
Postuar më parë nga
adidu
Tema qe kam hapur "tradheti me emrin femer" nuk do te thote se mashkullin e bej viktimen e tradhetise se femres, pasi mashkulli eshte me keq se sa tradhtar, mashkulli eshte shkeles. Midis te shkelurit dhe tradhtise ka nje humnere te madhe qe i ndan. Per menyren se si shkelin meshkujt, eshte nje teme tjeter qe duhet hapur dhe do ta hap me vete, per te mos i ngaterruar gjerat.
Mashkulli eshte poligam dhe nga vete ndertimi fiziologjik sfogohet dhe mbars kedo femer qe i del perpara, madje brenda nje dite mund te mbarse disa femra. Ndersa femra nje here mbarset dhe lind pas rreth 36 javesh. Ne kete kontekst femra eshte jo vetem imazh i te madherishmes fiziologjike, por eshte nje zot ne toke qe mbars dhe krijon njerez. Ka nje zot ne toke qe eshte nena dhe nje zot ne qiell qe krijoi njeriun, e pare ne menyre figurative. Nisur nga kjo, mashkulli edhe kur e dashuron shpirterisht dhe fizikisht nje femer, ne nje moment thjesht per tu sfoguar kryen nje akt seksual me nje femer tjeter. Me mendjen e tij nuk e pranon aspak qe e ka tradhetuar femren qe dashuron, por e trajton si nje akt seksual te castit, sfogimin me nje te panjohur qe e ka ndjelle seksualisht. Natyrisht per femren qe gjithashtu e dashuron kete mashkull, ky veprim fizik eshte me keq se tradheti, eshte fyerje dhe shkelje. Dhe eshte e vertete qe eshte shkelje dhe egoizem i paster mashkullor, te cilin mashkulli as qe e mendon te tille, sepse bind veten qe dashuron femren qe ka nje lidhje dhe jo ate qe shkoi ratesisht. Mashkulli nuk mendon asnje cast qe e shkel dhe e perdhos femren qe dashuron, duke shkuar fizikisht qofte edhe nje here me nje tjeter, sepse ai nuk e sheh si tradheti por si dicka kalimtare. Ndersa femra ndjehet e shkelur dhe e perdhosur, pasi nga ana e saj ajo nuk mendon kurre qe te shkoje qofte edhe nje here rastesisht me nje mashkull tjeter pervec atij qe e dashuron me shpirt. Femra nuk mund ta kuptoje nje sfogim fizik me dike tjeter kur e dashuron me shpirt mashkullin qe dashuron. Pra femra nuk shkel. Ne rastin kur femra shkon me nje mashkull tjeter nderkohe qe ka nje lidhje, e ben ose pse ndjehet e shkelur pafundesisht nga mashkulli qe eshte e lidhur dhe i jep kenaqesi shpirterore hakmarrese, tradhtia, ose kur kupton se teksa ndjen dike tjeter dashuria per ate qe eshte lidhur ka mbaruar. Femra vetem kur ndjen nje mashkull tjeter kupton se nuk e do me mashkullin qe ka nje lidhje te gjate, sepse e ka shume te veshtire te kuptoje nese eshte mesuar te rrije prane nje mashkulli, apo e dashuron kete mashkull. Pra femra se pari tradheton vetveten duke ndenjur me nje mashkull per hir te asaj qe e ka dashur dhe kur e kupton, shkon me zemer me nje tjeter dhe ndjehet njekohesisht e lumtur qe tradhtine ndaj vetvetes e shkarkon tek mashkulli qe eshte e lidhur. Femra nuk e shkel mashkullin kur e dashuron ashtu sic ben mashkulli me te, por thjesht dashuron dike tjeter dhe ne meshkujt qe shkelim e emertojme tradheti.
Te tera keto i them ne pergjithesi, pasi ne vecanti ka shume raste shkeljeje dhe tradhetije te ndersjelle nga meshkuj dhe femra pa karakter.
Krijoni Kontakt