Se pari ju kerkoj te falur pasi nuk munda te hyj ne kete teme pra eshte vazhdim i temes se meparshme.
Personi me te cilen kerkoja te komunikoja quhet Myzafere Reka ka qene mesuesja ime kujdestare dhe e historise e shkolles 8-vjeçare 20 Vjetori Tirane, prane pallateve te Lanes ne vitet 76-80. Kam rreth 20 vjet qe nuk e kam pare si rezultat i largimit tim nga Shqiperia. Nepermjet numeratorit telefonik shqiptar, internetit jam perpjekur dhe kam gjetur nje numer telefoni qe i korespondon te shoqit Agron Reka, po pa rezultat, ne kete numer nuk me pergjigjet njeri.
Do te deshiroja te me ndihmonit qe te mund komunikoja me te.
Ne kohen qe isha nxenese e saj me ndihmoj shume per zhvillimin intelektual dhe luajti nje rol te rendesishem ne formimin e personalitetit tim. Per mua zuri nje vend te veçante si shoqe qe me qendronte prane me keshillonte ,ne buzeqeshjen e saj ndjeja qetesi shpirterore ngrohtesi. Me vjen keq pasi me natyren time shume te ndrojtur nuk munda ti them se sa shume e doja dhe e admiroja. Kete 7 Mars u perpoqa ti telefonoja por siç ju shpjegova me lart nuk munda.
Ju faleminderit, ju pershendes Irena Shunda Silva
Krijoni Kontakt