Une per vendin tim do vdisja pa u menduar fare. Ndoshta ne ditet e sotme te vjen spontane te thuash qe s'do e japesh jeten per vendin tend, sepse gjithmone te vjen ne mendje pyetja ēfare ka bere vendi im per mua, kjo per faktin se jemi te rrethuar nga "armiq te brendshem", nga nje politike e korruptuar, nga njerez hipokrite qe na qeverisin dhe qe na kane lodhur.
Mendoj se nese do kishim "armiq te jashtem", nese dikush do vinte te pushtonte tokat tona, shtepite tona, te gjithe shqiptaret pa u menduar dy here do ktheheshin dhe do e mbronin token e tyre. Ne shqiptaret s'lejojme askend dhe asgje te na preki nderin. Token qe kemi, shtepite tona, ndonese nuk jane ne standarte te mira, i duam dhe i mbrojme me gjak, sepse kemi derdhur djerse per to dhe s'ka shance asnje te vije te na i marre.
Ne po theremi e po grihemi me komshiun e madje dhe me vellain tone per nje rrip toke dhe nuk do vrisnim e s'do derdhnim gjakun nese do vinte serbi, greku, italiani apo kushdo tjeter te na plaēkiste, te na therte, te na perdhunonte, te merrte token tone, femine tone, nenat tona, motrat tona? Dikush mund te thote se do vdiste per familjen jo per atdheun, po a nuk jetojne familjet tona ne kete toke? A nuk prehen ne kete toke eshtrat e te pareve tane? A nuk kane derdhur gjakun gjysherit e stergjysherit tane qe ne te mund te jemi sot ketu ku jemi? Duam apo s'duam ne u kemi haraē per t'u paguar atyre qe dhane jeten e derdhen gjakun qe ne te mund te jemi sot ketu ku jemi.
Respekte
Krijoni Kontakt