanė realizuar qindra skena nė mure e nė ikona. Tematika dhe stili i kėtyre ikonografėve janė tė njėjtė me ato tė vėllezėrve korēarė Konstandin dhe Athanas Zografi, si edhe tė Konstandin Shpatarakut.

    Nė shek. XIX, kur arti ikonografik ishte nė rėnie, shquhen veprat e piktorit Mihal Anagnosti. Veprat e tij konsiderohen si shfaqje tė fundit tė kėtij arti ikonografik nė Shqipėri. Ndryshe nga veprat e paraardhėsve, krijimet e tij shquhen pėr njė stil qė dallohej nga ai i traditės sė Bizantit, duke u afruar mė tepėr me ato tė Rilindjes italiane. Megjithatė portretet e tij ngjasojnė mė tepėr me portrete orientale. Veprat e tij (ikonat), i bėri kryesisht pėr ikonostasin e kishės sė Katedrales nė Elbasan. Ai realizoi gjithashtu afresket dhe ikonat e ikonostasit tė kishės sė manastirit tė Bigorskit (sot Maqedoni). Ky ikonograf shfrytėzoi dhe mori nga piktura paraardhėse shumė elemente artistike. Nė veprėn e tij rrezatojnė Onufri, Qipiroti, Nikolla, Shpataraku, Zografėt etj.
    Arti ikonografik pėrbėn njė pasuri tė madhe nė kulturėn shqiptare. Nė veprat e tij pasqyrohet shpirti krijues i piktorėve dhe shfaqen, njėherazi, shpirti dhe realiteti i popullit shqiptar.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari pėr statusin final tė Kosovės
    Nga Nice_Boy nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •