Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 110
  1. #1
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    Çfarë na solli Lindja?

    Në skenën legjendare të filmit "Jeta e Brianit" John Cleese në rolin e Regut, prijësit të Frontit Popullor të Judesë duke shikuar në arenë luftën e gladiatorëve pyetet në mënyrë retorike se çfarë të mire ju kanë sjellur romakët. "Ujësjellësin" i thotë një bashkëluftëtar i tij. "Edhe kanalizimin" i kujtohet një tjetri. "Mirë" thotë pa disponim Regu " pranoj se ujësjellësi dhe kanalizimi janë dy sende që …."" Edhe rrugët e shtruara…" shtoi përsëri i pari. "Po, ashtu është" pohoi mendueshëm Regu " po përveç ujësjellësit, kanalizimit, dhe rrugëve …."" Medicinën, e ndërpreu i dyti "Edhe arsimin"."Në rregull, mjafton " u nervozua Regu."Edhe meliorizimin" vazhduan shokët e tij."Banjot publike""Mirë në rregull" u nxeh përfundimisht Regu, " po, përveç ujësjellësit, kanalizimit, rrugëve, medicinës, arsimit, meliorizimit, dhe mbrojtjes së shëndetit, çfarë të mire tjetër na kanë sjellur romakët?". Lufta për identitetin religjioz të Evropës Shikoj në televizor papa Benediktin XVI se si nga katedra e Universitetit në Regensburg citon carin e Bizantit Manuelin II: "Na tregoni se çfarë të mire na ka sjellur Muhamedi, përveç të keqes dhe dhunës, urdhrin që feja të përhapet me shpatë?" Dhe nën e kapelën e bardhë të papës filloi të më shfaqej fytyra e Regut, dhe në vend të papës fillova ta shihja John Cleese –në se si po pyetej në mënyrë retorike : "Çfarë të mire na kanë sjellur muslimanët?""Matematikën" do të shtonte njëri nga studentët e informatikës nga fundi i rreshtave." Numrat e sistemit decimal , pastaj numrat që edhe sot i quajmë numra arab, të panjohurin `x', zeron revolucionare pas së cilës bota nuk ishte më ajo e njëjta. Edhe trigonometrinë, algjebrën, që e ka marrë emrin nga Kitab Al Jabar, veprës së matematicienit të njohur Al – Hawarizmiut. Dhe prej kësaj e ka rrënjën edhe fjala algoritëm. "Mirë" do të pranonte pa disponim papa Benedikti, prijësi i Frontit Popullor të Evropës- "pranoj që numrat dhe algjebra janë dy sende që…."" Edhe gjeografinë" do të kujtohej studenti i tretë."Edhe filozofinë. Me përkthimet e tyre në errësirën e mesjetës e kanë shpëtuar filozofinë greke nga humbja. E kanë punuar hartën e parë të botës. Të parët e kanë llogaritur diametrin e rruzullit tokësor dhe kanë zbuluar sistemin heliocentrik. Kanë ndërtuar observatoriumin e parë, themeluan astronominë moderne dhe nga Lindja na e sollën busullën. Edhe letrën. Pastaj orizin.""Në rregull, mjafton" do të nervozohej papa." Edhe sheqerin, portokallin, limonin, pjeshkën, do të vazhdonin studentët, presën për vaj, sistemin e ujitjes dhe përgjithësisht bujqësinë moderne. Pambukun, industrinë tekstile dhe modën. Xhaketa është zbulim arab. Konstruktuan kamera opscura – ën e parë dhe themeluan optikën. Pastaj kitarën. Edhe kafen". " Po " do të nxehej Benedikti XVI nga katedra " po përveç matematikës, gjeografisë, filozofisë, astronomisë dhe kitarës…." Edhe farmakologjinë" do të shtonte një studente "në kohën kur Evropës i zihej fryma nga kutërbimet dhe sëmundjet, arabët na e dhanë sapunin dhe parfumet, na shpjeguan se epidemitë përhapen me anë të ujit të infektuar, na e sollën Qanunin e njohur të Ibn Siana-së, enciklopedinë e parë të barërave dhe eliksireve, pardon al – iksirëve. Pastaj alkimistët e parë kanë qenë arabë, fjala alkimia rrjedh nga al – kimya, ata janë baba të kimisë moderne. Pos të tjerash e zbuluan barutin. E nxorën destilimin, dhe fituan al – kuhulin. Po ju duket e njohur?""Në rregull" u nxeh përfundimisht papa Benedikti XVI " po përveç sistemit decimal, numrave, algjebrës, matematikës, filozofisë, hartës së botës, busullës, letrës, orizit, sheqerit, pambukut, sistemit të ujitjes, kamera obscura-s, optikës, xhaketës, kitarës, kafes, parfumit, sapunit, alkoolit, farmacisë, higjienës dhe kimisë moderne, çka kanë bërë muslimanët diçka mirë për ne?"" Pra çka na kanë sjellur diçka të re muslimanët përpos të keqes dhe dhunës?" – lexon nga letra studentëve të Universitetit të Regenburgut, i tëri në mëndafsh dhe kadife papa Benedikti XVI, duke e anashkaluar me këtë rast edhe faktin se muslimanët i kanë sjellur edhe atë që e ka veshur, edhe letrën të cilën e lexon, por edhe faktin e pamohueshëm se edhe konceptin e Universitetit përmes Spanjës në Europë e kanë sjellur arabët. "Ngjyra e dijetarit është më e shenjtë se gjaku i dëshmorit" ka thënë, nuk do të besoni i tmerrshmi Muhamed (savs. shën. im). " E çfarë na ka sjellur Muhamedi pos urdhrit që feja të përhapet me shpatë? – pyet Benedikti XVI në fjalimin e pakuptimtë të përhapjes së fesë me dhunë, duke anashkaluar me këtë rast edhe përmendjen e xhihadit katolik. Dhe të pyetet më pas : "Më thuani çfarë të mire ju solli Isusi Amerikës Latine përveç të keqes dhe dhunës? Po mirë, përveç ujësjellësit, kanalizimit, ndërtimit të rrugëve, arsimit, bujqësisë, mbrojtjes së shëndetit, teknologjisë, filozofisë, teatrit, artit?Ani mirë, edhe futbollin.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Ne shqiptareve na solli turkun dhe na bastardoi racen dhe kulturen.

    C'te them me, pervec se: Shume faleminderit Lindjes! Kur do ikni nga gadishulli shqiptar?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Per pasoje te rrjedhave historike, qe shumekush prej nesh i njeh, "Lindja" apo shoqeria dhe kultura lindore u injektuan thelle ne kulturen shqiptare, duke eliminuar karakterin e saj origjinal dhe duke e zevendesuar ate me tipare dhe elemente per te cilat kam teper rezerva. Se pari, shoqeria lindore, disa here me e prapambetur dhe shpeshhere me nje karakteristike barbarike, na nguliti nje fe po aq prapambetese. Se dyti, kultura arbereshe (dhe ato trashegime kulturore nga perandoria Bizantine) u asimiluan me nje kulture kontroversiale - ajo otomano-islamike - nje fatkeqesi e paharrueshme ndaj popullit tone. Fale kesaj te fundit, shume fjale te gjuhes sone u crrenjosen dhe u zhduken me kalimin e dekadave te famshme te pese shekujve te famshem te historise sone. Se fundi dhe cka eshte me kontradiktorja, "Lindja" vazhdon te mbizoteroje shume mendje shqiptare, pasqyrime te te cilave na shfaqen edhe ne kete forum, edhe kudo ne shoqerine mbare-shqiptare.

    Une indinjohem shume, mbase me shume se sa c'duhet, kur me vjen ndermend kjo semundje na la "Lindja". Gjithesesi, besoj se kjo shkalle indinjimi eshte e drejte, sepse eshte e justifikueshme njekohesisht.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga xnjeri
    Në skenën legjendare të filmit "Jeta e Brianit" John Cleese në rolin e Regut, prijësit të Frontit Popullor të Judesë
    duke shikuar në arenë luftën e gladiatorëve pyetet në mënyrë retorike se çfarë të mire ju kanë sjellur romakët. "Ujësjellësin" i thotë një bashkëluftëtar i tij. "Edhe kanalizimin" i kujtohet një tjetri. "Mirë" thotë pa disponim Regu " pranoj se ujësjellësi dhe kanalizimi janë dy sende që …."" Edhe rrugët e shtruara…" shtoi përsëri i pari. "Po, ashtu është" pohoi mendueshëm Regu " po përveç ujësjellësit, kanalizimit, dhe rrugëve …."" Medicinën, e ndërpreu i dyti "Edhe arsimin"."Në rregull, mjafton " u nervozua Regu."Edhe meliorizimin" vazhduan shokët e tij."Banjot publike""Mirë në rregull" u nxeh përfundimisht Regu, " po, përveç ujësjellësit, kanalizimit, rrugëve, medicinës, arsimit, meliorizimit, dhe mbrojtjes së shëndetit, çfarë të mire tjetër na kanë sjellur romakët?". Lufta për identitetin religjioz të Evropës Shikoj në televizor papa Benediktin XVI se si nga katedra e Universitetit në Regensburg citon carin e Bizantit Manuelin II: "Na tregoni se çfarë të mire na ka sjellur Muhamedi, përveç të keqes dhe dhunës, urdhrin që feja të përhapet me shpatë?" Dhe nën e kapelën e bardhë të papës filloi të më shfaqej fytyra e Regut, dhe në vend të papës fillova ta shihja John Cleese –në se si po pyetej në mënyrë retorike :
    "Çfarë të mire na kanë sjellur muslimanët?""Matematikën" do të shtonte njëri nga studentët e informatikës nga fundi i rreshtave." Numrat e sistemit decimal , pastaj numrat që edhe sot i quajmë numra arab, të panjohurin `x', zeron revolucionare pas së cilës bota nuk ishte më ajo e njëjta. Edhe trigonometrinë, algjebrën, që e ka marrë emrin nga Kitab Al Jabar, veprës së matematicienit të njohur Al – Hawarizmiut. Dhe prej kësaj e ka rrënjën edhe fjala algoritëm. "Mirë" do të pranonte pa disponim papa Benedikti, prijësi i Frontit Popullor të Evropës- "pranoj që numrat dhe algjebra janë dy sende që…."" Edhe gjeografinë" do të kujtohej studenti i tretë."Edhe filozofinë. Me përkthimet e tyre në errësirën e mesjetës e kanë shpëtuar filozofinë greke nga humbja. E kanë punuar hartën e parë të botës. Të parët e kanë llogaritur diametrin e rruzullit tokësor dhe kanë zbuluar sistemin heliocentrik. Kanë ndërtuar observatoriumin e parë, themeluan astronominë moderne dhe nga Lindja na e sollën busullën. Edhe letrën. Pastaj orizin.""Në rregull, mjafton" do të nervozohej papa." Edhe sheqerin, portokallin, limonin, pjeshkën, do të vazhdonin studentët, presën për vaj, sistemin e ujitjes dhe përgjithësisht bujqësinë moderne. Pambukun, industrinë tekstile dhe modën. Xhaketa është zbulim arab. Konstruktuan kamera opscura – ën e parë dhe themeluan optikën. Pastaj kitarën. Edhe kafen". " Po " do të nxehej Benedikti XVI nga katedra " po përveç matematikës, gjeografisë, filozofisë, astronomisë dhe kitarës…." Edhe farmakologjinë" do të shtonte një studente "në kohën kur Evropës i zihej fryma nga kutërbimet dhe sëmundjet, arabët na e dhanë sapunin dhe parfumet, na shpjeguan se epidemitë përhapen me anë të ujit të infektuar, na e sollën Qanunin e njohur të Ibn Siana-së, enciklopedinë e parë të barërave dhe eliksireve, pardon al – iksirëve. Pastaj alkimistët e parë kanë qenë arabë, fjala alkimia rrjedh nga al – kimya, ata janë baba të kimisë moderne. Pos të tjerash e zbuluan barutin. E nxorën destilimin, dhe fituan al – kuhulin. Po ju duket e njohur?""Në rregull" u nxeh përfundimisht papa Benedikti XVI " po përveç sistemit decimal, numrave, algjebrës, matematikës, filozofisë, hartës së botës, busullës, letrës, orizit, sheqerit, pambukut, sistemit të ujitjes, kamera obscura-s, optikës, xhaketës, kitarës, kafes, parfumit, sapunit, alkoolit, farmacisë, higjienës dhe kimisë moderne, çka kanë bërë muslimanët diçka mirë për ne?"" Pra çka na kanë sjellur diçka të re muslimanët përpos të keqes dhe dhunës?" – lexon nga letra studentëve të Universitetit të Regenburgut, i tëri në mëndafsh dhe kadife papa Benedikti XVI, duke e anashkaluar me këtë rast edhe faktin se muslimanët i kanë sjellur edhe atë që e ka veshur, edhe letrën të cilën e lexon, por edhe faktin e pamohueshëm se edhe konceptin e Universitetit përmes Spanjës në Europë e kanë sjellur arabët. "Ngjyra e dijetarit është më e shenjtë se gjaku i dëshmorit" ka thënë, nuk do të besoni i tmerrshmi Muhamed (savs. shën. im). " E çfarë na ka sjellur Muhamedi pos urdhrit që feja të përhapet me shpatë? – pyet Benedikti XVI në fjalimin e pakuptimtë të përhapjes së fesë me dhunë, duke anashkaluar me këtë rast edhe përmendjen e xhihadit katolik. Dhe të pyetet më pas :
    "Më thuani çfarë të mire ju solli Isusi Amerikës Latine përveç të keqes dhe dhunës? Po mirë, përveç ujësjellësit, kanalizimit, ndërtimit të rrugëve, arsimit, bujqësisë, mbrojtjes së shëndetit, teknologjisë, filozofisë, teatrit, artit?Ani mirë, edhe futbollin.
    shum permbledhje interesante ....keto i kam pa ne TV .prap siq kan then pleqt dora a majt ka nevoj per te djathen e gjerat i ka kriju zoti ashtu si duhet e pse ne ti ndajm gjerat.
    Ishte nji emision ne france 2 qdo mengjes e kan tregu shum shum gjera interesante qka solli Lindja e pra me mija njerz shiqonin at emision se kishte disa tema gjatê dy oreve te mengjesit me beso e mbaroja kafen shpejt shpejt e u ulesha me ndegju e me shenu se kishte specialist e historin interesant .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Ne nuk jemi ne nje lagje me arabet,turqit etj.ne jemi popull europian.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Histoia nuk asht lagje ....ti nese me te vertet je europian duhet ta mesosh pak qka asht POLITEKNIKA...
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  7. #7
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    [QUOTE=Dorontina]Histoia nuk asht lagje ....ti nese me te vertet je europian duhet ta mesosh pak qka asht POLITEKNIKA...[/QUO Une thashe qe ne jemi popull europian.Nese ti mendon qe ne jemi aziatike gabohesh shiko nje tekst gjeografie!Ndersa lindja sjell ne bote vetem injorance dhe fanatizem dhe nuk e kam fjalen per lindjen e largme(japoni,kore e jugut) por per lindjen e mesme.ndersa persa i perket shkences dhe teknologjise U.S.A dhe europa jane protagoniste.Do you catch that?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Citim Postuar më parë nga riu
    Ne shqiptareve na solli turkun dhe na bastardoi racen dhe kulturen.

    C'te them me, pervec se: Shume faleminderit Lindjes! Kur do ikni nga gadishulli shqiptar?
    Çka te solli Perendimi i nder. riu?!!

  9. #9
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anëtarësuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Citim Postuar më parë nga Stefan07
    Çka te solli Perendimi i nder. riu?!!

    Perendimi, Stefano, nuk ka ardhur tek ne, qe te sjelle ndonje gje. Prandaj jemi shkulur ne me kuc e me mac ne e kemi vajtur ne Perendim...
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga land
    Citim Postuar më parë nga Dorontina
    Histoia nuk asht lagje ....ti nese me te vertet je europian duhet ta mesosh pak qka asht POLITEKNIKA...
    Une thashe qe ne jemi popull europian.Nese ti mendon qe ne jemi aziatike gabohesh shiko nje tekst gjeografie!Ndersa lindja sjell ne bote vetem injorance dhe fanatizem dhe nuk e kam fjalen per lindjen e largme(japoni,kore e jugut) por per lindjen e mesme.ndersa persa i perket shkences dhe teknologjise U.S.A dhe europa jane protagoniste.Do you catch that?
    Yes certainly I am in run(roam) of it games. ...
    Mos te sillte gjera interesante Bota arabe amerika s'kishte ma lan lekuren atje KAPIQE miku im ?
    Nji dit ndegjova radion e biznisit franqez asht shum shum interesant e tha: Lindja ka me ndru situaten me kend te bahet ajo ekonomia ka me ecê ne at anê , Europa po punon po edhe ata po dojn , po na dojn .....
    Arabet nuk shesin veq tespeh , qilima e Kurana por ka tjera gjera mbas saj !
    Punt po shkojn mir mos u merzit ...nderkoh lexo codin e Davinçit sa me humb kohê, mos i merzit .
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lindja
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2010, 12:06
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 19:56
  3. 150 vjet nga lindja e Frojdit
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 13:04
  4. Kronikat e Derës: Lindja
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 07:46
  5. Lindja e femijes se pare "Djale"tradita shqiptare pse gezon familja?
    Nga Letersia 76 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 04-09-2002, 19:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •