Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237

    Populli dhe Politikanet, ose "Pula beri vezen apo veza beri pulen"

    Duke marre shkak nga nje postim ne nje teme tjeter...
    http://www.forumishqiptar.com/showth...421&page=7#127

    Problemi numer nje nuk jane politikanet shqiptare, jemi vet ne si popull i paafte per te reaguar, si popull i paafte per te marre ne kontroll vendin ku jetojme, si popull i paafte edhe per te qene i denje te quhet pasardhes i nje fare teper fisnike.
    jam i nje mendimi te kundert,

    Se pari do doja te perkufizoja popullin me turrmen, dhe politikanet me ata qe jane ne parlament plus intelektualet.

    Jam kategorikisht kundra asaj qe populli shqiptar eshte pergjegjes per gjendjen aktuale. Populli, pra turrma shqiptare e ka elementin baze qe ēdo udheheqes duhet te kerkoje tek populli. Vitalitetin. Une nuk njoh ndonje popull tjeter qe brenda 15 vjetesh e ka filluar dy here punen nga e para, dhe jo nga zero, por nga minusi.

    Mendoj se problemi i Shqiperise jemi ne, "intelektualet" shqiptare, nga te cilet del dhe klasa politike. Jemi ne qe kemi shfaqur gjate gjithe historise shqiptare pa-aftesine per te marre gjerat ne dore.

    Nano, gjate nje pritje ku ishte i ftuar nder shume kryetare te tjere shtetesh (Gjermani,France,Poloni, e kuē e maē), duke pare koleget e tij shprehej; Shiko keta te tjeret, ēfare kane me shume se une? Asgje, vetem se i ka qelluar nje popull per se mbari. Megjithese e vleresoj humorin e tij, dua ti kujtoj zotit Nano se nje popull siē ai e imagjinon nuk egziston, dhe ne qofte se do te egzistonte, nuk do te kishte nevoje per udheheqes.

    Turrma ne te gjithe boten eshte e manipulueshme. Ai qe eshte determinues ne suksesin apo deshtimin e nje kombi eshte drejtimi. Per shembull, turrma gjermane ka treguar qe eshte e zonja te drejtohet drejt rrenimit te vendit, dhe sot eshte po e njejta turrme qe ka marre nje drejtim tjeter. Gjithashtu, duhet theksuar qe deshtimi dhe suksesi jane njesi matese te realizimi te nje qellimi, pa ditur qellimin e politikes shqiptare te ketyre viteve eshte e pamundur te gjykosh nese ai ka deshtuar apo eshte realizuar. Kjo me shtyn te ve ne dyshim "deshtimin" e politikes shqiptare.

    Nje shembull konkret ne permasa shume me te vogla (pra dhe me te lehta per tu kuptuar) esht ForumiShqiptar. Individet qe kane ne dore instrumentat drejtues jane ne gjendje ti japin forumit drejtimin qe ata e gjejne te arsyeshem. Ketu ne Forumin Shqiptar, shikojme se sa e lehte eshte ta kryesh kete drejtim vetem duke bere nje aplikim selektiv te rregullave te forumit. 1. Duke fshire postimet me "llafe te pista". 2. Duke fshire postimet qe "dalin nga tema". A eshte ky forum nje deshtim apo nje sukses eshte e pa pundur te thuhet pa ditur qellimin.

    Pas ketyre rreshtave e gjej veten ngushte, sepse etika me kerkon qe te propozoj nje rrugezgjidhje, te cilen nuk e kam. Megjithate instikti me jep nje drejtim, rritja e frymes kombetare, jo me parrulla boshe por me analiza socio ekonomike.

    Per shembull, kush mund te na shpjegoje se ēfar eshte "Dilema e te Burgosurit" (Prisoner's Dilemma) ?

    Dua tju kujtoj nje fakt; Eshte e pamundur qe nje udheheqes te zgjedhe popullin.
    Shit happens, what makes a difference is the way you deal with it
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drity : 09-06-2007 mė 03:49
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  2. #2
    1.Sa mė shumė femijė
    2.Nacionalizėm
    3.Shkollim
    4.Nisma bashkiake, decentralizim tė pushtetit, fuqizim tė krahinave, zgjedhje organike e udheheqėsve sipas krahinave, pėrfaqėsim federativ nė njė pleqėsi mbarėkombėtare.
    5.Perandoria e parė shqiptare.

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar mė parė nga drity
    Duke marre shkak nga nje postim ne nje teme tjeter...
    http://www.forumishqiptar.com/showth...421&page=7#127



    jam i nje mendimi te kundert,

    Se pari do doja te perkufizoja popullin me turrmen, dhe politikanet me ata qe jane ne parlament plus intelektualet.

    Jam kategorikisht kundra asaj qe populli shqiptar eshte pergjegjes per gjendjen aktuale. Populli, pra turrma shqiptare e ka elementin baze qe ēdo udheheqes duhet te kerkoje tek populli. Vitalitetin. Une nuk njoh ndonje popull tjeter qe brenda 15 vjetesh e ka filluar dy here punen nga e para, dhe jo nga zero, por nga minusi.
    Ja po te jap une nje shembull te thjeshte, Gjermanet, jo nga minusi, por nga minusi absolut dhe Hebrejte pa shtet.

    Mendoj se problemi i Shqiperise jemi ne, "intelektualet" shqiptare, nga te cilet del dhe klasa politike. Jemi ne qe kemi shfaqur gjate gjithe historise shqiptare pa-aftesine per te marre gjerat ne dore.
    Klasa politike del nga intelektualet shqiptaere ? Aspak e vertete, ose ke ngaterruar perkufizimin e "intelektual" ose ke ngaterruar vendin per te cilin po flet.
    Nano, gjate nje pritje ku ishte i ftuar nder shume kryetare te tjere shtetesh (Gjermani,France,Poloni, e kuē e maē), duke pare koleget e tij shprehej; Shiko keta te tjeret, ēfare kane me shume se une? Asgje, vetem se i ka qelluar nje popull per se mbari. Megjithese e vleresoj humorin e tij, dua ti kujtoj zotit Nano se nje popull siē ai e imagjinon nuk egziston, dhe ne qofte se do te egzistonte, nuk do te kishte nevoje per udheheqes.
    Nano eshte nje PUSHT dhe asgje me teper, qe ka gjetur nje popull injorant qe t'i thyej brinjet. E ke tek Noli filozofine e shqiptarit, dhe e ka zbatuar me se miri fqinji yne jugor.

    Turrma ne te gjithe boten eshte e manipulueshme. Ai qe eshte determinues ne suksesin apo deshtimin e nje kombi eshte drejtimi. Per shembull, turrma gjermane ka treguar qe eshte e zonja te drejtohet drejt rrenimit te vendit, dhe sot eshte po e njejta turrme qe ka marre nje drejtim tjeter. Gjithashtu, duhet theksuar qe deshtimi dhe suksesi jane njesi matese te realizimi te nje qellimi, pa ditur qellimin e politikes shqiptare te ketyre viteve eshte e pamundur te gjykosh nese ai ka deshtuar apo eshte realizuar. Kjo me shtyn te ve ne dyshim "deshtimin" e politikes shqiptare.
    Atehere jemi popull pa sens orientimi.

    Nje shembull konkret ne permasa shume me te vogla (pra dhe me te lehta per tu kuptuar) esht ForumiShqiptar. Individet qe kane ne dore instrumentat drejtues jane ne gjendje ti japin forumit drejtimin qe ata e gjejne te arsyeshem. Ketu ne Forumin Shqiptar, shikojme se sa e lehte eshte ta kryesh kete drejtim vetem duke bere nje aplikim selektiv te rregullave te forumit. 1. Duke fshire postimet me "llafe te pista". 2. Duke fshire postimet qe "dalin nga tema". A eshte ky forum nje deshtim apo nje sukses eshte e pa pundur te thuhet pa ditur qellimin.
    Qellimi i forumit dihet, misioni i tij eshte i kamulfuar tek qellimi. Zhdukjet e gjithe "intelektualeve" te mirfillte te forumit dhe zevendesimi i tyre me kopje surrogato Janullatoiste bythlepirese, dhe fakti qe njerezit qe vijne ketu me shume se me perpara dhe shtohen tregon me se miri ate qe shpreha une me siper. Jemi popull pa kulture bojkotimi, pa kulture per te ndenjur BASHKE, te BASHKUAR e shume gjera te tjera. Akoma na karakterizon bota, madje dhe nje shtet si Somalia si nje shoqeri TRIBALE !!! Se cfare kemi qene ne shqiptaret ate e di shume mire, me mire se shume njerez, prandaj me dhimbset shpirti tek shoh disa te ashtuquajtur shqiptare qe qeverisin vendin tim, tallin popullin tim, dhe se si ky popull nuk arrin dot te rrevoltohet dhe te kerkoj te drejtat e tij. Ku ka ikur ky karakter krenar i joni ? Ku eshte zhdukur valle ? (NUK PO FLAS PER PAKICAT). Vendi jone eshte shume i vogel ne numer qe te kete luksin e nje pakice elitare intelektuale qe ka Amerika psh, sepse nje "pakice" ne Amerike eshte sa 4 here popullsi shqiperie. Ne duhet te jemi si Japonia ku cdo person eshte i shkolluar, ku cdo person ka vetdijshmeri te larte per rrolin e vet ne shoqeri se dreqin e mori nuk jemi 200.000.000 njerez. Po si mund te arrihet kjo gje ku te gjithe duan te komandojne, te gjithe duan te vjedhin ? E ke pare se cu be me luften ne Maqedoni mes shqiptareve dhe maqedonasve ? Kishte 1000 gjenerale dhe 2000 ushtare, pra rraporti gjenerale/ushtri qe 1 me 2. Te gjithe duan te jene ne krye pak rendesi ka se si. E keshtu jemi te destinuar ne vetshkaterrim. E kane thene bullgaret kur erdhen ne 1991, qe ate qe i keni bere ju 50 vjet shqiperise nuk ja arritem ta bejme dot ne(sllavet) per 1500 vjet. Pra shktatrrrim total. Pse ? Sepse nje psikopat si Enver Hoxha vendosi qe te hypi ne krye duke zhdukur tere klasen intelektuale dhe duke lene kalecat e tij te komandojne, bijte e te cileve sot i kemi ne pushtet.

    Pas ketyre rreshtave e gjej veten ngushte, sepse etika me kerkon qe te propozoj nje rrugezgjidhje, te cilen nuk e kam. Megjithate instikti me jep nje drejtim, rritja e frymes kombetare, jo me parrulla boshe por me analiza socio ekonomike.

    Per shembull, kush mund te na shpjegoje se ēfar eshte "Dilema e te Burgosurit" (Prisoner's Dilemma) ?

    Dua tju kujtoj nje fakt; Eshte e pamundur qe nje udheheqes te zgjedhe popullin.
    Shit happens, what makes a difference is the way you deal with it
    Varet se ne cfare konteksti e ke Prisoner's Dilemma. Kush jane te burgosurit dhe kush ofron "deal-in" qe ta shpjegoj dhe une nese aplikohet dot ne kete rast.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 09-06-2007 mė 15:59
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Genesis
    Varet se ne cfare konteksti e ke Prisoner's Dilemma. Kush jane te burgosurit dhe kush ofron "deal-in" qe ta shpjegoj dhe une nese aplikohet dot ne kete rast.
    Prisoner's Dilema nje kontekst ka. Po dhe ketu do i gjejme anen me "kush ofron deal".

    Dicka qe permendi dritty.

    Jam kategorikisht kundra asaj qe populli shqiptar eshte pergjegjes per gjendjen aktuale. Populli, pra turrma shqiptare e ka elementin baze qe ēdo udheheqes duhet te kerkoje tek populli. Vitalitetin.
    Desha te kapem me kete, dhe per arsye se dritty ka permendur "analize socio-ekonomike." Per pjesen qe vijon pas atij citimi e ka dhene Genesis pergjigjen mjaft mire.
    Vitaliteti eshte vertet nje faktor i rendesishem, varet cfare perkufizimi i jepet fjales "vitalitet". Sipas timit (por dhe te tjereve), i mungon Shqiperise. Shoqeria shqiptare si pasoje e emigracionit, nje nga me te medhenjte ne bote per capita vuan pikerisht nga kjo mungese. Jo vetem emigracioni ne pergjithesi, por "braindrain" ne vecanti, largimi i mendimit/mundit/djerses akademike me specifikisht. Qe te jem e ndergjegjshme, fajtore jam dhe vete (ne kuptimin e shqiptareve te shkolluar jashte, jo se e mbaj veten per akademike te thekur lol) dmth vete, e shume te tjere ketu qe per shume arsye kemi zgjedhur kete rruge. Themi se vendi nuk ka kushte (qe nuk per shume.) Por si do te krijohen kushtet nqs ... rreth vicioz.

    Persa i perket te tjerave, i aderohem teorise aristoteliane te "demokracise" vs "aristokracise". Mungesa e kesaj se fundit pastaj kerkon analize te metejshme.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Po ky kllufi !!!


    produkt i politikes eshte!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush e njeh Jozefinen.. le ti bej nje sms a msn e ti thote ki kujdes moj cupe leri po.rdhet e mo harxho paret e popullit shqiptar per hekurishte se nuk te ben vetura personalitet po mendja.. e sjellja.. dhe se nuku terperonesh ne se mysafiret e jashtem i pret me vetura te vjetra..
    llukslleqet nuk jan shenj e mire.. jan preludi i renjes nga fiku..
    thirri kaplloqes e mo bej veze per ZP-ne..

    ja cthot gazeta..



    --gazeta sot--




    Topalli blen dy makina 190 mijė USD

    Grada e perdoruesve-ve: / 1
    I varferI mire
    Friday, 08 June 2007
    Kryetarja e Kuvendit tė Shqipėrisė ka planifikuar tė rrisė shpenzimet duke porositur dy ekzemplarė makinash tė prodhimit tė fundit.Mėsohet nga burime zyrtare tė administratės sė Kuvendit se kanė nisur procedurat e tenderit pėr marrjen e dy automjeteve vlera e tė cilave arrin deri nė 190 mijė dollarė duke pėrfshirė dhe TVSH. Tek njoftimi pėr procedurėn e tenderit bie nė sy fakti se njėra nga makinat ėshtė preferuar tė jetė e formės limuzinė vlera e sė cilės arrin rreth 75 mijė dollarė. Mėsohet se makina qė do blihet do tė pėrdoret pėr aktivitete tė rangut tė lartė sidomos pėr pritje klasike. Jo vetėm kaq, por Kuvendi po bėn gati procedurat e tjera pėr blerjen e njė fuoristrade “high class” vlera tė cilės e kalon 100 mijė dollarėshin.
    Shpenzimet
    Ashtu si nė Dhjetorin e kaluar kur Kuvendi i Shqipėrisė zhvilloi njė tender pėr marrjen e disa automjeteve tip furoristradė vlera tė cilave shkonte deri nė 300 mijė dollarė, kėsaj here preferencat e drejtuesve kanė shkuar pėrtej fantazisė. Kėshtu blerja e njė limuzine me vlerė 75 mijė dollarė kapėrcen tė gjitha hamendjet se tashmė qeveria Berisha doli nga profili i saj “qeveri nė dietė”. Duke iu referuar procedurave, tashmė tė vėrtetuara edhe nga Agjencia e Prokurimit Publik, mėsohet tenderi do tė jetė i hapur dhe i ndarė nė dy lote, pėrkatėsisht 75 mijė dollarė limuzini dhe rreth 115 mijė dollarė makina furistradė. Tenderi ėshtė parashikuar tė zhvillohet nė datėn 6 Korrik 2007 dhe fondet janė siguruar nga buxheti i shtetit shqiptar.
    Tė tjera
    Nuk ėshtė vetėm Kuvendi qė kėrkon tė zgjerojė lėvizjet me automjete tė shtrenjta. Tė tjera institucione shtetėrore kanė bindur Ministrinė e Financave t’i akordojė fonde pėr shpenzime operative, kėsaj here jo pėr mobilim zyrash ose blerja karburanti por pėr automjete. Rasti konkret i pėrket ALUIZNI-it i cili do tė shpenzojė jo pak por rreth 300 mijė dollarė pėr blerje automjetesh. Ashtu si Kuvendi, ALUIZNI preferoi ta ndaje procesin e tenderit nė dy lote, pėrkatėsisht 215 dhe 85 mijė dollarė duke mos pėrcaktuar numrin e automjeteve. Tenderi do zhvillohet me datėn 4 Korrik 2007. edhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Burgjeve ka njė tjetėr hap tė madh lidhur me shpenzimet pėr automjetet pėr tė gjitha llojet. Kostoja nė total llogaritet rreth 400 mijė dollarė por nga lista e porosisė shihet qartė se janė mjete tepėr tė domosdoshme qė lidhen me sigurinė e tė burgosurve. Nė total janė 14 automjete, ku dy prej tyre janė fuoristrada.

    Kuvendi
    Limuzinė – 75 mijė USD
    Fuoristradė – 115 mijė USD

    ALUIZNI
    Automjete – 300 mijė USD
    Drejtoria e Burgjeve 14 automjete – 400 mijė USD

    ISSH Elbasan
    Fuoristradė – 18 mijė USD

    Ministria e Arsimit
    Riparime 10 automjete – 75 mijė USD

    Komuna Lekas Korēė
    Autoveturė – 10 mijė USD

    Prefekti Dibėr
    Autoveturė – 14 mijė USD

    Bashkia Sukth, Durrės
    Autoveturė – 14 mijė USD

    Bashkia Selenice, Vlore
    Autoveturė – 12 mijė USD

  7. #7
    zhapik buster Maska e drity
    Anėtarėsuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Megjithese pjesemarrja dhe komenti i AAA-se ne kete teme eshte ne favor te kendveshtrimit te Genesis, mendoj se ka akoma vend per debat.

    Problemi kryesor me popullin shqiptar eshte fakti qe ai eshte transformuar ne nje turrme teper racionale (fjala shqip?). Genesis prek thelbin e debatit duke shkruar me shkronja kapitale BASHKE dhe te BASHKUAR. Fatekeqesisht qendrimi bashke dhe te bashkuar nuk eshte racional. Luanesha e ilustron me se miri kur shpjegon rrethin vicioz ku ajo (dhe une bashke me te) ndodhet. Zgjedhja racionale per Luaneshen eshte te qendroje aty ku eshte, por nderkohe eshte e vetedijshme qe nese te gjithe veprojne keshtu Shqiperia nuk do te behet kurre (ne nje Shqiperi "te bere" te gjithe do te ishim me mire se ē'jemi ketu). Thelbi i dilemes se te burgosurit eshte qe, megjithe se e dime qe zgjedhja racionale sjell per te gjithe te implikuarit rezultate inferiore, eshte pikerisht ajo qe ne si individe bejme.

    Kjo zgjedhje racionale merr forma te ndryshme, Luanesha rri aty ku eshte (une e Genesis bashke me te), "X" vjedh arken e shtetit, "Y" fut 100k ne xhep duke firmosur nje kontrate te papare, "A" i shet bithen nje fqinji, etc.... Kur ne qe jemi te vetedijshem per kete fenomen, bejme kete zgjedhje, imagjino se ē'mund te beje turrma? Rezultati eshte flagrant, Shqiperia po shitet, vidhet, abuzohet per interesa personale. Kjo eshte racionale, sepse jane genet qe na komandojne dhe fatekeqesisht askush nuk ka fuqine te modifikoje genet.

    Por, ēuditerisht, dhe fatemiresisht, nje pjese e popullit shqiptar ka vepruar se fundmi ne nje menyre krejtesisht irracionale, dhe frutet e ketij veprimi irracional do te shperblehen se shpejti me pavaresine e Kosoves. I ngre sfiden kujtdo te me argumentoje qe vdekja per atdheun, ne kendveshtrimin e individit, eshte nje veprim racional. Genet na thone qe kur plas lufta tia mbathim nga syte kembet, megjithate Kosovaret vepruan ne kundershtim me genet.

    Atedhedashuria, vetemohimi, bashkimi, morali, bamiresia, e te gjitha ato qe mbarojne me -imi e -ia nuk jane te rregullit gjenetik por te atij memetik. E gjithe pasuria memetike shqiptare u zhvleresua nga 50 vitet e diktatures komuniste, dhe ajo ēka ngelur po zhvleresohen nga propaganda pseudo progresiste (duhet te them antishqiptare?). Nje komb pa kete lloj pasurie eshte i destinuar te zhduket.

    Por gjithashtu, mendoj qe eshte e pa pranueshme qe pergjegjesia e ketij zhvleresimi ti fakturohet shqiptarit te thjeshte. Pergjegjesia bie mbi shtresen intelektuale shqiptare, pra mbi Luaneshen, Genesis dhe veten time. Nese pushtetin e kane te pa-aftet pergjegjesia bie mbi ne si te pa-afte per te modelizuar turrmen ne menyre te tille qe te zgjedhe opsionin tone. Nuk duhet te akuzojme bleresin sepse zgjodhi konkurentin, por veten sepse ishim te pa afte te shisnim mallin tone.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    mbase mungon nje fryme mbarkombetare e vertete e relativisht e larte gje qe s e benjn politikaxhijt polatitikanet e as populli e as bohet me chat

    por kur esht sahati....e nga njerez qe mund te kene aq mend e deshire
    por edhe mundesi ....

    Left to themselves, things tend to go from bad to worse.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga i humburi : 10-06-2007 mė 15:58

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anėtarėsuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar mė parė nga Brari
    kush e njeh Jozefinen.. le ti bej nje sms a msn e ti thote ki kujdes moj cupe leri po.rdhet e mo harxho paret e popullit shqiptar per hekurishte se nuk te ben vetura personalitet po mendja.. e sjellja..
    shqiptaret sikur zezaket e dojn luksin ...
    zezaket i kuptoj se duhet te stolisen me bukuri por te bardhet ...
    disa politikan po merren per mbreter !
    Pasi une kam vetur te mir smund ti them te mos ket ajo se ajo ka rrogen dhjether me te madhe se une , por sipas vendit qe ka popullin qe i ik qdo dit duhet me pas kujdes se popullariteti i bjen ...
    Por po u bie te gjithve popullariteti ..nano ik, berisha ik...sejcili ik ik ....
    -----------------------------------------
    shresojme per nji personalitet ekzamplar me shum dije e me shum krenari .
    Une e pelqej shum shum Josefinen ....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema tė Ngjashme

  1. KOSOVE-1981 - Rrofte Republika Socialiste e Kosoves
    Nga DYDRINAS nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 07-07-2018, 11:21
  2. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  4. Perse gjuha greke ne K.O.A.SH?
    Nga sabah08 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 73
    Postimi i Fundit: 01-05-2009, 15:02
  5. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •