Close
Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 102 prej 102
  1. #101
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-06-2007
    Vendndodhja
    Ne bote
    Postime
    192
    Nuk eshte konstatim i imi, por e kuptova nga tekstet qe i shkrove.

  2. #102
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Kur behet fjale per tradhetine ka vetem pergjigje relative pasi mashkulli dhe femra jane strukturuar ne menyra te ndryshme.
    Sidomos pergjigjet e femrave jane me pak te sinqerta pasi nepermjet tyre mund te influenzohet imazhi i tyre dhe jane me te talentuara persa i perket gjerave klandestine. Meshkujt plagosen me lehte sepse nuk dine te genjejne me lezet ,por ne fund te fundit jane ata qe paguajne te gjitha llogarite, pasi jane me te shkujdesur.( nje sms i pafshire, nje ricevute hoteli apo carte bankare)

    Pervec kesaj meshkujt jane dhe me pak te vemendeshem dhe po aq pak te ndjeshem. Ndersa femrat zakonisht kane nje aftesi te rafinuar per te ndier gjerat e tjetrit dhe kuptuar emocionet e tyre.

    Puna jashte shtepise i ka shumefishuar mundesite e tradhtetise( kalohet me shume kohe me koleget se sa me te dashurin, pervec kesaj zyra eshte vendi ku shpesh lindin dashurite dhe martesat.)
    Vend tjeter ku mund te lindin rastet janeudhetimet, festat, restorante, plazh, traget.,ku shikimet mund te kryqezohen dhe numrat e celulareve mund te shkembehen ( ku me te favorizuar jane ata qe jane teheqes)

    sot shume takime dhe korte mund te behen dhe pa dale nga shtepia, me te panjohur dhe te konkretizohen ne momentin e duhur- "tradhetia " e tipit Internet.

    Dikur rasti per te frekuentuar persona jashte rrethit te familjes ishte i ralle.
    Vizitori i rastit qe hynte ne shtepi kur ajo ishte vetem qe hidrauliku "legjendar" dhe kjo mund te krijonte nje mundesi.
    Por sot meshkujt qe hyjne ne shtepi kur ajo eshte vetem jane shume, te gjithe te interessuar per ti bere korte: jane meshkuj " te mistershem" me te cilet mund te
    flitet lirshem dhe te mbrojtur nga maska nick name ne anonimitet te plote, nga ku mund te kalohet deri dhe ne takim , here zhgenjyes here jo.

    Pikerisht kjo eshte e vecanta e Internetit: Metode e re per te folur me nje te panjohur pa u ekspozuar shume
    Eshte njesoj si te vesh ne vallezim me maska dhe te besh nje xhiro valzer me nje kavalier dhe ai i maskeruar. Te flasesh me nje te panjohur ne anonim , mund te
    thuhen gjera qe s do tu mund tu thuheshin as shoqeve me te ngushta
    duke u hapur dhe treguar mendimet e verteta dhe fantazite me te pa rrefyeshme

    Ne Internet kemi "kurajo" te themi gjera qe po ti thonim ne ambjente te tjera do na benin te skuqeshim.
    Ne kete loje kane me shume fat meshkujt qe dine te perdorin mekanizmin per hapjen e zemres femerore: fjalen.
    Ne nje chat nuk hyn ne llogari as bukuria as paraqitja fizike por vetem aftesia per te krijuar nje raport te lezetshem, dhe xhentil qe e siguron femren dhe mund te hape porta te tjera.
    Takimi e vendos ne se shohet perpara apo jo ,por nderkohe gjysma e rruges eshte e bere.
    Por dhe keto site jane plot me genjeshtra:njerez qe argetohen duke shfaqur karakter tjeter, nderrojne identitetin, moshen ,seksin.Gjithcka ka ne Internet.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brandon : 27-07-2007 më 19:01
    La vida es un carnaval

Faqja 11 prej 11 FillimFillim ... 91011

Tema të Ngjashme

  1. Cybersex tradhëti apo jo
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2005, 19:11
  2. Cila tradheti falet? Perse?
    Nga Mina në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 27-10-2004, 11:44
  3. Cila tradheti falet? Perse?
    Nga Mina në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 09:36
  4. Tradheti
    Nga Mina në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 07:09
  5. Tre tradheti + !
    Nga Jeans-boy në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-06-2002, 15:43

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •