Close
Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 110
  1. #41
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra.
    Islami duhet zhdukur nga trevat shqiptare nje ore e me pare. Ky eshte interesi yne me i madh kombetar.

    Ky fragment u fshi nga une. Na fryte koken me keto pellitjet e kuranit vend e pa vend. Eshte nenforumi i Problemeve Nderkombetare dhe jo ai i fese myslimane. E kupton ndryshimin ti? Nuk flisni dot me trurin dhe llogjiken tuaj ju, duhet te citoni kuranin nga mengjesi ne darke? Trajtoje temen ne aspektin historik dhe leri budallalliqet e sureve dhe haditeve se sta kane te tjeret per borxh te lexojne pallavrat evgjito shpellare!!! -Darius

    Islami është si nje lokomotivë....nuk i dilet para. Për derisa është keshtu marë e mirë është qe te pritet në stacion derisa te vij edhe te hypet ne te se per ndryshe.....



    Citim Postuar më parë nga Zarathustra.
    Xnjeri se pari keto qe shkruan ti per boten arabe jane dokra. Une kam studiuar Kimi ne Shqiperi, Itali por edhe ne amerike dhe Xhabir Bin Hajar s'e kam degjuar kurre. Bera edhe nje kerkim ne "Google", dhe emri i tij s'doli gjekundi..
    Mos njohja e nje sendi nuk dmth, mos ekzistimi i ti...... ndoshta keni studiuar neper keto vende shum te perparura, vetem se nuk paskeni ber studim te duhur se per ndryshe do te kishit gjet edhe ket emer shum te madh...
    Xhabir Ibn Haijan (Geber)
    (Vdiq 803 e.r)
    Nga Dr. A. Zahur


    Xhabir Ibn Haijan, i njohur ne mesjete me emrin Geber, njihet si babai i kimise. Emri i tij i plote ishte Abu Musa Xhabir Ibn Hajan. Ai renditej si nje nga shkencetaret e pare gjate kohes kur praktikonte mjekesine dhe alkimine ne Kufa (Iraku i sotem) rreth vitit 776 e.r. ne fillim ai ishte nen patronazhin e vezirit te Barmakit gjate Halifatit Abasit te Harun al-Rashidit. Xhabir vdiq ne Kufa ne vitin 803 e.r


    Kontributi i tij me i madh ishte ne fushen e kimise. Ai eshte i famshem per shkrimin e me shume se 100 librave prej te cilave 22 ishin rreth kimise dhe alkimise. Ai prezantoi hetime eksperimentale ne alkimi ( vjen nga fjala al-kimija ne arabisht), duke krijuar keshtu nje vrull per kimine moderne. Xhabir theksoi perdorimin e eksperimentit dhe zhvillimit te metodave ne menyre qe te arrihej prodhueshmeri ne punen e tij. Ai i kushtoi mundin e tij zhvillimit te metodave baze ne kimi dhe studimit the mekanizmave te ndryshem te reaksoneve kimike duke ndihmuar keshtu zhvillimin e kimise si shkence qe nga kohet e alkimise. Ai gjithashtu theksoi qe sasi te caktuara te substancave te ndryshme perfshihen ne reaksione kimike. Prandaj, mund te thuhet qe ai hapi rrugen per ligjin e raporteve konstante.

    Kontributi i tij me rendesi me te madhe ne fushen e kimise perfshin perfeksionimin e teknikave shkencore si psh: kristalizimit, distilimit, avullimit, kalcinimit dhe zhvillimit te disa pajisjeve per kryerjen e ketyre eksperimenteve. Arritja e tij me e madhe ishte zbulimi i mineraleve dhe acideve te cilat ai i pregatiti per here te pare ne alembikun e tij. Shpikja e tij e alembikut beri procesin e distilimit me te lehte dhe me sistematik. Midis arritjeve te tjera te tij eshte edhe pergatitja e nitrikut, hidroklorikut, citrikut, dhe acideve tartarike. Ishte ne saje te ketyre veprave qe ai njihet si babai i kimise. Sipas Maks Majerhafit zhvillimi i kimise ne Evrope mund te gjendet direkt te Xhabir Ibn Haijani.

    Xhabir ishte nje nga nismetaret ne zhvillimin e nje mundi te madh te proceseve kimike te aplikuara. Kontributi i tij perfshin zhvillimin e celikut, pergatitja e nje sere metalesh, parandalimi nga ndryshkja, perdorimi i dioksidit te magnezit ne berjen e xhamit, ngjyrosjen e rrobave dhe ngjyres se trupit, identifikimin e ngjyrave dhe yndyrnave. Per me teper ai zhvilloi sistem per shkrirjen e arit.

    Idete e tij eksperimentale hapen rrugen per nje sere klasifikimi te substancave te cilat jane mese te zakonshme ne ditet e sotme. Ai i ndau substancat ne metale, jo-metale dhe substanca avulluese dhe i ndau ato ne: a)shpirtra te cilat avullojne nen ndikimin e nxehtesise si psh: Kamfori, Arseniku dhe Amoniumi; b)metale si psh: Argjendi, Ari, Bakri, Hekuri dhe c)perzjerje qe mund te kthehen ne pluhura.

    Veprat e tij ne fushen e kimise perfshire ketu edhe librat Kitab al-Kimja dhe Kitab al-Sab'in u perkthyen ne latinisht ne mesjete. Perkthimi i Kitab al-Kimija u publikua nga anglezi Roberti i Cesterit ne vitin 1144 e.r. dhe mori titullin "Libri i Perberjes se Alkimise". Libri i dyte u perkthye nga i famshmi Gerardi i Kremones. Bertelot perktheu disa nga veprat e tij te njohura me titujt "Libri i Mbreterise", "Libri i Ekuilibrit","Libri i Merkurit Lindor", dhe eshte e padyshimte qe ai nuk perdori titujt e sakte per librat e Xhabirit. Anglezi Richard Russel perktheu dhe publikoi ne vitin 1678 nje tjeter liber te xhabirit duke e titulluar ate "Shuma e Perfeksionit". Ai pershkruajti Xhabirin me emrin Geber, princi dhe filozofi arab me i famshem. Keto perkthime ishin te njohura ne Evrope per shekuj me radhe dhe influencuan zhvillimin e kimise moderne. Disa nga termat teknike te perdorura prej Xhabirit si Alkali gjenden ne shume gjuhe Evropiane dhe jane pjese e fjaloreve shkencore. Vetem disa nga librat e tij jane edituar dhe publikuar, kurse shume te tjere ruhen ne gjuhen arabe. Ai gjithashtu ndihmoi ne shkenca si mjekesia dhe astronomia.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga Darius : 03-07-2007 më 18:03 Arsyeja: permisime teknike dhe gjuhsore

  2. #42
    biotech Maska e Atheist
    Anëtarësuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    në mal
    Postime
    141
    Dhe Allahu tha: "Bjerini xnjeriut me gurë derisa ta shtrini përtokë se ka blasfemuar emrin e të Madhërishmit, të Gjithëpushtetshmit, Mëshirëplotit, a pikë s pikë etj.
    Një shëtitje e rastit në pavijonin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë — Fridrih Niçe

  3. #43
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga riu
    Cfare na ka sjelle Lindja ne shqiptareve? Shkaterrim kulturor, magjypizim, magjypizim te Kosoves, magjypizim te Maqedonise, magjypizim te Shkodres, vetem magjypizim qe po ndihmohet fuqishem nga serbi me program shteteror/akademik ketu e 50 vjetet e fundit.
    Ju zotrata juaj per te kuptuar ndikimin e Islamit ne ruajtjen e gjuhes dhe kultures son shqipe, shih shqiptaret te kristianizuar te cilet kan harruar gjuhe dhe kulturë.... jan asimiluar ne sllavizem etj. Nuk kan as pamje shqiptare e t'i lem tjerat

  4. #44
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    Thumbs down

    Citim Postuar më parë nga Atheist
    Dhe Allahu tha: "Bjerini xnjeriut me gurë derisa ta shtrini përtokë se ka blasfemuar emrin e të Madhërishmit, të Gjithëpushtetshmit, Mëshirëplotit, a pikë s pikë etj.
    Ky inspirim ju zbriti juve direkt z?.... qenkeni njeri i mbrrrim ore. NJeri qe nuk mbrrihesh, po edhe nese mbriihesh , nuk kapercehesh

  5. #45
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga land
    Shkencetaret,Tycho Brahe,Kopernik,Galileo Galilei,Kepler,Paracelso. religjozet ,Martin Luter,Calvino.Te gjithe keta nuk kishin te benin absolutisht aspak ,e theksoj aspak me islamizmin,mos u beni kaq te trashe sa te mos e kuptoni kete.
    Keta jan qe nga koha e mesjetes e kenej. juve paskeni harrur se shkencat i kan rrenjet qysh heret, jo nga mesjeta

  6. #46
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    Citime te Historianeve te Njohur te Shkences

    Tenderuar miq e mikesha tani do sjellim nje mori citatesh nga me te ndryshmit dijetar qe te na behet pak e kjart se cfar na ka sjellur Lindja.

    Citate nga Historiane te famshem te Shkences


    Shkrimtaret perendimore shpesh here perdorin fjalet arabe ose muhamedane per te pershkruar muslimanet dhe fjalen 'civilizimi arab' per te pershrkuar 'Civilizimin Islam'. Ne disa raste te tjera, fjalet Saracenis dhe maure perdoren gjithashtu per muslimanet ( arabe dhe jo-arabe) nga pjese te ndryshme te Evropes, Afrikes, Arabise dhe Azise. Sipas nje tradite te Profetit Muhamed (s) cdokush gjuha e pare e te cilit ishte arabishtja ishte nje arab pa marre parasysh origjinen e tij etnike, vendlindjen, dhe nenshtetesine. Arabishtja ishte mjeti i komunikimit ne te gjithe boten muslimane deri para disa shekujsh. Gjate 800 - 1500 e.r. te gjitha veprat shkencore shkruheshin ne arabisht. Ishte vetem pas kolonizimit te tokave muslimane qe kjo praktike u be shume me pak predominuese dhe ne shume raste edhe u eliminua fare.


    Xhorxh Sarton rreth shkencetareve muslimane ne librin "Hyrje ne Historine e Shkences"

    "Do te jete e mjaftueshme ketu te permendim disa emra te famshem: Xhabir ibn Haijan, el-Kindi, el-Khuarizmi, el-Razi, el-Fargani, Thabit ibn Kurra, el-Batani, Hunejn ibn Ishak, el-Farabi, Ibrahim ibn Sinan, el-Mesudi, el-Tabari, Ebul Uafa, 'Ali ibn Abas, Abul Kasim, Ibn el-Xhezar, el-Biruni, Ibn Sina, Ibn Junus, El-Kashi, Ibn el-Haitham, 'Ali Ibn 'Isa el-Gazali, el-Zarkab, Omar Kajami. Nje liste madheshtore emrash e cila nuk do te ishte shume e veshtire te shtohej. Ne qofte se ndokush ju thote juve qe kohet e Mesjetes ishin te varfera shkencerisht, mjafton t'i citoni keto emra atij, emra te cilet lulezuan brenda nje kohe te shkurter, 750 deri ne 1100 e.r.

    Xhon Uilljam Draper ne "Zhvillimi Intelektual ne Evrope"

    "Duhet te tregoj me keqardhje menyren sistematike me te cilen letersia evropiane ka vazhduar te nxjerre jashte veshtrimit detyrimet tona ndaj muhamedaneve. Sigurisht qe keto detyrime nuk mund te fshihen me. Padrejtesia e gjetur ne zemerimin fetar dhe ne mendjemadhesine nacionaliste nuk mund te vazhdoje perjetesisht. Arabet kane lene pershtypjet e tyre intelektuale mbi Evropen. Ata i kane shkruar ato ne qiell dhe cdokush qe lexon emrat e yjeve mund t'i lexoje ato.


    Arnold dhe Guillaume ne "Trashegimia e Islamit" mbi Shkencen dhe Mjekesine Islame

    "Duke pare mbrapa ne mund te themi se shkenca dhe mjekesia islame pasqyruan driten e diellit helenik, kur dita e tij kishte mbaruar, dhe ato ndricuan si nje hene, duke i dhene drite nates me te erret te Evropes Mesjetare; disa yje te shndritshme i dhane driten e tyre dhe kjo hene dhe keto yje u veniten nen lindjen e nje dite te re - Rilindjes. Meqenese ato kishin pjesen e tyre ne drejtimin dhe prezantimin e kesaj levizjeje te madhe, mund te thuhet qe ata jane akoma me ne."


    Silberbergu ne "Zeitschrift Fuer Assyriologie" Strasburg

    "Megjithate eshte habitshme qe e gjithe letersia antike botanike na jep neve vetem dy paralele te librave tane (ate te ad-Dinauari, vdiq ne 895 e.r.). Si ka mundesi qe muslimanet, gjate nje periudhe kaq te hershme te jetes letrare, te arrinin nivelin e njerezve kaq gjeniale sic ishin Helenet, madje edhe t'a kalonin ate. (Ad-Dinari ka shkruajtur "Botanika Enciklopedike" ne gjashte volume te trasha. Eshte shkruar perpara se te perkthehej ndonje veper greke ne arabisht."

  7. #47
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    vazhdim

    Zhozef Hell ne "Civilizimi Arab"

    "Ne fushen e trigonometrise, teoria e Sinusit, Kosinusit dhe tangeteve eshte e lene trashegim brez pas brezi tek Arabet. Epokat e shndritshme te Peurbashit, te Regiomontanusit, te Kopernikut, nuk mund te permenden pa na sjelle ndermend punen pergatitese dhe fundamentale te matematicieneve arabe."

    "Adoptimi i shenjes se zeros ishte nje shkalle e rendesise se larte, qe te udhehiqte tek e ashtuquajtura aritmetika e pozicioneve. Me ndihmen e sistemit arab te numrave, metodat elementare te llogaritjes u perfeksionuan; doktrinat e pronave, dhe lidhjes midis te barabartes dhe jo te barabartes dhe numrave primare, katroreve dhe kubave, u zhvilluan; algjebra u pasurua prej zgjidhjes te grades se trete dhe asaj te katert, me ndihmen e gjeometrise dhe keshtu me radhe. Rreth vitit 820 e.r matematicieni al-Khuarizmi shkruajti nje liber rreth Algjebres, dhe trajtimit te saj elementar- e perkthyer ne latinisht- u perdor nga dijetaret Perendimore deri ne shekullin e 16-te."




    Orientalisti Francez Dr. Gustav Lebon

    "Duhet te sjellim ndermend qe asnje shkence, as ajo e kimise as ndonje shkence tjeter, nuk eshte zbuluar papritmas. Arabet kishin vendosur 1,000 vjet me pare laboratoret e tyre ne te cilat ata kryenin eksperimentet dhe publikonin zbulimet e tyre pa te cilat Lavoisier (te cilit i jepet merita si themelesi i kimise) nuk do kishte qene i afte te prodhonte asgje ne kete fushe. Mund te thuhet pa patur frike per ndonje kontradikte se duke i patur borxh kerkimeve dhe eksperimenteve te shkencetareve muslimane, kimia moderne erdhi ne ekzistence dhe prodhoi rezultate te medha ne formen e zbulimeve te medha, elektricitetin, telegrafin, telefonin, radion, fotografie, kinematografine dhe keshtu me radhe."

  8. #48
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    vazhdim

    Xhorxh Sarton ne "Hyrje ne Historine e Shkences"

    "Gjate sundimit te halifit El-Mamun (813 - 33 e.r.) menyra e re e te mesuarit arriti kulmin e saj. Monarket krijuan ne Bagdat nje shkolle te rregullt per perkthime. Kjo shkolle ishte pajisur me nje biblioteke, dhe nje nga perkthyesit atje ishte Hunejn ibn Ishak (809-77), nje filozof dhe fizikant me fame te madhe. Nga nje biografi e shkurter e tij e botuar kohet e fundit mesojme qe ai perktheu te gjithe vellimet e veprave Galenike.

    "Pervec perkthimit te veprave greke, perkthyesit bene manuale njeri nga te cilet eshte tipik i periudhes se mesimeve arabe. Keto jane ripermbledhje te te gjithe mjekesise, te cilat diskutojne semundjet e trupit, duke filluar sistematikisht me koken dhe duke vazhduar deri poshte tek kembet.

    "Ideali musliman nuk ishte bukuria e jashtme, por Zoti ne Begatine e Tij; qe do te thote Zoti me te gjitha shpalljet e Tij, yjet dhe qiejt, token dhe gjithe natyren. Keshtu qe ideali musliman ishte i pafund. Por duke u marre me pafundshmerine ashtu sic perceptohet nga muslimanet, ne nuk mund te kufizojme veten tone vetem me hapesiren, por duhet te konsiderojme edhe kohen.

    "Hapi i pare matematikor qe nga konceptimi grek i nje universi statik deri tek konceptimi islam i nje universi dinamik u ndermor nga el-KKhuarizmi (780-850), themeluesi i algjebres moderne. Ai zhvilloi karakterin e paster te numrave si madhesite e kufizuara duke demonstruar mundesite e tyre si elemente te manipulimeve dhe hetimeve te infinite te pronave dhe lidhjeve.

    "Ne matematiken greke, numrat mund te zgjeroheshin vetem me ane te proceseve laboratorike te shtimit dhe shumezimit. Simbolet algjebrike te numrave te el-Khuarizmit permbajne mundesite e infinitit. Keshtu qe ne mund te themi qe avancimi nga aritmetika tek algjebra eshte nje hap nga te qenurit tek te berit nga universi grek tek universi i gjalle i Islamit. Rendesia e algjebres se Khuarizmit u njoh nga Perendimi ne shekullin e 12te - kur Zherardi i Kremones perktheu tezat e tij ne latinisht. Deri ne shekullin e 16te ky version u perdor ne universitet evropiane si libri matematikor kryesor. Por influenca e Khuarizmit arriti shume me larg se sa universitetet. Kete influence e gjejme ne veprat matematikore te Leonardo Fibinacit si ajo e Pizes, Mjeshtri Jakob i Firences, deri tek Leonardo da Vinci.

    "Nepermjet hetimeve te tyre mjekesore ata jo vetem zgjeruan horizontin e mjekesise, por zmadhuan edhe konceptet humanitare ne pergjithesi. Keshtu qe nuk ka mundesi qe kerkimet e tyre mund ti conin ata ne perfundime qe ishin te paarritshme nga mjeshterit greke. Ne qofte se shihet si simbolike qe arritjet me spektakolare te gjysmes se shekullit te 20te si ndarja e atomit dhe bomba atomike, gjithashtu nuk do te dukej e e rastit qe perpjekjet e muslimaneve te hershem ne mjekesi mund te conin ne nje zbulim qe ishte pothuajse po aq revolucionar dhe me i vlefshem.

    "Nje filozofi e perqendrimit rreth vetvetes, qofte edhe e maskuar ne cdo lloj menyre, do te ishte e pakuptimshme dhe e qortueshme per mendjen e muslimaneve. Kjo mendje ishte e paafte te shihte njeriun, si ne shendet ashtu edhe ne semundje si te vecuar prej Zotit, prej te afermve, dhe prej botes perreth tij. Ishte ndoshta e paevitueshme qe muslimanet te zbulonin qe semundja nuk ka nevoje te lindi brenda pacientit por mund te merret nga jashte, me fjale te tjera, ata duhet te kene qene te paret qe kane vendosur qarte ekzistencen e semundjeve ngjitese.

    "Nje nga perfaqesuesit me te famshem te universalitetit musliman dhe nje figure e shquar ne mesimet islame ishte Ibn Sina, i njohur ne Perendim me emrin Avicena (981-1037). Per 1,000 vjet ai ka ruajtur famen e tij origjinale si nje nga mendimtaret dhe dijetaret me te medhenj ne histori. Vepra e tij mjekesore me e rendesishme eshte Kanuni dhe nje permbledhje rreth ilaceve te zemres. Vepra e pare eshte nje enciklopedi e pafundme e mjekesise. Permban disa nga mendimet me te ndritura qe i perkasin dallimit te mediastinitisit nga pneumonia; natyra ngjitese e fthisis; perhapjes se semundjeve me ane te ujit dhe tokes; pershkrime te kujdesshme rreth semundjeve te lekures, semundjeve seksuale dhe shqetesimeve nervore.

    "Kemi arsye te besojme qe kur gjate kryqezatave Evropa filloi te ngrinte spitalet e saj te para, ata ishin frumezuar nga arabet e Lindjes se Aferme. Spitali i pare ne Paris u themelua nga Luigji IV pas kthimit te tij nga kryqezata e vitit 1254-1260.

    "Ne veprat e tij (Xhabir, Geber) gjejme disa veshtrime rreth metodave te kerkimeve kimike, nje teori rreth formimit gjeologjik te metaleve (gjashte metalet ndryshojne per arsye te permasave te ndryshme te sulfurit dhe merkurit qe permbajne); pergatitjes te substancave te ndryshme.

    Veprat e Ibn Hajthamit zbulojne zhvillimet e tij ne aftesine e eksperimenteve. Tabelat e tij te kendeve te pjerresise dhe perthyerjes se drites duke kaluar nga nje mjet tek nje tjeter tregojne se sa afer i ishte afruar ai zbulimit te ligjit te qendrueshmerise se raportit te sinusit, qe me vone iu atribua Snelit. Ai llogariti saktesisht per muzgun si pasoje e perthyerjes atmosferike, duke vleresuar renien e trysnise atmosferike te diellit te ishte 19 grade poshte horizontit, tek fillimi i ketij fenomeni mengjeseve ose tek perfundimi i tij mbremjeve.

    "Nje pjese e madhe e njohurive shkencore dhe atyre historike ndodhen ne volumin e 30-te, Fushat e Arta dhe Minierat e Gureve te Cmuar prej nje nga historianet me te shquar, El-Masidut. Nje veper gjeografike me e sakte eshte fjalori "Muxham el-Buldan' nga El-Hamami (1179- 1229). Kjo eshte nje enciklopedi e vertete, qe duke shkuar pertej kufijve te gjeografise perfshin edhe shume dituri shkencore.

    "Ata studiuan, mblodhen dhe pershkruan bime qe mund te kishin disa qellime te dobishme, si ne agrikulture ashtu edhe ne mjekesi. Keto prirje te shkelqyera, te pabarazuara ne kristianizem, u vazhduan gjate gjysmes se pare te shekullit te 13-te nga nje grup prej kater botanistesh. Njeri prej ketyre Ibn el-Baitar perpiloi vepren me te pershkruar arabe rreth ketij subjekti (Botanikes), ne fakt me e rendesishmja per te gjithe periudhen qe nga Dioskoridet deri ne shekullin e 16-te. Ishte nje enciklopedi e vertete rreth ketij subjekti, qe perfshinte te gjithe eksperiencen Greke dhe ate Arabe."

    "Abd el-Malik ibn Kuraib (el-Asmai; 739-831) ishte nje arab i devotshem i cili shkruajti disa libra te vlefshem rreth anatomise se njerezve. El-Xhaualiki i cili lulezoi ne gjysmen e pare te shekullit te 12-te dhe Abd el-Mumin i cili lulezoi ne gjysmen e dyte te shekullit te 13-te ne Egjypt, shkruajten traktate rreth kuajve. Zoologu me i madh midis arabeve ishte el-Damiri (1405) i Egjiptit libri i te cilit rreth jetes se kafsheve "Hajat el-Hajuan" eshte perkthyer ne anglisht nga A.S.G.Xhajakar (Londer 1906, 1908).

    "Pesha e autoritetit te respektuar, per shembull ajo e Ptolemeut, rralle i frikesoi ata. Ata ishin gjithmone te etur per te provuar nje teori, dhe ata asnjehere nuk u lodhen se eksperimentuari. Megjithese te motivuar dhe pershkruar nga shpirti i fese se tyre, ata asnjehere nuk do te lejonin nje dogme sic interpretohej nga ortodokset t'u nderpriste rrugen e tyre te kerkimeve shkencore.

  9. #49
    Perjashtuar Maska e xnjeri
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    267

    Perkthyesit e njohurive shkencore ne mesjete.

    Perkthyesit e njohurive shkencore ne mesjete.

    Dr. A. Zahur

    Nga shekulli i dhjete, superioriteti intelektual i arabeve(muslimane) u njoh ne Evrope. Kristiani i pare qe hapi driten jeshile per nxenien ishte Papa Silvester i dyte (Gerbert, vdiq 1003 e.r). Ai paraqiti astronomine dhe matematiken arabe, dhe shifrat arabe ne vend te atyre romake. Shembulli i tij u ndoq nga shume, vecanerisht Konstantinus Afrikanus ne shekullin e 11-te, dhe peshkopi Raimond (Raimundo) ne shekullin e 12-te. Me pare se shekulli i 11-te Toledo u be qender per transmetimin e kultures dhe shkences arabe (islame) ne Evrope. Nje numer perkthyesish lulezuan aty. Nder shkollaret, qe u grumbulluan aty nga gjithe Evropa, ishin Gerard of Kremona(1117-1187) dhe Xhon i Seviljes. Perkthyes te tjere te famshem ishin Adelard i Bath, Robert i Cester, Majkell Skot, Stefenson i Saragozes, Uilliam i Lunis dhe Filip i Tripolit. Perkthimet e hershme ishin pergjithesisht ne latinisht dhe disa prej tyre ne gjuhen hebre. Vazhdimesia e perkthimeve behej nga latinishtja ose hebre ne gjuhet e tjera te Evropes.

    Shume perkthyes nuk kishin as zoterim ne gjuhen arabe as njohuri te mjaftueshme per temen ne fjale. Ata perkthenin fjale per fjale, dhe kur nuk kuptonin gje, i latinizonin fjalet arabe. Nen mbikqyrjen e Arkdeakon Domeniko Gundisalvi, dhe bashkepunimin e Jehudit Xhohannes ben David, shkolla e arkipeshkut te Toledos radhiti ne latinisht nje numur te madh te punimeve arabe ne shkence dhe filozofi.

    Gerard, i cili kujtoi Hunajn ibn Ishak of Toledo, perktheu ne latinisht me shume se 70 libra arabe me subjekte te ndryshme. Ai u lind me 1114 ne Kremona te Italise. Shkoi ne Toledo (Spanje) te mesonte arabisht ne menyre qe te kishte mundesi te perkthente punimet arabe ne latinisht. Gerardi qendroi atje per gjithe kohen dhe vdiq me 1187 ne Toledo, Spanje (Andaluzi). Emri i Gerardit shkruhet ndonjehere dhe si Gherard. Ndermjet perkthimeve te tij ishin pjesa kirurgjikale e Al-Tasrifit te Al-Zahravi (Albucasis, Kitab al-Mansuri i Al-Rzit (Rhazes) dhe Kanuni i Ibn Sines (Avicenna), veprat e Banu Musait, komentimi i Al-Birunit mbi Al-Khuarizmin (simbas te cilit concepti "Algoritem" ka mare dhe emrin), tabelat e Xhabir b. Aflah dhe Zarkalit. Xhoni i Sevilles nen vezhgimin e Raimondit perktheu pune te ndryshme te Avicenes, Kusta ibn Luka dhe Al-Farganit.

    Gundislavi perktheu Kitab-al-Nafs (Anima), Kitab al-Shifa (sufficentia) te Ibn Sines, Al-Kulliat (Colliget) komantimin e Ibn Ruzhdit (Averroes) mbi te. Italiani Plato nga Tivoli, Maikell Skotus, Roberti i Cesterit dhe Hermanus Allemanus (Teutonicus) kane qene disa perkthyes te tjere te famshem te shekullit te trembedhjete. Ata lulezuan ne Tarragone, Leon, Segovia, Pamplona, dhe qytete te tjera veriore te Spanjes. Ne kete menyre dija spanjolle arabe penetroi neper Evrope. Ajo kaloi nga Toledoja neper Provenece dhe rruget Alpine te Lorraines, Gjermanise, Evropes Qendrore dhe Anglise.

    Adelardi i Bathit ishte i pari nga nje seri e gjate te shkollareve arabe ne Angli te cilet udhetuan shume ne kerkim te librave arabe. Adelardi lindi me 1075 ne Bath, Angli. Ai studioi dhe dha mesim ne France dhe vizitoi Sirine, Siciline dhe Spanjen para se te kthehej ne Bath. Ai u be nje mesues i mbretit te ardhshem Henri II. Adelardi vdiq me 1160. Ai perktheu vepra te ndryshme ne Matematike dhe Astronoomi. Midis veprave me te rendesishme qe ai perktheu ishin tabelat Astronomike te Al-Maxhritit (1126). Adelardi po ashtu beri edhe nje perkthim latinisht te elementeve Euclidiane nga burime muslimane. Po ashtu ai perktheu tabelat e Al-Khuarizmit si dhe pune te tjera mbi abakusin dhe astrolabin. Vepra e tij 'Quaestiones naturales' permban 76 diskutime shkencore qe e kane origjininen ne shkencat muslimane.

    Sicilia dhe Spanja ishin dy dyert kryesore te futjes se civilizimit arab (islam) ne Evrope. Dy "Sulltanet e pagezuar" te Sicilise, Roxher II dhe Frederiku II, Hohenstaufen, ishin padronet e kultures dhe dijes arabe. (Prezenca muslimane ne Sicili filloi me 827 C.E., dhe vazhdoi per me teper se 250 vjet, duke mbaruar me 1901 C.E.). Nga Sicilia frytet e shkencave islame dhe kultures u shperndane neper Itali permes Alpeve, Lotharingise (Lorrene), Liege, Gorze dhe Kolonjes. Porta tjeter ishte Spanja permes se ciles shkenca islame penetroi tutje Pirreneve ne Perendim dhe Jugperendim te Frances.

    Orientaliste te ndryshem evropiane si Mirabili, mbasi benin udhetimin e tyre ne vended muslimane, ngeleshin aq shume te impresionuar saqe me kthimin e tyre ne atdhe inkurajuan studentet e tyre qe te linin shkollat evropiane dhe te shkonin ne ato arabe dhe kjo gje solli shume rezultate. Ne fillim te shekullit te trembedhjete, Evropa Kristiane po mesonte mjekesi, matematike, fizike, kimi dhe astronomi, nepermjet studenteve qe ktheheshin mbrapsht nga universitetet e Kordoves, Toledos, Seviljes dhe Granades.

    Konstandini afrikan, udhetoi per tridhjet vjet ne tokat muslimane dhe studioi nen shume mesues arabe (muslimane) Ai perktheu pune te ndryshme arabe ne latinisht. Konstandini organizoi shkollen e pare mjekesore ne Salernos. Kjo u vazhdua me hapjen e shkollave ne Montpelier dhe Paris. Duke ditur se te gjitha veprat shkencore shkruheshin ne arabisht, shume universitete dhe shkolla Evropiane, perfshi ato te Toledos, Narbonnes, Napolit, Bolonjes dhe Parisit, ofronin arabishten si gjuhe per tu mesuar ne menyre qe te shpejtonin procesin e transmetimit te dijes arabe (muslimane).


    * * *

    Referenca:

    1. George Sarton, "Introduction to the History of Science, Vol. I-III, " Williams and Wilkins, Baltimore, 1927-31, si dhe 1950.
    2. Robert Briffault, "The Making of Humanity" Londer, 1938.
    3. Thomas Arnold, "The Legacy of Islam," Shtypi Universitar i Oksfordit, 1960.
    4. T.Arnold and A. Guillaume, "The Legacy of Islam," Shtypi Universitar i Oksfordit, 1931.
    5. E.G. Brown "Arabian Medicine" Cambridge, 1921.
    6. D.Campbell, "Arabian Medicine and its influence on the Middle Ages," Londer, 1926.
    7. P.K. Hitti, "History of Arabs," Londer, MacMillan, 1956.
    8. De Lacy O'Leary, "Arabic Thought in History."
    9. A.A. Khairallah, "Outline of Arabic Contribution to Medicine," Beirut, 1946.
    10. S.H. Nasr, "an Introduction to Islamic Cosmological Doctrine," Shtypi Universitar i Harvardit, Cambridge, MA, 1964.
    11. Joseph Hell, "Arab Civilization."
    12. C.H. Haskins, "studies in the History of Medieval science," Cambridge, MA, 1927.
    13. Fjalori i Biografise Shkencore.

  10. #50
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga xnjeri
    Ata përpiqen me gojet e tyre ta shuajn dritën e Allauht, e Allauh nuk do tjetër, përveq ta përsosë driten e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
    Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërguarine Tij me udhëzim të drejtë e të vertetë, e për ta bërë që të domiojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejntën idhujtaret. [32/33 Suretu ET-Tevbe]

    Islami është si nje lokomotivë....nuk i dilet para. Për derisa është keshtu marë e mirë është qe te pritet në stacion derisa te vij edhe te hypet ne te se per ndryshe.....

    Mos njohja e nje sendi nuk dmth, mos ekzistimi i ti...... ndoshta keni studiuar neper keto vende shum te perparura, vetem se nuk paskeni ber studim te duhur se per ndryshe do te kishit gjet edhe ket emer shum te madh...
    Xhabir Ibn Haijan (Geber)
    (Vdiq 803 e.r)
    Nga Dr. A. Zahur

    Ore meshirimi i magjypeve te arabise.

    C'na grise veshet me kete Xhabirin tend 1300 vjet me pare kur islami sa kishte dale dhe askush nuk mund te thote se ishte pikerisht islami promotori i dijes. Se dyti a s'na thua si i sherbeu kultures shqiptare Xhabiri yt xhahil.

    Shko o xnjeri futi i tas me hashure atje se s'je ti per debat. Me citon si papagall shkrimet e te tjereve per islamin, por as emrin nuk ia thua dot Zotit ne shqip por ia thua ne gjuhen e magjypeve arabe.

    Iu ka kthyer islami ne njerez koketrashe e injorante, te pakomb e pa-kulture te veten e keshtu ju i kendoni lavde kultures arabo-magjype. C'na ka gjetur me keta idiote. Nuk i ndahet shpirti prej arabise edhe pse jetojne ne mes te Europes. Duan te bejne jeten e arabit mu ne mes te perendimit. Duan te vuajne si arab, te gezojne si arab, te qajne si arab, te ndiejne si arab, te jetojne si arab, dhe keshtu te zhdukin cdo zakon shqiptar perfshire edhe gjuhen, per ta zevendesuar me arabishten. Cfare xhahilesh.

    Shkoni ore mbytuni ne arabi, e na lini ne te tjereve te gezojme qenien tone si Europiane. Shkoni pirdhuni se na e shkaterruat edhe kulturen, edhe integritetin edhe zakonet edhe shqiptarizmin edhe racen tone, qe ju na i keni perziere me ate magjypo-arabe.

    Na keni kthyer ne neger te Europes me kete mentalitet dhe kulture qe mbillni ne ate vend.

Faqja 5 prej 11 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lindja
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-05-2010, 12:06
  2. Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-12-2008, 19:56
  3. 150 vjet nga lindja e Frojdit
    Nga Kryeplaku në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 22-07-2006, 13:04
  4. Kronikat e Derës: Lindja
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 07:46
  5. Lindja e femijes se pare "Djale"tradita shqiptare pse gezon familja?
    Nga Letersia 76 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 61
    Postimi i Fundit: 04-09-2002, 19:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •