Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 110
  1. #21
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar më parë nga darwin
    Mundohu të përdorësh jastikun kur fle dhe të lash sytë me ujë jo-të ngrohtë para se të ulesh në kompjuter dhe të ndërhysh e nxitur nga humori që të japin rrotullimet 28-ditorshe (të gjysëm-Hënës).

    A e lexon zakonisht shkrimin e parë në çështje? Për shëmbull, te kjo. Mua shkrimi i parë më bëri përshtypje.

    Ç'lidhje ka pushtuesi? Këtu po mundohet të sillet dritë mbi kontributin e paçmueshëm islamik arab mbi qytetërimin europian, pavarësisht që fjala kyçe - Lindja - përdoret sikur indianët, kinezët dhe japonezët të mos ekzistonin fare.


    Mirë që për konstruksionet romake nuk ke fare idenë, po nga e kriijove mendimin që i nxore romakët të krishterë?!

    Nqs po fliste njeri mbi pushtuesit, lexoje tek shkrimi i parë.
    PO shume e sakte,romaket ishin pagane ata adhuronin perendite(marte,mercurio,giove,venere,saturno,il culto di dio sole etj)nga te cilat jane emertuar dhe ditet e javes(lunedi,martedi,mercoledi etj)vini re edhe ne shqip(e hene e marte e merkure etj)kemi vetem nje huazim nga lindja, diten e premte, disa shqiptare muslimane(kryesisht pleq)e quajne dita e xhuma.I pari qe toleroi krishterimin ne impero romano ka qene Flavius Valerius Costantinus(Kostantino i madh)reth viteve310 pas krishtit, ka qene nder imperatoret me te rendesishem te romes,i cili ishte ilir i lindur ne Nish.Tjeter imperator i rendesishem me origjine ilire ka qene Diocleziano.Kostantino vete nuk u be kurre i krishtere,ai adhuronte deri sa vdiq kultin e diellit(il culto di dio sole).Pra nje gje eshte e qarte,rrenjet tona jane europiane,ne jemi autoktone ketu te pakten prej 3000 vjetesh, ndoshta me te vjeter se greket,ne nuk jemi lindje,genet tona jane te ndryshme nga ato te turqve dhe arabeve.Ata na kane sjelle ne per500 vjet vetem shtypje dhe erresire,me vjen shume keq qe ne popullin tone ka edhe Haxhi Qamilé.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    Magjup skeni drejt ta quani askend pos vetes !

    ---------------------
    jeni raciste ne zemer ju duhet sherim dhe sa me shum lexim....
    Haha, dhe kjo keshille "me shume lexim"- te vjen nga nje njeri qe promovon fene e cila ka qene burimi kryesor i injorances dhe anafalbetizmit ne Shqiperi.


    Por eshte mese e vertete qe Islami na ktheu ne nje komb te karakterit magjyp. Shqiptaret ishin "bosat"e perandorise turke, porse vetem shqiptarizem nuk kishin. Ne ishim ushtaret dhe sherbyesit me te mire te saj, por ishim mercenaret pa-komb, me fe te tjetersuar, me identitet te zhdukur, qe bridhnim shkretetirave dhe linim kockat per turkun, e nuk njihnim identitetin e kulturen tone; NE ISHIM KTHYER PRA NE MAGJYPE, popull bredhacak, pa nje vend te vete, qe kishim harruar kush ishim, kishim harruar kombin, kulturen e identitetin tone. Perse valle askush prej ketyre "shqiptareve" nuk themeloi apo qeverisi shtetin Shqiptar? Sepse ne na ishte zhdukur identiteti ashtu si magjypeve sot.

    Islami duhet zhdukur, dhe duhet zhdukur sot nepermjet edukimit dhe shkollimit perendimor te shqiptareve. Duhen mbyllur te gjitha shkollat arabo-magjype qe u mesojne femijeve kete kulture, dhe shteti shqiptar duhet te investoje disa here me fuqishem per ndertimin e universiteteve dhe shkollave laike por te kultures pro-perendimore. Ne shkollat tona duhet te mesohet historia reale, qe eshte se myslimanizmi ua zhduku identitetin shqiptareve te cilet edhe pse mjaft te fuqishem ne rajon gjate 500 vjeteve ishin kombi i fundit qe kerkoi dhe shpalli panvaresine e vet.

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga riu
    Shoku Darwin, prokllamaten e shoqes sone duhet ta shikoni me syrin e Partise dhe te beni sa me shpejt autokritike per mendimet e ndyra te Shejtanit a.s. qe ju kane pushtuar mendjen. Une do te vendos menjehere nje flete-rrufe dhe do te kerkoj mbledhjen e organizates per devijimin tuaj.
    Kesaj rrradhe pajtohem me ty...

    shjetani ja ka pushtu menden pik ...kot e ke te flasesh me kokê te till ....
    me kesi njerz as qe duhet me komentuu vetem leri ne kandin e tyre extrem....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  4. #24
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    Kesaj rrradhe pajtohem me ty...

    shjetani ja ka pushtu menden pik ...kot e ke te flasesh me kokê te till ....
    me kesi njerz as qe duhet me komentuu vetem leri ne kandin e tyre extrem....
    O goce, mos u msho shume ngjyrave se dalin me shume ne pah mangesite e tua teper te theksuara gjuhesore qe do ngrene nga varri ndonje dite dhe Naimin qe e ke aq qejf. Dhe bej "be" per shpirt te tij (Naimit dmth), qe kur aksidentalisht ndonjehere kam fatin e madh te te lexoj, ve ne pikepyetje gjuhen time te shenjte.

    Per temen, do ishte mire te ndahej ne dy kategori: Cfare solli Lindja per Perendimin, dhe cfare solli Lindja per Shqiperine. Meqe kjo teme eshte hapur tek problemet nderkombetare do behej mire te menjanohet perqendrimi tek aspekti fetar, dhe te diskutohet me shume ne aspektin historik.

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Per te paren ke te drejt Liones se kam deshir ti theksoi fjalet , ky asht problem i ketuhit ku perdorim shum STIFS ...ke te drejt.

    te dyten nese kuptova tema flitet per histori prap pajtohem....

    Une bie ne kudershtim me darwin qe nuk pranon historin shqiptare nga fillimi e ai ngel ne kohen Turke ....mekat i madh ...duhet te dijm historin ton qe na 0 (qe kan zbulu arabet) e deri ne Infini qe se ka zbulu askush ende ...
    .............
    nuk marr me pjes ne ket debat se ketu nuk meson askush por duhet sjell prova qdo her .....ky nuk asht debat ....
    vazhdoni ju per qejf te jujin.
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    ........................................
    THOTI ėshtė themelues i religjionit tė DRITĖS dhe i shkencave sekrete (okulte) tė mistereve dhe ėshtė gfithashtu nė pėrgjithėsi shpikės i shkrimit.

    Prandaj, bazuar nė shėnimet e sipėrshėnuara mund tė konkludohet:

    - se pellazgėt - ilirėt ishin stėrgjyshėt e shqiptarėve;

    - se pellazgėt - ilirėt, me emra tė ndryshme, d.m.th. me emra tė fiseve pellazgo - ilire (gegė, toskė, albanė, arbėr, arnautė, dardanė, maqedonė, hetitė a hititė, trojanė, ejiptianė, etruskė, etj. etj.) jetonin nė njė sipėrfaqe shumė mė tė gjerė nė tri kontinente: nė Evropė, Afrikėn Veriore dhe nė Azi, deri nė Iran dhe Indi;

    - se ilirishtja - shqipja, si degė mė e vjetėr e familjes sė gjuhėve indoevropiane, ėshtė ēelės i qytetėrimit njerėzor;
    - se nga gjiri i ilirėve dolėn shumė perėndi, profetė, perandore e dijetarė;

    - se stėrgjyshėt e shqiptarėve, pellazget-ilirėt, me kulturėn e tyre tė lartė kontribuan jo vetėm nė civilizimin e popujve tjerė, tė cilėt i sundonin, por, me anė tė vetė asimilimit, kontribuan nė krijimin e shumė kombeve dhe kulturave (feve, gjuhėve, shkrimeve) tė veēanta nė tri kontinente;

    - se shkatėrrimi i pellazgėve - ilirėve tė shumtė dhe tė kulturuar u shkaktua jo vetėm nga katastrofat natyrore, por edhe nga luftat e brendshme qė u zhvilluan mes fiseve tė tyre, luftė kjo qė vazhdoi, tradicionalisht, deri nė ditėt tona;

    -se nga bėrthama e pellazgėve -Ilirėve shumė tė lashtė - vetėm shqiptarėt mbetėn pa u shkrirė nė popuj apo kombe tė tjera - nė grekė, hebrej, arabė, italianė, austriakė, sllavė tė jugut, turq, etj.;
    - se vetėn gegėt, nė njė masė tė konsiderueshme, e kanė ruajtur shqiptimin e ilirishtes - shqipes sė lashtė;

    - dhe se fjalėn vendimtare, pėrkitęi me ēėshtjet e shtruara, duhet ta japin, nė radhe tė parė, filologėt, arkeologėt dhe etnologėt.

    Shkruar nga :: Prof. Skender RIZAJ
    ------------------------------
    Thoti ishte europian ose rromak , nuk kishte asgje me lindje ...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #27
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    ouuuuuuu

    Te nderuar miq e mikesha, pasiqe lexova te gjitha replikat tuaja e qe disa prej tyre ma lan mbresa e disa te tjera me habiten!!
    Me habiten sepse ishin vetem fjal me plot urrejtje edhe te zhveshura nga argumentet dhe fatktet bindse.
    Pas gjith kesaj vendoa qe t'i shkruj disa rreshta me shpres qe do gjejn vend te duhur ne ndergjegjen tuaj.
    Pika e parë:Studiuesit e sotëm janë pajtuar plotësisht me realitetin se qytetërimi islam ka pasur një ndikim të madh në qytetërimin evropian. Në kohën kur Evropa ishte zhytur në errësirën e mesjetës, ishin myslimanët ata që ushtruan ndikimin e tyre në pjesën më të madhe
    Bashkë me çlirimin e shumë vendeve, myslimanët ruajtën me fanatizëm dhe qytetërimin e vjetër të popujve të ndryshëm, si filozofinë e vjetër greke, përfituan nga kultura perse, indiane, kineze dhe njëkohësisht përfituan shumë nga kultura e trashëguar arabe. Ata zgjeruan horizontin e tyre me këto kultura, i pranuan ato, dhe i çuan më tej me përkujdesje të mëdha, studime, punë, saktësime dhe edukatë qytetare. Myslimanët i shtuan qytetërimit bashkëkohor botëror shumë nga studimet e veta, derisa ky arriti pjekurinë dhe formën e tij të plotë dhe u dallua nga të gjitha qytetërimet e mëparëshme. Përfitimi nga qytetërimi i popujve të vjetër nuk i pakësoi asgjë qytetërimit origjinal arab, grek, kinez, persian, etj. përkundrazi, kjo shtoi vlera të pamohueshme në qytetërimin e përgjithshëm botëror. Nëse nuk do të ishte kujdesi kaq i madh që myslimanët treguan në ruajtjen e vlerave të këtyre qytetërimeve të popujve të ndryshëm, atëherë qytetërimit të asaj kohe do t’i duhej të rifillonte gjithçka nga e para, ashtu siç ka ndodhur me popujt e tjerë para tyre dhe sot do ta gjenin veten në një nivel të afërt me nivelin e njerëzve të epokës së gurit. Mjafton vetëm kjo që myslimanët të krenohen me faktin se, nuk i fshehën ato që mësuan nga popujt e tjerë, por kërkuan, studiuan, ngulmuan, e përhapën këtë dije dhe zbuluan e vunë kështu baza të reja largpamëse për të ardhmen e zhvillimit të qytetërimit botëror. Ata e ndriçuan këtë qytetërim dhe përhapën dritën e tij në Evropë dhe kontinente të tjera nëpërmjet mënyrave të ndryshme si:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga xnjeri : 11-06-2007 më 10:42

  8. #28
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    vazhdim

    - nëpërmjet zhvillimit të Andaluzisë (Spanjës së sotme), e cila u bë baza e qytetërimit mysliman në Evropë. Myslimanët hapën uniersitete të shkëlqyera në Andaluzi me qëllim që në to të arsimoheshin studentët evropianë, të cilët përfituan nga këto dije duke i përhapur ato më pas, në vendet e tyre.

    - nëpërmjet zhvillimit të Sakalisë (Siçilisë së sotme), ku myslimanët qëndruan 130 vjet duke e berë këtë qendrën e dytë të kulturës islame në Evropë. Mbretërit kristianë i nxitën myslimanët për “prodhimin e diturisë”e njëkohësisht i paguan shtetasit e tyre për përkthimin e librave nga gjuha arabe në gjuhët vendase.

    - nëpërmjet udhëtimeve në vendet të ndryshme të Lindjes.

    - një tjetër shkak për përzierjen e evropianëve me myslimanët kanë qenë dhe kryqëzatat e shumta kundër myslimanëve dhe vizitat e evropianëve në Mekkë (Qabe).

  9. #29
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    vazhdim

    Kështu evropianët mbartën shumë prej njohurive, shkencave, artit e prodhimeve të myslimanëve. Pasja në duart e tyre e shumë librave shkencorë dhe kulturorë në gjuhën arabe, i ndihmoi evropianët për nxitjen e shpirtit të kërkimit, në studimin e shkencave, të letërsisë dhe të arteve të vjetra.

    Shkollat e ngritura nga myslimanët patën një shtrirje të gjerë dhe një ndikim të madh, po kështu dhe bibliotekat publike dhe private. Vetëm biblioteka qendrore e Andaluzisë kishte një kapacitet me mbi 600 000 volume, numër tepër i madh për kohën, ku përfshiheshin botime të shumta nga shkenca të ndryshme. Këto shkolla dhe biblioteka tërhoqën shumë prej studiuesve më të njohur të botës islame dhe asaj kristiane.

    Prej atyre që studiuan në shkollën “Talitala” në Andaluzi dhe përfituan prej saj qenë dhe Mishel Skot, Daniel Morli, si dhe Robertos Englikos i cili njihet si i pari përkthyes i Kur’anit.

    Gjatë periudhës së artë të historisë islame arritjet e myslimanëve kanë qenë të shumta në të gjitha fushat. Nga këto mund të përmendim arritjet:

    - në fushën e mjekësisë, ku konstatojmë se libri “Al Haui” i Razit, një nga dijetarët më të njohur myslimanë, i përbërë nga 10 volume, i përmblidhte të gjitha njohuritë shkencore të zhvilluara deri në atë kohë. Duhet theksuar se deri në shekullin e 17-të, ky ishte i vetmi libër i njohur në universitetet evropiane.

  10. #30
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    vazhdim

    - në okulistikë, myslimanët aritën një përparim të madh shkencor. Ka qenë pikërisht studimi i Kindit, libër në të cilin u mbështet më pas Roxher Bakoni në kërkimet e veta në këtë fushë të shkencës.

    - në kimi përmendim Xhabir Bin Hajar, që konsiderohet si shkencëtari që vuri bazat e kimisë. Ai sistemoi shumë prej mënyrave të kërkimeve dhe të analizave duke bërë kombinimin e një numri lëndësh kimike. Studimet dhe kërkimet e tij kanë qenë bazë në Evropë deri në shekullin e 18-të.

    - në matematikë u përket myslimanëve merita për mënyrën e llogaritjeve të përditëshme. Janë pikërisht ata që e bënë algjebrën një shkencë të vërtetë dhe përparuan në të me hapa të mëdha. Po kështu ishin myslimanët ata, të cilët hodhën bazat e gjeometrisë analitike dhe të trigonometrisë.

    - në fushën e astronomisë myslimanët arritën rrezultate shumë të vlefshme dhe, përveç kësaj, ata qenë të parët që shprehën teorinë e rrumbullakësisë së tokës, teori të cilën e përvetësuan ata që erdhën pas tyre në mesjetë.

    - në gjeologji, vepra e shkruar nga Ibn Sina për përbërjen e maleve, gurëve, lëndëve minerale etj. të kësaj natyre, konsiderohet si vepra më e rëndësishme mbi të cilën u mbështet Evropa gjatë periushës së rilindjes së vet shkencore.

    - në sociologji Ibn Khaldun konsiderohet si themeluesi i saj. Ai ka qenë i pari që ka formuluar ligjet e zhvillimit të popujve dhe i pari që informoi rreth çështjeve të natyrës, gjeografisë dhe klimatologjisë dhe sqaroi rënsësinë dhe ndikimin e saj.

    - po kështu një ndikim të madh në perëndim ka pasur edhe arti dhe arkitektura islame.

    - në fushën e tregëtisë myslimanët kanë qenë pionierët e botës së re.

    - po kështu arritje të shkëlqyera kanë pasur myslimanët dhe në fushën e filozofisë. Dijetari i famshëm El Kindi, konsiderohet një prej 12 shkencëtarëve më me emër që njeh bota e qytetëruar akoma dhe sot e kësaj dite. Deri në shekullin e 14-të, universiteti i Francës, i njihte mendimet e Aristotelit, vetëm sipas mënyrës që kishte përcaktuar dhe komentuar Ibn Ruzhd.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lindja
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2010, 12:06
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 19:56
  3. 150 vjet nga lindja e Frojdit
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 13:04
  4. Kronikat e Derës: Lindja
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 07:46
  5. Lindja e femijes se pare "Djale"tradita shqiptare pse gezon familja?
    Nga Letersia 76 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 04-09-2002, 19:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •