K R E U VIII
ILIRIA NĖ PERIUDHĖN E ZGJERIMIT DHE TĖ RĖNIES
SĖ PERANDORISĖ ROMAKE
1. GJENDJA EKONOMIKO-SHOQĖRORE DHE ADMINISTRIMI I ILIRISĖ NĖ SHEK. I-III E.SONĖ
Shteti romak si gjatė luftėrave, ashtu edhe pas mbarimit tė tyre u mor me organizimin administrativ tė viseve tė pushtuara, tė cilin e kreu nė disa etapa dhe me ndryshime sipas koniunkturave qė krijoheshin herė pas here dhe nė pajtim me mundėsitė qė kishte vetė shteti romak. Qėllimi kryesor i organizimit administrativ tė Ilirisė, ka qenė pėrforcimi i pushtetit romak, me anė tė tė cilit do tė kalohej nė njė administrim e shfrytėzim mė racional e sistematik tė provincave ilire. Kjo ka ndodhur nė periudhėn e fundit tė Republikės sė Romės dhe nė mėnyrė tė veēantė me krijimin e perandorisė. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si konfiskimi i tokave dhe ndryshimet nė pronėsinė tokėsore, shndėrrimi i disa qyteteve nė koloni romake dhe ngulimet e njė popullsie italike e orientale, zhvillimi i teknikės dhe i prodhimit, shfrytėzimi i minierave dhe ndėrtimi e rindėrtimi i rrugėve dhe nė pėrgjithėsi situata e rėndė qė iu imponua ilirėve, veēanėrisht duke filluar nga shek. I e.sonė.
Bashkė me kėtė politikė Roma bėri pėrpjekje tė mėdha pėr asimilimin, romanizimin e popullsisė ilire, por pa arritur rezultate tė dukshme.
Marrėdhėniet agrare. Krijimi i latifondeve
Qė nė shek. I p.e.sonė, por nė mėnyrė tė veēantė pas shek. I e.sonė, shteti skllavopronar romak filloi zbatimin nė viset ilire tė njė politike agrare, nė thelb tė sė cilės ishte marrja me forcė, konfiskimi i tokave mė tė mira e pjellore, tė cilat i shpalli ager publicus, prona tė shtetit romak. Njė pjesė tė madhe tė tokave tė konfiskuara Roma ua dha qytetarėve romakė, kolonistėve romakė e italikė dhe veteranėve tė ushtrisė, tė cilėt banonin nė periferinė e qyteteve, duke i shndėrruar nė toka tė qyteteve qė qenė kthyer nė koloni e nė municipe. Por nga fondi i tokave tė grabitura morėn prona edhe pėrfaqėsuesit e aristokracisė tokėsore; nė kėtė mėnyrė nė Iliri u krijuan ekonomitė e mėdha bujqėsore, latifondet. Latifondet gjendeshin kryesisht nė fushat, zonat e ulėta kodrinore dhe nė luginat e ulėta tė lumenjve, mė tepėr pranė rrugėve tė mėdha, sepse ato furnizonin me prodhime bujqėsore qendėrbanimet e mėdha. Nga burimet e shkruara del se zotėrime tė mėdha tokash, latifonde ka pasur nė krahinat bregdetare dhe nė fushat e brendshme. Pėrreth Buthrotit ka pasur prona tė mėdha tokėsore Pompon Atiku, qė i pėrkiste parisė skllavopronare romake, kurse nė rrethet e kolonive tė Ulpianės e tė Skupit, nė Dardani, zotėronte prona tė gjera tokėsore familja patrice romake e Turėve.
Me gjithė konfiskimet tokėsore pushtuesit romakė i lanė toka edhe popullsisė ilire dhe nė kėtė drejtim vepruan sipas qėndrimit qė mbanin kundrejt fiseve tė ndryshme. Nė mėnyrė tė veēantė pronat tokėsore tė vendasve u ruajtėn nė viset e brendshme ilire, ku nė shekujt e parė tė erės sonė, njė pjesė e madhe e popullsisė jetonte, ende nė fshatra, e organizuar nė bashkėsi fshatare. Pjesėtarėt e kėtyre bashkėsive fshatare, krahas pronės sė pėrbashkėt, kullotave, djerrinave e pyjeve zotėronin ngastra toke, tė cilat i punonin vetė, me mjetet e tyre.
Skllavopronarėt romakė, pas tyre dhe paria ilire, vazhduan tė konfiskonin tokat duke bėrė pėrpjekje tė reja pėr ti rritur pronat e tyre tokėsore. Tė dhėnat mbishkrimore tregojnė se nė fillim tė shek. II tė erės sonė, territori bujqėsor i qytetit tė Dyrrahut arrinte deri nė Skampin (Elbasan) qė ishte njė fshat vicus i varur nga Dyrrahu. Mbishkrimet latine, tė zbuluara nė fshatra tė ndryshme tė fushės sė Tiranės dhe qė i takojnė shek. I tė erės sonė mbajnė emra jo ilire, ēka do tė thotė se edhe nė kėtė zonė pronat bujqėsore u ishin marrė vendėsve. Nė lidhje me grabitjen e tokave tė bashkėsive fshatare vendėse me shumė interes ėshtė njė mbishkrim i shek. II tė erės sonė i zbuluar nė tokat e orestėve, qė banonin nė krahinat kufitare juglindore ilire. Nė kėtė dokument mbishkrimor, i gjetur pranė Vatinės, theksohet e drejta e njohur e orestėve pėr zotėrimin e tokave shtetėrore nė territorin e qytetit Vatina.
Nė mbishkrim theksohet gjithashtu se nga kjo e drejtė pėrjashtohen tė huajt, nė kėtė rast pronarėt romakė tė tokave qė kėrkonin tė zgjeronin pronat e tyre tokėsore. Njė organizim tė ngjashėm me orestėt, pra edhe marrėdhėnie agrare tė ngjashme me ta kanė pasur edhe dasaretėt. Njė veēanti e krahinave tė banuara nga orestėt, dasaretėt dhe popullsitė e tjera malėsore tė Ilirisė Juglindore ėshtė mungesa, nė gjetjet arkeologjike, e dokumenteve mbishkrimore nė gjuhėn latine. Kjo mungesė mund tė shpjegohet vetėm me njė status tė posaēėm tė kėtyre krahinave ilire.
Marrėdhėniet e reja agrare tė vendosura nė Iliri gjatė sundimit romak e keqėsuan shumė gjendjen sidomos tė asaj pjese tė fshatarėsisė ilire qė i ishin grabitur tokat. Fshatarėt e mbetur pa tokė u detyruan tė iknin dhe tė kėrkonin punė si argatė nė qytetet dhe nė minierat. Ata qė mbeteshin nė fshat pėr tė jetuar, u shtrėnguan tė punonin si mėditės - arrendatorė - nė pronat tokėsore tė qyteteve dhe tė latifondistėve romakė. Nė veprėn e tij Mbi ekonominė fshatare shkrimtari romak Varroni shkruan pėr ekzistencėn nė shek. I tė erės sonė tė fshatarėve tė varur, tė skllavėruar nė borxhe, tė cilėt ai i quan obaerati, qė sipas tij gjendeshin me shumicė nė Iliri dhe punonin nė vende e nė kushte tė vėshtira. Edhe gjendja e fshatarėve tė lirė nuk ishte aspak e mirė; mbi ta rėndonin taksa e detyrime tė ndryshme, tė cilat i ēuan nė shkatėrrim tė plotė. Shumė prej fshatarėve tė shpronėsuar, nė pamundėsi pėr tė pėrballuar jetėn hynin nė borxhe, shpeshherė duke u kthyer edhe nė skllevėr. Skllevėrit nė pėrgjithėsi i bėnin punimet bujqėsore nė latifondet dhe nė pronat tokėsore tė qyteteve.
Zhvillimi i ekonomive bujqėsore nė territoret e konfiskuara nga qytetet, rritja e pronave tė mėdha tokėsore e shpejtoi procesin e zėvendėsimit tė pronės sė pėrbashkėt (prona kolektive u bė pronė e shtetit romak) me atė private dhe pati si pasojė shtrirjen dhe thellimin mė tej tė marrėdhėnieve skllavopronare nė fshatin ilir. Ky proces preku edhe pronat e vogla private nė ato vise qė hynin nėn administrimin e qyteteve ose ku kishte mundėsi tė zhvilloheshin latifondet. Mė pas u bėnė pėrpjekje pėr ti shtrirė marrėdhėniet e reja agrare edhe nė viset e brendshme. Megjithatė, nė krahinat e brendshme ilire vazhdoi tė ruhej edhe prona e vogėl tokėsore dhe fshatarėt e lirė. Nė kėto krahina blegtoria, krahas bujqėsisė, mbeti njė degė e fuqishme e ekonomisė sė popullsisė ilire.
Krijoni Kontakt