Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    SHBA dhe Bashkimi Evropian gati “planin B”, për Kosovën

    Nese ruset duan te perdorin veton, vetem le te urdherojne! Amerika dhe Evropa e kane “Planin B”. Keshtu e citon ne numrin e sotem e perditshmja zagrebase “Vjesnik”, ambasadorin e SHBA-ve ne OKB, Zalmay Khalilzad.

    Ne kete artikull te botuar sot thuhet se Moskes tashme i eshte ofruar edhe mundesia e fundit per t’e marre pjese ne zgjidhjen konstruktive te çeshtjes se Kosoves. Me tej gazeta shkruan se ‘Vetoja e Rusise vetem sa do ta pershpejtonte pavaresine e Kosoves”. Khalilzad ka paralajmeruar se lidhur me propozimin e rezolutes se re per Kosoven, ne Keshillin e Sigurimit do te mund te votohej gjate kesaj jave. Perkunder faktit se kolegu i tij, ambasadori rus ne KB, Vitalij Churkin per dite te tera “tund doren me veto”, lidhur me planin e Ahtisaarit, pikerisht ne fund te javes, Khalilzad e ka thene edhe fjalen vendimtare: “Pavaresia e Kosoves eshte e pashmangshme”. Disa dite te mbetura, sa jane te gatshem amerikanet me shumicen dermuese te evropianeve te presin ne Pallatin e OKB-se vendimin e Moskes, ne te vertete kane te bejne me pritjen e sinjalit pas takimit te drejtperdrejte te presidenteve Bush dhe Putin, ne Gjermani. Para nisjes nga Uashingtoni per ne samitin e G8, presidenti amerikan per here te pare publikisht e ka perkrahur planin e Ahtisaarit dhe me kete edhe pavaresine e shpejte te Kosoves.

    Nje qendrim identik, para nisjes per ne Evrope, e ka perseritur edhe Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Ban Ki Moon. Krahas kesaj nuk eshte befasuese qetesia me te cilen ambasadori i SHBA-ve ne KB, Khalilzad, ka sugjeruar se Uashingtoni nuk e ka ndermend te shqetesohet me lidhur me kercenimet ruse me veto rreth statusit te Kosoves. Duke u pergjigjur ne pyetjen e korrespondentit te Vjesnik-ut se mos, shkaku i gjasave gjithnje e me te mundshme te vetos ruse ne KS, Uashingtoni ne te vertete do te mund ta shmangte paraqitjen e rezolutes per mbeshtetjen e pavaresise se Kosoves ne agjenden e KS, duke u orientuar ne pranimin unilateral te pavaresise se Kosoves, Khalilzad eshte pergjigjur ne menyre tejet diplomatike, se ai lidhur me kete mendon vetem ne menyre praktike: ”Qendrimi im ndaj kesaj çeshtje eshte hap pas hapi! Hapi ne te cilin jemi perqendruar tani eshte takimi i grupit te eksperteve, si dhe angazhimi dhe hapja permanente ndaj kolegeve rus, ne menyre qe t’i trimerojme ne degjimin e ideve dhe sugjerimeve te tyre konstruktive me qellim te arritjes se mirekuptimit rreth rezolutes se re”, ka thene Khalilzad.

    RTK/Vjesnik/
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    SHQIPËTAR ! KUJDES !

    Shqipëtar kudo që jeni,kujdes.Hapni sytë dhe tregohuni të vendosur para çdo provokimi të botës! Evropa plakë dhe skile e vjetër i nxori përsëri dhëmbët e mprehtë për të ndukur trojet Shqiptare.Këtë herë është më e rëndë goditja sepse Kosovën kërkon jo ta shkëpusë, por ta zhdukë nga historia si komb.Mos kujtoni se këto që jan arritur deri më sotë, na i ka falur kush! Çdo gjë është arritur me gjak.Ajo që ka frikë nga derdhja e gjakut, është Evropa.Le ti përgjigjemi mashtrimit të saj me mënyrën që dimë.Me shpatën të zhveshur.Mos harroni se janë armiqtë e kombit Shqiptarë ata që investojnë këtë ndërrmarrje makabre, në kurriz të kombit Shqiptar.
    Vëllezër kujdes! Mos lejoni që të hiqen simbolet tona Shqiptare nga Flamuri ynë kombëtar.Kjo është një dredhi e djallëzuar e radhës e Evropës Skile të vjetër.
    Ne do njihemi në Evropë siç jemi në të vërtetë.si Shqiptar.............................
    .................................................. ..............

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Ali Baba Tepele, me sa shoh paske botuar te njejtin shkrim ne disa tema te ketij forumi. Meqenese i lexova disa here, po paraqes disa pika.

    Se pari, populli shqiptar (dhe kombi, sigurisht) nuk eshte aq i fuqishem sa t'i kunderpergjigjet ndonje shteti me te fuqishem, qofte nga pikepamja ushtarake, qofte nga ajo ekonomike. Prandaj, e vetmja gje qe mund te behet eshte te hapen syte dhe kaq.

    Me tej, ti thua se Kosoven po kerkojne ta zhdukin. Mua nuk me duket keshtu. Pas deklarimeve te Bush-it per qendrimin amerikan ndaj percaktimit te statusit te Kosoves - pavaresi e plote - nuk besoj se ndonje Plan "B" do te kete per qellim shfarrosjen e popullit Kosovar. Mendoj se Plani "B" nenkupton "Si ta manovrojme veton e Rusise?" Pra, edhe ketu nuk shoh pse te kihet kudes.

    Per me teper, ti ben thirrje per te marre 'shpaten e zhveshur' dhe, ashtu sic dime ne shqiptaret, t'i hyjme Europes Plake. Ta siguroj une qe nuk do te mbijetosh as dy minuta. Jane pikerisht keto lloj mendimesh zanafilla e konflikteve dhe grindjeve. Mos valle do te epitezohesh si popull grindavec?

    Se fundi, Europa Plake mund te jete skile ose eshte e tille, por kjo nuk do te thote se eshte e dobet. Perkundrazi, BE eshte percaktor kryesor ne te gjithe kete sage te percaktimit te statusit perfundimtar. Une nuk jam aspak dakord me keqperdorimet e tua per sa i perket frazes 'Si Shqiptar'. Cfare do te thote kjo fraze? Mos valle perfaqson te gjithe kombin shqiptar? Sigurisht qe jo; jam i sigurt se perfaqeson nje grup shqiptaresh te cilet jane po aq fanatike sa nje grup ushtaresh greke dhe sa nje grup personash serbe!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,982
    I dashur Borix!
    Je pak i hallakatur,i themi nga anët tona, megjithatë nuk prish shumë punë.
    Ajo "Shpata" është simbolike sepse sotë nuk pret shpata por gjuha,pena.Të thuash se "Shqipëria nuk ka armiq" është "Eufori" dhe krejt gabim.Armiqtë mund të jen të egër por jo budallenj.Ata kanë ndërruar taktikë.Më shqip, po të sqaroj se;Heqja e simboleve Shqiptare nga flamuri i Kosovës,është dredhi e ....të mos përmënd emra sepse nuk dua dhe nuk është një!Detyra jonë është të zgjuajmë ndërgjegjen kombëtare për të sqaruar rrezikun që na kanoset, para se të jetë vonë.Po të përmënd këtu një thënie të F.Nolit. U pyet një herë se çfar preferonte të ishte,Grek apo Turk?Ai u përgjigj: 8 shekuj e mbajti Romaku Ilirinë dhe thoshte kam nënështruar Ilirët! 5 shekuj e mbajti Turku dhe thoshte, kam bërë zap Arrnautin!Greku as ka pushtuar, as ka luftuar dhe.. e heq nga harta fare duke thënë..nuk ka Albani!Të njëjtën thotë edhe Sërbi!


    Besoj më kuptove.!

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Ali Baba Tepele
    SHQIPËTAR ! KUJDES !

    Shqipëtar kudo që jeni,kujdes.Hapni sytë dhe tregohuni të vendosur para çdo provokimi të botës! Evropa plakë dhe skile e vjetër i nxori përsëri dhëmbët e mprehtë për të ndukur trojet Shqiptare.Këtë herë është më e rëndë goditja sepse Kosovën kërkon jo ta shkëpusë, por ta zhdukë nga historia si komb.Mos kujtoni se këto që jan arritur deri më sotë, na i ka falur kush! Çdo gjë është arritur me gjak.Ajo që ka frikë nga derdhja e gjakut, është Evropa.Le ti përgjigjemi mashtrimit të saj me mënyrën që dimë.Me shpatën të zhveshur.Mos harroni se janë armiqtë e kombit Shqiptarë ata që investojnë këtë ndërrmarrje makabre, në kurriz të kombit Shqiptar.
    Vëllezër kujdes! Mos lejoni që të hiqen simbolet tona Shqiptare nga Flamuri ynë kombëtar.Kjo është një dredhi e djallëzuar e radhës e Evropës Skile të vjetër.
    Ne do njihemi në Evropë siç jemi në të vërtetë.si Shqiptar.............................
    .................................................. ..............

    E di si eshte ajo puna ti Ali Babe ? Ka i shprehje, po spo e them me mire. Kur u be lufta, u ngriten as u ngriten 10.000 vete nga 2 milion popullsi. I stadium futbolli si Qemal Stafa qe eshte ku thrret qameti dhe me i kat nxene me shume njerez.

    Kur Serbi shkoi ne Kroaci, krahas dhjetra mijerave ushtare, u ngriten per tu mobilizuar 300.000 VULLNETARE NGA POPULLI. Mirepo cte ndodhe ? Nuk kishte arme per keto njerez. Ateher shoqatat e fuqishme Kroate(qe ndodhen kryesisht ne Australi), pra diaspora Kroate mblodhi miliardat, shkoi ne Amerike, gjeti menyren me siguru armet, dhe i pajisi me arme te gjithe.

    E njashtu arrihet ajo pavarsi, duke luftu sic luftoi Adem Jashari nese doni rrespekt dhe integritet. Nese doni me nejt, ateher jo simbolet, por edhe gjona te tjera kan per me ju vene. Heren e pare e dogjet shancin me tregu veten. Shpresoj qe mos te kete nje here te dyte sinqerisht, dhe te zgjidhet sa me shpejte statusi i Kosoves se smund te duroj dot me lajme te tipit "gjuha turke po behet zyrtare ketu apo atje per hir te "kompromiseve"", ne te kundert, nese vjen lufta, atehere kesaj rradhe nuk ka terheqje, por lufte per te treguar vendvendosje.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Un mendoj pak ndryshe Genesis!

    Mendoj qe te zgjohet pak ky popull i rene ne gjume! Shumica e ktij populli eshte akoma ne nje gjume te thelle, shume te thelle.. Nuk e di cfare "vaksine" apo "narkoze" eshte perdorur por di qe e kane harruar shumica se si mbrohen trojet! Gjithcka u duhet thjesht nje perralle e bukur nga e kaluara!
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anëtarësuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Sa ti kemi Mister Kompromisat (Thaqi, Surroi, Sejdiu, Berisha) nuk do te bahet kurre mire per neve . Keta jan virusi i popullit dhe shtetit te Dardanise (Kosoves), sikur ne Shqiperi qe jan Nano dhe Berisha virusi i popullit dhe shtetit te shqiperise.

    Por nese nxehet puna edhe nje here, keta do te jene te paret qe do e hane nga nje plumb ne lule te ballit, kete jua garantoj me koke, se ne qerpik te syve na kan hyp keta pisa.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Centaurus : 15-06-2007 më 15:55
    [[[[[[Proudly to be a son of the Eagle]]]]]]

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Pergjegjeja e Genessis per Ali Baba Di Tepelena me pelqeu shume sepse eshte fakt se simbolet njehere nuk vijne ne pytje kur kanoset rreziku i zhdukjes se nje populli, pra si duket ky ABT-eu i fryn kosit large...me eufori te tilla ne kete komunikatë. Dhasht zoti e nuk behet ashtu si parandjen Nastradamusi yni por edhe te zezes e bardh nuk mund ti thuhet.
    Mua me tronditi me se shumti ne kete komunikate qeshtja e simboleve ku prore ABT. permend simbolet kombtare po zhduken e pastaje do na zhdukin edhe neve...
    Pajtohem se nuk luhet me simbolet kombtare por me i rendesishem per mua eshte uniteti kombtar se mos e dhasht zoti e te behemi edhe ne si disa liridashes tjere, si palestinezet qe edhe ata deshen lirine e pamvarsine, paten edhe flamurin, presidentin por i fshijten te gjitha me ardhjen ne krye te qeverise partia e hamasit me nje flamur tjeter, te gjelbert, pra islamike e te shkarravitur perplote me urdhera kuranike te shkruajtura mbi flamurin e tyre, e jo te palestinezve...
    Pra me ngadal zotri, mos te behemi edhe ne aqe te rrept pas simboleve a ne tjetren an ende nuk u çliruam si duhet, as shqiperin e madhe e as te voglen ende nuk e bem si duhet e ti fokusohesh tek simbolet e ben thirrje si ato te kryqzatave ne shpetim te simboleve kombtare, thua se jeta e shqiptarit fare nuk paska vlere ?

    Tjeter here Ali Baba Tepelena, behu me i kjart ne analizat e tuaja e mos u veteknaq me postimin e nje komunikate qe duket se i mungon thelbi i shqetsimit tuaje ne ate fjalim.
    Na shkruaj nja dy tri faqe, jo me pak...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Citim Postuar më parë nga Tepele
    Je pak i hallakatur,i themi nga anët tona, megjithatë nuk prish shumë punë. Heqja e simboleve Shqiptare nga flamuri i Kosovës
    Me dukesh patetik, sic i themi ne nga anet tona, kur aludon mbi ndikimin e armiqve 'pa emer' ne heqjen e simboleve kombetare ne Kosove. Te jesh i sigurt se kete akt e ka kryer nje celule e caktuar kosovaresh. Jane ata qe duan te ndryshojne flamurin; keshtu duket dhe jam i sigurt se keshtu eshte, nisur edhe nga faktet qe kane dale ne meidan vitin e fundit: ndryshim i flamurit kombetar nga Rugova, sugjerime per ndryshim nga politikanet aktuale Kosovare, sugjerime per ndryshim nga vete kosovaret. Keto jane fakte Tepele, nuk jane aludime sikunder paralajmerimet e tua per pushke e pende.

    Citim Postuar më parë nga Tepele
    Detyra jonë është të zgjuajmë ndërgjegjen kombëtare për të sqaruar rrezikun që na kanoset, para se të jetë vonë.
    Jam dakord. Jam dakord per sa kohe qe ti del hapur me emra dhe na sqaron se c'rrezik po i kanoset Republikes se Shqiperise dhe shqiptareve ne gjeresi. Atehere do te bashkohem edhe une me thirrjet e tua, por vetem me pushke dhe me pende.


    Citim Postuar më parë nga Genesis
    E njashtu arrihet ajo pavarsi, duke luftu sic luftoi Adem Jashari nese doni rrespekt dhe integritet.
    Distancohem ne menyren me literale nga ky pohim, duke e konsideruar si prapambetes per nga kuptimi i nje shoqerie demokratike perendimore. Koha e shpatave ka perenduar dhe ka vertetuar se pak probleme zgjidhen ne kete menyre. Aludo sa te duash edhe mbi idene se po te ngrihen 10 mije shqiptare bejne kerdine, une ta siguroj se shtypen kur te duan. Diplomacia eshte e vetmja arme qe i jep fuqine nje shteti apo krahine te brishte. Sigurisht, Adem Jashari luftoi per mbrojtjen e trojeve kur ato troje filluan te goditeshin padrejtesisht nga erresira serbe. Pra, kishte nje motiv. Por ndryshimi i simboleve kombetare dhe venia e damkave mbi to nga forca te huaja te panjohura dhe armike nuk eshte motiv per te mbledhur 10 mije veta dhe per t'i vene flaken ketyre te panjohurve. Me duket njelloj si te luftosh me mullinjte e eres.


    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Mendoj qe te zgjohet pak ky popull i rene ne gjume! Shumica e ktij populli eshte akoma ne nje gjume te thelle, shume te thelle.
    Populli shqiptar eshte apatik, as qe e ve ne dyshim, sepse asnjehere nuk e ka hapur gojen kunder padrejtesive. Gjithnje sulmojne politikanet dhe u bejen presion per te hapur gojen, por asnjehere nuk mblidhen neper protesta si i ka hije nje populli te pajisur me kulturen e duhur demokratike! Mund te jete narkoze ose vaksine, por une mendoj se eshte injorance.


    Citim Postuar më parë nga Kreksi
    Pajtohem se nuk luhet me simbolet kombtare por me i rendesishem per mua eshte uniteti kombtar se mos e dhasht zoti e te behemi edhe ne si disa liridashes tjere, si palestinezet qe edhe ata deshen lirine e pamvarsine,
    Ti je shembulli me tipik per ate cka aludon Tepelja - ti je ne favor te ndryshimit te simbolit me domethenes dhe me historik te kombit shqiptar - flamuri kuq e zi. Hidhi nje sy edhe ikones qe perfaqson ne masken tende. C'kerkon te na thuash kur permend palestinezet dhe ceshtjen e tyre qe nuk ka pike te krahasuari me ceshtjen e lashte shqiptare? Kosovaret luftuan dhe e fituan lirine sepse e meritonin per shkak te padrejtesive te famshme. Atehere, ne emer te lirise, ti qenke i gatshem te sakrifikosh simbolet me kryesore kombetare? Ne kete pike, ti del ne kontradikte me cdo fjale qe lidh sa me siper.


    Indinjohem kur verej se ekzistojne ende mendesi me komplekse te tilla. KUjtoja se perenduan me perendimin e otomaneve, por jane te pranishme me nje kembengulje te semure, do te thoja. Per mendimin tim, ju nuk jeni aspak te ndryshem nga ata fanatiket e shteteve "armiq".

    Mbi te gjitha, une jam i sigurt se ceshtja shqiptare e Kosoves ka mbeshtetjen e plote te SHBA - superfuqise boterore - si dhe mbeshtetjen shpirterore te te gjithe shqiptareve ne mbare boten - mua te parit!
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga Borix



    Ti je shembulli me tipik per ate cka aludon Tepelja - ti je ne favor te ndryshimit te simbolit me domethenes dhe me historik te kombit shqiptar - flamuri kuq e zi. Hidhi nje sy edhe ikones qe perfaqson ne masken tende. C'kerkon te na thuash kur permend palestinezet dhe ceshtjen e tyre qe nuk ka pike te krahasuari me ceshtjen e lashte shqiptare? Kosovaret luftuan dhe e fituan lirine sepse e meritonin per shkak te padrejtesive te famshme. Atehere, ne emer te lirise, ti qenke i gatshem te sakrifikosh simbolet me kryesore kombetare? Ne kete pike, ti del ne kontradikte me cdo fjale qe lidh sa me siper.


    Indinjohem kur verej se ekzistojne ende mendesi me komplekse te tilla. KUjtoja se perenduan me perendimin e otomaneve, por jane te pranishme me nje kembengulje te semure, do te thoja. Per mendimin tim, ju nuk jeni aspak te ndryshem nga ata fanatiket e shteteve "armiq".

    Mbi te gjitha, une jam i sigurt se ceshtja shqiptare e Kosoves ka mbeshtetjen e plote te SHBA - superfuqise boterore - si dhe mbeshtetjen shpirterore te te gjithe shqiptareve ne mbare boten - mua te parit!
    Borix,

    Me duket qe jemi keqekuptuar.
    kurresesi ky avatar qe mbaje une nuke mund te jete flamuri kombtar, mund te jete vetem simboli i nje shoqate shqiptaro- amerikane e qe pa kurrefare problemi nese ju pengon une mund ta hjeki pa dhimbje fare.
    Une thash se me i rendesishem per ne sot eshte uniteti se pa unitet kombtar asgje nuk arrihet e si shembull e mora flamurin hamas dhe ate te fatah-ut apo kombtar qe eshte i njohur kurse sot ne gaza njihet vetem ai flamuri i gjelbert islamik i shkarravitun me lutje fetare... e per mos te arritur edhe ne deri ketu si keta fanatiket une e thash me qellim per te zbutur tensionin dhe ashtu eshte, po nuk e ruajtem njeri tjetrin do shkojmi edhe ne kah shpartallimi poqese i ndegjojm ata fanatiket pa dy kokrra tru.
    Une e njohe vetem nje flamur kombtar, ate me shqiponje.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  2. Premisa të gabuara
    Nga Arrnubi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-04-2012, 18:25
  3. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  4. Si vjen bashkimi kombëtar?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 487
    Postimi i Fundit: 22-02-2004, 00:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •