Leter nga antar i vetevndosjes


Pyetjet që mund t’ua bëni në debate të ndryshme anëtarëve të Grupit Negociator


Pasi që u publikua raporti i prokurorit ndërkombëtar Robert Dean i cili nuk i cilëson fare demonstruesit si të dhunshëm askund dhe fajëson kontigjentin rumun për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, a jeni penduar për deklaratën e GN me 10 shkurt dhe a qëndroni edhe sot prapa saj? (T’ju lexohet fjalia ku fajësojnë Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe Albin Kurtin për dhunën).


Në vitin 2006 keni thënë se pavarësia gjithsesi do të bëhet në fund të vitit 2006 dhe s’do të ketë më negociata. As nuk u bë pavarësia dhe negociata pati sërish. A ju vjent turp sadopak para popullit që ka vuajtur më shumë se ju dhe nuk është i pasur sikur ju?


A do ta pranonit një debat televiziv me VETËVENDOSJE!-n?


A mendoni se Adem Jashari e Zahir Pajaziti do ta pranonin pavarësinë e mbikëqyryr dhe decentralizimin? M’u përgjigjni shkurt dhe thjeshtë: PO ose JO!


Pse Qeveria e Kosovës nuk po ua blen pronat shqiptarëve të cilët nga varfëria jan detyruar t’i shesin ato në veriun e Kosovës? Nëse UNMIK-u e ka lejuar Serbinë t’ua blejë pronat shqiptraëve atje pse nuk inervenon Qeveria e Kosovës duke i paraprirë këtij zhvillimi që është pastrim i heshtur etnik?


Nga gjitha anët po thuhet se shtyrja e mëtutjeshme e statusit është shumë rrezik. Rrezik nga kush? Nga VETËVENDOSJE!-a apo Grupi Negociator?


Pse serbët e Kosovës gjithmonë janë në anën e tryezës ku është Beogradi kurse ju asnjëherë nuk i merrni askund përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës?


UNMIK-u dhe KFOR-i i kanë toleruar dhe lejuar strukturat paralele të Serisë në Kosoë për 8 vjet. Nëse serbët në veri megjihtatë e shpallin pavarësinë e tyre siç kanë paralajmëruar dhe UNMIK-u e KFOR-i nuk ndërhyjnë, çfarë plani ka Grupi Negociator? Të negociojë edhe me ta?


Ju, z. Fatmir Sejdiu, i pari e keni përmendur shprehjen “pavarësi e plotë” dhe atë në vitin e kaluar. Pse tash, për vetëm disa muaj, e tradhëtuat edhe veten? A mendoni që keni të bëni me dele dhe jo me qytetarë, apo nuk e keni pasur seriozisht vjet?


Pse nuk organizoni referendum për pakon e Ahtisaarit dhe këtë pavarësinë e mbikqyrur? Në vendet e perëndimit mbahen referendume edhe për gjëra shumë më të vogla.


Pse në Dardanë s’kishte dhe s’ka TMK?


Deri kur jeni në gjendje ta prisni pavarësinë? 1 qershor 2007, 1 korrik 2007, 1 shtator 2007, 1 janar 2008, 2009? Kur? Deri kur?


Kosova i ka afër 10.000 policë. Pse Forcat e Sigurisë së Kosovës t’i kenë vetëm 2.500 pjesëtarë? Pse të mos i kenë edhe ata së paku 10.000 pjestarë? Githkund në botë ushtira është shumë më e madhe se policia ndërsa në Kosovë parashihet që 4 herë më e vogël të jetë ushtria se policia! Po ashtu, pse Forcat e Sigurisë se Kosovës, që po quhet ushtri e Kosoës tashmë, të ketë vetëm armë të lehta gjë që nuk e vendos atë as në nivelin e policisë?!


Pse te Manastiri i Deçanit dhe Patrikana e Pejës po ndërtohen mure të reja rreth e rrotull? A jeni pyetur ju për këtë dhe a janë këto me pëlqimin tuaj?